Ndeshja e sotme midis Tiranes dhe Skenderbeut luhet pikerisht ne 100 vjetorin e mbytjes se anijes se famshme

Ndeshja KF Skenderbeu‐KF Tirana me 14 prill, 2012 do te zhvillohet ekzaktesisht ne diten e 100 vjetorit te permbytjes se Titanikut si edhe ekzaktesisht ne diten e 101 vjetorit te fitores nga Tirana te trofeut te pare te futbollit ne Shqiperi! Kjo mu duk shume simbolike dhe intriguese dhe prandaj thashe te hedh disa mendime.

Katastrofa e Titanikut qe i atribuohet arrogancës së njeriut dhe besimit te tepruar për të treguar zotërim total mbi universin, duke injoruar rrezikun e icebergeve, ngjan shume, ne me shume drejtime se mund te na shkoje mendja, me katastrofen qe e pret Skenderbeun prej arrogances se drejtuesve dhe te ekipit, besimit te tepruar, arrogant deri ne fyes, duke deklaruar se ekipi i tyre është më i miri, me i organizuari, me i paguari, me trajnerin me te mire, me lojtaret me te mire, me infrastrukturen me te mire, se Skenderbeu do ti fitojë te dy trofete, ne menyre te pa diskutueshme dhe duke quajtur, ne menyre qesharakisht arrogante,

Kastriotin e vendit te 5te si me te mirin pas Skenderbeut ndoshta e mbajne me hater meqe ekipet kane te njejtin emer, duke injoruar totalisht si Tiranen, Teuten dhe Flamurtarin, qe jo vetem jane perpara Kastriotit ne vendet 2‐4 por dy te parat jane te vetmet ekipe qe Skenderbeu nuk i ka mundur dot dhe me te cilat ka një bilanc negativ kete sezon, ndersa e treta i ka dhene humbjen me te thelle e me te turpshme te sezonit, nderkohe qe ka me te edhe nje ndeshje tjeter ferri ne transferte. Nje arrogance dhe besim qorr i tille shkaktoi një katastrofe për Titanikun ne të njejtën mënyrë që do të shkaktojë një katastrofë titanike për Skenderbeun ekzaktesisht ne diten e 100 vjetorit te se pares! Nderkaq, Tirana mund te krahasohet me nje Iceberg qe eshte i bardhe si pastërtia e karakterit të Tiranes dhe i thellë si historia e saj.

Tirana eshte me e thelle sec duket, eshte me shume se sa nje sportklub pasi eshte ekipi dhe sportklubi qe perfaqeson me shume se kushdo vendin jashte duke qene nje nga ambasadoret me te mire te vendit, me rezultatet me te mira nderkombetare se cdo skuader shqiptare dhe jo vetem ne futboll. Me shume se nje klub do te thote se identiteti i Tiranes eshte kompleks dhe i thelle; Tirana eshte nje klub qe luan jo vetem ne fushen e sportit, por luan cdo dite edhe sipas ritmit te shqetesimeve dhe gezimeve te njerezve, duke filluar qe ne vitet ‘20‐’30 ku i solli gjalleri dhe shprese kryeqytetit, ne vitet ’44‐‘90 duke qene simbol i antikomunizmit ne ndeshjet e se ciles njerezit mund te shpreheshin lirshem kunder regjimit dhe ne vitet mbas ‘90 duke u bere jo vetem ekipi absolutisht me i arritur por edhe perfaqesuesi me i sukseshem nderkombetarisht i Shqiperise. Gjithashtu, per arsye te ndryshme historike, Tirana ka qene me shume se nje klub per shume njerez jo vetem ne Tirane apo me origjine tiranase pasi ajo eshte pare si nje simbol kunder diktatures, si nje mbrojtese e lirise, e se drejtes, dhe ndershmerise, si ne diktature ashtu edhe ne ditet e sotme. Në Teorinë e Icebergut të Hemingway‐it, Hemingway besonte se kuptimi i vërtetë i një shkrimi nuk duhet të jetë i dukshem nga tregimi sipërfaqësor pasi thelbi i shkrimit qëndron nën sipërfaqe. Po ashtu, thuhet se dinjiteti i lëvizjes së një icebergu vjen nga fakti se vetem një e nenta e tij qendron mbi ujë.

Edhe kuptimi i vërtetë i Tiranës, ne menyre shume simbolikisht te ngjashme, nuk është i dukshem plotesisht ne siperfaqe. Thelbi i Tiranës shtrihet thelle nën sipërfaqe, gjendet në thellësinë e 27 Kampionateve dhe 14 Kupave te saj dhe te sa e sa trofeve te tjera dhe fitoreve nderkombetare, në dinjitetin e asaj cka ajo perfaqeson, te asaj qe eshte me shume se sa nje klub; në të njejtën mënyrë, respekti ndaj Tiranës, dinjiteti dhe forca e saj nuk gjendet as ne fitoren e nje ndeshjeje te forte apo qofte edhe te nje kampionati por vjen nga karakteri i saj i forte historik, vjen nga rendesa e asaj qe simbolikisht quhet ‘fanella e Tirones’ dhe qe nuk perfaqeson vetem nje ekip te nje viti apo, madje, as te nje brezi, por qe mbeshtetet mbi supet e brezave te 92 apo 101 viteve, sipas dokumentave te fundit, qe mbeshtetet ne karakterin luftarak te ekipit dhe tifozerise si ne fushe ashtu edhe kundrejt regjimit komunist, ne te qenurit simbol i lirise dhe ndershmerise, gjera të cilat nuk mund te jene sipërfaqësore, qe nuk mundet as të blihen apo , qofte, as edhe te fitohen me nje ndeshje dhe ne nje dite apo me nje kampionat dhe ne nje vit te vetem.

