Nëse jeni të përgatitur për të udhëtuar në rrugë të vështira dhe me marrëveshje idiosinkretike udhëtimi, Shqipëria mbetet një gjetje e rrallë.

Një shkrim i “The Guardian” për turizmin malor të Shqipërisë pasqyron udhëtimin jo pa vështirësi në zemër të Alpeve.

Përgatiti Gazmira Ndoja

“Duke testuar ujërat në Shqipëri”

Sipërfaqja e ujit është krejt e qetë. Kodrat e pjerrëta në njërën anë dhe malet e larta përtej tyre nuk kanë gjurmë të jetës njerëzore, përveç disa fermave të vogla e të izoluara. Nuk ka rrugë, as valë telefoni që mund ta lidhin këtë vend me pjesë tjetër të botës. Gjatë udhëtimit me traget në liqenin e Komanit nuk është e vështirë të imagjinosh sesi ky peizazh ka mbetur i patrazuar për shekuj me radhë.

Është mesi i verës, por në traget nuk ka shumë njerëz. Shumica e pasagjerëve të kësaj anijeje janë në barin e katit të poshtëm, duke pirë cigare dhe kafe të fortë. Ata e kanë parë shumë herë këtë panoramë. Por ata që nuk e kanë parë: unë, e dashura ime, dhe disa çiklistë çekë me çanta në shpinë,  janë ngjitur në pjesën e sipërme për të parë peizazhin mahnitës.

Ndalesa e parë ishte Shkodra, qyteti më i madh në veri, i shtrirë nën “vështrimin” e një kështjelle mesjetare mbresëlënëse të ndërtuar nga venecianët dhe otomanët, dhe i përshkuar nga bulevarde të gjera të ndërtuara gjatë periudhës komuniste.Kudo tjetër në Europë, ky udhëtim dyorësh me traget do të kishte plot turistë, por në Shqipëri jo, të paktën ende. Shekulli i kaluar ka qenë i vështirë për këtë vend të vogël fqinj me Italinë dhe Greqinë. Më shumë se 40 vjet diktaturë komuniste nën pushtetin e Enver Hoxhës, e ndjekur nga një periudhë shkatërruese e kapitalizmit ekstrem të mesit të viteve ’90 e kanë lënë vendin në përpjekje të vazhdueshme për të gjetur vetveten në mijëvjeçarin e ri.

Kur njerëzit në këtë qytet dalin në shëtitjen e pasdites dhe mblidhen nëpër kafene, të duket sikur je diku në Itali, derisa dëgjon këngën e hoxhës nga një prej xhamive të qytetit apo kthen sytë tek ndonjë prej ndërtesave që duken sikur janë transplantuar nga Moska e viteve 1950.

Ne kishim planifikuar të niseshim mëngjesin tjetër për në Alpet shqiptare të verilindjes. Mënyra më e mirë për të arritur atje, nëse do të shmangësh një udhëtim të gjatë  e të pasigurt, është me tragetin që lundron në liqenin e Komanit.

Por ne nuk e kishim idenë sesi të arrinim deri te liqeni, nuk mund të gjeje gjëkundi një zyrë informacioni, madje edhe guidat ishin shumë skematike dhe pa detaje në lidhje me këtë. Një taksist që dinte pak fjalë në anglisht telefonoi një shokun e vet dhe rregulluam që të na merrte në mëngjes me makinë. Në fakt, kjo u bë eksperienca jonë tipike gjatë këtij udhëtimi. Pyet dikë në rrugë dhe nëse ai nuk mundet të të ndihmojë vetë, do gjejë patjetër një kushëri ose mik që mundet ta bëjë këtë. Nëse të qenit i gjindshëm dhe mikpritja do të ishin gjëra që shiten, shqiptarët do të ishin bërë të pasur.

Ishte ora 06:30 kur Gjergji, një burrë gazmor me mustaqe, na mori me mikrobusin e tij nga hotel “Rozafa”. Në 06:32 ndaluam në kafenenë në anë të rrugës, ku Gjergji na qerasi me kafe ekspres dhe konjak “Metaxa”. Në 07:15 më në fund u nisëm.

Liqeni i Komanit është krijuar nga një digë, një projekt i madh hidroenergjetik i ndërtuar në vitin 1980. Një orë udhëtim me traget, kodrat anës liqenit duket sikur i hapin rrugën këtij të fundit, derisa nisin të shfaqen në të dy anët  faqet vertikale të maleve të larta shkëmbore , të cilat sikur të paralajmërojnë se liqeni këtu mbaron. Të duket si një nga skenat e filmit “Lord of the rings”, madje edhe çiklistët çekë kanë mbetur të habitur.

Lugina e Valbonës, në zemër të Alpeve shqiptare, është dy orë me makinë nga zbritja nga trageti. Ajo rrethohet në të dy anët nga male të larta. Lartësia e tyre është aq e madhe, saqë duhet të përkulim qafën mbrapa për të parë majat e thepisura.

