Konflikti mes qeverisë dhe Premcit arriti kulmin pak ditë më pare, kur Premci filloi të bllokojë mashtrimet që bënte me kromin në Bulqizë një kompani e regjistruar në emër të gruas së një biznesmeni të fuqishëm, i cili ka në pronësi tashmë disa media

Video: Top Channel

Ka dhënë sot dorëheqjen kreu i Policisë së Qarkut të Dibrës, Shemsi Premçi. Mësohet se doreheqja e Premçit i është dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgajt ditën e sotme. Vendit e Premçit e ka zënë Hasan Gjergjeri. Ish-kryepolici i Dibrës u pezullua nga posti më 23 Prill pasi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ndërmorri një hetim disiplinor ndaj tij. Premci mbërriti në Tiranë dhe në një prononcim për mediat akuzoi ashpër qeverinë dhe vetë kryeministrin Berisha për përfshirje në korrupsion dhe segmente të krimit.

“E kam dëgjuar shpesh Berishën të flasë për shpellat e krimit dhe korrupsionit. Por ndërsa ditë flet kundër tyre, natën Berisha bashkëpunon me shpellat e krimit. Strukturat e policisë ndjehen të marra peng nga mafia dhe krimi dhe drejtohen nga një njeri që vetëm celësat e kashtës ka. Unë jam viktimë e mafias së kromit, e cila ka marrë peng vendin dhe shfrytëzon njerëzit si skllevër”- deklaroi ish kreu i Policisë në qarkun Dibër.

Konflikti mes qeverisë dhe  Premcit arriti kulmin pak ditë më pare, kur Premci filloi të bllokojë mashtrimet që bënte me kromin në Bulqizë një kompani e regjistruar në emër të gruas së një biznesmeni të fuqishëm, i cili ka në pronësi tashmë edhe disa media. Premci, për disa ditë me radhë, bllokoi kamionet e kësaj kompanie, e cila ndryshe nga sa shënonte në dokumente, transportonte realisht sasi dy herë më të madhe kromi, duke shkaktuar kështu evazion fiskal.

Premci e denoncoi këtë rast por në vend të hetimeve ndaj kompanisë së biznesmenit pranë qeverisë,  Premci u bë vetë viktimë e këtij trafiku.

Premçi prej muajsh u përfshi në një konflikt me zv/ministrin e Brendshëm Avenir Pekën. Kallëzimet e zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, dhe drejtorit të policisë Dibër, Shemsi Premçi kanë çuar në hapjen e hetimeve pak ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës. “Në Prokurorinë e Tiranës është paraqitur shtetasi Shemsi Premçi, i cili pretendon se është fyer dhe ka marrë urdhër të jashtëligjshëm nga zv/ministri Avenir Peka. Ky i fundit ka depozituar në sekretarinë e prokurorisë një kallëzim ndaj Premçit për fyerje dhe moszbatim të urdhrit”- thanë më herët burime nga Prokuroria.

Duke shtuar: “Hetimet janë në fazën fillestare. Janë këqyrur kallëzimet dhe faktet do të krahasohen me ligjin. Pas kësaj do të pyesim Pekën dhe Premçin, pasi kallëzimet penale flasin për të njëjtën bisedë dhe mesazhe telefonike. Megjithatë, secila palë pretendon se është fyer dhe ka marrë dhe dhënë urdhër të paligjshëm”, thanë burimet.

Mësohet se konflikti mes dy zyrtarëve të lartë ka nisur në kohen e një incidenti në Bathore mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në kohe fushate elektorale Premçi ka kundërshtuar një urdhër të ministrit të Brendshëm duke thënë se zoti Peka i ka kërkuar që të zbatojë një urdhër të jashtëligjshëm. Duke e cituar t’i ketë thënë: të shtypë kokat e atyre që mbështesin Partinë Socialiste’, në lagjen numër 6 të Bathores ku përplasja e militantëve të PS-së dhe PD-së ishte nxehur së tepërmi.

Premci, si drejtues i forcave speciale, nuk iu bind urdhërit për të dërguar forcat speciale në Kamzës kundër protestuesve të opozitës, dhe i dorëzoi prokurorisë në padi penale për urdhër antikushtetues. Pas kësaj ai u shkarkua nga kreu i forcave speciale dhe u dergua drejtor policie në Dibër.

108 Komente

Une them shyqyr zoti, qe nuk jemi te pasur ne nafte, ar dhe diamante, se me keto mend qe kemi, do te kishim perfundur ne lufte civile permanente si ato vendet afrikane.

Kete kam menduar dhe une Hunter, do ishim bere si Nigeria apo Sudani. 

Kjo eshte lufta e njeriut te ndershem ne Shqiperi. Lufte per mbijetese, ku vetem pse ben punen me ndershmeri kercenohesh me buken e gojes dhe me jete. Kjo eshte Shqiperia e Sali Berishes. Duhet qe te gjith qe puneson ky shtet te jene bashkefajtore ne krimet ndaj popullit shqiptar, ne menyre qe te legjitimohet edhe vjedhja, edhe shkaterrimi edhe skllaverimi edhe vrasja e shqiptareve.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=233452

Ka bere i shkreti denoncime po ku pijne uje denoncimet kunder shtetit qe i sherben, kush do ti zgjidhi keto denoncime ?smiley Shtypi " pushteti i katert", eshte kthyer thjesht ne nje tell-all qe te gjithe e degjojne por sbejne agje!

O Ina, 

Si i mbylle ato hetimet mbi dergesat e paligjshme te forcave speciale gjate zgjedhjeve? 

Cer prisni te ndodhe me shume kete here? Ai po sikur sha e kerceno, keta bojne sikur rezistojne..

kur Premci filloi të bllokojë mashtrimet që bënte me kromin në Bulqizë një kompani e regjistruar në emër të gruas së një biznesmeni të fuqishëm, i cili ka në pronësi tashmë edhe disa media.