Sigmund Frojdi thoshte se “mendja eshte si nje iceberg, ajo pluskon me vetem nje te nenten e thelbit te saj mbi uje”. Edhe Tirana, si nje iceberg apo mendje e zgjuar, ecen si nje ‘zonje e rande’ duke mbartur me vete historine e saj jo lehtesisht te kuptueshme ne siperfaqe. Gjeja e pare qe dikush duhet te kete eshte subtanca, permbatja dhe thellesia e vertete. Por thellesia duhet te fshihet ne siperfaqe, pasi me subtancen e vertete vjen edhe modestia. Njerezit pelqejne menyren se si gjerat duken pertej siperfaqes. Tirana eshte ekzaktesisht kuintesenca dhe misherimi i kesaj te fundit duke qene ne antagonizem ekstrem me trukimin e historise, me marketingun reklamimin bosh dhe shtremberues te permbatjes apo substances, me konsumizmin e asaj qe quhet ‘loja me e bukur’ ku drejtues ekipesh jane gati te blejne apo tregtojne nje ndeshje, nje pozicion, nje trofe apo nje imazh fals qe nuk i sherben asnjë qëllimi të vërtetë substancial. Ujqerit e debores behen shume te paperfillshem, kthehen ne me pak se lepuj debore perballe malit te akullit. Si per ti bere edhe me te frikshme ngjashmerite, ngjyrat e Titanikut ishin e bardha ylli i bardhedhe e kuqja vije e gjere e kuqe ekzaktesisht sic edhe jane ngjyrat dhe vizat ne bluzen e Skenderbeut. Nderkohe, ngjyrat e icebergeve jane te bardha ose blu, ekzaktesisht sic jane edhe ngjyrat e Tiranes. E bardha eshte ngjyra e icebergeve te rinj dhe bluja e atyre te vjeter ose me dendesi te larte. Keto jane jo vetem ngjyrat e Tiranes por, simbolikisht, mund te quhet se perfaqesojne edhe dy brezat e ndryshem ne moshe qe nderthuren ne Tiranen e sotme, apo qe e bardha simbolizon rinine e ekipit, nje nga me te rejat ne historine e Tiranes, dhe bluja simbolizon historine 92/101 vjecare te skuadres me te sukseshme dhe pjesemarreses se vetme ne te gjitha edicionet e superliges dhe kupes se Shqiperise!

Ne nje aspekt te fundit, Leon Trotsky thoshte se “thellesia dhe forca e karakterit njerezor percaktohen nga rezervat e tij morale” – Kjo eshte perseri cka karakterizon Tiranen. Ne kete beteje te arrogances, besimit te shfrenuar, fyes dhe mosperfilles dhe te trukimit te historise me thellesine dhe gravitetin e historise se vertete, me reservat morale dhe karakterin, ashtu si ne betejen e Titanikut me Icebergun, Tirona do t’ja mbyte katastrofikisht gjemite Skenderbeut duke i dhene nje mesim te mire, ekzaktesisht ne diten e 100 vjetorit te mbytjes se Titanikut nga Icebergu si edhe ekzaktesisht ne diten e 101 vjetorit te fitores nga Tirana te trofeut te pare te futbollit ne vend, kjo e fundit si per ti kujtuar se kush e zoteron historine e suksesit ‐ nje goditje shumeplaneshe kjo dhe ne nje date me simbolike se kaq nuk mund te gjehej! Per me teper, edhe me simbolikisht, mbytja e arrogances, cektesise dhe mashtrimit behet ekzaktesisht ne vigjilje te 103 vjetorit te lindjes se pararendesit te klubit Skenderbeu te ndershem te kohes se Hil Mosit.

Me 15 prill, 2012, ne kete 103 vjetor lindjeje te progenitorit dhe ne diten e Pashkeve Ortodokse, simbol i rilindjes se nje shprese te re nga vdekja dhe te ecjes ne nje rruge te re, sic do ti duhet te beje edhe Skenderbeu mbas asaj katastrofe qe do te perjetoje me 14 prill, le te rilinde respekti, ndershmeria, shpresa dhe drejtesia e kesaj skuadre dhe ndaj kesaj skuadre, le te rilinde nga ky deshtim nje menyre e re e te menduarit dhe e te berit te puneve tek Skenderbeu qe padrejtesisht u uzurpua keto 3 vitet e fundit nderkohe qe duhet te ishte ne plejaden e skuadrave me te nderuara e me ‘zoja te randa’ te kombit ne krah te Tiranes dhe Vllaznise, ashtu si dikur! Me kaq shume simbole dhe data qe konvergjojne ekzaktesisht ne kete dite, ashtu sic Tirana mundi dhe i mori kryesimin Teutes ne 92 vjetorin e berjes se Tiranes kryeqytet prej Durresit, Tirana eshte e destinuar t’ja mbyse gjemite Skenderbeut.

 Kjo ndeshje ne kete date eshte nje ‘destino’ dhe ky vit eshte viti i Tiranes! Me boren qe sapo ka rene edhe ne mes pranvere ne Korce, si rralle ndonjehere, me shiun qe gati eshte i siguruar qe do te bjere e do te sjelle furtune ate dite, me tifozerite e zjarrta qe po ‘skermisin’ dhembet ne bordet online e media me jave perpara ndeshjes dhe me simbolizmat qe kaq shume konvergjojne ne kete dite, inskenimi i permbytjes 100 vjet me pare te Titanikut mosperfilles e me nje arrogance rinore nga Ajsbergu modest ne dukje por i thelle, i fisem dhe hijerende eshte i garantuar!

DZ
http://en.wikipedia.org/wiki/White_Star_...
http://www.peshkupauje.com/2012/02/tirana‐trofeun‐e‐pare‐ne‐futboll
http://kf‐skenderbeu.webs.com/historiku.htm http://en.wikipedia.org/wiki/Blue_iceberg

98 Komente

epo kur u be  dhe ''Skenderbeu'' ekip elitar ne futbollin shqiptar, mos mbete ekip ne dynja pa u bere, do thoshte Vani.smiley

"Ne" tironcat jena tu prit me shpall Kamzën Kampion, tina merresh me Skënderbeun. smiley

 

po si mos te merrem.. gjithmone ekip medioker ka qene.. dmth, smbaj mend qe Korca  te kete nxjerre nje futbollist  cilesor...  a, po.  futbollisti  me i famshem dhe me cilesor ne historine e tyre ka qene dhe mbetet: Jani Kaçi!  po edhe ky ishte ..., portjer.smiley

Jan te mire per te kapur topat nga mbrapa portes korcaret belul smiley

Mos harro edhe Xhambazin e famshem..... po nejse, Bledi i ka thururr nje ditirambe te madhe kesaj ndeshje e me krahasime mbase te pavenda, ndoshta per ta bere te lexueshem artikullin. Po gjeja eshte e thjeshte fare...po fare ama.... Ndeshja do te behet e bukur nese pas kuintave nuk eshte bere pazar..... ja kaq e thjeshte eshte..... Rasti Rudi Vata, eshte vvertete maja e ajsbergut te sportit tone... e sidomos i futbollit tone... E ne nuk kemi forca qe te dalim mbi uje, por do te vazhdojme te plluskojme ca mbbi uje e me shhume nen uje.... ne pritje te nje futbolli te bukur..... Ne te gjithe boten ka trukime, po ne edhe ne keto pisllleqe nuk jemi te zotet te bejme finte, e te bejme pak art.... po vemmi e kapim topin vete me dore per penallti, apo e fusimm topin vete ne rrjete.......

