Eshte mbasdite, ora 3. Vapa ka filluar me shpejte se zakonisht, dhe te qenit i djersitur eshte atribut qofte edhe i te marrit fryme.
Mendoj te bej nje dush, per tu freskuar, por me kot, nuk ka asnje pike uji.

I stresuar nga djersa qe me ngjit trupin i kerkoj time meje qe ti marre borxh Dejes (keshtu quhet komshija ime) nja dy bidona uje. Mamaja ngrihet gjithe pertim, dhe une degjoj nga dera e jashtme zerin e Dejes qe betohet per koken e djalit se nuk ka asnje pike uje menjane. Me vjen inat kur mendoj se na i kishte dy bidona uje borxh.

Mamaja hyn brenda me nje veshtrim sikur do te me thote, "E dija qe do vija duar bosh."

Hap televizorin per te hequr mendjen dhe shikoj ministrin e turizmit, qe premton se kete vit Shqiperine do ta vizitojne 2 milion turiste. I marr te mirqena deklaratat e ministrit dhe me vjen plasja kur mendoj se keta do te perdorin ujin tone.

"Ne s'po na del per vete, edhe keta kemi mangut," them plot mllef neper dhembe.

Me tej ne edicionin e lajmeve, ne nje fshat te thelle me emrin Kukur, ndersa perurohet nje shkolle, ministri i arsimit flet perpara ca fytyrave te rregjura nga dielli per reformat ne arsim dhe moshen e internetit. Te gjithe duartrokasin. 

Nje gazetar pyet kryetarin e Koperatives se ca eshte internet?

Ky duket qe sja ka haberin, dhe pergjigjet:

"Shkolle eshte, cfare tjeter."

Edicioni I lajmeve vazhdon me nje proteste jetime te familjareve te atyre qe humben jeten ne Gerdec. Jane shume pak, aq sa me shume se protestues ngjasojne me nje grup te marresh qe ngrene duart lart, e ulerasin ne hava.

"Po protestojne per ujin?" pyet nena qe nuk po I ndjek lajmet. 

"Jo," i them, "jane ata te Gerdecit."

"Aha..." ben ajo plot indiferentizem sapo degjon togfjaleshin "ata te gerdecit," dhe vazhdon punen e saj.

Pastaj, deklarata, takime, zhvillime, perparime, raporte, seanca plenare dhe padyshim djerse. Diarre infromacioni, spikere te bukura, qe nje dreq e di se ku e gjejne ujin qe lahen.

Me pak nervozizem e kaloj situaten e krijuar dhe zbers poshte te pi nje kafe. Ne hyrjen e pallatit shikoj Nandin qe ka ngarkuar bicikleten me dhjetra bidona uji.

"Ku i mbushe?" e pyes une.

Nandi ngre doren ne nje drejtim te pakuptueshem, sa duket sikur do te thote i solla nga hapesira. Eshte aq i lodhur sa nuk ka fuqi te mbushet me fryme e jo me te me pergjigjet.

"Ku ore," i them une.

Ai prap hedh doren ne ajer dhe thote "ja andej, nja tre blloqe me tej."

"Do ma japesh pak bicikleten" i them, "se dua te mbush edhe une uje."

"Shiko se dua te te pyes dicka" me thote Nandi.

"Nuk e di o Nand se kur vjen uji," i pergjigjem une duke hamendesuar pyetjen e tij.

"Po nuk do te te pyesja per ujin, jo, po per nja dy gjera me te rendesishme, se ti çeku merresh me gazetari, dhe mos di gje."

"Pa he" i them une kurioz.

"Kam degjuar qe ky Tani Hoxha i Topit eshte nipi i Enver Hoxhes, dhe prandaj edhe Top Channel eshte bere tek piramida, qe eshte ndertuar per nder te tij."

"Ashtu!" bej une sikur habitem.

Kjo e kenaq nandin i cili vazhdon.

"Prandaj edhe makinen e kishte te kuqe ky."

"Shiko Nando" i them une, qe kam fillu te kulloj si dreq, nga djersa. "Po ta them ty po mos ja thuaj kujt tjeter, se eshte pune koke."

