Me këtë legjislacion, presidentëve amerikanë po u jepen gjithnjë e më shumë pushtet për të zhvilluar luftëra, për të deklaruar Amerikën një fushëbetejë, për të vrarë shtetasit amerikanë dhe joamerikanë në mbarë botën, për të akuzuar botues për spiunazh

Terrorizmi ka zëvendësuar komunizmin si arsyetim për militarizim të vendit (Amerikë), për aventura ushtarake jashtë vendit, si dhe për shtypjen e lirive civile në shtëpi. I shërben të njëjtit qëllim, shërben për të krijuar histeri.

Howard Zinn

Javën e kaluar, paraqita një dëshmi me betim për të mbështetur procesin e rëndësishëm gjyqësor të ngritur nga gazetari Chris Hedges dhe të tjerët, duke përfshirë Daniel Ellsbergun dhe Noam Chomsky, kundër Presidentit amerikan, Barack Obama, dhe sekretarit të tij të Mbrojtjes, Leon Panetta.

Procesi kërkon ndaljen e aplikimit të një akti të ri të tmerrshëm të autorizimeve të mbrojtjes kombëtare, të njohur po ashtu edhe si “Pakoja vendore e fushëbetejës”, të cilën Obama e nënshkroi për ta shndërruar në ligj në dhjetor.

Si rezultat i kësaj, “lufta mbi terrorin” e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në shtëpi: çdo amerikan tani e tutje mund të arrestohet për një afat të papërcaktuar, pa akuza apo gjykim, kudo, në çdo kohë, përgjithmonë.

Siç shkroi Hedges kohë më parë në një shpjegim të qartë se pse po e paraqet padinë, “frazat kryesore të NDAA-së janë ‘të mbështetura qenësisht’ dhe ‘forca të ndërlidhura’”. Këto dy fraza, insiston ai, i lejojnë qeverisë që të zgjerojë definicionin e terrorizmit për të përfshirë në të grupet që nuk ishin të përfshira në sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, dhe që madje mund të mos kishin ekzistuar, kur këto sulme kanë ndodhur. Sipas Hedges, “ligji mund të përdoret për të burgosur individë, të cilët nuk janë anëtarë të organizatave terroriste, por kanë siguruar mbështetje qenësore madje edhe për “forcat e ndërlidhura”.

Ashtu sikurse thotë Hedges, asnjëra prej këtyre termave nuk është specifikuar në mënyrë të duhur; ndërkohë që ligji nuk definon si duhet as vetë aktin e terrorizmit e as aktivitetet e atyre që supozohet” se janë të përfshirë në armiqësitë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hedges thotë po ashtu se “kjo është arsyeja se pse, posaçërisht në aktet e mosbindjes civile, ligji i NDAA-së është aq tmerrues”.

Ai ka plotësisht të drejtë dhe procesi i tij paraqet deri në hollësi atë se si NDAA-ja dhe një legjislacion i ngjashëm po përdoren për të penguar hulumtimet e tij dhe për frikësimin e tij. Ai përshkruan se si është arrestuar nga zyrtarët amerikanë derisa po raportonte jashtë vendit dhe si është këshilluar se figuron në listën e të vëzhguarve. Ai e kupton po ashtu, sikurse disa gazetarë amerikanë, se si legjislacioni po përdoret për të terrorizuar dhe frikësuar gazetarët në shtetet e tjera.

Hedges, një ish-gazetar i “The New York Times”, ka qenë dëshmitar i kësaj në El Salvador. Por ligjet pothuajse identike ishin përdorur për të penguar raportimet dhe publikimet e reja, si dhe për të sulmuar, frikësuar dhe madje burgosur gazetarët, në Italinë fashiste, në Gjermaninë e hershme naziste, në ish-Bashkimin Sovjetik dhe nën sundimin ushtarak në Kili, Argjentinë dhe Ekuador.

Më 29 mars, unë iu bashkova mbështetësve të procesit gjyqësor në gjykatën e New York City-t për të përcaktuar nëse paditësve do t’u garantohej një rang legal për të sfiduar veprimet e planifikuara të qeverisë.

Katherine O'Brien, një tjetër gazetare, ka paraqitur në hollësi frikësimin e saj nga një agjent i vetidentifikuar federal, ndërsa bashkëthemeluesja e lëvizjes “Pushto Londrën”, Kai Wargalla, përpiloi një memoar që zbulon se policia e Londrës e kishte karakterizuar grupin e saj si “terrorist”.

