Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.

 

Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.

Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviq, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliq, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

Burimi

135 Komente

mos duan te thone qe sala,,,,,, apapaaa nuk e ben shaqo bregu ate pune

Ja u ndertua linja - cfare do importoje Kosova nga Shqiperia kur Shqiperia e importon per vete? Apo kur te behet berthamori?

Une ne pergjithesi te kom inot ty, po mo inot te kom kur nuk merr munimin as me lexu shkrimet e shokut tat te fminise. Edepsez! Tani qe mos me akuzojne per belul-lliqe (pa lidhje me Belulin peshkatar) kjo nuk do dhe aq shume men ne fakt. Shqiperia eshte vend qe eksporton energji ne nje pjese te vitit (sasia e eksportit varet nga reshjet - tani po bi me gjyma m'Tirone). Idea e nje tregu te perbashket energjitik eshte shume e vjeter dhe ish-peshku, Naim (Katnari - sipas meje) e ka vone ne qender te nje artikulli mbi bashkepunimin qe do na conte ne bashkim kombetar.

Duke qene se Shqiperia dhe Kosova kane dy sisteme krejt te ndryshme prodhimi energjie (R.SH. me uje dhe R.K. me termocentrale me qymyr) bashkepunimi mund te ishte shume pozitiv, sidomos per R.Sh. Ujin mund ta "magazinojme" deri ne nje fare mase kurse qymyri as te permbyt as derdhet.

Po ka nje problem shume te madh ky shkembimi i energjise me Kosoven, nuk vjedh dot sipas qejfit qeverite pastaj. Se po bere marreveshje me Kosoven qe atje te ulet prodhimi kur ne kemi shume uje dhe te rritet kur ne kemi me pak, atehere diferenca per t'u blere ose shitur ne te dy krahet behet shume e vogel. Plus qe ne nje marreveshje te tille mund te percaktohet edhe cmimi, ndaj nuk ngel fare vend per pisllik. Kurse sot kur te duhet te importosh shume energji ne momente qe rritet cmimi shume, ka vend per abuzim sa te duash. Kurse ne shitje abuzimi eshte akoma me i thjeshte pasi tenderi behet nga pala tjeter.

10 me *!

I was just thinking of that, grindavec, 30 minutes ago.

jam me ty 100% te 100%shit. pike per pike.

Bashkimi me i shpejte dhe me i frytshem per Shqiperine e Kosoven do te vinte kur te bashkoheshin ekonomite.

si e thote dhe S. Fejzullahu, kur nje vajze nga Vlora, te djaloshi nga Bajgora...

Do ta kemi Shqiperine, kur t'marr nuse ne Janine!!!

Per mua ka mbetur kenge profetike qe ne momentin qe eshte krijuar! - Para luftes nacional clirimtare te UCKse ne Kosove.

por mbetesh grindavec, ama... gati skizofren.

mos bertit, te lutem. smiley

PS: 100%! smiley

Se harrova...

Berishes nuk i hyn gjemb ne kembe kur vret ne mes te dites, para kamerave te te gjithe botes, ne mes te tiranes; e jo po i hyn gjemb ne kembe per nje gje te tille. E mohon ai!!! smiley

Asht Edvin Kristaq Rama Ayyy! Ay din si sajohen kto... kto histori. Pysni ateh... tek vila e Dashit, ose me dashin tek klubi i... i Fidelit e gjeni! Se ay ka 3000 euro gjithsej pasuri!!! - ketu eshte momenti kur ja fut nje te qeshme sa i bashkohet hunda me mjekrren. 

Ketu, mendoj qe eshte momenti me i mire per te cituar nje mendje te ndritur malesore shqiptare; Namik Hotin: "Maloku nuk zdryp prej kalit po s'e vrave!" - dhe per Berishen e ka thene!!!

Hear! Hear!

Puuu kush m'thote mu grindavec! smiley

Sa per te tjerat ai mund ta beje edhe si per Gerdecin, dhe fajin ta kete nai firme amerikone, kurse per te birin do thote qe ai nuk ka qene kurre ne Viene.

Nejse sic e kom thone me poshte fajin e ka 'Mehmeti'.

me falni qe po perseris:

me nje bashkepunim te frytshem, Shqiperi-Kosove ne fushen energjitike, Kosova me termocentralet e te ne me hidrocentralet, problemi i energjise do iste zgjidhur per te dy vendet...ne te dy anet me gjithe tenderimet e panumerta, Kosova nuk ka mundesi te ndertoje termocentrale me te mire se e ato qe ka trasheguar e Shqiperia nuk ka per te bere vepra hidrike me te mira se ato qe i la diktatura...

Muhabet i gjate; boje keshtu llogarine 1 melon dollare/MW.  smiley 

S'ka munci, nuk e bo Sala ate pune. Ose noshta po ja fusin te vetet po ai nuk do gjo. Kshu ja bojshin dhe Enverit.

Do e kete bo Mehmeti me koke te vet se Bradi dhe Sala nuk dine gjo.

Normal o burr. T'i dinte Sala kto u bonte nami. smiley 

ky me siguri duhet te jete turko-serb,se nuk ka mundesi qe gjate gjithe veprimtarise se tij 20-vjecare nuk beri asnje gje pozitive per shqiptaret.vetem ngjyre te zeze.

Jo ore, thjesht vjen nga nje linje dhe nje tradite e vjeter feudo-bajraktaresh tradhetare e antikombetare qe shesin interesat kombetare per dy kacidhe te armiqte tane egzistenciale.

....Keshtu po !Pakapo...

Keshtu kam folur gjithmone une grava, po s'e ke vene re ti.

Cfare????????????? po ti vetem opoziten ke sulmuar gjate gjithe kohes me ne krye Edi Ramen si pasardhes te komunisteve. Po si nuk ke turp qe genjen kaq hapur. Edhe krimineli berisha nuk do kishte aq guxim te genjente ne kete menyre.

Turp te kesh ti qe genjen kaq hapur.  Une i kam sulmuar te dyja palet vazhdimisht, por ty te djegin syte kur sulmoj opoziten si militant i zellshem PS-ist qe je.

Jo po ata kosovaret sikur po e bijshin Salen hero legjendar me te modh se Skenderbeu....... sa ka pas bo ky burri per kosoven mer jahuuuuuu....

 

Alidems mos u ngut.

Qe te fitosh pavaresi nga Serbia per pune energjie duhen plotesuar dy kushte kryesore si minimum.

01. Sasia e Energjise se prodhuar ne Shqiperi e Kosove ne vitin me te keq hidrik te plotesoje nevojat e vendit ketej dhe andej. Kjo nuk realizohet dot as dhe torikisht sepse nuk ka fuqi te instaluar te mjaftueshme .

02. Cmimi i energjise se blere nga linja te tjera importi psh Greqi dhe Itali te jene te barabarta ose te peraferta me ate qe vjen nga veriu si dhe te garantohet energjia si sasi ne kohe me rreshje te ulta. SHume shume e veshtire dhe kjo.

Tani te mos nguten keta patriotet qe edhe mendojne edhe jetojne me boothe.

Konsumi i energjise ne cdo vit rritet me 10 % qe do te thote qe si minimum duhen investime te ketij rendi ne prodhimin e enregjise ne vend qe te ruhet pavaresia. ( nese do e kishe ate )

Duke mos u bere kjo ne gjithe keto vite atehere nuk mund te sigurohet nevoja e vendit sepse eshte e pamundur dhe serbet per kete kane investuar me vite ( pra shume heret ) qe te mos behet. Pra, per serbet pengimi i investimeve shqiptare ne energjitike eshte jetike sepse kontrollojne si zhvillimin e Shqiperise ashtu dhe sigurojne te ardhura shume te medha prej nesh. Ne kete kuptim keto shkrimet mund te jene ndryshe, pra qe mund te lidhen me korrupsionin,  por nuk mund te thuhet qe burimi i kesaj te keqe eshte vetem qeveriu i tanishem por te gjithe qeverinte nga 2 Prill 1991 e deri me 16 Prill 2012.

Shkrimi eshte pacavure per qellimin e vet minimal, sepse do mbledhe berihajxhinjte , pedet dhe injorantet ne nje bateri sharjesh.

Cmimi i energjise se blere nga linja te tjera importi psh Greqi dhe Itali te jene te barabarta ose te peraferta me ate qe vjen nga veriu si dhe te garantohet energjia si sasi ne kohe me rreshje te ulta. SHume shume e veshtire dhe kjo.

Po pse, si mendon ti, qe bashkimi energjitik behet thjesht rastesisht dhe padashje? Ai eshte nje dukuri qe ndodh me vetedije dhe ndergjegje te plote, me kembengulje dhe pse jo me sakrifice. Pse u dashka qe Shqiperia te bleje nga Greqia ne rast se mund te bleje nga Kosova? Por edhe sikur 2 jave ne 3 muaj te blihet nga Kosova, a nuk eshte me mire qe ndonje miljonshe eurosh te mbese brenda interesave shqiptare, apo te shkoje ne xhepat e grekut? Po nje miljon euro sikur t'i veje Kosoves, a nuk eshte me mire t'ua japesh shqiptareve andej sesa grekut apo italianit?

