Kombet e tjera rreth shqiptarëve vazhduan projektet e tyre kombëtare paralelisht me integrimin europian, madje duke ia nënshtruar projektin e dytë interesave kombëtare.

... Parimi i parë politik i nacionalizmit, ai më universali, është që kufijtë e kombit të përputhen me ata të shtetit. Më pas vijnë parimet e tjerë, edhe në varësi të rrethanave politike, historike, ekonomike etj. Për sa kohë që për shqiptarët parimi i parë nuk është përmbushur për pjesën më të madhe të territoreve ku ata jetojnë sot, atëherë nacionalizmi shqiptar është endemik për shqiptarët. Me fjalë të tjera, pavarësisht prej faktorëve dhe dukurive të tjera që e favorizojnë ose e pengojnë, për aq kohë sa kombi shqiptar është i ndarë dhe konsiderohet si i ndarë, qoftë edhe nga një pjesë e shqiptarëve, nacionalizmi mbetet një program politik aktual. Programi i tij është bashkimi i kombit në një shtet kombëtar dhe në këtë aspekt ai priret edhe për nga universalja, ngaqë synon kthimin e shqiptarëve në një subjekt politik, krahas kombeve të tjerë të botës.

...

Kombet e tjera rreth shqiptarëve vazhduan projektet e tyre kombëtare paralelisht me integrimin europian, madje duke ia nënshtruar projektin e dytë interesave kombëtare. Kroacia është më e suksesshme në afrimin me BE-në, edhe për faktin se deri diku problemin e separatizmit serb në Krajinë e zgjidhi dhe ka siguruar një pozitë të favorshme institucionale për kroatët e Bosnjë-Hercegovinës. Mali i Zi ia doli të pavarësohet nga Jugosllavia e mbetur, me gjithë trysninë e BE-së për të mos e hedhur këtë hap, shumica e shteteve të BE-së e pranuan pavarësinë e Kosovës prej Serbisë, por duke e njohur rolin e privilegjuar të Serbisë brenda Kosovës, diçka që e përmban Plani Ahtisari dhe që po e dëshmon edhe investimi i BE-së në vazhdimin e negociatave të Prishtinës me Beogradin. Serbia, pasi e ka rehabilituar thuajse plotësisht imazhin e saj ndërkombëtar për luftërat dhe spastrimet etnike, po tregon se integrimin europian do ta përqafojë pa prekur synimet e saj politike në Bosnjë dhe Kosovë. Në IRJM vazhdon procesi i kombformimit maqedonas, me përmasa megalomane e groteske, por që ia ka dalë të anashkalojë me sukses kërkesat kombëtare shqiptare. Në rajon, janë shqiptarët kombi i vetëm që ka përqafuar si projekt të vetin integrimin, në vend të bashkimit. Qeveritarët e Shqipërisë në radhë të parë dhe pas tyre edhe ata të Kosovës dhe politikanët shqiptarë të IRJM-së kanë deklaruar se bashkimi do të jetë vetëm në Bruksel. Shqiptarët janë të bashkuar për t’u integruar në BE!

Artikulli i plote i gazetes "Shqip"

29 Komente

Vari leshte, fantazira te semura perballe realitetit ekonomik ku ndodhen shqiptaret se bashku me Evropen. Shteti Komb! Jo po Game of Thrones. 

ëndrra në diell në fakt. gjithë zonat e populluara me shqiptarë në masë, janë më të prapambeturat e Ballkanit. Prapambetja rrezikon ekzistencën e shtetit vetë, lëre më të bashkuarit. 

 

Bej habi me ju te dy. Ndjenjat e zjarrta atdhedashese te Vetevendosjes ju ngrejne zemren peshe, argumentet e puthitura ju duken endrra ne diell.

Ndjenjat e zjarrta atdhedashese te vetvendosjes i shoh ne funksion te shqetesimeve mbi gjendjen ekonomike, varferine e kosovareve, dhe te tjera sende te kesaj natyre. Pra nuk me ngrejne zemren peshe, por me vene mendjen ne pune, se mos ne fakt retorika e bashkimit te VV eshte ne funksion te ketyre te tjerave. Sa per argumentet e puthitura ne kete artikull, nuk gjeta as edhe nje. Megjithe dallimin fiktiv mes Pse-se dhe Si-se dhe privilegjit skolarist ndaj Pse-se, Pse-ja e Sulstaroves nuk gjen asnje pergjigje, as ne artikull, dhe as edhe ne mendjen time. Madje me keqardhje verej, se Bashkimi Kombetar qenka bere panacea per nje pene qe tek une gezonte nje fare respekti modest.  

Argumentat e puthitura jane aty nqs e lexon artikullin pa paragjykime. Se ai i ka shkruar argumentat dhe ti ka shpjeguar se si dhe sa bejne fqinjet tane per kombin dhe jo vetem shtetin e tyre, dhe sa mire u ka dale atyre ne krahasim me Shqiperine.