Kaluam disa net në një shtëpi-hotel të quajtur “Rilindja”, duke u endur ditën nëpër fshatra e duke ngrënë troftë lumi. Dhe kjo ishte veçse një pjesëz e asaj që vendi do të na ofronte gjatë qëndrimit tonë 10-ditor atje.  Ne nuk shijuam plazhet e bukura (Shqipëria ka një vijë bregdetare që lidh detin Adriatik me Jonin), gërmadhat greke e romake në Butrint, Gjirokastrën e Ismail Kadaresë, laureat për Nobel, pa përmendur kryeqytetin, Tiranën.  Nëse jeni të përgatitur për të udhëtuar në rrugë të vështira dhe me marrëveshje idiosinkretike udhëtimi, Shqipëria mbetet një gjetje e rrallë.

93 Komente

marrëveshje idiosinkretike udhëtimi,

greqizma e rradhes?

SIKUR TA DIJA QE DO VINTE EDHE KETU KY LAJM IDIOT. 

PERBEN LAJM PSE U SHKRUAN PESE RRESHTA NE NJE GAZETE BRITANIKE!!!! MEDET MEDET! TOPE CHANALI E KISHTE LAJM KRYESOR. O ZOT CFAR IDIOTE!!!!!!!

ps. JU lutem hiqeni kete teme IDIOTE nga peshku, ju lutem me pergjerim, se lame koqen e namit si komb, lame KOQEN E NAMIT!!!!!!!!

Ti besoj nga zgjuarsia e tepert e ke te nevojshme (per te qene brenda temes) piskamen.

Heu or ti .. na fal qe noj her shkruhet dhe per mire..  

Keshtu ndodh kur budallaliku kthehet ne semundje kombetare. Paskeni te gjith nevoje per psikiater!!

na e perpuno pak kete  qe shkrove zoteri..  ne cfare baze e shkruan ?

Artikulli mund te kete pasaktesi ne lidhje me kalane e Rozafes, por eshte nje nder artikujt me promovues per Shqiperine si destinacion per tu eksploruar. Ti mund te mbeshtetesh ne detajin, por un mbeshtetem tek ai ne te teren e vet. Sa per kush e ka shkruar  ne rastin konkret intuita ime me thote se ai eshte porositur nga nje nder kompanite turistike me te njohura ne UK. Ky eshte perceptimi im. Po djalli  e mori dhe po beri mire ne nje ane dikush qe po na e nxin ne te gjitha te tjerat un prap do e duartrokas per ket gje qe ka bere dhe vetem per kete. Dhe mjaft me keto germat  e medha jo per gje po nevoja per psikiater shkon tek ti si nga permbajtja e komentit dhe tek forma. Thjeshtesisht une!

Alidea shiko, po ta lexosh kalimthi tingellon mire... por artikulli ka disa pasaktesi te cilat jane shume te rendesishme. Mendoj se kjo eshte arsyeja se pse 1oora nuk eshte i kenaqur. 

Nje nga keto pasaktesi e preka une meposhte. Ti mund te thuash qe autori e ka shkruar si detaj te parendesishem (uroj dhe une) por ne te vertete eshte propagande (kujdes, nuk po flas per pruresin as per perkthyesen).

Si fillim ai ka deformuar nje fakt historik i cili ndikon shume tek ai turisti tjeter qe do vije ne Shqiperi (pasi ne subkoshiencen e turistit tjeter "It's known! This castle has been built by the ottomans! I read it in The Guardian."). Se dyti do perdoret per propagande nga pro-greket dhe pro-serbet....

Pa u futur ne detajet e tjera (te cilat jane me te thella) qe duken sikur po pershkruan realitetin por ne fakt jane perdorur ne menyre ulese.

Nuk e di, po sidomos kete javen qe kaloi (o ngaqe isha une pushim dhe kam kaluar kohe me shume ketu, o eshte vetem kete javen e fundit ky problem) ne peshk kam pare ca gjera qe mendoja ishin te qarta per te gjithe qe jane tentativa pro-greke, pro-serbe apo pro-turke, qe vetem postojne gjera negative per shqiptaret. (Kujdes nuk po flas per kahe politike te politikes shqiptare, debate te tilla mire se te vijne i lexoj me qejf).

Njera pale do te na lidhe me turqit pala tjeter do te na lidhe me serbet e pala e trete me greket... Ore, jemi Shqiptare dhe pike, lodhuni sa te doni (kemi besimtare muslimane, katolike dhe ortodokse) por jemi Shqiptare! Nuk jemi as Turq as Serbe e as Greke.

Artikulli ka pasaktesi, jam shume dakord. Por 1. Kush e ka shkruar ( nje travel writer, pra jo nje historian, nje zot e di nese kishte nje guide tamane btw), cilen audience ka ? Britaniket qe udhetojne. Cfare shikon tek ai seksion: Turet qe ofrohen nga kompani te ndryshme Britanike me Shqiperine si destinacion duke filluar nga  £1125. Dhe mbi te gjitha eshte si artikull tek kategoria travel ... Tani nese ka pasaktesi ec dergojini mesazhe the guardian-it .

Alidea, pasaktesi te tilla priten nga Sun, Daily Mail apo Daily Star jo nga The Guardian qe pretendon te jete ne eliten e shtypit anglez ne konkurence me, ku di une, psh Daily Telegraph, The Indipendent apo The Times, prandaj te vjen inat.

Ps: Already sent!

