... na ishte njehere, ne nje kohe as shume te larget e as shume te afert, aty nga mesi i viteve '80 ne Shqiperine komuniste nje pije freskuese ne qarkullim qe me pare tretej ne uje dhe pastaj konsumohej dhe kish nje emer fantastik ... a ju kujtohet si quhej ?

524 Komente

Vapik.

ahahahhahahah vapik..

Vapik = Vape, ik! (Largon vapen e sjell freskine me demek smiley)

haha...Vapik...bravo i qofte kujt i kish vajtur ne mendje ta quante keshtu

dhe po ta shijosh me vemendje, eshte Red Bulli i sotem....

jo jo alidemso.. red bulli permban kafeine e ndonje substance tjeter kimike me qellim qe te te largoj gjumin... ndersa vapik-u, permbante kryesisht sode, dhe pak koncentrat limoni apo portokalli per ti dhene shijen e frutit. une keshtu e mbaj mend.

Po pra sode sheqer dhe toslimon-limontos, varet si i thua.smiley vinete ne zarfe te vogla dhe shitej ne kinkaleri. Une kisha qejf ta haja ashtu pa e tretur ne uje smiley

Ve bast qe e cimbithje nga cepi. smiley

Edhe ngjyrosej me portokalli te thelle letra smiley

dukeshin qarte si kripa e gurit, kokrrat na te limontozit smiley

po limonade me shurup trendafili a ju kujtohet?

 

po na kujtohet. i vinte gjyshja trëndafilat në ujë me limontos dhe ato lëshonin shijen dhe ngjyrën. pastaj i përzjeje pak nga ky lëng, ujë, sheqer, dhe jetë o jetë...

 pastaj i përzjeje pak nga ky lëng, ujë, sheqer, dhe jetë o jetë...

smiley

po ...ne ne oborr kishim ata trendafilat roze me flete shume, dikush i quante 50-fletsh dhe kishin nje arome qe te canin hunden aq e forte ishte...pastaj behej nje mix i mire uje, limontos dhe ato fletet ne ato shishet e gjera prej qelqi te qumshit  ne ju kujtohen...e o zot sa i mire ishte ai shurupi ngjyre roze

Peshqit keto kohe i ka kapur rendshem nostalgjia.po i perdorim gjithe temat per t'u cmallur me femijerine(perfshire veten) smiley

nostalgjia na ka kapur vertet...ishim te vegjel atehere dhe shume gjera s'i kuptonim...rendnim pas plazhit dhe pas topit me shoket e lagjes dhe nje vapik ne fund na freskonte cik

Po mos kishim nostalgji, s'vinim fare te peshku rrezik... Nuk e di a e ke vënë re, por shumica e flamujve janë të huaj. Pra nostalgjia na sjell këtu. Jena rob nostalgjik. Po të na kthesh në Shqipëri, do kërkojmë forume ku të lexojmë pak gjuhë të huaj, ku të flasim për fondue, paella dhe coq au vin. Po të na kthesh në Shqipëri, do tu thurim vargje lagjes së Bronksit, të Pigalit dhe ndonjë përroi austriak. Kështu jemi thurur, që të mos i gëzohemi të sotmes po të shohim me mallëngjim të djeshmen dhe sidomos atë që s'kemi më.
Ja shëndet 

 

boze me akullore. kujtim me shije te trashe smiley

O petlla, e mban mend hashuren e klubit te Ministrise se jashtme, hyrja mbrapa?

ate me kokrra misri? po aty te hyrja nga mbrapa, (ministria e shendetsise edhe toka ime smiley bashke me te jashtmen) mbaj mend mend per me mire salcicet.

hashuren e mbaj mend me shume te rruga qemal stafa, ose nese e kujton pa shku te kinkaleria e lemankes (ne mos i kam harruar emrin) ka qene nje grua e shkurten me pak kurriz ne shpine e saj dhe shtepine m'u ne qoshe ...

hashuren ajo e bente aty ne shtepi, te tjerat, pastrat etc i merrte furnizim. ajo eshte hashurja qe mbaj mend edhe per  te shkruar ndonjehere per hashuren. edhe ajo i hidhte miser por edhe groshe ndonjehere, edhe nje arre te care me dysh permbi.

disa here e kam ngrene me grure te shtypur edhe te pashtypur, me pak oriz miser te bardhe dhe groshe, edhe nje here nje here me kokrra shege ne vend te arrave.

kjo do kete qene periudha e hershme e fillore dmth, para 80 fikse.

hashureja ishte e mire por me teper me pelqente zupa me kanelle siper... 

Po ca karamele mente te vogla qe shiteshin ne qese te tejdukshme (jeshile, me kokrriza sheqeri nga jashte) i mban mend njeri? I shisnin vetem ne Tirane me sa mbaj mend se e porosisja tim ate per keto gjithmone kur ikte me pune, si edhe per ca karamele te tjera qe quheshin "Agrume". smiley

ha! i mbaj mend une. te mbanin gojen shume te fresket. edhe im atë sillte nga keto mentet dhe ishte si diçka që vinte vetem nga Tirana, qe une i gezohesha si çilimi smiley

Eh, te privilegjuar tironcit. smiley

keto karamelet mente, qe thua tismiley, kishin nje te mete te vogel...  ngecin/ngjiteshin pas ndonje dhembi a dhemballe, e nuk shqiteshin..smiley

ngjiteshin e s'qiteshin pastaj, ama aroma e tyre si tani me kujtohet smiley

Po ajo pjesa e sheqerosur ama, ishte perfekte. Pastaj te ngjteshin neper dhembe. smiley

Po Boromentol ne farmaci ne vend te karameleve ke blere ndonjehere? 10 leke. smiley

boromentol? jo.

Ishte si pune mentje e shitej per dhimbje gryke, por edhe si karamelke s'ishte keq. Shija pak a shume si e Mentos qe shiten tani. Kur s'ke pulen, do hash sorren, tha. smiley

snuk.

une vdisja per adalatet e nenes.i haja fshehursmiley

hahahahahahah smileysmiley

hahahahahahah smiley

pse ti s'i ke provuar?

ishin roze,te embla.kur nuk gjeja dot likone dhe kupen e sheqerit e kisha mbaruar nuk kisha rruge tjetersmiley

Mentol quheshin. Ishin te bera me gome arabike smiley dhe mbuluar me sheqer. Shume te keshillueshme per te lehtesuar frymemarrjen smiley

Une i kujtoj si eumentol

ato karamelet " Agrume " i mbaj mend, ishin ne forme xhelatine apo " le gelèes " sic i quajne sot dhe dolen aty nga fundi i viteve '80...ngjanin si thelpie portokalli dhe kishin  shije portokalli, limoni, luleshtrydheje...

kasate me leter varaku 10 leke e plote dhe 5 leke gjysma.

vafer nga Tirana.

smiley

kasat 20-shet ishin me te mira... pastaj  dolen dhe ca 80-she te medha ne form te rrumbullaket..

po ti je i vjeter mor burre.i di me shume detajesmiley

Po hallve-koske kishit ju ne Vlore? Ishte e forte dhe kur e kafshoje mezi shkulej nga goja..smiley Ky emri ndoshta eshte ndonje shpikje korcare, nuk e di si i thone ne standrad. smiley

hallve stambolli, i thoshim ne Vlore..smiley  kishte ngjyre te verdhe.. shije e shkelqyer.. me pelqente shume..  por vitet e fundit humbi nga dyqanet..smiley

Me duket,me duket,se nga kjo ka tek nje byrektore e vogel afer Sahatitsmiley But not sure thoughsmiley

Kam humbur dy dhembe qumeshti me kete hallven. smiley Po vertet, kishte shije te mire. smiley

korcarke e di pse i theshnit koske me,se eshte marka e hallves :koska.

akoma ajo eshtesmileykushedi sa te pasur jane bere koskaxhinjte tanismiley

Te vdisja, nuk e dija. smiley Po petullat 7 lekeshe i mban mend me? smiley

babi me tregon ca histori me dy petulla,nje salep 7 leke ne tirane,besoj nga '60.O Belul kemi pasur petulla 7lekshe ne apo ja jepnin vetem korces?

se u bera keq tanismiley

si moj nuk kemi pasur.smiley ishin ne form rrethi dhe pak te sheqerosura.. 

 

e mire se per pak na dolen korcaret me lart.

mjafton me skenderbeun,te pakten te petullat jek e jeksmiley

.smiley Keto petullat qe thua ti vetem po ti blije sa qene te ngrohta se pastaj ne keto bar-bufete coku mblidheshin burrat e tymosnin paf e puf dhe beje te haje petull e vuuuuu te bukoste shija e cigares. smiley

p.s. sa per ate pune, ne kishim cokokrem - ekskluzivitet i Korces (15 leke smiley). Fitoreeeeeeee...smiley

mami im bente llokumet vetesmiley

eksluzivitet i Korces kane qene banankat smiley

Ore Belul,mos ke qene gje magazinier ti? smiley

smiley

ore se po me habsni ju mua.. ça hanit ne pushim te madh ju kur ishit ne shkolle? petulla  7 lekeshe, byrek 10 leksh, kulac  5 apo 10 leksh.. 10 lekshi ishte ai dubli i ngjitur me marmallate.smiley.. ja keto haja une..smiley

Piamida 15 lekeshe, pasta patkua 20 leke, pasta shu 8 leke, shampite 12 lekeshe, trigona 15 leke, bushe 15...gurabie 5 ose 10, do me per Belulin? smiley

po keto i kishim dhe ne..smiley  +  kompenkaj, kadaif, tulluma nga 15 leke...  torta 100, ne forem te gjate... dhe 150 ne form vezake..smiley

Po cpate qe me kujtove kurabiet a derbardhe? Ja kete brxh nuk ta kisha smiley

Po kulackat me dhembeza? smiley Ingranazhka u thoshin ne Korce. smiley

 Belul une ne pushim te madh haja kur vinte furnizimi tek merkatua e orizit, ca te kapte dora, karrota, molle, qepe..smiley Kur kishim lek pastaj ndanim dy veta ose tre veta nje kulac pesleksh smiley

Belul, po shamat i mban mend ti? Kto si kam provuar me, as si kam pare me. 

shama?!smiley  ceshte kjo, se kam degjuar..

nje here e kam provuar dhe me ka ngelur ne mendje lol. ishte si ngjyre e purpurte, dhe teksturen e kishte si me kokrriza, por qe te shkrinte ne goje. e madhe sa nje llokume, por tjeter shije. 

nuk e di belle, per here te pare e degjoj.. me zure ngushte..smiley

Mos bej gjoja belul, ku ka gje qe sdi ti?smiley

mbahu Belul,se na cove pertoke nderin e qytetitsmiley

si balboa,edhe njehere ne kembesmiley

Ku te fal Beluli moj, edhe ne Kine ta kesh ngrene e di Beluli ca eshte, ca muhabet ben ti aty smiley

Forca Belul smiley

s'e kam ngrene ne vlore kete lloj embelsire prandaj, s'ke nga ta dish smiley

e shikon, skam cbej.smiley 

ore e thame,  une kam qene magazinier ne Vlore.., jo ne gjithe Shqiperine..smiley

hahahah ti mire edhe kaq smiley 

Shamat. Benin 5 leke. katrore, ka madhesia sa dy shkrepse bashke. Nuk ka problemse nuk e ke nigju, nuk ke hume shume. smiley Perdorej si fjale ne veri- pranaj.CRAP kane qene...lol. Si hallve e presuar, cheap thing. Forme katrore, . Sheqer i gjalle [si shumecka hanim ne atehere] e shami- luxurious, ka pase ka i here, i fare varaku-cokollate m'top. Ralle kjo. smiley

 

l > 5-6cm

w> 5-6cm

h> 1-1.5 cm

 

 

 

hahahah edhe kete e the lol. Beluli do thote s'kam me deshire t'i provoj, edhe te doje s'ka me ne fakt smiley

Ve bast qe tani do i kujtohet belulit smiley ku te fal beluli o ca ben ti atysmiley

B P faleminderit per pershkrimin..smiley   me sjell dicka ndermend tani  dhe duhet te keme ngrene  si kjo,  por jo ne Vlore.. ne nuk kishim shama..

po sic e pershkruan BP, ishte tamam per te deklasuarit e veriut, se per ata s'kishte gjera te mira smiley

belle mi bite plaku,e transferun me i Reth Veror [i] , lol, e iku i gjori. Enveri marote per rrethet, kur si bote Gjonat m'katror. Transferim, Qarkullim e Rethe mas burgut-persekutimit, e pushkatimit [e para kjo] Reth si fjale ishte Terror.