Dy postimet e para japin keshillat fiks sic jepte nje Serb ne setimes.com a thu Serbi qe i urrente Shqiptaret na e do te miren ne?

shume drejt zoti sulstarova ,po si tja bejme qe te tredhurit jane shumice dhe s'duan bole?

smiley   +1

 

EU eshte shprehur qarte se nuk ka ndryshim kufinjsh, keshtu qe interesi jone eshte ti bashkohemi familjes europiane. Gjysma e rruges eshte bere, ngelet dhe gjysma. 

Nuk jane shumice te tredhurit albanezo, madje edhe luliani eshte nacionalist po ende nuk e di. Rrenjet jane, duhen ujitur dhe shkrime si ky i Sulstaroves sherbejne. Problemi i ngritur eshte i gjetur dhe menyra e trajtimit e sakte. Per sa i perket problemeve ekonomike, eshte afermendsh qe ne boten globale te sotme nje treg 10 milionesh eshte me terheqes se sa dy apo tre tregje te vogla. Por ajo qe besoj do ta trajtoje Sulstarova ne shkrime te metejshme eshte fakti qe politikisht nje shtet i qendrueshem shqiptar eshte i mundur vetem nese perputhen shteti me kombin. 

Gjithsesi, mua po me ndodhka procesi i kundert me Lulianin, nuk kisha ndonje simpati per Sulstaroven por po filloj te ndryshoj mendim.

pjer e pse duhet te na interesoje se cfare thote BE-ja? cfare ka bere ajo se fundmi per ne? Ne 92 na dha terapine e shokut, ne 97ten ishte teresisht e pafuqishme, Kosoven ende nuk e njeh edhe pse pro forma luftoi per ta cliruar, ne FYROM na dha Ohrin e cila ka mbetur ne leter.

Edhe nje here pse duhet te na interesoje BE-ja?

Kulaku, terapine e shokut, nuk na i dha EU, por e hodhi ne treg i ndjeri Gramos Pashko (lexo VQ) , dhe kjo eshte nje teori e nxjerre nga te tjere, dhe perdoret ne rastet kur nje ekonomi falimenton, nje shtet bie, nje firme falimenton, gje qe do te thote qe; e fillon nga e para, pa marre mbi supe borxhet e se kaluares, fillon aktiviteti (regjistron çdo lloj aktiviteti nga e para) nga zero qofte edhe me asetet e kohes se shkuar. Kjo eshte nje teori shum e gjere qe une do te duhem te mbush ketu shum faqe, gje qe s'me premton koha, por ajo qe duhet te them eshte se i ndjeri Pashko, e hodhi ne treg kete teori, por nuk e zbatoi siç duhej. Se pse, kjo nuk u morr vesh. Dallkautet e politikes shqiptare e mbajten ate si yllin e ekonomise dhe e mbanin afer, ndigjonin keshillat e tij, mirpo une mendoj se ai (Gramozi) nuk e justifikoi dhe aq mire punen e tij ne drejtimin e ekonomise, per te mos thene se ishte armiku i ekonomise shqiptare. 

Krahinat duhet te jene pese, sepse perpos Maqedonise edhe Mali i Zi ( packa se jashte vemendjes aktualisht) eshte nje shtet minorancash ku shumica malazeze eshte 42 perqind dhe shqiptaret jane neper territore historike. Per me teper qe sic thote Sulstarova me ligjin per rendin shqiptareve u mohohet edhe e drejta per te patur simbole kombetare nderkohe qe politikat shteterore  malazeze jane per nje asimilim te bute te tyre.

e perse duhet te jete federal nje shtet njekombetar si shqiperia(e madhe)?

federate ishte ish-jugosllavia,cekosllovakia,bs-ja qe perbeheshin nga kombesi te ndryshme e qe u shperbene per kete shkak. ka shtete shume here me te medhaja se se shqiperia 6-7 milioneshe e nuk jane federata,si franca ,turqia,italia dhe shumica e evropes.as maqedonia qe eshte mes shqiptareve e sllaveve nuk eshte federate.  ne nje grusht njerezish sa gjysma e nje kryeqyteti evropian duam nga 5 kryeqytete.smiley.

Jam dakord me ty nuk ka kuptim fjala federate ne rastin konkret .. vetem po u bo federata shqiptare ateisto/ agnostiko -myslimane ..

Bashkimi i Shqiptareve do te mund te behej ne forme te nje Unioni, ku brenda nesh institucionet e secilit vend do te ishin te pavarura, ndersa ne rrafshin nderkombetar si nje njesi territoriale.

si puna e jugosllavise d.m.th.?

te bukur model qe dashkeni.te gjitha modelet e deshtuara ne do i rizbatojme!  federata eshte me e keqe se gjendja e tanishme.ose nje shtet komb ose 5 principata qe te tallin menderen te gjithe.