"Per koke te cunit," betohet nandi qe ka bere veshet kater.

"Tani i Topit eshte anetar i shoqerise se masoneve dhe ka punuar per alienet, per jashtokesoret."

Nandi shqyen syte dhe duket qe nuk beson.

"Si per alienet" me thote. "Mos ja fut kot."

"Ja ta shpjegoj une," i them. "Piramidat ne egjipt i kane bere alienet. Keta zgjodhen perfaqesuesit e tyre ne toke, dhe akoma bejne duke i zgjedhur brez pas brezi. Enver Hoxha ka punuar per alienet. Tani i Topit ashtu si Enveri ishte nje prej te zgjedhurve te tyre. Po te shikosh, piramida ne maje ka nje sfere qelqi, qe ngjan me syrin e piramides qe eshte tek dollari. Nuk eshte koicidence qe jane kaq te ngjashme, Nando," I them une dhe I shkel syrin. "Qe aty i dergohen sinjale jashtetokesoreve, nga nje dhome e mbushur me aparatura ku nuk hyjne, vetem njerez te zgjedhur."

"Po ti ke hyre ndonjehere?" me pyet Nandi qe duket se ka filluar te me besoje.

"Nese ta them kete do te me duhet te te vras," i them Nandit neper dhembe. 

Nandi skuqet.

Por une kam deshire te vazhdoj lojen.

"HOXHA" i them "nuk eshte thjeshte mbiemer, eshte formule kimike me permbajtje hidrogjen, oksigjen dhe amonjak, qe ndihmon alienet te jetojne. Nuk eshte i rastesishem qe te dy kane kete mbiemer. Ahhh mor Nand sa te ngaterruara jane keto pune. Me mire mos ti dish."

Ai tund koken, tunden edhe bidonat ne biciklet.

"Shume shpejte do kemi nje aeroport nderplanetar" i them, "qe te na vijne ufot e te na ulen ketu, ne mes te Tiranes. Do ta ndertoj Berisha, por me pare duhet te zgjedhi problemin e dritave."

"Aha! Prandaj do te ndertoje edhe centralet berthamore," thote nandi qe mendon se e ka kapur fillin e bisedes.

"Pikerisht" them une.

Keshtu vazhdojme te dy, duke mbeshtetur njeri tjetrin, e duke kulluar djerse. Me ne fund Nandi ma jep bicikleten, por jo pa dyshim se edhe une mund te iki, te zhdukem ne hapesire me alienet. Nuk ka faj i shkreti, me cdo te mbushe uje pastaj!?

Nga darka, mbasi jam lare me kanace, i drobitur shkoj te fle. 

Me kujtohet Nandi, habia dhe pafajsia e tij, dhe me vjen te qesh kur mendoj ate punen e alieneve.

Nga dhoma tjeter degjohet zeri i sime meje.

"E degjon cthone lajmet moreeeee," therret ajo gjithe habi.

"Cfare" i them une, "do ndertojne aeroport nderplanetar???"

"Jo jo" me thote nena, "lajmerojne se do jemi pa uje gjithe javen."

"Dreqi ta haje" shaj, qe s'e di pse kisha filluar te beosja se mund te ishte e vertete kjo puna e alieneve.

5 Komente

letersi kjo e? hahahahahaha

Nejse, me gjysmen qe lexova them se shkon mire me standartin e peshkut.

Shume bukur.Por e vecante mbetet,se autori ka ende perla per te sjelle tek peshku.Kjo e sotmja eshte puhize qe lajmeron freskun pas lodhjes dhe ''djerses'' ne tregim.

Rrofsh Lul Kodra ! Ja u çmalla dhe une disi...

Mua me kujtoi pak Qamil Buxhelin.smiley Do ishte me e kendeshme sikur personazhi i Nandit te mos ishte paraqitur aq alien.

" Spikere te bukura,qe nje dreq e di se ku e gjejne ujin qe lahen"

smiley

E bukur.

bukur me pelqeu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).