Beluli u'a ka inatin. na e rrembyn fitoren me dredhi mesuese smiley

ti themi mesueses.... -ohuu, mendjen te mesuesja e ke ti..smiley  
 

ca the ore... ,ke lene mesimin e mandolines??!!   iik ore bjeri mnadolines..smiley

Në domino ta bëjmë hallall, po në futboll nuk të falim zoti Lam. smiley

Skenderbeu nuk me skuadra e Korces njehere, eshte skuadra e PD-isteve te Korces. Korca ka mbetur pa skuader, dhe nuk ju ve faj, me ate skuader qe kishin , aha...me mire pa skuadersmiley

Sinqerisht o Blendo, sorry dmth, po really? 

teori ajsbergësh, Hemiguej, Trocki, Frojdi, pashkët, Hil Mosi!!!! Titaniku! të gjitha këto për një ndeshje futbolli në një nga kampionatet më të korruptuar të Evropës.

p.s kush është ky DZ? Mos është nga këta studentët gazetarë? Në qoftë kshu, e marrim më me të butë. 

 

 

Blendo, qe je tifoz i Tirones e morem vesh smiley

Vec ka nje pasaktesi te "vockel" ne shkrim kur thuhet: ekipi me i sukseshem nderkombetarisht i Shqiperise. Ndoshta me e sakta eshte qe ka zhvilluar me shume ndeshje nderkombetare se ekipet e tjera. Me i sukseshmi nderkombetarisht per mua mbetet Flamurtari qe u eliminua ne Turin e 3-te te Kupes UEFA nga Barcelona, pasi me pare kishte eliminuar Partizanin e Beogradit dhe nje ekip te Gjermanise Lindore.

E ne ate kohe nuk kishte ture paraeliminatore, dhe shorti mund te te vinte perballe ekipeve te medha qe ne turin e pare.

Nuk eshte shkrimi im mesdhetari. Vetem e kam postuar.

Bledo, nese e paske fillu eksperimentin me ata studenten, nuk e ke fillu mire..... Shkrim pa nje lidhje organike...... krahasimet çalojne dhe shkruesi, nuk merr vesh fare nga futbolli..... kaq per fillim.....

''Me i sukseshmi nderkombetarisht per mua mbetet Flamurtari qe u eliminua ne Turin e 3-te te Kupes UEFA nga Barcelona, pasi me pare kishte eliminuar Partizanin e Beogradit dhe nje ekip te Gjermanise Lindore.

korrekt!!   ekipi i i Gjermanise lindore quhej: Vismut AUE.

pak histori.smiley

turi i pare: Flamurtari-Partizani  Beograd 2-0
ne Beograd  Partizan.B  -Flamurtari       2-1  

turi i dyte: Vismut AUE-Flamurtari 0-0
ne Vlore   Flamuratri-Vismut AUE 1-0
 

turi i trete: Flamurtari-Barcelona 1-1
ne Barcelone Barcelona-Flamurtari 0-0.   kualifikohet barcelona fale golit te shenuar ne Vlore.. ne minuten e 89....

Vasil Ruci ..me duket se ishte edhe i vellai,Petro.Mandej me Partizanin a e mbani mend golin me duket se ishte Sokol Kushta

deshe me thone qe Vasili e kishte Petron djalin e babes? Me duket se jo, me Petron ishin djem axhash. 

Gungaç,kohe me lageshtire,te dhemb gunga shume...si m...pas kepuce m'je ba...e kaq e forte eshte kjo ndjesi sa hoqa kepucet e i hodha ne oborr se me ngjanin se vinin era...Mu hiq idiot

Vasili e Petro (ndjese paste) vetem mbiemrin kishin te perbashket.

Vasil Ruci nje nga sulmuesit me te mire ne historine e futbollit shqiptar.

Petro Ruci nje nga mbrojtesit e krahut me te mire po ashtu.

Perplasje Titanike kane qene ndeshjet e Flamurtarit, Vllaznise me ekipet e Kryeqytetit dhe ato midis vete ekipeve te Kryeqytetit.

Ekipet e tjera te rretheve ishin si dekor, ku here njeri e here tjetri futeshin ne grupin e peseshes se mesiperme.

jo Zana, nuk ishin vellezer keta te dy.. as djem xhaxhallaresh.. ishin thjesht kushurinj te larget

po, ne Beograd golin e beri Sokol Kushta

populli do te kendonte..:

Sokol Kushta nga Dukati,
beri gol Beogradid..smiley

 

http://youtu.be/R3zfk5BdDvg

 

Per kte gol, jena ba nja 35-50 veta, duke marrshu dhe brohorit, ne rruget e qytetit.Futbolli te shkakton nje lloj lumturie qe se pershkrune dot me fjale.Policia na e toleroi  shfaqjen tone te huaj.E njejta ndjenje ka qene ne tr kur fitum me Greket.Ishim gati te perqafonim njani tjetrin,pa kurrfare njoftesie.

pjeter, ketu ke nje kronike me te zgjeruar dhe cilesisht me e paster e ndeshjes..smiley  falenderoj nje  shokun tone ketu qe ma dergoi..smiley

kete ndeshje, si te gjitha ndeshjet e flamurtarit aso kohe, e kam te regjistruar mire ne mendje une.. kemi qene nja 20 veta ne shtepine time.. kur ka bere golin Sokoli, eshte dridhur gjithe pallati.. sikur ra termet..">

ehh, ca momentesh na u kujtuan tani... lere pastaj çfare feste eshte bere  Vlore pas ndeshjes... 2 dite e 2 nete ... edhe te nesermen kur erdhen futbollistet ne darke nga Beogradi..">  behet fjale per dhjetera mijera njerez qe vershonin nga rruget e qytetit drejt sheshit te flamurit dhe ''kapeles''   policia..., as e pame, e as na pa..smiley

falemnerit! smiley

Partizan-Fljamurtari Albanija 2-1Grobari jedan je Fadilj Vokri   aaa ?

Kjo pikpyetja mos ngren naj dyshim per Vokrrin? U munova me e gugllu,po s'doli gja!

