Largimi i Kreshnik Spahiut nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sjellë një nga situatat më interesante politike të kohëve të fundit. Demokratët dhe socialistët janë vënë në garë për të çuar në Keshillin e Lartë të Drejtësisë, njeriun që sipas gjykimit të tyre është më i përshtatshmi për këtë detyre. 

Kandidati i demokrateve, Elvis Çefa, drejtori aktual i Agjencise per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave pati një seancë të gjatë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, duke prezantuar si pikën më të forte te tij, integritetin dhe ndershmërinë profesionale, jo varësinë nga politika, por zbatimin e ligjit. 

"Gjatë punës time qoftë në KLSH, ashtu edhe në Departamentin e Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave, janë me dhjetëra raste, kur kemi dërguar në organet përkatëse hetimore, persona të ndryshëm, për të cilët kemi konsideruar se kane vepruar në shpërdorim apo abuzim të detyrës", tha Çefa.

Por ajo qe beri interesante proceduren per emerimin e anëtarit te ri te KLD-së, ishte levizja surprize e socialisteve, te cilet u perfshine ne procesin e konkurrimit me emrin e Ardian Vishës, dikur prokuror dhe që prej disa vitesh ushtron profesionin e avokatit. Prezantimi i emrit të Ardian Vishës nga socialistët duket se ka shqetësuar jo pak mazhorancën. Megjithëse nuk ka patur kurrë një marrëdhënie pozitive me mazhorancën e kryeministrit Sali Berisha, Ardian Visha ka njohje të gjera me deputetët e koalicionit qeveritar. Veçanerisht me ministrin Fatmir Mediu. Kandidati i socialisteve Ardian Visha ishte avokati i ministrit Mediu ne çështjen e Gerdecit.  

Prej ketij fakti, votes se larguar te Gazmend Oketes, lidhjes se zotit Visha me deputete te LSI-se dhe ndonje pakenaqesie, qe mund te shfaqet brenda grupit parlamentar te Partise Demokratike, gara mes dy kandidateve pritet te jete politikisht mbreselenese.

Për më shumë: Top Channel

22 Komente

Po gazetaret kane vdekur qe nuk kane intervistuar 10-20 vete nga PS-ja per kete skandal, ndoshta me te madhin e 'epokes Rama'?

Ja t'u themi atyre studenteve te gazetarise te vitit 3-4 smiley

Jo, se ne vitet 3-4 studentet e gazetarise iu jane afruar gazetave dhe partive politike perkatese, nje pjese jane bere tashme anetare te Fresshit (gjej rastin te pershendes Elisa Spiropalin dhe tu rekomandoj gazetareve imagjinare ta intervistojne ate te paren, e pas saj Veliajn) apo Forumit Rinor te PD-se. Me mire te virgjerit e viteve 1-2.

gjej rastin te pershendes Elisa Spiropalin dhe tu rekomandoj gazetareve imagjinare ta intervistojne ate te paren, e pas saj Veliajn

smiley

Mund te pyes pse?

Palaçollek!

Palaçollek!

Per nje Rilindje Shqiptare.  

PS ka ik per lesh!

Skeni pse gjykoni kaq emocionalisht. Visha nuk ishte as fajtor i Gerdecit dhe as sekser i politikes. Visha eshte nje profesionist i mire e me eksperience. Besoj se qendron shume here me lart profesionalisht se ai pilivani, shoku, i Strazimirit. 

Ne fund te fundit edhe Mehdiu minister eshte, profesionist, madje eshte inxhinier (!), ndersa ne Ministrine e Mbrojtjes flasin akoma shume mire per te.

Kush ja ka fik Internetjen atij cunit t'vogel te PS-se, nuk po e marr vesh! 

smiley

Me siguri ja kone fik, se nuk ka mundsi ta kete lone pa e kundershtu ket pune ai! 

Nuk e njoh kete ELvis Cefen,por per Vishen jam kunder.

Jo se ka qene avokat i Mediut pasi te jesh avokat i nje krimineli nuk do te thote qe te te jesh kriminel.

Rama thjesht nuk duhej ta proposonte per nje aresye tjeter.Ky Visha ka qene i perfshire ne atentatin qe ju be Genc Sines,shoferit te ish prokurorit te pergjitthshem Sollaku.Ka qen i perfshire jo direkt se nuk e shkrehu ai revolen,por Orik Shyti.

Por ai ka qene pergjegjes se i siguroi kete te fundit qe te dilta nga Shqiperia,pa ju futur gjemb ne kembe,duke ju nxjerre pasaporta fallco dhe duke i bere Sollakut presion direkt.