Me kujtohen mire shamat, ju desh plakut 2 muj rresh me i pru m'shpi, jave per jave,qe ti shkojshin akcentit tim m'tirone. Po kur a msova se kam harru mo. Per ne ishin ekzotike, per cunat e veriut, kallamat e sheqerit ishin Ekzo smiley

eh te kuptoj. rrethet ishin plumb per armikun e kllasave. e un ne qytetin verior i kam provuar shamat, dhe me kane ngelur ne mendje por si gje e mire, edhe pse te sheqerosura smiley

e drejte. por jo vec per armikun e klases, lol...e bote per t'gjithe. Realisht, enVeri ka pas bukur do pare Men. Pse ne na digjnin kto pune si familje, pa nje urysh e t'shtyme, shume zona te veriut nuk do ndryshonin.

Policy-ja atehere ishte mix-n-match. Shteti investoi, now is payback time smiley

por per armikun kishte trajtim special. nejse, s'e nuk dua te dalim tek politika se jemi tuj kujtu gjona te bukra nga koha e vegjelise. 

now is mish mash! 

e drejte. Ka Shama-t te evokimet smiley Po robi rreshqet. Oki, lets go and fight at [for] Mr. Zaganjori. Ne se do pak luftesmiley

oh nooo! smiley 

posht lufta!

Aman belle, mos m'ban me ja fillu tashi!!! Lol

Anytime Belul, besoj se ta kam borxh dite me pare...maj men se ke pas pru nje foto me i gru Sheronjese...smileysmiley Me ka pas shkule brinjesh kur e Pashe. Brilante [drita sumthing, Smarr Gjo ka Shpia, duret e medhaja si Macisti...]e kerkova prape vec me e rujt si foto ne kompjuter, e se gjeta mo smiley

ne e pas nise ti [mos te hyj ne hak, lol] a ma co i link?

urdhro, dr Drita.smiley

nderkaq  po  me kujtohet gjithmione e me shume shama.. ne mos gaboj, ishte e forte  shume e sheqerosur  dhe kur e kafshoje thermohej.... 

thanks per Sheronjesen. E kam bo Save.Do me duhet ka i here, duret qe ka ajo smiley

Shamat? I kape. Therrmoheshin shpejt.

Mua me kan ngel fiksim cokollatat, nuk e mbaj mend si queshin (iliria?) por ishin goxha te medha, edhe ato me duket vetem n Tirane shiteshin. Ikam pare ne vitrina disa here por nuk i provova kurre smiley ato me duket benin 25 lek a dicka e tille.

cokollata klasike ishte ''flora''. 20-tshe me duket..

Belul, i paparë je. ore te gjitha i paske provuar ti. une keto çokollatat as s'i njof fare, qenkam si puna e Ores qe i ka mbetur fiksim. Me mire qe s'i njoh fare se do shkruaja ne gazeta si njoni smiley

eee, po vija nga familje ngritur une..smiley  dmth djale i vetem  me kishin/kane me kimet..smiley

Ore Belul ti paske qene i pasur ore? Ore mos ke qene gje bllokmen ti? Na hiqesh dhe si demokrat pale smiley

Hajt se bej shaka Blul, do kesh fituar ndonje dore te mire ne tavull ti qe ke blere cokollatasmiley 

po, nga blloku pallateve te orizi...smiley

 

p.s, Ora..,     ore  mua qe me shikon  keshtu ti,  e kam nisur   nga shume  ulet ne jetë...... dhe aty mbeta.smiley

Hej po cokollate gruri kush ka provuar? smiley

Force kar-akteri quhet kjo. smiley Une per vete e kam filluar nga goxha lart dhe kisha goxha hapesire per renie.

Ee se mos vetem ti atq smiley 

p. mqns ra fjala cokollate gruri e kisha fjalen per koren e bukes, e ke parasysh kur e blije buken ndonjehere te djegur, qe ishte e zeze nga siper....smiley

hahahahha mire i thua smiley

Cokollatat "Flora" (me leter te verdhe nga jashte) shiteshin 40 leke me sa mbaj mend. Ato qe thua ti ishin 80-ce. smiley Nuk ua mbaj mend emrin ("Rozafa" ndoshta? ). Ka pas edhe ca cokollata akoma me te medha (sa nje tulle, smiley) ne Tirane, me bajame brenda...120 leke. 

kishte edhe cokollata 10 lekshe ,te vogla.. ''pionieri'' me duket se quheshin

10 leke apo 16? Emrin me duket e ke te sakte. smiley

10 lekeshet kane qene te verdha me nje zog blu ne njerin cep dhe quheshin "Fatosi" dhe jo Pionieri me cupe! Cokollatat 80-tshe kane qene blu me koken e Deas siper, me pafka te medha katrore.

Me ka pas nana me kimet dhe babin e kisha drejtor. smiley Ndaj dhe kaq kompetent.

Epo une kam qene gjithmone me e pjekur per moshen, prandaj. smiley

Te kuptoj. Me adhuronjes qe e vogel. smiley Nuku thoshin kot de, o korcare o hic fare!

Ore dhe ne ne Korce kishim drejtora. smiley Cupe, njecke edhe une. smiley

Eeee kishit, po pe te rretheve. Me gaz BC domethene...Une them drejtor me "Varshave" te bardhe dhe me shofer me emrin Bujar.

me Aro. smiley

Perdet ja qepte mamaja ne shtepi. smiley Dy pale. Nje per t'u lare e nje per t'u thare.

Jo, jo, emrin e shoferit nuk e them se dekonspirohem. smiley 

Sikur s'u mor vesh, po pse moj, sa drejtore me cupke te vetme e me Aro ka pas Korca?

E me, ndonje Taqke do kete qene....kukull pe lecke.

Nuk e them po lereeeee... S'kam aq hallin tend o jo, po vjen Idrisi pastaj edhe vate ajo pune...smiley

mos je gje cupa e Drejtorit te Deges ti moj... smiley

.smiley Jo, jo. Pastaj, keta te Deges sikur quheshin Kryetare, jo drejtore. smiley

ose shefa..smiley

dhe ishin zakonisht nga rrethet. smiley

Ke te drejte. E po ja, nuku ishim pe atyre te Sigurimit moj cupke, qe ti dinim keto gjera. smiley Ne me nje dopio vodka e nje serenate e shtynim gjashte muaj.

Edhe neve si yve, pa dosje jemi, e kalojme pa pengesa testin e biografise ne demokraci. smiley Ama neve nuku vodke, ponc me sheqer te djegur e me raki. smiley

Gas paci!

ato 120-cet? 

Kush i ma men hallvat e gegeve, apo mollet te lyera me sheqer....? Po gjelat e sheqerit me shkop????? Po kallomat e sheqerit ngjyre te bardhe e kuq...????

dhe ne fund... parfene me nam te Beratit...... Vetem atje  te turizmi, bohej parfeja e mrekullueshme, me e mira ne vend......!!!!!!!!!!

Ja gega tu shit hallva me leter te bardhe.... fotoja e pare e vitin 1942, kurse e dytta e vitit 1965

piprat

Kallamat i kam provuar vetem ne tren, i shisnin arixhofkat. Per molle sheqeri vdisja, nuk ishin dhe shume te shtrenjta..po keto mbas 90-s dolen mesa mbaj une mend.

Mollet e lyera me sheqer i bejne disa Shkupian dhe i shesin ne Tirane.Kane disa pika dhe nje eshte tek hyrja e rruges se Elbasanit.Bleva nje kur isha duke kaluar andej.Shume te mirasmiley

poo edhe ne kishim ''gega'' .. bile e kisha ne lagjen e gjyshit njerin.. pervec gjelave  , benin edhe ca molle te vogla  dhe i izolonin si te thuash me sheqer te djegur dhe mbahej ne nje cope kallam..

Une keto i blija fshehurazi gjyshes se s'me linte: Kushedi ne c'kazane i bejne, me thoshte. smiley Ishte dhe cik esmer ai qe i shiste keto te rrugica jone. smiley 

piprat?

kshu i thoshin - ishin te kuqe zakonisht.

sheqer i djegur dmth.

fiks. forme katrore.

Po Saden qe shiste karamele qumshti me biciklete ke "11 Janari" dhe "Emin Duraku" kush e ma men?

Erdhi gega!!! smiley

I thashe i here dajes: m'jep pes lek se erdhi gega!! 

M'tha: Gegen e ke n'shpi pa leke fare! smiley

Shifsha une verdalle si rrush! smiley

Gegen e ke n'shpi pa leke fare! - i shkreti prind thuaj smiley

huh? smiley

Ca m'ke kujtu Mrroklle. Kisha nji shok, tironce denbabaden. Edhe i thote ijes; O ije! ma bo nji fete buke me djath e me domate. Dhe ija qe i kthehet: Cere osht kjo "domate" mer?" Damote" mer thuj. As me fol nuk ju msojn aty n'shkole e?

Ej, kishim nje familje ketu para ca vjetesh. Vinte fmija (le knej) me lujt me t'mite! 

I thashe nje dite: Do cik buk me gjalp? S'e noku ky!

Buke me t'lyne, i thash: Po tha! smiley

une vet kam pas femijeri te lumtur...kisha cumcakiza qe nuk me lejohej ti haja perjashta smiley

per ata qe se dine cimcakiza ka pas ne shitje deri ne fund te viteve '70 po se maj men si i qushin dhe sa lek bojshinsmileyisha shume i vogel,akoma ke "kosova"smiley

vijne nga tirana

nga tirana ne peshkopi

cfare numri do ti etj

letrat e karameleve zana kishin shume vlere . nuk hidheshin poshte... jo vetem qe i kolekjonomin se luanim me to, por  i perdornim edhe per zbukurime ne klasa etj se reflektonin ate ngjyren e kuqe..smiley

Karamele Zaaana

Vijn nga Tiraaana

Nga Tirane e kuuqe!

..... u be nuuuse!

Love them smileyJane shume cute!smiley

wow.

Wow.

WOW!

kush e pruni kte? kam scroll ae pashe pa dashje... e ma ke bo si assault!

E pabesueshme, po ku i gjeni o cuna kto...Zemren ma ka dridhe...me duket sikur shoh nenen time duke qerasur mysafiret....smiley ehhhh.

Faleminderit gjithsesi. Eh forum-forum.

car te bo kjo vizivja. SINQERISHT me ke bo m goose bumps. Rofsh Oph!!!

Tani te dashur moderator/e.

Rubrika pyesi Belulin kur do te hapet?

smiley

ore po bonbonet..smiley  kishte dy lloj  te rrumbullata  prej cokollate.. dhe te sterzgjatura  por me shije dhe ngjyra te ndryshme..smiley

5 lekeshe, me krisaf te kuq, pjesa e brendshme qe e bardhe dhe e lyer me cokollate. Ishin si gjysmesferike ose si qeleshe te vockla. smiley

Ti dhe Beluli s'keni lene embelsire, karamele, pasta, e çokollata pa provuar smiley 

ekzakt. keshtu ishin bonbonet..:0  i ngjanin pak  lendes, pak a shume si kjo forma  e  kesaj gjese qe po mban ky tipi...smiley

Ne Lezhe beja namin ne: Paste sy, shitej tek PTT-ja; Bishtaleca, pothuajse gjithandej; nje lloj hallve me ngjyre roze qe ishte gjeja me e mire, por qe s'mbaj mend si quhej.

 

Ne Vlore: Hashure tek klubi tek stacioni i trenit; Kulaç 10ç (ingranazh) tek Bar Bufe perballe Poliklinikes; Kasata tek Kapelja ose tek Kali i Trojes; Zupa ne Kusbaba (fantastike); Cokollata (te gjitha) tek Kali i Trojes apo ne Cole. 

 

Te mevonshme: Cimcakiza Turbo, Hilal, Halley, Kiss, Metro, Luna etj etj, qe natyrisht s'kishin te krahasuar me ato te mesipermet.

Ingranazhe bejne akoma

Nuk i bojne gjo tani. Ndoshta na eshte krijuar edhe ideja e gabuar nga atehere. Por kishte dy lloje "ingranazhesh" (keshtu u kane pas qujt nga pjesa me e madhe e njerezve ne kominat) me dhe pa glazur sheqeri.

Camcakeza "Stela" dhe ato qe dukeshin si cigare nga Jugosllavia? smiley

Cigare sa te duash smiley

 

Elian, e kam vene re qe bejne akoma, por s'me shijojne njesoj si dikur smiley

Ore si e kishin ato qe benin tollumbace te medhaja, qe i jepte italiani ne reklama gjith kohen...

Big-Babol babale, nofulla cope smiley

Fiks Fare smiley

Hej meqe ra fjala po ajo reklama me ate tipin qe ben Lipton Ice Tea jeet akoma ne Itali smiley

Ti je rritur me SuperSix smiley

Gjithsesi ta dhashe direkt videon, molar!

O kerme, po Ken Shiron e shikoje ti? akoma ja di kengen permendesh smiley

I kam te dyja serite, te plota. E shikoj akoma sot... Ken, Ken, fantastico guerrieeeeero, sceso come un fulmine dal cieeeeelo. Me antene speciale te bere nga babi im, i kapte xham italianet. Sesi i thoshin asaj antenes...

