Ndryshe nga deklaratat e derimesotme kandidati i mazhorances per President nuk vjen nga rradhet e PD-se, apo politikes ne pergjithesi

 

Xhezair Zaganjori ne Wikipedia

Prof.As.Dr. Xhezair Zaganjori lindi më 9 mars të vitit 1957 në ShkodërShqipëri.

Edukimi

Diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981.

Karriera

 

508 Komente

Kandidat konsensual nuk do te thote qe te zgjedhi pozita nje kantidat qe i vjen pas midese se vet dhe tja beje fakt te kryer opozites diten e votimit. Kjo ne gjuhen e bukur shqipe quhet dobicllek, kurse ne zhargon popullor by*qimllik. Zaganjori me te kaluaren e vet si leve shembullore ska asgje te pavarur ne personalitetin e vet te squllet.

Do konsensus? Shko coji ca emra opozites, kerkoji edhe asaj ca emra, gjej nje emer te perbashket, bie dakord dhe dil ne votim formal ne parlament. Ky eshte procesi kosnensual, jo keto palacolleqet e Sales qe do ti lere kopilin ne dere opozites dhe me kete ngazellon vetem peshqit hutaqe e asnje tjeter.

Si perfundim zaganjori u dogj. Ndoshta digjet edhe nje tjeter ne raundet ne vazhdim ku sala do vazhdoje si kokderr me kantidatet e vet. Ne fund shpresoj te arrihet nje kantidat i pranuar nga te gjithe. 

Edi Rama nuk kerkon konsensus politik per zgjedhjen e Presidentit. Edi Rama kerkon vetem nje gje. Zgjedhje te parakohshme. Kjo eshte gjithe loja e tij. Nje takim PD - PS per te diskutuar mbi presidentin e ri u organizua, por Gramoz Ruci nxori nga xhepi nje cope leter me kushte, duam kshu e duam ashtu. Kandidatura e Zaganjorit eshte levizje sulmuese qe e detyron PS te shprehet. Eshte e vetmja rruge. Nuk kupton ndryshe Edvini, pervec se kur detyrohet.
P.s. nje gazete kishte publikuar (nuk di sa te vertete) diskutime te nje mbldhje te PS me deputet. Shume komike. smiley

Link http://www.panorama.com.al/argument/zbar...
..........
Debatet në grupin e PS Edi Rama: Nga takimi që ka pasur Gramozi me kryetarin e Grupit Parlamentar demokrat Patozi, partitë parlamentare të maxhorancës kanë vendosur emrin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. Pala tjetër as na ftoi që të uleshim dhe të diskutonim për emra mbi bazën e një procesi, por në mënyrë të njëanshme nxorën emrin e tyre. Ne nuk mund ta pranojmë këtë emër për mënyrën se si ai është hedhur si kandidaturë ende jo zyrtare. Duke parë dhe reagimin tonë, maxhoranca nuk e kaloi as në Komisionin e Ligjeve. Ne do të marrim një vendim zyrtar për këtë kandidaturë, kur ajo të bëhet zyrtare. Nëse do të bëhet zyrtare sot, ne do të mblidhemi përsëri në ambientet e Kuvendit. Erjon Braçe: Pasi kemi shpenzuar kohë të gjatë në përpjekje për të ndërtuar një proces ku të vendosnim parimet mbi emrat që do të artikuloheshin, në këtë fazë që kanë hyrë gjërat, ne duhet të jemi të përgatitur të kemi emrat tanë, jo vetëm emra për t’i hedhur në tregun politik, por të diskutuar dhe vendosur bashkërisht në Kryesi dhe Grup. Po shkojmë në raundin e dytë, pasi ky raund për mua konsiderohet i djegur. Duhet të jemi më konkretë përballë kundërshtarëve tanë politikë. Edi Rama: Ky është një proces që nuk përfundon në raundin e parë, as të dytë. Unë do të propozoja që secili prej jush të sjellë një propozim për kandidatin tonë për President, në mënyrë që ta bëjmë pjesë të diskutimit dhe debatit tonë për ta përballur dhe me kërkesat që Presidenti i ri duhet të përmbushë sipas nesh. Unë do të kërkoja nga të gjithë që të ishin prezentë në seanca, të mos jetë asnjë jashtë shtetit dhe të mos mungojë në seanca deri në zgjedhjen e Presidentit. Edi Rama-Alfred Dalipit: Pse qesh? Nuk të pëlqen propozimi im? Arben Malaj: Kjo është shaka?! Ju zoti kryetar, s’mund të talleni me deputetët e Grupit Parlamentar ditën që zhvillohet raundi i parë për Presidentin, t’u kërkosh deputetëve të sjellin emra. Edi Rama: Unë po kërkoj një proces gjithëpërfshirës, ku secili të ketë të drejtë të propozojë dhe të debatojë rreth emrave. Çfarë ka këtu për tallje?! Arben Malaj: Kjo gjë nuk është serioze dhe kjo tregon se ne vazhdojmë të jemi të papërgatitur edhe në këtë proces, që është procesi i radhës. Nuk po tregohemi seriozë brenda vetes. Që prej 6 muajsh është ngritur një grup pune për Presidentin. Çfarë ka bërë? Parimet janë universale dhe njihen nga të gjithë. Sot na thoni sillni ju emra. Erjon Braçe: Me veprimin e bërë dje nga tryeza e partive të maxhorancës PD na ka poshtëruar, as na ka përfillur, por kanë caktuar një kandidat të tyrin, ndërkohë ne kemi kaq kohë dhe me letra që kërkojmë takime dhe negociata. Dua të di kush na përfaqëson në këto negociata. Edi Rama: Nuk ka ndërmjetës në procesin që duam të ngremë, është vetë PS që e kërkon një gjë të tillë dhe asnjë forcë tjetër.

