Po intelektualet tanë , cfarë bëjnë? Kane kujtesë? Në fakt, pikërisht 26 intelektualë i kujtuan popullit se sa i mirë është Fatos Nano e se pse duhet të zgjidhet si president

Cfare u be per te vraret e 21 janarit? Rama i ka harruar, e degjojme te angazhohet gjithandej per programe partie, per konsensus presidenti, takim me Meten, takim me Berishen, takim me ambasadorin amerikan... vetem te vraret e 21 janarit nuk permenden me. Nderkohe qe doli nje popull i tere per homazhet e tyre, me mijera prej tyre sinqerisht. Ndersa tani pas 1 viti e gjysme, fytyra e Rames ne ate funeral, mua personalisht me duket me e ndyre e me hipokrite se kurre. Ndersa Berisha sigurisht qe harron, me Berishen jemi mesuar te harroje firmat piramidale, dhunen policore me shikun, diktatura autokrate mbi media e gjithcka, me te njejten force si komunistet, 1997-a, grushti i shtetit ne 1998... dhe ne ia kemi harruar gjithnje. Te kishte bere nje politikan ne perendim ate qe ka bere Berisha vetem ne mandatin e tij te pare ne politike deri ne 1997-en, do te ishte denuar me disa burgime te perjetshme dhe gjithe familja e tij do te shihej me percmim. Por Berisha ma ka njeren prej shtepive, dy kate te tera, mu ne mes te Tiranes, i biri me prona e pasuri te pafundme, e bija po ashtu, nga nje vile ne mullet e nje vile andej. Ky popull rropatet me kredi e per nje 1+1 andej nga misto mame, ku akoma s'ka kanalizime uji dhe pallatet moderne perdorin metodat me primitive per banjat, gropat, dhe po aq primitive per ujin, puse per gjithe pallatin.

Keni pare modernizim si ky i yni, me metoda mesjetare?

Nderkohe qe jo vetem keta qe permenda e qe jane tani verdalle ne politike kane prona e pasuri, por edhe ata qe kane qene, Fatos Nano. Mu ne qender, po ashtu si Berisha, edhe Nano ka nje kat komplet, i biri bredh nga t'i doje qejfi e hap e mbyll biznese ku t'i doje qejfi. Po ashtu dhe Meta, apartament gjigant ne bllok, vila ne plazh... etj, etj... dhe me paradoksalja, po ashtu si pallatet moderne me puse e gropa jashteqitjesh, keta jane njerezit me te cilet mburremi se zevendesuam ata komunistet qe jetonin ne shtepi te medha ne qender, nderkohe qe populli jetonte ne 1+1-sha me nje qerre halle. Por edhe kete e harruam. Tani kemi jo nje, por disa parti qe na rrjepin. Jo nje, por disa diktatura qe vrasin rob e s'paguajne.

Po mire, populli kur ka halle nuk mund te kete kujtese per keto gjera. Ka hall te nxjerre buken e gojes. Si behet ne keto raste per ta mbajtur kujtesen e fresket? Mesa di une, logjikisht e gjithandej neper bote, kujtesa e popullit mbahet e fresket nga intelektualet qe nuk jane shume te zene duke nxjerre buken e gojes, sepse e kane fituar nepermjet artit apo talenteve te tjera, dhe fale ketyre talenteve, nepermjet gjuhes se bukur apo formave te artit, apo thjesht fames, kane aftesine t'ua mbajne popullit kujtesen te fresket duke u kujtuar se kush po i ben dem. Ne Amerike e bejne edhe ata te hollivudit, dalin e angazhohen edhe per ceshtje te botes se trete. Ne fakt, keta intelektuale jane ata heronjte disidente neper diktatura, dhe heronjte shoqerore ne demokraci. Po keta tanet, cfare bejne? Kane kujtese vete? A ia mbajne popullit kujtesen te fresket?

Kane kujtese, po me sa duket e kane ne anen e gabuar. Ne fakt, pikerisht sot, 26 intelektuale i kujtuan popullit se sa i mire eshte Fatos Nano e se pse duhet te zgjidhet si president.  Pa piken e turpit, jo vetem qe s'angazhohen fare per te hequr gangrenen e gjalle te ketij populli, Sali Berishen, por u cuan me dhjetera intelektuale per ta mbrojtur Berishen ne 21 janar, me firma e me lista emrash, njesoj si me Nanon tani, qe nga Mirush Kabashi (per te cilin dikur kisha shume respekt). U cuan dhe e mbrojten pikerisht kur Berisha vrau 4 vete nga populli ne 21 janar. U cuan e mblodhen nje leter me firma. E mbrojten dhe pse Berisha eshte protagonisti kryesor i vrasjes se mijera shqiptareve te tjere ne 1997-en. Dhe sot u cuan me nje leter me firma per protagonistin tjeter kryesor te vrasjes se mijera shqiptareve ne 1997-en, Fatos Nanos. Dhe po te njejtet intelektuale mbeshtesin Edi Ramen, si ai Anri Sala, qe vete ben dokumentare per Edin, e shtiret sikur e ben per artin, e kushedi sa te tjere te tille.

Po per popullin, ca bejne keta intelektuale qe supozohet te jene ajka me aktive? Sigurisht, bejne filma ku i nxjerrin shqiptaret me injorante se c'jane, ku merren me droge, me prostitucion, me ligesi, me gomerlleqe... dhe shkojne e shesin neper bote, se ketu s'eshte u plas shume se c'ndodh. Te gjithe keta intelektualet tane, te 26 emrat qe kane firmosur sot per Nanon, te gjithe emrat qe kane firmosur pas 21 janarit per Salen, te gjithe te tjeret qe vazhdojne bejne keto qe permenda me siper, jane po aq bashkeautore ne krim sa dhe kriminelet qe kemi per politikane. Per viktimat e 21 janarit nuk kujtohet asnjeri, ndersa per keta kujtohen te gjithe. Me vjen t'i ve te gjithe rresht e t'i peshtyj ne surrat. Listat e emrave te ketyre qe mbrojne politikanet i kam ruajtur e do t'i nxjerr here pas here neper komente, sa here te postohet ndonje lajm per ndonje veper te tyren, per te treguar se sa hipokrite e sa minj te ndyre qe jane. 

Kshu kshu, cik me nerva sot, se pashe lajme pas shume kohesh. na falni.

Ju pershendes me minjte, e Dino Buzattit, qe e gjeta ketu ne peshk e qe eshte si te jete bere fiks per keta minjte tane.

69 Komente

"Ndersa tani pas 1 viti e gjysme, fytyra e Rames ne ate funeral, mua personalisht me duket me e ndyre e me hipokrite se kurre."

 

Edi Rama hipokrit, mashtrues e psikopat ka qene gjithnje... vetem budalli djeshem mund te ankohet sot.

Na mo kavje se paske lexuar vetem hyrjen Shiko se c'ka thene per babain tend ate kriminelin:

Ndersa Berisha sigurisht qe harron, me Berishen jemi mesuar te harroje firmat piramidale, dhunen policore me shikun, diktatura autokrate mbi media e gjithcka, me te njejten force si komunistet, 1997-a, grushti i shtetit ne 1998... dhe ne ia kemi harruar gjithnje. Te kishte bere nje politikan ne perendim ate qe ka bere Berisha vetem ne mandatin e tij te pare ne politike deri ne 1997-en, do te ishte denuar me disa burgime te perjetshme dhe gjithe familja e tij do te shihej me percmim. Por Berisha ma ka njeren prej shtepive, dy kate te tera, mu ne mes te Tiranes, i biri me prona e pasuri te pafundme, e bija po ashtu, nga nje vile ne mullet e nje vile andej.

Ke prape edhe te tjera per ket monster por lexoi vete se nuk dua te ndyj me shume ekranin e komputerit.

Ndersa tani pas 1 viti e gjysme, fytyra e Rames ne ate funeral, mua personalisht me duket me e ndyre e me hipokrite se kurre."

...gojet e liga thone se ajo puna e fytyres se prishur e Rames paska lidhje me te dhenat  e fundit   financiare ne disa banka ku mesohet se disa transaksione te dyshimte te bera nga PS 3 dite pare 21 janarit  kane perfunduar gjeresisht ne disa byrektore dhe qebabtore te Tiranes  per te ushqyer vullnetaret demostrues te ardhur nga rrethet. 

Shkrim rremuje, i shkruar me ngut dhe pak si i njeanshem. Ne rradhe te pare te gjithe politikanet e sotem ne Shqiperi jane ne ate poste ne qeveri apo opozite qe te rrisin pasurite e tyre, familarjeve dhe militantave te partive te tyre! Kjo vertetohet kollaj po te shikosh pasurite e kryesoreve (nuk kam ti shkruaj te tjeret) Sala dhe familjaret e tij, Tosi me familjaret e tij, Edi me te tij etj. Se te gjithe keta (dhe shume politikane te tjere) kane pasuri marramendese. Ky, ose dikush tjeter, duhet te harxhoje pak kohe ti kerkoje pasurite e tyre dhe tua nxjerre bojen ketu dhe ne gazeta e TV.

Ky thote: Berisha eshte protagonisti kryesor i vrasjes se mijera shqiptareve te tjere ne 1997-en. Une nuk e di se jane vrare me mijera Shqiptare ne 97n se po me duket numer shume i larte! Ku mund ta vertetoj kete informacion?