Po he pra dreqin thuajeni kush eshte ky biznesmeni i fuqishem qe ka ne pronesi dhe disa media tashme!

Pse nuk e di? Ja shiko kush eshte biznesmen i fuqishem qe ka ne dore disa medja dhe e gjete, nuk eshte e veshtire. Nuk eshte e veshtire te dihet as afer kujt njeriu ne politike qendron, por as interesat e kujt shteti perfaqeson ne politik ai njeri.

Po he pra pse nuk e thote gazeta me emer e mbiemer?

ne mos gabohem nusja e metes eshte me origjine nga dibra apo jo?

Anetari me i ri i Partise se Topit

E ke gabim : biznesmeni ne fjale, pra ai qe ka kunj Shemshi, eshte mik i ngushte me Bamir Faraxhiun.

na thuaj nje emer se na bete kurioz.......

Nuk ka rendesi mer burre, e degjove intervisten si foli? Premtoi qe do luftoje jo ne emer te drejtesise po ne emer te popullit(?!!), foli per minatore skllever(!!!), e kercenime per vdekje qe nuk i ka marre akoma, po mbase i merr(!!!). Mos folte si bisht i Faraxhiut, po flet si bisht i Xhelaxhiut me siguri.

Jo mer plak se foli si trap zalli !

Tha tekstualisht : Jam demokrat. 

Te thote gje kjo?

Kete nuk e degjove apo harrove ta shkruash ketu?

Po mer plak, e tha, po te faraxhiu e xhelaxhiu mbetemi

emrin pra se na plase... 

KOTH, ke nje shishe ven te vjeter, kush eshte ky biznesmeni. 

Qenka biznesmen jo politikan!

Nje nga akuzat qe ngre kreu i Policise se Shtetit ne Diber eshte se,

nuk ka mbeshtetjen e eproreve ( ne cilin vend ndodh kjo?) per te luftuar krimin e vjedhjes se pasurive kombetare, dhe se burgjet jane mbushur me femije, hajdut xhepash vjedhesh celularesh! 

Tani ose ky eshte " i lajthitur" qe tregon fenomene qe nuk ndodhin ne Bulqize Diber  etj, ose shteti, eksponentet e tij, jane te lajthitur dhe hane buken e popullit duke vjedh pasurine Kombetare! O njera o tjera duhet ti zbardhet popullit, ose shqiptaret ti bien daulles sa te kene fuqi se ska kush ti degjoje. Shteti eshte shurdh, me te meta shqisore dhe mendore! smiley

Me habisin keta shoket socialiste qe mbledhin jashteqitjet e pd. Ky fshatari eshte pezulluar nga detyra e ka qene gati per tu shkarkuar, pasi sipas prokurorise se ines dhe bamkes, kromi i bllokuar prej tij ka qene bllokim i jashteligjshem. Tani ky per te mos u koritur jep doreheqje e leshon akuza prej katunari qe mallengjen vetem katunaret. Nipi i ketij zotnise ne zgjedhjet lokale ne maj bente dhune me socialiste te tjere ne bathore e ky zotnia muk zbatonte detyrat e tij si polic.

O Qorro,

Hapni urgjentisht temen "barcaleta e dites" se na duhet per keto perlat e ktyne :

Nipi i ketij zotnise ne zgjedhjet lokale ne maj bente dhune me socialiste te tjere ne bathore

Kjo eshte njesoj si te thuash : "Cifutet gjate L2B bene gjenocid ndaj nazisteve ne Berlin"

Sinqerisht kam fillu te bindem, qe ky dhe ca te tjere si ky ketu jane produkte te Rames per te diskreditu militantet e PD-se. Nuk ka mundesi ndryshe.

Gazetari debile.

And mother always told me be careful of who you love
And be careful of what you do 'cause the lie becomes the truth

Billie Jean is not my lover
She's just a girl who claims that I am the one
But the kid is not my son
 

Edhe PD-ja kshu i ka mohuar, po i mohon, dhe do ti mohoj bijte e vet, deri sa ne fund do te mbes vetem Baba me dylberin e vet!!!!

Po he more te uruar thuajeni emrin e biznesmenit mediapronar, kompania e gruase se cilit qeka bllokuar nga Shemsiu per evazion fiskal.

Ende s'e paske kuptuar stilin e "ashtu eshte nje muhabet qe une e di por dua te behem interesant"?

Edhe ajo eshte gjemb, por ka rrezik qe pronari te jete i lidhur me medio-politiken nga te dyja anet, dhe ben xix po ti nxjerrin emrin keta te medias opozitare.

Shhh

Emri keshtu nuk thuhet, po si hint ka nje zanore shume te perdorur ne te.

Leje se e gjetem tani...

Kokrra e katunarit! Del me leter ne dore, reciton analfabetshe e teatralshe si ne kongreset e PPSH-se (sot PS-ja) dhe krenohet se eshte DEMOKRAT ...sikur nuk e dime ne se cdo Katunar qe ka deshire te tregohet sot i beses ja keput me druvarllek "Jam Demokrat" (!)