Italiani me grekun duhet ta ulin oferten ne gati gjysem cmimi qe ti te fillosh te mendosh se mund te sakrifikosh Kosoven, qe eshte pjese e shtetit Ame!

More le te flasim realitetin; Kosova me Shqiperine per 2 vjet behen zone ekonomike autosuficente, dhe cdo sakrifice nga te dy keto shtete, do ja vlente barra qerane te behej! Me dy qeveri me njerez te ndershem dhe atdhetare, shqiptaret nuk kane pse te ndalen me!

Pse u dashka qe Shqiperia te bleje nga Greqia ne rast se mund te bleje nga Kosova?

Per kete lexo piken 01 te kushtit ( tek komenti im ) qe duhet per pavaresi energjitike. E mbylla ketu debatin sepse une flas per dicka krejt tjeter nga ajo qe me je pergjigjur ti. Me vjen keq.

ti tek pika e pare thua qe "nuk mundet"!

Une them qe Mundet! Sado e veshtire te jete, nese duam te bashkohemi, nje njeri vizionar do sakrifikonte! Mundet pra, dhe shpjegimi qe te bera mbi piken 2, te tregova nje prej rrugeve.

ndoshta po flasim per gjera te ndryshme, por kur te lexova me siper, m'u duk sikur po thoje qe nuk bashkohemi dot.

Po mire mer kopetent a e kupto se sa absurd eshte ky kushti yt :

01. Sasia e Energjise se prodhuar ne Shqiperi e Kosove ne vitin me te keq hidrik te plotesoje nevojat e vendit ketej dhe andej. Kjo nuk realizohet dot as dhe torikisht sepse nuk ka fuqi te instaluar te mjaftueshme .

Nqs do marrim parasysh rastin e vitit me te keq hidrik, c'kuptim ka te flasesh per fuqi te instaluar. Fuqia e instaluar eshte ajo qe merret ne maksimumin e perdorimit dhe kapacitetin optimal te rezervuareve. Kaq e di ti po ngaqe je mesu me injorante bastexhinj kujton se do na bindesh duke perzi hipotezen e vitit te keq hidrik me teorite qe i shpik vete. Me qe ra llafi me thuaj pak se sa eshte fuqia e instaluar ne Shqiperi e Kosove dhe sa eshte konsumi i energjise ne te dy vendet.

Nga ana tjeter une nuk kam fol ndonjehere per 'pavaresi' nga importi ne komentin tim por per pavaresi nga korrupsioni (te pakten minimizimi i tij). Ne nje treg te perbashket energjitik, gjate dimrit kur konsumi arrin kulmin, do mjaftonte te behej nje kontrate blerje energjie muaj me pare, qe do garantonte sigurimin e energjise gjate kesaj periudhe. Ne rast renie prurjesh nga lumenjte, mjafton te rritet prodhimi nga TEC-et ne Kosove. Ne rast te kundert do mjaftonte nje ulje e prodhimit ne Kosove. Nje kontrate e tille e bere muaj me pare do na jepte mundesine te blinim me cmim shume me te ulet se blerja ne kushte emergjence dhe ne kohe krize si dimrin e kaluar.

Ajo qe une them eshte se futja ne ekuacion e nje komponenti plotesisht te kontrollueshem, e ben shume me te thjeshte parashikimin dhe manaxhimin. Dhe per kete nuk eshte nevoja te kesh ndonje aftesi te madhe po thjesht te dish te lexosh se si te gjitha vendet e zhvilluara i kane diversifikuar burimet e prodhimit te energjise.

Po te jap rastin e Danimarkes qe ka vendosur ta limitoje ne te ardhmen 'peshen' e energjise eoliane, ne 25% te nevojave te sistemit pasi pesha prej 40% e bente sistemin teper vulnerabel dhe shkaktonte kolapse here pas here.

 

S'ka nevoje te harxhojme me pare. Rrugen e kombit e kemi, mbush ca fuci me korent, hypi ne kamjon, sa hap e mbyll syte je ne Kosove. 

kur sali skenderbene e pyeten ne nje inerviste " Hard Talk" ne londer, para ca viteve

Cfare mendoni se do te shkruaje historia per ty.

Une Jetoj per momentin - U pergjigj ky katnori.

Me fjale te tjera - me rruhet mu se ca do thojne shqiptart per mu.

po ta rjep nje cike kete vend se smeritojne me shum shqiptaret deri sa me lene mua ne krye

E cfare ka ketu per tu cudit? Edhe keni 20 vjet qe thoni qe Sala eshte Agjent Serb,keshtu eshte kur nuk i besoni ato qe thoni vete,kur i degjoni nga te tjeret vini duart ne koke.

Ky po na del me serb se millosheviqi.

smiley!

Innit (ain't it), bro!!!

smiley

i've been saying this all along here!

Per ate qiell e per at dhe, Ketu ka tradheti burra!

Po si s'doli nje patriot, qe ti tregoje vendin mo aman. Po te gjithe sharlatane mo aman. Pff po hec e kush e duro deri me 2017 phaaa

"per qill e per dhe",thuhet, hunter.smiley

ashtu? pse me duket qe i shton per "ate"... 

nigjo mu per ket pune, se e di mire.Pervec pjetremustakuqit,kam pas gjyshen qe zente be, ne ket menyre.smiley

Film i vjeter mo. Po me duket se per "ate" i jep force, potence. Kupto, per ate qiell jo kshu per qiell e papercaktuar. smiley

Hunter,mos i lodh ata kusherinjte me ardh me votuar ne 2013 se kena zbuluar nje variant te papare smiley

ah, po mire, sdq ato gati jane. nejse ka kohe.

Per qill e dhe* thuhet. Po ti po deshe shtoi edhe per ate, ska gje shqip mbetet, po qe thuhet 'per qill e dhe' qashtu a or tej!

Po hanter,  por nuk merr ne konsiderate;  vruthin, line e pulave, gripin spanjoll ate derrave dhe  ca t e tjera qe nuk ti them,.... se nuk kam shume nge.E hyyy... sa ka zanoti per gjer ne 2017-ten

Ok kshu ne rregull je ti, por llogarit qe s'pi duhan, s'pi alkool, nuk abuzon me ushqime te yndyrshme.

smileysmileysmiley

si ben gjasme!

smiley!!!

''baj per qill e per dhe.., do ta mbajme amanetin o Gjin Martini..smiley

pjetri yne ka te drejte!   keshtu thote pjeter mustakuqi i vertet..smiley

Jo    baj, po paj.... paj per qiell e per dhe.....Kujdes belul se do marrresh ndonje nte verdhe...!!!!!!!!!!

 

 

 

 

 

 E PLOTE/ Shkëlzen Berisha, Fazlliçi dhe Vuk Hamoviç, takim në Vjenë për të shmangur Kosovën nga transmetimi i energjisë

 

 

Për më shumë se një vit, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bllokuar tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë – Shqipëri. Me këtë veprim favorizohen tregtarët serbë të energjisë, të cilët kanë lidhje me djalin e kryeministrit

Nga Enis Veliu, Zëri

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011 është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe. Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se pas procedurave të rregulla të tenderit, morën pjesë disa kompani të njohura të kësaj fushe, si: “Dalekovod” nga Kroacia dhe “Energo Invest” nga Bosnjë e Hercegovina. “Kompania e parë ‘Dalekovod’, është një kompani shumë e suksesshme në këtë fushë në mbarë botën, e cila ka përfunduar me sukses dhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan- Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 kilovoltësh. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshëm i gazetës. Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës. Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar. Bllokimi i këtij projekti të rëndësishëm në masë të madhe ka indinjuar edhe drejtuesit e bankës gjermane KFW.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Financave drejtori i KFWsë,  Roland Siller, ka shprehur shqetësimin për vonesa të realizimit të këtij projekti. “Ne po i shikojmë me shqetësim të shtuar vonesat në procesin e dhënies së kontratës për ofertuesit më të mirë për këto dy projekte të mëdha energjetike. Ndonëse për të dyja projektet raportet finale u janë dërguar javë më parë, por deri më tash aprovimi përfundimtar nga OST nuk është dhënë, ku si rrjedhojë edhe vonuar fillimi i negociatave për kontratën dhe nënshkrimin e saj”, thuhet në letrën e Siller dërguar Ministrisë së Financave, më 5 dhjetor të vitit 2011.

Më tej drejtori i KFW kërkon nga Qeveria e Shqipërisë që ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sigurojë se ky proces nuk do të vonohet më tej. Po, kjo letër e KFW ka hasur në vesh të shurdhër, pasi askush nga njerëzit e inkuadruar në këtë projekt nuk i është përgjigjur KFW-së.

Po ashtu më 7 shkurt të këtij viti, KFW i është drejtuar edhe me një letër Ministrisë së Financave, ku sërish nga ta ka kërkuar përshpejtimin e këtij procesi. “Kështu që ne dy herë kemi ardhur në Tiranë këtë vit për të diskutuar lidhur me tenderin për ndërtimin e transmisionit 400 KW. Këto vonesa po shkaktojnë kosto ekstra masive”, thuhet në fund të letrës së dytë dërguar në adresë të ministrit të Financave dhe kryeministrit Sali Berisha.