Politikanet aty jane psychopaths (se psikopat e perdorin ne Shqiperi kot) dhe njerezit i perdorin per interesat e vet.

Politikanet e 1950-2010 duhet te hiqen urgjentisht nga skena politike, dhe tu kontrollohet pasuria e tyre dhe e njerezve te tyre si ne Shqiperi dhe ate qe ato kane jashte shteti!

Kur e lexova mbreme kete letren nuk po i besoja syve, tamam si maskarada e intelektualeve qe denonin greven e urise si shfaqje te huaj.Perfundimisht ky vend i ka problemet shume  te thella. 

Keto "intelektualet"jane tamam te pershtire, te peshtire, te peshtire...Kur ti vesh ne rresht te gjithe do vi une edhe une ti peshtyj!

 

A ka kujtese ky popull ?

Pyetje ironike kjo. Qe ther shume madje. Nen masken e kujdesit per "kujtesen historike" te popullit, i meshohet pikerisht harreses se asaj kujtese e cila "te vret ne jaken e kemishes". Prandaj kjo pyetje kthehet ne tallje te hapur.

Kujtesa eshte perzgjedhese. Ajo kujton çfare deshirojme te kujtojme. Qe nga ketu, kujtesa kthehet ne nje mjet, ne nje vegel. Ketij rreziku i paraprijne historianet e ndershem, ata qe e kane profesion dhe qe kane ndershmeri profesionale. Vetem keta i ruhen tundimit te kujteses perzgjedhese. Kur te lindin keta, do te bejme dasem.

Sot per sot, historianet me te ndershem te historise shqipe, paradoksalisht, jane te huaj. Ata qe marrin fryme ne Shqiperi, per 1001 arsye, te drejta e te padrejta, jane te njeanshem, pra jo-historiane.

Ajo qe mund te behet sot, eshte kjo : te mos gjykohet e te mos nxirren verdikte, por thjesht te deshmohet, per te gjitha kohet qe mbahen mend, e per ato qe s'mbahen mend, te mblidhen deshmite e pararendesve.

Kur te vije pastaj koha e historianit te mirefillte, ai do t'i sistemoje, klasifikoje, dhe komentoje sipas rregullave te zanatit te historianit.

Deri atehere, rrofte ai e poshte ky, ose rrofte ky e poshte ai.

 

Kush eshte autori?

thjesht fantastik.. pa shume zbukurime e fjale te medha ky shkrim i bie ne koke! Pata te njejten neveri kur po lexoja dje listen intelektualeve.. Trishtim.. ca i bejne atij populli.

 

BTW, nje pyetje pa lidhje: po Nano ka lyer gje floket?  

vetem per ish nanoistet te kthyer ne Ramiste te cmendur fatos nano duhet te behet President! cfare kenaqesie!! Berisha perfundimisht ju ka bere te flisni me vete!!smiley

Ja paske dhe te drejte ne shume gjera, po pastaj? Ti ankohesh me te drejte per intelektualet qe mbeshtesin ate e kete. Po cfare do thoshe per popullin qe votoi Saliun vetem ca vjet pasi e shkuli nga karrikja me arme dhe kur gjaku i mese 3000 popllave te vrare si qeni ne vreshte nuk ishte thare akoma.

Shkurt muhabeti, ai stan kete bulmet ka. Po te pelqeu rri, po s'te pelqeu, ik. A po. Ke dhe opsionin ta ndryshosh sistemin nga brenda nese ke kohe, para dhe beson ne jeten e pertejme, se kesaj te ketejmes veri vizen.

Shnet e bythe te forta, ka qene nje urim i vjeter tironc.

Po Ameriqiu qe e ka pritur tre her ne takime Nanon qe kur ky shpalli ambiciet presidenciale si e ka punen?

Sipas Panorames Arvizu paska negociar me Berishen dhe Ramen qe president konsensual te zgjidhet Fullani, Berisha ka pranuar e Rama jo.

Kurse keta njezeteca te pafytyret qe sot ne vitin 2012 lobojne qe nje maskara si Nano te behet president, thone per te:

Fatos Nanon si kandidat për President të Republikës, formësojmë një precedent të ri dhe pozitiv për demokracinë shqiptare: përfilljen e trashëgimisë sonë politike me të gjithë vlerat dhe problemet e saj, por që mund të jetë në shërbim të vendit, institucioneve dhe demokracisë shqiptare...

Ja dhe lista me emrat e tyre nese doni ti dergoni ndonje hate mail apo ndonje te peshtyre surratit po i pate gjekundi rrugeve:

1. Prof.Dr.Ylli Popa                             Ish-Kryetar i Akademisë së Shkencave

2. Prof.Dr.Dhori Kule                      Rektor i Universitetit të Tiranës (UT)

3. Dr.Moikom Zeqo                        Studiues, shkrimtar

4. Prof.Dr.Gjergj Sinani               Profesor i filozofisë, Universiteti i Tiranës (UT)

5. Prof.Dr.Adrian Civici              President i Universitetit Europian të Tiranës (UET)

6. Prof.Dr.Mihal Tase                           Mjek

7. Prof.As. Arben Gjata                         Mjek

8. Prof.Dr. Ksenofon Krisafi                Profesor i Drejtësisë, Universiteti Europian i Tiranës (UET)

9. Prof.Dr.Afërdita Onuzi                      Etnologe, QSA (Qendra e Studimeve Albanologjike)

10. Prof.Dr.Petrit Malaj           Rektor i Universitetit të Arteve

11. Prof.Dr.Leonard Solis                     Ish-Ministër i Shëndetësisë, mjek “HYGEIA Hospital”

12. Luan Bregasi                                 Sipërmarrës, Business Albania

13. Dr.Zef Preci                                   QKE (Qendra e Kërkimeve Ekonomike)

14. Artan Santo                                  Bankier, drejtor i bankës ‘Credins’

15. Prof.Dr.Bajram Hysa                    Dekan i Fakultetit të Mjekësisë

16. Prof.Dr.Shaban Sinani                    Studiues, QSA (Qendra e Studimeve Albanologjike)

17. Edit Mihali                                      Soprano

18. Prof.Dr.Sulo Haderi                        Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (UT)

19. Prof.Dr.Ali Ahmeti                          Kryetari i BDI, Maqedoni

20. Uke Ibrahim Rugova                   Deputet i Parlamentit të Kosovës

21. Prof.Dr.Thimio Kondi                 Ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë

22. Prof.Dr.Kujtim Çashku                 Regjisor, Rektor i Akademisë së Filmit, Multimedia MARUBI

23. Prof.Dr.Pirro Milkani                      Regjisor

24. Ekrem Bardha                                Anëtar i NAAC, Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan

(Këshilli Shqiptaro-Amerikan)

25. Dr.Arjan Gjonça                             Pedagog, London School of Economics

26. Anton Lulgjuraj                               Kryetar i FDI (Forumi Demokratik për Integrim) i shqiptarëve të Malit të Zi

27. Prof.Dr. Bujar Kapexhiu                  Mjeshtër i Madh, karikaturist

shkrimi eshte shperthim adoleshentesh qe kane lexuar ndonje faqe gazete duke shkuar ne banjo. Per nivelin e blogut eshte ne rregull por per temen qe kerkon te trajtoje, eshte perversion.

Te vraret e 21 janarit qe i varen ne qafe Rames, fatkeqesisht jane kurbani qe pagoi gjithe Shqiperia se fundmi per ta kuptuar qe ne nje demokraci, nuk merret pushteti me dhune. Qe nuk duhet ndjekur politikanet kur te thirrin me kushtrim per te thyer ligjin e rregullat e vendosura bashkarisht.

Politikane te kallepit Rama te thirrin per tu perleshur e vrare me policet dhe pas disa kohesh shkojne e hane darka e dreka me ate politikan qe u be sebep per ate proteste te dhunshme dhe qe u shenjua si simbol i korrupsionit ne rangjet e larta.

Nje gje eshte e mire, qe edhe Rama vete e ka kuptuar qe rruga e rebelimit dhe dhunes nuk ben, nuk shkon, nuk te nxjerr gjekundi.

Sa per Nanon president, nuk ben, por keta qe e shajne sot kane qene qe e votonin rregullisht deri ne 05. Nese Nano paska qene kaq i keq, si eshte e mundur qe e keni votuar per 15 vite rresht si kryetar i PS, ne opozite ose qeveri?

Kerkojme nje falje te madhe per voten qe i keni dhene Nanos deri ne 05 pastaj mund te beheni te besueshem kunder kandidatures se tij per president.

Zaganjori eshte kandidatura me e mire e mundshme qe mund te dilte, Rama nuk jep konsensus. Nuk jep as emra qe mund te jene me te mire se Zaganjori. Ne te dy rastet Rama ja ka lene presidentin mazhorances por vetem sa shtyn kot debatin prandaj tani del edhe me fort emri i Nanos.

PO ti nga e di qe "" keta qe e shajne sot kane qene qe e votonin rregullisht deri ne 05. Nese Nano paska qene kaq i keq, si eshte e mundur qe e keni votuar per 15 vite rresht si kryetar i PS, ne opozite osSE QEVERI?"....

Apo ngaqe ke vete 20 vite qe voton te njejtin nga krahu tjeter (demek tjeter?) 

Muhabete kot, rikthimi i Nanos eshte skandaloz ngado qe ta shohesh.  Kur na pyesin te gjithe themi qe gjerat nuk kane shkuar edhe aq mire ne tranzicion ne vend. Kush e ka fajin, ne mos Nano e Berisha e Meta qe te tre bashke kane qeverisure kete vend? 