Cudi ! te gjithe ata qe shkarkohen nga postet na dalin se paskan qene me te ndershmit dhe me te miret ne zanat. Hajde Prifterizim i shoqerise hajde...

ty te vjen inat qe te gjithe katunaret jane demokrat , a si ?smiley

Katunari eshte Katunar, as Demokrat dhe as Anti-Demokrat. Kot nuk i thone Katunar sepse nuk ke ku ta fusesh ne Koncept/Ideollogji tjeter... smiley

Katunari ,mund te mos jete as demokrat ,as antidemokrat,por ja qe mund te votoj demokratet dhe kjo e ben ne koncept/ideologji , demokratesmiley

Nuk behesh Demokrat se ben nje kryq ne nje fletushke nje here ne kater vjet dhe aq me pak eshte Demokrat (ne kuptimin e drejte te Idese) vetem ai qe voton per ate parti qe i vet-bashkangjit per publicitet modern nofken Demokrat. Ndryshe te gjithe Komunistet paskeshin qene Demokrate sepse helbete ndertonin Demokracine Popullore...(!) Demokrat eshte ai qe barazpeshon voten e tije pa pasur frike dhe pa asnje detyrim nga jashte pervecse ne interes e besim te tije. Eshte Demokrat cdo rob qe koncepton, nderton personalitetin e tije me Respekt e Tolerance konforme nje jetese shoqerore te hapur, pluraliste dhe mbi bazen e konkurrences se ndershme per te cliruar dhe jo ngulfatur energjite e secilit nga ne, qe ka te drejten absolute te jetoje, besoje, kerkoje dhe shpresoje ne ate qe beson e arrin me forcat e aftesite e veta, pa ju ngushtesuar artificialisht dhe me metoda skllaveruese mundesia nga ndonje autokraci a sistem mohues e mbytes se te drejtes natyrale e njerezore per nevoje e miresi te secilit nga ne. Mund te zgjedhesh ne menyre Demokratike edhe nje Subjekt qe synon te Instaloje nje sistem Anti-Demokratik por a je ne thelb Demokrat me vleren e sotme? Eshte sistemi njehere Pluralist mbi baza demokratike, qe lejon dhe krijon mundesine te zgjedhesh ne menyre Demokratike ne lirite plote te mbrojtur si vlere e pakompromentuesse personale. Pastaj vjen Tipari i nje Demokrati. Tipari percaktohet ama nga sjellja dhe koncepti i Gjykimit, Bashkejeteses dhe Vizioni qe shpreh secili nga ne. Me llafe jane edhe Kinzet Demokrate, edhe PPSH-ja ishte Demokrate, biles biles edhe Edi Rama i bie te jete Demokrat dhe jo sharlatan e mashtrues edepsez Autokrat - por, pare nga veprat kush beson ? smiley

deri tani me sa di une fshataresine e ka inkorporuar me sukses ne ideologjine e saj e majta komuniste e medemek socialiste ne Shqiperi.  Pavaresisht se kjo e majte bllokmene turperohet nga origjina e saj fshatare sot, ne thelb mbeten perfaqesues e pasqyrues te mentalitetit te partizanit mece dhe te cobaneve qe dolen malit e aq bukur na i sollen dhe risjellin filmat e realizmit socialist.  Shiko kush jane ata trupat e sulmit te PS, qe nga Bathorja deri ne Tirane e Vlore, kontigjente fshataresh qe per nje 10 mije lekesh te vjeter vijne e i vene flaken vendit.

 

 

Me lejo te korrigjoj. Tarifat jane:

10 mije leke te vjetra + trasport + qofte eshte pjesmarrja ne miting.

30 mije leke te vjetra + trasport + qofte eshte pjesmarrja ne proteste.

200-300 euro + trasport + shpenzime legale eshte ajo "venia e flakes vendit" qe permend ti.

 

Shiko kush jane ata trupat e sulmit te PS, qe nga Bathorja deri ne Tirane e Vlore, 

Ketu e dhjeve me nder muhabetin.

Bathorja voton 80 % per qeveriun. smiley

 

po ne bathore mund te votojne 80% per PD-ne po ata qe dalin me kallash per te penguar njerezit te votojne ose te bejne miting per PD-ne, jane bathorsat e Rames (njeri prej tyre nipi i Prencit), njerez te paintegruar kerrkund qe i mbajne me qofte biznesmenet e PS dhe nuk pranojne pluralizmin.  Apo keta te fundit jane bathoras te mire? 

Shikoje pak harten e atyre qe u kapen ne tentative per ti vene flaken kryeministrise me 21 janar, te gjithe fshatare. 

Ke te drejte 21 Janar 1998

Kot me te pyt : e di ku ka qene Shemsi Premci me 14 Shtator 1998 ? Po te pyesesh pak do kuptosh qe jo fare rastesisht ishte komandar i FMN-se ne qeverine e qeveriut.

Po me mire e leme me kaq se do dalim tek histori te tjera. smiley

ore une e denoj dhunen si me 1998 si me 2011, nuk justifikoj asnjeren dhe ketu eshte dallimi ndermjet meje e teje, megjithese e para ishte dhune pas nje vrasje politike te nje lideri opozitar qe zakonisht sjellin trazria te tilla (Noli pas vrasjes se Avni Rustemit beri grusht shteti).

Prencin merreni se ju takon.  Gjithe jashteqitjet e PD, duke filluar me Bazen, pastaj Priftin (ky jo i pd por pjese e lsi qe eshte ne qeveri) i merr Rama.  Bile me sa degjoj Prenci do jete pjese e listes se kandidateve te PS ne Diber.

 

Ja ku i ke trupat e sulmit te Rames me 21 janar.  Te duken gje si njerez te qyteteruar keta? Apo keta jane fshataret e mire?

 

 

 

 

megjithese e para ishte dhune pas nje vrasje politike te nje lideri opozitar qe zakonisht sjellin trazria te tilla

Kush e vrau, Fatos Nano apo ai qe akuzoje Fatosin, i madhi Sali?

Po barazon keta me shqelma me ate tipin me antitank? Vertet? hahahahahahaha O i pashprese!

