BE e ka shtuar mbështetjen për mbrojtjen e të drejtave të autorit në Shqipëri. Në Shqipëri vërehet një ndërgjegjësim i opinionit për pronësinë intelektuale e të drejtat e autorit. Shqipëria ka detyrime evropiane

Në më shumë se dy dekada të tranzicionit në Shqipëri është i dukshëm liberalizmi në tregun e botimeve, të publikimeve dhe të transmetimeve të krijimtarisë audio e video të autorëve vendas dhe të huaj. Nga një vend i izoluar me censurë të pashembullt dhe me fobi ndaj produkteve përendimore, që konsideroheshin si “dekadente dhe kundër moralit të shoqërisë shqiptare”, u kalua në një situatë ku pronësia intelektuale nisi të qarkullojë pa kurrfarë problemi.

Fondet muzikore, filmat, dokumentarët, botimet e literaturës më të mirë botërore, krijimtaria shkencore apo gjithçka tjetër e krijuar nga autorë të huaj e vendas nisi të riprodhohej, shpërndahej, apo përvetësohej për qëllime fitimi ose jo nga gjithkush. Pa bërë asnjë procedurë paraprake për të marrë pëlqimin, pa paguar asgjë për këtë përdorim. Cënimi i të drejtës së autorit bëhej jo vetëm nga tregtarë të vegjël buzë trotuareve, por dhe në veprimtari biznesi të strukturuara dhe me qarkullim të konsiderueshëm monetar, nga operatorë radio televizivë, nga institucione shtetërore të të gjitha niveleve etj.

Krahas përpjekjeve që kanë bërë vetë autoritetet në Shqipëri për të punuar në përmirësimin e gjendjes sa i takon respektimit të së drejtës së autorit, vitet e fundit ka patur dhe një suport nga BE me projekte konkrete. Në thelb kjo mbështetje e fut Shqipërinë në brazdën e standardeve që kanë dhe vendet e tjera anëtare të BE në këtë aspekt.

Sipas drejtores së Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Nikoleta Gjordeni, një nga synimet është forcimi i kapaciteteve operacionale të kësaj Zyre nëpërmjet mbështetjes së stafit për të zbatuar kompetencat e saj në mënyrë eficente, për të zbatuar legjislacionin aktual dhe duke përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet grupeve të ndryshme të interesit.

“Synim tjetër është të sigurojmë përafrimin ligjor me standartet e BE-së dhe me praktikat më të mira përmes transpozimit të duhur të ligjeve të BE dhe për të përmirësuar ligjet si të dobishme dhe të përshtatshme në fusha specifike në përputhje me praktikat më të mira europiane. Gjithashtu objektiv është rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura përmes përdoruesve të veprave të mbrojtura me të drejtë autori, ose të drejtat e lidhura, mbajtësit e të drejtës, përfaqësuesit e tyre dhe komunitetin në përgjithësi”.

Alban Beqa për disa vite ka punuar si ekspert në një agjenci për të drejtat e autorit në fushën e muzikës. Sipas tij situata në Shqipëri ka nisur të ndryshojë, por gjithsesi Beqa i përshkruan hapat mjaft të ngadalshëm. Situata është komplekse për disa arsye, thotë ai për DW.

“Ka të bëjë me anën e respektimit të ligjit, që nuk është e panjohur dhe në sektorë të tjerë të jetës, por është shumë e theksuar në respektimin e së drejtës së autorit. Ka të bëjë me mungesën e ndërgjegjësimit të mjaftueshëm të komunitetit të artistëve, këtu kam parasysh autorët, artistët që ekzekutojnë, këngëtarët, instrumentistët dhe orkestrantët dhe producentët. Mungon një regjistër i plotë nga ana ligjore për njohjen e pronësisë intelektuale. P.sh., sot po të kontaktosh me autorët më të famshëm të muzikës në Shqipëri, vë re që ata nuk janë ende të ndërgjegjësuar për detyrimet që ata kanë ndaj pronësisë që ata vetë kanë krijuar, për rrjedhojë dhe detyrimin që ata kanë për të krijuar të ardhura nga kjo pronësi që ata tashmë e kanë, por që me dokumente realisht nuk ekziston.”

Në Zyrën Shqiptare të së Drejtës së Autorit e shikojnë me shumë optimizëm faktin e hartimit të një projektligji të ri për të drejtën e autorit, një projekt që ka kaluar të gjitha procedurat e hartimit dhe konsultimit me ekspertët vendas dhe të huaj, duke afruar këtë kuadër me atë të vendeve të BE-së. Projektligji pas diskutimit dhe miratimit në parlament pritet që të ketë ndikim në ndryshimin e gjendjes. Përpos kësaj ekziston dhe një kuadër i konsiderueshëm i akteve ndërkomëbtare siç janë Traktatet dhe Konventat, të cila janë ratifikuar apo ku Shqipëria është palë, që jo vetëm plotësojnë ligjin shqiptar, por janë një referencë e mirë ligjore për shumë zbatimin e të drejtave dhe interpretimin e duhur të shumë rasteve të hasura në praktikën e punës së Zyrës.

