Edhe njëherë për Lushnjen se, që nga nesër e tutje, lushnjarët, (shqiptarët) kur t'i hedhin plehrat sërish si majmunët, do thonë plot zgërdheshtje; S'ka gjë, se do vijnë prapë suedezët t'i pastrojnë!

Edhe njëherë për Lushnjen: jo për faktin se ç'bënë studentët suedezë, as për faktin se Lushnja dhe gjith Shqipëria janë një vend i pisët, por për dy fakte akoma më të trishtueshëm: Sëpari për faktin se, përgjat pastrimit që bënin të huajt, asnjë shqiptar nuk i'u bashkangjit aksionit të tyre dhe sëdyti, që është dhe më i keqi, për faktin se, që nga nesër e tutje, lushnjarët, (shqiptarët) kur t'i hedhin plehrat sërish si majmunët, do thonë plot zgërdheshtje; S'ka gjë, se do vijnë prapë suedezët t'i pastrojnë! 

____________

Një grup studentësh nga Suedia kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e qytetit të Lushnjës. 36 të rinjtë për tre ditë me radhë do të pastrojnë pjesë të ndryshme të qytetit, lagje periferike dhe lulishtet qendrore të këtij qyteti.

Nismën e tyre e kanë prezantuar edhe para pushtetit vendor. Të rinjtë suedezë kanë dalë në rrugët e qytetit për të sensibilizuar edhe banorët për këtë aksion.

“Ne jemi nje grup nga Suedia, i perbere nga 36 persona, kryesisht studente. Jemi te gezuar qe kemi ardhur ne Lushnje, ku se bashku me pastor Erionin do te ndihmojme qytetin, do te lutemi per kete qytet. Pastor Erioni na dha idene per te pastruar qytetin nga mbeturinat. Kemi degjuar se qytetaret te cilet shkojne ne kishe kur mbaron predikimi merren me pastrimin e rrugeve. Lushnja eshte shume e pistë dhe ne duam ta përmirësojme këtë gjendje ku ndodhet aktualisht. Ne mund të bëjmë diçka se bashku ashtu siç edhe bënte Jezusi”, thotë Bler Alvider, student suedez.

Studentet kane blere vete qeset dhe dorezat dhe kane nisur te pastrojne ne rruge por edhe para njesive tregetare qe mbeturinat i kane hedhur ne rruge. Te rinjte kane vijuar punen e tyre edhe ne rruget e tjera per pastrimin nen vezhgimin indiferent te banoreve.

Asnjë nga banorët e qytetit nuk u bashkua me studentët në këtë aksion të rrallë. Edhe kur ata pastronin para ndonjë shtëpie, banorët e tyre dilnin thjeshtë të shikonin me kuriozitet këta të huaj, që po u pastronin rrugët para shtëpive të tyre që vetë i kanë ndotur. Aksioni i studenteve suedeze do te zgjase edhe dy dite te tjera.

28 Komente

lushnjarët, (shqiptarët) kur t'i hedhin plehrat sërish si majmunët, do thonë plot zgërdheshtje; S'ka gjë, se do vijnë prapë suedezët t'i pastrojnë! smiley

me sa po kuptoj une , keta te rinjte suedez, duhet te jene nga ata misionaret.... pastaj: pastor Erioni...smiley

nejse, cte thuash:  turp!  per qytetaret e Lushnjes por edhe per bashkine dhe kryetarin e bashkise se ketij qyteti, i cili, te pakten,  te  dergonte punetoret qe merren me pastrimin e qytetit..  fundja keta do benin punen e tyre per te cilen paguhen..

kur do ndergjegjesohen shqiptaret qe pastertia nuk eshte thjesht, ne dere e brenda?!

Top Channel: Voskopojë, nis pastrimi i zonës nga banorët

Pas një dimri të gjatë, ku fshati Voskopojë thuajse çdo ditë ishte i mbushur me turistë, të cilët ishin prezentë jo vetëm për të shijuar natyrën, por edhe gatimet tradicionale, interesi për të rritur shifrat e turizmit edhe në pranverë ka bërë që çdo rrugë dhe rrugicë e fshatit të pastrohet per te krijuar nje mjedis sa me te paster dhe te shendetshem. 

Problemi i mbeturinave organike dhe te ngurta ne fshatin turistik te Voskopojes i evidentuar pas shkrirjes se bores, ka bere qe te nise pastrimi i tyre, nje muaj para dates se paracaktuar per çeljen e sezonit turistik veror. Te nxitur nga prezenca e madhe e mbeturinave ne siperfaqen e fshatit eshte ndermare inisiativa per t’i larguar ato dhe per te krijuar kushte me te favorshme per ecurine e metejshme te turizmit. 

Në bashkëpunim me komunën dhe gjithë banorët e fshatit janë duke u pastruar sheshet, rrugët, brigjet e përrenjve, anët e rrugëve, livadhet e pyjet përreth. 

Do për punë një Korçar,
E ke bujk dhe ushtar,
Te gjith' bashkë venë në arë,
Kok' e këmbë s'kanë të sharë !