Sipas korrespondencës që e ka siguruar gazeta shihet se banka gjermane disa herë i është drejtuar kryeministrit, por ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme t’i përgjigjet. “Bllokimi prej një viti i projektit përbën një procedurë kriminale nga ana e bllokuesve, i cili sjell dhe shumë humbje financiare për Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe linja do të ishte në prag të përfundimit”, tha më tej burimi i besueshëm i gazetës. Po ashtu, të zhgënjyer më këtë çka po ndodh janë shprehur edhe zyrtarë të kompanisë “Dalekovod”, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e transmisionit. Në një letër drejtuar OST-së, zyrtarë nga kjo kompani thonë se prej më shumë se 3 muaj e gjysmë nuk ka asgjë lidhur më projektin për të cilin kjo kompani është shpallur fituese. Po, edhe ky shqetësim i kompanisë fituese ka hasur në vesh të shurdhër tek autoritetet shqiptare.

Askush nuk përgjigjet

Gazeta “Zëri” për këtë çështje ka provuar të kontaktojë zyrtarë më të lartë të Ministrisë së Financave në Shqipëri, por edhe OST-në, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. Gazeta po ashtu u ka dërguar pyetje zyrtare OST-së dhe Ministrisë së Financave, por asnjeri nga ta nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit

Goxha CV per t'u bere drejtor i OST-se.

Hunter mo U merzit edhe nese vdes skendeerbeu kemi jozin qe flet gjuhen e Fishtes qe do ja kaloje edhe skenderbeut

smiley ja xisha jeten! ua banen atah! atah si delin lakuric. rrugaqet!

katnofa.... kush je ti?

Nje peshk i ri apo ndonje peshk i vjeter me nick tjeter?

ola zotrules, smiley ca desha te them? He, bashkimi energjitik (apo energjik?) me Kosoven. Ta lidhim eletrikun bashke? Hm dmth psh nese Kosova s'ka drita 8 ore, ti japim ca "rryme" ne e ta ndajme 4 ore pa drita ne, 4 ore pa drita Kosova. E njejta anasjelltas. Hmmm s'e di, s'e di. S'ma merr mendja qe behet kjo sakrifice, se jemi popull i keq, popull oportunist b.q. Kupto ti? Ja merr ate temen tjeter, u futen ne hasmeri fshataret e Korçes me kosovaret per nje kile qepe apo patate, jo me ti heqesh dritat. smiley

Ku eshte Akeisti aman?!

Jo te heqesh dritat! Nje bonifikim i mire i kaskades se Drinit nuk do te ishte krejt i pafrytshem. Por sikur vetem gjate dimrit dhe pranveres te prodhonte, do te kishe energji te mjaftueshme per Shqiperine dhe Kosoven, madje edhe per te shitur. Mos na tregojne kapacitetet se nuk ja blejne elektronet Zotit ne kembim te gjakut. e sikur gjate veres te thaheshin liqenet, nuk ka perse Kosova mos t'i vere zjarrin qymyrit.

ne keq qe keq mbetemi hunter, me keto qeveri dritat nuk u rregulluan dhe nuk besoj se rregullohen ndonjehere. Bakri eshte per t'u shitur jashte, jo per te shtruar kabllo. Prandaj nje doktor e menaxhon nje shtet qe nuk siguron dot as sherbimin shendetesor te qytetareve te vet si bixhozxhiu pijanec shtepine.

te pakten - thashe me siper, te pakten leviz leku brenda sferes shqiptare. ky eshte nje minimum cilesor i detyrueshem i ndjenjes se atdhetarise.

Po dreqi e mori, perse ngul kembe kot ?

Nese do pranojme qe 100-ta eshte numur teorik prodhimi dhe per ta bere shembullin te kuptueshem po e ndaj ne 50 krepa hidro e 50 krepa qymyr, atehere kur nuk ka rreshje njeri nr 50 bie ta zeme ne 30 krepa e qe dmth qe duhet bere import nga jashte bashkimit energjitik ne masen e renies.

50 krepa hidro i ka Shqiperia e 50 krepa qymyr Kosova. Kjo eshte fuqia e instaluar e qe dmth edhe teorikisht nuk plotesohen nevojat sepse nevojat jane 120 krepa dhe rritja e kerkeses per energji ne vit eshte 10 % ose me thjesht eshte 12 krepa ne vit. 

Pra vitin tjeter nuk duhen me 40 krepa per te plotesu nevojat por duhen 40 krepat e ketij viti dhe 12 krepat e rritjes e qe ne total bejne 52 krepa nese nuk ka rreshje.

Pra prodhimi teorik eshte 100 krepa, por meqe nuk ka rreshje prodhohen 80 krepa e ne fakt te dy vendet kane nevoje per 120 krepa.

Pra edhe sikur 100 te prodhohet serish eshte e pamjaftueshme sepse duhen 120 njesi plus 12 krepat e rritjes.

Ishalla u be me e kuptueshme me krepa se ndryshe eshte e veshtire ketu. smileysmiley

P.S. Ne ka gje me idiote te hedhur sot ne tregun patrotik eshte pikerisht kjo e bashjkimit energjitik. Ata qe kuptojne fare pak nga skema e furnizimit, mbrojtesit e kesaj teze nuk i marrin per normale. Dhe nuk e kam fjalen per pedet e peshkut. Shume seriozisht kjo

Ngul kembe o burr i dheut se eshte gjeja me e thjeshte ne bote qe te mendosh se eshte me mire t'ja blesh kosoves, c'ke mundesi t'i blesh apo c'te kete mundesi te te shese, sesa t'ia blesh grekut. kete pse e ben kaq te veshtire? meqenese kosova nuk i plotesoka nevojat e te dyja shteteve (dhe anasjelltas) atehere duhet t'i nderpresim lidhjet fare? te mos bejme asnje lloj tregetie? te mos ngreme ekonomite e njeri-tjetrit dhe t'i japim me se pari njeri-tjetrit prioritet?

Sa per mundesite dhe kapacitetet, jam krejt kunder asaj qe thua ti. 1000%. Per as edhe nje moment te vetem nuk e besoj se Kosova me Shqiperine nuk jane autosuficente po te perpiqen pak.

Nuk e marr vesh cfare jane krepat dhe cfare njesie matese... per mua eshte thjesht nje term i shthurrjes se mentalitetit te shoqerise shqiptare qe i duket aristokraci te hash petulla me shurup... aq popull dhe shoqeri e semure jeni aty.

Nuk e marr vesh cfare jane krepat dhe cfare njesie matese...

Pese yje per kete. smileysmiley

Per te tjerat e lashe serish por gjys gjeje po e them:  10% e rritjes se nevojes eshte i barabarte me rreth 400 milione kwh ne vit qe per ta prodhu ne vend do nje mal te madh shume me evro dhe shume vite per tu ndertu edhe sikur ti kesh paret stive. smiley

Varja se dhe une du moot qe e kruj ne tema me patriote te cartur. smiley

ne fakt e kam nje prop gati.. hudhu n'privat.. smiley 

A u mesuan krepat dhe andej, pa...

andis harasani para nja tre ditesh ne nje debat me sokol dervishajn te ora news tha qe qeveria po harxhon leket e taksapaguesve kot se linja me kosoven nuk ka duhet, per dy arsye, e para se ne kosove ka qe ne vitin 2000 qe flitet per ndertimin e nje TEC-i qe as ka per tu bere kurre, dhe e dyta sepse nuk ke pse harxhon gjithe ato leke nderkohe qe me kosoven mund te shkembejme energji nepermjet malit te zi (keto te gjitha i dinte vete po ja kishin thene edhe specialistet e fushes) 

dmth qe sipas harasanit i bie qe berisha sot po ben mire qe s'po e lejon ndertimin e linjes. a ka ndonje prononcim zyra e shtypit e ps-se per kete? smiley

Ohu, se mos ka gje llogjik ne ndonje gje qe shkruhet tek artikulli i gazetes ku informacioni eshte derdhur nga "burime" tmeresisht te brendshme. Ja me garanci qe sikur projekti te ecte perpara, "burimi" do fliste per korrupsion marramendesh nga qe projekti nuk mund te sjelle fitim pasi te dyja vendet importojne energji... dhe bashkimi... me magji (teorira ku njehere i japim qymyrit, e pastaj godasim shiun, por pse nuk e bene kete gje vete Kosova ne rast qymyri nuk ka limit? apo eshte uji ai qe rezervohet?)... nuk kthene dote dy importues ne vende pavarura. Njeri te pakten duhet te jete eksportues ne pergjithesi... apo jo...?

Personalisht, si rruga besoj se lidhje te tilla jane pozitive per ekonomin e dy vendeve, thjesht deri tani jane prezantuar vetem shkrime kriptike dhe komente automatike...

Jo domosdoshmerisht njeri duhet te jete eksportues. Sinergji dmth pak a shume 1+1=3

Yes! Nuk me vajti mendja.