Ke te drejte, megjithate duhet pare dhenjehere KUSH e shkruan smiley cfare perfaqeson pavaresisht se ku eshte botuar. 

 

Ps. weldone I' ll follow up smiley

eklipsi ke te drejte per verejtjet mbi artikullin, edhe une kam te njejtat verejtje, por arsye paresore eshte shendeti mendor i njerezize, pastaj teme me vete se c'opinion ka bota per ne, apo se si punon propaganda e drejtuar drejtepersedrejti nga sherbimet sekrete dhe qeverite ne vendet perendimore.. Edhe aty ku duket se eshte vetem nje artikull kot ne faqet e fundit mbi udhetimet. Cdo pike dhe cdo presje ne mediat perendimore eshte PRO-PA-GA-NDE POLITIKE!

Tani pas bertitjeve e piskamave mund te na shpjegosh cilat jane, sipas teje, arsyet qe te bene te kercesh keshtu?

E sigurte,udhetimi i paguar nga Sala 1ooooora

Ndalesa e parë ishte Shkodra, qyteti më i madh në veri, i shtrirë nën “vështrimin” e një kështjelle mesjetare mbresëlënëse të ndërtuar nga venecianët dhe otomanët

Nuk eshte e vertete. Te pakten jo ne menyren si paraqitet (ndoshta eshte neglizhuar pasi gazetari eshte nje anglez i apasionuar pas aventurave malore). Historia e saj daton me periudhen Ilire (derisa ra ne 167 BC ne duart e Romes) Venecianet kane ndertuar fortifikimet mesjetare ndersa Turqit (pas renies se keshtjelles ne 1478, pas nje rezistence te 1600 shqiptareve dhe venecianeve kunder 100.000 turqve per 8 muaj) kane bere riparimet qe keshtjella ka marre.

Ps: Just sayin!

E ben me qellim ai, prandaj mos u cudit fare ti!

Ora pse je kaq agresiv mo patriot,ti gatuan dhe miresmiley

Po ku e per agresivitetin moj pa mir...smiley

Gjithandej,relaksohu njehere,verdalle ke njerez te miresmiley

Po jo moj se te genjen aparenca a derebardhe, dhe nuk jam kondra per njerezit e mire smiley

 

Gazmiri paska perkthyer vetem gjymen plot te gotes, se ka harruar te permend keto

Anywhere else in Europe, this two-hour journey (which our guide book describes as "one of the world's great boat trips") would be hopping with tourists, but Albania is not a big draw – at least not yet. The last century has been hard on this little country, just across the sea from Italy and just north of Greece. More than 40 years of communist rule under the isolationist dictator Enver Hoxha, followed by a ruinous period of extreme capitalism in the mid-90s, have left the country struggling to find its feet in the new millennium.

 

The Guardian: Shqipëria, jashtë radarit të turistëve dhe me një infrastrukturë të mjerueshme

 

Ky reportazh i gazetës së njohur The Guardian prek në zemër dy çështje që i ka shumë për zemër kryeministri shqiptar, Sali Berisha, rritjen e turizmit dhe përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës.

Shkrimi me titull “Të testosh ujin në Shqipëri” i gazetarit Killian Fox, thekson pikërisht këto dy çështje si problemet më të mëdha të Shqipërisë. Gazetari thotë se jemi vend i mbetur jashtë radarit të turistëve.

Ai ka udhëtuar nga Shkodra, përgjatë lumit Koman drejt Luginës së Valbonës. Nuk dihet pse reportazhi është botuar sot për shkak se ai flet për kulmin e sezonit verën e shkuar. “Kudo tjetër në Europë ky udhëtim prej dy orësh (që guida jonë e përshkruan si një nga udhëtimet me të bukur në botë) do ishte i mbushur me turistë të tjerë, por nuk ndodh kështu në Shqipëri, të paktën jo tani,” thuhet në shkrim.

Gazetari e përshkruan Shkodrën si një qytet që në mbrëmje kur njerëzit ulen në kafe të duket sikur je në Itali. “Kjo ndodh derisa dëgjon zërin e myezinit nga një xhami ose kur fikson sytë në një godinë që duket sikur është transplantuar nga Moska e viteve ’50,” shkruan gazetari.

Rruga për në Alpet e Shqipërisë ka të tjera aventura. Ai thotë se nuk ia kishin idenë si të shkonin atje, nuk kishte asnjë zyrë informacioni, asnjë guidë. Thjesht rregulluan një marrëveshje me një taksist që fliste nja dy fjalë anglisht. “Nëse gatishmëria për të të ndihmuar dhe mikpritja do ishin një burim i shitshim, Shqipëria do ishte një vend i pasur,” shkruan autori.

Gazetari mbetet megjithatë i befasuar nga bukuria natyrore e Alpeve, por thekson se i mbeti pa parë një pjesë e madhe e Shqipërisë. Në fund të shkrimit, ai shprehet: “Nëse jeni të gatshëm të hyni nëpër rrugë me gropa dhe të bëni marrëveshje private transporti, Shqipëria është një gjetje e rrallë”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi

 Foton poshtë, kam kënaqsinë të bëj me dije tërë peshqit e interesuar, se e kam të njohur. Kur është shkrepur, jam ndodhur pranë, por që nuk lidhet me Komanin, por me alpet në Theth. Pozicioni është në Qafë Tërthorë, gusht 2011. Grupi ekskursionist, 9 punonjës të gazetës, ku unë punoj. Dy ditë të paharruara. Udhëtimi, kryesisht marrshim në këmbë, 6 orë në vajtje e në kthim. Motivi: të preknim primitiven. Synimi: i prekur.