Kur Bum Bum Brace pyet: Dua të di kush na përfaqëson në këto negociata.
e di mire per ke ka fjalen. Xhaketa vjeter komuniste Ruci dhe papagalli i ri i Partise, Saimir Tahiri, te cilet faktikisht shkuan si ndermjetes ne takim me Patozin. Shkuan me porosi te shefit, Gramozi filloi te lexoje kushtet "e panegocushme" ndersa tundte kercenueshem gishtin. Kujtonte se do te mund te vinin kushte, por s'ja merrte mendja qe ate gisht kercenues do ti perfundonte aty ku nuk rreh dielli.
Prandaj Edi Rama eshte evaziv kur pergjigjet:
Edi Rama: Nuk ka ndërmjetës në procesin që duam të ngremë, është vetë PS që e kërkon një gjë të tillë dhe asnjë forcë tjetër.

«

Skenare minimale:

01.Presidenti zgjidhet nje tjeter, jo Zaganjori , por si emer i ardhur nga opozita. Qeveriu do pranoje kete skenar qe mos rrezikoje per raundet e 4`t dhe te 5`te ku per te blere nje deputet nuk do duhet me 500 000 euro si ne kohen kur u zgjodh Bamir Faraxhiu ( sipas Ben Blushit ). Me kete skenar, pra te votimit me 71, votat e Metes behen shume te shtrenjta. Rama nese sabotohet konsensusi nuk do i fuse deputetet ne parlament 

02. President zgjidhet nje emer nga LSI si propozim brenda mazhorances ( jo hapur ), qofte dhe ky qe eshte. PS nuk e voton me proces konsensual, por bie dakort te jete duke kerkuar te marre garanci nen rrogoz qe ky do jete pale me ta ne skemen perfundimtare "per ciao , ciao bello."  LSI rifaktorizohet mbas tulatjes per afro 2 vjet  nga video. PS lan kusuret me Meten dhe me 2013 kalon majtas dhe plotesohet skenari " ciao bello". smiley

Meta mer Prokurorin e ca emerime neper gjykata qe nga administrativja e me rradhe. 

Per SHISH ? Histori e mbyllur. Domain i paprekshem e vaksinuar me te gjitha vaksinat e mundeshme. E kane ngrit te tjeret e atyre u perket. Larg duart andej te gjithe !

Per ta arrit kete PS do shfrytezoje minimalisht lidhjet anti-bello Maks Haxhia dhe Dhori Sollaku me Zaganjorin. Kjo do sherbeje per lidhjet e dy kahshme.

Taktika minimale :

Opozita nuk do jape as per raundin e dyte, per te fituar kohe qe te depertoje ne personalitetin e Presidentit te ardhshem per ta bere ate borxhli. Kjo ne planin e brendshem.

Skenari qe besoj me shume :

Zaganjori apo emri tjeter zgjidhet me shumice te thjeshte me aprovimin percaktues dhe te heshtur te PS-se. Psene e ka spjeguar mire nje peshk analitiks smiley aty me siper.

Skenari percaktues :

Emrin perfundimtar e percakton Arvizu, bile e ka percaktuar.

Sec kam nje pershtypje qe Zaganjori nuk do jete emri. Qofsha i gabuar! Une kete mund ta duroj si president. ( Xhanem kush po pjerdh per mua ) Imagjinoni kur per 4 vjet ishte President Bamiri !