Apo fajin e ksihte repsektivisht Nano, pastaj Nano, pastaj Meta,pastja Nano, pastaj Rama se keto dy te kaluarit u bene burra te mire.

Pastaj problemi ketu eshte se  si keto burra (e nje grua) qe jane prof. dr. e ku e di une dalin e mbeshtesin Nanon kur ate nuk e sheh dot my 90% e Shqiperise? Cfare jane keto palaco? 

nuk eshte veshtire per ta kuptuar shoku Altin78. Disa edhe i njohim, kshu nga larg kuptohet. Keta jane socialiste qe kane votuar dhe votojne PS-ne ne cdo kohe, thjesht per inerci, per nostalgji, per urrejtje ndaj krahut tjeter etj. Deri ne 05 keta te hanin te gjalle po te shaje qeverine e Nanos dhe ngaqe nuk dinin pllanin qe po zbatohej, shanin ate kohe edhe Mjaftin qe po sulmonte qeverine e PS.

Keta nuk e shajne Nanon se eshte i keq politikisht apo jo i pershtatshem per ato qe ka bere kur ka qene ne qeveri, se ministrat e Nanos i kane ne PS, duke filluar qe me Ramen, por ngaqe Nanon e konsiderojne rrezik politik per Ramen. Nanon nuk e kontrollojne dot iher as Rama e as Berisha dhe Nano kur te kete ate post te rendesishem mund te ndihmoje kundershtaret e Rames ne parti.

Per mua psh. me respekt gezon Nano se Ruci, po per socialistet ramiste Ruci eshte hero ndersa Nano jo se ka mbajtur qendrime jo ne vijen e partise ramiste.

Ajo qe po shan ti se bejne ata qe kane votuar nanon, eshte demokracia. Nderro politikaninh qe s'te ben pune. kjo eshte zgjidhja ne demokraci. Jo mbaj Nanon dhe Salen per gjithe jeten. Sikur te ishin te gjithe votuesit si ata qe dje votuan Nanon dhe sot e shajne, Shqiperia do te ishte mire. Por ne fakt, jane ende ne sindromen e monizmit. Duan vetem nje, derisa te vdesin, dhe t'i vdese pikerisht ai. Partite politike s'jane skuadra zemre futbolli. Jane interes per mireqenien tone, jane te punesuara nga ne, i paguajme ne. Po s'bene pune, hiqi. Ndersa keta te PDs s'e njohin si koncept. S'do ta njihnin demokracine as sikur t'ua vije para hundes, ne forme sanduici. Kur ta kuptosh dhe ti kete, qe po e shan tani, do te veresh qe je pjekur si njeri.

ky eshte fiks mentaliteti punist e s'ka lidhje me demokracine. Ti po thua qe Nano eshte hajdut e kriminel prandaj se meriton te jete president, po si e paske votuar kete hajdut e kriminel e te papergjegjshem kur ishte kryetar i PS? Nanon nuk e hoqet ju, e hoqi Berisha pasi e mundi ne zgjedhje se po te ishte per ju Nano do te ishte edhe sot kryetar i PS. Kjo eshte teper e rende. Kur ishte i partise, ja falim zulllumin, kur del jashte vijes se partise nuk ja falim.

Une votova nje kandidat. Doli hajdut, e hoqa. Ti votove nje kandidat. Doli hajdut e kriminel. Ti s'he heq. Edhe bar do hash, edhe gjak do derdhesh, e prape s'e heq. E kupton mentalitetin punist tani? Madje dhe po ta besh "b" e barit "k", ti prape do ta hash e s'do ta heqesh. Ky eshte ndryshimi midis shqiptareve te lene me pasoja nga komunizmi, dhe njerezve qe i perkasin botes normale. Ky eshte mentaliteti demokratik. Jo mbajtja e nje njeriu perjete ne pushtet, qe eshte pergjegjes dhe per vrasje e shkaterrime. Se si mund ta quash demokraci ate ti, ti qofsh. Zoti te dhente mend.

personalisht e kam ne maj te hundes me ter klasen politike sepse per shkakun e tyre ne 97 un nuk mbarova dot klasen e par...persa i perket intelektualeve tane, jam shum pesimist sepse kur flitet per mjek, jan ata qe nese je semure te kerkojne lek, kur flitet per profesora ,te kerkojne lek per provimet etj... ky eshte realiteti i hidhur shqiptar.. jemi ne 2012 edhe skemi akoma rruge te asfaltuara...

sa kohe ke pa shkuar ne Shqiperi o kolopuc? Asfalti te mbyt tani o xhan.

Provo te shkruhesh ne shoqaten e te vuajturve...goxha paske hequr ,s'paske mbaruar klasen e pare.20 vjet psikanalize nuk ti heq kush nga kjo traume qe paske pesu...ke tane splidaritetin tim.

rruge te asfaltuara s`kemi

por kemi ama kuplara

prostitutat jane bere mall i cmuar

dhe qefi blihet me para

Ama ci do rruget
Sikur ku do ckoc
Benje grope minderne
Mja te mo e cpoc

zhytur ne mendime

rrasur ne minder

si sokrat i vujtun

kenaqur si derr

 

 

Presem naj myzhde
Presem naj haber
"cte bo e paqimja"
Jalla mor bereber

kujton te pasqimen

ulur ne minder

s`ha me qeni petlla

dhe behesh zeher

 

 

 

Gruaja e atij i ka thene gruas se te ndjerit ...... e cila eshte shoqe me nje qe e kam shoqe une , qe valixhet i kemi bere per ne presidence smiley

Me vjen t'i ve te gjithe rresht e t'i peshtyj ne surrat. Listat e emrave te ketyre qe mbrojne politikanet i kam ruajtur e do t'i nxjerr here pas here neper komente, sa here te postohet ndonje lajm per ndonje veper te tyren, per te treguar se sa hipokrite e sa minj te ndyre qe jane. 

Po ti vesh dot ne rresht me dergo lajm edhe mua se do t'ju 10s ne fytyre te gjitheve pa perjashtim.....

Po mire keta te medhenjte fare kur dalin neper tv cfare perurojne rruge apo kanale? smiley

Andej nga anet e mia rruget jane shtruar cep me cep, biles kane bere aq shume rruge sa te vemi tek shtepia e gjyshes nuk dime cilen rruge te marrim..Njera me gjarperoshe se tjetra..smiley

crendesi kane rruget e asfaltuara? muhabeti eshte se duheshin bere me kohe

tani kujtesa e ketij populli nuk ka lidhje me fatosin e as me saliun, ne mendimin tim shume modest,  moskujtesa eshte pjese e tradites fshatareske te shqiptareve, nje popull injorant nuk mund te kete kujtese . ne komunizen te gjithe brohorisnin e duartrokisnin e te bonin per i lek po te tshihnin qe kishe von anten ntarrac, po ata vinin te shpia me pa italionin ne darke, po ate qe bonin te ndershmin,  te gjithe ata vidhnin nga dicka nga ndermarrja ku punonin. ai qe s'vidhte ishte budalla!!! tani nuk dua ta pergjithesoj, por keto pune i kemi bere nder shekuj, ne fillim te pavaresise kishim tradhetare si esat pasha qe ia shiti shkodren malit te zi. atdhetare te nderuara si FAN noli te cilin e respektoj jashte mase, Njerez pragmatiste si Zogu qe benin shume pak po te pakten nuk hapnin probleme per me vone. tradhetare e komuniste balliste e legaliste pastaj 50 vjet enver parti enver  xhaxhi enver e ke gojen me sheqer eh ca ti besh ....  

ky popull vuan nga nje mori semundjesh dhe kjo e kujteses me duket semundja me pak e demshme, ajo me e keqja eshte tjetersimi i njerezve ne kafshe qe eshte shtuar rendshem e shtohet perdite..... ky eshte problemi qe vuajme dhe jo behet fotasi apo fatosi president se nuk i hyn asnje lek ne xhep 99% te shqiptareve nga ajo gje as i ndreqet e as i prishet pune, se kjo puna e presidentit nuk varet nga njerezit lexo piplli por nga ata , qe ne skemi ci bejme e na ven president ke tu doje qejfi e cili tu vije per mbare..... 

ky vend do burra qe te thone troc qe ky fatos nuk ben! e burra ky vend nuk ka , rama eshte pak o bur o bur... dmth ca gjera mir i ka po prape mezi del mbi uje , i pafuqishem si semundje kronike e i dobet per te bere ate qe duhet,  nuk o nga  ai lloj tjeter!

ndersa saliiii,  eshte komplet maskara qe ska lidhje me burrnine. e s'ke ca t'i thuash me amonn se te ze goja ere te keqe kur e mendon qelbesiren. 

 

kshu qe kujtesa nuk ka lidhje me kete pun or mik. po te dush e futim po prape sdo dale gje ne drite ....

 

Nanua ne kuptimin Qytetar e Intelektual qendron ku e ku me lart se Basqapi i Demokrateve dhe  shume e shume Llumra qe perbejne ate Parti , si ndozot dhe K/llapaqenen e Parlamentit   .Askush nga e gjithe Partia e Babasqapit  nuk eshte ne Vlerat e Nano. Te gjithe ata qe dalin ne TV kunder Nanos per ah sa pak Kushtetshmeri te PDH-it ose qe perfshihen ne kete LLUM pro ose kunder jane nga sahanlepiresit me te medhej ndaj TIJ.