Ai numri 3 i rrezon te gjitha smiley

na kput n'mes taman! 

¨Po e postoj per ta patur si pasqyre ...

Albanian is filthy. It is a blight on both Albanians and the human race as a whole that people could take such abundant natural beauty and systematically destroy it with rubbish, or when the rubbish becomes too much even for the Albanians, the fires they set to try and either burn or melt the rubbish. The water isn't drinkable, most beaches are not swimmable and every available space is used as a rubbish dump. No site is immune, as the castle of Berat, which is UNESCO world heritage listed is a dumping ground for expired medical waste. Just walk to the back, peer over the wall and be dismayed.

Albanians make several very drinkable local ales, Tirana and Korsça being amongst them, yet in 75% of the places you go you will be told they don’t stock these local beers and be offered Tuborg, Amstel of one of a dozen German brews. If I want pizza I'll go to Italy, if I want German beers I'll go to Germany! Why are you offering them to me in Albania? Oh and if I get offered one more Corona.. there will be a beer related death in Albania and it won't be mine.

Tjeter gomarllek me brire.  Kur isha ne 2009-2010 shumica e vendeve qe frekuentova i mbanin pothuajse te gjithe birrat shqiptare, por nje vend te kullat te bulevardi s'mbante asnje.  Pse do thoni?  Fodulleku katundaresk se ne jemi restorant/kafene/bar klasi e s'mbajme pije vendase.

i pakapshem, keto nuk jane shkrime akademike te bazuara ne prova empirike, keshtu i ka qelluar ketij te fundit dhe kete ka shkruar, eshte bazuar vetem ne nje eksperience. Por te garantoj qe ketu ne Tirane te pakten ( kam deshmitare ca peshq)  produkti vendas diskriminohet ne mase, vecanerisht tek ambientet fancy ..lene mo uji made in italy. Un them mir mo le ti majn dhe produktet e huja, po te pakten te mbajne dhe nje  produkt lokal. Lonely voice, jemi vete ne shqipot ne dashuri me ato markat e huja dhe ne  urrejtje me made in Albania, duhet mu ndje si te jashtem se nuk jemi mir kshu si jemi ..

Nga eksperienca ime mund te them qe ne shume lokale ne Tirane nuk mbajne birra vendase. Ne fakt para disa vitesh kur birra Tirana, Norga, Korca ishin birra te mira, dhe une isha konsumues i birres ne mase, pa frike mund te thosha se birra me e mire ne tregun shqiptar ishin keto te tria... habitem perse nuk i shisnin ne lokale.. smbajm birre shqiptare ne...ishte pergjigjia zakonisht. Nuk eshte pune diskriminimi por pune perfitimi, birrat e huaja, edhe pse te nje kualiteti dukshem me te ulet (asokohe) ishin me te shtrenjta per tu bler, sepse birra te huaja mooo.. ( megjithse cheap as fuck, kushedi sa lire i blejne, birra gjermone dor e funit ne gjermani). Benin lek mnjf. Firma na bashkoi babezia, dhe une ngrihesha shkoja vetem atje ku kishte birre shqiptare. Heren e fundit qe shkova ama, birra shqiptare e kishte ulur shume cilesine, shume fare. Ndoshta sepse nuk konkuron dot me ne treg me birrat gjermonedor e funit.

Mendoj se Birra Korca eshte prap ok, po hajt e leme birren, ujit si tia bejme.. me behen nervat kacurel vallahe kur shoh se ka vetem uj Pana, ne Prizren me qelloi te me servirin uj Turk ..... pfffffff keq le te jete produkti shqip apo me pak cilesor, prap se prap duhet te ekzistoje si alternative, shume me kane dhene si arsye mospasjen e produkteve shqiptare  menaxhimin, dmth nuk i sjellin furnizimet ne kohe etj etj.. per mua eshte thjesht  snobizem dhe autodiskriminim i heshtur 

Uje Pana??????? Ne Shqiperi? Skandaloze, qe ai vend ka uje ti jap gjith europes. Uje PANA smiley Uji me i lire ne bote.. Uje cezme!

po pse ja fut kot more, se ti jetoke edhe ne shqiperi kur thua se te servirin vetem uje pana, po glina, tepelena, spring, lajthiza qe i gjen qe te gjitha bashke ose tek e tek ne cdo lokal ku shkon nuk quhen? po kshu tipi qe qenke bo vaki se ste merr njeri per kafe kto 20 vitet e fundit e mban mend vetem ujin pana qe duhet me kerku gjith tiranen me e gjet( vetem nje here ne durres me kane sjell uje te huaj san benedeto 150 lek smiley ) .

E di Alidea se cfare lloj shkrimesh jane.  Jane shkrime turistesh te thjeshte, por ama qe iu apelojne goxha turisteve te tjere potenciale sepse vine nga dikush qe eshte pak a shume i te njejtit nivel me ta.   