 

ndofta..  Vokri , pas golit te dyte, humbet nje rast te paster.. pothuajse.. nga 6,7 metra larg . (shiko aty nga min 8)  .. megjithate  , nuk kane pse ankohen.. Vokri mori penalltine, e cila nuk ishte duhet thene pasi Cipi i hoqi topin ne menyre korrekte  me majen e kembes.. por Vokri beri nje rrezim spektakolar , nga ato qe dine te bejne vetem sulmuesit e races..smiley.. dhe gjithashtu shenoi golin e dyte.. keshtu qe smund te aludosh qe Vokri luajti djallezisht (ne disfafor te serbeve) per mendimin tim...

 

ok pjeter, update .smiley  ''grobari'' kane qene huliganet e partizanit . dmth, ''varrmihesit'' ne serbisht. Kurse ajo aaa,  eshte thjesht thirrje qe njiheshin kta.. Sa per Vokrrin, aty ne komente ka vecse fjale te mira, futbollist 1sh, futbollisti me i mire etj..smiley

smiley

 

Hej..me Aue...humbèn ndeshjen e parè 1-0..fituam tè dytèn nè vlorè 2-0,me gol tè Rrapos e Vasilit!

Cdo gje ne kategorine e vet. Jo, s'ka lidhje me studentet.

Plako, 

Qe qeke tifoz i smune kete e mora vesht. Nuk te lexova te gjithin, por mjaftueshem sa ti veje nja 100  Euro bast per fitoren e "ujqerve te debores". Ah harova me te thone se sot para 25 vjeteve une kam dhone puthjen e pare nje femne!! 

Dembo, Vaso, Pilika, XHambazi etj jane korcare qe luanin me kombetaren ne ate kohe kur Blendka shtypte hunden ne xhamin e berberhanes

Ekipi me i sukseshem ne Historine e Futbollit Shqiptar eshte Partizani i klasifikuar i DYTI ( me HILE nuk i dhane titullin por ua dhane Ruseve ) ne Kampionatin e Ushtrive Mike , "Honvedi " si majat e futbollit Europian . Te mos harrojme se ne ekipin CEK luante kampioni Europian Mossopust ...etj etj !etj   dhe .......e pallum !

Pas Partizanit eshte konstatim shume i sakte vjen Flamurtari me futbolliste BIO Vlonjate .Tirana ka dy arshivime Kulmore te lakmushme jo vetem per Futbollin shqiptar me Ajax dhe Anderleht ...e pastaj vjen e kush nuk vjen me Tut Leshten smiley Ka nje finale te Famshme me Per kupe Republike ? me Elbasonin smiley

Se mos pyt Zana ..C'ne Republike ne ate KOHE smiley

 

oidriso,

Flamurtari i atyre viteve nuk i vjen me Shqiperise nuk mund te krahasohet me asnje ekip Shqiptare asnjehere. Thjesht ai mbetet ekipi legjend, majat e se ciles nuk do ti arrije kurre asnje ekip tjeter shqiptare kurre. Fat i keqe i tyre ishte se i ra 2 here rrjesht Barcelona dhe humben 2 mundesi te arta ku mund te shkonte deri ne finale apo edhe ta fitonte. Fat i keqe tjeter ishte se xhelozia e ekipeve te Tiranes ishte therese dhe ekip nuk u perkrah kurre. Mbaj mend Kushten qe para stervitjes me Barcelonen, ishte me biciklete dhe me nje dore timonin e me nje dore tjeter buke me vaj e ullinj... Por kishin nje guxim te tmerrshem, asnje kompleks dhe nuk treguan kurre inferioritet.

 

Shiko videon me poshte se si i priten ne Beograd, cfare tensioni ka qene ne fushe. Mos harrojme se ishte viti 1987 ku huliganizmi ishte ne kulmin e tij dhe nga fusha dilje me barrela... Edhe nuk me harrohet kurre sesa rende e filluan ndeshjen Serbet per te friksuar vlonjatet, por pa kaluar mire minutin i ngriti Zijai 2 metra ne ajer.. I ka lene me hije Flamurtari edhe sot e kesaj dite, vete para disa muajve e permendi edhe ministri i jashtem Serb e sotem Flamurtarin e madh.

 

http://www.youtube.com/watch?v=eUrc9TkmP...

U permen mo siper barazimi i Tirones me Ajaxin, i cili ate vit doli kampion i Europes. Barcelona atyne viteve dilte ne ven te 6te ne kampionat.

Liqeno ishte SPORT i perkrahur nga TIFOZE . Nuk ishte Politke . Kot e ke jo vetem TI qe je dashamires i Sportit po ne teresi te gjithe LOPET e Grazhdit te inconformisteve qe tentun ne nje tjeter prurje te merreshin me " sport politik  mer Jahu" .Sot paskan leshu klet adoleshenten me Krist ! Per te Madh Gjirokastra kishte ke kishte dhe Mallakstra po ashtu smiley Po dhe Flamurtari e di ti mo ke kishte .Po dhe Shkodra nuk qe me poshte smiley

Shif me sinqeritet .Asnje Klub nuk mund te matej me tre Klubet e kryeqytetit . Jane shashka . Edhe kavaja e ka rraf Partizan , Dinamo , Tiran etj biles ca kohe beri buje edhe Patosi dhe Shijaku  

....... Ja nje episod REAL ( jo per kristullen smiley

Kur ndertohej Komani a Fierza M.Shehu po vinte detyra me '"afat " kur nga rradhet e salles u ngrejt njoni

Mos e mani Bizin ne Tirane. Na i bini ketu  dhe Detyrat i ke para afatit .

Mehmeti as ne kok te vet nuk dite gjo smiley i ktheu pergjigje tak fak : 

Jo jo,  per Bizin duhen pyet Organet perkatese se duhet te jete i vlefshem atje ku eshte .

Kur o bo pushimi pyti dike "kush o ky Bizi per shkodranet " ? Kur mori vesh se cfare ishte , sa filloi mbledhja nuk prit por ja dha vllai : 

A i mani llafet sikur ta bi Bizin neser ...