Me grup ore mollopup jo me antene. ne fakt sikur nje dallandyshe normale te kishe dhe nje grup aty i shikoje xham, bente plaku im alamet grupesh, gjate veres kapte xham pa frike 30 stacione italiane dhe nja tre jugosllave.

Po te flas perpara 90-es. Apo s'kisha televizor me ngjyra, e mblidheshin gjithe kalamaqte e pallatit te shtepia ime smiley Neser te them si quhej tamam antena.

Po qe para 90-s edhe une kisha televizor Lura, mblidhej gjith lagjia per te pare teatrin e kukullave ne oren 10 te dielave. Antenen atehere nja dy here na e hidhnin nga tarraca ata te fandaksurit e keshillit....Po qe atehere i shikonim edhe ne, biles filmat e Sergo Leones i kish fiksim i jepnin italianet nje here ne d jave, i kam pare me qindra here, i shikoj edhe sot me endje.

Antena ka qene ose Dallandyshe ose antene Rrjete, megjithate Beluli e di me mire smiley

teatrin e kukullave the??  ''o qukuuu... o pikuuu...., o qukapikoooo.smiley

Belul

Kur isha i vogel nuk dija si ta imagjinoja televizorin me ngjyra. Kr me thoshin eshte me ngjyra une i imagjinoja si vija shumengjyrshe ne ekran dhe thosha me vete, ik oo me mir qe skemi, ashtu mezi do duket, do pengojne ngjyrat figuren.smiley

Me kenaqte ai qukapiku dentist tek shfaqja "Ketrushi dhe...", ia bente: "Pik pik pik pik, te ti heqi xhaxhi mikrobet, pik pik pik pik". Ka qene shfaqje e Vlores per me teper smiley

 

 

Palafike.

ora, palafiket te tema e enkes... ketu jemi te t'ëmbëlcirat.smiley

hahahahah sa do i shkruaja qe hidhu matane smiley

Keto cka, une terbohesha per ato "vargjet" me geshtenja te ziera. smiley

Kumel.

E dehmja me e keqe! smiley

nje dopio kumel dhe nje diamant

Ka pas ne Zocke e Zeze deri vone! 

Arsyen nuk e di pse! smiley

jane qelat e fundit ku ruhet jeta pas shperthimit atomik ato, Mrrok!

emo, me jep nje hint... e mbaj mend si batute...

 

dale dale se me duket se mu kujtua... togeri   te ''njesiti guerril'',   ku te paketa diamanti bosh, vizatoi nje zog...smiley

ne paqeten bosh diamant pikturohet nje pellumb...

shkruajtem ne te njejten kohe.. ekzakt.. shiko oren.. e gjeta me forcat e mia..smiley

kumel ? nuk me vjen ne mend shija por emri siguro.

Pilaf me sherbet, stacioni i autobuzave Lac.

Sulltjac?

ora, me kujtove hashurene.. qe shitej ne ata sapllaket plastik me ngjyra.smiley  7 leke me duket... kur ishte e e fresket edhe shtyhej..  ndryshe , e peshtire,,,  te rrinte si xhung ne stomal.. nuk tretej...

Ato tek 6 katci kan qene klas fare, atje ka qene embeltorja me e mire ne vlore. Mbaj mend kalamajt qe turreshin per kaushat e akullore smiley

Mos harroni arranxhatat... Eh, cfare pije qe ka qene! Apo kur servirej e ftohte... Ia merrte gjithe kolave qe kane dale me pas.

Shko re pirdhu! Aranxhata ishte gjeja me e qelbur. Uje me letra lulesh 1 Maji. Nga fundi viteve 80 doli nje aranxhate e bardhe 10 lekeshe, me limon. Edhe shtyheshe. Birra nga akulli pastaj ishte tjeter muhabet.

P.S. Po hapi njeri muhabet berxollash, esht i sham paraprakisht. smiley

Ti je i vetmi njeri qe une njo qe nuk i kan pelqyer aranxhatat..

Nigjo, ne kemi shty muaj plazhi te "Breshka" vetem me 2 byrek dhe nje aranxhate nga mjesi ne darke (tre lekshi kusur per bilete autobuzi) po prap aranxhata nuk ishte gje per te lene mendjen. Une per vete as nuk e krahasoja me bozen p.sh. Bile as me dhallen jo.

Po ti ca na kujton dhallen tani.. alla alla me kta  njerez smiley

nuk du ta besoj qe kon qen 7 lek. smiley

pse e di gjithnji 8 une. edhe hashuret. 8 lek me dalin gjithnji. truni gjo e komplikume...

Ta kan pas me te futur qysh atehere ty smiley

Nuk e kthenin asnjehere 10 qindarkeshin shiteset, vetem 20-cin. E mbanin keshtu si resto, po cmimi i arancatave 7 ka qene. smiley

nuk e ve ne dyshim jo. fajin e kerkoj te vetja. smiley

 

Me vjen keq qe te them por mund ta kene hedhursmiley

I ke gja Ed Rames qe ia fusin gjithmone. smiley

7 lekeshe dhe duhej ta pije ne vend qe te ktheje shishen. smiley Shume te mira kane qene. 

ne fillim aranxhatat kane qene ne nje shishe te thjeshte, nje lloj modeli si me damare te trashe... ... por me pas kopjuan modelin e shishes  se koka koles..smiley  shishja u be me elegante..

Ne Korce u thoshim 'gazoz' smiley

Kurse ato akulloret qe i shisnin me karroca ndonjehere qellonin me qumesht te djegur. smiley Shume te shpifura. 

ne Vlore kishim akullore te mira..  sidomos te embeltorja (te 6 kateshi ose ndryshe komiteti)  benin akullore shume te mira...  por mua nuk  me pelqenin akulloret  me fruta.. ishin shume te ujshme..

Belul, i mban mend ato aranxhatat qe i bente kombinati i peshkut ne Vlore ne ato shishet e trasha prej qelqi...kur i sillnin tek ajo bufeja e madhe ne Skele me ato blloqet prej akulli siper o nene o nene c'te pije: te hiqnin dhembet e syte te leshonin xixaaa

provo nje pije me ginger dhe esence jasmini... frizante; gjeja me e afert me arancatat tona, deri ne shishe ngjajne. shiten tek fairway, psh... ne kuti katershe.

Une mbaj mend pitet qe shiteshin pikerisht aty ku jane ndertu me vone 9 katshet !

yes!!!

Oh man! Dhe ke kasa ishte nje nga mbesat e Toptanve.

rruga barrikadave, krah tjeter. lol. me djathe e mish. kane qene klasike. Sa here kam menu si do shiteshin m'UK....lol...pa-pa. Po ato artizanet origjinale si ti gjejme?

qekur humbi mapoja e modhe, tirana mori fun smiley

STALKER ne fillim kane qene dyqani ke rruga e barikadave, por shtepite aty u prishen dhe u bene 9 kateshet Dhe dyqani u shperngul tek cepi i shpive italiane (afer doktor cenit)

ka qene dhe nje kinema aty si dhe nje shpi e vjeter dykatshe me dekorime nga jasht.i hudhen n'tok kur bon nonkatshet

Eh si ka qene tirona, ne ato kohe [flas early 70-ies] nuk mungote gjo m'dyqone. Lojrat per femije, pa fund. E di qe ka pase dhe Camcakiza? Lol...pastaj i hoqen. Borgjezia deperto dhe ka chewing gum thane. Well se thane fare, vec i bon ban...smiley

nje gjo e bukur maj men...kepucaret ne sherbim-direkt. Me cote plaku me rryp sandale te keputme [duke lujt futball gjith diten] e ta boshin m'ven...kembe zbath duke prit, rradha kjamet smiley...lol dyshemeja cimento e zeze..ul m'stola druni....

Nigjo, cimcakizat u kane prodhu gjithe kohen, po me pakice. Une i kam pas marre nga Ushqimorja ne Durres kur rrisha tek gjyshja. Ne darke i fusnim ne nje gote rakije me uje me sheqer qe te forcoheshin dhe ti pershtypshim edhe neser.

Po pafkat e hekrit qe na vejshin tek maja dhe themra e kpuces kur haeshin. Kercicte pafka ne korridor te shkolles sikur ishe te Begsat.

Vertet?! A s'vinin nga Jugosllavia ato? I kam gjetur ne nje supermarkate ne Oher cigaret para nja gjashte shtate vjetesh.

i bojshim vete. kane qene petashuqe. Cigaret po, me vone vishin ka Jugosllavia kush shkote atje. Plaku im ka dal nja 2-3 here e i ka pas pru. Manin ere Konjaku- ato cimcakizat cigare Jugo.

Ne nisem me bo pak cheating...chimcakiza me Grure smiley mbllacit shume e dikur boheshin elastik lol

ja ke fut kot plako smileynga 84 e knej jo iher.flas se kam bo praktiken ne te gjith industrine ushqimore qe ka pas tirona durrsi, ene kavaja.e bosha n'kom nga rruga elbasonit deri ke banka.aty merrja autobusin per n'kombinat ene zbritsha pak mrapa fushes druve.car kujtimesh na sollet n'men mer zot i modh.  

Pa rrena. Daja im ka qene kryeinxhinier i Ushqimores se Durresit. Cimcakizat kane qene me leter te kuqe me kornize jeshile. Edhe vapikun e kam pas pi deri ne 90. Vec ne pacin qene nga arkivat e magazines mo? Tjeter nuk di te them.

Masnej ti do kesh qene stazhier mer lal. Une flas per pecot qe e pijshin konjakun Skenderbeu me arka.

ne durres nuke di. ato qe maj men une, me bollek ne Tirane, ne ate kohe- flas ne disa dyqane, rruga budi uper part siper shtepise time, ka qene nje dyqan...ishin leter bardhe me jeshile. 1 tip only

Cimcakiz ishte shkrujt me germa te bardha korsive. Letra ka qene e kuqe me jeshile. Nji lloj ka pas asikohe. Nga lindje ne vdekje. Se nuk ishim vend borgjez me reklama ne. smiley

ndoshta, por cimca i "im" ka qene leter e bardhe komplet. pa borders fare. nje drejtekendesh jeshil ne mess.  Sinqerisht. Biciklete-cimcakiz/ e lojnat te shpia e nipit te konti ferres kane qene highlightet e femijerise time. kena qene lagje e fisme e Paqte me i fjale. M' babrru shkoshim me viza. smiley Ka qene i bardhe-sorry.

Lagja 2?

Rruga "Beqir Luga". Fillonte tek Farmacia 5, maronte te Kinkaleria e Fiqos. smiley Shpia e Ferres e ndante rrugicen me dysh.

e ka mire ajo! Ferra nuk pa pase vetem Cuna smiley tek ajo shpia dhe Ducks kishte...lol...flas per shpine afer Ivoni Resos, shkrimtares. rr budi. Fini o oki. smiley

Aha. Qeke shok i Rezartes. smiley Me ka honger njeher ai qeni i Ivonit qe s'kam per ta harru.

! E njef REZIN? eh...vllai Diti ka cen cun persmaripo ashtu. A di gjo ku bohen sot per kuriozitet. Rezarta ka qene me e madhe se une. Me merrte perdore smiley me ka dashte shume. dhe gjyshi i tyne...i burre i qeshur e fisnik.