Te besoj 100% per ate qe thua, se mua me ndodhi 1 here dhe u cudita.  Tjetri thote qe birrat shqiptare jane mese te pijshme, kurse ne me fodullekun katundaresk dhe kompleksin e inferioritetit qe kemi i ofrojme Tuborg dhe Corona me zor.  Pffff!  

dhe keto vende jane ne mase psh  80% e lokaleve te bllokut. Hotelet ..shhhhhhhh mos te na lexoje kush se bohet nami ( te pakten ne ate qe kam pare) 

Me kenaqet me kete patriotizmin, jeni me keq se une qe shkoja hapja llogari te banka Credins si medemek shqiptare.

Ne lidhje me birrat shqiptare, per mua me e mira eshte birra Peja, me aq sa kam provuar. Birrat e tjera, si shume prodhime thuajseindustriale shqiptare, vuajne nga mospasja/moskontrollimi i standardeve dhe nga paaftesia per te ngritur rrjete shperndarjeje.

Ne lidhje me te huajt qe kerkojne prodhime te vendit, eshte normale qe te rinjte perendimore qe vizitojne Shqiperine te jene nje version majtist antiglobalist i gjysherve te tyre qe na fotografonin opingat. Ata per arsye te ngjashme me te gjysherve kane zgjedhur Shqiperine, vendin e eger e pa infrastrukture, por e duan edhe te paprekur nga zhvillimet teknologjike moderne, per shembull televizori, reklamat e tij, qe ushqen deshiren per te pire birra Foster's gju me gju me kanguret, e duan Shqiperine pa importe, e duan organike, megjithese per organiket ne vendet e tyre paguajne 3 fishin e "normales", te globalizuares pastico te importit.

T'ju thote dikush turisteve naive qe te shkojne e te kerkojne raki ne Rakicke, se birren e kemi mesuar prej tyre, dhe baballaret e tyre na e depertojne me se miri tregun dhe qeverine brekeshpuar, qe te bejne para, qe femijet e ketyre te bejne turizem ne kerkim te organikes.

Si i bie ne shqip overanalyze?

Eshte me e thjesht se kaq tropizma.  Tjetri paska provuar birra shqiptare dhe i duken shume te pijshme (fjale per fjale), kurse sipermarresi shqiptar nga kompleksi i inferioritetit do ti japi Corona dhe Amstel me zor.

Ti mund ta quash sterhollim, une e quaj parje te tjetrit ne sy, dhe bashke me tjetrin edhe parje te vetes ne pasqyre, se ky pazarpatriotizmi yne nuk eshte aq i thjeshte sa duket, eshte edhe reflektim i tendences perendimore.

Shqiperia nuk eshte shquar ndonjehere per birre. Kaq e thjeshte eshte puna. Per te tjerat le te flasin marksistet, se ata i kuptojne me mire keto ceshtjet komplekse te personalitetit smiley.

(pashe komentet tuaja e u ngacmova, se perndryshe keto perralla i tregonte me mire baroni munhauzen, s'e di ne te kujtohet)

Jo s'eshte i thjeshte, por mosmbatja e mallit shqiptar (kete rradhe birra qe per te cilen ne nuk shquhemi) reflekton goxha mbi psiken tone si popull dhe pikerisht mbi ate se si e shohim veten dhe si rrjedhoje, si e trajtojme veten.  Dhe po kjo ka goxha impakt ekonomik, sepse ne fund te fundit ekonomia eshte shkence sociale.

Vallaj, I_Pakapshem, as une qe e mbaj veten per te majte smiley nuk mund te pres qe t'i prodhojme te gjitha me forcat tona. Birra e vendit eshte ok, pihet aty ku vete birrarite e ofrojne me mish te pjekur, ose tek nje vend i ri qe ish hapur ne Tirane qe birren e kishte te vendit por sallamet te dojcit. Me qofte me mish maqedons shijon me shume Peja. Ndersa robi qe do te kapardiset klubeve do ta beje kete jo vetem nepermjet markes se rrobave, por edhe nepermjet markes se pijes, sepse kapardisja ashtu funksionon, dhe sipermarresit s'i kercet hic per bilancin tregtar te vendit. Po ti prit, sa te behet lokalizmi me ne mode edhe ne Shqiperi, do te fillojne te mbajne birra vendase edhe lokalet e denglave. Edhe prodhuesit e birrave do te fillojne te ruajne standardin. Te ardhmen e shoh te ndritur.

Ik mi mashtruse! Ti bashke me Nohine, kur ishim te Big Ben, pite "pije te gjate" me alkool bodrumi. Vetem une e Interisti pime Peja.

Per te tjerat te qerassha sa me shpejt me nji kuqalashe!

Shqipèria èshtè vend i bukur...e dua shumè!! problemin e kam me shqiptarèt..!!pèrjashtim.. pleqtè, plakat dhe fèmijèt nèn 3-vjeç...i adhuroj!!

1oraaa kenaqet vetem me tema me sali e jozefine

 

I kemi dhene vemendje alidea. e kam pare dhe vemendjen qe i ke kushtuar ti; e postove dhe ne peshk te njejtin koment qe u le travelroomit.

mund ta kishe pare vete njehere, te pakten.