Salla ku shquhej Zana me zerin e Larte filloi " Parti Enver jemi gati kurdoher "Brenda javes Bizi erdhi prap me Vllaznine e Shkodres smiley

Ne ate ndeshje di gjo perse bertisnin ...... Eho

Po clidhje ka shrimi me ndeshjen e Tiranes dhe Skerderbeut? Titaniku ka ik per lesh para 100 vitesh, dhe njerezit akoma bejne pasuri prej tij, si ser bt me 1339en. Pasageret e klasit te pare i kane shpetuar, te klasit te trete u mbyten.

me jep nje lineker me ngjyra te jap 5 bubeqe bardh e zi?smiley

shqipe, se na kujtove Bubeqin..  qe thua ti, Bubeqi ka qene djale i shkelqyer.. nga te pakte futbollista aso kohe qe edhe benin sport ne nivel te larte (2 stervitje ne dite etj) , por edhe vazhdonte akdemine ne shkollen e marines...  per marine tregetare.

mirepo per fat te keq, diku aty pas viteve 90, pasi ishte shkeputur edhe nga futbolli, kaloi nje krize.. ne fillim u be hoxhe.smiley  pastaj sikur degradoi psiqikisht..  nejse  perfundimisht  ka rene ne burg (nuk e di nese eshte akoma) .   para nja 2 vjetesh vrau nje djale me thike.. ky ishte nje gjiton i tij, qe kishte disa vite qe e shante dhe e tallte thuajse perdite.. Bubeqi nuk duroi me dhe.....  histori e trishte... gjynah!

kete te vrasjes me duket se e kam degjuar.nuk eshte se ishte me i miri i flamurtarit ,po ka qene korrekt.sidoqofte ylli ishte ''kushta'' dhe kacurrelsi  ferko.

aaa, mos e thuaj ate.. loja e Bubeqit nuk binte ne sy, pasi kryesisht ky (bashke me Ferkon dhe Zijain)  bente te ashtuquajturen ''lojen pa top''....  (prandaj futbolli i Flamurtarit ishte modern dhe ndryshe nga te tjeret)  ....  qe dmth: ky gjate sulmit ishte vazhdimisht ne levizje...   duke corjentuar mbrojtesat  e ne kete menyre  krijonte hapesira te lira per V.Rucin apo Kushten me pas.. edhe  kur kundershtari kishte topin Bubeqi kthehej dhe mbronte..  levizja e vazhdueshme kerkon pergatitje shume te larte fizike..  nejse, kete loje e kuptjome ne qe e shohim fotbollin ne nje kendveshtrim tjeter..smiley

 

 

 

mu te 15 katshi

kola,minga(rahmet paste) baci

sec po bisedonin

,,,,,,,,,,,,,,,,

andreasmiley

OOOOOOOO Blendke te fala nga Xhafaj

gol..

Na edhe nje tjeter nga Allmuca, u shkri aisbergu

 

Po pse lodheni kot mer daj, eshte ndare pazari....qysh para neshjes....

 

Dhelpra kur nuk arriti rrushte tha qe jane te tharte.

Skenderbeu eshte klubi me i vjeter ne Shqiperi i krijuar qe ne 1908.Kur ne Korce dhe ne Shkoder luhej futboll ne Vlore apo nga keni ardhur juve rrezik nuk dinin fjalen futboll.

Para Lufte Skenderbeu ishte nje nga ekipet me te mire bile dhe doli kampion apo ka marre Kupen e Shqiperise.

I ka dhene Shqiperise dhe kombetares shqiptare lojtare klasi qe nga portieret qe ishin te gjithe nga Skenderbeu dhe deri ne mbrojtes apo sulmues klasi si Todo Vaso apo Milutin Kercic.

Natyrisht qe Korces i kane rene ne qafe gjithmone jo vetem ne futboll por ne te gjitha drejtimet.(ishte i vetmi qytet kryesor qe nuk u lidh me hekurudhe).Kur ka qene Skenderbeu mire i kane rene ne qafe dhe besoj se ju kujtohet se i kane hequr 2 apo 3 kampionate nga dora.

Njesoj si Vllaznise qe bene ceshte e mundur te mos dilte kampion,dhe ndersa Skenderbeu mundi Partizanin ne Korce Vllaznia siguroi titullin e pare te saj.U be nami se titulli doli nga Tirana dhe shkoi tek nje ekip i kohes se Zogut,se keshtu konsideroheshin klubet me histori si Vllaznia dhe Skenderbeu.

Plus kur ishte rradha per te rene nga kategoria ndersa kur ishte per te rene Labinoti ndryshoheshin rregullat vetem qe ta mbanin ne te paren,per Skenderbeun ndryshoheshin qe ta nxirrnin.

Tani per here te pare pas kaq vitesh per Skenderbeun po investohet seriozisht qe nga rregullimi i stadiumit e deri ne blerjen e lojtareve.

Kjo natyrisht qe nuk do ti pelqeje asnjehere atyre ,baballaret e te cileve,qe e kane luftuar me mish e me shpirt kete klub me histori.

Vazhdoni lehni,se lehni mire.

Doni apo nuk doni juve ne do te jemi protagoniste te kampionatit.

car thua o merhum , car thua??  ka marre kupen para luftes thote .... jo po ne kohen e pellazgeve te lashte..smiley

me pelqen qe,kur eshte fjala per Korcen,  ti per cdo gje e lidh me Shkodren.. ndersa shkondranet spara bejne te kunderten.smiley

kur flet per investime: ti e kupton cdo te thote te investosh ne futboll?  dmth, sa ka investuar ne ekipet zinxhir Skenderbeu..  sa lojtare (talente) kane dale nga keto ekipe e luajne ne 11-shin e pare te Skenderbeut sot??

 

se keto leket e ketij pasunarit,  presidentit dmth, sot jane e neser sjane.. varet si ti ece biznesi atij..smiley. po edhe Bodja nuk do jete minister i perjetshem.smiley

Ka ndonje gje te paligjshme ketu?

Dmth ka ndonje gje te palishme te blesh lojtare kur ke mundesi?

Skenderbeu ka ekipe zinxhir,cfare flet kot?

obobo ,ti skuptoke .   po lodhem kot une me ty . 

nuk thashe se po ben dicka te jashtligjshme.. por thashe se nuk mund ta quash investim.. dhe ta spjegova pse.. keto rezultate jane sot per sot . ose deri sa ti mbarojne parate atij  el presidentes tuaj.. sic ka ndodhur me kavajen apo Elbasanin dikur..

tani ,me thuaj pra nja 2 emra talentesh qe vijne nga ekipet zinxhir.. pra jane korcare?  ose me mire te them: Skenderbeu eshte ekipi kampion ne fuqi i Shqiperise.. sa lojtare nga ky ekip luajne me kombetaren e Shqiperise.. gjera te thjeshta.. se te perberat si kupton ti..

