Welcome to old beach
plazhi i vjeter

Edhe pse ne kushte te veshtira jetese jemi shume mikprites.

159 Komente

skele e pare ne Evrope!

Do ta kërkojnë Vlorën, Admiral. Po do endemi nëpër Mesdhe si çifutët nëpër shkretëtirë.

e di ku i kafshojne ujqit pelat?

Kjo foto s'mi kujton fare ditet e mia te femijrise te plazhi i vjeter.

smiley

ne plazh te vjeter une kam qene vetem ne kampin e pioniereve dhe ne kampin ditor.zona verdalle(kumja) shkaterrim ka qene me kohe po jo ksi lloj berbati.

smiley besoj e kam kalu racionin e te shames per mujin...

Old beach?

Biçikleta me ndryshk.

keta jane kafshe parahistorike. po i le pa kapter te privatizojne edhe detin. Dhe pastaj jo se nuk te lene qe te lahesh, por kane qejf qe ti shkosh e ti lutesh e pastaj, mbasi tju jete ngopur krenaria boshe, te thone: mire lamash shko e lau tani. 

Tani per te qene fair.... dhe te drejteperdrejte..... sot, per sot, vetem ne Vlore qe nuk behet plazh, te pakten,  si dikur..... Ne radhe te pare, sherbimi i hotelier le shume per te deshiruar, edukata e personelit eshte kuje me dreke....  futesh ne nje restorant dhe te vjen kamarieri dhe te bertet rreze veshit.... çar do marreç vella.....ose edhe me keq akoma.....kur hyn dhe shikon sallen bosh dhe vetem nje njeri qe shikon Ezelin eshte brenda..... Pasi pret pak, te humbet durimi dhe bertet ....kamarieeer...... hiç pergjigje.... dhe pasi bertet edhe nja dy here te tjera ...ngrihet ai tipi qe po shikonte Ezelin dhe te thote me mosperfillje ....nuk sherbejme tani..... Me mire larg sherrit.... ne Vlore mund te besh sherr edhe duke ngrene pilaf.....dhe keto i kam te jetuara e jo me llafe larte e poshte......deti i afrohet atij te Durrresit..... Tani sikur kane filluar andej nga Radhima te sherbejne pak me ndryshe.... po nejse nuk bejne per sherbim vlonjatet......

Per kete me kujtohet  Bejkush Birçja.... kur ishte trajner i Fllamurtarit te madh....... Te gjitha repartet yll, vetem portjeri nuk ja dhekste mire.....E pyesin Bekjushin.... Po mire profesor, Flamuurtari tere ai ekip, e tere ai qytet, po si nuk gjetet nje portier te mmire...????

Qeshi Bejkushi...... nuk ka lab qe i ngre te dyja duart larte.....

smiley

Aman mer, aman me thoni ku jane keto restorantet ne Vlore qe sherbimi i kamarjereve qenka bere si torture mesjetare.  Jo per gje, por i lexoj lart e poshte keto pershtypje dhe m'vje inat me plas qe s'i di ku jane.  Me thoni ju lutem se dua te shkoj t'i provoj si "atraksion turistik".  

O Fredi, ate babane tend e njef mire ti?

Jo, c'ne. 

Po ti pi sa te kesh qejf moj motrrrrra smiley (.cit)

smiley.  Et tu vllaus? 

Ka patur një barsaletë të papame me këto "vllai" "motra" po është për moshën +21 vjeç. 

E mori klasen?

smiley

Është tjetër, ca më e keqe akoma.

Uore molar, tregoje tashi!

ajo qe o vetem nje fjali... gat it.

Të më falin femrat por do ia them Bamës një nga ato me pullë flakëruese.

Isha njëherë për kafe me dy shoqe të miat (ishin motra) dhe njëra nga këto takon një shoqen e vet dhe po vonohej. Dhe motra tjetër që i thotë (me shaka): Po hajde tani mos të ifsha motrën. Qesha unë dhe i them këtë barsaletën:

Në Qytet Studenti, vlonjati po gjuante njërën: O motra të të iqjë njëherë vëllai?