Le te kuptojne nje gje thelbesore "opozita " e PS , dhe se bashku me ta Listuesit e te gjitha koheve me pershendetjen "Jete te gjate shoku Enver " se Nanon nuk e pranojne si kandidature vetem se ai RICIKLOI Berishen ne krye te Politikes se Banditeve e Grabitesve me Pushtet ! Dhe qe nga Ai moment perfshi dhe "pabesine " ose levizjet personale ne sherbim te Berishes e Kunder zgjedhjeve te LIRA , Ai ( nano ) si Personalitet i takon Historise se Shqiperise dhe Partise Socialiste me te mirat dhe te keqiat e tij . Dhe para se gjithash ai duhet ta kuptoje THELLE i Pari kete . Ndryshe kot qe thote PS !

E gjithe Levizja e tij nuk ka te beje ne se "e meriton apo jo " nuk ka te bej ne se "zgjidhet apo jo " Nje cep te Mustaqes te Levize Bajraktari Berisha dhe te gjithe seria e Ham - Humesve shkon duke Vallzuar , Brohoritur e Kenduar me Nanon president ! Levizja e tij shpjegon edhe njehere se ata TREMBEN nga nje Rilindje Shqiptare qe patjeter do tu jape vendin e Merituar ne kete situate Shkerdhatokracie ku KRIMI dhe Djajte kane dale nga zinxiret , Korrupsioni po mberthen cdo Qelize te shoqerise dhe Lefqenia eshte ne Majat me te ndricuara te saj ..... Populli po shkon ne Gremine keta Lef e Lef gjithe diten per nje Dordolec se kush do kete  Gruan "Zonje e Pare "!

Pyetje nga salla.

Po ai intelektuali nr 24 ca universiteti ka mbaruar? Big Mac & Fries University?

Ate e dini ju, se nga ana juaj e kemi peshqesh.....

E di e di. Kemi dhe ne ca gabime.

Mu mblodh nje si lemsh ne fyt, kur pashe qe nje "kthyes zgarre hamburgeri" te futet ne listen e intelektualeve, nderkohe qe "peco grosso" te shkencave ekonomike si puna e Pjerit tone per shembull, nuk figuron ne ate liste. Nejse... ca ti besh.

Pjeri e ka fajin vete.... nuk ja ka fajin njeri...... une ja kam dhene mejtimin, por nuk me degjoi..... le te rrije tani e te pjeke geshtenja....apo te beje kokoshka...

Per koincidence sot me tregune,se paska dal dikush ne tel te emisioni i Bashkim Hoxhes e paska than:"Kater burra njef shqipnia,Skenderbe trimin,Enver ndertimin,Sali shkatrimin dhe Fatos bythqimin. smiley

Paska marre ne tel zoto yne me duket smiley

Paska Harru dhe Ismail Themelimin e Zog Fluturimin smiley

14. Artan Santo                                  Bankier, drejtor i bankës ‘Credins’

 

 

Belul,e din ti more qafir, se ky eshte "qullaci",hiq nuk e din ? smiley

Jo a e din ti se Kjo banka Kredins, ka aksionere dhe Argiten tone heroike..???? dhe pjesa me e madhe e ndermarrjeve buxhetore kane apliku tek kjo banke per te marre rrogat...me porosi nga larte dhe me "vullnetarizem" nga poshte.....?????

pjeter, ''per at qelle e at dhe.................,qe e din..smiley

 

Artan Santo, Iliri i "Guximtarëve" që guxon çdo ditë

Oooo Arifi... Po ku je.......

ckemi..  urime urime.smiley   si po kalon  pushimet?smiley

Mire, mire bereqavers, po sikur te kishim ca qereste..... smiley

Shkrimi i dobet, deri te paragrafi i dyte shkova. Sa per intelektualet, ne si kemi te moralshem. Mbaj mend edhe vjet dolen ca lamasher pseudo inteletuale te teatrit dhe baletit ne nje kerkese per lulezim bashen per kryetar. Pune karagjozesh.

do u kete dhene ndonje lek luli

Nje shkrim ala Lubonje qe i ben pis te gjithe, qe i ben te keqinj te gjithe, i baraslarguar nga te gjithe, i shkruar ne inat e siper, siç edhe thote vete autori...po qe ngre nje problem te madh po shume te madh me popullin tone trim punetor dhe veshderr (tm Idris)...qe jo se e ka te shkurter, poor qe nuk ka kujtese fare... qe e ka pllakosur nje amnezi tottale.... dhe si rrjedhoje keshtu do ta kalojme ne jeten.... do na iki per shalesh dhe nuk do ta morim vesh...... perderi sa ka njerez qe pretendojne se kane nje formim intelektual, te pakte te mesatarja, dhe qe ende pretendojne se vrasjet e 21 Janarit .......jane aksident dhe se ai qe i vrau gjujti per zogj, po ç'e do qe i dolen ata fakiret perpara kot per inot..... qe ketu debati eshte i tepert... dhe mendoj qe gjeja me e vlefshme per te bere ne keto momente eshte t'ja marres kenges....

...Raamooo,

Raamo, Raamo, eja ti

ma jep doren me kaluu..

se dashnorja m'ka tradhetuuuu...

Mendoj se per te portretizuar Nanon mjafton te shikosh apartamentin ku banon. 

Nuk ka ndertese me informale se sa apartamenti i Nanos ne qender te Tiranes.

Mjere ky popull te kete nje rrugaç te tille per President.

An intellectual is a person who primarily uses intelligence in either a professional or an individual capacity. The intellectual is a specific variety of the intelligent, which unlike the general property, is strictly associated with reason and thinking.

 

Thjesht me rikujtu ca domethene intelektual .........

Autori e ka mire, ne jemi popull qe mbajme mbi shpine monstra politike te vetdiskretituara. Ata kane shfrytezuar postin politik (dhe vazhdojne) per interesa vetjake dhe jo interesat e shoqerise shqiptare. Intelektualet qe jane pro Nanos aty, mesiguri, u eshte shplare truri, ose kane lidhje dhe interesa me te. 

Po intelektualet tanë , cfarë bëjnë? Kane kujtesë? Në fakt, pikërisht 26 intelektualë i kujtuan popullit se sa i mirë është Fatos Nano e se pse duhet të zgjidhet si president

z. Pjer, autori pyet se cfare bejne intelektualet dhe ketu hyni edhe ju, keshtu qe ju lutem mos e anashkaloni kete pyetje.

Ca studime nxjerrin nje si formule, kur permendet me shume se pese here fjala popull, shkrimi nuk ben, ne rastin me te mire eshte abuziv, ne te me te keqin eshte komplet kot. Mundohuni ta zbatoni si rregull.

nuk ka me intelektuale ne shqiperi mer daku, ka vetem zagare qe i qendrojne besnik dores qe i ushqen.

Krahasu me nje president te dobet apo me nje militante te Berishes, Tosi eshte ku e ku me larte. Mbi te gjitha kupton rolin e institucioneve ne demokraci, qe jane aty per te kontrolluar njeri tjetrin. 

Per aq kohe sa nuk ka kandidate tjere...Tosi it is! 

Tosi, he can! smiley

car ja fut kot ky tipi. se me kete memorien e shqiptareve kushe e di sa here e kane permend e sa here kane abuzuar. as qe eshte ceshtje memorie fare, eshte ceshtje civilizimi, edukate, arsimimi, e zhvillimi shoqeror. eshte ceshtje njerezore mbi te gjitha. pse me nuk i mban mend njeri piramidat, apo 97 apo ku di une? absolutisht, qe i mbajne mend shume mire, por problemi eshte se nga te gjitha deficancat qe prermenda me siper  ketyre njerezve nuk u bejne pershtypje. njeriu po ka humbur pershtypjet, eshte kafshe, madje edhe me posht. po duhet te ndodhi nje 97 prap qe keta njerez te vuajne prap, e megjithate pas nje muaj do bejne prap sikur ska ndodhe gje. 

p.s: habitem me keta intelektualet, sikur u ka mare koka ajer. nanon president? WTF man???!!

Meqenese po flitet per Nanon, ja nje interviste e fresket e z. Nano:

Burimi

1-      Z Nano është përpjekja juaj e tretë, në rrugën drejt postit të presidentit, në fakt është hera e dytë që hyni në garë,. Duket se hapësirat në këto dy gara kanë qenë të ngushta për ju. Pse mendoni se është ngushtuar kjo hapësirë, kush druhet nga zgjedhja juaj si president.   A keni bërë një analizë ?