Ke te drejte zoto, po ishim tek pa censura, mu duk adapte ta postoj dhe ne kete rast. Ti i kishe bere nje super answer dhe bravo gjithsesi sic me njihni jam shume e ndjeshme tek pjesa mbeturinave dhe demit qe po i bejme cdo dite ketij vendi, ja po vjen dhe antireklama..

tek ajo po, po kur kane te drejte, s'ke c'u kritikon kot. une i kritikova per te gjitha, vetem per kete pike u dhashe te drejte. por dhe ti nuk kishe pse ta theksoje aq, se kemi dhe ane pozitive ne.

zoto, punoj ne kete industri, hotelet vendosin sa yje te duan,  nga ana tjeter produktet lokale  ne shume raste diskriminohen, sa per meyren si i japim makines  prap kane te drejte. Te garantoj se ne Shqiperi numerohen me gishtat e dores Hotelet qe ofrojne standarte.

je gabim, dhe ne kete pike nuk negocioj hic.

Eshte per tu theksuar, se shume permendin varferine etj,..Vizitova Marokun para disa vitesh dhe nuk me zuri syri gjekundi plehra si ne Shqiperi. Po ashtu nje mikja ime qe kishte shetitur gjysmen e botes, ma tha troc qe ishte vendi me i piste qe kishte vizituar!

Djema, nuk e di ne e kam thene une apo e kam lexuar tek VQ-ja e Pjerit, por Shqiperia eshte absolutisht nje vend ideal per hiking. smiley

Aq te semure jemi si komb sa asnjeri ktu nuk e kap problemin. Nuk kam c'te them me. Uroj sherim sa me te shpejte mendor te popullit tim. 

Po mos na lodh mo vlla,meqe ne se kemi kap problemin,shtjelloje,sqaroje,dhe jena ne rregull,dhe keshtu ne rregull jemi xhanem.

Ja pra per ty po e them o BRAD ku qendron problemi. Fakti qe marrim nje lajm te till idiot, te shkruar nga nje idiot (mos te kesh asnje pike dyshimi, qe nje gazetar i nivelit  te artikujve te udhetimeve ne faqet e fundit te nje prej qindra gazetave ne britani eshte nje koqe kandari) ne faqet e fundit ku shkruhet per udhetimet, te nje gazete prej qindrave ne britani, qe e kan lexuar gjithsej 10 veta, nder ta 6-7 jane shqiptar, dhe te pakten 1 eshte plak mbi 80 vjec, dhe e bejme kete lajm tellalin e dites ne Shqiperi ne mediat me serioze, dhe ketu ne peshk e sjellim edhe si teme me vete, tregon se jemi aq te semure si popull ne mendje sa jemi gati qesharak... 

Tha ai kshu, shkrujti ai ashtu, na pane ata ashtu, degjaum kete, lexuam ate. NA PLASI TRAPI. Nuk e theksoj dot sa duhet, NA PLASI TRAPI, cfar thone te tjeret mor vlla, u pelqen vendi yne? Miresetevine, me gjith te mirat i presim. Nuk ju pelqen? Akoma me mire, mos te vine, nuk dine c'humbasin. Epo pike e zeze. Tha edhe njeri ketu tek pabi ku pi une qe ishte ne Tirane dhe pa nje alamet femre atje rruges, do ta bejme lajm tani, ta jap edhe topet e kanalit ne faqe te pare, ta hapim edhe teme ketu tek peshku? John Jones e ka emrin ku pijaneci qe the ti!

po pra, edhe pse eshte shkruar ne nje nga mediat me prestigjoze ne rang boteror.. ke shume te drejte.

Jo moj jo, ti ke te drejte, une skam! Tani kte historine e Johnit qe pa njeeren atje ne tiron qe i kish heq petllen do e hapin si teme ne ktu, apo do e leme te na shkoje dem?

thu ti se po te mungojn lajmet  me pulatik ..  te mytem jemi perdit vallahe! Vetem lajme pozitive  nuk po shohim, shyqyr doli Erkandi kampion, se te tjerat 99% lajmet e keqija jane lajme per median. Ndaj qetesohu 1oora  mos ki merak se neser prap zi esht knej dhe ti do komentosh me me pasion. 

Po keshtu bene ne Shqiperi edhe per nje soprano shqiptare... qe demek na qenkesh permbytur metroja e londres me fotot e saj dhe te operas, e sa star i pabesueshem ishte... dhe une perdite me metro, dhe nuk e pashe asnjehere, ne asnje prej 21 stacioneve dhe 3 linjave te ndryshme qe beja. 3 muaj rresht shfletoja gazetat dhe leshte! asgjekundi! Nje prej ndalesave te mia ishte Canary wharf; qendra e finances europiane, ku neper opera do shkonin per pordhe edhe sikur te ishte bileta £50 000.

dhe prape leshte!

po si ke nerva e merresh me media ku punesohen njerez si ai "gazetari i famshem" i BBC-se qe e thante anglishten fare? - dmth qe e fliste poaq bukur dhe me te njejten mjeshteri qe shkruante shqipen. si merresh me media qe nuk dine te shkruajne te vetmen gjuhe te tyren amtare?

me keta qe behesh me nerva, duhet t'i biesh kokes permur, qe te vish ne vehte; se ky lloj reagimi ndodh nga komplekset e renda te inferioritetit nga te cilat vuajne.

prandaj i kujtojne mediat perendimore si prestigjoze te pagabueshme... se kujtojne se ketej eshte jeta demokraci... my ass!