Jooo. Un e maj men nga Gjuhe-Letersia.

oh oki. thashe se me pare. kena qene i korner e vogel dhe a nrofe e dekandences e kapitalizmit- sa u shty ajo pune, lol...rob me shkolla gjithanej [dis shum eminente- profesore me libra etj, deri teorema jashte shtetit] Nipi kontit cun persmari. Shpia po, dhe gardner kishin ato atehere. i plak te vjeter. Dhe mo budallai ne cope te vogel toke e merrte pak squtsi me ozmoze...si me zor, lol...po most ta dijshe ca o Botviniku ka mosha 5-6-7 vjec, nuk te flishte lagja me goje smiley [flas m'tabele, jo vec si emer, ca ka prinderit tane e lushin m'radhe, m'kome e duke fole shahun. pa tabele fare]

b. bombaj e kam lexu n'net se ka i klub te modh diku, ai ka qene te zona jone, si moshe pak me i vogel se une, i pilivez i vockel e merrshim tu lujt futball...cuna t'mire gjithe ai ven. Jashte-shtetit e rremujsat per ne fillojshin duke u afru te ura.

a'jt naten per sonte. ty e t'gjithve...duhet me shku m'pune neser. smiley

 

Poooooo, fiks. Krahu I djathte kur vije nga rruga H. Tahsin.

rr. budi, kane qene pallatet e profesoreve ato, keshtu i qujshin. me kujtohet kur nena me jepte ushqim me zor ne ballkon...aty nuk kisha ka ti iksha me kornote me i cep, cdo mengjes e studentet kineze duke shku neper shkolla me i shqipe te lezeteshme conin koken:-tqqquni pije qushin [per qumeshtin] lol...se ta pime ne, e qeshin ne grupe, isha bo si favorit i tyne cuniqe nuk hate mengjes e ulurite m'ballkon...Nuk e Du, skam uri, lol

aty te gjithe i kena pase, cdo zanatme te miret e kohes, soprano po e po smiley Mirin e Bakushes, e sa gjona ikon-ike. smiley pallati nuk ka qene 175, lol...komedi e madhe ajo, shyqyr qe na Roo Landi

durrsi ska pas industri ushqimore kushedi cfar.ti thot lala ty.fabrika e llokumeve perball me  klubin danubi ke rruga qe t'conte n'port fabrika e qumshit,makaronave dhe ajo e vojit n'spitall,fabrika e bukes njit me tregun e fshatarve  kantina e venes ke nishtulla dhe frigoriferat n'plazh. te tjerat u boshin n'tiron.flas per konjakun etj,etj.po deshe ti rreshtoj ene ato.sa per pijet,kam pas i bodrum ke pallati qe e kisha bo (tok e xanun) me sa mun ta boshe ne ate koh, dhe mcifsha aty cdo gjo.ene u boshim dru me shoqnin.dryn si vesha dot ene ai komshiu i katit t'par u knoqte shpesh me gjonat e mia. kte ja kishte thon plakut me von se un si kisha ra asiher n'sy ksaj punesmiley bollik i modh me i fjalsmiley

harrove fabriken e fermentimit te duhanit... brenda ne qytet.smiley vinte ere e keqe gjithe Durresi... bile kur kam qene femije, me kujtohet qe ka pas qene edhe fabrika e nish gomes.. gjithashtu ne qender te Durresitsmiley    nuk e di,  Durresi vinte gjithmine ere e keqe.. edhe Fieri..smiley

Jo mer daje. Zona e fermentimit dhe Nish gomes vinte ere, po ajo ishte zona industriale. Zona Kalase ishte sikur me qene ne Rome, mor bir.

fermentimi ka qene po ke ajo rruga qe te con nga porti ke treni,kurse nishgoma ka qene n'shkozet,fabrika e cigareve tu shku per ke vila zogut. n'tiron ka qene pa shku n'kombinat,fabrika e miellit,kombinati ushqimor ku u bojshin t'gjitha pijet,fabrika e recelnave perballe, dhe fabrika qe bonte te gjitha pajisjet mesimore per shkollat.belul cme bere belulsmiley

Jo, e ke gabim. Ne shkozet ka qene Plastika. Plaku im ka qene 11 vjet Drejtor i Nish Gomes. Jam rrit ne ate fabrike une. smiley

ops ke te drejte.ka qene perballe me fermentimin.nuk e di a egziston mo ai trekonsh aty se me kujtohet qe hapen sallen e pare te lojnave. 

Nuk e di. Une maj men Kinema 14 Nendorin ku shifshim filma per kalamaj. 5 lek bileta. Filmin Debatik mund ta kem pa aty mbi njezet here.

nishgoma bonte tamom trekonsh si godin,po ne t'njejtin grup ka qene ene peshku perball pallatit t'sportit,kurse nga krahu i lulishtes ishin lojnat me pingpong ene me t'parat elektronike qe u futen n'shqiprike krahu tjeter ishte fermentimi,kaba e modhe dhe me shkall.

Ka pase edhe banane bile nga fillimi i viteve 70. Geget shisnin edhe banane te bera me shkume veze pervec gjeleve dhe molleve te sheqerit. Ke rruga e barrikadave kane pase bo berxollat me te mira smiley Salep gjeje gjithanej. Gjyna qe i prishen shume prej atyre shtepive te vogla me dyqane. (Po si nuk u erdhi keq per dyqan floren ku kishte punuar kumandari E.H smiley )

Per mu me e mira ka qene akullorja e karrocave smiley si dhe pastat 12 dhe 15 lekeshe me shkume veze smiley Na e cut gojen leng smiley

per kuriozitet pys, ca o bo me parkun per kalamonj te rruga elbasanit? e kena pase te bukur - me tren te vogel me te gjitha...rroten a modhe-pasqyra, etj...Ka pash i carm tirana asaj kohe smileysmiley Po svje mo tashi...

O shume Dense smiley

Eshte akoma quhet "7 Xhuxhat" Vetem treni i atehershem dhe tuneli nuk ekziston me smiley

vertete?! eh ai treni  si ka qene. Maj men i here, duke lujte te pasqurat magjike kam qene 12-13 vijne dy cuna e njeri e kishte emrin Feliks, rri e rri e thoshin Fele! per Shkurt. O Fele, fle ktu e Fele atu... mu e shokve te mi kkjo na shkatteroi brinjesh...qesh e perplasu te pasqyrat, gjithe masditen qeshnim me vete...Fele o Fele smiley

M'vje mire qe e paskan rujte parkun, o vend i lezetshem aty smiley

Berat, 1989

Vlora ne 1989 smiley

smiley Berati kshu?

Hip-hopiste tjetra, hem vete, hem cunin. Nuk e di ca po i jep per te pire, po si KOKAKOLA m'ngja smiley

po qe po shoh pallatin tim ketu goxha te fokusuar... bile dalloj hyrjen dhe nje dritare te shtepise time.smiley

eshte bere nga kusbabaja ,apo jo?

Me siguri smiley

e kuptova.. ehh lagja ime aty e kam shtepine une,,, prapa pallatit ne forem L.. perballe pallatit te gjallices..smiley

Edhe nje i verber e gjente rrugen pa shkop ne Vloren e dikurshme (hiq Topana-Muradije). Ishte perfekte. Ti ke jetuar ne zonen me te mire te mundshme smiley Une me oren jemi çolarako-kumista smiley

po, mu ne qender.  te borgjezia..smiley

Belul, sa here kam pire une tek ajo pema aty ehuuu smbahet mend, ponci vardasmiley

ku, te lokali midis pallatit L dhe ati tjetrit .. para trotuarit te gjere?

Po. Ne 89-n ska qene lokal, kinkaleri ka qene me duket, e vogel.

ka qene nje lokal-bufe i vogel..  se kinkaleri cne?  nuk shiteshin pije atje...smiley

 

nejse ,une po iki  se u be vone... naten te gjithve!

Ndoshta, mund te kete qene shume e vogel asokohe...  Tani eshte bere dy a tre katce dhe nuk eshte me lokal. Naten

Ka qene kolibe e vockel smiley

Thashe me lart qe blija kuleçet (ingranazhet) tek ai Bar-Bufe. 

 

Naten dhe nga une se na e coperluat shpirtin me kete tufan kujtimesh.

Ajo eshte bar bufeja qe thashe une pak me lart. Lokal ka qene te pakten nga 1987-a (kur fillova te shkoja tek kopshti nr.10, me edukatoren numer nje ne bote, Diturine).

The ti me lart?

O syshqiponjeeeeee....smiley

Naten. smiley

naten pisuske..smiley,  naten.smiley

Vetull lesh e shpatull gjere.

GBB P - 31 Maj 2012 - 01:24

 

rr. budi, kane qene pallatet e profesoreve ato

 

 

 

 

 

Po pse ore, te gjithe te rruga Budi e paskemi pas shtepine ne ?? smiley

20300. banore ka pase. Rruga mo busy, m' Shqypnine e asaj kohe smiley PO shumica kan qene student, e ishte e vetmja rruge me dal m'pazar, pra u dukej sikur e kishin shpine aty smiley well, per 3-4 vjet. Pranaj komedia u bo per Rrugen Budi, Rr Kavajes apo Gjon Bau Shpata nuk shkote shume. lol. Rr Budi e them seriozisht ka qen vertete eksluzive per kohe. Shume ka prindrit tone i bonin listat e pazareve Latinisht ka qene i lagje me brain power te llahtarshme. Ne shume fusha, qe ka maths-bilogji-arkitekture-arte etj. Maj men plaken a llahtarisur qe thonte: c'ben mor i zi, si ngelen 22 vete ka 24 te nje klase. Na discretitove- alla Pavalina Mani- ky o SKANDAL. [i ziu ishte plaku, lol] me thane e cnuk me thane. Gjithe bota e ka marr vesh. Ste vjen gjynaf, studenta...shpite larg, pa prinder ketu...ske fare meshire,  ndergjegje.- Ndergjegja me vret! i that ai. Shyqyr zotit qe  e kuptove...thote ajo- kaloi te gjithe m'Vjeshte. Te lutem! Prit, tha plaku ndergjegja me vret dhe shume! Kam fryke se ato te 2 qe kalova do me zhgenjejne neser! smiley

Sesonet e weather-it i matsha me Studentet, qe i thoshin Babes -hi e Hello, m'shtator krejt shen e ver e t'qeshur, me flisnin dhe mu...kalamo n'ate kohe, pah sa burre i mire thoshin me 4-5 leksione...ka Dimri ndrerrojshin trotuar, me Grupe, ka 10-20, hapej rruga si me magji smiley Kur vite Qeshori, fshiheshin cepave te Pallateve kur kalote plaku...si Ne mo vone m'parade qe flutorojshim ka Garnizoni. LOL. Mo e bukra o se ai as si shifte e as i mate men dhe i meter larg...lmao.

Rruga Budi, ka qen different smiley jo t'gjithe e kon pase shpin aty -konkluzioni! Ka qene luck per mu e nuk  nrroj me ai rruge ne bote.

ora, si harruam toronat 5 leksh ne.smiley

pastaj po kete....

...kam harruar si i thoshim, por ka pasur..   me raste i nxirrnin ne treg keto, p,sh festa..smiley

nuk di a tha kush : hallvasi. se ka hala. smiley

petlla, nuk i thoshim hallvasi ne kesaj...   natyrisht qe ka tani, po e kishim llafne  per dikur..smiley

Nugat. smiley

hallvasi dhe hallve susami a jane e njejta gje?

Hallva behet nga tahini,qe eshte susam i shypur prandaj jane e njejta gje.Edhe ju nga nostalgjia e keni me qejf.une bleva ca para nje muaji dhe e kam akoma ne dollap.e shoh dhe nuk e hasmiley

torona ka gjithashtu. sheqer niseshte. hallvasi me thelpi si rronje dale prej rronje, ka sot me pak shije po jo se athere me receten e turqenise mer jahi. smiley duhet te jesh ndoshta jo ne moshe per hallvasi smiley emo me sigur qe e ma men

Ore po ato biskotat e vogla katrore sa te mira kan qene, si queshin? 

Mua me duket se na kan pelqyer aq shume atehere keto gjera ngaqe i hanim nje here ne vit, edhe atehere edhe do i ndanim si partizanet me nja 10 veta te tjere.smiley

po ka pasur dy lloj biskotash.. 10 lekshe, qe ishin brum dhe uje  dhe pak sheqer,per te ngopur stomakun.smiley   dhe bikota 30 lekshe (me duket).  keto ishin te rrumbullakta dhe te holla.. por ishin te shijshme .. i benin me gjalpe qumesht etj..  emri spo me kujtohet..smiley

O Belul nem nje gac smiley  smiley

gaç te vogel ë..smiley

ej, me kujtove kete tani.. nje djale e kishte marre uria dhe vajti ne  pasticeri te blinte nje kulac  5 leksh.. por kishte vetem 4 leke.. i thote shitetses:  o teta  me jep nje kulac 5 leksh...  -po ti ke vetem 4 lek, i thote ajo, ste jap!   po mire moj, ska   problem.. ja,futi nje  gaç  kulaçit  ti, tha ky djali.smiley

Ortak s'jap smiley

Apo nuk e ke kapur kete ti Belul?

po po,   ortak nëm..., ortak sjap.smiley

une mbaj mend ato biskotat e medha te rrumbullaketa si ato mburojet ilire dhe qe ishin brenda nje kutie katrore,te holla dhe me qumesht...kutia ishte ngjyre blu dhe me duket se kushtonte 40 leke te vjetra dhe quheshin  " Butrinti "...ishin nga me te mirat ne qarkullim.

Mondi, me pyte me siper per aranxhatat  qe i beheshin te fabrika e konservave... natyrisht qe i mbaj  mend.. por  e vecanta ishte se ata ne nje sezon te caktuar , prodhonin edhe aranxhata me shije pjepri,  e mban mend?smiley

une mbaj mend ato te verdhat qe ishin plot me gaz...kur ktheheshim nga plazhi i vjeter se e benim tek kampi i pioniereve i blinim tek ai bari qe ishte ngjitur me parkun e tregetise

Hahaha fiks smiley Te shperthente hunda me gllenjken e pare smiley

Nese e ke fjalen per hallvasin, kjo nuk eshte hallvasi smiley

po he de gjemb, thuaja emrin... ate po kerkojme.smiley

Doja te thoja qe kjo qe ke sjelle ketu ne foto nuk me duket se eshte hallvasi (qe shitej ne Shqiperi (shiko foton poshte). Ndoshta e kam gabim se s'duket aq mire, dhe duket e ngjashme me hallvasin por me duket se eshte marzipan (ajo te foto jote) qe une s'e mbaj mend te jete shitur ne Shqiperi. Hallvasis ne Anglisht i thone "macedonian halva".

po gjemb.. edhe une kete njoh per hallva.. ne Vlore i thoshim thjesht hallv... ose hallv stambolli.

qofte foto e dobet gjemo, nuk ngja e bardhe o boje kafe te forte, tip siena me oker terra siena brucata edhe damaret i ka te forte si karramele, po ti kafshojeshe leshojshin pak hidhsi...