Kjo dëshmon as më shumë e as me pak por dashurinë time të madhe për garën, por mbi të gjitha dashurinë e përkushtimin tim për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri, për demokratizimin e mëtejshëm, rritjen e nivelit dhe kualitetit të lirisë sidomos e kombinuar kjo me drejtësinë, zhvillimin e shëndetshëm ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës, përfaqësimin e denjë dhe efektiv të intersave të të gjithë shqiptarëve, e sigurisht europianizimi i kombit tonë I cili është edhe një ndër kombet më të vjetra në Kontinent. Kur politika e ditës cënon kualitetin e demokracisë, kur loja e pushtetit mbyt garen dhe ëlirimin e enrgjive më positive të shoqërisë shqiptarë, atëherë e vetmja menyrë për ta zhbërë aktin dhe kulturën e gabuar, është duke konkuruar dhe vetem konkuruar. Nuk janë vetëm këto të dyja që ju përmendni garat e mia. Janë shumë garat e mia. Une jam në garë me vetveten. Unë përpiqem të përsosem ëdo ditë i ndërgjegjshëm se kjo është gjimnastika më e vështirë. E sfidoj veteveten drejt përsosjes si individ, si familjar, si qytetar, si politikan e si shtetar. Ndaj edhe i motivuar nga ky proces e kjo dëshirë jam i vendosur që ta përcjell mundësinë e kapacitetin e përsosjes edhe në shoqërinë shqiptare, kulturën politike, institucionet shqiptare. Nuk jam i prirur të marr formën e ngushticave kur garoj, por jam i vendosur ti zgjeroj hapësirat nëpërmjet konkurimit me ide, vizion, dijeni, kulturën e duhur demokratike e perendimore, parime, e transparence. Une nuk mund ti lejoj vetes të marr formën e sistemit kur ai është i gabuar, por e konkuroj sistemin me modelin më të mirë në sjellje e mendësi për ta ndryshuar e transformuar sistemin. Ne politikanët, sidomos ne ata pak shtetare që kemi qeneëPresidente Republike, Kryetarë Kuvendi, Kryeministra në këtë vend, kemi detyrimin moral, qytetar e politik që për Shqipërinë dhe shqiptarët të dëshmojmë se i duam duke u vetëofruar për t’u shërbyer në shpërbërjen e së keqes e ëlirimin e së mirës. I kam bërë të gjitha analizat e i kam hyrë serish konkurimit me qetësinë se di të fitoj sikurse di të pranoj me dinjitet edhe humbje. Sidoqoftë qellimi im parësor është transformimi pozitiv i mendësive, shprehive, koncepteve, kulturës demokratike që kemi në vendin tonë për ti bërë ato sa më të përputhshme me europianizimin, e që një ditë të bëhemi e ndihemi qytetare, anëtarë të denjë të BE.

2-      A mendoni se politika në Shqipëri pavarësisht të gjithave mendon se kandidimi juaj nuk ka kuptim. Kur keni qënë kryeminister nuk mund të thuhet se keni gëzuar mbështetje më shumë se sa elektorati i majtë dhe keni qenë i përfshirë në një betejë  politike partizane me Z Berisha. A është kjo një pengesë që ju të quheni kandidat iI  të gjithëve ose një figurë politike që  të përfaqësojë unitetin sië pretendoni?

Kultura e gabuar e shtrati postdiktatorial në të cilin vazhdon të shtrihet politika shqiptare, mund të arsyetojë e gjykojë shumë gjera si gabime a pengesa. Përderisa unë jam garues i paepur, le të themi se edhe në këtë kontekst jam i gatshëm ti konkuroj mendësi të tilla, të cilat mbyllin cikle, mbyllin rrugë e ngrenë hendeqe. Un jam garues i paepur pr tejkalimin e hendeqeve, hapjen e rrugve, si edhe ndrtimin e cikleve më  demokratizuese, më liridashëse, më drejtësidashëse e më perendimdashëse në vendin tonë. Partinë Socialiste nga një parti e sapo dalë nga diktatura komuniste me gjithë ngarkesën , konjuturat, strukturat, interesat, mendësitë që ajo mbartte, e kam transformuar në një Parti Socialiste moderne, europiane, liberale e me shpirt garues dhe ide të reja e të pashterrshme. Kam transformuar shtetin shqiptar kur e mora në dorëzim të rrënuar në vitin 1997, nga një shtet i asgjesuar në një shtet me kushtëtutë, me institucione të forta e të qëndrueshme, me prirje të qarta e të forta pro europiane. Kam garuar nepërmjet Partise Socialiste për tu shërbyer të gjithë shqiptarëve. Kam konkuruar me z.Berisha e asnjëhere nuk ka ndodhur që konkurimi ynë ta ndajë Shqiperinë në mes. Konkurimi ynë ka qënë përherë i bashkëshoqëruar me kujdesin që Ish-Presidenti Berisha asokohe dhe Kryeministri Nano të silleshin si shtetarë në gatishmëri e shërbim të të gjithë shqiptareve, por sigurisht të autorizuar si fitues e humbës në garë sipas rastit, nga pjesët mbështëtse përkatëse. Por shërbimi ka qënë për të gjithë shqiptarët.  Për një shtetar, e pjesëshmja është gjithmonë vetëm pikënisja. Qellimi mbetet i palëvizshëm, pra shërbimi ndaj të përbashkëtës. Patjetër që unë i kam të gjitha mundësitë dhe të gjitha cilësitë për ta kërkuar dhe merituar pikënisjen nga e pjeseshmja, pra nga Partia Socialiste dhe mbështetjen nga i gjithë spektri për të shërbyer si simbol i Unitetit Kombetar. Ndërgjegjësimi im, përvoja ime, dijenitë e mia, mundësitë e mia përkushtimi im për t’i shërbyer të përbashkëtës, më jep mua një pafundësi arsyesh për t’u piketakuar e për tu gjithpranuar nga të gjitha Partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

3-      Në se i referohemi përpjekjeve tuaja për tu bërë president, në vitin 2002, dhe në vitin 2007, ka një përsëritje të historisë por ka edhe të ndryshmet e veta. Cilat janë vecoritë sipas jush, në këtë proces duke patur parasysh se aktorët janë të njëjtit, porn ë pozicione të ndryshme?

Vecoria? Pikërisht gjimnastika e përsosjes që unë kam bërë me vetveten. Ndihem i ripërtërirë, ndaj edhe kam ardhur që të garoj e konkuroj për ta ripërtërirë edhe sistemin që vërehet qartazi se është mpirë, deformuar, keqtrajtësuar, mbytur dhe akaparuar nga një grusht njerëzish me mendësitë dhe sjelljet e pavolitshme për një vend normal demokratik dhe europian. Do ta sfidoj sistemin nëpërmjet garës, e nëpërmjet modelit që e ka të përditshme e të parreshtur gjimnastikën e përsosjes. Dua të bëhem inkurajues e bashkautor me të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë gjimnastikë të përsosjes së vetvetes sonë të gjithë individualisht, për ta përsosur shoqërinë e vendin tonë të gjithë së bashku. Mjaft më me dyshimet, mosbesimin, pazaret, klientelizmin, mbytjen e lirive e demokracisë brenda partive por edhe në institucione, keqtrajtimin e drejtësisë, padrejtësitë sociale, cdinjitetëzimin e qytetarit. Kjo gjendje nuk duhet toleruar më.  Vendi ynë ka nevoje per ripërtëritje morale, shpirtërore, kulturore dhe sjellore. E megjithatë duhet thenë se kjo është një sfidë që nuk ka një afat skadence. Kërkohet mirëbesim dhe këmbëngulje e gjithëshpirtshme.

4-      Në se do tju duhet të përcaktoni pas një analize të kujdesshme, argumentet që bindin faktorët kryesor të përcaktimit të presidentit të ri, që jut ë jeni kandidati konsensual për president, si do ti drejtoheshit ju:a) kryeministrit Berisha;b)Kryetarit të PS Edi Rama;c)kryetarit të LSI Ilir Meta?

Berisha: Bëhuni promotor i një kapërcimi cilësor në mendësinë, kulturën e sjelljen demokratike e properëndimore të vendit tonë. Jepni dëshmi të dashurisë dhe përkushtimit tuaj për një vend modern, europian, thelbësisht demokratik. Mbështeteni kandidaturën e Fatos Nanos, si kandidatura më konsensuale në vend. Fatos Nano është politikani parësor, shtetari me të cilin ju keni konkuruar për 15 vite, e herë  keni humbur e herë  keni fituar mbi njëri-tjetrin. Por Fatos Nano tashmë nuk është më konkurenti juaj. Ai është partneri juaj në dimensionin e shtetarit. Fatos Nano ka 7 vite që është tërhequr nga çdo konkurim apo përfaqësim i ndonjë sigle partiake. Nuk ka asnjë justifikim që ju të vazhdoni ta përjashtoni atë si kandaturë të mundshme për tu pranuar apo propozuar nga ju me arsyetimin se ai ka qenë para 7 vitesh konkurenti juaj. Mendësia perëndimore, europianiste, demokratike kërkon që ju të lejoni, pranoni madje mbështesni shtetarin Fatos Nano të shërbejë si simbol i Unitetit Kombëtar për shkak të historisë së tij si ish konkurenti juaj, por edhe për shkak të marrëveshjeve që ju keni bërë ndër vite, e shërbimeve që së bashku i keni bërë këtij vendi në këto 22 vite. Do të ishte e udhës që ne të dy së bashku si shtetarë që dimë ta pranojme e bashkëpunojme me njëri-tjetrin të vazhdojme ti shërbejme këtij vendi me gjithë sinergjinë që do ta karakterizonte këtë vendim të madh.

Rama: Cliroje garen. Mbeshtete Fatos Nanon si kandidatin me te mire dhe autorizoje e mbeshtete kandidatin më të mirë që ta kërkojë konsensusin, apo përballet me një garë të lirë e të ndershme.

Meta: I ke të gjitha mundësitë për të pozitivizuar, nëse nuk do të synosh kapitalizimin. Pozitivizimi i Metës dhe LSI në këto momente, është në të mirën e tyre por edhe të procesit, e si rrjedhojë edhe në të mirën e vendit. Mbështete Fatos Nanon.