Incoformisto,

Komunizmi lindi nga shpirti revolucionar i shtresave fshatare te ndrydhura nga padia e perkatesia ligjore e sociale te vete kesaj shtrese. Lindi si nje zbulim e organizim te te drejtave te klasave te shtypura e varfanjake. Kjo ka mbetur gjer me sot ne thelb dhe program. Halli i Komunisteve eshte se kapitalizmi dhe sistemet e tjera JO-Komuniste treguan se ishin me njerezore, me demokrate, me perparimtare dhe me natyrale ne jeten njerezore. Shikoni Ramen ne perpjekjen e tije mjerane per te bindur disa fshatare e te gjore Kafeneshe se Sistemi i tije i reformuar Komunist eshte kryevepra e inteligjences qe ju dashka botes. Sidomos Shqiperise qe ka vuajtur si mos me keq nga kjo psikoze e fshatarit Minister (!)

Ashtu ka mbetur gjer me sot. Bjeri ti bime se ai eshte kulak!

Troll ^ ^ ^,e njejta gje identike esh me partine Demokratike dhe antaret e saj ne Shqipri idiot.

Duket qe je fallco ose dikush te ka marre Nikun...Ku eshte konfirmimi Kok e Kedhit Idealist -Demokrat smiley ... dhe si rrjedhoje i gjithe meditimi filosofiko - historiko - letrar mbi Demokratin e Demokracite ne Shqiperi -Ballkan - Rajon e me Gjere ne  Bote te ka dale me keq se pragmatizmi i inConformistit qe nuk ka shume llafka po e thote Hapur ..... per koke te Babasqapit e Jozefperckes Ju nuk jeni demokrate . Vetem ai qe marrte nga ditet e inConformistit eshte smiley

Ama kur ne nje shtet te Inkriminuar vete Strukturat e tij ne Lufte kunder KRIMT te OERGANIZUR drejtojne Gishtin tek Krye Mafiozi me emer , mbiemer Post e Detyre kuptohet qe dy rruge ka ;

Prenci duhet te futet ne BURG per shpifje dhe deklarime ne Publik qe tronditin Besimin e Shtetasit me Shtetin e tij ...perjashtuar llogaritaret e kokes kedhit qe Demokracine e quajne "Kush merr Vota " dhe do presin 2013 .

Krimineli BERISHA i cilesuar i tille e i faktuar te pakten ne Gerdec e ne 21 Janar si organizator e urdherdhenes DIREKT per VRASJE , , ne Shitjen e Shqiperise e Pronave te saj per 1 Euro , i faktuar per shpenzime marramendese pa efektivitet duke krijuar Kushte per VJEDHJE qindra milion dollareshe kenaQkaret e te tij si Rruga e Kombit , e kush i numeron te padukshmet e Fazllicerise se TIJ ne Europe , menjehere dhe pa medyshje duhet ti nenshtrohet nje HETIMI Special pa piken e Drojes .

Rrofshin farat e Luklediellit ! Shtet bace e pishine inteliDjence per "lakurice - lakuric" e Jozefperckes dhe pasqyrat per Lukun qe ka mbeshtetje nga BOTA or tie , nga vete Wol-FARTS or tie , per misionin e saj Historik ne vendosjen e Drejtesise duke u Trembur nga Halimerit . BANDITIZEM ! Shtet i Kapur nga Krye Hajdute te lidhur me Mafien Nderkombetare !

Nxirrni sa me shpejt Zan Caushin nga burgu ne mos po do u fute te gjitheve atje ! E vetmja rruge qe shpeton Shqiperine e Shqiptaret ! Ose le te keshillohemi qe kemi EULEKSA .... me duket dhe NATO !

 

Jo per gja po historikisht PD eshte partia e katundareve smiley

ej, po dhe kete e pushuan nga puna?

U pezullua perkohesisht, por nejse ai eshte figure e njohur sipuna e atyre kukullave ruse matrjushka qe ngado ti rrotullosh ne kembe bien.

Normalish, c'prisje ti ta mbanin ne pune? Llogjikisht te quash nje komb keshtu ne menyre publike derra(megjithese e meritojne), e kalon cakun. Ka dhe nje komunitet te madh Serbo-boshnjake te cilet kishin bere namin pas asaj deklarates.

tani... si ka ndodhur? se ne baze te BW ai ka thene:

Kemi serbët të cilët sillen si derra të mallkuar. Serbët kanë vrarë miliona njerëz dhe kanë dëbuar miliona të tjerë. Mendoni se serbët i fajësojnë ata të cilët kanë bërë një gjë të tillë? Jo. Ata i trajtojnë si heronj”,-është shprehur Fylking. Ndërkohë, ka ngritur një pikëpyetje duke thënë se: A e mbështet shumica e serbëve një sjellje të tillë?”. 

fjalia e pare = ne rregull. nuk me duket se po thote: serbet jane derra te mallkuar; ka shume ndryshim.

fjalia e dyte, vetem ne 10 vjecarin e 90s vrane mbi 350 000 njerez. - ne rast se Gerti i referohej asaj dekade, dakord, e ka egzagjeruar pak. por kjo eshte vetem gjysma e fjalise. gjysma tjeter qe pretendon debimin e miljona njerezve, eshte plotesisht e vertete.

te tjerat jane pyetje, dhe nje afirmim qe ka aty, eshte krejtesisht poaq i vertete.

Ne kete bote Zotrules, te thuash te verteten, te kushton shume. 

ik ore nxeh bythen, lango.

ke ndonjecik burreri ti. krimb! ti dhe ata te tjeret, jo vetem te qeverise por edhe ne opozite, palaco, njerez me personalitet te deformuar!

*eshte menyre te theni, mo u q* vertet, ore!

Tema: IDEA

Idea: Si "Tema"

Kryefjala: Po Berisha o tu mbyllte e mendjes, jemi tek Peshku bre ca pyetje eshte kjo; Berishe si pjate kryesore, garniture, sallate dhe kos, derisa ti zere barku miletin.