Po c'na duhet ne sot per neser mo? Ti s'ke marre vesh nga Ravi qe "this is it"...s'ka me per me vone. Shekuj me pas, kur te rremojne njerezit e rinj neper germadha, do mesojne se ne 2012 "Skenderbeu" ishte kampion - kaq, kjo ka rendesi, te tjerat pastaj.... smiley

Nejse, ky DZ-ja metoden parashikuese e kishte te mire, por i kishin shpetuar ca fakte historike, prandaj nuk i doli parashkimi. Po ne daten 14 prill  Napoloni mundi Austrine ne nje beteje ne Bavari more. Dihen lidhjet e vjetra te Korces me francezet, pra shenjat aty ishin, benin muuuuuu si thone, c'priste tjeter vec fitores se "Skenderbeut" ky? smiley

skeni ndonje burre ju aty qe te merrem vesh une per keto punet e futbollit.... tertelicke.smiley

smiley

Eh jo, burrat tane leftojne me pene, jo me pushke. Pse kot e kane nxjerre ate llafin vetem per grate e Korces? smiley Pastaj, ju leberit sulmoni ne grup, ne forme pyke. Nje korcar qe ishte ketu, u be ca kohe ka ikur ne drejtim te panjohur. Eshte edhe Kristi me poshte, perpiqet me ate te tijen, po te lini yve oooooo smiley

p.s. U ngushellova kur mora vesh se arbitri i ndeshjes se sotme, nuk ka moter. Aaaaaa, s'keni c'beni hic, perbrenda le t'u haje. smiley

po prag shtepie ,kishte ky arbitri?smiley  pse, ca  kujtove ti ,  se meqe ska moter  do shpetoi ai, e..smiley

nejse, ne skemi pune me ndeshjen e sotme.. Skenderbeu luajti kunder Tiranes, jo Flamurtarit.smiley

Po ti fol a derbardhe se U rropem,na jep direktiva me te qarta here tjetersmiley

.smiley

po jooo , ne per llogarine tone jemi ne rregull..  i sistemuam mire keta korcaret. 3 pulla hengren ne Vlore para nja 2 javesh..smiley  kapitulluan pa kushte atje.smiley

Mishi tretet, kocka mbetet...tha, hajt pa do na shohesh, do te piqemi ne ndeshje te tjera. smiley

2-0  per Skenderbeun!

Skenderbeu fitoi me merite.
Hajde lihni tani sic e keni zakon, se mundi Tiranen.

Skënderbeu mposht Tiranën, kreu bardhekuq   Tituj të ngjashëm
• Sadiku shënon dhe merr spektrin e golit• Teuta fiton, Dinamos i mohohet një penallti• Flamurtari, fitore europe• Laçi pa mëshirë ndaj Pogradecit -->

Skënderbeu ka fituar pastër 2-0 supersfidën e kësaj jave në Superligë ndaj Tiranës.

Në një atmosferë elektrizuese nga të dyja tifozeritë, skuadrat zbritën në fushë me formacionet më të mira.

Minutat e parë nisën më mirë për vendasit e Skënderbeut, të cilët tentuan disa herë ti afrohen portës së Ilion Likës. Në një nga këto raste ishte mbrojtësi Sina që do të largonte topin nga vija fatale.

Pas kësaj, kotrollin e lojës e mori Tirana, e cila iu afrua golit disa herë me Duron e sidomos një shtyllë nga distanca të Julian Ahmatajt.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë të lojës Skënderbeu zbriti në fushë më i mobilizuar dhe në minutën e 50 pas një kombinimi Plaku, Muzaka dhe Xhafaj, ky i fundit do të shënonte golin e avantazhit dhe do të çonte tifozerinë vendase në delir.

Tirana u përpoq të reagonte, por sulmuesit bardheblu hasën në një mur të fortë të mbrojtjes korçare dhe portierit Shehi.

Skënderbeu, me avantazhin e siguruar, kujdesej më tepër për mbrojtjen dhe kundërsulmonte. Në një nga këto raste Plaku do të merrte një top të mirë nga Xhafaj, do të krosonte dhe Allmuça me kokë do të dyfishonte rezultatin.

Pas golit korçarët ulën tonin dhe u kujdesën kryesisht të administronin rezultatin. Tiranasit pavarësisht zëvendësimeve nuk arritën të preknin rrjetën e portierit Shehi.

Ndeshja u mbyll 2-0 me fitoren e vendasve që tashmë marrin sërish kreun dhe zbresin në vendin e tretë rivalët e Tiranës.
 

Per aq kohe sa nuk fiton gje Partizani, te pakten minjte e bashkise te mos fitojne gje gjithashtu. 

Skenderbeu 47 pike Tirana 43!

Bravo Skenderbeu!
Nuk keni me goje te thoni qe bleu ndeshjen apo e favorizuan arbitrat.

Ik o MOS NA HAP BARKUN...me Skènderbeun e Korçès..!! do tè mbetet nè histori si ekipi qè shkatèroi pèrfundimisht edhe atè pak garè qoftè edhe me cilèsi tè ulèt qè ekzistonte nè kampionatin shqiptar tè futbollit..dhe ka 3 vjet qè e bèn nè mènyrè tè turpshme,prano kèto dhe pastaj gèzohu pèr fitoren e sotme kristi!

Ke te drejte,se po ta lidhesh cdo gje politiken ashtu do te shprehesh.

jo more jo...e lidh me Flamurtarin...informohu njèher çfarè ka ndodhur kèto 3 vjet e pastaj flasim!

Sot Skenderbeu fitoi me merite.

E pe ndeshjen apo po degjon komunikatat e Shpetim Gjikes qe hyn ne fushe dhe detyron arbitrin te anulloje penalltite kunder Vlores?

komunikatat i lexon vetèm ti mè duket...e ke parè kètè ndeshjen e rastit tè gjikès,qè flet me kaq kompetenca?..mè thuaj se tè them unè si ishte rasti...p.s. me meritè fitoi sot,kush tè tha jo?tè thashè prano mashtrimin kèto 3 vjet..pastaj gèzohu me fitoren e sotme...nejse e keni vlorè tè shtunèn tjetèr...ça tè them unè smiley!

Crendesi ka se si ishte rasti?
Une nuk kam pare kryetar bashkie ne bote te hyje ne fushe dhe te kercenoje arbitrin dhe ky i fundit nga frika te anulloje vendimin e marre me pare.