A keni ju një listë me deputet të majtë apo të djathtë të cilët do të ishin të gatshëm të firmosnin kandidimin tuaj për president?

Une kam nje listë me ide dhe koncepte për t’u ofruar shqiptarëve një President garant të Kushtëtutës, e jo një Preisdent të garantuar nga Kushtetuta. Lista ime perfshin idetë dhe përkushtimin për të qënë garant i institucioneve të pavarura, negociator, sipërmarrës politik, përfaqësues dhe përbashkues I interesave e nevojave të shqiptarëve kudo që jane, por edhe të interesave e nevojave të partnerëvë atlantikë. Unë jam këtu i vetëofruar në gatishmëri të të gjithë klasës politike si edhe të publikut shqiptar. Por kërkohet nga Kryetarët e partive që të clirojne garën dhe procesin. Për shkak të historisë, traditës dhe kujtesës së keqe që kemi në këto vite, ata më së shumti ia kane dalë mbanë të mos merren vesh. Rrallë kanë ndodhur ujdi, e kur kanë ndodhur kane ndodhur kur Partneret Euroatlantike e kane kerkuar, e megjithate keto ujdi i kanë sjellë klimë mjaft pozitive vendit. Por Kryetarët e kanë të vështirë që të na japin shpresë se do ta gjejnë konsensusin nëse kjo do të thotë konsensus kryetarësh, partish, me axhenda të ngushta kryetarësh e partishë. Demokracia është e bukur sepse demokracia funksionon jo për shkak të kryetarëve por për shkak të garës.

Lejoni garën. Lejoni kandidatët të cilët e kanë kurajon dhe përgjegjshmërinë që ta udhëheqin ata proçesin e negociimit për ta kërkuar konsensusin, ose të përballen në liri e ndershmërisht në garë për të fituar më i miri. Nëse ka diçka që ju kryetarët mund ta bëni, është që të hiqni dorë nga kontrolli  dhe dominimi i proçesit. Proçesi u përket vetëm qytetarëve shqiptarë. Ju jeni vetëm administratorë dhe lehtësues të proçesit. Gjithçka mund të bëni ju në këtë proçes është që të lejoni, të mbështesni, tu jepni hapësirë politike, juridike e publike kandidatëve që e kanë ambicjen, dëshirën, vizionin, kapacitetet, dijet, dijenitë, përvojën, përgjegjshmërinë, integritetin, kurajon për të kandiduar për të shërbyer si President Republike. Lehtësoni proçesin duke u dhënë krahë kandidatëve. Nuk duhet ta udhëheqin kryetarët proçesin drejt konsensusit. Duhet ta udhëheqin kandidatët. Nëse njëri prej kandidatëve ia del mbanë që ta fitojë mirëbesimin tuaj, marrëveshjen tuaj për bashkëvendosje e bashkëvotim, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së klasës politike shqiptare. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë, le të lihet e lirë gara mes kandidatëve më të mirë. Juve ju takon të merreni vesh për ta lënë të lirë garën, për të garantuar ndershmërinë e garës. Kandidatëve u takon të përballen me garën. Kjo nuk është as garë partishë, e as garë kryetarësh. Këtu nuk vihet në lojë as prestigji apo strategjitë partiake, e as ato të kryetarëve. Këtu vihet në diskutim dinjiteti dhe cilësia e kandidatëve garues. Nëse Presidenti do të dalë i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së demokracisë shqiptare. E per ta permbyllur, po ju them se une gjithmone e kam edhe nje liste me deputete dalezotsa.

Z Nano ju thoni se në një garë në parlament ju mund të fitoni. Mendoni se me platformën që keni paraqitur ju keni treguar qytetarëve se si do të jetë presidneti i ri?  Nuk kemi dëgjuar ende se cfarë mendimi keni ju për gjyqësorin në Shqipëri, apo për ëështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjë me reformat që duhet të kryej Shqipëria në raport me kushtet e Brukselit për anëtarësimin në BE.

Une gjykoj se nuk ka tirani e dhunë më të rëndë për jetën dhe shpresën e qytetarëve sesa dhuna dhe tirania e institucioneve, sidomos ajo e institucioneve të drejtësisë. Kjo dhunë demonstrohet si shpërfillje, mosveprim, dekadencë, korrupsion, vonesë, zvarritje apo arrogancë. Kjo lloj dhunë prek drejtpërdrejt qytetarët, të varfërit, të dobëtit, të pamundurit për shkak të kufizimeve financiare, fizike apo sociale. Drejtësia  i jep kuptim lirisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësia e perceptuar si tirani shpërfilljeje apo si drejtësi e vonuar me pak fjalë si drejtësi e munguar, është një tregues i trishtë dhe i drejtpërdrejtë i nivelit të lirisë, demokracisë dhe zhvillimit që kemi në vend. Kësisoj të gjitha raportet ndërkombëtare, kur vendosin drejtësinë si kryefjalën e vërejtjeve dhe kritereve të tyre, kanë të gjitha arsyet për të vendosur pikëpyetje të mëdha në themelin e institucioneve dhe demokracisë shqiptare. Nëse Fatos Nano do të jetë President Republike ai synon të jetë ushtrues i një Presidence sipërmarrëse, negociatore, nxitëse dhe kërkuese e një reforme të thellë, qelizore dhe gjithëpërfshirëse në drejtësinë shqiptare. Liria dhe demokracia në Shqipëri do të kenë kuptim vetëm nëse do të jenë të kombinuara me drejtësinë. Presidenti i ardhshëm e ka për detyrë kushtetuese që të jetë negociator, paqebërës, institucional, sipërmarrës politik, unifikues, zgjidhës konfliktesh si edhe garant i një zgjedhjeje të drejtë dhe me maturi demokratike në respekt të instrumentave demokratike brenda vendit dhe kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë euroatlantikë, për Kryetarin e SHISH, Prokurorin e Pergjithshëm dhe Përfaqësuesit e Gjyqësorit. Për ti përputhur të gjitha këto kritere, për ti përmbushur të gjitha këto reforma, Shqipërisë nuk i duhet një President i dobët, i trysnueshëm, i joshshëm nga pushtetet dhe loja politike e paleve, apo josipërmarrës dhe mostrazues i ujërave. Ndaj edhe e riperseris se Shqipërisë i duhet një President dalëzots. Vetem keshtu i kemi shanset per ti hapur me merite dyert e BE per Shqiperine dhe shqiptaret.

Z  Nano ju thatë pak ditë më parë se do të merrni përgjegjiëstë tuaja dhe do të përfshihen në politikë nëse nuk do të jeni president. Shumëkush këtë e ka parë si një kërcënim dhe vetëm kaq. Shtypi ka shkruar shumë mbi këtë si  kërcënim. A  ka dicka serioze aty? Vertët z Nano do të angazhoheni në politikën e përditshme kur për më shumë se shtatë vjet keni qenë larg saj?

 

Asnjë kërcënim. Në mendësinë dhe kulturën time nuk ekziston koncepti i kërcënimit apo shantazhit si mjet apo mundësi mendimi apo veprimi. Por një grup opiniondëformuesish dhe opinionkeqdrejtuesish, kanë tentuar të interpretojnë negativisht transaparencën time në komunikimin tim me publikun. Unë nuk kam thënë në asnjë fjalë, e nuk mund ta gjeni në asnjë aktin tim apo veprimtarinë time këtë mendësi prej shantazhi apo kërcënimi. Unë me natyrshmërinë dhe qetësinë që më karakterizon kam komunikuar në mënyrë transaprente me publikun mesazhin se nëse kjo klasë politike nëpërmjet këtij procesi të deformuar do të na japë fryte të deformuara e të këqija, atëherë kjo klasë politike e meriton të konkurohet. Asnjë shantazh e kërcënim nuk ka të ftesa për konkurim. A nuk janë shtyllat kryesore të demokracisë konkurenca e lirë, pjesëmarrja e publikut dhe transaparenca? E pra ftesa për garë është mendësi perendimore. Unë nuk i kam frikë garat. Nuk e kuptoj pse gatishmëria ime për të qënë garues dhe konkurues, interpretohet si shantazh e kërcënim nga ata që u shmangen vazhdimisht garave.  Ndaj ju ftoj ju dhe publikun të mos lejoni që të bëhën interetime mbi interpretimet e antigaruesve, për akte e veprimtari që janë krejt transaprente e të lexueshme  nisur nga mendësia perendimore e të dashuruarit me garën dhe konkurencën e lirë.

Ju keni thënë se PS po lëngon dhe do të jeni aty për ta shëruar. A keni diagnozë të kësaj lëngate. Cfarë e ka shkaktuar atë, një ide, një projket, menaxhimi, një njeri dhe si do ta shëroni ju?