P.S. Po iku Berisha nga politika Peshku do behet per te vrare veten, jete pa kuptim, si vdekja e bip bipit tek video e Cmendina Dublim: http://www.youtube.com/watch?v=72UWzsxJxRI

Me vjen keq qe krahason IDEA- me Temen, jane te pakrahasueshme. Gama e gjere e problemeve qe trajton IDEA  e kalon disa here shkallen e targetit sulmues ndaj PD.  Duke qene  pjese e forumit te mendimit te lire medium i te ciles eshte kjo faqe (IDEA) te garantoj se gabohesh. Ah po mos harro artikujt konstruktiv jo vetem ne lajm por dhe ne veprim.

ose si i thone arabisht: al idea. smiley

ca ftyre smiley eshte akronim, dhe thjeshte nje koencidence me nikun tim ketu smiley 

Atje ka kaq kohe qe cdo 6 muaj ose vdes ose sakatohet nga nje minator. Ministria punes bo sehir. Prodhimi vidhet dhe ka evazion fiskal..... he mo VK... ja sa te mbarojme pune me ato te naftes virginia, pa ja trego ministria Ridvani ketyre....  Ca me bo kur Premcit si durohet dhe fillo e merret edhe me rendin edhe me kushtet e punes edhe me evazion fiskal edhe me edhe edhe.... rri o Prenc mos na trano pash zotin

Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit reagoi sot ndaj deklaratave të Shemsi Prenci, i dorëhequr nga drejtuesi i Policisë së Qarkut të Dibrës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, nga të dhënat e grumbulluara në kuadër të këtij procesi disiplinor ka rezultuar se, “duke qenë në detyrën e Drejtuesit të policisë së Qarkut Dibër, drejtuesi i parë Shemsi Prenci, ka kryer disa shkelje:
-Ka fyer personelin e Komisariatit të Policisë, Bulqizë
-ka fyer me fjalë të rënda fyese një përfaqësues të Zyrës së përmbarimit Mat
-ka dhënë masa disiplinore për vartësit në mënyrë tendencioze
-ka kryer lëvizje të personelit të pamotivuara dhe në kundërshtim me rregulloren e personelit të Policisë së Shtetit.
-ka kryer veprime arbitrare në kundërshtim me ligjin bazuar kjo dhe në vendimet e Prokurorive të rrethit Gyjqësor Dibër dhe Mat, të cilat i kanë cilësuar të paligjshme veprimet e kryera nga strukturat e Policisë së Qarkut Dibër për sekuestrimin e kamionëve të ngarkuar me mineral kromi, veprime këto të urdhëruara prej tij në cilësinë e Drejtorit të Policisë së Qarkut”.

Më tej, Policia e Shtetit theksoi në njoftimin për shtyp se “Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme me shkresë zyrtare drejtuar Policisë së Shtetit ka kërkuar pezullimin nga detyra e tij për mospengim të hetimeve, pasi ka filluar hetimet në ngarkim të tij nën akuzën e kryerjes së veprave penale të shpërdorimit të detyrës, veprimeve arbitrare dhe kallzimit të rremë, duke kryer veprime arbitrare dhe shoqërime të paligjshme të personave e bllokuar mallrat e tyre, duke cënuar në këtë mënyrë të drejtat e tyre”.
 

Ka fyer personelin e Komisariatit të Policisë, Bulqizë
 

kjo po qe eshte shkelje.  Ku ka pare ky te fyhen njerzit keshtu?

mua me duket shume korrekt sjellja e ketij zoterise ketu...ne mos tjeter ka ndershmerine intelektuale e profesionale te jape doreheqje ne kushte kur sheh qe nuk gezon besim...Ka njerez qe per krime te mirefillta ,skandale kane paftyresine te jene ne kolltuqet e tyre...Meta e Nano dy emra...

Meta e Nano dy emra...

Ndersa Berisha jep doreheqjen, sapo ndodh skandali, e?  ncncnc, sa rende

Lista eshte egjate lum miku.....Rama,Rama

o sa mire me qene demokrat, oe oe

po han veten piramida e pushtetit! Ashtu ju pafsha!

po, po piramide e madhe Shemsi Prenci. 

PD-ja eshte e sigurt drejt mandatit te 3.  Ka edhe perkrahjen e Amerikes nderssa Rama do mbareshtohet me prencet.

USA USA.

Inconformist filloi dekompozimi  .. ja do shohesh..  dhe po qendruan te djathtet serish ne pushtet ( me gjithe fragmentizimet qe kane filluar te zyrtarizohen) do te duhen shume pazare paksa te dhimbshme, do filloje te jete dhe me interesante terminologjia  fancy 'kompromis', 'dialog' .. etj etj 

mire, aty shpresoni.

pse 'shpresoni' un flas ne emrin tim, ne menyre te pavarur dhe e pa-kope-osur

Sa njerez te ndershem kane mbetur ne Shqiperi ?

A di ndokush ndonje shifer ?

nja 1372 mund te jene....por nuk eshte ende e konfirmuar zyrtarisht kjo shifer.

Si ka mundesi qe pas nje akuze kaq te rende ndaj kryeministrit te Shqiiperise z. Sali Berisha te bere nga nje drejtues i larte policie sic ishte drejtori i policise se Dibres z. Premci, z. Berisha vazhdon te mbetet burre shteti per amerikanet? Apo pritet te thote fjalen e vet drejtesia? 

 

Sepse amerikanet respektojne deshiren e popullit shqiptar per ta patur ne krye.

