Në Suedi përdoren gjithnjë e më pak para kesh. Disa madje duan t'i mënjanojnë plotësisht. Në një kishë ndërkohë edhe ndihmat për kishën paguhen me kartë krediti.

Suedia ishte vendi i parë në Evropë, që në vitin 1661 futi paratë letër. Sipas trendeve aktuale skandinavët mund të jenë të parët, që do t’i heqin ato përsëri. “Unë nuk e kuptoj, se pse duhet të vazhdojmë të shtypim kartmonedha”, thotë ish-stari i ABBA-ve Bjërn Ulvaeus, i cili si shumë suedezë të tjerë është i angazhuar për një shoqëri pa para. Kartat e kreditit në këtë vend të teknologjisë së lartë, janë prej kohësh në përdorim edhe për blerjet më të vogla. Kohët e fundit paguhet gjithnjë e më shumë me smartphone. Shumica mendon se ky është thjeshtim i jetës së përditshme. Sidomos te suedezët e moshuar kjo ngjall rezistencë.

Në autobusë dhe tramvaje në shumicën e qyteteve nuk pranohen para. Biletat mund të blihen ose paraprakisht, ose me SMS. Në shumë dyqane nuk është e mundur më të blesh pa kartë krediti. Madje edhe disa filiale të bankave e kanë kthyer çdo gjë në pagesa dixhitale. Në një kishë në qytetin jugor Karlshamn madje edhe mbledhja e ndihmave për kishën bëhet me kartë krediti. Aparati është instaluar me kërkesë të bashkësisë, thotë pastori Johan Tyrberg: “Disa herë njerëzit më kanë thënë se do të donin të jepnin diçka, por nuk kishin të holla me vete.”

Paratë kesh edhe tani përdoren rrallë

Kartëmonedhat dhe monedhat janë në dispozicion në Suedi vetëm për tre për qind të ekonomisë. Sipas të dhënave të Bankës për rregullimin e pagesave Ndërkombëtare (BIS) në Basel, mesatarja në zonën e euros është në nëntë përqind. Në SHBA sipas saj janë shtatë për qind.

Sipas mendimit të Ulvaeus, tre për qind në Suedi janë megjithatë akoma shumë. Si argument muzikanti, i cili në vitet 70-të ka fituar miliona me hite të tilla si “Money, Money, Money”, sjell sigurinë. Djali i tij është grabitur tri herë. Nëpërmjet angazhimit të tij për kalimin e shpejtë në ekonominë dixhitale, ai jo vetëm që dëshiron t’u lehtësojë jetën njerëzve të zakonshëm, por edhe t’u pengojë punën hajdutëve. “Nëse nuk ka para, çfarë do bëjnë ata atëherë?” pyet 66-vjeçari.


Krona suedeze

Më pak grabitje të bankave dhe furgonave që transportojnë paratë

Statistikat e shoqatës së bankierëve të Suedisë duket se e konfirmojnë këtë tezë. Numri i vjedhjeve të bankave në vend ka rënë nga 110 në vitin 2008 në 16 në vitin 2011. Edhe numri i sulmeve ndaj furgonave që transportojnë paratë ka rënë. “Nëse ka më pak para kesh në qarkullim, rritet siguria për punonjësit e këtij sektori, por edhe e komunitetit”, thotë Pär Karlsson, një ekspert i sigurisë i shoqatës. Fakti që tregtia elektronike pothuajse gjithmonë lë gjurmë, nga shumë konsiderohet si mjet efektiv kundër korrupsionit. Në këtë mënyrë edhe shpjegohet, se përse Suedia ka më pak probleme me korrupsionin se vendet si Italia, apo Greqia, ku kultura e parasë kesh është shumë më e përhapur, thotë ekonomisti Friedrich Schneider në Universitetin e Linzit.

Ana tjetër e medaljes është rreziku i krimit kibernetik. Sipas autoriteteve suedeze të sigurisë numri i mashtrimeve me bazë kompjuteri është rritur nga rreth 3.300 në vitin 2000 në pothuajse 20.000 në 2011. Edhe mbrojtësit e të dhënave japin alarmin: “Duhet të bëhet e mundur, që të transferosh të holla, apo të dhurosh për organizatat e ndryshme, pa u ndjekur veprimi çdo herë”, thotë Oskar Schwartz, themelues i ofruesit të parë suedez të internetit.

