Në Durrës, por jo vetëm aty, është shkelur çdo cak ndaj pasurisë së papërsëritshme.
 
 
 
 
Në foto duket muri i kalasë së Durrësit, e cila rrethon qytetin antik. Muri është ndërtuar nga perandori i Bizantit, Anastas Durrsaku, dhe është përforcuar më pas nga venecianët dhe otomanët.
Bashkia Durrës dhe Drejtoria Monumenteve të Kulturës Durrës kanë dhënë leje që mbi murin antik, që ndodhet në krahun e djathtë të portës së portit, pra në sheshin "Dom Nikoll Kaçorri", të ndërtohet një pallat i madh shumëkatësh. Nga njëra anë muri është puthitur me betonin e pallatit dhe nga ana tjetër është lënë diçka më pak se gjysëm metër hapësirë për të vazhduar pallati.
Tani se kush ka të drejtë pronësie mbi murin antik qindravjeçar në Shqipëri, ku gjithçka po legalizohet dhe privatizohet, këtë nuk e di! Por shikoni se ç'krim! Pavarësisht fajtorve, kjo gjë nuk na nderon të gjithëve që shohim çdo ditë se çfarë bëhet dhe jemi katandisur në një shoqëri që fle, miope dhe ataraksi, siç thoshin një herë motit filozofët grekë. Një shoqëri e tillë është e destinuar të vdesë. 
 
 

42 Komente

Cudi,po Roni ku eshte ? Apo Vangjushi eshte i Opozites.....Auron jo mire keshtu.

Ti falendero zotin qe u gjet kjo zgjidhje, se pronari dinte shume mire ta rrafshonte e ta bente ushqimore ne vend te nje muri te vjeter smiley

Kshu me sy te lire, 7 x 4 hmm nja 30m/katror. I thojne 300-500 mije leke qera ne muaj minimum, afro 6 milion ne vit. Urdhno llogarite.

Kshu si e kane lone esht me keq. Te pakten po ta kishin rrafshuar, turistet nuk do e dinin se sa plehra jemi. Ndersa keshtu e kane para syve. Pallat mbi mur. Une skuptoj a ka prokurori tek ne qe i shqyrto se si jane dhene keto lejet e ndertimin?!

kam pare gjera , por kjo qenka e re. zgjidhje tamam tip.

Hallall!!!

Erozioni o pune m00ti; zakonisht nuk kuptohet nga masat. tjetri ka ngrit gjith ate karabina per te mbrojt nje cope historie. Bashkia duhet te akordoje nje fond per ket ndertusin qe mbrojti ket mur antik nga shpullat e kohes.

Albanian Style Real Life Encapsulation

hall me e rrujt, hall mos e rrujt!!!!

p.s. no pun intended!!!

Hahahaha!!

Po e kane thone pra: Durresi eshte taverna e Adriatikut! smiley

Juve menduat qe taverna ishte kompliment? 

Coni mer nja dy katunare aty pari, t'therrin noi lope qe t'shokohet elita! 

do e kene ther dashin mer

per kurban themelesh me siguri smiley

Ore, qe rrojti muri kaq gjate, dha tashi i vune dhe pallat ciper, jo dash, po UFO do kete therr Anastas Durrsaku per kurbon! smiley

 

Mundesi e mire marketingu per mbikqyrsit apo pronaret e pallatit.  "Pervec te tjerave, pallati jone ofron dhe mundesine per te pare cdo dite nje mur bizantin mijravjecar sapo dilni nga shkallet".

Streha e re e murit të vjetër plotëson gjithë kushtet për urinimin në fshehtësi. Ç'do e keqe e ka një të mirë. Djemtë e lagjes në barin ngjitur, e kanë tashmë një vend ku të zbrazin fshikëzën nga birrat.

Ama duhet thene, keshtu nga fotot, duket qe eshte punuar mire...

jam krenar qe jam shqiptar bre...

me 10 vjet vonese, po nejse...

vetem se eshte harruar te thuhet se per kete ndertim, eshte prishur selia e Princ Vidit, shpalluar monument kulture.

Albanistani yne qesharak smiley

Ooooooooooo e kam thon me kohe, nuk na bon pershtypje se prishen monumente kulture te ndertuara me qindra e mijera vjet me pare, pasi arsyeja eshte e thjeshte:

NUK JANE TONAT!

Se po te ishin tonat ta shifnit ju se si do shndrisnin ato.

casaubon, pse nuk  jane tonat?   dhe nese eshte keshtu, te kujt jane??

Po nuk jane tonat, pasi  nuk kemi as edhe nje lidhje te vetme me to, si materiale ashtu edhe shpirterore. Ata qe i ndertuan dhe i kishin jane tretur ketu e qindra vjet mepare.

nuk e kuptoj pergjigjen... 

kush jane ata qe i kane ndertuar: te huaj, apo  ster-ster...gjyshrit tane?

Mos u boj kembengules kot mer Belul, se ti e kupton per bukuri, qe po ti kishin ndertuar ster-ster....gjysherit, atehere keto gjera kishin per ti trasheguar ster-ster...niperit.