Kjo motra do bënte ironiken dhe i thotë: Ua pse e iq vëllai motrën?

Vlonjati sypatrembur: E iq sa i iq motrën.

ajo ish...

Suus!

epo pas kesaj prit uleeeeeriiiiiiiiiiimeeeeeeee

Aha me vonesë. Delegatët ikën.

P.S Nuk e bën më Kaviri këtë gubim!

Kavir! (ulerima eshte tek pikecuditesja). 

Vath ne vesh "p.s" smiley.

I di rregullat Braushi. smiley

Se mos thu here tjeter e bera per "force zakoni" se s'ta quaj smiley

smiley Na morën më qafë këto shenjat e gishtërinjve. Njihet direkt autori. smiley

Quoque ego smiley

Une vlonjat, shkoj per mish qengji ne Radhime, tek "Laberia". Makina me targe te Shkodres, po i jepja une. Eshte nje tip aty qe rri i veshur me kostum lab. Parkingu perpara restorantit ishte plot. Ma ben me shenje ai tipi, e une qe i them thjesht "Miredita", pa theks vlonjat. "Ti qenke mik" - me tha ai - "Fute makinen ketu brenda, afer kesaj te pronarit". Direkt lali makinen aty smiley

 

Eshte nje shembull i vockel por qe tregon shume. Keto legjendat urbane nuk i marr fare parasysh. 

Epo ja, edhe shkodranet bekan per nje pune smiley

Shaka per vllaznit dhe motrat tane shkodrane smiley.

Tashi seriozisht, restoranteve ne Vlore u bie cep me cep kur vete.  Dua me te vertete restorant me emer e adrese qe tregojne keta pseudo-alidemsat smiley, e qe heqkan te zite e ullirit.  

Mua tek "Pavarsia" me trajtojne shume keq smiley

Mootrrrrààà  ......po nuk thashe se me rane me sopate ballit, moj jo, por thashe se u mungon pak ajo finesa e te sherbyerit, ja kaqe..... e mos e merr me te perpjete..... se edhe eshte e vertete.....e nuk po te flas per ditet e sotme, po te pakten para 4 vjetesh e kam me prove....

E drodhe e? Perpara 4 vitesh ku, tek cili lokal? Jo per gje, por me ka rastisur mu ne mes te Tiranes te shihja pronarin qe rrihte nje kamarier te vetin, nje cunak, e jam cuar nga tavolina dhe ia kam futur me tavell kokes pronarit. Por nuk them qe ne Tr s'dine te sherbejne...

Ue (e ne fuqi n, ku le te themi qe n = shume)

e nuk po te flas per ditet e sotme, po te pakten para 4 vjetesh e kam me prove....

Me siper:

futesh ne nje restorant dhe te vjen kamarieri dhe te bertet rreze veshit.... çar do marreç vella.....ose edhe me keq akoma.....kur hyn dhe shikon sallen bosh dhe vetem nje njeri qe shikon Ezelin eshte brenda.....

Ezeli jepej para kater vjetesh?  smiley

PS: Ne shume restorante ne Vlore gjate veres, kamarjeret s'jane as nga Vlora e jo me te te bertasin rreze veshit. 

Ezeli eshte metafore motraaa....dhe kur them para 4 vjetesh, po te them qe prej 4 vjetesh nuk kam hyre ne asnje restorant ne Vlore, edhe pse kam kaluar andej te pakten tre kater here ne vit...... ma kane peshtiros fare..... ty edhe mund te te vije keq, une edhe mund t'ja fus kot, pasi e pergjithsova, por popull me i vrazhde se sa ne Vlore nuk ka...... Vetem Kuksianet ja marrin, por edhe ata e kane mes vedi, se per jabanxhinjte lene koken....

Tani po qe po ia fut KOT, PO KOT FARE! Ne 5 vitet e fundit, turizmi ne Vlore, eshte 10 ne mos 20 fishuar, me rritje nga njeri vit ne tjetrin. Kjo mjafton per te hedhur poshte pohimet e tua. Kur them Vlore, arrij deri ne Orikum. Shko tek "Pavarsia", e ke perballe universitetit. Pervec ushqimit dhe gatimit qe eshte I SHKELQYER, do veresh qe niveli i sherbimit eshte i larte. E tha mire dikush, qe vlonjatet jane kredhur ne biznes dhe mundohen e bejne c'mos qe te kenaqin sa me shume klientin. Kaq!