Po ky eshte pezulluar nga puna pastaj ka dhene doreheqjen?!smiley

U prish dhe kjo teme. Paskan ardh copat e mishit.  smiley

" .... “E kam dëgjuar shpesh Berishën të flasë për shpellat e krimit dhe korrupsionit. Por ndërsa ditë flet kundër tyre, natën Berisha bashkëpunon me shpellat e krimit. Strukturat e policisë ndjehen të marra peng nga mafia dhe krimi dhe drejtohen nga një njeri që vetëm celësat e kashtës ka. Unë jam viktimë e mafias së kromit, e cila ka marrë peng vendin dhe shfrytëzon njerëzit si skllevër”- deklaroi ish kreu i Policisë në qarkun Dibër..."  

Do zoti nuk shkon ne EU kjo deklarate, se dhe 2 pike qe i kan ngel Berishes aty, i iken fare smiley

IRFAN HYSENBELLIU ESHTE BIZNESMENI. PRONARI I PANORAMES, NEWS 24 GAZETES SHQIPTARE ETJ, TE BLERA PREJ BOLINOS.

KASEM HYSENBELLIU ESHTE VELLAI, GRUAS SE TE CILIT PER SHKAK TE KETYRE MUHABETEVE TE KROMIT, I VUNE BOMBEN NE MAKINE PARA CA KOHES, PO ASNJE NGA "MEDIAT E PAVARURA" TE SHQYPNISE NUK RAPORTOI.

JAM KURIOZ TE DI CFARE QENDRIMI DO MBAJNE NESER KETO MEDIAT PER SHEMSIUN

mialeksi, e fitove shishen smiley kur te vij ne Shqiperi, ma kujto (koka ime eshte e zene me gjera te tjera) . Po ky Bolino kush eshte. Respekte i dashur. 

Mialeksi jam une mer, me emrin e dyte.

Veren, jo uthullen, e kam une. smiley

per Bolinon duhet ti taksesh edhe nje shishe vere tjeter Pjero..smiley

me qe ra llafi, mos je gje i zene me vellimin e dyte te librit? ke nje shishe vere po ma thesmiley

Belulo mos kerko informacion qe as pesso grossot nuk e kan.

Mire atehere i nderuar Roni .Kenaquni dhe mbajeni dijen per vete. Dhe Ju vjen cudi pastaj qe shfaqemi medioker dhe meskine ? Kur Ju nuk jepni Info per gjera nga te cilat varet e ardhmja e Kombit e jo me mendimi yne , perse kerkoni nivel ne trajtimin e problemeve atehere ?

Vete z . Pjer ne Vol e 1 faqe ...paragrafi trete,  thekson se " Me Informacion driteshkurter , problemet   kuptohen si raporti monoklit me binoklin dhe robi punon si gramafon - inConformist "...dhe shton me tej "se Informacioni eshte i nevojshem si ajri per mushkrite !" Duaje Informacionin si kok e kedhit Berishen !

bolino eshte biznesmen italan, medemek ne fillim ishte per perhapje te fjales se lire ne shqiperi. athere gojet e liga thoshin qe ishte 'antishqiptar', tani gojet e moderuara thone qe financon anila bashen, e ke parasysh besoj ate si patllaqe qe ka shqiptarja.com

 

Epo shyqyr qe e tha dikush emrin se na benin te gjithe si interestorante.

   Shemshiu eshte njeri  shume i ndershem, por di shume pake .. ose aqe sa nje polic. Dua te thom jo  sa nje drejtor. Ka manine ti dramatizoje problemet dhe sidomos tu japi te gjithave karakterin konspirativ.Une, personalisht, gjithenje ja kam rrafor me 0.8 saktesine e te dhenave qe jepte kur  ish organizator i Grupit te Rendit(ne opozite)

   I  ka  qenedruar prane tere kohes se veshtire,  te gjat dhe sidomos  pas 97-s,  te  marrosurit.Ka pretenduar  gjithmone diç me shume se sa i ka takuar.Si them keto, nisur nga qe e njof shume mire, i le paxs te gjitha dhe po mendoj se edhe ky rast tregon degradimin e shtetit, te qeverrisjes se familjes, qe realisht e ka vene tere  strukturen e rendit nden nje tutele mafioze,... per nje kusari te pergjitheshme.

Ky eshte problemi dhe jo  Shemshiu drejtor. Medet  per  keqardhje per gjithe ata  qe e shofin  rastin.... me syrin e miopeve dhe llogjiken e  militanteve.

     

Ndale hapne o shume i nderuar.

po te ishte aq shume i ndershem ai, deponimet ne prokurorine e pergjithshme ai do i kish bere me kohe e me vaft. Nuk eshte batman ai. S'iu dashka drejtesia ligjore? Po tani, pse iu dashka?

Une nuk kam veshtiresi te besoj kete qe po thote ai, por qe ai eshte batman, nuk e besoj kurre.

ai eshte argasur mire edhe per vete, por se fundmi "se ku na i ngeli sharra ne gozhde"...

Te pakten, te pakten qe duhet te shpjegoje ky eshte "pse nuk i ka bere publike menjehere ky keto shkelje dhe kete mafie?".

Edhe batman te kish qene, te pakten qe do kish bere do te kish qene njoftimi i publikut; Dhe qytetar i mire, detyren ndaj atyre, me taksat e te cileve paguhet.

 

PS: se desh harrova...

m'u duk mua apo ky e dinte edhe fjalen "marjonete" dhe e perdori ne menyre korrekte edhe ne fjali? (iu muar pak goja aty, po s'ka gje...)

Oooo zotoooo, po pse ja heq te drejten njerezve per te ndryshuar qendrimet e tyre more djale..... jja gaboi nje here, ja edhe per te dyten here, por jo pergjithmone...... pse e kupton njeriu gabimin e tij dhe ti do qe me zorr ta denosh...????????