Ky eshte Fazllici ne mbledhjen per sigurine kombetare. Serb boshnjak nip i ish shefit te UDB-s (sipas llafeve ne internet kuptohet). Mik familjar i berishes ( qe ti mbron sa here poston ne kete blog) dhe nje njeri per te cilin berisha ne parlamentin shqiptar kercenoi opoziten dhe tha se eshte i plotfuqishem ne Shqiperi. Tym pa zjarr ska...

 hunter,  neser nigjo mire se.... plas gjylja e madhe fare.E ka bere  boze ky njeri   i pangopur ose ky njeri qe nuk kontrollon me as familjen.Ky "Pupar" qe nuk u ngop gjer sa ti dali shpirti  ose me e pakta qe  i ka ik gjithçka prej dore. Opozites ja  ka vu  perpara krej dosjen e mafjes se familjes te kesaj  afere te  ndyre(se ky bllokoi edhe  interkonj. e jugut, ne shenje hakmarrjeje ndaj reagimit gjerman)...amerikanet qe e kane vleresu "burre shteti".Hajde ça lojra behen mbi kurriz te  kete mavriu popull...

   Sot, Dede Gerua i beri  sms kercenuese... Bamkes,... per te vene Çef-leshin nenkryetar...!Dhe e dini  me ça e kercenon? Me djalin, ... jashte kurore.Nje plak mafjoz tipik shpellar.I ndyre ne pakufi!

 Ama... sot ju be e qarte tabloja, ndaj kercenimeve mafioze; "  se myslimanit i lejohen edhe  kater...Botoi sa ke mbledhur  dhe ke me pa, se asgje nuk ke me  fitu!..".

 E ja kjo eshte jeta ne zhvillimet e saj te "vrullshme" te kasabase tone 

Qenke ter habere sot GRAVA. A do na hiqet kjo monter qafe para 100 vjetorit? Sa per amerikanet ata duhet te zgjedhin o Saliun o popullin shqiptar, iku koha kur mund ti kishe te dyja !

He will go like Ceco smiley

 

AMEN. 

ps. shume here eshte thene he will go, por prap aty ai, mbi kale, e shkel mbi cti dal para.

po bicakun kujt do ja leje? smiley 

Bicaku i ketij Cecos eshte ndryshk smiley

shiko verdalle... do mbahet si tip hajmalie, do zihen per ta var n'qafe.. smiley 

Nuk i leme te zihen se e ndajme, bicakun ja japim kaposhit, bishtin leftit dhe kllufin kevinjonit smiley

aman te ndihmonim ndonje qeros!!! smiley 

Moooos, harrova policin jokonformist. Bicaku mbaroi, ketij do i japim fahri balliun ta fusi n'bythe smiley

Po ça dreq habere,  po zien Tirana.Prisni gjer neser ! Skandale... pa fund.E kudo familja....Vetem qorrat nuk po  shofin me. 

Ah, ok, skandale pa fund!

Po shkoj po e kthej kete hallven qe bleva une para 10 minutave! smiley

T'shof ku e kam lene faturen.

 

grava s'e di kete muhabet dhe them drejten s'me pelqejne te merrem fare keto pune. Jane ceshtje personale. Me te degjuar, zgjedhja President shpetoi martesen Topi, por pune per to.

Dhe meqe jemi te KLD, qe merret edhe me emerime, po ashtu me te degjuar, nje trasferim nga civili ne penal nga nje gjykate tek nje tjeter ku ka me shume "pune" shkon tek 100mije evro.

p.s. serish per KLD, ky thote qe beteja ne parlament ishte per te mbuluar refuzimin e Ardian Vishes nga disa deputet socialiste

Edhe sikur ashtu  te jene gjerat(kur behet fjale  gjithenje per afera korrruptive dhe perzjereje me mafeien serbe te fazlliçeve) kush eshte ne krye te kesaj qe diku dhe e quajne ..qeverrisje ?Eshte po i njejti, ky plak mafioz...

O hunter nese je i painformuar dhe thjesht ke deshire te besosh lloj-lloj perrallash e thashethemesh qe perhapin fahrite, je i mjere. Nese ke informacion se si funksionon KLD-ja dhe hedh thashetheme te tilla atehere je i poshter.

Une po supozoj te paren dhe po te them qe vendimet e KLD-se jane kolegjiale dhe jo ne 5 vjet por ne 7 vitet e fundit, ministrat e drejtesise se kesaj qeverie nuk jane shprehur me shume se dy-tre here kunder emerimeve te gjyqtareve ne KLD. Kurse Presidenti ne shumicen derrmuese te rasteve te emerimeve nuk voton fare per te mos influencuar voten.

Nje nga keto raste ka qene kundershtimi i Alibeajt, per kryetarin e Gjykates se Tiranes. Emerim qe ai e ka kundershtuar per procedure (detajet nuk me kujtohen) dhe per inat te Kreshnikut qe e kish propozu. Disa muaj me vone personalisht me ka thene se kryetari i gjykates se Tiranes po bente nje pune te mire.

A e kupto pra se nese akuzon KLD-ne per nje korrupsion te tille i bie qe t'i kerkosh llogari me pare Ministrit te Drejtesise qe i kq votuar emerimet.

Nqs do flasim per vullnet politik, a nuk me thua si te duket ty vendimi i KLD-se (i inicuar nga Presidenti Topi) per te emeruar ne Tirane dhe Durres gjyqtare me te pakten 5 vjet eksperience. A nuk te duket se kjo e limiton korrupsionin ne emerime?

Dhe nje keshille miqesore hiqni dore nga thashethemet mbi familjet se do vije momenti qe do villni edhe vete kur te rilexoheni, se ne na e bete qe na e bete stomakun cope.

Kush e ka pergjegjesi ligjore dhe a ka mbeshtetje presidenti kunder kercenimeve te kokpalareve te Berishes? Fjala vjen neser nuk eshte me president..

thonani mer katila mos na leni kshu! smiley

Une nuk e di se sa energji prodhon Shqiperia aktualisht, po di qe pjesen dermuese ajo e prodhon nga HEC'et. Disavantazhi eshte i qarte, ke energji (mjaftueshem) ne vjeshte e dimer por nuk e ke (mjaftueshem) ne vere e pranvere. Tamam per te zbutur kete efekt u ndertua dhe ajo fiasko ne Vlore, qe me duket se deri tani ska prodhuar as edhe nje kwh. 

Kosova nga ana tjeter, prodhon pjesen dermuse te energjise nga TEC'et e cila eshte disponibel ne cdo kohe, per qe (besoj) se nuk ploteson nevojat e Kosoves per energji. Eshte afermendsh qe manaxhimi i intergruar i prodhimit te energjise Shqiperi + Kosove do kishte vetem avantazhe. Ne i japim Kosoves energji kur kemi surplus dhe ata na japin ne vere/pranvere kur ne kemi nevoje. 

Pyetja shtrohet: A prodhohet energji mjaftueshem ne Shqiperi+Kosove per te perballuar nevojat e te dy vendeve - pavaresisht nga stina? Nese po, problemi eshte i zgjidhur dhe linja 400kw duhet ndertuar sa me pare.

Po sikur ne periudha te vecanta energjia e prodhuar Shqiperi+Kosove te mos mbuloje nevojat e te dy vendeve? Po te supozojme qe cmimi i energjise qe vjen nga Serbia eshte i njejte me ato te vendeve te tjera te ballkanit, atehere Shqiperia eshte ne pozita me te favorshme per te importuar energji - nga Bullgaria (nepermjet Maqedonise) ose nga Greqia. Me ket rast bejme nje rruge e dy pune, i perplasim deren ne turi Serbise dhe paret i cojme diku tjeter si dhe sigurojme njefare pavaresie strategjike per te dyja vendet nga fqinjet e veriut. 

Sido qe te vije puna mu me duket se linja 400kv'she duhet ndertu sa me pare.

 

Pas Gerdecit, kriminelet ne pushtet nuk kane problem me daljen ne publik te matrapazlliqeve qe bejne. Cfare do qe te ndodhi, me keq se Gerdeci, 97, 21 Janari nuk ka, dhe malokun e kemi perseri ne krye. Keto lojra tenderash nuk i bejne pershtypje fare Berishes e as nuk e merr mundimin per te thene dy fjal.

Anti-shqiptar!!! Me kete artikull kryeministri fshin prapanicen. Berisha e ka vertetuar qe eshte gati ti vere flaken gjithe Shqiperise per te mbajt pushtetin dhe se ka problem hic kete se e thote vete ne mes te parlamentit. Po ai kur nuk e ka per gje kur shet kufirin e vendit, do e vrasi mendjen per interesat e Kosoves.

Saliu ka krijuar tribune e vet ne pushtet nepermjet servileve qe shesin edhe prapanicen per dy lek e jo me vendin, injoranteve qe aq dine e aq bejne dhe krimineleve qe i nxjerr nga burgjet sa here ka zgjedhje per te trembur popullin. Ky eshte pushteti i Berishes dhe kete e perdor jo vetem per tetrembur opoziten dhe Shqiptaret por eshte kthyer ne problem dhe per nderkombetaret se maloku eshte si ai i "cmenduri qe kercenon se po me ngacmuat i vura flaken vendit".