Sollaku ne fillim e nisi mire,por sic duket shkeli atje ku nuk duhej dhe  u kurdis atentati.I vrane shoferin e shkrete ne sy te gruas dhe vajzes,duke i lene te kuptohej qe heren tjeter do ti binin drejt.natyrisht Dhori vuri mend,bile tani eshte dhe ne fondacionin "Qemal Stafa".

Visha ne kete mesele nuk ka shkrahur revolen,por ka qene truri i atentatit qe nga fillimi deri ne fund.

Tani propozohet per kryetar i KLD-se nga vete PS-ja....

 

Dhe ti i di gjithe keto te verteta mbi Vishen...si?

Normalja eshte qe mbrojtja e Mediut nuk duhet te krijoj telashe politike per kete njeri. Ajo eshte puna e tij si avokat, dhe puna e avokatit te mire nuk eshte te mbeshtesi ate qe e duan te gjithe, por dhe ate qe urrehet nga te gjithe. Te perdorej njeriu qe avokati mbron per te treguar karakterin e avokatit do kishte nje rezultat negativ tek profesioni. Mendoj qe dhe ata qe kane mbrojtur Milosevicin, apo njerez te ngjashem, nuk jane diskriminuar me vone ne baze te mbrojtjes qe kane bere.

Pastaj ne rast se ka ceshtje te tjera sic thote Kristi, eshte tjeter ngjarje.

 

Ketu behet fjale per dy parime te ndryshme. Parimi i respektimit te avokatit si instrument i ligjit dhe parimi i drejtesise per nje tragjedi me permasa kombetare. Respektimin e figures se avokatit le ta beje PS-ja, ne kohen e lire, por jo te kompromentoje rolin e saj, sado me breke neper kembe, te perfaqesimit te pales se popullit kunder qeverise ne rastin e Gerdecit. Nese ndodhemi perpara faktit fatkeq se juristi me i mire per pocizionin anetar/zv.kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise ne Shqiperi paska qene avokati i shkaktareve te Gerdecit, them se populli shqiptar se pari dhe PS-ja se dyti mund te bente edhe me juristin nr. 2 ne republike.

Me duket se flet stomaku dhe jo mendja. Ne rast se avokati ka bere detyren e tij atehere nuk ka pse politika te hy ne mes. Ajo eshte detyra e tij nga ligji. Njesoj sikur doktori i Mediut te mos behet Minister Shendetesie ngaqe qe eshte doktor i Mediut. Figura e avokatit nuk mund te barazohet me figuren e klientit... Nuk kane lidhje per mendimin tim.

Meqenese ma fshite, pa shpjegim, matane besoj rifitoj te drejten ta postoj ketu: " Ed Rama paska qene kokrra sumcit!" 

Ktu nuk eshte problemi se ka qene avokat mbrojtes i djallit, problemi eshte se ky neser vihet gjykates te gjykoj djallin!

Se kuptoj kte llogjiken e PS-s. Ky rob duke ja pare prejarrdhjen duket si nje njeri pa asnje fije integriteti ( e habitshe si kta lloj robsh merren per te afte ne Shqiperi). Plus qe moralisht kjo eshte njolle e zeze ne PS!

Tjetra, kush i ka thene Rames qe ky propozimi merr votat e deputetve te PS?

Kjo vine era shume, eshte mbajt sekret dhe leshuar ne tryeze me shprese se do kaloj pa zhurme pasi kta alabaket e PD dhe LSI nuk hane dot mut se avokati di shume dhe nuk po dine ku te fusin koken.

Mjere ajo nene qe qante per te birin e vrare dyherve te gjykates.... Ata njerez qe u masakruan ne mes te dites.Horra!

Nah, s'eshte ndonje skandal ky.  Ka plot ndodhi te tjere gjate epokes Rama te PS-se qe jane me vertet skandale si reagimi relativisht i bute mbas Gerdecit, lidhjet e Rames me Delijorgjin, pakti per ndryshimet kushtetuese te prillit te 2008-tes etj.

Nuk mund ti kete te dyja Opozita dhe Nenkryetarin dhe Kryetarin e KLD -se.