Kulmi i procesit ishin pyetjet e vështira bërë avokatëve qeveritarë nga gjykatësja federale, Katherine B. Forrest, e cila vazhdimisht pyeti avokatët qeveritarë që t’i definonin termat “mbështetje qenësore” dhe “forcat e ndërlidhura”, përgjigje në të cilat nuk merrte, megjithëse i shtroi pyetjet shtatë a tetë herë.

Forrest po ashtu pyeti disa herë për garancitë – të paktën pesë herë – se NDAA-ja nuk do të prekë njerëzit si paditësit: gazetarët e përfshirë në gazetari dhe qytetarët e përfshirë në protestë paqësore. Përsëri, secilën herë, avokatët e Obama-s dhe Panetta-s thanë se nuk mund të jepnin garanci të tilla. Në fund të prillit, të dyja palët do të paraqesin përmbledhje të reja dhe ajo do të shpallë fazën e re të procesit, pasi është në kërkim të materialeve të reja.

Por ne tani e kemi të thënë nga vetë goja e avokatëve të qeverisë amerikane këtë gjë: Ky ligj mund t’i vërë në rrezik gazetarët, apo të paktën avokatët refuzojnë prerazi që të përjashtojnë këtë opsion për klientët e tyre – dhe, siç tha Forrest, ata e kanë “një klient shumë të madh”.

Termat e përkufizuar në mënyrë të turbullt janë një pjesë standarde e mjeteve totalitare dhe ato secilën herë fillojnë, siç e thotë Hedges, me ligjin që e përmbys sundimin e ligjit me anë të lehtësimit të ushtrimit arbitrar të pushtetit. Terma të tillë gjithnjë kapin në grackë, herët apo vonë, gazetarët, redaktorët dhe botuesit e gazetave me kërcënimet se po e rrezikojnë “sigurinë kombëtare” apo, me raportimin për ta, po tregojnë “mbështetje” për forcat joligjore dhe zullumqare.

Edhe dëshmia ime është në pajtim me argumentin e Hedges se reporterët amerikanë tashmë kanë nisur të modifikojnë sjelljet e tyre në kundërpërgjigje ndaj ligjeve të tilla – dhe ndaj shembujve frikësues të ditëve të fundit që janë bërë nga botues kundërthënës, si “Wikileaks” i Julian Assange. Jap shembuj të detajuar të rrëfimeve që vetë nuk i kam ndjekur, për shkak të shkeljeve zyrtare që këto ligje prezantonin: një vendim që të mos takohem me të burgosur të Guantanamos në Londër, ose për të shfaqur mënyrën e mbledhjes së fondeve për një dokumentar të rëndësishëm për bombardimin e civilëve në Gazë. Kishte edhe një vendim tjetër të dhimbshëm të ditëve të fundit – ligjërisht i pashmangshëm, por një që më bëri të ndihem, si gazetare, e turpëruar dhe e çnderuar – që të mos përballesha sy më sy me Julian Assange derisa ai ishte në arrest shtëpiak afër Cambridges.

E di se edhe shumë reporterë të tjerë amerikanë kanë marrë vendime të ngjashme si rezultat i NDAA-së, dhe shpresoj se ata do t’i bashkohen këtij procesi, pa marrë parasysh nëse shkak i kësaj bëhet betimi i tyre profesional, apo paditësit. Ligjet të tilla i detyrojnë në njëfarë forme gazetarët e ndërgjegjshëm të hezitojnë ta bëjnë atë që profesionalisht është e lejueshme. Nuk është vetëm raportimi amerikan që vuan kur një ligj i tillë si NDAA-ja kërcënon gazetarët dhe botuesit. Me këtë legjislacion dhe autoritetin ekzekutiv, presidentëve amerikanë po u jepen gjithnjë e më shumë pushtet për të zhvilluar luftëra, për të deklaruar të gjithë Amerikën një fushëbetejë, për të vrarë shtetasit amerikanë dhe joamerikanë në mbarë botën, për të mbajtur afganët, irakianët dhe pakistanezët të burgosur pafundësisht pa akuza dhe gjykim dhe për të akuzuar botuesit australianë për spiunazh, ndërsa pjesa e mbetur e botës ka nevojë për raportimin e guximshëm dhe të saktë amerikan. Ky është hapi i parë drejt mbajtjes së liderëve amerikanë përgjegjës nën ligjet e brendshme dhe të së drejtës ndërkombëtare. Fatkeqësisht, kjo llogaridhënie është më e nevojshme tani se kurrë më parë.