Ato 10 lekshet me vij ne mes kishte rrezik me tu thy dhemballa ne perpjekje per ta blujt.smiley

Eh Vapiku....Po aranxhatat kush i mban mend?

Qe te gjith i mbajn mend, prandaj qe te gjith i kan komentuar. Po te lexoje me siper do ta shikoje.smiley

Ne Kucove shume viteve ke pika turistike provova nje embelsire fantastike(nuk e di nese e bejne ende) Zup quhej... Servirej ne gote te larte dhe ishte me biskota te regjura ne shirup, krem karamel dhe mbuluar me shkume..

se di ne kucove po un e kam ngrene deri vone...edhe tani kur kthehem ne tr.po ama si zupat e turizmit te peshkopise nuk ka.......edhe eshte e vdekur qe si ka provuar njeri ketu qe te me japi te drejte

-Sa lek ban i gurabi pesshe

-10 leke

- a ta lumsha Prenga i klubit c'ma rrujte i 5 lekshe

Kjo ka ngel tash 30 vjet.Edhe sot Prenges se klubit qe asht 80 vjec i permenet.

Njerzit manin si mbiemer venin e punes.Mrika e bukes,Frani i mishit,Baftjar filmi etj.Batuta e famshme ne qytet "za Baftjar" perdoret dhe sot kur kerkohet me ngrit zanin

Za Baftjar

smiley

Ashtu jan njohur njerezit atehere me profesionin nga mbrapa ose me emrin e nenes ose te babes.

edhe te lagja ime ne kohen e xhaxhit ishte nje mapo ushqimore dhe keshtu njiheshin ata qe punonin atje:Zani i bulmetit ,Zenepja e bukes, Difeja e zarzavateve por me i famshmi ishte ( kush eshte nga Vlora duhet ta kete degjuar ) Vizhdani qe shiste peshk ne Muradije.

nese je nga muradija,  duhet ta mbash mend Melpon e fruta perimeve dhe Sevon e bulmetit.  Vizhdani shiste edhe mish.smiley

Sevua e vetsherbimit eshte me nam.s'i perfundim eshte grua a burre?

burre.smiley

 

po  ''shkumat''  i mban mend?smiley   me duket sikur nuk jane permendur akoma ketu.. ishin 3 ose 5 lek   ishte    e  bardhe.  dicka e lehte ne form topi .

Ka akoma.eshte nje pasticeri me nam ketu ne nishantashi,Konak.
Dy pellembe vend,ben ca embelsira te papara.
Pervec te tjerave ashure,shkuma,molle sheqeri.ha nje ashure aty dhe vdis.mgjs une jam ne kembe akomasmiley

A eshte Nishatashi lagja e pasur e Stambollit ?

Ose parisi i stambollit quhet ketu.mbushur me markat e shtrenjta,pube,luleshites dhe lokale trotuarit ku pinet vere.

nuk me paska lene memorja (e emrave !). E kam vizitu vite me pare lagjen, por e kisha te turbullt emrin; ti ma rikujtove !

Mua me paten bere pershtypje stambollitet borgjeze, akoma me teper ato kokembuluara, qe kombinonin shamite e kokes glamour tip "hermes" me çantat e te njejtes marke smiley

pak a shume si kjo

L'islamisme est-il soluble dans le glamour?

Keto vitet e fundit eshte rritur goxha mireqenia.nishani nuk ka shume te mbuluara mgjth,eshte nga lagjet sekulariste.te pasurit e mbuluar jane me shume nga Florya dhe atakoy.
Nga Nişantaşı eshte Pamuku,ja di dhe apartamentinsmiley

 

je me fat, ja heq piken i-së si ta doje qejfi (dmth si ta kerkoje fjala smiley ) E mbaja mend qe ishte me "ë" ne fund

E po mire, kur te rivijme ndonjehere, do te na çoke tek Konak-u. Pse jo dhe tek shtepia e Pamukut. Edhe pse une do te preferoja me se shumti te takoja Nuri Bilge Ceylanin smiley

E nxjerr vete iPad smiley
Konaki nderkohe eshte tre me tre si siperfaqe,ka vetem dy stola per plakat e lodhurasmiley
Kete te thashe se zhgenjimi eshte i keq,sidomos kur je turist.

ne te vertete une kam banuar dhe banoj ne Skele dhe tetevjecaren e kam kryer tek 1Maji por nami i Vizhdanit kish arritur deri aty.

8-vjeçaren tek Avni Rustemi, se 1 maji eshte e mesme. Ore, ku ne Skele atq? smiley

1 maji , dikur,ka pas qene 8 vjecare me duket

Po ka qene. Sot nuk eshte me 1 maji. Quhet 'Mustafa Ataturku'???????????????????

Hahahaha, i kane ndryshuar emrin e? Nejse, si e mesme, shkolla me vk ne Vlore smiley

Mos me shaj shkollen mua ti ore kokqyp smiley

Nuk eshte sharje ore gaxhgaun, eshte e verteta. 

tek zona e ish parkut te tregetise

Po ti je nga kumja pastaj, pse thua skele? Thuaj o vlla jam nga kumja.smiley

po ca kume,kumja qe me poshte ...nga parku e deri andej nga kampi i pionereve...une jam e isha midis pallatit te kultures e parkutsmiley

Ore se kume i bie, teknikisht i bie skele se si lagje kumja te kap, lagjia e camurezvesmiley

Per mua skela fillon nga kulaci, ose nga moli i ri.

ore ju ktu kenaqe mu me hapet oreksi...jam me e vogla pervec cimcakizave big dhe filmave fizatimor italian skam arrit gje......duket sh qe jam fundi i viteve '80 un qe nga mosha tre vjet smbaj mend amballazh shqiptare pervec karameleve zana

po pra ka qene tetevjecare,pastaj ne '89-'90 u be gjimnaz.

he mo se na çmendet dhe ju me Vloren...... Ja çmalluni......

Foto e vitit 1936....

Ja dhe Lagja Muradie..... ne vitin 1908 dhe ne vitin 2005... ja sa ka ndryshuar..... per 100 vjet....

ja dhe ish sheshi i Vlores ne vitin 1933 dhe ne vitin 2000

 

Bukur fotot.

Jane me te bukura stili dhe ndertesat e viteve '30 se betoni i viteve 2000.

Per popllin: Duhet me patjeter te provoni trileçet qe bejne tek "Hotel Amerika" ne Kukes, uuuuuuuuu pataksire fare. Pa harruar ujin qe eshte i mrekullueshem gjithashtu, me i mire se ai i tynelit ne Vlore.

Do i provojme usta. Deri ne Kukes oburra per trilece...

Per 1 ore e 45 min je ne Kukes, nga Tr. Do me shume te shkosh ne Vlore smiley

Po ne Vlore pse te vete? smiley

Nuk te thashe te shkosh ne Vlore, por meqe si kilometrazh jane pak a shume njesoj, i krahasova. smiley

po djath bebe.. 7 leke copa..smiley

 

po  mua me kane mbetur fiksim   ato kutite me qumesht te koncentruar ''Panda''  ose ''Kelmendi''.smiley

Une akoma sot blej qumesht panda. Me djathin bebe fitove shume pike smiley

 ketu   skam  pare  qumesht panda..   edhe skam kerkuar xhanem.. po sme ka zene syri gjekundi

une blej ate te Nestlè ne tubet si paste dhembesh por e mbaroj sa hap e mbyll syte...ndoshta ngaqe isha mesuar me ato kutite e Ali Kelmendit qe s'kishin te mbaruar

Ti Mondi i paske ngrene me garuzhde..smiley

Ke sa te duash. S'e di si i thoni ju atje ne "vendin e mullinjve me ere", po ne Anglisht i thone "condensed milk". Shitet me kanoce.

jo per gje po me pelqente shume ai qumeshti pandasmiley

Ja dhe trileçja qe perlava une vjet smiley

 

ngjan me crostata-t  italiane...te pakten nga pamja

Asnje lloj lidhjeje Mond smiley 

Quhet trileçe sepse behet me 3 lloje qumshti: panna, panda, qumesht smiley

 

Kush eshte per nje udhetim ne Kosove gjate 15 diteshit te pare te gushtit?

foton qe ke pru me Rabeko @Belul ne Shqiperi se kam pa. Ne Spanje e kam vu re shume neper dyqane. Lexova me siper per Bananat smiley si i kisha harru, i prune ca kohe dhe u zhduken. Tirana e asaj kohe ka qene me Ngjyra [po mungojshin makinat vec kjo]  cdo gje gjendej ne treg. Si te tregu fshatar e ai i shtetit, kishte te gjitha llojet e ushqimit ka vitet 80-te u prish puna. Muzika, artet, veshja etj ishin gjo tjeter, gati krahasu me counterpart- m'itali/france etj. Sinqerisht. Vajzat e grate me minifunde, fustane me lule, ngjyra te ndryshme, flooket tip bob e sa shume gjera, pastaj dikush that- e Bukura sme pelqeu dhe e boni Grey e black n white...si te filmat qe shofin ka koha a vjeter. I favorite qe kam pase kane qene Tavat te plazhi, te gatume per te gjithe dhe e cojshe me e pjeke, duke prite sa te bohej afer furres e duke pa gocat a bukra jo se na e varshin ato ne ishim te vegjel, po akullorja qe blejshim na shkrihej ne dore kur kalote nonji super-goce, e ne harrojshim akulloren duke e pa si ecte smiley

Ushqimi No1 shqipo qe nuk e gjej kerkun, as te greku-turku e arabi, ketu o Bakkllavaja. Tipike shqip. Pa ereza, pa materiale te presume e kot fare...qe kullote sherbet te gjalle. Vec ta shof i here, se me a honger se ha ma smiley

Buke e zeze e thekur ne gjalp me kripe e rigon tek axhencia, Tepelene. Nuk me kap e shamja e PF-se, se s'eshte tamon muhabet berxolle.

kos delvine smiley rrinte ne kembe copa si djathe.

simite me buke telyni dhe salep te bar sahati. uranium per stomakun.

Edhe simite edhe buke?

gjalpi gjembi, topi i gjalpit i thojshin top, buke, shuke, aty ne ate vend i thojshin i buk telyn. ishte dy gisht e trashe sa simitja e madhe. salepi i trashe si sherbet me ere xhenxhefil dhe rrenje karafili, por cuditerisht i gati i tejdukshem jo si ky is sotmi me niseshte edhe miell orizi ...

Ah, s'e kisha degjuar ket buke gjalpi me perpara. Faleminderit smiley

ka gjithashtu edhe pite gjalpi smiley

Gurabije, dje, sot akullore ke turizmi, Peshkopi.

Karamele me choomchakiz, karamele zana,  bon-bone..( na ishte njehere )

 

 dhe..buke `njezet e tetshe` ose ..buke `pesdhet e dyshe`... ose buke `dyzetshe` gruni..(komplet oraganike) ...e lyje pak me gjalp 37-sh, ose me nje  rrot sallami 144 -tsh ( sallami me popullor ne shqiperi), 

 

 

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/05/111jazi.jpg

gjykata e larte nuk ka evidese te plote te shumes se denimeve, per te cilat ligja parashikon denimin deri me vdekje... !!!

kishte edhe keshtu, edhe kjo na ishte nje here.

me beri edhe mua pershtypje paqartesia per ata dy vjet. vite tranzicioni, normale, pas periudhes se terrorit, kishin filluar njerezit te qetesoheshin, po edhe ca kuadro kishin mbaruar shkollat ne bs, kishin filluar te kuptonin vleren e statistikave, ekonomia e planit, po prape se c'kishin nje ndroje te konkuronin me ditarin personal te mehmet shehut.

Petlle, po qe i zoti, a mundet qe ti bosh nji analize ketij studimi ti....meqe e paske pru ti...????

pse analize, une e solla thjesht si na ishte nje here. cfare analize duhet, shifrat i thote vete ne tekst, bile ajo me me habiti pa mase ishte shifra me perqindje per ata qe nuk ishin pushkatuar, si te ishin thase me patate, ose  ose...

he edhe nje gje, ishte viti kur nisi prishja e plote me kinen.

Atehere petlle, se edhe kur bojme nai postim, duhet te pranojme edhe nje logjike te ketij postimi...pra me i llaf a dakortesohesh apo nuk dakortesohesh me te..... (na u hap pune tani me e rujt ket fjaleformim te ri politik).....