Smartphone zëvendëson portofolin

Ka sipërmarrje pararojë, që po e çojnë më tej këtë zhvillim në këtë vend skandinav. Sipërmarrja Start-up iZettle ofron përdorime, që i kthejnë smartphone në terminalë mobilë të kartave të kreditit. Bankat e mëdha suedeze duan që të prezantojnë këtë vit së bashku një teknikë, përmes së cilës klientët me celularë të transferojnë para nga xhirollogaritë. Jo të gjithë janë të kënaqur me këtë zhvillim. “Ka qytete, ku nuk është më e mundur të shkosh në një bankë dhe të përdorësh të hollat e saj”, thotë Curt Persson i Organizatës Kombëtare të pensionistëve. Për shumë njerëz të moshuar ky është një problem i madh. Veçanërisht në zonat rurale jo të gjithë e njohin përdorimin e kartave të kreditit.

Të mbijetosh në një “hapësirë të kufizuar jetese”

Ekspertët llogarisin, që monedhat dhe kartmonedhat të zhduken shumë plotësisht. Të hollat kesh do të mbijetojnë, tha vitin e kaluar Lars Nyberg i Bankës Qendrore Suedeze. Do të mbijetojë “si krokodili, edhe pse është i detyruar ta kufizojë gradualisht hapësirën e tij të jetesës gjithnjë e më shumë”.

Shumë shitës janë skeptikë në lidhje me dixhitalizimin e pagesave. Hanna Çelik, që ka një kiosk në Stokholm, thotë se për çdo transaksion ajo duhet të japë rreth 60 euro-cent në bankën e saj dhe ka një ligj e ndalon atë t’i kalojë shpenzimet në kosto e klientëve të saj, thotë . Zhvillimi nuk ka të bëjë vetëm me thjeshtimin e jetës së përditshme, por edhe me synimin e institucioneve financiare për të fituar

23 Komente

Po lypsareve ,cfare "lemoshe" do u hidhet?

Lypsaret do pajisen me lexues kartash krediti nga shoqatat bamirese.

per mendimin tim kjo behet qe gjithe parane ta kontrollojne dhe te jete ne duart e bankave...vertet krijohen lehtesira ne pagesa dhe siguri nga vjedhjet po s'besoj qe cdo pagese behet falas pa mbajtur nje perqindje sado te vogel ne kembim te sherbimit

banka mban 4% te transaksionit. kjo perqindje varion.

sa here paguan me karte dije mire nje pjese e vleres se paguar i kalon bankes qe faciliton kete 'convenience'

kjo ka kohe qe po ndodh kudo..  p.sh ne para nja 2 muajsh lexova qe ne Hollande qytetari ka mesatarisht ne portofol 20 deri ne 30 euro .. te tjerat pastaj i ka ne para ''plastike''. dmth, pin-kart apo kredit-kart...

Po e kqeja me e madhe jane hakerrsat...ne kesi rastesh ata te fikin deren.....

shiko alidemso, priten keto gjera.  edhe kriminelet do bejne perpjekjet e veta..  nga ana tjeter ,  bankat per ti nxitur qytetaret qe veprimet bankare, si pagesa faturash etj etj, ti bejne  online me ane te kartave,  e marrin vete pergjegjesine  ne rast se hakersat  hyjne ne llogarine tende bankare.. dhe te demshperblejne..   kjo vlen edhe per blerjet online..  nerpemjet bleres-bank-dyqan...  prape  te demshperblejne .. fundja keta jane te siguruar.

Problemi më i madh nuk janë hakersat e kartave, alidemso. Problemi i vërtetë është që banka ka në dorë gjithë listën e shpenzimeve të tua. Dmth di çfarë ha ti të martën në darkë dhe ku e blen birrën të dielën. Pra praktikisht di gjithshka për ty, deri tek ilaçet që përdor. Dhe për të mos përmendur sikur këto informacione mund të përdoren edhe nga të tjerë përveç bankave.

Deri më sot e vetmja mundësi kanë qenë ATM-të, por duke mos printuar më para do dalin edhe ATM-të jashtë përdorimit.

Alidemso e mban mend si tallej Kadareja me dritaret pa perde te kinezëve? Shumë shpejt do jemi jo vetëm pa perde, po edhe pa brekë.

P.S. Pa brekë e thashë në kuptim figurativ, por po vazhdoi kjo puna e krizës do jemi edhe në kuptimin joletrar smiley

vetem çmimi i kalon bankes asgje tjeter nga fatura. pastaj ça kujton ti se banka ka nepunes per te kontrolluar te gjithe klientet e saj ? 

çdo gje kryhet nga kompjuterat. vetem kur ben ndonje reklamacion, nje nepunes i bankes fillon e kontrollon makinen per te gjetur a ka gabim apo jo. 

