Ja një fakt i faktuar: janë rreth 50 000 fëmijë që përdoren në punë nga prindërit në ekonominë familjare ose jashtë saj për të siguruar të ardhurat për mbijetesë. Ndërkohë janë mbi 200 000 fëmijë në përbërje të familjeve të varfëra, të paktën sipas të dhënave zyrtare se realisht janë më shumë.

nga spiritus

7 Komente

Shfrytezimi i punes se femijeve eshte nje krim i shemtuar....Por nuk duhet kaluar ne ekstremin tjeter ;nese nje djalosh ,apo vajzuke 12 -13 vjeçe ,pas shkolle ndihmon ta zeme ne dyqanin e familjes te sistemoje ,ti jape nje dore prinderve,te asistoje klientet ;ç'te keqe ka??

Ne boten e trete, ky eshte nje fenomen i njohur dhe njerzit sikur jane mesuar me te. 

fakt i faktuar?... nuk ka faj.. me kete inflacion qe ka marre fjala "fakt", duhet perforcuar edhe me atributin "i faktuar"... se del dikush dhe e quan "jo-fakt"... ose ndonje opidhionist qe e cileson edhe fantazine e tij...e nuk ka faje as ky ore... se perben fakt edhe mendimi/pordha e/i tij i leshuar ne ajer... neper tel... online a me vale... qe i rrafte ne ball... nje cope nga ai tavan... si fakt... 

spiritus jo per te te kundershtuar,por eshte dicka normale ne nje gjendje ekonomike si e jona.per em teper,ne ekonomi keto punesh ashtu edhe si disa te tjera nuk merren si te mirefilli te tilla,keshtu qe cfardo lloj qendrii kunder eshte i gabuar ekonomikisht pasi ato nuk jane te tilla.ekonomikisht ato nuk jane pune.hyne ne nje fare menyre ne informalitet.

Po si qenkerka normale puna e femijeve Klesidra ? Eshte e shpjegueshme por jo normale.Konteksti social -ekonomik , kultura dhe tradita mund te na cojne ne nje zinxhir justifikemesh psh  te dhunimit te grave, punes dhe shfrytezimit te femijeve, racizmit ndaj romeve apo tjeterkujt, diskriminimit te atyre me orientim seksual ndryshe etj.etj.

Dhe ky zinxhir justifikimesh do na conte deri ne justifikimin e skllaverise ...sepse aristokrateve u duheshin krijuar komoditete per te bere art dhe qejf.

Kur them puna e femijeve ne ekonomine familjare nuk kam parasysh punet e shtepise, laj, fshi , pastro, por  e kam fjalen per pune te mirefillte qe pengon femijen te shkollohet, qe deformon dhe demton fizikun dhe shpirtin e femijes, qofte ne ekonomine/pronen e familjes si pune e papaguar, qofte si lypje ne rruge, mbledhje kanocesh e deri ne punesimin  e mirefillte ne ekonomine informale.

Keta jane femijet pa femijeri.Raporti dhe koheshtrirja femijeri-arsimim-pune prishet dhe krijohet raporti femijeri-pune. Kjo eshte me pasoja te pallogartishme per vete femijet dhe vendin gjykuar ne termat e kapitalit human.KETA femije, pergjithesisht jane te destinuar te mbeten ne rrethin vicioz te varferise. 

Perkunder ketij realiteti, retorikat per te drejtat e femijeve jane nje gjethe fiku mbi realitetin mjeran.

E ka pasur fjalen per mbledhjen e maraqkave nga femijet !

E di njeri cer dmth maraqka ? Perjashto Idrizin. smiley

e di e mendoj si ty por po te them qe kjo gje ne con ne ate qe eshte nje skajizim i gjendjes ekonomike dhe sociale te ketyre femijeve.ne jetojne ne nej vend qe nese je i varfer mbetesh i tille gjithmone sepse ske mundesi te besh asgje.eshte sh e veshtire te ndryshosh te ardhemen apo prespektiven pasi eshte dicka e pamundur,duhet te ndryshosh nej sistem te gjithe.keta femije jane te shenjuar fatkeqeisht qe do jene gjithmone te varfer,te keqose aspak arsimuar,edhe puntor qe kur kane arritur moshen qe u jepet nje pune e mund ta bejne.jetojme ne nje sistem qe eshte i tille,nuk e cbejme dot.as nuk mund ti marrim keta femije ti cojme ne shkole edhe te detyrojme prinderit e tyre te punojne edhe per ta,sepse nuk do arrinim ta benim.eshte edhe nje lloj kulture ajo e te punuarit qe ne ate moshe dhe e lenies se shkolles.ata ecin me idene nuk meson,ik puno..ose shkolla se te jep buke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).