Po nuk po denoj njeri o alidemso tani... cfare thua?
Nderkohe, pse nuk I thua njehere per saliun keto fjale... apo mbaj te njejtin qendrim njehere... sa per te ndryshuar muzike. Njehere?

Zoto, ti e "denove" se pari pse foli..... ashtu siç i mendoi vete te flase..... se dyti per saliun une (nese e kam  kuptuar drejte) kam folur sa te duash, ndersa ai do te flase kur ti vije koha....(ndoshta neser, ose asnjehere, se mbase i shkon ndonjeri dhe ja kendon kengen rreze veshit) .... ku i dihet... kohe te veshtira jane....ndodhin edhe aksidente....... duhet ti mirekuptosh njereziit.......

Ku more e kam denuar?
po ti mos u trego mendjehapur dhe tolerant me nje dhe krejt ne ekstremin tjeter me nje tjeter. Ndryshimi midis pardje dhe sot eshte se sot ky po flet kunder atij qe flet edhe ti. Dhe deri dje, ai qe sot vazhdon ta kesh inat, ne pushtet me njerez te ketille vinte dhe mbahej.
ato qe thote ai ne interviste jane dengla te peshtira. E kam shpjeguar me siper si, qysh e tek - un.
Pres nga grava te mund te pergjigjet, kurse nga ty e pakta qe pres eshte ta lexosh sic duhet dhe te pakten te shmangesh keqkuptime te ketilla.

ore xhagajdur, po ai po ethote vete, qe der dje ka qene ne krye te detyres dhe qe si polic deshtoi sepse eproret e tij ishin te lidhur me krimin dhe te komanduar nga krimi. Ai po thot qe jep doreheqjen qe edhe te jete i lire te flas te verteten. Kur eshte polic eshte polic dhe nuk ka per detyre informimin apo daljet me deklarata publike, sepse pastaj do i thuash po mir mo, pse del e qahesh ne publik, kapi kriminelet, ti je polici!! E kupton? Ai diten qe dha doreheqjen doli dhe foli! Dhe per kete eshte i nderuar, jo te gjithe flasin, biles jan shume te rralle ata qe kan dal kaq hapur e kan fol kaq shkoqur. Eshte e lehte ta shikosh qe kendej, por aty me vertete te heqin buken e gojes, ne kuptimin me te plote te fjales, te LENE FEMIJET PA BUK, ne mos te dergojne per gjah...

Eshte detyrim i cdo qytetari qe te denoncoje krimin, aty ku e sheh.

Denoncimet behen o ne polici, o ne prokurori, o ne gjykate, ose ne media(publik).

Ky nuk e ka bere as tek e para, as tek e dyta, as tek e treta, as tek e katerta. Tani ka vendosur ta beje tek e katerta, dhe akoma nuk e ka bere as tek e para, as tek e dyta, as tek e treta.

Ka dale e ka folur hapur e shkoqur edhe Dritan Prifti. Te njejtin mendim egzaktesisht kam patur edhe per te.

E e njejta gje identike ka ndodhur dhe me Mero Bazen; dhe te njejten gje kam menduar e thene dhe atehere.

Puna eshte, ora, qe ky qe po shfaq ti, eshte mentalitet pakez totalitar; me shume ne shfrytezim te ligjit, dhe me pak ne sherbim te tij.

Ai tha qe "ka prova". Provat duan kohe te gjate te mblidhen, qe te kesh deshmi per mafia, dhe jo deshmi per nje epror qe shkeli ligjin njehere. Kjo me ben te mendoj qe ky duhet te kete ca kohe ne detyrera te tilla, apo duhet te jete(te kete qene) i atij niveli ne hierarkine e mitingasherise dhe militantizmit... jo per gje, por eshte e pamundur qe ne epoken Berisha 3, poste te tilla te mos u jene dhene mitingasheve dhe kamikazeve te partise prej kohesh.

  • Ai ka zgjedhur Kryetarin e Shtetit, - Presidentin e Republikes.
  • Ai ka zgjedhur Kryetarin e Kuvendit; - posti i dyte me i larte ne hierarkine e shtetit.
  • Ai ka zgjedhur Kryetarin e Bankes se Shqiperise.
  • Ai ka zgjedhur te gjithe ministrat e kabinetit.
  • Ai ka zgjedhur te gjithe deputetet e PD-se qe jane ne parlament.
  • Ai ka zgjedhur te gjithe ambasadoret.
  • Ai ka zgjedhur Kryetarin e Bashkise se Tiranes - posti i dyte me i larte i administrates ne Shqiperi pas Kryeministrit.
  • Ai ka zgjedhur Nenkryetarin e KLD. (se Kryetarin e merr automatikisht me Presidentin)
  • Ai ka zgjedhur kryeprokuroren e pergjithshme te Shqiperise.
  • Ai ka zgjedhur Drejtorin e Televizionit Publik (Shteteror).
  • Ai ka zgjedhur gjeneralet.
  • Ai ka zgjedhur kryepolicet.
  • Ai ka zgjedhur se kush e perfaqeson Shqiperine ne Nato.

Ti me tregohesh i habitur pse thashe gjene me normale ne bote?

Nuk e di nese ky koment e qarteson ate te mesipermin. Kur te marr ndonje argument kunder, atehere mund te behet fjale te ndryshoj mendim. smiley kokqip. smiley

 

Ku do ta bente ai denoncimin???? Cja fut dhe ti mbas mullarit, ai ishte ne detyre, dhe (gjithmone sipas asaj qe thote) e ka luftuar ne detyre krimin. Ai ishte personi ku denoncohej krimi dhe ai e luftonte. Tani qe dha doreheqjen tha pikerisht kete gje, qe jam i lire ta denoncoj publikisht sepse institucionalisht nuk luftohet, sepse krimi ka zaptuar shtetin. Kaq. Mua me duket shume normale, dhe nuk ka krahasim fare me Priftin apo me te tjere.

