Perse mos te investohet ne art, kulture, histori me projekte afatgjata e serioze? Perse mos te investohet ne keto pjese te kultures ne menyre qe vete shoqeria te ndergjegjesohet dhe gradualisht te distancohet nga antivlerat qe perdite na serviren si vlera?

Perse, dreqin, nuk behen serioze?!

nga celesi

4 Komente

shkëputur nga kontexti ku e ke thëne, shum naive kjo pyetje i dashur mik.

psh: përse të mos investohet në bujqësi, industri, mjeksi, mbrojtje, etj, etj.

të investojë. kush? shteti?

në shqipëri shteti u zhbë brenda një nate.

në ital, greqi, etj ka 20 vjet që po zhbëhet.

( u po ato janë ndërtesa mbi 2000 vjeçare tha ministri përkatës italian kur i thanë se po zhbëhej pompei!)

në se e ke fjalën për privatin.. ok. privati je ti dhe unë.

ps: desh harrova edhe sudja

 

Ke te drejte. Pyetja duket shume naive, jo vetem jashte kontekstit por edhe ne teresi komenti mund te duket i tille. Te them te drejten ky ishte dhe qellimi im pasi situata e pare nga kendveshtrimi im eshte shume e trishte e ne pamundesi per te ndryshuar dicka preferova te bej komentin ne ate forme pasi vleresoj se nese mundesia per investim eshte e kufizuar atehere le te behet ne menyre shume here me thelbesore, me serioze.

Sa per shtetin, pergjegjesite dhe mundesite e tij te influencoje pozitivisht masen besoj se ketu merr me shume diskutim. Ne nje shoqeri kaq te vogel ne numer, ku shteti ka mundesi qe ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte te influencoje, pergjegjesia eshte akoma me e madhe. Strukturat shteterore nese do punonin ne menyre me profesionale nuk do gjendeshim ne kete krize te paprecedente vlerash.

Nje shembull tipik i rrumpalles qe eshte ngritur ne "institucion" me vete brenda strukturave shteterore eshte debati me i fundit i KKRT dhe Top-channel. Reagimet skandaloze te shefes se institucionit, deklaratat krejt te papergjegjshme si dhe disa nisma skandaloze...jane shume te renda per nje institucion qe presupozohet qe monitoron dhe ne nje fare menyre percakton etiken ne mediat elektronike.

Sepse arti, kultura nuk vene gje ne tavoline. Kur e ke barkun bosh, sikur nuk vuan dhe aq shume per te pare televizor (psh).

si investohet afatgjatesisht ne histori? cfare nenkupton me investim afatgjate ne histori?

a mendon se nje shoqeri e uritur do te ndergjegjesohej per antivlerat parimore, sidomos kur behet fjale per projekte afatGJATA? 

sa me shume ta mbash te skamur nje popull, aq me shume te del duarsh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).