Nje tatuazh krenarie ne kraharorin e nje boksieri te ri flet per rrenjet e tij shqiptare

Kevin 18 vjecar, i lindur ne Shqiperi, duke pozuar ne nje ambient te "New York City Boxing Club" ne Los Anxheles, Kaliforni. Ky klub boksi eshte shume i kerkuar nga talentet e reja dhe boksieret aktive apo ish boksieret si dhe perosnazhe te njohura te Los Angeles qe sterviten ne boks per formen fizike.

Imazhi i ketij djaloshi, te cilin e hasa rastesisht ne fotot qe qarkullojne agjencite e lajmeve me coi te mendoj per shtigjet e shumta te shqiptareve neper bote. Ka qindra mijë histori qe nuk do t'i mesojme kurre, te shqiptareve qe kane perjetuar kultura dhe stile jetese krejt te vecanta njera nga tjetra.

AFP/Getty Images

53 Komente

and everywhere we leave a mark!!

po normal qe do jemi kudo! jemi apo sjemi pellazg..smiley

Pellazg ka dale ca demode. Kush ka qene para pellazgeve?

asnjeri, pellazg eshte pjedha e gurit, dmth njeriu i shpellave. 

shtangista, boksiera ndonje futbollist qe lun per ndonje shtet te huaj apo tjeter qe ngre gurje 500kile si ky Xhimi yn ne Angli.. 

Nuk i paragjykoj aspak, por personalisht kto lloj speciesh "shqiptaret" sikur nuk ma ngohin hiq patriotizmin.

Kur do vij dita te kemi edhe ne nje tenist/e, atlet/e, basketbollist/e apo sporte te tjera. Na mbyti mashkullimi ekstrem ne sporte.

 

Ky Jimmy(Jorgoja) si e ka emrin e vertete?...Sikur e kapen me nja 10 kile droge ne 2011..Qe prej asaj kohe s'ja kam degjuar me emrin.  smiley

Po c'lidhje ka sporti femeror me patriotizmin? Kemi femra qe jane te mira ne qitje, shtanga, shtiza etj. Puna eshte te kemi, pak rendesi ka se a jane ne sporte femerore apo mashkullore!

Ky Kevin se mos eshte gje rezident i qytezes se Albany te New York-ut. Sepse edhe ata nese duan te mburren per vendodhjen e tyre keshtu e shkruajne "albanian".

o kuazo, ky ka lindur ne Shqiperi,thote..

Tamam per faqe te pare...
Bull...

Ja dhe nje tjeter imazh i yne ne bote por kete radhe nga dija...

Një studente shqiptare, Johana Barxha, familja e së cilës ka pak vite e emigruar në SHBA, ka fituar një bursë prej 250.000 dollarësh.Hapat e hedhur në shkollë paraditen e të mërkurës ishin tejet të tensionuar për dy studentët, të cilët u thirrën nga drejtori për t’u paraqitur në bibliotekën e shkollës. Ajo çfarë ata do të dëgjonin atje do t’u ndryshonte jetën përgjithmonë, thotë gazetari i NBC10 Philadelphia televizion që përcolli kronikën e lajmit.

 

Blendi dhe kaposhi ju lumte per keto prurje !Flm

foto shume e bukur, duket si spartaku i kohes moderne. 

une do ja kisha vene titullin artikullit "kujtimi i te pareve". si ai libri i Londonit me ate qenin qe kthehet ne ujk.

Dje takova ne spital nje doktor shqiptar qe ishte nga Tepelena.

Po pastaj? smiley

te njejten pergjigje desha t'ja jap po hoqa dore shpejt. 

por po i jap pergjigje, pyetjes tende ose vazhdimit te saj, megjithate.

per mendimin tim nje doktor eshte me pak shqiptar sesa nje djalosh boksjer i ri.

Pastaj muhabet shqiptaresh...smiley

vetem se nuk jane njesoj shqiptaret, nje doktor nuk do ta lejonte vetes ta shkruante ne gjoks qe eshte shqiptar. apo ti mendon qe po ? 

prandaj them qe ai eshte detyrimisht me pak shqiptar.

E ka te shkruar emrin ne bluzen e bardhe, une per vete u djeva krenare kur midis shume doktoreve te tjere te huaj ishte edhe nje doktor shqiptar, qe u tregonte kolegeve te tij qe pacienti ishte nga vendi I tij. smiley

ka emrin e tij ne bluze, dhe per aq kohe sa eshte ne pune. tjetri e ka te shkruar ne lekure dhe ka emrin e vendit te tij. 