....... në periudhën 1952-1977 janë dhënë 6.937 ndëshkime, për të cilat ligji parashikon dënimin me vdekje, nga të cilat 3.347 për krime kundër shtetit, 1.424 për vrasje me dashje dhe 2.166 për përvetësim të pasurisë socialiste...................

 1. Po ti hedhesh nje veshtrim te thjeshte te ketyre te dhenave na del qe per vrasje jane denuar me pushkatim rreth 1500 persona per 25 vjet pra gjithsej ne shqiperi per 25 vjet kane ndodhur vetem rreth 1500 vrasje (Vetem ne 2007, jane vrare rreth 4000-6000 persona, vetem nga hakmarrja ne Shqiperi per çdo vit ndodhin sipas statistikave rrreth 150 vrasje..

2. Ne 25 vjet jane pushkatuar rreth 3500 persona per krime kunder shtetit.... nga keta rrreth 2000 prej tyre kane qene diversante apo bashkepunetore te tyre, dhe vetem rreth  pra jane persona qe kane tentuar me ane te mjeteve terroriste jane perpjekur te rrrezojne qeverrine....

ja kaq desha me thone petlle qe edhe ket teme me te hongerme e me kujtime te hershme, na e ktheve ne mort..... me te var e me te pushkatum.....

 

nga keta rrreth 2000 prej tyre kane qene diversante apo bashkepunetore te tyre

uaaaaaaa, te kishin qene kaq shume do te ishte cliruar shqiperia, mos na habit dhe ti.

epo une po them edhe te ishin aq, po pastaj? cfare kjo se ishin diversante u hiqte te drejten e jetes 2000 njerezve? po 2000 familjeve? 2000 zonave?

Nuk t'a kishte per keq petlla, mendoj qe tropi po thote qe nr. i diversanteve eshte ekzagjeruar dhe te tjeret jane vrare per motive politike jo per "diversantizem" (na duhet nje fjale tjeter per kete). Te pakten keshtu e kuptova une.

Tropi ne forme sot.  Gjithesesi hedhja poshte e argumentave  te komunistalgjikeve dhe apologjetve te regjimit nuk eshte shume sfiduese.

nuk dakortesohem kurre alidems. ishte vend sovran e ne paqe mer mik. si te duket ty 25 kohe e gjate mer 6937 njerez edhe prej tyre me vdekje per vrasje 1500. ja pra ku e ke 3000 te vrare direkt. nje viktima e nje krimineli dy. pra kemi 300 vrasje.

ne 25 vjet te duket normale dhe shifer dakortesimi 3500 vete, se mes ktyne nuk ke kriminele lufte, se behet fjale prej 52-shit. edhe ti po thu qe sa per dakortesim 2000 ishin diversante ?? shif se te ka shpetu dora se e di une qe nuk bo kshu gabimesh ti smiley

kurse une dakortesohem me mendimin qe edhe po te ishin diversante, kur ne shqiperi burgu ishte edhe pune e detyrueshme ku ishte leverdia te pushkatoheshin?

meqe u dakortesuam e nisem te bisedojme, sipas shifres i bie qe shteti per 25 vjet nje dite po nje dite jo edhe te djelave pushim vriste nje njeri.

Ne klase dyte zysha na pati mesuar, qe nuk mblidhen mollet me dardhat.

Psh nuk mundesh te krahasosh nje te pushkatuar nga Enveri me nje te vrare per hakmarrje sepse nuk jane homogjene, kurse mund te krahasosh psh 30-40 milion viktimat e nazifashizmit me 100 milion viktimat e komunizmit.

nuk jane molle e dardha mer, jan njerez. pse ata qe kane kryer krim edhe jane pushkatuar qofte per gjakmarrje, ku e di ti se sa te dakortesuar ishin me akuzen edhe vendimin? i bje nje njeri i pushkatuar ose i vrare ne dy dite mer....

Vetem ne 2007, jane vrare rreth 4000-6000 persona

smiley Meqe po flasim per logjiken e postimeve, nga doli ky numer? Jo per gje po paska dhe nje variable te vockel prej 2000 personash. Qenka bere ndonje lufte civile ne 2007-en dhe s'kemi marre vesh gje apo lufte ndermjet bandava tip Zeta se I bie qe 2007 paska qene me i pergjakshem se 1997.

Ata qe vriten jane  NR banoresh ne teritorin e nje shteti . Qe te mos te dish kete nuk eshte ndonje hata .Por qe nuk do ta mesosh ka probleme te tjera.  Dhe kjo ngarkese eshte ne iventar te Ekipit qe drejton ashtu si mijra te vraret e 97 qe erdhen si rezultat i rrenimit te  nje Regjimi Banditesk te Berishes. Me mire me vendime Gjyqesore se sa ne nje shtet ku mbetesh me barr nga ndonje plum qorr qe vjen nga drejtim i paditur ...kjo mbase kerkon nje diferencim .

Ti nuk paske ngrene as ndonje tullum te shijshem ne ate kohe ?

Ti nuk paske ngrene as ndonje tullum te shijshem ne ate kohe ?

Jo, i kishit mbaruar te gjitha juve e s'kishit lene gje per ne.

smiley

Prandej te shqetesojne gjojnat e omla tye . Meten vetem ato me te Hongerme pa se cfare shije kane , tjeter pune ! Dite me te mira me te Omla si i thone per kaloresit fytyre vrerosur smiley

Me mire me vendime Gjyqesore

Vendime gjyqesore si ato per 22 te pushkatuarit mbas ngjarjes te bombes ne ambasaden sovjetike, ku vendimi u mor mbasi 22 vetat ishin pushkatuar pa asnje lloj procesi.

une postova numrin e atyre qe jane denuar me gjyq. jane ca mijera pa gjyq.

sorry, e kom pas llafin per '97...... nuk ka sifra zyrtare po ka burime qe i kalifikojne minimalisht 4 dhe maximalisht 6 mije......

gurabije, shama, akullore, cimcakize, banane, dhe pastaj? Denim me vdekje.

por...eshte r drejte, per fat te keq kishte dhe keshtu smileysmileysmiley Shume, keto i harrojme nga nje here -sidomos ne qe nuk na preku kjo. Flas sinqerisht per ato qe vuajten, familjarisht, nga denimi-internimet, deprivimet etj etj. Kalvar i vertete.

-------

Back te tema, sot, ne mengjes kam gjete Kakao, per here te pare!!! Jo nga kjo qe kemi ne cdo markate, qe ka 5-10gr CHO per cdo 100gr, por kakao tipike si ajo qe kena pase atehere ne Shqiperi. 100% puro kakao. Qe e perzishim me sheqer dhe e hanim fshetas [me vone doli me raacjon]

Kakao puro.

Me i dyqon Rus.

eh cvuni ju anej, nen socializmin britanik... 

jemi keq.ma beso. socializmi m'recesion [double dip i thone- perkthehet ngjyje 2 here smiley e di to mo ] o i rrezikshem...

Pervec ketij dyqanit Rus nuk kam gjete kakao puro per gati dy dekada [jam i ka founding fathers ktu, lol...athere kur erdha une shqipria e mongolia u dukeshin kufitare smiley] sa Erdha e paksun Kakaon smiley Kur erdhen shqypot e tjere, e mcefen fare...ska Kakao for u, u thane. hard life. Ma le ti boj ichallenge Belulit nashi:

Belul, vella, ka shance me pru i foto me i kuti kakao-puro shqypnie, circa 1980 [+/- 10 degrees] po smujte thuj pass smiley

 

O cuna me siper, nuk i keni kuptuar shifrat e artikullit:

Gjatë periudhës 25 vjet e nëntë muaj janë dhënë dënime për 6.937 krime, për të cilat ligja parashikon dënimin deri me vdekje, të ndara kështu: 3.347 krime kundër shtetit, 1.424 vrasje me dashje dhe 2.166 përvetësime të pasurisë socialiste. Në Presidiumin e Kuvendit Popullor kanë ardhur nga Gjykata e Lartë 747 dënime me vdekje, të ndara në këtë mënyrë: 283 ose 37.8 për qind për krime kundër shtetit, 320 ose 42.87 për qind për vrasje dhe 142 ose 19.07 për qind për vjedhje. U është falur jeta 255 vetëve ose 34.1 për qind të të dënuarve janë zbatuar 492 vendime.

sh*t...

dakortesim komplet me tropin. por shifra e pergjithshme thote 7000 e me teper,

Petlle, s'po gjej ate ku the per here te pare fjalen e re "dakortesim", desha te te lajmeroja dhe per nje fjale te re: kandidatuan. Meqe njeh ca gjuhetare, taksirat e ke thuaji t'i shtojne te botimi i ardhshem i fjalorit.

492 veta paska vra partia gjith e gjith mer? serioze jane keto shifrat a si?

kur thote Zizeku qe Stalini (dmth Enveri) ishte i bute, cave u vje me qesh.

Mua jo smiley

Kjo vetem per 25 vjet.

?????  .... smiley

Me mire pergjigjen e keni tek BIDE -ja e babasqapit qe nuk lejon biznesgra te shumohen artificialisht ! Sidomos ne artin e Kulinarise !

5037 burra e 450 gra të pushkatuara,
16.788 meshkuj dhe 7367 femra të burgosur, 48.217 burra dhe 10.792 gra të internuar,
11.536 familje të dëbuara nga qytetet kryesore, për 64 shtetas të huaj të
vdekur qelive, për burgosjen e 1215 burra e 38 grave të huaja dhe për 95
kosovarë që u pushkatuan

dhe ne kete liste nuk futen te humburit pa nam e nishan si daja im po them... sa per dakortesim mblidh 45 vitet edhe i bie me te djele e te shtune pushim aty aty nga nje njeri i pushkatuar ose varur cdo dite... ndoshta per dakortesim nuk jam shume i sakte me numrat sa ditet 28 te shokut eh edhe numri i km e deshmoreve, por nuk them te kishin vrare edhe ca diversante me shume qe te binte: nga nje ne dite, perdite.

Belul i vyeshem, Vrapo. kerdia po behet. Nese nuk bje nje shporte me:

-kadaif

-bakllava

-amareta

-gurabie

-hallva-sie

U be masaker ketu. smileysmiley Te lutem me gjej ate Kakaon per mu e i shishe Vermuth...failing that i Uthull puro Shqypnie, e neutralizo ca pickime tjeta. Belul run....Lol, nuk ka teme qe nuk hy politka tek ne. Sheqer. Sheqer. Sheqer.  Si tha Fadil Hasa smileysmiley [e them ket me respekt/ per te dy kahet-grupet, partizont e jo partizont]

---------

Ka qene dicka qe e bote Elbasani-si zone- ma ka pas pru i shok i here, si pune [kam-llokume...?!] llokume-llokume [po Nuk ishin llokume] nese dikush ja ma men emrin, thanks po ma that . behej si pune dite vere, vec i here e kam honger po ishte persmari smiley

 

Ballakume smiley

po fjalen ''ballaboks'', e mban mend?smiley

ça ështe "ballaboks? ore shejtan? smiley

 

ballaboks, o kur te berberi te cote Mami. [e qethme me Tas] kur te Cote plaku bohej:

-si te dush, po mos ja qeth aq shume smileysmiley

 

hahahah jo ket se kisha nigju. une kisha nje gocë ne lagje qe i vinte dora me me pre floket, personal hairstyler lool 

e paska spjeguar B P... nje lloj modeli (i shemtuar.smiley)  flokesh  per djemte.   pse ti kujtove se te shava?smiley

jo portabianca jo smiley

pak a shume:

 

 

 

 

swedo,  modeli  i papare   ishte ''karekinezçe''.smiley

smiley

fiks. ku tu kujtu mer smiley

ne e perdornim ne diminutif : karé

mu kujtu tashi smiley lol...belle nuk te fal. Erdhe? ME fal se te thirra me ze te larte smiley Te thirra ne deshperim, vec ti mun ta nalosh kete "kujtime ushqimesh" pa u Anatomizu smiley [mire-se-erdhe smiley ]

lol erdha, erdha se me zuri lemza e Simakut lol lol 

miresejugjeta smiley

shume mire bere. e thashe per "arkiven" ate [z. Belul] por dhe ti sheqer bje gjithmone smiley e paqe2 smiley

wow. Ajo eshte...lol, smileysmiley e kisha diku ne mendje e sme dilte. Jo me ta hume punen ty. BALLOKUME. smiley

Thnx Belle. [dibra/elbasani/korca-kane still ne gatim] ishalla dikush e gje i fotome ballokume. nuk di me car tja krahasoj shijen me car kam honger me vone...posec kishte dicka unike...si djegje te lehte-si gjalpi-sh...nuk di...