Sigurisht që unë e njoh mirë Partine Socialiste dhe e ndjej në lekurën e zemrën time lengatën e saj, dekadencën e saj, pamundësinë e saj për të kryer e përmbushur të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë alternative ofruese dhe shpresëndërtuese. PS lëngon sepse ka rendur drejt pushtetit të së nesermes duke mohuar e shperfillur historinë e së djeshmes, ka sjellë numra, emra dhe fytyra të reja perfaqësuese por atyre u është kërkuar ti ngjajnë Kryetarit duke i futur në këpucë tejet të ngushta e të këqija për një parti demokratike dhe perendimore. E reja nuk duhet të ngrihet mbi gërmadhat e së vjetrës. E reja bëhet e shëndetshme dhe fituese nëse, respekton, nderon e vlerëson të shkuarën e traditen. E reja bëhet e shëndetshme dhe fituese nëse  bashkvepron e  bashkërendon me vlerat më të mira të së shkuarës për transformime sa më pozitive e sa më të guximshme drejt së nesermes. PS lëngon sepse nuk ka me histori, e kësisoj i veshtirëson vetvetes mundësitë për të ardhmen. Mund të rendisim këtu një numër tejet të madh sipmtomash të lëngatës së PS, por gjithesesi duhet theksuar se këto të vërteta të thëna këtu janë qëllimmira e aspak denoncuese. Janë këshillime për sherim. Nëse këshillimi i ish-Kryetarit të PS nuk vlen apo keqinterpretohet atëherë shërimi është i vështirë. Por unë mbetem mirëbesues deri në momentin kur aktet e Kryetarit të PS do të më rrëfejnë përfundimisht mosdëshirën, pamundësinë apo paaftësinë e tij për ta shëruar PS e për ta bërë këtë parti një parti fituese.

Le të kthehemi edhe njëherë tek ëështja e presidentit. Pse ka kaq pasiguri mes palëve dhe si e gjykoni ju faktin që të gjithë flasinin për president jo nga politika. Janë të “paaftë” të gjejnë një njeri nga politika apo druhen paaftësisë apo pamundësisë për ta kontrulluar atë?

Nuk kam c’them vecse të inkurajoj Kryetarët e Partive që të bëjnë të gjitha përpjekjet që të mbërrijnë me pjekuri në marrëveshje parimore, transparente,  Shqipëridashëse, shqiptarëdashëse dhe në favor të përparimit të axhendës së Integrimit Europian të vendit tonë. Ne shqiptarët, ne klasa politike shqiptare kërkohet të dëshmohemi të aftë për të prodhuar zgjidhje e të bëjmë zgjedhje të mira dhe se e meritojmë të bëhemi një vend i denjë anëtar i Bashkimit  Europian. Inkurajoj të gjithë liderët politikë në vend që të bëhen së bashku në një Aleancë të Madhe Mirëbesimi, për të ndërtuar proçese të mirëbesuara e mirëkuptuara në mënyrë që të sigurohen produkte demokratike, të lira, properëndimore, proeuroatlantike.

Shqipëria është vend Anëtar i NATO-s dhe kërkohet nga klasa politike që të sillet si një klasë politike e një vendi Anëtar i NATO-s. Shqipëria synon të bëhet Anëtare e BE dhe kërkohet nga klasa politike që të sillet si një klasë politike që e meriton statusin e një vendi Kandidat për Anëtar në BE. Politikanët shqiptarë votohen nga shqiptarët dhe kërkohet që të jenë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës përpara shqiptarëve për shqiptarët.

Inkurajon Kryetarët e Partive politike të përfaqësuara në Kuvend, që të dalin nga ngërçi dinjitetrrënues dhe mundësizhbërës i kategorizimit të kandidaturave në politike, jopolitike, shoqëri civile, etj, etj, dhe të përqendrohen me përkushtim dhe mirëkuptim që të kërkojnë kandidatët më të mirë për të zgjedhur Presidentin më të mirë.

Kategorizimi i kandidaturave është shprehja më e qarte e kulturës së gabuar jodemokratike, joperëndimore që nuk prodhon dot kurrësesi fryte pozitive për shqiptarët dhe Shqipërinë. Proçeset e deformuara japin fryte të këqija. Kategorizimi i kandidaturave dhe hulumtimi nëpër secilën kategori nga Kryetarët, duke përjashtuar arbitrarisht kategori të caktuara, apo emra të ndryshëm, është vetëm shprehi e paaftësisë dhe mendësisë së gabuar të kësaj klase politike që po rrezikon ta shndërrojë çdo ditë e më tepër Shqipërinë në një vend Kryetarokratik. Kategorizimi i kandidaturave është vetëjustifikimi i Kryetarëve për të mbajtur nën kontroll situatën, për të vazhduar lojërat e pushtetit, për të fshehur dështimin e tyre në kapacitetin për të mirëbesuar dhe bashkërenduar me njëri-tjetrin, asgjësimin e garës dhe konkurimit të lirë, përjashtimin e publikut nga pjesëmarrja dhe konsultimi, si edhe për të fshehur deformimin e madh dhe zhvendosjen nga aksi dhe kultura demokratike e perëndimore. Kategorizimi i kandidaturave u mohon shqiptarëve mundësinë për të patur në Krye të Shtetit të tyre, Presidentin më të mirë për ta.

Inkurajoj dhe mirëbesoj se përtej ngërçeve të sotme, Kryetarët e Partive do të dinë ta gjejnë kurajon dhe përgjegjshmërinë demokratike për të zgjedhur Presidentin më të mirë që meritojnë shqiptarët dhe që përputhet edhe me kërkesat e partnerëve euroatlantikë.

Një listë mbështetësish  nga inteligjenca kanë nënshkruar një letë ku kërkojnë që ju të jeni kandidat për president. Ju duket pak si e ekzagjeruar që të përfshihen në ëështje të tilla intelektualët? A nuk rrezikojmë si edhe herë të tjera një betejë edhe mes tyre. Mund të dalë një grup dhe të kundërshtojë kandidimin tuaj.

Së pari dëshiroj tju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të ëmuara të vendit tonë, mendjendritur dhe kurajozë të cilët e mbështetën publikisht kandidaturën time. Akti i tyreci rrit pamasë të gjitha përgjegjësitë e mia karshi tyre dhe shqiptarëve. Akti i tyre është një inkurajim për mua që të vazhdoj përpara në sfidën time të demokratizimit dhe europianizimit të vendit. Kur vendi është në udhëkryq kërkohet zëri dhe ndricimi i mendjeve të shoqërise nga më të diturit. Madje të tilla akte vetëm e bejnë më të shëndetshme demokracinë sepse japin shprese së ndërgjegja qytetare dhe kurajoja për të ndikuar e trysnuar pozitivisht dhe fisnikqëllimësi që ngerëët të tejkalohen dhe kultura e gabuar të korrektohet. Kur mendjet e bukura të kombit janë në veprim, atëhere shpresa është në veprim, e kështu kemi vetëm të mira e një Shqipëri më të drejtë, më të lirë, e më europiane si pikëqëllim dhe destinacion.

Z Nano, shpesh eshte konsideruar qëndrimi juaj në moemnete të rëndësishme politike, si një qëndrim kundër interesave të PS, është fjala për takimin që ju patët me kryeministrin Berisha në krizëne zgjehdjeve lokale të 2007 apo edhe raste të tjera. Si e shihni ju raportin tuaj me PS? I druheni idesë se kjo do të ketë kosto politike për ju, sa i përket mbështetjes që ju pretendoni se keni në PS, në forumet e saj apo edhe në anëtari?