Liqeni te jesh boksier (kampion) duhet disipline dhe zgjuarsi. smiley

http://vimeo.com/39453069

...you're learning, it's boxing, everybody gets punched...

...you don't go clubbing, drinking, smoking - not for me. It's better doing boxing than those things.

Lejeni cunin rehat!

Ate shqiptar e ka fal zoti, edhe sportist! 

Duhet t'kuptojme dicka! 

Foto e lexechme!

Tamom dem i ri! smiley

Mrroklle. A ke has ndonjehere ne shqiptarin me te famshem te shek. XX. Iljazin smiley

Ky eshte tamam per moton "We are everywhere".

Bravo djalit, veç nuk e di, po mu duk si i lodh, akoma pa fillu mir ndeshja smiley

Here, there and everywhere...

Suksese!

E paskan hequr smiley  Jo s'ishte ajo, ishte nje djale i ri qe donte te shiste disa comic books.

e kam pare une ate videon gjembi (ishte nje adoleshent shqiptar qe hapej bythesh qe ishte shqiptar dhe bente namin, i rrihte te gjithe), po nuk e di nese ke qene i vemendshem te shikosh ne momentin kur ben sikur do zihet me ate tipin tjeter qe duken mikrofonat (si cdo reality show, eshte e gjitha e skriptuar).

E kam vene re eklipsi dhe jam dakort.

Mungesa e zhvillimit te qendrueshem shoqeror qe perjeton shoqeria jone ka sjelle jo vetem nje krize vlerash por dhe nevojen per evidentim te vlerave qe ne menyre krejt individuale (shpeshhere dhe rastesore) kane arritur dicka ne jete/profesion. Perjashtimet nga kjo situate jane te pakta, si prsh, rasti i Qerimajt apo dhe Begaj te cilet me sakrifica te jashtezakonshme arriten te dalin nga gjithe ai llum antivlerash qe i rrethon.

Nje element tjeter per te cilin personalisht jam kritik eshte ky patriotizem ordiner. Tatuazhe, parada nen petkun e e festave te tjereve (shih paraden ne new york...ne diten festive te italianeve) apo dhe lloj lloj folkorizmash te tjere nuk jane gje tjeter nevoja per tu shkeputur nga nje krize e paprecedente antivlerash, duke demostruar ne nje menyre te cuditshme krenarine, krenari per cfare?!

A e keni menduar ndonje here perse nuk kemi asnje realizim kolektiv? Si prsh, asnje kualifikim te ndonje kombetareje ne ndonje aktivetet nderkombetar? Perse?!

Sepse jemi te paafte te ndertojme dicka brenda vetes sone. Brenda vendit tone. Perse duheshin hedhur miliona euro per nje eveniment me Realin e Madritit ne tirane? Eveniment qe u kthye me shume se nje reklame ne nje turp per sportin por edhe per vendin tone.

Perse ato para qe u shpenzuar per Milanin, Realin, te mos investoheshin ne infrastrukture, ekipet e reja, zhvillim makro te sportit?

Ka shume raste individuale suksesi te shqiptareve te ndershem neper bote. Njerez qe me mund e djerse kane arritur dicka per veten e tyre. Perse mos kemi dhe ne ate sistem zhvillimi?! Sepse tek ne, per faj te politikes ose faktoreve te tjere, sistemi i meritokracise nuk ekziston. Per fat te keq...  

sa qef kur lexon lajme te tilla

Nga dorezat qe ka veshur, duket sikur merret me MMA dhe jo me boks.

Tek kjo foto tjeter eshte me doreza boksi.

Fenomen tipik shqiptar - ky qe paraqitet me kete foto - shoqeruar edhe me komentet rreth tij.

Tipik per vendet e vogla e me konkretisht, nga nje vend i tille i yni, i dalur nga izolimi totalitar dhe nje sentiment i perhershem inferioriteti e fajesie (kulpabiliteti) per te zezat qe bejne shume shqiptare ne bote.

Indiferenca ndaj nje fenomeni te tille (evidentimi qofte edhe i nje fotoje te gjendur ne net) do te duhen vite e breza qe te zhduket.