S'me vje keq fare mua.  Ose ose, me vjen keq qe me hoqe mundesine e nje atraksioni te ri turistik.  Se per gje tjeter, aspak smiley.

Per te tjerat, si ta kesh ti terezine.  Une tani s'kam terezi te popull-vrazhdesohem me ty, ose me sakte me ato shakarjet e tua me siper smiley.  

Hic fare. Thashe, do vije dhe radha ime!

(Belul, ky aktori e ka pas mbiemrin Ferra)

Vlonjatet jo vetem qe nuk dine te sherbejne, por jane dhe pertace te jashtezakonshem....mnjf ndoshta njerezit me pertace te te  gjith rruzullit tokesor. Ka te drejte alidemsi per shume gjera duke filluar qe nga mentaliteti dhe vrazhdesia ne c'do vend. Ne krahasim me Tiranen popullsia ne pergjithesi ka nje mungese qytetarie, dhe nje tirans e veren kete gje direkt.

Hahahaha, ca ke pire? Change the fuckin pusher!

Sot po pi nga kjo ketu, hej s'kisha provuar ndonjehere, e di si eshte? me KERRRRNAQI budalla smiley

 

Pa betohu ti? smiley

Per sy te Bardhit (e kam Bardh figurativ ore se mos ka na nje Bardh prej verteti verdalle), eshte e bere me ginger. Rritet ginger ne Shqiperi dhe nqs po e di si i thone? Dhe nqs jo e di si i thone prap? Une kohet e fundit kam filluar e fus dhe ne gatim ginger-in, po qe eshte  e mire, me njecik spec djeges ta shoqerosh vete me te gjitha salcat.

Xhenxhefil smiley

Ueeeeeeeeeee edhe kete e gjete ore? Njihet ne gatim popullor ? 

Grava? ai i njeh keto gerxhet e Shqiperise.

S'di te kete, une te pakten s'njoh gatime me xhenxhefil.

direkt teme atq ca ben ti...smiley

Me je bere mu si Vironi i Drites smiley

e keni njojtur Vironin e Drites?

Une po. E takoja cdo here qe lozte Flamurtari smiley Fantastik kur fillonte xhonglonte ne mesfushe perpara se te hynin skuadrat smiley

po po ai eshte.smiley  me ato floket rrodhe..  u be nje periudhe qe nuk fillonte ndeshja pa gjuajtur Vironi  ne fillim nje penallti.. me e forta ishte se policat donin ta kapnin po pastaj e linin ishte shume i piste, vinte era nga 20 metra larg..smiley

mos ishte gje ai gjysme-budallai qe bridhte andej ketej e me duket se ishte karroxhi

Lereni lumadhin se e kan vrare ne 97-n. E vrane kot fare, pa pik kuptimi.smiley

Vironin e ka njohur gjith shqiperia kush ka qene tifoz jo vetem vlora.

Nuk e vrau njeri jo, por ia futi nje shtylle ca here me koke... i vafri. Ishte shume i mire, donte nje grusht fara dhe te bente xhonglime alla Ronaldinho! 

Une di qe e vrane per gallate. smiley

I thane ca qe te godiste shtyllen, ne kete kuptim po, e kane vrare.

Une di qe e vrane me kallash ata ca, po nuk e di me siguri, mund te jete sic thua ti.

Mondi nuk ishte karroxhi, ishte nje evgjit kacurels. Gjysembudalla ishte por ishte i fiksuar  me flamurtarin, po ke qene ndonjehere ne stadium e ke pare qe cke me te.

i fiksuar me vasil Rucin thuaj..smiley  mbante nje fanelle me nr 7 qe ia kish dhene Vasili.. ajo fanella  ne fakt, ngjyren fillestare e kishte te kuqe..., po Vironi , nuk e hiqte kurre, kshtu qe fanella kishte marre nuanca te zeza..

nuk ishte karroxhi, po e mbanin karrocieret, (kryesisht evgjitet... edhe Vironi ishte evgjit), me vete tu  ngarkonte apo shkarkonte karron..