Po pra, por edhe per nje kengetare qe gjoja po i bente konkurence ADELES. Po le qe lan nam, nuk ka dite te mos marrin ndonje lajm idiot te dores te 25-te nga mediat britanike dhe tia servirin publikut shqiptar... e kan fiksim qe keto lajmet idiote i marrin nga mediat britanike ( i vjedhin dmth, i lexojne ndokund, dhe i japin dhe kta). qesharak te peshtire, KOMPLET.

e ti tharton trute me ta. tregohu i zgjuar dhe meso nga Konica. nuk eshte e nevojshme te mendohesh per cdo gje. per ca gjera e kane bere ata qe kane qene para nesh.

Ashtu te lumte goja. NA PLASI TRAPI, i permbledh te tera.

po c'ke o zevzek qe hahesh me leckat e tua! pse zihesh kot?

Ja e thash mo ku e kam hallin, dhe aq inat me vjen sa.....smiley

Por ne nuk e kishim idenë sesi të arrinim deri te liqeni, nuk mund të gjeje gjëkundi një zyrë informacioni, madje edhe guidat ishin shumë skematike dhe pa detaje në lidhje me këtë. Një taksist që dinte pak fjalë në anglisht telefonoi një shokun e vet dhe rregulluam që të na merrte në mëngjes me makinë. Në fakt, kjo u bë eksperienca jonë tipike gjatë këtij udhëtimi. Pyet dikë në rrugë dhe nëse ai nuk mundet të të ndihmojë vetë, do gjejë patjetër një kushëri ose mik që mundet ta bëjë këtë. Nëse të qenit i gjindshëm dhe mikpritja do të ishin gjëra që shiten, shqiptarët do të ishin bërë të pasur.

Ec e merru me Ministrine e Kultures. Bir Selam i nenes, ke te qaj me pare. Do jete e zene per te ngritur qendra informacioni pasi ka projekte me te rendesishme, promovimin e kultures rome...

Ne shumicat e kryeqyteteve evropiane sa zbret nga avinoni te mbushin me broshura falas dhe informacione. Ketu gjithe kjo ministri, e ka ndertuar industrine e turizmit malor...tek rastesia.

 

Bukur.

nuk merret kultura me keto pune (tabelat e rrugeve, afishet, etj), por duhet bashkia e qytetit ose prefektuara e tij (varet nga ligji). 

por aq me mire qe eshte keshtu, se asgje e mire nuk vjen nga turizmi masiv. ai qe do e gjen rrugen vete siç beri dhe ai miku. 

Turizem aventuresk thua tismiley

aventurieret jane tipat me interesante e me karakter. prandaj dhe u perkushtohen filma. 

ndersa sa i perket turizmit masiv, ky eshte nje kancer i vertete. kryesisht perbehet nga popull i ulet, te cilin e udheheqin po deshira e kenaqsi te ulta (femra te vogla per pak lek kerkojne ne rastin me te mire, por deshira seksuale e shtyjne pergjithesisht). vetem konfort kerkon ky biçim turisti, asnje mirenjohje nuk njeh. 

fati yne per te ndejt te virgjer, eshte se kur te krijojme ne konfortin e mjaftushem per kete lloj turizmi, çmimi i naftes do shkoj ne stratosfere, e ky pis milet turisti nuk do kete me para te mjaftueshme as te levize nga lagjia e vet. 

por aq me mire qe eshte keshtu, se asgje e mire nuk vjen nga turizmi masiv

Pse, lekat nuk jane te mira?!

turizmi eshte lek i fituar lehte dhe jo lek i madh kur behet fjale per turizmin masiv. me çantat me buke vijne keta, shume pak leke shpenzojne ngaqe kane buxhet limit-limit. 

ku lloj leku, te ben te qendrosh dembel e ne vend numero. do te ish bere greku i pasur po te qe ku lloj turizmi interesant. 

ndersa ne po te jemi te zgjuar (cilesi qe nuk e kemi ne fakt) e ti leme krahinat tona te virgjera, do te krijojme turizmin per pasaniket, si sardenja (vend si yni) e italise. pak njerez e shume leke dmth.

turizmi eshte lek i fituar lehte dhe jo lek i madh kur behet fjale per turizmin masiv. me çantat me buke vijne keta, shume pak leke shpenzojne ngaqe kane buxhet limit-limit.

Dakord. Ky lloj turizmi imagjinoj se nuk sjell shume fitim.

Psh. ata FYROM-ianet qe kam patur rastin te shoh nga Vlora, tipologji e tille jane.

PS: Pra problemi nuk qendron tek turizmi masiv ne vetvete, por tek tipologjia e turistit qe vendi terheq: me te ardhura te vogla, te mesme apo te larta.

siç mund ta dish, sasia prish cilesine. pra po te synosh turizem masif do te fitosh gjithnje pak lek. ;D

gjithashtu ne nuk jemi vend i pasur dhe i gjere, si franca ta zeme, qe t'i bejme te dyja, turizmin masiv dhe ate cileror. 