Alban Beqa mendon se përshpejtimi i hapave përmirësues në fushën e respektimit të të drejtës së autorit duhet të lidhet me angazhimet që ka vendi në procesin e integrimit europian. Ky aspekt është një kërkese, një kushte më vete që Shqipëria duhet të tregojë me fakte, me rezultate konkrete, se ka një kuadër ligjor, por dhe një nivel zbatueshmërie të këtij kuadri në një nivel me vendet e BE-së, thotë ai për DW.

“Qeverisja aktuale, por dhe ato të mëparshme mendoj se nuk kanë patur një vullnet të plotë që pronësia intelektuale duhet respektuar ashtu si e drejta pronësore në çdo fushë tjetër të jetës. Mendoj se detyrimet që ka Shqipëria në raport me integrimin europian, marrëveshja e Stabilizim Asociimit, hapat e tjerë vijues, si marrja e statusit te vendit kandidat për BE e hapat e tjerë me rradhë deri tek antarësimi krijojnë detyrime të qarta për shtetin shqiptar për ta shikuar seriozisht këtë çështje. Akoma edhe sot nuk ka një respektim të ligjit në këtë fushë qoftë dhe nga vetë strukturat përgjegjëse. Kur them se duhen bërë ‘detyrat e shtëpisë' këto nuk duhen bërë për vetëm t'u bërë qejfin ndërkombëtarëve në Bruksel, por që efektet pozitive që vijnë nga respektimi i të drejtave autoriale ti ndjejnë në rradhë të parë ata që i meritojnë, të japin efekt në në mbarë demokratizmin e shoqërisë.”

12 Komente

Vetvritet Adrian Gaxha dhe llumi tjeter i vuvuzelerise se mutzikes shqiptare! smiley

It has become fashionable to toss copyright, patents, and trademarks—three separate and different entities involving three separate and different sets of laws—plus a dozen other laws into one pot and call it “intellectual property”. The distorting and confusing term did not become common by accident. Companies that gain from the confusion promoted it. The clearest way out of the confusion is to reject the term entirely. - rms

 

Po qe pashe librin tim, tek nje sajt, e shisnin 21 euro. 

21 Euro?! smiley

Te kam thene qe cmimi qe i ke vene ti eshte shume i ulet.

Kjo ishte ankese apo reklame? smiley

Jo, jo kjo ishte ankese!

Pjeri nuk ka nevoje per reklame. Vepra e tij flet vet.

Regjistrohu dhe ti te i njejti sajt dhe shite 20 euro. smiley

Ose kontakto ndonje avokat per te vepruar nga ana ligjore...

Pjero mos u cudit kur te dale ndonje shtypshkronje artizanale qe ben faqosjen "pirate" te librit tend dhe ti shese ne treg.....Si puna e atij uiskit prodhim Ballshi i cili ja shkaterroi reputacjonin Johnny-t  smiley

E drejta e autorit ne Shqiperi

smiley

Une ndjej keqardhje per gazetarin qe i ka bere nje analize kaq te hollesishme per ceshtjen e "midhjes dhe te peshkut"....

po pse xhanem kur flasin per te drejten e autorit i referohen vetem muzikes. se marr vesh. Ne fakt s'eshte hic ashtu, madje muzika eshte pjesa me e pafajshme, bashke me ata qe e vjedhin ate.

Sidoqofte, mu ka dashur ta bredh lart e poshte ligjin dhe udhezimet per kete pune dhe me jane dukur te formuluara lemsh. Aq lemsh sa e kishe me zor ta merrje vesh se cilat ishin detyrimet per tu permbushur qe te ishe ne rregull me ate fare ligji.

 

bohhhh

Artikulli qenka nje ekspoze profilaktike e situates per te drejten e autoritsmiley Bukur,qarte,pastersmiley

Ndonese muhabeti ne fjale eshte larg,shume laaaarg ne horizont prape se prapi mire eshte qe flitet per te tilla ceshtje,te mesoj dhe njerzia qe ka nja dy zyra per kete pune.Haaavash,shuume haaavasshh,coc do bejme dhe nga kjo ane.Jo s'e duam ne,por keshtu do bota.Tani dhe OJQ duhet te futen me koke tek kjo ceshtje sepse fondi vuu.Havash shume havash do bejme ndonje gje.

Implementimii te drejtes se autorit kerkon angazhimin e shtetit ne aspektin ligjor dhe fonde per institucione te reja qe do ndjekin shkeljet.

Ne nje vend "pabuks", ku per 100 vjetorin e pavarsise po rrezikohet te shembet ballkoni ku u ngrit flamuri ne Vlore, te ankohen per te drejtat e autorit kur ka njemije e nje probleme me serioze, me duket sikur po kerkojne qiqra ne hell.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).