Ekipet e tjera kane humbur kupa bote nga vendime te diskutueshme dhe nuk kane bere gje.

Si ishte rasti ti qe ke pare ndeshjen?

Une nuk e kam pare por them qe sido qe te ishte rasti ajo qe beri Shpetim Gjika ka qene skandaloze.

Kush do te ishte ai arbiter qe do te jepte penallti kunder Vlores pas asaj qe beri Shpetim Gjika.
Edhe sikur te kishte te drejte nuk justifikohet fare.

Ti vazhdo justifikoje,se eshte me partine tende.

Keshtu eshte kur futbolli ngaterrohet me politiken.

Po flasim per sport vella jo per politike.Ke ngaterruar artikullin.

unè pèr futboll po tè shkruaj...tè qenka bèrè fiksim politika,se ngele duke e pèrmendur Gjikèn!!nuk ngatèroj apo barazoj flamurtarin me Gjikèn..kam qenè me flamurtarin edhe kur e kishte Selami,dhe kishte bèrè ekip èndrash atèhere..ky i Gjikès atij ekipit tè Selamit i vjen anash..kjo pèr tè kuptuar ti...info: rasti nè fjalè..ka qenè Flamuratri-Besa,ndeshje delikate,rrezikonim rènien nga kategoria..ka qenè njè rast nè zonè..albitri nuk ka dhènè penallti,por ka vendosur fillimin e lojès nga fundorja,lojè qè ka FILLUAR..pas protestave tè lojtarve tè kavajès,albitri ka ndèruar mendje...mè pas hyri nè fushè gjika(presidenti i ekipit) me shefin e klubit,dhe albitri ka ndèruar pèrsèri mendje..sa pèr dijeni..ndeshja ishte 1-0 pèr flamurtarin,ndeshja u anullua..u pèrsèrit e flamurtari fitoi 3-0! Nuk mè the si shpètuat ju 2 vjet mè parè..si fituat kampionatin vjet..e si po e fitoni kètè vit?me meritè??

Per sot keni te drejte te festoni tamam. Vjet Flamurtari e meritoi tamam. Gjeja me e bukur e atij ekipi ishte qe shumica ishin te ardhur nga ekipet zinxhir. Ne fund te fundit ai brez e nxorri nje lojtar ne Bundeslige, keta te Korces te gjithe aty kane per te ngel. 

Po kete titull e meritoni, kshuqe urime. 

Dmth sipas teje ekipet qe kane blere lojtare nuk meritojne gje.Atehere hiqjani kupat Realit,Interit apo Milanit se i kane fituar me lojtare te huaj!

Jemi ne shekullin e 21 ju akoma llogjikoni me vitin 1950.

Jo mo jo, ja vodhen Flamurtari vjet. 

Ajo pjesa tjeter e ekipeve zinxhir eshte thjesht gjynaf shtese. 

Do e vjell darken qe sapo hengra kam pershtypjen. Korcaret ti bien mandolines se e bejne shume mire, ah po, edhe te jene fuksa siç kane qene ne kohe te Zogut dhe sidomos te Enverit. Futbollin ta harrojne se jane mbuluar me turp per jete te jeteve. Le ti blejne e vjedhin keto kampionatet, se ne legjenden e futbollit shqiptar figurojne te tjera skuadra, e te tjere lojtare. Hajt tung! 

...edhe te jene fuksa siç kane qene ne kohe te Zogut dhe sidomos te Enverit....

Kur dikush i thote keto fjale per vlonjatet,i fshihet menjehere komenti nga admini.

Ky koment vazhdon te rrije mire e bukur.

Skenderbeu,turpi i fjales kampion!

Natyrisht per ju turqit turp do te jete.

Edhe ne histori e mesoni se ka qene tradhetar i Turqise.

Per hİr te edukates sime s'po te them me shume se hajvan.

Si i thone hayvan-it ne shqip?  Qe t (i) a thuash tamam sakllam, e the qe e the smiley

Kafshesmiley

Unë kujtova se e ofendove...

Nuk mund ta mohoj qe fjalori qe me vershoi ne koke qe i larmishem,por Per Hır te Edukates(nga behet Oidrisi smiley) une nuk ofendova njerine...
E mbi te gjitha zgjodha njerinesmiley

Jam i sigurtë që Monda do të ta falë kësaj radhe që nuk u tregove më elokuente. smiley Mend për herë tjetër. smiley 

Apo jo, Monda?

Ne gegerisht ama tingellon me "hajvance" smiley

kafshe = shtaze

Po llaf tjeter kemi,jemi qe jemi?

smiley.  Mos m'shti n'gjynah sonte se ashtu kam nje pune.  Neser pastaj sa te duash frazezoologjie smiley.

Larg Ju lutem duart nga Kristi . Keshtu sic e keni nisur do mbetemi pa IDIOTE fare ne Blog . Le ta fitoje dhe Skenderbeu qe mesa di eshte ekip i nje Qyteti Shqiptar . Korce quhet . Une kenaqem per vete  sepse  jam brezi  qe kemi lene LESHT ne Korce e per Korcen edhe per futboll e sporte te tjera ....  ku  kemi lene gjurme  ... po jo ne nivelin e Kristit . I kemi lene me Inteligjent  . Ky eshte nga ata qe kercen gisht ne gisht dhe ka dale Pelivan ne dijet per Futbollin shqiptar smiley

Ky kujton se Skenderbeu eshte ekip i vitit 1916 te Republikes Franceze te Korces smiley dhe Shqiperia eshte e ndare akoma me Vilajete . Eh thuaj pa Krist mos mbetemi pa Skenderbe Futbolli bejme si bejme !

Dhe keshtu si i fencur nga Korca qe e mbron , dhe mire ben se ka nevoje katuni per nje budall fanatik firifiu , cfare di ti per Sport Klub Skenderbeun e Korces ? Se mos e di klub Futbolli ? Po basketbiolli me KOLECIN si te duket ? Luajne me kocet ? 

Dhe sa per futbollin po te them se te GITHE ata futbolliste qe shkelqyen ne rang Kombetar jane produkt i kryerjes se USHTRISE dhe Produkt i Klubit Partizani . Po ti mos i merr seriozisht , vazhdo rrolin se mbetemi pa debil ketu ne Blog e s'ka kush te qahet " i lecitet o shoke ,  me ofenduan bre burazer ce  i shava Vlloren dhe Partizanin " smiley

E o admina rrofshi , rralle na e sillni po me Lyre !

kjo eshte renditja  e kampionatit shqiptar pas ndeshjeve te sotme..

ndersa Skenderbeu do luaj ne Vlore javen qe vjen.smiley.  Kristi , (u ngjall.smiley), je gezuar kot me duket... une shoh Teuten kampione.smiley

 

 

Duke pare renditjen po me vjen te qaret per Dinamon..... Pas Partizanit, kjo e shkrete Dinamo, e hengri.... 