Po belul dhe shpin e kishte te sheshi i kateqit, kur vjen perposhte nga rruga e cifuteve.

ore si i thone qe : klienti ka te drejte pooor ama kur te çan tr....in e meriton.

megjithate ne behar ne vlore nuk mungoni se kemi filluar tani te dalim edhe ne kembe

Plazhi i vjeter eshe ai pellgu ne mes te rrugices.

Ja per te bere nje retrospektive per Vloren dhe per te kthyer ca kujtime per ata qe po i humbasin.....pak nga pak......

Kjo eshte Vòora e viteve 1939

Krahasimi i Ujit te ftohte viti 1941 vs vitin 1980

Keshtu behej plazhi me 1970

Kush mund ta kete fajin per kete degjenerim?

E kena te bukur Vloren Alidemso smiley Me kujtohet dicka ka early 90-ties. Shkova per pune-pune e maj men qe kudo qe futesha, ushqim, nje kafe, dyqane dhe bile duke pritur ne nje lulishte sa te me vinte nje shok...te gjithe me flisnin keshtu: -do ikesh matane? te coj une! Kam kete apo ate, iken keshtu apo ashtu. Kamarjere, banakiere, shitesa, femije te vegjel...secili te gjute o me ta gjete i dhome me fjete ose me te "Cu matane" Shkoj diku me lujt bilardo...isha ca te hetuesise e ca cuna te tjere Vlore, rob persmari, sa here ulesha ne karrige, kushdo ishte afer Meje...me thote: - per andej je Vellai...ke gjetur njeri? Te ndihmoj vellai ty. Me erdhi aq keq sa me bohej me  vu i table tek qafa:

- Nuk jom per ANEJ, DU ME NEJT KNEJ,  me leni te rri ne Vlore! LOL...Rob Helpful! flas ne ate kohe "anej" ishte industri e verte e secili shifte me bo i lek te vogel me hujt. Maj men pastaj takova i cun xhaje qe e fliste Turqishte mire, u takuam rastesisht ai po vite ka Saranda e do takote ca shoke qe i kishte pase ne shkolle...e mora dhe po pinim me ca shoke Vlonjate. Sa ju thashe qe ky flet Turqisht, u hdhen ne ajer. - 1 vit. vetem i vit puno me ne...ta bejme jeten vaj smileysmiley Cuna na i kapni ato Kurdet tek Hotel Tirana e gjith anej...100$ per person, vetem bini ktu. Paret GATI. LOL. O rob...na leni rehat i them...se nuk bojme kshu gjojnash ne. Pa perjashtim me Vlore dikush kishte Dikend, njifte i tjeter, ose vete te Cote ANEJ.

Kur ikem, kusheri me thote: hm..sme duket ide e keqe kjo. Provoje po deshe- i thashe- une jam OUT. bjere i Kurd ktu e 10 Vlonjate do ta shqyejne Kurdin tat...une kam gjysem jave e kam fryke kur ulem me ngrene Buke, e kane venos me zor me me cu ANEJ. TE GJITHE. Si shpetova, as vete se di smiley po u ktheva m'Tirone somehow. Po te them qe dhe ulur me i shok Vlonjat nuk kishe Imunitet fare...vite Kamarjeri...i fliste Atij, kthehj nga une:  -vellai nga te kemi ty...per Andej? Po ste coi ky hajde ta rregulloj une, kam nje qe....etj etj smiley Pirate te vertet jane Vlonjatet, dhe me ta Steal Klientin sikur do iksha per anej smileysmiley Kohe rremuje ishin, e them me te mire kete...lufte per ekzistence.