Skeni pse gjykoni kaq emocionalisht. Visha nuk ishte as fajtor i Gerdecit dhe as sekser i politikes. Visha eshte nje profesionist i mire e me eksperience

 

....lajmi  se PS propozon Ardian Vishën për në KLD është trishtimi më i madh për gjithë ata që besojnë se opozita do të qeverisë ndryshe. Personalisht njoh me dhjetëra djem të rinj juristë të shkolluar në Perëndim, tepër të aftë dhe të kulturuar që janë pranë PS-së dhe është tragjike të mendosh se Ardian Visha, avokati që mbron të gjithë të akuzuarit e krimeve të pushtetit e të drogës, ky avokat që natyrisht është i aftë si profesionist, i aftë që të negociojë mes të pandehurit dhe gjykatës dhe  që ka shpëtuar Fatmir Mediun dhe trafikantin turk, ky avokat i “talentuar” …propozohet nga Edi Rama për në KLD. Kështu do të rilindë Shqipëria zoti Rama….? I.Y.

...dukesh shume  i zhgenjyer profesor, por mos haro se Rama e pa se ku  perfundoj ajo gazeta qe degjoj keshillat e tua ...  

 

Ku eshte ai Kothi kur duhet? Si perfundim cfare dmth kandidatura e Vishes, cilit pazar i perket?

Vazhdon heshtja e medias shqiptare, te cilat me e shumta qe bejne eshte te pyesin Vishen vete:

Si e pranuat propozimin e Partisë Socialiste, nuk ju shqetëson fakti se mund të paragjykoheni politikisht?

Jo vetëm që e pranoj, por edhe e kam nxitur propozimin e Partisë Socialiste dhe është një iniciativë tërësisht e imja për të realizuar këtë qëllim. (Shekulli)

Nga e njejta interviste:

Pse KLD-ja nuk ka arritur deri më sot të vërë drejtësinë në nivelin e kërkuar nga publiku dhe nga ndërkombëtaret? Çfarë risie do të kishte vendosja juaj në KLD?

Shikoni, mrekullitë nuk ndodhin me një njeri, cilido qoftë ky, e jo më unë që nuk e gjej vetën tek të qenurit të jashtëzakonshëm si juristë. Mendoj që KLD-ja, sikurse përgjithësisht institucionet në këtë vend, vuajnë përgjithësisht nga profesionalizmi, nga korrektesa dhe njohja e plotë e detyrës dhe ligjit sikurse edhe nga përkushtimi. Natyrisht të gjithë këta faktorë të karakterit objektiv dhe subjektiv bashkarisht ndikojnë në rrethana të caktuara të kohës apo të vetë hapësirës ligjore me të cilët institucionet veprojnë. Gjykoj që kontributi im do të jetë përmirësues nëse më jepet kjo mundësi, të paktën në maksimumin e energjive të mia.

 

Si e gjykoni sistemin e drejtësisë në këto momente dhe çfarë vizioni keni për ndryshimin e perceptimit të publikut për drejtësinë?

Sistemi i drejtësisë gjykoj, veçanërisht ai penal, është një sistem që punon dhe produkton. Përsa i përket cilësisë së rezultatit gjykoj se ka vërejtje dhe veçanërisht sa i përket fajësive të pamerituara. Në opinionin publik dhe veçanërisht në media shqetësimi kryesor ka qenë pafajësia e pa merituar në raste të caktuara. Unë ndryshe nga ky opinioni i përgjithshëm gjykoj që fajësia e pamerituar është problematika e themelore e sistemit. Në gjykimin dhe përvojën time ka dhjetëra njerëz që rrinë në burg sepse nuk duhet të rrinë, por nuk kanë mundësi për një mbrojtje efektive të drejtë ligjore dhe nuk ka vesh të dëgjojnë hallet dhe shqetësimet e tyre. Në këtë aspekt ky do ishte këndvështrimi i parë, që do të bënte veprimin tim, nga gjyqësia e anëtarit të KLD-së.

Vecoj:

1- "nuk e gjej vetën tek të qenurit të jashtëzakonshëm si juristë"

2- "përgjithësisht institucionet në këtë vend, vuajnë përgjithësisht nga profesionalizmi, nga korrektesa dhe njohja e plotë e detyrës dhe ligjit sikurse edhe nga përkushtimi"

3- "Natyrisht të gjithë këta faktorë të karakterit objektiv dhe subjektiv bashkarisht ndikojnë në rrethana të caktuara të kohës apo të vetë hapësirës ligjore me të cilët institucionet veprojnë"

4- "të paktën në maksimumin e energjive të mia"

5- "një sistem që punon dhe produkton"

6- "në media shqetësimi kryesor ka qenë pafajësia e pa merituar në raste të caktuara"

7- "Në gjykimin dhe përvojën time ka dhjetëra njerëz që rrinë në burg sepse nuk duhet të rrinë"

8- "Në këtë aspekt ky do ishte këndvështrimi i parë, që do të bënte veprimin tim"

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).