Ja qe gabohesh, sepse ne te vertete cdo operacion financiar, ka nje emer, qe zakonisht perkon me objektin e blere. Tung!

kontroll per cdo gje.te paguash ne bordello me kar te smiley.kufizim i lirise nen pretekstin e sigurise

vetem se numri i te varferve po fillon te rritet ne europe. plot nga keta do ta kene te ndaluar te perdorin bankat. nga krediti pa hesap. keshtu qe leku ne dore do te ngele gjithmone bile do te shtohet serish mendoj

Pak a shume si n'shqiperi. Eshte normale nje gje e tille per shtete te zhvilluara. smiley

Qekur eshte hequr "I paguhen pruresit me te pare" bankat kane vendosur hegjemonine e tyre gjakpirese ne menyre perfundimtare. Tani duan te zhdukin edhe kartmonedhen vete. Bastarde! Vini limit si ketu ne Itali, ku deri ne 1000 euro mund te paguash me para ne dore, me lart me karte ose çek. Mire thane ca me lart, keta duan te dine ca ke blere, ku e ke blere dhe kur e ke blere. Bastaaarde!

Did you know?

t1="urn:www.microsoft.com/smarttags" xmlns:w="urn:www.microsoft.com/word">t1="urn:www.microsoft.com/smarttags" xmlns:w="urn:www.microsoft.com/word">

A thriving black market trades in crucial personal financial data, according to Idan Aharoni, head of fraud intelligence at RSA, a security firm. He says these are sample prices that some bits of data have commanded recently.

$1,000

Name and password for an online bank account (and additional information in some cases).

$80

Magstripe data on a premium-level credit card.

$6

Mother’s maiden name.

$3

Social Security number

 

Magstripe-n e gjen per $5-$20 ku te duash ne IRC. Me gjithe PIN-in shkon te $80 ose nqs eshte premium $100-$200. Kohe e mire me u marre me carding ne Undernet.
smiley

une sa here vete per te blere dicka, edhe sikur te jete pune eurosh, paguaj me karte! se ketu, jane te kqinje keta, ndonjehere s'ta japin faturen fiskale, kur paguan kesh. ndersa po pagove me karten jane te detyruar sepse duhet te justifikojne marrjen e parave! 

Tashme eshte e pothuajse e pamundur qe te besh Hack ne Banking Online...Psh ketu ne Suedi(dhe ne shume vende te tjera),qe te futesh ne llogarine bankare online duhet te kesh nje "internet banking device", e cila gjeneron nje pin 7shifror cdo here qe e perdor(ky pin i cili gjenerohet online nga banka ne aparature, futet me pas ne llogarine oline). Pa futur ate pin nuk mund te futesh dot ne llogari. Domethene hackeri duhet te vjedhe kete device qe te futet ne llogarine tende(gjithashtu duhet te gjeje dhe pin-in 5 shifror te vete aparatures). Llogaria dhe aparatura bllokohen automatikishit pas 3 gabimeve smiley

E dyta , per cdo dem te shkaktuar nga hackers-it e merr kompensimin e plote nga banka, keshtu qe nuk ka rrezik te humbasesh leket.

Por une dua te theksoj ate qe tha KAVIR-i pak me lart, qe bankat pak a shume kane informacone ne detaje mbi jeten tende por kjo i perket nje ceshtje tjeter

Nuk te futen ne konto kriminelet. Thjeshte nje aparature e montojne ne bankomat dhe ja, kur te vjen lajmi pas 2-3 javesh nga banka se te kane vjedhur para. Neve na ndodhi ne familje para nja 2 muajsh po fati i madh nuk e kishin marre PIN-in. Pra, kur perdor bankomat nuk duhet te shikosh se a te shikon dikush a jo, por cdo here duhet vene dora mbi tastature qe mos te ta lexoje pinin ndonje kamere e montuar ose ndonje rrugaç qe rri aty afer. Neve na erdh lajmi se bankomati qe keni perdorur ne daten X ne vendin X, ate dite ka qene i manipuluar. Kontrollojeni llogarine bankare nese do kete transakcione qe nuk jane bere nga ju. Per fat nuk pat dhe pergjigja e tyre ishte, nuk ua kane lexuar PIN-in dot sepse karten e kane fallcifikuar, ajo than eshte e sigurte. Dhe u desht prej fillimi karte tjeter.

Tashme gjenden kollaj se ne cdo bankomat ka kamera infrared te cilat filmojne 24 ore(vecse te futen me maske, gje qe do te terhiqte vemendje). Megjithate leket e vjedhur kompensohen 100% nga banka.

Po prostitutat si i paguajne?

Desha te thoshja , ku e rreshqasin karten... Te goja. pa tjeter...

 

Siç duken bathet, bota drejt kesaj po hecen, blerjeve online, blerjeve me karte, e same pak leke neper duar. 

Po kusurin si do ma ktheje mua kamarierja pastaj?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).