Behen me miell misri

Meqe shkum ka qethja, ka qene i berber i lezetshem m'alidem, e qunin Luti. Football, muhabet a gallate aty, opozit me shkollen kushtrimi i lirise ka pase nje kafe tymi [berxolla, birre me krikel etj, me tavolina te larta, 21 Leke e shkote i darke] Me kujtohet i here kur isha student i plotesova Lutit formularin per llotarine amerikane, ka qene gallate, me thote Problemi o ktu, dhe e ulte zonin si konspirator: Amerikont a kon bo Women, kur o fjala per 1 Gru! O Burim i sigurt, 'merikont jon t'qute, se kshu zbulojne kush ka men e kush nuk ka, pose fshime ate U dogjem. Nuk ka llotari ktu...jane pune t'thella...oto pranojne vec rob me tru...[qe athere Luti i kishte ra m'tel NLP-se, lol] pra kur ta plotsosh, ke kujdes ma korrigjo...u ulte zonin e me xorri jashte qe "sekretin" mos ta nigjote asnjoni smiley

-po, Luto, s'lejohet me korrigju te Shtypmet me makine, ne mushim pjeset e bardha, o Formular!

- jo, ket ma bo si t'them une, pjesen tjeter boj car te dushe tina!

Ja bona...Women, e fshiva- korrigjim Woman, lol...e nuk mi mori leket at dite. Free-haircut. ME pas e takova prape, kishte shu m'usa nja 2-3 muj  te ca robt e vet, bile dhe punu pak si Berber aty, u kthy m'tiron prape, e nuk di cu bo mo me Lutin. Fitoi Lotarine a jo. Ka qene antik.

BP, ç'pune kishe ti me Lutin mer daj.....e aq me teper te Kushtrimi...... ti e ke pas zonen tek Budi....., jo per nai gjo, po ke hy n'uujna te huja.... e ne i dalim zot trojeve tona....loooool

Jo pse. BP nuk o ciban I huaj. Me ate detajin e uljes se zonit nga Luti, them se e boni stazhin tre vjecar.

alidemso, un jom autokton nato troje...mos tja filloj me Dullen tashi, berberin tjeter. Vllain e Nimetes smiley tek lagja juj i njof te gjithe, lujsha football te fusha aty...e ka akoma cuni i arqilese ballkonin me AC/DC? [me boje kpucesh] lol...

i njof te gjithe cunat e asaj zone, me kan pas dash fort. sinqerisht. shumica ishin rob per smari. [qe ka altini- hajduti i vogel kokverdhe i shpiave pupulite, i jepsha ka i pes-leksh e nuk i lijsha ato me te mdhejt kur e gjunin me shpulla te koka.] Maj men kur u rrite ai e une student, tu kalu te hoteli kinez...me zor me ka qeras. Pls-pls-pls. Une se kisha i leke ne xhep ate dite. Pime birre...e me tha, keto i kam te vjedhme, ska per te pelqy ty, me FAL. smiley

-ska problem i thashe...une e di qe ti vec te vjedhme i ke paret...po munohu me morr i zanat etj etj...[shpirtin se kish te keq dreq. Seriozisht, po te vij te lagja jote sot e naloj trafikun, kam me me dashte mu me shume se ty smileysmileyKam lujte futball dhe me cunat e Sanijes [ smiley  e kom fjalen pupulitset] heren e pare me kujtun si cun shkolle e nisen ka t'gjyjtmet me kome...me vone e pane qe o kom-per-kome une se kam problem shum...pra u beme si pune "shokesh"...ti them dhe emrat po deshe. Kur shkote vellai im aty i rrishin si bodyguard. Po tu rrishe me fryke "nomin e bojshin" ...me nje fjale, qe siper e poshte lagje a Paqte smiley Burgu ua prishi pak mo vone...

-----------

e di ku bohet Luti sot?

mo e bukra ishte kur i thosha...O Luto, o gabim shtypi... pash zotin, ta lejme Women.

-jo ma kthete...Amerikont, nuk bojne gabime shtypi. Harroje ate pune...nje gabim ato i hudhing formularet smiley nuk jane si Ne ato. Ke pa librat tane...e ke pa amerikon? pa gabime fare. [lmao]

- o LUTO...rri pra...ma le ta plotsoj une... une i kom pa librat tona e te atynve, ti ske pa as i liber m'jeten tate smiley

Po shkoi si deshi Luti, e kish ka i "burim i sigurte!" Lol...qeshte...po si derr i ishte mush menja...Fshije Women-beje Woman. [kujtoja kete nese eshte aty, e te tregon per mu! ]

Ikkkaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

bye...se jam vone..kam football nashi.

Haircut. At Lomi's.

Po bombonet qe i benin mamate tek shtepia, une i kisha shume qejf.. u jepnin forme me shtrydhesen e limonit..i perdornin shume per te qerasur miqte kur skishin karamele ne shtepi smiley

Kompostot e kumbllave dhe te qershijave qe ishte vazoja 37 leke me duket..

Nga kulacet gjithmone kam pelqyer kulacet me lluster jo ata te trashet qe ishin te bardhe dhe pak te care dhe me kokrra sheqeri.. 5 lekshe

Kurse hallvane e pelqeja shume edhe ajo 5 leksh

na ishte njehere

 Pallati Pionerit, per femije, ku mesohej, art, pikture, muzik, piano, fizarmonik, pune me dru, metal, alpinizem, sport, volejboll, basket boll, ect.. per moshat nga 7 vjec deri ne 15 vjet..

Klube sportive per femije, gjimnastik, ciklizem, alpinizem..

 

YES!!!

po

dhe ma e bukkura ishte ajo kalaja aty mrapa Palllatit.... para fushes futbollit....lene, lene, tani e kon prish...... i jon dash guret m'duket se asi gjo nuk kan bo aty.....

 ajo kalaja per femijet ishte nje mister, shume e bukur me gur te medhenje dhe me nje hyrje nga lart posht si pune tuneli, te hypje ne maj ishte nje "fitore" kush e di sa here kam gric gjunjt! smiley

po kinemane e keni pas punu naj cik?

kinemaja ishte pa lek, diku ne fund majtas pallatit ku jetonte Robert Radoja ish drejtori, ndersa nje  Benon, Benon, nuk me kujtohet mire emri, nja 50 a 60 vjec  jepte filma pa lek, per femijet, por me nje kusht te rrinin ne rradh ,dy e nga dy, ndryshe nuk jepej filmi, ..kane qene ca filma druzhok,Vanja, Herkuli,..sme kujtohen mire emrat ..

filma ruse. por me tema nga lindja, tip 1001 nete, hajduti i bagdadit, nassredin hoxha kesi gjerash. pastaj filma shqiptar sec ka qene nje "i juaji furtuna" me duket, pa fol per lugina e pushkatareve, debatiku and the likes. ah po, skenderbeu (rus edhe ky ne fakt, por me besatzung te perzjere, luante edhe naim frasheri and co.) pa leke ka qene, por me "ftesa" here here.

po sigurisht nga lindja,smiley mario ashiku, ndrek luca, dhe coli ishin egzemplare,..ti i mbake mend me miresmiley

kane qene magji kto.

shiko, un nuk ua kom per zili shume feminine ktyne te perendimit; rinia esht tjeter muhabet. por ne kalamonllik kam pas gjona qe me menien e sotme nuk i mor per granted.

pallati pjonerve... ne ishim skuader e hujshme per pallatin e pjonerve, shkojshim vetem mbasditeve dhe te shtune e te djele ne pike te mengjesit... volejboll ke fushat me qymyr te therrmum te perzim me granil te ashper.. smiley 

Konkursi i Pioniereve recitues ne Radio-Televizion

Drejton konkursin : Rajmonda Belli (Gjonçaj)

smiley

vendin e pare e fiton alma papamihali smiley

jam un vojo shqiperi...

ekrani tub xhami i tv-se behej me gropa nga patetizma.

ps. sa gerthitshin mer!

Alma ishte forumiste diku. smiley shkruante poezi akoma. 

 

po c'e diskuton! i dul emri dhe te dudushi a si e kish ai. ke liber di, e pyeti ate cupen, a e ke lexuar "arome gruaje"? smiley

po, gjegji ajo. kam degju per te.

une kam qene i kohes se nje tjeter Alme, Alma Kananit

booo, kte kisha ne mend une... i rashe me qafe kot asaj papamihalit...

Vijme drejt qindra shekujsh

drejt qindra shekujsh shkojme !

smiley

lere... s'e du mo veten tashi...

 

maj men, se nje konkurs recitimi ne shkalle komtare asht ba dhe ktu te une.paten ardh gjith ato femijet e "nje vonese e vogel".gaz gjoka qe fitoi cmimin kult gjithjashtu,djali me floke bionde, qe si tani e kam para syve.smiley

po llokumet  me dy ngjyra e bardhe - e kuqe  ju kujtohen?...pa le kur dolen  llokumet me arra ...pataksi fare,sa te mira qe ishin.

ingranazhet..

flluskalidhe

ka dhe prakalidhesmiley, e mban mend?

labote, dhe néna smiley

e sakte.smiley   po ti nga je,  se me sa kam kuptuar prakalidhet njihen kryesisht  ne Vlore..

mmm, po nje byrek me përkalidhe, labote, e nena, me djathe, qepe te njome, apapa smiley

ca apapa mi, ketu ka labote e prakalidhe sa te dush smiley Me duket se sju kane mesu mamkat me gatujt smiley 

ka mer, biles i gatuj here pas here smiley okllaia/petësi po me ze ndryshk vallai smiley

Une akoma i mbledh ato, kur bej ndonje xhiro fshatrave smiley Te ziera, me vaj ulliri dhe limon. Pataksire!

edhe nje gote kos, edhe jane te papara fare..smiley   vazhdo mblidhi vlla,   jane shume te ushqyeshme ato..smiley

Vit per vit e mbush thesin une smiley Andej nga Bestrova gjen plot, ca here i porosis nga Armeni. Me pik zembra kur me mbarojne, ketu ne Itali (se marr edhe me vete, jo per gje smiley). Ka dhe ketu ne fakt, por s'te le njeri t'i hysh ne token e tij.

Me kane sjelle njehere nje tas prakalidhe te ziera me vaj ulliri e uthull.ekzekutim per tre minuta.apo sishin perzier neper bagazhe qe hajde hajde.ja vetem ato me mungojne,sinqerisht.

Te keqen vellai tyja smiley

ah,c'na kujtove prakalidhet se i kisha harruar fare...te mira ato me vaj ulliri extra vergine

Uncle Ben's, Galina Blanca, Top Hat, Kruna, Dove smiley

majdanoz dhe borzilok

 brushtulla  smiley

Kam pershtypjen se robt i ngaterrojne, cikoret, rradhiqet, lakrat e zeza, prakalidet... sqarohuni me foto..

tek lakrat e zeza hyjne keto pra: perkalidhet, labotet, nenat, kshu e di une. po cikoret si jane? si i thone ne anglisht?

Lakra e zeze, o soj me vete, eshte e madhe dhe shto shume ne dimer, dhe atehere shijo me shume.

Po e di dhe ate, dhe po ta gatuash me pak mish derri shijon tmerresisht. Por, ne shpi i kemi pas qujt lakra te zeza edhe keto qe i perdorim per byrek, apo si tip side dish me vaj ullri dhe limon. 

Ne fakt, sa hongra ca lakra te zeza me pak mish derri, (limonin duhet tja kerkosh ketyre kenej) me fraid cikin and beterd keeetfiiiish.. smiley 

t'bofshin mire smiley 

hahah me knoq me ate beter ketfishin smiley duhet me shku n'jug mississippi apo n'luisiana per i çik sadhërn kuizine smiley

Bama, me duket se prakalidhja dhe radhiqa eshte e njejta gje. (nuk jam i sigurt ne fakt).  sidoqofte, kjo eshte prakalidhja...

-

emri ? (ne nje gjuhe te huaj, psh anglisht)

Cichorium pumilum smiley

nuk e di si quhet ne anglisht, pao gjuhe tjeter..