Mjere Shqiptaret dhe Shqiperia per horrat qe ka ne krye...

smiley +11

Per ata qe kerkojne fakte

 

Vuk Hamovic (biri i gjenerali jugosllav me shume influence).

Vuk Hamovic ishte nje nga bashkepunetoret e ngushte te Millosevicit dhe sot kompania e cila ai perfaqeson ka krijuar monopol ne tregun energjitik ne Ballkan dhe Shqiperi.

Faktet flasin qarte

Hamovic eshte Chairman i kompanise EFT(Energy Finance Team). Kjo kompani nuk ka thjeshte zyra apo perfaqesues ne Tirane por ka arritur te perfitoje kontrata strategjike te energjitikes ne Shqiperi si Linja e interkonjeksjonit 400 kv, Elbasan-Podgorice(ne 2011).

Ja dhe nje artikull interesant i Kurir (ne serbisht). Themeluesit e bankes Euroaxis Exim Bank, qe operon ne Moldavi, Rusi jane dy bashkepunetoret e ngushte te Miloshevici-t , Vojin Lazarevic dhe Vuk Hamovic.

Interesant eshte fakti se banka meme serbe Euroaxis Vexim Bank  ishte ne hetim  nga Komsijoni Parlamentar Serb per afera korruptive ne fushen e energjitikes rreth vitit 2004, gje e cila coi ne mbylljen e saj. Hamovic dhe Lazarevic blinin elektricitet me fondet e shtetit(ndermjet bankes dhe EFS) dhe me pas ja shisnin me cmim me te shtrenjte kete energji shteteve te tjera importuese(si Kosova). Gjithe keto transaksjone kanonin ne kete banke.

Qe te dy refuzojne lidhjet e EFS dhe Bankes por jane shume fakte dhe transaksjone qe pohojne kete.

 

Me fal, por artikulli qe ke nxjerre ne krye thote:

“Kompania e parë ‘Dalekovod’, është një kompani shumë e suksesshme në këtë fushë në mbarë botën, e cila ka përfunduar me sukses dhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan-Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 kilovoltësh.

Cila eshte tani?

Dalekovod eshte shtojce e EFT, kete shpjegon dhe artikulli i agjencise Kroate per merimangen e ketyre te dyve ne tregun energjitik Ballkanik.

E cuditeshmja ti Zoto eshte se ne dokumeta zyrtare tonat del Daledkovod si fituesja e tenderit dhe aj qe kreu punimet por ky dokumenti i EFT thote ndryshe...Lexoje pak me kjudes ne faqen 9 smiley . Nxirre vete konkluzjonin

 

EFT Capital Investments in Infrastructure Projects

Recently build interconection overhead lines:

  • Hungary-Romania, 400 kV Bekescaba-Nadab-Arad, December 2009
  • BulgariaFyrom, 400 kV Chervena-Mongila-Stip, year 2009
  • Hungary-Croatia, 400 kV Pec-Ernestinovo, November 2010
  • Montenegro-Albania, 400 kV podgorica-Tirana/Elbasan, May 2011

Davekolov gjithashtu ishte nen hetim nga autoritetet Kroate per afera korruptive gjate 2010.: Kape ca fijen e merimanges ketu smiley

HEP never established its own middleman companies abroad, and purchased were rather contracted with Serbian energy broker Vuk Hamovic and his London-based company Energy Financing Team (ETF), with former Montenegrin minister Vojin Lazarevic and his company Rudnap

Nje sekonde ketu. Se nese flasim per "afere" korruptive, dhe kjo firma kroate na qenka e implikuar dhe e ngaterruar dhe me serbet, dhe na e paska fituar tenderin ne menyre te dyshimte - e ketu supozohet implikimi I saliut me shkelzenin, atehere, pse ne artikullin e pare na del qe ankohet zyrtarisht tek qeveria? Minimumi qe mund te presesh ne keto raste, normalisht do te ishte qe keto gjera do te rregulloheshin nen dore, ne te njejten menyre sic u fitua dhe tenderi. Ne kete moment, me cfare ke sjelle dhe ti, I gjithe lajmi me duket sikur po xhvoshket fije fije ... si tip lajmi alla mero baze.

Firma kroate eshte pjese e grupit EFT i cili ka krijuar monopol energjie ne Ballkan(pronar i te ciles eshte Vuk Hamovic). Ne Kroaci u hetua per afera korruptive ku perfshihej dhe emri i Ivo Santander(por kjo eshte ceshtje tjeter, une ta permenda si rast se me c'fare firmash kemi te bejme). C'pret ti te hapin kroatet hetim per Shqiperine? smiley Berthama e te gjitha ketyre eshte EFT e cila eshte ende nen hetim nderkombetar per pastrim lekesh. Thjeshte EFT ka krijuar nje monopol te tille ne Ballkan i cili te detyron te blesh energji me cmim teper te shtrenjte. Tashme ata kane pozicjonin e brokers (apo pimp-it te prostitutave)....Blejne energji te lire dhe e shesin dyfish.

  • Nqs se linja krijohej atehere Kosova fitonte pavaresine energjitike nga Serbia dhe monopoli energjise serbe ne Ballkan. Gjithe lepuri fle tek linja nenujore elektrike Itali-Shqiperi-Maqedoni e cila do ti jepte mundesi Kosoves te furnizohej apo te blinte energji te lire nga Italia.

E vdiqe Sali Berishen e vdiqe me fakte smiley

Jo per gje por kohet e fundit sikur jane shtuar ca ata vellezerit e Kosoves qe po e therrasin shkije smiley

Gjithe lepuri fle tek linja nenujore elektrike Itali-Shqiperi-Maqedoni e cila do ti jepte mundesi Kosoves te furnizohej apo te blinte energji te lire nga Italia.

Dmth meqe lepuri flika tek blerja e energjise elektrike nga Italia me linjen Itali-Shqiperi-Maqedoni, nje hamendje artistike mund te thote qe edhe po s'u ndertua linja Shqiperi-Kosove, Kosova prape mund t'a marre energjine Italiane nga Maqedonia, sepse linje Kosove-Maqedoni ka, ashtu sic ka edhe linje Kosove-Mal i Zi.

Epo prit o art nje sekonde se nuk jemi dhe aq te leshte...

Berisha i paska dhene tenderin miqve te tij serbe, te cilet shfaqen me fasaden e nje firme kroate, dhe po Berisha po i bllokon? Rasti me i keq i kesaj situate i bie te jete qe Berisha u ka marre leket serbeve dhe i ka lene me gisht ne goje!!! ua paska futur sa krahu, atehere... e ky eshte rasti me i keq; ua ka futur personalisht, jo ne emer te kombit shqiptar... se perndryshe, si ka mundesi qe na u ankokan zyrtarisht ata?

Gjithe linja e aresyetimit tend rrezohet poshte.

Ne nje situate te tille, nuk do me dukej cudi sikur Berisha vete ta perdorte informacionin qe na solle ketu per vetembrojtje... artikulli i dyte qe ke sjelle, pergenjeshtron te parin, ose te pakten ngre me shume pyetje sesa u jep pergjigje. Nese nuk e sheh kontradikten ne ato qe thua, Berisha del te pakten biznesmen (pazarxhi) i zoti: futja kujt te mundesh se dikujt do t'i pelqeje...

tonaliteti dhe ideja qe po perconte artikulli i pare, kundershtohet ne llogjike nga gugllimi yt.

Personalisht nuk e kuptoj se cfare pavaresie energjitike do perfitonte Kosova ne ate rast. Ne rastin me bujar, Kosova bashke me Shqiperine do beheshin drogaxhinjte e Frances, me ndermjetes (shites pakice) Italine. - Berisha antishqiptari i bie te kete ftuar nje firme serbe te ndertoje linjen Shqiperi Kosove, dhe tani po e izoloka Kosoven duke penguar punimet e kompanise serbe... shashke!

PS: Ivo Sanader, doje te thoje?

+1

Sic po duken bathet "ata" moren ato leket e kredise se gjermaneve per nje projekt qe nuk kishte gjasa te behej. Gjermani ka hedhur leket dhe kerkon zhbllokimin e puneve..Asnje sqarim nga pala jone deri tani.

Llogjika eshte e therrmuar. Nuk funksionon me. Shpjegimet qe je munduar te japesh, nuk  ma kenaqin llogjiken e ceshtjes. Nese gjen nje rrugedalje nga kontradikta e madhe qe rezulton aty, mbase marrin kuptim dhe keto te tjerat. Neser mund te na dale ndonje artikull tjetet nga guglli qe kundershton edhe te dytin...