Kam ditur gjithmonë të përballem me këdo e gjithcka kur dhe ku ka qënë në diskutim e mira e kombit për mbi të mirën e partise, të mirën publike përmbi të mirën vetjake. Por le ta qërojmë njëherë e mirë këtë argument duke i dhënë kthjëlltësi përfundimtare. Partia Socialiste dhe Fatos Nano janë një histori dhe ndërgjegjësim politik që nuk kanë asnjë përputhshmëri, as me konceptin raport, as me konceptin rrugë e vetme, e aq më pak me konceptin ish. Fatos Nano e ka themeluar Partinë Socialiste. Fatos Nano e ka drejtuar për 15 vjet Partinë Socialiste. Sikundër Partia Socialiste nën Drejtimin e Fatos Nanos ka Drejtuar Shqipërinë për 8 vjet. Partia Socialiste nën Drejtimin e Fatos Nanos ka ndërtuar infrastrukturë rrugësh për zhvillimin e Shqipërisë, modernizimin dhe perëndimizimin politik, social, kulturor e institucional të vendit, por edhe për zhvillimin e karrierave të panumërta. Kjo infrastrukturë rrugësh ka bërë që shpesh herë të ketë rrugë që kryqëzohen, rrugë paralele apo rrugë që përputhen në Partinë Socialiste apo me Partinë Socialiste. Sikurse Partia Socialiste ka nevojë për Themeluesin e themeluesit e saj, ashtu edhe është e natyrshme dhe e udhës që Themeluesi ta konsiderojë Partinë Socialiste si Pikënisjen e tij. Duke qenë se unë besoj se Partia Socialiste është Parti me maturinë, përgatitjen dhe mençurinë e duhur demokratike, e di se në asnjë rast kjo Parti nuk do të kërkojë që të bëjë Pikënisjen dhe Pikëmbërritjen, Alfën dhe Omegën. Kohët e Partisë Shtet, kohët e Partisë Zot, janë lënë pas prej gati çerek shekulli tashmë. Në ditët e sotme, nën sfidat e integrimit europian, nën  frymën e demokratizimit të plotë dhe europianizimit kulturor, social e politik, Partitë janë Parti për Shtetin. Partitë janë pikënisje dhe ofertuese Alternativash dhe Karrierash në shërbim të shtetit, kombit dhe qytetarëve. Fatos Nano qoftë në kohën kur e ka Drejtuar Partinë Socialiste, qoftë në periudhën pasi ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Partisë Socialiste, ka vepruar, menduar, folur e punuar për mbarëvajtjen e Partisë Socialiste në funksion të mbarëvajtjes së punëve në Shqipëri. Qëndrimet, veprimet dhe fjalët e Fatos Nanos kahera janë udhëhequr vetëm nga ky parim: Shqipëria është e para. Partia Socialiste gjithmonë në funksion të Shqipërisë. Në fakt të gjitha Partitë Politike duhet të jenë në funksion të Shqipërisë dhe Interesit Kombëtar. Ky është vizioni që kam unë, kjo është fryma që mbart unë, kjo është kultura që dëshiroj e synoj unë të shoh të mbizotërojë në Shqipëri. Sesi transkriptohet apo perceptohet zbërthimi i këtij vizioni e fryme nën optikën e politikës së ditës, për mua kjo pak rëndësi ka, sepse unë gjithmonë u kam dalë për zot punëve, akteve, qëndrimeve dhe fjalëve të mia. Për mua themelore është kultura e pjesëmarrjes dhe konkurencës publike të ndershme dhe të lirë ku çdo palë konkuruese, garuese apo ndërvepruese është në funksion dhe vetëm në funksion të Shqipërisë dhe interesit kombëtar. Unë dhe Sali Berisha kemi qenë Protagonistë dhe Kundërshtarë të fortë politikë në historinë e këtyre 2 dekadave. Kur vlerësimet vijnë nga kundërshtari politik, gjasat janë që të jenë të sinqerta. Edhe unë në momente të caktuara, sidomos në këto 7 vitet e fundit i kam ofruar vlerësimet e mia për arritjet pozitive në Qeverisje ashtu sikundër i kam dhënë edhe mbështetjen time të drejtpërdrejtë për tejkalimin e situatave dhe pragkrizave të rënda politike. Jam i ndërgjegjshëm se nën kulturën mbizotëruese të partizanizmit ekstrem e agresiv dhe nën këndvështrimin e ngushtë të interesave partiake, shumë nga miqtë e kolegët e mij brenda apo pranë Partisë Socialiste, më kanë intepretuar si dëmtues të interesave të Partisë Socialiste në imazh apo edhe elektoralisht. Por me autoritetin e themeluesit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste për 15 vjet, unë u them të gjithëve se kjo është kultura e gabuar. Bëjmë mirë të mësohemi me përkushtim dhe dashuri ndaj Partisë ku militojmë, por njëkohësisht të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të mos harrojmë se Interesat e Shqipërisë janë më të rëndësishme se interesat e çdo partie. Fatos Nano ka qenë 15 vjet Kryetar i Partisë Socialiste dhe 5 herë Kryeministër i Shqipërisë, si i tillë, në respekt e mirënjohje për besimin shumëvjeçar që më kanë dhënë socialistet në veçanti por edhe të gjithë shqiptarët, unë Fatos Nano kam përgjegjësi publike ndaj socialistëve dhe shqiptarëve për të vepruar si Shtetar edhe kur jam edhe kur nuk jam në detyrë. Marrëveshjet e Fatos Nanos me Sali Berishën apo me këdo tjetër nuk mund të kornizohen, etiketohen apo interpretohen në asnjë mënyrë e në asnjë rast si marrëveshje në favor të Sali Berishës kundër Edi Ramës, si marrëveshje në favor të Qeverisë kundër Opozitës, apo anasjelltas. Une i kam të gjitha përgjegjësitë, ndërgjegjësimin, vullnetin dhe kapacitetet personale e politike për të bërë marrëveshje me këdo, vetëm në përfitim të interesave kombëtare, shtetërore dhe qytetare në Shqipëri. Nën këtë kontekst dhe frymë unë jam i hapur dhe i gatshëm që të vazhdoj komunikimin tim politik dhe publik edhe me Sali Berishën, Edi Ramen, Ilir Meten, Vangjel Dulen, Fatmir Mediun, Shpetim Idrizin dhe Gazmend Oketen për të gjetur mënyrat e bashkërendimit për zgjedhjen e Presidentit te Republikës.

Në se marrim rastin kur ju humbisni në garën për president dhe i ktheheni sic keni deklaruar PS, besoni se vazhdoni ta keni mbështetjen që keni pasur para 2005, më parë në këtë parti?

Une jam historia 15 vjecare e Partise Socialiste. Por bashkelidhja ne zemer e mendje mes meje dhe Partise Socialiste dhe te gjithe socialistet eshte 22 vjecare, e panderprere, e pacenuar. 

 

hej rama, mos e caj trapin

cliroje garen, shtrije hapin

c`po behet keshtu?! gjith miqte dhe dashamiresit e qeverise  jane  vene ne pikellim se perse PS nuk kandidon Nanon. 

 

Se mos ke firmosur dhe ti ore apo ndonje peshk tjeter ate letren qi Nano te behet president se na turperuat fare si Peshk, i bie qi dhe dy gisht nderi politik qi na ka mbetur si faqe te na bjere si gjethja e fikut te Adamit n'lumin e internetosferes shqiptare. smiley

ka firmos ajka e kombit smiley

ajke i thencin.......kjo eshte si ajo ajka e qumeshtit qe i shtohet uje......cipe fare........dmth ju ka plasur 

shoku Edi perfundimisht nuk e do konsensusin:

Ambasadori i SHBA negocioi kandidaturën e guvernatorit mes Berishës, Ramës e Blushit. PS e votoi kundër në 2011.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ishte të hënën për 12 orë kandidat për të qenë President konsesual i Shqipërisë. Megjithëse në Parlament u ezaurua edhe raundi i dytë i votimit, komuniteti ndërkombëtar në Tiranë ka vazhduar të punojë fort me krerët e PD e PS për të zgjedhur një President konsensual në raundin e tretë. Burime zyrtare bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka takuar fillimisht deputetin e PS-së, Ben Blushi, të cilit i ka prezantuar idenë e propozimit të Ardian Fullanit për kryetar të ri të shtetit. Nuk bëhet e ditur se cili ka qenë qëndrimi i Blushit lidhur me këtë emër, por më pas ambasadori amerikan e ka çuar emrin e guvernatorit te Kryeministri Berisha. Mësohet se kreu i qeverisë ka pranuar propozimin e bërë nga ambasadori amerikan dhe është shprehur i gatshëm ta votojë atë në raundin e tretë. Pak kohë më parë, me votat e maxhorancës Fullani mori mandatin e dytë 7-vjeçar në krye të institucionit më të lartë financiar në vend. Pasi ka marrë miratimin e kreut të maxhorancës, Arvizu ia ka prezantuar emrin edhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Burime zyrtare bëjnë të ditur për gazetën se lideri i opozitës ka pranuar fillimisht emrin e Fullanit për President, por është shprehur se fjalën e fundit do ta thotë pasi të konsultohet me deputetët. Pikërisht në takimet me anëtarët e Grupit Parlamentar u prish konsensusi i arritur gjatë atyre orëve, kur deputetët u shprehën kundër kësaj kandidature. Ata i kujtuan kryetarit të PS-së se votuan kundër më 17 nëntor 2011, kur emri i Fullanit u propozua për guvernator të Bankës së Shqipërisë dhe këtë herë nuk mund të votonin pro. Pasi ka hasur në kundërshtimin e deputetëve socialistë, Rama ka kthyer përgjigjen negative. Pas dështimit të këtyre negociatave, Kryeministri Berisha dhe lideri i pozitës kanë edhe 48 orë kohë për të biseduar sërish në distancë dhe me ndërmjetës me njëri-tjetrin për të gjetur një emër për raundin e tretë, ku do të jetë edhe tentativa e fundit për ta zgjedhur me 84 vota kreun e ri të shtetit. Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë kontakt të rëndësishëm mes palëve, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e tyre që nga mbledhja e fundit e Parlamentit.

Panorama

PLmomentum - 7 Qershor 2012 - 20:57

 

car ja fut kot ky tipi. se me kete memorien e shqiptareve kushe e di sa here e kane permend e sa here kane abuzuar. as qe eshte ceshtje memorie fare, eshte ceshtje civilizimi, edukate, arsimimi, e zhvillimi shoqeror. eshte ceshtje njerezore mbi te gjitha. pse me nuk i mban mend njeri piramidat, apo 97 apo ku di une? absolutisht, qe i mbajne mend shume mire, por problemi eshte se nga te gjitha deficancat qe prermenda me siper  ketyre njerezve nuk u bejne pershtypje. njeriu po ka humbur pershtypjet, eshte kafshe, madje edhe me posht. po duhet te ndodhi nje 97 prap qe keta njerez te vuajne prap, e megjithate pas nje muaj do bejne prap sikur ska ndodhe gje. 

p.s: habitem me keta intelektualet, sikur u ka mare koka ajer. nanon president? WTF man???!!

smiley

jo vetem qe ka kujtes, po ene i zbukuro, i bo art, si t'mi dush. i gdhend ne dru shqope... si tham, kopacin e gjizes e kishte me ornamente... e merr ngjarjen, medium well e pjek e bo berxoll, masnej shnicel, ene i shty ene me i top me hallv. ne fun i fut ene i bejte qe mbaron me gerbsin. pastaj prap, te sheshi, te sheshi...

ahaha... smiley

ej s'di gjo ti se ke qen me vakanca. Tani osht bo e citushme edhe Liljana Hoxha smiley

 

 

me cudit nje emer aty...se te tjeret jane per te qa hallin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).