(Autorja është një aktiviste politike dhe kritike sociale, libri më i fundit i së cilës është “Give me liberty: A handbook for american revolutionaries”. Ky koment është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”)

13 Komente

...për të akuzuar botues për spiunazh...

...raportimet dhe publikimet e reja...

Botime apo publikime?! Publikues apo botues?! smiley

"mbeshtetje qenesore"  ?? c`pune kane qente ne kete mesele? 

Eshte shqipja e re kjo spiro- shqipja e robve qe pertojne me djersit mbi nje term dhe i fusin i llaf nga xhepi i vet, llaf qe pastaj ta shesin per shqipe elegante "me arabeska", if you will excuse the pun. 

Ne te njejtin shkrim ke edhe "lufta mbi terrorin" si perkthim idiot i "the war on terror"! 

Kupton ti?

Vari lesht, ai qe do me shpik rroten nga fillimi do e shpiki dhe nuk ke ci bon!

Keta jane arrogantet e rinj qe, n'fakt nuk duhet me i vone shume menn.

QENËSOR mb. libr.Që ka të bëjë me thelbin e një dukurie, që prek thelbin, i qenësishëm, thelbësor. Arsye (shkaqe, interesa) qenësore. Tipare (karakteristika) qenësore. Ndryshim (dallim) qenësor. Në mënyrë qenësore.

 

Ne rastin dhe menyren si eshte perdorur me duket pa vend. Me logjike eshte te thuhet: mbeshtetje thelbesore, mbeshtetje substanciale. Por te dyja keto "thelbesore" dhe "substanciale" nuk kane lidhje me QENIEN prej nga eshte e prejardhur "e qenësishme". Nuk di cfare fjalori ke konsultuar per shpjegimet e fjales Qenësor.Po QENIE si e shpjegon ai fjalor?

Por per te mos u bere me e veshtire se c'duhet, fjalori eshte ai 'i gjuhes se sotme shqipe'. Aty shpjegohet edhe dallimi mes qenesisht dhe qenerisht smiley

Ne Angli e kane bo terrorismin gogol, e perdorin per cdo gjo edhe pse nuk ka lidhje me terrorismin, si psh te pergjojne njerezit nqs ata i ndajne berlloqet neper kosha, te ndjekin organizatat jo-qeveritare, te fusin agjenta ne skuadrat humanitare, kunder grupeve qe mbrojne ambjentin ose kafshet, kunder gazetareve, kunder studentave te universiteteve se mesuesit duhet tu tregojne sherbimeve sekrete nqs dikush eshte jo konformist me idete e shtetit ne seminars ose essays, per gjera shume te vogla edhe pse ka ligje te tjera - por terrorismi nuk ka limite keshtu qe perdorin terrorismin.

Ne picke te plakes shkofshin. atje te pakten nuk vidhen votat (thone) keshtuqe vete e zgjedhin zgjedhen.

Ne fakt bota ka vite qe po shkon drejt nje terrori te pakuptimt, survejime, kontrrolle, arrestime, burgosje e deri ne eliminim, po qe se je kundra politikes shteterore te vendit ku jeton. Ka nje psikopatizim te shoqerise dhe vençarisht te qarqeve pran qeverive, duke infektuar ter administraten. 

Ky eshte terrorizmi vertete i pushtetit.Formalizimi i dyshimit dhe frikes.Cdo kush mund te jete terrorist.Terrorizimi i terrorizmit,ka ardhur.

Gjilpera e vaksines edhe dhemb nganjehere, po te shpeton nga semundja. Ju kujtohet Makartizmi?

Qe thu ti Monde qe stheshe gje..puna e privacise.. Kalovi makina e Gugell Stritit ke lagjia neve sot nmjest. E mire mo, i versualli atl dritat e kuqe me nja 1000 frejms ne sekond qe te dhesha grafite e dentistit.
Dul komshiu tem furishem, iu qep mbrapa dhe e kapi ne fund te kodres. Thashe e cau n4tersh, ia boni rrotat oreo ky se tip nevriku.
Instead, i humbi 30 vjet ne fytyre dhe iu luste shoferes: A ta shof icik si osht mrena? A ta shof?

Kshu u humb dhe nje beteje tjeter pa dal hala mjesi i sotcem smiley
Na e kan marr kalan nga brenda ..

Epo ne mos me terrorizmin do i llahtarisin njerezit me "kriza ekonomike"....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).