Bonne nuit. smiley

Kurreshtar

E shikon qe kur do flet mire? smiley

NUk arriti te gjente asnje info, mund te google-onte dhe do gjente guida te Shkodres e rrethinave free online, ka edhe guida shume te mira ne Anglisht e Gjermansiht per Alpet.

Sa i takon transportit eshte e vertete, se duhet te arranxhihesh me kusheririn a mikun e njerit qe njohe ne rruge, por kjo eshte part of the fun... acarim nervash epr te tjere.

Mua mu duk mire artikulli, yet another call per te ardhur ne Shqiperi. Kritikat per pasaktesi te thella historike, te perziera me ilac vedkjeprures pro-serb e grek dhe anti-shqitpare me duken pak te teperta. Robi vete po thote qe nuk pashe as trecerekun e Shqiperise, audienca e tij jane njerez si ai, jo shkencetare te lashtesise.

Kalaja e Rozafes Veneciane dhe Otomane, epo ate sheh sot me sy, ilire vetem gjiri i Rozafes ka mbetur...

Pastaj, me fal po nese nuk je ndonje archelogy gig, kujt po i duhet se kush e ka bere keshtjellen. Nuk e di per ju, por per mua nese ajo qe po shoh nuk eshte shume shume re ndesishme apo e vecante, pas 3 ditesh i kam harruar te gjitha datat, emrat dhe historite me kombe kreanre qe lidhen me to.

Get over it, me pak fat, dhe me heqjne e plehrave Shqiperia could be super cool .

Por edhe kete vit jam duke i bere pushimet jashte se mjafton viti ketusmiley

ne vecanti, Alpet jane spektakolare: valbona, Thethi, bjeshket e Tropojes, Vecanerisht Vermoshi e Kelmendi jane absolutisht per tu vizituar.

Rekomandimi im ( modestisht i kam shkelur goxha dhe ka gjithmone me teper cikliste ceke se shqiptare, te cilet edhe kur jane po hane, pine e bejne mbeturina) eshte Kelmend-Vermsoh me nje kembe ne Guci e Plave, nje dy-tre ditesh per tu mbajtur mend.

M'bahet qejfi qe po ju pelqen shkrimi dhe fotot. smiley

Si perfundim a e moret vesht sa ishte paguar The Guardian per kete shkrim?

Tana fajet i ka Gjergji dhe furgoni i tij PDist. smiley

fajet i ka edhe inghlezi qe nuk i pelqejn namazet (kshu quhen pellitjet me atopallante ne mes te qytetit?) e hoxhes te shkoder loces! 

PS. u riktheve ti dukagjins?

Mos me fut ne ashu muhabetesh tashi. Plus qe dukagjinasit nuk kane lidhje as me inglizin e as me pellitjet. Po te ishte muhabeti per francezet, do ishte pune tjeter pastaj.

Sa per skjarim; Une nuk jam dukagjins, por jam ster-nip dukagjinit. smiley 

And yes, u riktheva. 

alpet tona janë të bukura dhe të pasura me minerala

ore a u gjeten kockat e atyre te rinjeve Cek te shkrete qe hupen pa gjurme andej nga Alpet perpara ca viteve? Apo i kane shqyer e gelltitur me gjithe kocka? smiley

ska mundesi te kene pasur dore banoret e zones qe shquhen per bese. ma merr mendja ose ndonje aksident, ose ndonje ari ose agjentura serbe.

Po ku ka bese sot, more lum miku! smiley

 kuazi...! I dyshuari kryesor është në burg, për një tjetër vrasje, tashmë në rrethin e tij të afërm dhe mendohet se vrasjen në vijim e ka bërë për të mbuluar vrasjet e çekve.. Është vendas dhe nga policia mendohet se tek ky person janë strehuar çekët atë natë. Kur vajtam grup në gusht në Theth, e pyetëm ashtu si larg e larg z. Frashnishta-baba, ku bujtëm. Edhe ay këtë na tha, por eshtrat nuk janë gjetur.

reportazhe si ky botohen me dhjetera ne shtypin tone e se rruan njeri as ti lexoje. sa e shkruan nje i huaj turren te kompleksuarit ta lexojne madje edhe te na e sjellin ketu. jemi bere si zulute e savanes ku shkojne evropianet te bejne foto me indigjenet ekzotike.

mos na sillni keshtu artikujsh ofendues.

edhe sa per birrat..tirana korca edhe mund ti pish nganjehere, po norga kaon e stela hidhi te plerat

stela? 

ere stela..birre qoftesh

besoj se atje kom pi pale ale-in me te mire noihere... me nje kunjtal qofte anash kuptohet..

Perfundimisht mendoj se 90% e komentuesve as nuk kane qene ndonjehere ne Alpe.

psh une si te dukem kam qene apo nuk kam qene ndonjehere ?

MUnd te jesh te 10 % ose ke lexuar strategjien e turizmit, por ky me poshte me siguri nuk ka qene, e sheh kete artikullin pak a shume si mesuesit ng ajugu qe ndriconin veriun ne khe te Enverit.

Sidoqofte djema smiley Shqiperia e veriut, si pjesa me e varfer e territorit te Shqiperise, e meriton nga nje reklam te tille smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).