plazhi i vjeter  vertet ka qene zone e humbur po qekur bene nje sistemim te mjedisit perreth, e kam fjalen kur bene ato rruget me cimento ,me lulishte, me dyqane per plazhistat  ndermjet kabinave aty nga '87- '88 ne s'gaboj sikur u gjallerua cik ajo zone...vlonjateve ndoshta u kujtohet e ashtuquajtura  " shtepia e bardhe " , ajo ndertesa ku jepeshin cadrat me pagese dhe ato stolat me pelhure...ajo zone ishte plot e per plot me njerez   ...ai bari ne mes te plazhit gjithashtu....ishte hapur deri vone, pastaj kuptohet me nderrimin e sistemit humbi gjithcka, tani ne plazh te vjeter shkarkohet si pa te keq ne mes te dites nga kamionet dheu qe germohet per te ndertuar pallatet .

alidems,

megjithe respektin ja ke mbyt kot kesaj rradhe ose ke 15-20 vjet pa qene ne Vlore. Vlora ka ndryshuar rrenjesisht plako, qe nga 97 e kendej sidomos kto 5 vitet e fundit.

Vlonjatet kane rene shume, e kan mendjen tek biznesi dhe paraja nuk merren me vogelsira e thashetheme. Ne Vlore sherbimi ishte me i miri qe une gjeta ( 100 here me mire se ne Himare dhe Sarande). Mos te flas per Greqine qe ishin 100 vjet para. Njerezit te rinin ne kembe, me miresjellje dhe te gatshem per te te ndimuar.

Konkurrenca eshte e jashtezakondshme, jane kthyher shume vlonjate nga Greqia dhe Italia dhe injorancen dhe evgjitllekun po e shkulin nga rrenjet.

Shume njerezve ju ka ngel ora kur flasin per Vloren, se keni idene si ka per te shperthyher ai vende gjate 10 viteve ne vazhdim. Vlora ka per tu bera qendra nyje e ekonomise Shqiptare.

E gjithe rinia ne Vlore e kishin vemendjen ne shkolle dhe sport ( sidomos kalceton edhe pleqte benin kalceto). Mos harroni se kta kafshet as rrugen nuk po ja perfundojne po kane 10 vje qe ja zvarrisin.  

Fotoja ne kete artikull eshte shume per tu deshperuar, plazhi i vjeter ashtu eshte lene pas dore sepse kafshet bene TEC-in dhe e denuan ate vende.

 

Ke të drejtë, si shërbim në Vlorë nuk është më keq se në Tiranë. Dhe janë shumë më mirë se andej nga Bregu. (Plus që nuk dëgjon llaf greqisht nga vlonjati që ia lumsha syrin e pushkës).  Nuk janë më aq të pasjellshëm, por ja që u ka dalë nami dhe plus janë ca si puna ime që sebep duan të bëjnë qyfyre. Kështuqë s'ke ç'i bën.

ç'ishte ajo foto karakatine, made in Afrika, foto qe tregon mjerim, nderkoh qe Vlora eshte bere si Rio De Zhaniero. 

mundet, po zona e kumes eshte lene ne harrese...si ne kohen e komunizmit ashtu edhe ne kohen e demokracise.

a dihet gjo per zonen ka shkolla Tregtare...e mjellme gjithanej me agrume, me ka pas pelqy shum kur kur e kam pare, ka pas lezet dikur...si eshte sot?

nuk ka me agrume, vetem pallate dhe shpi private.

eh. car lane pa prishur atje. Vlora ka qene perle. thnx Liqeni. Thnx belle. thanks Mondi smiley [srry tani e pashe kete]

me siguri do ket "lulzu" me pallate e vila private. 

si tha populli "vlorë e bukur në gropë, të zezën ta bënë të zotë" 

p.s. liqen s'te kopjova smiley

belle, para 3 javesh isha aty... peribret ishte ajo zone.. gjeja me e shemtuar.

Nuk punon me Gjika, por edhe kta kafshet asnje lek s'kane hedh, ca i kane marre atij vendi.

Nje vlonjat per rrugen tek shkolla tregtare ne televizionin privat : marrin votat kta edhe te thone pastaj "ik gris bythen".. smiley

une kam kohe qe s'kam shkuar nga ajo zone por ma merr mendja qe edhe ajo nuk i ka shpetuar masakres nga ujqerit me dy kembe....mania per te ndertuar ato gratacelat  duhet te kete arritur  edhe aty. 

