Çudirat vazhdojnë

Meqë kam shkruar njëherë për korsinë e bicikletave në Bulevard, po ju mbaj të përditësuar me cudirat...
Ora 6:35 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Makinat e parkuara (në rregull) përgjatë gardhit të Rognerit zgjohen të rrethuara nga një gardh i gjatë, i sjellë atje gjatë natës. As nuk parkon dot, as nuk del dot nëse ke parkuar atje. Makinat do kenë bërë ndonjë gabim gjatë natës, dhe shteti menjëherë i ka rrethuar si një skenë krimi. Nuk ka asnjë tabelë shpjeguese mbi sa po ndodh. Nuk dihet kush e ka ngritur natën këtë gardh, as se pse.

Heshtja e kësaj engime është serioze aq sa karagjoze - dhe e plotë. Deri në orët e vona të drekës gardhi është akoma aty. Askush nuk ka ardhur për të lyer a rregulluar ndosend. Shkurt, nuk po ndodh asgjë. Disa shoferë të pabindur i kanë grisur shiritat e plastmasit dhe kanë dalë nga vendparkimi "tok e xanun", duke e sfiduar rëndë shtetin. Në mos qoftë e gjitha një kamera e fshehtë... Sigurisht, korsia proverbiale e bicikletave vate edhe sot, pasi furgonët e televizionëve që stacionohen tek Rogner, zaptuan edhe njërën nga korsitë e makinave. smiley

Realisht, po përpiqem të kuptoj, cfarë po ndodh këtu? Ndonjë ide?
PS. Djali i Ylli Ndroqit ka ditëlindjen sot dhe në kopshtin e madh të Rognerit po organizohet një Gala që e bën Top Festin të duket si Miss Lagja, por kjo nuk duket se ka ndonjë lidhje me misterin tonë në Bulevard.

 

35 Komente

Blend,

nuk shoh ndonje cudi te madhe;

ktej nga ne jane me te sofistikuar; ta ngrejne makinen, lyejne ckane per te lyer POSHTE MAKINES, plus te japim edhe gjobe!

Ec e mere vesh - aty te ty te pakten sikur skane vene gjoba

Hahaha, o Blendi, me kujtohet se si peshku kishte pikerisht kete fryme nje here e nje kohe, kjo teme, videoja e semaforit, gjerat qe i pret skena bosh e peshkut, tu shtofte qejfi per t'i shkruar/fotografuar.

e forte kjo smiley " as nuk parkon dot e as nuk del dot" smiley

kjo eshte e bukur "...po organizohet një Gala që e bën Top Festin të duket si Miss Lagja..."

ne qofte se jane kundravajtje, pse nuk i ka marre karroatreci? doi kishte bere nje dore te mire lekesh. 

NUK jane kundravajtje!

aha se nuk e kuptova. dmth absurdi qeka se nuk e dine pse i kane rrethuar, OK smiley

Trop, thx. smiley Une keto i marr gjysme me te qeshur (sepse ndyshe do t'i bija ndonje muri me koke), por dua t'i ngacmoj. Llafi me erdhi qe ajo e korsise se bicikletave ishte biseduar ne nje seance plenare. smiley 

Nderkohe qe kemi nje maket per zgjatjen e bulevardit deri ne Paskuqan, rruget e brendshme te Tiranes PO THERMOHEN FARE. Ka nevoje urgjente per nderhyrje ne rruget dytesore pasi nuk eshte investuar asnje qindarke qe ne 2009. Si pa e kuptuar cilesia e jetes ne Tirane, bie ndjeshem kur balta dhe gropat organizojne nje kundersulm si ky qe po ndodh.

Ja nje foto sa per tease:

jemi ne rrugen dora d'istria, sot. Gropa eshte rreth 1 m e thelle.

ku kishte vdekur dikush keto kohet e fundit se kish rene ne grope?femije me duketsmiley

Ke provu ti shtrosh te Klubi mengjezit keto gjera , ja ashtu si qesh e e ngjesh !?

Sigurisht, sigurisht. Mund te duket e pabesueshme por disa here me eshte dashur te kerkoj falje dhe te largohem nga nje emision i drejteperdrejte pasi karoatreci vjen dhe ngre te gjitha makinat ne ditet kur eshte planifikuar ndonje koncert elektoral, apo ndonje proteste per hapje kutish. E bukura eshte se nuk ka asnjehere njoftim te tipit "SOT PARKIMI NUK LEJOHET", por te lene te parkosh, te shkosh ne zyre dhe vije ta marrin makinen dhe ta cojne ne Yzberisht. Per keto ndodhi kemi bertitur me te madhe ne radio dhe degjuesit kane reaguar me qindra mesazhe me histori te pabesueshme abuzimi me makinat... qe besoj edhe peshqit i kane degjuar here pas here.

nje pyetje kam une! kush eshte Ylli Ndroqi? edhe nje! duhet te na guduliset ndopak per kete Ylli Nroqin? smiley

Blend,

ky eshte karshilluk qe i ben administrata e Kuvendit , bashkise. Pretendohet qe keto vende jane te kuvendit, por qe kam pershtypjen qe te jene te tilla duhet paguar nje takse ne bashki. Histori shume shekullore e kam fjalen.

Shkurt, pune Jozefini.

Po e marr me te qeshme atehere. smileysmileysmiley

Jo, eshte per te vene kujen. Ka 7 vjet kjo histori aty edhe me Gjykaten Kushtetuese vs Kuvend.