O njerez, pse nuk u bashku Greqia me Qipron edhe pse ishin te dy vende te pavarur? 

Pse jeni kaq te ceket? Pse nuk e shikoni gjithe tabllone?

Qipro eshte e ndar ne dysh ore, ne dysh taman kapish ti a si e ke hallin, plus qe duhet te konsiderosh situaten gjeopolitike te Turqis dear mroklle..

s'kane qene bashke asnjehere, ndersa ne asnjehere te ndare.

"O njerez, pse nuk u bashku Greqia me Qipron"

Greqia nuk bashkohet me Qipron sepse qipriotet i ngrahin veturave ne anen e majte(stili i britanikeve) ndersa greket ne anen e djathte.

Natyrisht,keto diferenca jane prezente edhe ne mes Kosoves dhe Shqiperise:

ne Kosove i ngrahin veturave neper trotuar,ndersa ne Shqiperi, lere qe i ngrahin ne trotuar,por,nese eshte nevoja, te ndjekin edhe ne oborr te sh'pise smiley

Greqia nuk bashkohet me Qipron sepse qipriotet i ngrahin veturave ne anen e majte(stili i britanikeve) ndersa greket ne anen e djathte.

lol. e para here ne bote, qe e shof te shkrume kaq Thjeshte. Pune trafiku! smiley Jakove, e ke lon legjendare ket smiley Skom per ta harru, per 145.000 postime ktu!!! Historike fare!

5*

[ta them pa te keq, lol]

Nje shikim i shpejte ne wiki mjafton per te pare qe greket kane kerkuar e tentuar bashkimin e Qipros me Greqine qe nga formimi i shtetit modern grek.  Gjithesesi situata e Qipros nuk eshte e barabarte me ate te Kosoves.

http://en.wikipedia.org/wiki/Enosis

Shkelqyeshem Sulstarova!

Disa pjese qe me rane ne sy dhe qe flasin goxha per ata qe jane kunder bashkimit kombetar:

Dikur, Enver Hoxha deklaronte se kërkesa e shqiptarëve të Kosovës për bashkim me Shqipërinë ishte e dëmshme për Jugosllavinë dhe çështjen universale të socializmit, sot bashkimi i shqiptarëve shpallet i dëmshëm për çështjen e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian.

 

Mendimi i Hotit priret të shquajë universalen te përpjekja kombëtare shqiptare. Pra, jo bashkim paçka asaj që po ndodh në Europë dhe në botë, por bashkim kombëtar sipas parimeve universale mbi të cilët po kryhet integrimi europian dhe ruajtja e paqes dhe e rendit ndërkombëtar.Ai nuk e shtyp partikularizmin e çështjes shqiptare në emër të parullave universale (internacionalizmi komunist, globalizimi, integrimi europian etj.), por e shtron detyrën kombëtare të shqiptarëve së bashku me detyrën që ata kanë ndaj bashkimit të Europës dhe ndaj paqes e barazisë mes popujve dhe njerëzve në mbarë botën.

 

Tropi Vetevendosja nga vete emri misheron nacionalizem.  Vetevendosja s'ka te bej vetem me ndjenjat e zjarrta atdhetdashe, por me botekuptimin e nacionalizmit si shtylle ideologjike e tyre, me bashkim kombetar si nje nga pikat kyce te programit te tyre, me faktorizimin politik te shqiptareve ne ballkan si nje nga pikesynimet e tyre kryesore.  VV-ja pavaresine e plote (jo kete gjendjen e kolonise eksperimentale te EU-OKB-se) e sheh thjesht si hap ndermjetes drejt bashkimit te kesaj krahine (ashtu e konsideron VV-ja) me shtetin ame shqiptar ne permbushjen perfundimtare te shpalljes se pavaresise te Shqiperise ne kufijte e saj etnike me 1912.   Kush nuk i sheh keto te VV-ja, ose nuk e njeh VV-ne ose behet i verber qellimisht.

 

Shihni ndryshimin mbi bashkimin kombetar qe ka Kurti nacionalist me kete pallen e gjate euro-integrist faktor-stabiliteti-rajonalist e feudo-bajraktarsit:

http://www.youtube.com/watch?v=0zJssnsSOWI

 

Ik er Sul se ke dal demode. Te gjitha keto qe thua ti ka rrezuar Lubonja me idene e vet me bashkekohore te atdhedashurise qytetare.

C'ërë?! Atdhedashuria qytetare ? Ca ke tymosur plako, se qenka cilesi e mire, te beka te krijosh neologjizma.

Seshte faji im o burr qe ti pi uje vetem te cezma kuq e zi edhe nuk i di keto terma. Shih Lubonjen tek emisioni 'a jane shqiptaret rraciste' qe ta kuptosh.

atdhedashurine them se e kan te gjithe shqiptaret. ja u bashkuam, kush do na qeverisi ashtu sic duhet? ky eshte problemi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).