Shume idioter kta Suedezet,per shume arsye.

E di si është puna? Kur e bën një gjë me hijeshi, e bën se ashtu të jepet ta bësh, se ke qef ta bësh a se ta tha perëndia ta bësh  e nuk pret asnjë shpërblim apo reagim nga të tjerët.

Nuk e bën për t'i dhënë mend dikujt, as për tu shitur si i mençur/puntor/i zgjuar, as për të fyer dikë dhe as për të marrë lëvdata.

Kështu që nëqoftse suedezët kanë qef ta pastrojnë Lushnjen le të vazhdojnë. Nëqoftse lushnjarët nuk kanë ndërmend t'u bashkohen, e drejta e tyre e vetëkuptueshme. Nqs ky veprim i suedezëve i shtyn të fillojnë të pastrojnë edhe ata, ashtu qoftë! Asnjë gjykim, as mirë as keq.

Nje pyetje kam une Rav: a ja vlen te pastrojme tani Lushnjen apo cfaredo qyteti tjeter duke konsideruar faktin qe nga fundi i botes na ndajne vetem pak muaj?!

Si pune e kote me duket mua...

fundi i botes por fund me pasterti dhe dinjitet smiley

Ose "me mire vone se sa kurre". smiley

Mbajeni shtëpinë pastër, ka thënë Krishti, se nuk dihet se kur ju vij, si hajduti në mes të natës. smiley Ka disa që e marrin me kuptimin e parë... po më mirë me të parin se pa të fare them unë.

E kam lexu edhe une kete librin. Quhet "Yoga per te gjithe".

ketej nga lagja ime bashkia ka bere namin duke mbjelle peme dhe s'iu dha te mbjellin edhe ndonje kosh mbeturinash!

te pakten te na porosisin ca suedeze te na pastrojne e ne t'i keqyrim smiley

Me duart kriq e duke rrotulluar filxhanin e kafese zotrote? Thuame te vij ta kthej qe te shohim te ardhmen, paster, pa suedeze smiley  

smiley

nuk te besoj qe di te kthesh filxhan smiley

po suedezet c'pune prishin?  smiley

Edhe suedezet besojne se i ka derguar Krishti ne Lushnje smiley

Di te flas pasi e kam kthyer, di edhe te fantazoj. Suedezet, si edhe fshesa, fshihen ne ndonje qoshe pas pastrimit smiley

E kam vene re ne shume qytete te vendit kete fenomen. Behen investime publike, krijohen hapesira publike..e por asnje kosh plerash.

Sa per kroniken, ske cti komentosh. Pamjet flasin vete...

36 suedez msyjn Lushnjen.
Po pse hala vijne konvertusa ne qitetrat tona?

------------
Kurse rinia shqiptare shkon per kayak ne Osum. smiley. smiley

Faleminderit djemve e gocave per kontributin.

Eh sa perpara ka ec Shqipnia. 

...kemi furra qe bajn buk'

suedez me na pastru rrugt'

lum si na qi jetojm n'Puk"

ah, zoti vepron ne rruge te mistershme... ne kete rast me ane te suedezeve! smiley

,,,,,,,Do budallenj qe vec hane?
Me dy kembe do hajvane?
pasuri qe sdin te vene
Merr shetit gjithe Myzeqene.,,,,,

 

hajvanet duan te rrin ne mes te pleherave,vjen robi qe nga poli i veriut dhe do ta nxjerri nga (kenaqesia) e plehut !

Kjo gje, veç nderon suedezet dhe shtetin e tyre. 

Shqiptaret, kane treguar historikisht, se nuk kane kulture civile.

Nder popujt e Ballkanit, ata vazhdojne te mbeten, me te prapambeturit.

Tranzicioni tregon qarte se sa larg jemi, krahesuar me popujt e tjere, ne rajon e ne Europe.

 

 

Isha per nje vizite ne kalane e Beratit perpara disa vitesh...Vura re nje grup turistesh, studente gjermane qe mblidhnin shishet plastike dhe qeset e hedhura gjithandej....Banoret pothuajse indiferente, disa ju hidhnin romuze vajzave gjermane... smiley

Mos u merzitni o njerez , ne jemi keta qe jemi , kemi njemije te keqia po kemi dhe gjera te mira,me pak durim dhe me shume sensibilizim  do arrime edhe ne  shqipetaret te ndergjegjesohemi qe pastertia eshte nje detyrim jetik per te gjithe , duhet me shume sensibilizim nga mediat  qe i kushtojne shume pak kohe problemeve te qytetareve  dhe  24 ore ne 24 flasin vetem per politik, po shkaterrohet cdo pasuri mjedisore dhe per keto gjera flitet shume pak, cdonjeri prej nesh mund te jap kontributin e tij sado modest qofte duke bere  nje shkrim apo duke mare nje insiativ me shoket e lagjes apo te shkolles smund te presim me qe gjerat te na i rregulloj zoti apo evropa apo te presim nga bashkite apo qeverite, ne vete mund ti dalim zote vendit tone me aq mundesi sa kemi duke dhene kontributin tone, faleminderit  

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).