C'te kundershtoje? ..te shpjegova qe kompania serbe eshte monopoli dhe keto te tjerat jane satelite perreth. Gjithcka luhet per te luajtur monopolin energjitik serb ne rajon. Kjo nuk godet aspak kompanine serbe sic thua ti(me satelitet e saj), e cila mori nje 32 milone euro per Projektin Podgorice-Elbasan. Kjo godet drejtperdrejte Kosoven e cila nuk ka asnje alternative tjeter pervec te kete lidhje me nje vend i cili i mohon ekzistencen smiley

Nejse nese mendon se keto konjuktura jane thjesht rastesisht nje "harbuteri" e Berishen ndaj klienteve Serbe gabohesh rende...

sa me shume i meshon, aq me shume me forcohet bindja. futjakotja e hamendjes nuk harmonizon dy gjera qe kundershtohen.

do e kuptoj ate qe thua, kur te kuptosh ate qe po te them, dhe kur ta shpjegosh ne nje menyre qe te kete kuptim. e thjeshte.

qe berisha eshte antishqiptar dhe kelysh i serbeve, kete une (besoj) e kam thene i pari fare ketu ne peshk, dhe nuk kam luajtur kurre nga ai mendim. jo se u be me i poshter apo me i mire me kete histori ai... ai felliqesire antishqiptare mbetet gjithsesi (cka eshte absolutizem ne vetvete si pohim), por gjerat duhet te kene kuptim. dhe kjo qe ke ngaterruar ketu, nuk ka kuptim.

Artikull kot, fakte te paverifikueshme, me nje fjale shkrim komplet vk. Shkruajne gomeret e Zerit ca hamendje fantashkencore te pabazuara askund dhe turren trupeshqit te bejne konspektin kombetarist.

Sala mund te kete 100 kusure po keto llogjet e kafeneve spine uje fare.

nga Tema se une jam pertac me shkrujt.

 

Djali i kryeministrit shqiptar ka bërë atë që bën gjithmonë. Sa herë emri i tij përfshihet në një skandal, ai gjen gjithmonë një detaj për ta përgënjeshtruar dhe pastaj tenton të mohojë skandalin me detajet. Këtë radhë ka gjetur Hamoviçin. Dy ditë më parë është parë në darkë me Fazlliçin në Tiranë bashkë me kunatin e vet, ndërsa është takuar me Fazlliçin dhe ortakun e tij, Vojin Lazareviç, edhe në Vjenë. Fakti që gazeta Zëri në Kosovë i është referuar një takimi ne Vjenë mes Shkëlzenit, Fazlliçit dhe një serbi, nuk ndryshon asgjë ne thelb. Shkëlzen Berisha është i ftuar të bëjë një deklaratë nëse nuk e ka takuar asnjëherë Lazareviçin, ortakun e Fazlliçit tek Rudnap, e cila po bën kërdinë duke na shitur energji elektrike në Tiranë.

Përpjekja e tij për të gjetur detaje për të përgënjeshtruar historitë e tij korruptive është qesharake. Kështu tentoi të bënte me Kosta Trebicken, kështu me faksin që i ka dërguar Aldo Bumçi, kështu me gardistin që vret kamarierë, djeg makina dhe shkon e kërkon të blejë gjakun e 21 janarit me lek, kështu me sekserllëqet e tij me tokat dhe tani dhe me Hamoviçin. Një gjë është e qartë. Emri i tij del kudo ku vidhet dhe vritet për të vjedhur këto vite. Këtë nuk ka histori që t’ia përgënjeshtrojë.

Ja dhe nje artikull i Guardian(2005) i cili i kushtohet kompanise nen pronesine e Vuk Hamovic, EFT(e cila eshte e regjistruar ne Londer). SFO(agjencia kunder krimit ekonomik ne Britani) bastisi zyrat e EFT ne Londer nen akuzen per pastrim lekesh dhe korrupsjon.

 

Ketu kam nje hetim investigativ te detajuar qe ju be Vuk Hamovic-it (miljarderit ballkanik)

By the Center for Investigative Reporting

Serbian businessman Vuk Hamović has parlayed skill in the complicated world of debt and energy trading into one of the biggest fortunes in Eastern Europe, but investigators in four countries are trying to determine if Hamović and his company Energy Financing Team used something more than business acumen to win so many contracts and earn such a fortune.

 

Bac saliu ka nje jete te tere qe fle me serben ne nje krevat, cfare mund te prisni nga ai xhanem  ???

Mullahu eshte si Haleja qe nuk pyet nga Pordhet . Flisni e zbuloni cfare te doni .

Atij i bie hakut ne kuptimin e asaj qe perfaqeson si Individ , vetem Blendi Mane dhe shume pak Mero Baze .

Atij i bie hakut si kryebandit ne nje Shtet vetem Zan Caushi sipas thenies se te ndierit Namik Vehbi Fadile Hoti .

Keni thashetheme te lloit "intriga " Bajraktaresh si psh , kane  pae nji nate te futej ne shtepine e tij  Fatos Nanjen qe doli pas trecerek ore duke mberthyer ....Vetem atehere ai kthen pergjigje dhe shkumbezon me kecen prapa "lakuric lakuric e kane pae "

IK e cilesoi Diktaturen te barabarte dhe me te Egren e Njerzimit smiley ate qe manipulon me Energjine Sot ! Pas kesaj ai hapi Studion Kadare me Balliun dhe e frtoi si te Pare ne promovimin e librave te Fevzi Uturakut .Dhe Kadareja the se "tashme Shqiperuia po ndricohet dhe ka drite mke bollek "

Mos u merrni me nje psikopat -kriminel si Berisha . Ne nje shtet te tille si YNI te varur Plotesisht nga Mafia Nderkombettare me perfaqesi ose ambasada per Wikend , ai rron si sherbetor edhe njemije VJET !

Mullahu eshte si Haleja qe nuk pyet nga Pordhet

smiley

Idriz Classic! smiley 

Si tha Ilirjana Hoxha tek intervista e saj para nje jave, à propos te kryeministrit te asaj kohe ? (Meçes)

Tha :

 ...Unë mund të them që Enver Hoxha, (këtë e them për herë të parë), ka pasur dijeni që Mehmet Shehu ishte i KGB-së dhe jo vetëm dijeni, por ka qenë detyrë e tij të jetë agjent i KGB-së, në funksion të ruajtës së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Por E.Hoxha nuk e ka ditur që ka qenë me CIA-n në vitet e fundit.

Pra ne nuk kemi pse merzitemi, se keshtu e kane kryeministrat e Shqiperise : e kane patur dhe e kanë per detyrë te jene agjentë ! (dhe mua me duket normale ne fakt, por nejse, ky eshte tjeter muhabet...). 
 

Prape bej habi duke bere lidhjen me komentin tim te dates 16 Prill 2012 - 20:52, a eshte andis harasani me ps-ne apo jo?

Rama: Berisha të flasë urgjent
Bllokoi energjinë me Kosovën

TIRANË – Grupi parlamentar i PS kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Berisha lidhur me zvarritjen e projektit të linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Berisha të clirojë një orë e më parë projektin që shpëton Kosovën, dhe të garantojë projektin që mos t'u humbë paratë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dicka nuk ka funksionuar kur duhet, dikush duhet të ndëshkohet nga ky turp kombëtar”.

Rama tha se Berisha duhet t’i përgjigjet 3 pyetjeve:
1. Pse është bllokuar projekti?
2. Pse nuk u ëshë dhënë përgjigje financuesve gjermanë?
3. Pse qeveria shqiptare e ka parë të udhës të sillet kundër normave ligjore me një donator si Gjermania për cështje jetike si pavarësia energjitike?

“Unë nuk pres përgjigje të sinqerta, sepse Berisha është vetë regjisori i bllokimit të projektit. Ndaj propozoj sot përgatisim interpelancë urgjente me Berishën. E pabesueshme që një projekt i tillë ka mbetur në duart e një ish truproje të Berishës. E dimë sa i dhimbset Berishës interesi kombëtar, kur në lojë është uria e barkut të tij”, tha kryesocialisti Rama.

Sipas Ramës, Berisha duhet të përgjigjet dhe jo të gënjejë.
“Duhet të çlirohet një orë e më parë ky projekt dhe të realizohet pa i humbur më kohë shqiptarëve. Dikush do të ndëshkohet në këtë llum që mban erë korrupsioni. Ky është një nga rastet kur turpi nuk i mbetet Qeverisë shqiptare”, tha Rama, duke shtuar se qeveria Berisha nuk punon për interesin kombëtar, por vetëm për interesat e ngushta të përfitimit.

TAKSAT, JEMI GATI PËR TË VOTUAR
Kryesocialisti është ndalur edhe në deklaratën e kryeministrit Berisha për uljen e taksave.
“Është farë e qartë se me veprimet e qeverisë së sotme dhe politikat e saj aventureske ka vetëm rrënim të mëtejshëm. Një nga gënjeshtrat më të mëdha që është kthyer në gjysëm të vërtetë është se gjatë këtyre viteve janë ulur taksat dhe janë mbledhur më shumë para në arkën e shtetit. Sot ka më shumë taksa mbi pagat, më shumë taksa mbi biznesin e vogël. Rasti skandaloz i dyfishimit të taksave në qytetin e Tiranës është rrënqethës. Sot ka më shumë taksa mbi familjet. Vendosja e taksës së sheshtë nuk ka ulur barrën fiskalë. Përpara vendosjes së taksës së sheshtë, barra fiskale mbi të ardhurat ishte 2 përqind, tani është 10 përqind. Një infermiere paguan sot 30 herë më shumë sot sesa ditën kur doktori u bë kryeministër, kurse doktori paguan sot më pak taksa sesa kur ishte doktor në krye të opozitës,” tha Rama.