Llogarite dalin ndryshe.

jo, une e kuptoj keshtu... jane ndertime te te gjitha periudhave historike qe ka kaluar ai vend  dhe te ndertuara nga steeeergjyshrit tane  per gjate periudhave  historike  respektive  qe ata kane jetuar! 

dakord, e vertet ne po sillemi shume keq  me to!   arsyet jane te ndryshme. nuk e di me siguri... ndofta  tranzicioni.. ndryshimi i sistemit  qe u shoqerua  ndryshimin  e vlerave ne shoqerine tone...   ne nuk po sillemi keq vetem me  objektet .. ne po sillemi keq  token, detin, malin,  pyllin ... ne po sillemi keq  mes vedi.. me njeri tjetrin ne familje.

Si ka mundesi?  Do behemi vend fenomenesh te cuditshmesmiley

Dora, paske ardh ne Belgjike. Sa do rrish. 

Nuk mendoj se eshte dhe aq keq, mbase nje çike si ngusht... po nejse. Sikur te ishte i veshur (rrethuar) me plexiglass me trashesi rreth 1cm dhe ndriçuar nga brenda vellimit te brendashkruar nga "kutia e plexiglassit", do ishte teper bukur dhe s'do kishte te share. Madje do merrej si inovative per shqiperine - antikititeti si vazhdimsi, si pjese e jetes se perditshme. Sidokjofte prishja e asaj nderteses se Vidit nuk te ban me u ndi mire.

Kjo foto flet me shume se 1000 fjale per deshtimin e 'o sa mire me qen shqiptar'

Duke pase parasysh talentin e trasheguar te socialisteve per te shkaterruar kulturen e dijen, mund te ishte teper me keq. E randesishme ashte qe muri vazhdon te qendroje ne kembe. smiley

po lali. rrnofte sala dhe gegnishtja. posht fatos nana dhe edi greku

Rrofte edhe tosknishtja! Per pjesen tjeter s'kam ç'te shtoj, duket mire ashti siç eshte. smiley

akoma tu ndertu ne durres vallai...kush ble shpi atje do jet rrotchari

Tek ky qyteti ku jam une, muret e kohes te romakeve i kan rrethuar me xham te trashe dhe nuk i afrohesh dot.

Kur isha ne vlore para disa vitesh duhej te prishej nje godine qe kishte zene rrugen se do rindertohej rruga. Godina ishte dy-tre katshe, zgjidhja e paimagjinueshme.

U prish vetem kati i pare i godines, dhe u vune kollona ne mes te rruges per te mbajtur katin e dyte. Makinat kalonin ne rrugen ku ishin kollonat mu ne mes qe mbanin katin e dyte qe rrinte siper rruges.

Ate thashe dhe une ne komentin mesiper. Nuk asht xham, asht nji material tjeter transparent (polimetilmetakrilat), nder te tjera i njohun me emnin plexiglas, qe asht ma i lehte se xhami dhe teper rrezistent ndaj goditjeve. Ato shields qi perdorim policia jane te bame pikrisht nga ky material. 

OK, tip kaucuku? 

Yes.

ost sioct:Comment">

USHoppa - 21 Qershor 2012 - 13:15

 

Ate thashe dhe une ne komentin mesiper. Nuk asht xham, asht nji material tjeter transparent (polimetilmetakrilat), nder te tjera i njohun me emnin plexiglas, qe asht ma i lehte se xhami dhe teper rrezistent ndaj goditjeve. Ato shields qi perdorim policia jane te bame pikrisht nga ky material. 

ost sioct:Comment">

 

GB1oora - 21 Qershor 2012 - 13:30

 

OK, tip kaucuku

 

ost sioct:Comment">

USHoppa - 21 Qershor 2012 - 14:16

 

Yes.

smiley

smiley

smiley

Çfarau keu mer casau? smiley

Hopa ne mos u gabofsha i kemi thene edhe pecikllas ne shqip. Ky duhet te jete emri i sakte ne shqip, pecikllas.

jo po, peçikuku..smiley

bej shaka..smiley  ashtu i kemi thene (themi) ketij lloj materiali.

Pecikllas apo kaucuk? (vlonjatce kallcuk)

po jane dy materiale te ndryshme ora..

pecikllasi nuk eshte  kauçuk..  ose eshte kauçuk i nje cilesie shume me te larte..  peçikllasi eshte  zakonisht rreth 1 cm trashe.., eshte i  tejdukshem, shume i forte dhe i paerthyeshem.

Hoppa - 21 Qershor 2012 - 18:47 Çfarau keu mer casau?
1oora - 21 Qershor 2012 - 20:25 Hopa ne mos u gabofsha i kemi thene edhe pecikllas ne shqip. Ky duhet te jete emri i sakte ne shqip, pecikllas.
Beluli - 21 Qershor 2012 - 20:28 jo po, peçikuku.. smiley bej shaka..  ashtu i kemi thene (themi) ketij lloj materiali. smiley
1oora - 21 Qershor 2012 - 20:28 Pecikllas apo kaucuk? (vlonjatce kallcuk)
Beluli - 21 Qershor 2012 - 20:33 po jane dy materiale te ndryshme ora..
pecikllasi nuk eshte  kauçuk..  ose eshte kauçuk i nje cilesie shume me te larte..  peçikllasi eshte  zakonisht rreth 1 cm trashe.., eshte i  tejdukshem, shume i forte dhe i paerthyeshem.
 

 

He more gomere, u dhjete gazit edhe me kete muhabet?

What?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).