Tre pike u denu,18 i jane mohu.Dhe ne ket gjenje, do ishim n'mes te tabeles.Ne jemi gjaku blu i futbollit shqiptare.Koperativistet e shijakut kane zaptu futbollin.

Pjeter si tha ai tekk filmii...(tm Beluli)... ka ardhur koha qe tu bejme temena ketyre barkthareve..... e keshtu erdhen kohet..... shkon perpara Shkumbini se ka Dash Sulen, Skenderbeu me Riidvan Boden, apo Ballshi me 6 mije banore.....

Eh,ne voleiboll per femra ne kemi pas i fare tradite.Ato volejbollistet e korces qe permena ma poshte,i maj men se i kam pa t'u luj "live" ne rreshen.Po kshtu vinte dhe Dinamo e Ela Tases me lujt me ne.Silva Turdiun e kam te fiksume me nje pale pantallona kadife te zeze me vija t'holla ,"cowboy".7-8 vjec mund t'kem qene.Kur lunim me Dinamon,une me Rreshenin isha,s'diskutohet,po qe kur Dinamo u zhduk nga voleibolli,nuk kam pa voleiboll ma.E pra Rresheni asht shpall kampin i venit,po as qe me bahet vone.

More po ai ajsbergu tirons ku humbi ? Ehhh ngrohje globale ç'na bere...

Ajo qe i maj men une Korces ka qan ekipi i volejbollit per femra.E madhja Eva Duni,Jorgjeta Qirici, (i'a perlau dinamo,ma shume per te rregullu deficitete qe kishte ne hijeshi si ekip smiley) Prena Ismaili. Ne atletike Pavlina Evro.Startoberdha qe ma shume m'ka ngel n'menje si mbiemer, se si futbollist smiley

Zamira Koleci ne basketboll pe femra gjithashtu..smiley  

por qe nr 1  ne basketboll per femra aso kohe ,ishte Flamurtari me Pjereta Sadushin, Heleni Ruci, Leta Cala.. Muina Kuqi etj . sdo harruar trajneri i famshem Petrit Stefa.
 

gjithashtu Vlora bente ligjin ne not per femra me notare te kompletuara ne te gjitha stilet si  Lida Xhindi dhe Vasilika Bejo.   por edhe ne mundje  e peshngritje kishte ekip shume te forte Flamurtari.

Ne basketboll per femra,ju e keni pas pisk,me motrat Albegaj smiley

e vertet .  Edra dhe Mirza Alibegaj.  basketbolliste te shkelqyera! .smiley  por ne shumicen absulute te rasteve, ne triumfonim.smiley   ndryshimi ishte se te Tirana gjithcka duhej ta benin motrat Alibegaj.., ndersa Flamurtari ishte njecik me i kompletuar.. kishte me shume alternativa ne ekip...

Ushtinte pallati i sportit ne at kohe.Sot kto lloj sportesh mahen n'kame, per te marre rrogen ca veta n'federate.

O Pjeter, po pse na kujton ca kohe te tjera ku sporti ishte i masave dhe per masat... per kohen kishte dhe nivel, e lere ç'thone ca ketu ....se populli merrrej me tifozllek pasi nuk  kkishte tjeter me se merrej.... Po jo mer daj, se sporti ne ate kohe kishte nivel, bile kishte goxha nivel. Mos harroni futbollin, se pari i cili vertete kishte ulje e ngritjet e veta, por ama me eleminimin e Gjermanise ne 1970, mori fame, me rrafjen e belgjikes 2-0 mori nam, e pastaj me kombetaren e Relit, ishte ku e ku me e mire se kombetaret e sotme.... nuk duhet harru Partizani, Tirona, Dinamo, Vllaznia, apo here Skenderbeu, e here Flamurtari, here Shkendia, e here Labinoti e keshtu me rradhe, pa harruar Naftetarin apo edhe Tekstilistin e atehershem..... e keshtu me radhe...dhe ne ate kohe radha per te hyre ne staduim behej qe nga ura tek hotel Dajti, e nga RTV, se rruge tjeter nuk kishte, dhe kishte edhe tre rradhe me police...e megjithate ne hynim prape pa bilete ne stadiom..... eh çna kujtove o Pjeter..... ishallah memecit nuk i vjen goja...se po filloi nuk ndalon dot pastaj...

Aman bre me ate kombetare qe na flet o Ali Dems.Po car lesh niveli kish sporti kur ata te kombetares rrinin pa ngrene qe te kursenin e te merrnin ca placka dhe pastaj hanin nga 3-4 gola cdo ndeshje jashte se skishin fuqi te luanin.Rri aman se me rezultate kemi qene turp i botes.

Po ajo kombetare hante nga 8 gola ore dhe ne Gjermani ajo kombatare ne 1968 hengri 6-0 para se te merrte ate barazimin e famshem qe edhe sot pas 45 vjetesh e kujtojme.

Belgjiken e mundem dhe vetem nje ndeshje kemi luajtur ate sezon,se hengrem dru ne Greqi na mundi Polonia ne Tirane dhe u mbyll muhabeti.

Shiko tabelen e rezultateve dhe do te shohesh qe Shqiperia ka qene skandal ne futboll.Gjithmone e fundit ne grup.

I vetmi ekip qe mund te nderoheshim ne arenen nderkombetare ishte Dinamo e volejbollit te femrave dhe njehere ekipi i Shpresave ne futboll.

Edhe Vlora ne futboll nje here kaloi dy ture dhe kaq ishte dhe historia e skuadrave shqiptare se bashku me 17 nentorin qe kaloi 2 here turin e pare.

Te tjerat eleminoheshin qe turin e pare apo i harruat?

Tè fala Zeqos...smiley!!!

Ku e paska ditur dhe Titaniku qe ndeshja Tirana - Skenderbeu do zhvillohej me 14 Prill te 2012 - es.

Kristi, si doli Flamurtari-Skenderbeu sot mo?smiley
te pata thene,Teuta del kampione kete vit ne Shqiperi.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).