Nuk ndodh nje gje e tille, qofte edhe ne vende te vogla te perendimit si Zvicra, Luksemburgu e besoj, as ne fqinjet tane ballkanike ...

ndersa komenti tend eshte tipik i njeriut inferior, atij qe masa (sa me) e madhe i jep mundesine te fshihet e te kritikoje pa frike.

kjo nuk eshte aspak nje dukuri tipike shqiptare,sepse dukuri tipike shqiptare eshte ta besh emrin ''jorgo'' apo ''xhim'' dhe te hiqesh sikur nuk e di si i thone shqip ''me fal pak te lutem''smiley.per te mos thene gjera te tjera se,,,

Hajde llogjike hajde!!! Regjimi totalitar ka qene i njohur per patriotizem, se ja griste breket fqinjeve tane. Kam njoft disa ish diversanta, njeri nje njeri i afert i imi, qe kane qene shume patriota edhe pse luftonin kunder komunizmit (por donin Shqiperine).

Greqia po mburret me Shqiptare, Anglia me lloj-lloj rracash edhe pse nuk kane lidhje me Angline. Dhe ta dish ti e bejne pleshtin Anglez buall. Vetem per atletin anglez folin edhe pse del i 5-10-15ti dhe as nuk e permendin fituesin e shteteve te tjera. Shifi anglezet se edhe neper plazhe veshin bluza me flamur anglez, dhe shumbuj te tjere me shumice ke kudo.
Ty ne vend qe te te behet qejfi, na ben ben bllashka ketu. Ai nqs ka infioritet sic thua ti, do ta shkruante 'Italia' dhe jo Shqiperi ne gjoks.

Kureshtar,

vazhdo te jesh krenar

"me qene shqiptar" ...!

s'ka kuptim ajo "vazhdo te jesh", pasi tek ne shqiptaret krenaria e origjines eshte burim vitaliteti. ndryshe aq te vegjel sa jemi si popull, do te ishim zhduk me kohe. fqinjet i kemi sllave ose latine, qindra milione njerez. greket i jane kacavjerr fese, per mbijetese, vetem se diten kur do t'u lodhet besimi tek zoti, do te kthehen perseri ne shqiptare, donc s'do kete me grek. 

se qe thua ti shoqe, besimi (gjenetik) tek gjaku tend eshte me i forte sesa besimi (imagjinar) tek zoti. 

siç e cilesova atje me lart, nje shqiptar boksier ne dhe te huaj, i kupton me mire keto gjera se nje doktor shqiptar, ose intelektual, po ne keto kushte. ngaqe kur je boksier ty thyn turinjte tjetri po te gjeti te dobet. ne rastet e tjera, nuk ja lejon edukata ose politesa. ky mos agresivitet ose qetesi relative, ju rren juve paqesoreve, tek vleresimet tuaja mbi çeshtjen.

nuku di sa i qarte isha. smiley 

S'e di ca eshte American Pawn, mbase ndonje white trash show.

Xhamadani vija-vija, on the other hand, eshte i njohur.

"Xhamadani vija- vija" mos eshte Versioni 2 i "N'ato maja rripa-rripa"?

Faqja e zeze. Na turperuat ju andej pertej Atlantikut. smiley

Po kete zezaken, qe vllaznit i kane mesuar Xhamadanin?

 

Po kete drive through te irrituarin?

Valle si ka lindur e shara "ta lerofsha"? Apo popull bujk gjithe jeten, dhe kenaqsi-poshterimin e gjen tek lerimi i femres si token? lol

Mua kjo foto me beri te reflektoj mbi sa larg kane shkuar shqiptaret keta 20 vjetet e fundit. Jo "larg" ne kuptimin e suksesit, por "larg" ne kuptimin e pare. Ne nje sens njerezor me teper se patriotik, me intrigojne jetet shume te ndryshme qe jetojne shqiptaret ne 5 kontinente, dhe fija e holle (e kuqe?) qe na bashkon. Dikush mjek ne Gjermani, dikush boksier ne LA, kengetare ne Londer apo kuzhinier ne Perth te Australise... Kaq. Asgje tjeter. Kete foto e zgjodha sot, duke kerkuar kabllot e agjencive te ndryshme. E meqe jemi ketu, nese kerkon imazhe per "albania" ne news.yahoo.com sot nxjerr keta rezultate, ku dominon nje portret i njohur...

Bohhh, ç'a bohet keshtu mer jahu, surrati i Buall Mavrise smiley ka blloku ter internetin smiley

Bravo cunit!Na nderon.smiley

Ndonese tek foto ngjan sikur eshte duke ja fut me grusht vetessmiley,prape na ben krenar!smiley

We are everywhere!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).