Mua me duket shume normale

Po prandaj eshte Shqiperia fanar ndricues*... ngaqe te tilla gjera duken normale.

Nuk ka ndonje gje te keqe aty; normalitetin e dikton mentaliteti i shumices, mendesia e popullit. thjesht po them qe demokracia nuk ndertohet dot me mendesi te tille, dhe nga kjo gjendje nuk dilet.

Edhe ti, mos e merr personalisht, se nuk po kritikoj pruresin e artikullit; thjesht po shpreh mendimin mbi ngjarjen. Mendim strikt personal.

Nuk po e marr per keq une, nuk e marr per keq nga ty edhe sikur me mua ta kesh.. por po them qe je duke ja futur KOT mnjf.. Nuk e kuptoj cfare pretendon ti te bente ai? Te denonconte? Ai po thote pra qe po e luftonte ne detyre por pengesat ishin nga eproret e tij.. Ku do ta denonconte ai? Po te thote qe HUMBI ne detyren e tij. Dhe tani qe eshte   i dorehequr eshte dhe i lire te flas. Kur je ne detyre nuk flet!!! Kaq gje duhet ta dish. Normale me duket rrjedha e ngjarjeve se si e shpjegon ky person dhe jo situata. Situata eshte katastrofike.

 

smileysmileysmiley

ore shqip kam shkruar une apo ja kam futur kot?

Nuk e kuptoj cfare pretendon ti te bente ai? Te denonconte?

smileysmileysmiley

prit me prit ky palla, shemsja, i bie te jete njeri i mire tani? pse se nuk i ka vajtur ndonje llokme ashtu si e priste ketij analfabetit?

kush ka patur pune ne bulqize e di shume mire qe nuk ka lidhej policia atje fare. dhe ky bolja nuk ruan gje ne miniera apo qytet, vetem del rrugeve si maskat e 97-es vetem se ka uniforme e jo corape ne koke. kush ka pune me kromin ne bulqize e di shume mire se ne qytet nuk hyet pa bodyguard ose pa ndonje te njohur te forte, le me pastaj qe kush ka patur zyra atje i ka hequr. di nje rast qe nje aksioner ne nje firme nga ato krom nxjerreset ka 2 vjet qe nuk afrohet atje, se cdo gje rregullohet me ligj xhungle!

ky tani del e flet pallavra, e tregon rrefenja me shpella! 

Liri, Demokraci! Liri, Demokraci! Liri, Demokraci! Liri, Demokraci!

Miting neser te sheshi per te mbeshtetur PD. Shifemi atje... smiley  Saliu do japi nje thes miell per cdo pjesmarres..

Liri, Demokraci!

Shperndahen luge floriri te selia e PS

Shperndahen luge floriri te selia e PS

pranej kishin zone rradhen sot te dollari gjithe drejtoret e ministrive e?

radha vajti der te treni, po pa frike se ka per te gjithe popullin

Ca do besh ti me luge flori? Do hash qullin qe do besh me mjellin e Sales! Bah, nje luge druri dhe e ke shume. Gris bythen edhe shko te shehi kur te te therrasi komandanti.

ate lugen e floririt vij e te ta fus ne b*the. More vesh, sumkapuc

 Ke shan ky Ed Ypi ketu

 

ndaj te njejtin mendim me zoton... kush ka prova,fakte e te dhena per shkeljen e ligjit,perpara se te bej spektakel ne media, te respktoj ligjin dhe institucinet e shtetit e ti dorezoje ato atje ku duhet.ne prokurori.
te tjerat pastaj jane thjesh palacolleqe pa kurrefare vlere...i pame keto palacolleqe ne rastin e Prftit, kur denonconte Meten ne emision televiziv,por jo ne prokurori ,duke bere provat ndaj Metes te pavlefshmesmiley ne kete menyre... pas do kohesh pame nje tjeter maskara qe vinte verdalle neper studio televizive me nje cante lekure te zeze, e mbushur plot me prova e fakte te papara e padegjuara sipas tij, por qe ne fakt thjesht e perdori per te "terrorizuar" disa persona te caktuar... me pak fjale: o KARagjoza, nese jani me dhe per ligjin,ashtu sic pretendoni, ne fillim eshte prokuroria vendi ku duhen bere denoncimet per shkeljet qe i behen ligjit!! pastaj jeni te lire sa te doni qe te beheni rezil neper kamera e spektakle televizive.

me qe ra llafi,ky Shemsija i ngjaka pak Arnold Schvajceneger,ne koken kur ky i fundit nuk perdorte akoma botox.smiley

Si u bene provat e metes te pavlefshme duke i transmetuar ne TV? Video fillestare eshte video fillestare, cfaredo qe t'u besh kopjeve. Videot u bene te pavlefshme sepse ashtu i deshi trapi gjykates. Kur gjykata s'te zgjidh gje, te pakten te behen publike ne media. Nje forme gjykimi eshte dhe ai.

shiko,me sa mbaj mend, tekniket dhe regjizoret e "fiksit" per ta bere videon me te kuptueshme, kishin vene titra rregulluar zhurmat driten etj.. kujdes,nuk po them qe e kishin manipuluar,por kishin vene dore ne prova. keshtu e argumentoi edhe gjykata me duket. edhe une nuk e quaj te drejte vendimin e gjykates..Meta duhej te shkonte ne burg! por jam me parimin...ne fillim cdo denoncim duhet te behet ne prokurori...pastaj le te behet edhe publike.. kete e kam thene qarte me siper me duket.

p.s lazo,cnesmiley prape me nick te ri ti..smiley apo me duket mua...

Gjykata nuk hetoi videon e fiksit.

Si ka qene ajo konga:

Martaneshin s'unn e shtroj...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).