“Taksa e sheshtë nuk rrit pasurinë e vendit. Problemi ynë nuk është me pasurinë, por me varfërinë. Problemi ynë është sistemi që shumicën e të pasurve nuk e lë të pasurohet më shumë. Taksa e sheshtë nuk e ka favorizuar biznesin, por ka favorizuar një grusht korporatash dhe klientë të pushtetit. Për ta ajo ka funksionuar si një parajsë fiskale,” vijoi kreu i PS.

Për të ilustruar rritjen e taksave, Rama solli taksën që paguajmë për televizionin publik.
“Shqiptarët paguajnë dyfishin për ekranin më të turpshëm në historinë e medias pluraliste. Pasqyrën më fyese, surratin më shembullor të pushtetit të gënjeshtrës,” tha ai.
 

http://www.shqiptarja.com/home/1/rama-berisha-te-flase-urgjent-bllokoi-energjine-me-kosoven-serbet-fitojne-nga-bllokimi--terhiqet-qeveria-shqiptare-76935.html
 

Pash zotin ...Stalker ..... Lexon Liljana Shellen ?????? Ate mund ta lexoje vetem inconformisti ose Left me ....yyyyyyy ne fund , si kronikanet me ne ze te xeberthimeve inteliDjente te Babasqapit  . Nuk perjashtohen edhe bebushet sipas rastit ku ka kapituj me Miladiner smiley

keto shkrimet me hamendesime bomnastike dhe variante spiunazhi me kujtojne ate kengen ...mu te 15kaci..kola minga baci..sec po bisedonin...interkonjeksionin ta ndalonin

Po mire, po pse po e ndalojne projektin qe krijon pavarsine energjitike te Kosoves?... smiley

Mund te kete shume arsye. Mund te mos kete leverdi, fizibiliteti mund te tregoje kosto te larte, shqiperise ndoshta sja vlen kostoja e ketij projekti ne krahasim me cmimin e energjise ne treg, financimi mund te jete me interes te larte etj etj etj.

O Romako po kot me te pyte Cezari (me qe je romak jo per gjo) kur i bote llogarite per leverdi te nai lufte? Para se me e fillu apo masi i i kishte cu ushtaret deri ke veni.

Se kshu po thoni ju tani "me siguri nuk ka interes perderisa s'po e bojne". Po pse hape tender? Pse i bone reklame projektit duke shit men se do beje bashkimin energjitik te kombit?

Po mire kjo nuk paska leverdi po ajo linja e Italise mer burre si u bo? Jo se ene per ate o bo nje tender ktu e ca vjet e akoma nuk ka fillu. Biles firma qe ja dha qeveria ka bo nje kerkese per te mos e bo fare se ....

 

Po e kam me te lehte te besoj kete punen e mosleverdise sesa keto skenaret policeske me agjente te udb (Sala) dhe me ndermjetes (Cuni Sales) dhe mafioze (serbet).

Romako mos shko deri te puna e UDB-se apo ku di une se car. Keto nuk vertetohen me kete artikull jam dakort (as i hedhin poshte ama). Po qe Fazllic vjen cdo dy jave ne Tirane kete ta thote kushdo te Sheratoni. Si thu ti per car vje ai ketu?

Edhe qe energjia qe ne importojme vjen ekzkluzivisht nga Serbia dhe nga kompani te lidhura me keto emrat me lart, eshte fakt.

Tani si thu ti a eshte me e mundur qe status quo-ja dhe bllokimi i ketij projekti t'i interesoje me shume atyne qe duan te abuzojne ne shit-blerjen e energjise? Personalsiht mendoj se eshte keshtu.

Tung

Po qe Fazllic vjen cdo dy jave ne Tirane kete ta thote kushdo te Sheratoni. Si thu ti per car vje ai ketu?

Ka gjetur ndonje Shqiptare te mire ndoshta? smiley

ta ket pas ene per ket Sala per ate punen e gjakut? 

Ndonje katnare te Shqiperise veriperendimore, do te thuash... ato coku po e rrisin pjellorine e kombit serb ne katundet me te humbura, te mbushura me pleq qe s'i 10 kush, te serbise.

E bukura eshte kur beni avokatin e djallit

C'kosto mor njeri, leket i kane garantuar gjermanet (39 milone euro)...Studimi dhe fizbiliteti ka vite qe eshte bere. Nuk ka asnje reagim apo sqarim nga pala jone paturpesisht

Kryeredaktori i Zerit tha se kane prova te tjera nga disa burime dhe se do i publikojne, gjithashtu qe do vazhdojne investigimin per kete ceshtje,

te shohim...

po cfare ka ketu per te mos e besuar? Tenderi per caktimin e kompanise ndertuese te linjes 400 kilovoltesh eshte perfunduar dhe firma eshte perzgjedhur. Edhe financuesi e ka pranuar. Por ja qe nje drejtor kerkon jashte cdo kopetence dhe regulli qe te anulloje kete fitues dhe ne vend te tij ti jepet e drejta kompanise qe doli e dyta ne tenderin perkates. Pra, kerkohet te gjehen pretekse ne menyre qe kjo pune ne mos te prishet fare te shtyhet ne kohe; gje qe favorizon interesat e atyre qe i shesin korent Kosoves. Po ku e gjen forcen nje drejtor (ish bodiguard i kriminelit) te mbaje pezull nje investim te tille? Po ja tek forca pushtetit te shefit te tij, kriminelit sali.

Per energjitiken, kam folur para shum vitesh, duke u kujtuar qeveritarve shqiptare se jemi te vonshem ne investimin drejt energjise, por me mire vone se kurre, dhe rruget e investimit jane te shumte. Mirpo qeveritaret shqiptare, si te PS ashtu dhe te PD, kane qene te zene me firmat e tyre private, se sa me punet e Shqiperise. 

E THA E THA

KY ARTIKULL PERFUNDIMISHT ESHTE PRODUKT I MAFIES QE NDAN PARA NE SHPELLA.

Ufffff shyqyr qe na e tha se kishim frike se mos kishte ndonje te vertete ne kete mes. Tani u lehtesume! Shpetume biles! Lumsi ne qe kemi per kryeminister kete qe do te na e beje Shqiperine si kopsht me lule nga ato te spitaleve psikiatrike ne filmat 'e jashtem'.

Po ju qe doni me i besu keto budallalliqe, car i bi te jeni mer daje se njoni dje mu indinju kur i thashe qe daktorret kane heq dore prej tij.

kush e tha Lizander? 

Car pytjesh qe bo ene ti kaihere mo. Po kush jep pergjigje te tilla kur nuk di se car te thote? (ene kjo o si ato pytjet policeske "po e gjete sa simite kom do t'i jap te dyja")

po s'e ka lexuar parashikimin qe u be me siper. smiley

you'd think...

awww ain't he sweet. nuk dyshon kurre. smiley

Te pyeta se me ate fjali ai ka thene shume ne fakt, une se prisja te them te drejten

Tani cer mendoni ju cuna e goca, se projektet ne Shqiperi lihen pa bere per pune fondesh? 

Po te behej ballina e ppu-se basoreliev, ky komenti duhej vene patjeter diku. Si perfundim, lejini llogjet, boni analize bazuar te ky komenti me siper qe eshte 1.000.000% i sakte.

pyetja eshte e sakte?

nje mendje me thote qe pergjigjet jane te sakta.

Kujt i thone "mafinë" njeher?

 

Berisha për skandalin e energjisë me Kosovën: Klithmë e mafias kundër meje. Kryeministri sulmon donatorin gjerman
 Lajthit kryeministri. Sali Berisha sulmon vetë donatorin e rrjetit të interkonjeksionit dhe kryetarin e PS duke u thënë se duan të bëjnë korrupsion me këtë tender. Berisha: Nuk deshën t’ia japin firmës boshnjake pse nuk njeh Kosovën

Kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp për mediat, ka komentuar lajmin e publikuar në gazetën Zëri se djali i tij dhe ai vetë po pengojnë ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të favorizuar mafian serbe. “Sa i përket kësaj të dytës, djali im i ka dhënë përgjigje gazetës dhe është botuar,” tha Berisha.

Por ajo që habiti më shumë është se kryeministri akuzoi bankën gjermane KFW se kërkon të abuzojë me tenderin për interkonjeksionin, edhe pse ajo është një donatore në këtë çështje. Berisha tha se firma kroate që fitoi kishte ofertën financiare më të lartë se vendi i dytë, ku ndodhej një kompani boshnjake. Sipas tij, diferenca është 30 përqind. Berisha tha se banka gjermane dhe Edi Rama kërkojnë të ngjyejnë gishtin në 30 përqindëshin.