Per vende parkimi publike ushtari i Gardes te drejtonte armen/kallashin ne vitet 2005-2009. Tani nuk e di se nuk jam me andej.

Tani eshte vetem kjo qe na e zune, tjeter vend, andej nga rrugicat e Amstdamit se tjeter vend s'ka. Perpara Pallatit te Kongreseve eshte bere me leke por ata tipat qe shesin biletat nuk dalin para ores 8, keshtu qe je i detyrum te gjesh nje vend, pa leke, ku nuk ta ngrejne. Picir, picir!

O picira, picira, ju jeni hajdute, rruget ku parkonim, juve na i zute. 

je i detyrum te gjesh nje vend, pa leke, ku nuk ta ngrejne

smiley

Made in Albanistan. 

Me sa di une nga info te brendshme Rogneriane, kete fundjave fillon Rally Albania .. nuk e di a ka lidhje me kete  'shtet-rrethim'. por mua ajo qe mi ben nervat kacurel eshte perimetri ne trotuar qe ka vene kryeministria .. nuk ka ven per kembesor aty, si qorre qe jam  rrezikoj jo pak here te pesoj noj aksident aty pari ( pa lidhje kjo e fundit po hajt mo)

Ja qe kisha te drejte. Blendi e mirekuptoj kete postim por hamendesimet nuk jane lajme te konfirmuara.

Me ben pershtypje...duket sikur makinat jane ne shitje..te gjitha te pastruara,u shkelqejne edhe gomat..

Natyra eshte bujare.

Mire ua kan bo...

Investigative journalism ala rruges per ke kafja

t'emen ore sa e bukur qe eshte bere Tirana!

Nuk e di kur ke ikur ti, por ka ndryshuar vertet. Kete bulevard e kane projektuar dhe ndertuar ca firma italiane.

Sot qenka bere nami !

2 gjera Brad, meqe po ironizon.

E para, ka nje grup qe as kur u vrane 26 kalamaj ne gerdec nuk menduan se "u be nami" keshtu qe eshte shume relative per ta gjetur se kur behet nami.

E dyta eshte qe keto karagjozlliqe dhe karagjozet, qe nga sa duket nuk njohin civilitetin, e i bejne keto manovra idiote ne kurriz te qytetarit duhen ekspozuar. Pse? Minimumi sepse karagjozet duhen njohur per ate qe jane, qe te trajtohen ashtu si e meritojne. 

Jam i ndergjegjshem qe mund te perceptohet si patetizem, por me kane ardh ne maje te hundes keto pislliqe, do te thote se po te shtohen edhe pak, do me zene syte.

Nuk guxo Bradland me ik jashte shtetit, se shife ca i bojn te tjeret!

Si ke dhone mire direktivat para se me ik! smiley

yll ndroqi--kush osht ky kaci?

p.s. ec ne kembe, tirana 2 pellembe eshte

e mbani mende si ngrihej korri i vuvuzelave me qeveri e me Sali ( pa harruar vuvuzelat e peshkut ) kur binte shi ne Tirane? Apo kur luteshin "te mos binte termet" ?

Askush dhe asnje vuvuzel nuk u ndie dje, as pardje... Si tha ai " c'me duhen votat e vjedhura mua si popull, une dua te me vij uji ne shtepi"...

smiley E bukur. Po ku eshte problemi? Can rrethimin. Pike.

Po qe se larg qofte, polici guxon te nise te plotesoje fleten e gjobes, e kercenon. Kaq.

kur po xhirohej nje filem smiley

Kur më kujtohet Tirana, një pyetje më vjen në mendje: ç'u duhen gjithë ato makina tiranasve që shkojnë në punë? Jo se jam ekologjiste, po sinqerisht: 

- pjesa dërrmuese e atyre që punojnë në Tiranë, jetojnë në Tiranë;

- vend parkime s'ka

- trafiku në mëngjes (e në drekë e pasdreke ... e ..e) është aq i ngjeshur sa më shpejt mbërrin në këmbë

- trajta barkore mesatare e popullsisë në moshë për t'i dhënë makinës mund të përshkruhet pa frikë me një polinom të gradës së dytë... 

- karburanti kushton shtrenjtë

- shumica janë të mendimit se rrogat janë të ulta dhe mezi u del hesapi

- shumica janë të mendimit se jeta është shumë stresuese dhe nuk u del koha për të dalë shëtitje më shpesh apo për të marrë pak ajër të pastër

- shumica është gati për të shpenzuar para për të qenë pak i pashëm, seksi, apo tërheqës

- Shqipëria ka më shumë ditë me diell se ditë me shi

- është shpikur Gore-Tex-i

- është shpikur trotineta

- Tirana është fushë e sheshtë

Duke marrë parasysh të gjitha këto dhe në mos qofsha gabim, një biçikletë mjafton ta çojë pjesën dërrmuese të punonjësve nga shtëpia te puna brenda 15-20 minutave, m'a do mendja. Për kravataxhinjtë që djersisin, ekzsistojnë edhe biçikletat me asistencë elektrike... po kur ia merr dorë (këmbën) asaj pune as nuk djersit më. Për të tjerët trotineta është shumë "trendy" në Evropë dhe si aspirantë të E-së që jemi gjenetikish, çudi që s'e kemi zbuluar akoma .. e fundja, një shëtitje e vogël gjysmë orëshe në ajrin e pastër të mengjesit s'do i bënte keq pjesës tjetër... 

P.s.: më këtë nuk justifikova çudirat e fotove më lart, ë...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).