Une personalisht po shijoj vetem poshterimin publik te Jozefin Topallit. Te gjithe cdo dite po thone qe dolem nga vetja duke mos propozuar Topallen per hir te se ardhmes se integrimit. smiley

Vetem per kete qe i beri Meta Jozefinit, do e rishoh vendimin tim qe ne kete jete te mos votoj. smiley

Epo te talle menderen dhe Fatmir Mediu ne kete far feje, kjo nuk durohet. smiley

Ja nje analize e mire e lojes politike dhe autogolit te radhes te Rames ne kete ceshtje:

Në këtë proces, futja e paketës me katër pika nga PS në tryezën e bisedimeve dhe kërkesa e Ramës për të rrëzuar qeverinë përpara 28 nëntorit, e zhvendosi rolin e LSI. Ajo nuk mund të bashkohej me opozitën në këtë pikë sepse përpjekja e saj zyrtarisht parimore për ta detyruar aleatin më të madh të zgjidhnin një President konsensual do të zhvlerësohej dhe gjithë shqetësimi për integrimin e Shqipërisë do të dukej një farsë. Edi Rama ka shpresuar se Sali Berisha do t’i shkonte deri në fund propozimit të tij për të zgjedhur një figurë të lartë të PD në postin e Presidentit dhe kësisoj LSI do të legjitimonte daljen nga koalicioni dhe afrimin me PS, e kështu ka nxituar ta komplikojë procesin presidencial. Por nuk ka bërë gjë tjetër vetëm sa ka trembur një aleat të mundshëm dhe i ka dhënë mundësi kundërshtarit që tërheqjen ta shndërrojë në fitore.

Nga ana e tij, Edi Rama, për të joshur Ilir Metën, i dha atij deri dje atributet e një partneri të besueshëm për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Ai legjitimoi faktin që një kandidat që do të gëzonte mbështetjen e LSI do të konsiderohej edhe një kandidat konsensual, ndaj kundërshtimi i Xhezair Zaganjorit është gracka ku Rama vetë e futi veten dhe vështirë t’i japë besueshmëri e arsye refuzimit të tij. Por, mbi të gjitha, nxitimi për të shpallur një afrim me Ilir Metën dhe opinioni që e mbështeti këtë afrim si të vetmen mundësi për të fituar ndaj Berishës, legjitimoi edhe diçka tjetër: se Rama i vetëm nuk fiton dot. Në 2013-n kryetari i PS nuk ka kujt t’i ankohet. Ai mbetet padroni i një partie më të madhe se sa aftësitë e tij politike.

http://www.panorama.com.al/opinion/presi...

Plus hapave mbrapa qe po ben Rama tani duke anulluar ato kushte qe i percaktoi kundershtarit dhe vetes, i.e. duam te plotesohen keto pikat paraprakisht, jo jo nuk i duam me.

Apo keto estradat qe i thote deputeteve te vet tani pas raundit te pare te votimeve, ej o cuna, me duhet urgjentisht nje kandidat per president, shkoni neper lagje dro me gjeni nje, shifni dhe per nje marke cimcakizi me ere manushaqe. smiley

Artikulli me i mire qe mund te kete shkruar ndonjehere Shkullaku. 

Te vjen ndot nga vetja ta pranosh, po ku Ilir Meta si politikan e ku Edi Rama. Te dy kokrra e diktatoreve hajdut jane. Po te pakten skraparlliu di ca ben e ca kerkon. Piktori i ka bo dhe robt e vet me fol me veten, nuk dine ca te thone te shkretet, procesi, dakordesimi, harroni 2008. 

Te pakten per nje gje besoj koha me dha te drejte me te gjithe ata qe debatoj ketu. Ndarja e pushtetit ne shume duar eshte e mire. Meta, Idrizi, Mediu, po neser dhe Topi e Spahiu nuk jane as burra te mire e as burra te zgjut. Po per te rujt veten e tyre na kane heq nje presidente si Jozi. Ja pra ca do te thote te kesh icik pushtet e te dish ta perdoresh per te kontrolluar pushtetin e tjetrin. Per kedo qe mendon se checks-and-balance jane vetem ca fjale te bukra e kane rastin praktik te qarte fare. 

Mbase behet dhe ajo qe thote alidemsi, jo Zaganjori po dikush tjeter. Vetem ata qe jane ne tavoline dine ca pazari do luajne me njeri tjetrin. Po te pakten Xhozi "flas me gjuhen e Fishtes" nuk eshte ne ate zyre. Dhe kjo eshte fitore e madhe ne kete situate ku jemi. 

Peshq te nderuar..... mbyllleni tani me Zaganjorin..... ai u dogj (zaten per tu djeg ishte prpozimi, qysh ne fillim) dikush tjeter do te dali ne skene dhe ky eshte po nga Maxhoranca... Per te ka fillu mbledhja e firmave. nese per Zaganjorin nuk ishte bo as mundimi ma i vogel per te tentu me mmledh firma, per kete zotnine nen rrogoz qysh tani kan fillu me mledh firmat..... Pranej mbylleni ket teme dhe hapni nje tjeter me teme...... Cili do te jete emri perfundimttar i maxhorances per president...???????

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).