“Kjo ishte një klithmë e radhës e mafies së dëshpëruar. Për Sali Berishën mafia nuk ka atdhe, atdhe i saj është shpella ku ndahen paratë e krimit. Mafia nuk ka fytyrë, ka vetëm fytyrën e krimit. Mafia nuk ka moral, ka vetëm trofenë e plaçkitjes. Në rastin konkret, janë përgjigjur sot qartësisht si OST, e cila ka informuar shqiptarët se oferta e kroatëve është 30 përqind më e kushtueshme se oferta për të cilën drejtuesi i OST mendon se duhet të fitojë. Ministria e Financave ka informuar sot shqiptarët se nuk ka pranuar e nuk pranon një borxh prej 10 milion dollarësh më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve për shkak të preferencave mbi një kompani për të përjashtuar tjetrën. Çfarë di unë? Di që ka pasur një ankesë në Këshillin e Ministrave. Departamenti ka bërë kontrollin, ka marrë vendimin dhe ia ka përcjellë autoritetit kontraktues. Ka një motiv. Punonjësve iu është thënë se meqë firma është boshnjake dhe Bosnja nuk ka njohur Kosovën, nuk ia japin asaj. Pra, firma e dytë, për të cilën OST-ja dhe drejtuesi i saj insistoi të shpallet fituese, ka bërë një ofertë prej 27 milion euro kundrejt 36 milion eurove që është oferta e parë. Se kush navigon në këtë 1 të 3, nuk dihet. Por mafia nuk ka atdhe. Nuk ka formë, as banesë. Iniciator jam unë për këtë linjë.

Sot u kujtua edhe Rama të bëhet patriot më së fundmi, por ra në grackë. I doli, notonte dhe ky tek 30%-shi, aty është pika e mjaltit,” tha Berisha.

 

 

Zoti Berisha, po austriakëve pse ia dhe parlamentin e ri më shtrenjtë… ?

Kryeministri Berisha doli sot ne konference me gazetaret per t’u dukur patriot. ne fakt ra brenda me kembet e veta sepse beri gjermanet e bankes KFW si mafioze dhe mbrojti kompanine serbe si me oferten me te ulet me 30 per qind. Sigurisht qe ky eshte mashtrim, sepse vete Berisha e legalizoi tenderin fillimisht dhe me tej u kujtua se i duhej Fazllicit. Por sot tha se ishte me shtrenjte projekti i kroateve e donatorit.

Mirepo harroi se vetem nje muaj me pare na foli per projektin e parlamentit te ri qe po nderton. Anuloi dhe steranuloi kontratat dhe tenderat, mblodhi e stermblodhi komitete medemek per te zgjedhur projektin me te lire. ne fund tha se projekti austriak eshte fitues, edhe pse gati dyfish me i shtrenjte. Edhe kur Bode shtrengonte dhembet, Berisha justifikohej se ia vlente nje parlament modern, duhet ta realizonin me dhimbje. Por keshtu Berishes nuk iu dhimsen as 500 milione euro te hedhura ne ere ne tunelin Kalimash-Rreshen, apo rruga Durres-Kukes.

Nisi me 420 milione, u be me 600 milione sipas pretendimit te ish Ministrit Lulzim Basha dhe perfundoi me 1,3 miliarde euro. E cfare jane 10 milione euro me shtrenjte te KFW perpara 50 milione eurove me shtrenjte te austriakeve per parlamentin dhe 500 milione euro me shtrenjte ne korrupsion te hapur per Durres-Kukes….?. Por asnje prej gazetareve nuk arriti ta pyeste, jo sepse nuk dinin, por sepse ashtu i kane perzgjedhur punedhenesit…Militante dhe te paafte.

 

Mafia sulm ndaj qeverise shqiptare.  Ne nje vend normal, ku ka qytetare me vetedije te tille dhe opozite jo te kapur nga krimi e mafia, duhet te ishim te gjithe bashke ne mbrojtje te shtetit shqiptar, ne mbrojtje te parave tona, por jo, nuk ndodh keshtu.  Opozita e kapur dhe mediat e blera bejne presion ne emer te nje firme qe kerkon te shantazhoje qeverine shqiptare per ti dhene nje pune publike me shtrenjte se sa mund ta beje nje kompani tjeter.  

Ne fund te dites, keto akuza te pabaza, shpifje te mirefillta qe jane tipike shantazhe mafiozesh, kujt i sherbyen?  

Opozita doli bllof dhe vetem e shfaqi edhe njehere veten si perfaqesuese e klaneve e shantazheve mafioze.   

mos je gjo n'pun shteti atje n'angli ti lale se kshu nga e shkrujtmja nuk dukesh si gjo e trashe.menoj qe ta don puna pranej po ti mor shumicat per shaka qe ti i bon vetes.

se kshu nga e shkrujtmja nuk dukesh si gjo e trashe....

Po ti cfaredo tani te na iki dhe ky dhe te mbetemi Fare pa Idiot ne Blog ? E cfare pastaj se eshte i trashe ? E cfare se eshte perfaqesuesi shtetit te babasqapit ? Ne kemi hallin tone i dashur , nuk mund te rrime gjithe kohen pa nje per prurje . Nikun nuk e ke dhe aq te ri sa te mos kuptosh qe kjo kategori nuk duhet Sulmuar ekstremisht sepse largohen.. Vetem falendero admin qe nuk na lene pa budallej e ksehases qeveritare .Me fal per nderhyrjen,  por te aludosh  Inconformistin per te trashe ....nuk e di se si duhet vleresuar Maja e diturise se qeverise Sqeperve ???

 

Ministria e Financave deklaroi sot se Kryetari i opozitës Edi Rama, sot, ne menyre keqdashese dhe i sponsorizuar nga klientet e tij ka keqinformuar opinionin publik ne lidhje me procedurat e tenderit qe jane duke u ndjekur  per ndertimin e linjes se interkonjeksionit 400 kv  Shqiperi-kosove.

Ministria e Financave pas negociatave me banken gjermane KfË ne rolin e financuesit ka marre miratimin e Kuvendit te Republikes se Shqiperise per nje kredi prej 42 milione eurosh per financimin e ndertimit te linjes se interkonjeksitonit prej 400 kv Tirane-Prishtine.  OST eshte caktuar si agjencia zbatuese per kete projekt.

Gjate procesit te prokurimit te ketij projekti, Ministria e Financave u vu ne dijeni zyrtarisht nga OST per rrezikun e shpalljes fitues te nje kompanie e cila kishte ofruar nje cmim mbi 30% me te larte se oferta e kompanise ndjekese, e cila po ashtu plotesonte me se miri te gjitha kriteret dhe kerkesat teknike te paraqitura nga OST.

Ne mbrojtje te interesit publik, vijon deklarata e MF, dhe ne plotesim te detyres ligjore per mireadministrimin e fondeve publike, Ministria e Financave i ka kerkuar bankes KfË, e cila, ne cilesine e financuesit ka tagrin ligjor  per te zhvilluar procedurat e tenderit, si dhe OST-se qe ne zhvillimin e ketij tenderi te respektojne detyrimin ligjor per te orientuar precesin drejt kostos me te ulet. Po ashtu, Ministria e Financave ka kembengulur qe OST te plotesoje detyrimet ligjore kontraktuale dhe te ushtroje influencen e tij per te mundesuar implementimin e ofertes me te ulet.

Cdo perpjekje per te manipuluar kete te vertete eshte e sponsorizuar nga interesa korruptive. Ministria e Financave siguron publikun qe qeveria shqiptare do te mundesoje kryerjen e projektit ne kohe, me cilesi, dhe kosto me te ulet.

aha qeke ftof n'tajare ti lale,ene per me ta bo qejfin po e deklaroj ktu para peshknis qe cdo gjo qe ti sjell per  t'lexu  do ta besoj pa as me t'voglin ankim.smiley 

Ministria e Financave siguron publikun qe qeveria shqiptare do te mundesoje kryerjen e projektit ne kohe, me cilesi, dhe kosto me te ulet.

E para punes, ministra finances nuk ka kontribut ne kete mes se projekti financohet nga banka gjermane. Cfare siguron dhe mundeson kjo ministri se une nuk e kutpoj?

E dyta, kryerja e projektit ne kohe dhe kosto te ulet, per cfare kohe behet fjale se nje vit u humb dhe sipas ministrit te ekonomise kjo i ka kushtuar shtetit shqiptar $ 2.5 milione humbje.

E treta dhe kryesorja, mire Rama eshte legen qe akuzon shenjterine e tij naltmadhnine tuaj, po donatori (banka gjermane) qe financon projektin pse duhet sulmuar se nuk mbeshtet kompanine qe do kryeministri? Financuesi eshte ligjerisht enti qe zgjedh me tender kompanine qe ka besim qe e kryen projektin me mire se kompanite e tjera. Pse ngulmon Berisha kur shteti nuk eshte financues ne kete mes, qe te fitoje kompania Fazllicit me doemos?

 

 

shoh se shume se kane kap(peshq hesapi, rendesi ka te hapesh gojen) ku qendron rendesia e kesaj linje interkoneksioni, transmetimi ose transporti me "shqip"...cmimi i mallit energji qe blihet ose shitet perbehet nga dy faktore...cmimi i energjise si dhe transporti...energji si mall specifik dmth mund ta blesh edhe ne kine por ne rastin tone transporti i saj eshte pothuajse i monopolizuar pasi jane ne mos gaboj vetem 3-4 rruge transporti...e per te mos qene i varur si ne nga fqinjet eshte me rendesi te kesh me shume ose tenden mundesi transporti, pasi ne keto vite cmimi i transportit shpesh kalonte vete vleren e mallit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).