Pse i thoni paraklidhe ju mo? E njejta gje jane, sipas times smiley

po kushedi, kjo juaja duhet te kete te bej me Traken e lashte ndofta..smiley

 

shenim.smiley  ne Vlore, pervec prakalidhe, shqiptohet edhe perkalidhe..smiley

Praka, traka, rendesi ka qe jane shume te shijshme smiley

Dhe me angl. Chikorum I thone smiley ska tjeter emer. Me kujtuhet qe per ca muaj kafja u be fir, kena pas kafe me cikore. Crep fare. Moj belle car ushqimesh permen ti ktu? Car acenti o ky,lol.in my buk tkom pas per shkodrane. smiley

mondi smiley ne fakt per efekt vitesh, nuk ke percaktuar na ishte njehere, edhe postimi im, nuk i kundervihej, por per efekt jete: ne 1977 une kam nisur klasifikimin si i deklasuar kur isha vetem 7 vjec se me zhduken dajen qe me ka dasht shume fort dhe vazhdoj ta dua e ta respektoj si antikomunist. tentative arratisje ishte fjala.

sa per pjesen pas 80 e mbi, i bie te kujtojme urine edhe shijet e rralla qe na ngelen ne sofer.

me vjen keq per ju dhe per dajen tuaj, une ne '77 kam ardhur ne kete jete te felliqur...ai sistem kishte shume gjera te urryera dhe te peshtira pasojat e te cilit po i vuajme edhe ne sot, mjafton te shohesh flamujt perbri emrit te cdo anetari dhe kupton se shumica gjenden larg atdheut per motive besoj nga me te ndryshmet ...vertet rreth viteve '80 filloi plasaritja nese mund ta quaj keshtu e sistemit komunist dhe uria ,tollonat etj por tashme kane kaluar 22 vjet nga '90 dhe ka shume njerez qe edhe sot vuajne urine, ushqimet me liste...ka bollek, dyqanet jane plot por s'ka leke aq me teper qe cmimet jane ne stratosfere...perdite ka vetevrasje nga deshperimi, nga pamundesia per te bere nje jete dinjitoze...me nje fjale beme e c'beme , prape aty jemi e mos me keq.

jete e felliqur ... smiley e thone nonat ne shqipni: te nis per bir me heq mire, ti dole dreq e hoqe keq ... smiley po sigurisht kjo mbetet mes raportit te ngushte nene femije.

sot me erdhi na ministria e puneve etc nje leter qe me bindi se kur do shteti e zgjidh. letra urdheronte ne baze te ligjit te dilnin nga shtepia ime (ish vjedhur nga komunizmi ne 1952) disa njerez qe nuk kishin asnje cope leter qe e mbronin ligjmerisht veten edhe qe une me force sigurisht brenda ligjit, i kam nxjerre ka do vite. ata moren nga shteti shqiptar kredi 30 vjecare me zero perqindje ne banke. ne qe na moren shtepine, edhe po te them babai im ishte nga themeluesit e debatikut edhe njeri qe me pas, pos ca pasojave nuk pa dite aq te zeze sa shume heronj te shqiperise ne lufte mbijetese me diktaturen,... pra ne nuk kemi asgje nga shteti pervec taksimit te prones qe na e shkerdheu per 45 plus 22 vite edhe tani na del hero, qe po na e kthen.

keshtu u shkaterrua gjithe historia e shqiperise qe te hynte me karamele zana ne liberthin qe leshonte letyre te historise se stisur se nje bande qe u quajt partia e punes.

nese ti nuk sheh dot te mire ne keto vite, te lutem shiko me thelle si jashte edhe brenda vetes. ne e nisem urine fizike, flas per vete nga 1984-5 kur fizikisht prisnim me babane tim regjizor e profesor i shquar, ne rradhe me cilin te te kujtoj, eqerem cabej sa per nje, per nje liter qumesht, 250 gram mish te grire e ku di une te tjera qe nga 2-3 e mengjesit deri ne gjashte, hapej dyqani edhe ne 6.30 nuk kishte me...

mora pjese se sigurisht qe nuk mund te mohojme gjithe jeten tone te atyne viteve sepse shqiperia eshte e jona, ka qene e do jete. sigurisht qe kemi patur gezime edhe lumturi, por nuk i  harrojme dot kocat e gjakun qe kemi shtru ne ket vend per shqipni gjithmone. ketu ta kisha. listat shko e shifi se une i kam pa. po ka varfni sa te dush, po listat jane te mbushura me tituj artikujsh: buke sallam djathe, veze, vaj ulliri ( ke humb si vaji i ullirit) cokollata cigare raki rrush e kumbulla.... me te mira... ne qofte kjo varferia nuk eshte aq keq sa ishte te pakten. Liri demokraci.

smu ke pergjigje ktu, a je Shkodrane apo jo. Po ska problem. Belle, do te tradhetoje akcenti i dite smiley

[btw, te kam pyt per te mire... shkodren e kam dobesi, vend-qytet-rob fantastik per mu! ka te gjitha anet/ sport-art-kulture-letersi-humor, dhe menyra si flasin smiley jena me fat si Shqypni, qe e kena Shkodren!]

kam pire nje here nje vere atje, ndaluam ne nje fshat mes shkoder-lezhe [taravice/se di kush e kap, ishte vec fushe / sorry] - i thonin Musht smiley si pune para-Vere, o vlla-ovlla, pijshe 4 kile e nuk te zite fare. Lol. Kush e ka provu, knows what im talking about...

Po ti tape me musht do me u bo ? smiley

jo tap lal, po  une s'kisha pa Musht noi here smiley me thane pije shpejt se po u bo Vene, se pi dot bidonin smileysmiley

Rakine se kishin te mire smiley shume e bute, deceptive... po te te jepte i hangover te nesermen o ...phew! Ate leja Skraparit.

Nga vererat mbaj mend nje qe na e jepnin kur ishim femije (gjysem vere, gjysem uje smiley) se qe e embel, "Malaga" quhej. Nuk e di a prodhohej ne vend a importohej. 

kjo vere behej ne Durres me duket.. ishte vere e embel.

gabim durresi. behej te ali kelmendi edhe embeltohej me kazane pafund mjalti. kete e di nga shefka qe merrej me kimine ne lab. po te merremi me kosto : dalim te n'enveri me nostalgjine per francen dhe konjakun skenderbei.

Konjaku Skenrderbeg ka qene i vecante. SEC ngaterrojshin per formula sekrete e me the te thashe, sido te ishte...ka qene pije e Bukur.

***

Petlle, je fantastik smiley to mush menja...Oki. Lol...I give up. am Going. Nuk e le qe nuk e le smiley [ta them pa te keq-me respekt] pa e lidhe me Enverin se sben ska derman. hahaha.

1 Konjak e ke prej meje. smileysmileysmiley Dopjo. smiley

[kete as Beluli se kthe mo n'hulli, lmao]

kishte 80 % vere me alkol te larte, teresisht nen kosto me i llaf. dopjo ? pse dopjo e jo shishe ?

E embel mjalte. smiley Te ben mire per gjakun, besonin te mocmit prandaj na e jepnin pa limit moshe. Per te bere "Bromp" smiley

ne vend. e embel po, ashtu bejshim dhe ne shpi ka i here...si tip "mulled vine" me kanelle-pak sheqer dhe e ngrofshim. Kena pase Kallmet- vere e mire kjo. Disa kohe ka pas ardhe nje vere Hungareze Tokai [zone e famshme pr veren kjo ne H] po u zhduk me vone.

te alcohol n embelsirat me ke kujtu Ponc. Ponc me torte...lol athere dukej cool smiley

B P  kantina e veres ne Vlore bente Kabernet shume te mire edhe Merlot me duket, por kaberneti ishte shume i mire..  por ne sasi te pakte.. nuk para gjeje ne dyqan..

vere e mire gjithashtu behej ne Narte.. nje fshat prane Vlores...

Po "Tokai" ku behej? 

ne Tokio.smiley     mos do dhe emrat e banoreve te Tokios?smiley

I kujt je prej Pekini, ti mor bir? smiley

Keshtu i cajme shalqinte ketej nga anet tona smiley

.smiley Po ajo tjetra (e Lekos se Korces smiley

C'eshte nje gje qe ben "gezh-gezh"? 

As e ve ne dyshim qe e mban mend. smiley

3 gozhde..smiley

smiley

Tokai prodhonte kantina e Librazhdit.

ne dyqan jo, ke te drejte...po kush njifte e merrte ka mrapa, ka guzhinat etj smiley Kabernet e Merlot, cmi kujtove. O Belul, e di si je me ket kujtese? Si ato neper Movie, qe dune me bo i Film ja vitet 40-50-60 etj...rekuizita e mallin e krejt i dune...pra Ku te shkojme? Te Beluli...LOL. i ka te gjitha!

I dopjo Fernet per ty pra. smiley  [ ky simbol a do  te thote 2, a jam gabim? ta shohim]

na ishte njehere 

"OBODIN" 

wow, radio Iliria qe punonte me kater bateri Dielli, edhe pse e vjeter eshte model i bukur

Shyqyr qe eshte  aq e bukur sa te vjen gjynah ta hedhesh.

Andej nga 97-ta kjo doli e pavlefshme, por e bukur e te vinte gjynah ta hidhje. Meqe ne ate kohe kishte plasur kallashi e s'i mbaje dot kursimet ne banka, im ate i fshehu brenda radios, por neve ne shtepi s'na tha gje . Nje darke, teksa po hanim, mamaja tha:

-S'erdhi sot ajo qe na sjell qumeshtin, t'i kisha falur radion. Me vjen gjynah ta hedh.

Babai desh u mbyt. smiley

hahaha, e forte fare kjosmiley

e bukur kjo foto me radion Iliria, gje i blu po munde smiley ate ngjyre e kam pase vete. skam kohe tani po kur te vij kam i story tip "na ishte i here" me radion iliria, ta bojm ket me 500 postime, po jo poshte pikes smiley hajt i gud Saturday per t'gjithe.

Magnetofonat Sherebel

Ngjyre te bardhe dhe shiteshin 32 mije leke. smiley Mblidheshin gjithe cunat e lagjes poshte ballkonit tim dhe degjonin disa kaseta qe kishim me kenge sllave dhe me kenge turke, njera nga kenget turke ishte kenga me titull Lejla..smiley

E bleu plaku(ndjese paste) ne 1990n nga nje shoku i punes, grek me origjine.Kishte ca bono dollaresh quheshin dhe bliheshin neper dyqanet e dollarit(turistike) Ai na dha nja 5-6 kaseta me kenge te ndryshme ...Me kujtohet se kam bere mbremje ne shkolle me ate magnetofon

Ne e kemi blere ne 1986 nga nje korcar. Me kujtohet se kemi regjistruar gjyshen e shkrete ate behar qe ishte e semure dhe vdiq. E kemi akoma ate kaseten qe e ruajme si syte e ballit..smiley

smiley

haha,c'na kujtove kete Sherebelin...kujt i kujtohet ai programi me kenge popullore kur doli Eli Fara per here te pare ne ekran me ate kengen " O 25 gersheta " dhe e fitoi se ishte si tip konkurimi dhe si cmim i dhuruan nje magnetofon Sherebel.

me kete Radion me ka ardhe i kujtim plazhi. Marrim trenin tirane-durres, 4 shoke, kisha marre radion time iliria ngjyre blu. Futball, Not te hongerme te gjitha, si bojshin gjith robt, te uritun per pak uje e diell. Na u marun cingaret, po lunim peskatsh me letra. Ka qene athere nje cigare e quajtur "Porti i Kuq," shume ekslusive ne Tirane, e gjejshim vec tek dajti e me shume miq. Mjalte dhe me e mira per tu pire ne ate kohe. Ne te njejten Kohe [nga funi] doli nje cigare e shpifur, Jugosllave a Bullgare e quajtur Stil [30-35 lekshe] nje grade me e mire se me Smoke gjethe fiku te morme ka cepi i motorouejit. Lemeri qe ne ere. Me mire pishe Partizani. Stil nuk bleshim...Ka pase dhe Port Blu me duket.

Nje shok qe e kishin antik fare...nxjerr i cingare ka paqeta e vet  Porti [mbeshtjellje leter, jo karton] thote: Ah cigarja e funit!.. e Ben si shuk persegjati dhe e ve poshte dorezes se radios. Ai po pite, te gjith po lujshin...tymi po na cate hundet. Po hajt mo. Kaloi ca kohe...e ai e merr letren e shukosur...e Hap, e deklaron...oh...qeka dhe i tjeter, e funit. Rrudh shaptullat sikur ishte me fat, E fut poshte dorezes radios, qe gjasme spo e hedh ne rere, e ne vazhdojme lojen pa a vra menjen shume. 20 minuta me vone, e hap letren me Kujdes, per here te III-te dhe thote...ua, sa trap qekam...paska ngele dhe i tjeter. Ne u terbuam. Car legeni..kishte 3 dhe na e hodhi. Varja mo...smileysmiley

Ai e le paqeten, tashme te mbaruar prapre tek Radio Iliria e loja vazhdote, te gjithe me fokus se i kishim fute ca pare mrena. Kur e ka zgjate doren, ju betohem, per here te Kater, tek Radio, me e kap ate leter te zhubrosur [e zhubroste me kujdes qeni, lol] sic ishim duke pa lertrat te 3 i jemi hudh perciper...e ja kapem! Gjetem i cigare te funit. Nuk e lame ta pite e ndame ne te tre. Maskara i modh ka qene smiley

-----

p.s. Belul a do ishte kerkese Bombastike me te ASK a ma gje i Paketim Porti i Kuq? Vec ta shof i here. Nuk po du me t'zone...e di qe ka qene per pak kohe dhe e rralle...po se ke se ke smiley vec te them per Mall.

meqe na kujtove paqetat, aty nga fundi i viteve '80 i mban mend ato paqetat Ducati me leter te kuqe e gri, flitej se i sillnin kontrabandistat e huaj ( ndoshta italiane ) me motoskafe dhe shteti yne i blinte nga ata... hajde shtet hajde 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).