Ta mbani me shendet gjiken e bashkise megjithese puna e tij ne vlore eshte zero.

Tani qe vjen vera vetem kshu fotosh shikoj une ne faqebukur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga keto fotografi, vetem gjysma jane te Vlores, se gjysma tjeter jane te Bregut.... pranej mos u fryni kot...

Pse mo bregu i kujt eshte?
Po verzhezha,prishta,therepeli e malı i tomorrit a nuk quhen te Skraparit?
Aa te lutem shumesmiley
ps.se na hutove.shife pak pozicionin e karaburunitsmileyjane te gjitha ne vlore.

ka dale llafi nga NASA qe posht verzhezhes ka nje piramide gjigande me nje material qe nuk njihet ne toke. per me teper:

http://www.facebook.com/skrapari/posts/2...

http://sphotos.xx.fbcdn.net/hphotos-ash4/387144_10150575179963327_1070772236_n.jpg

pamja te shoqerohet me melodine e X-files. Mulder and Scully going to Kulmak.

smiley
Mos eshte kali i Abaz Aliut

iken si veriu...

teori e vjeter kjo, kenduar nga grupi: Masoneria.smiley.. ne sfond Kac Myftaraj.smiley

 

http://youtu.be/4wQ5_K42d20

pas minutes 7, permendet mali i Tomorit... ka fusha manjetike dhe zona antigravitacionale thote..smiley  ku eshte ajo Ravi kur e ke nevoje..smiley

 

"fjalet e arta, nuk shkruhen ne karta".

moto e mrekullueshme me e myll ktu per tani. smiley

ps. kush ishte ai tullaci?

po ti mua me pyet... (Maksi i flisnin)  ka punuar kaq e kaq  vjet ne state departament, thote.smiley  atje e ke pasur , ne diaspore.  por qe tani punon si  gazetar ne TVSH.smiley

 

p.s  e kishte gjithmone nje ''rrugedalje'' kur Dudushi i bente pyetje konkrete...   ''une i di  po nuk  i them , se sjane akoma gati njerzit....smiley

Epo kur flisni per Vloren ju, e perjashtoni Bregun, se ata flasin greqisht.....  po nejse, kur flasim per Vloren mendoj se duhet te flasim per plazhin deri ne Orikum.... se pastaj pas Llogarait, eshte nje zone tjeter gjeologjike, qe pak ka te beje me zonen e parashtruar.... e sa per pozicionin e Karaburunit, edhe une atij ju referova qe thashe se vetem gjysmat jane te Vlores, se pjesa tjeter jane te Dhermiut, Himares etj

Mire alidems,ti ke te drejte.vetem mos fol per lokalet e vlores nese ke shuuume vite pa shkuar.ne himare ishim vjet nje pasdite medemek per ndryshim.kam ngrene picen me te shemtuar te jetes sime.ne dhermi kur mbushej lokali o ta sillnin gabim,o s'kish.ne vlore s'para me kane bere vaki keto pune.gjithsesi une vij me shume qejf ne vlore e me poshte edhe me mallin e familjes dhe vendit ku jam rritur.
Besoj dhe te tjeret.por harbuteria qe po shpjegoje me lart nuk ka qene ne '97,lere tani.

"Cuditerisht" shumicen e lokaleve dhe restoranteve ne Himare&Co, i kane tiranaset. 

 

"Ca ke bo, mire? Ca ke bo?" nuk me ngjan si dialekt vlonjat. smiley

lonjace eshte 

Ca'b mir? ose

Ore-Ore.

jane Kaurre  po njerez te mire .lol.

Pse se di ti qe Vlora shtrihet gjer ne Butrint? smiley 

Te lezetshme keto foto.I paska ndricu pak ngjyrat Vasili po mire mire ne pergjithesi.

Thnxsmiley

Pritme se po viiiiijjjjjjsmiley

kto dun nalu me ligj... them qe jepen t'gjitha kshu periher. pa pa hic reaksionin e fotos par, masnej te dytes, te tretes...

smiley
A doli keq?po une i thashe detit mosmiley

Fotoja 4 ka veti paranormale. telekinesis. kur ajo u shfaq ne ekran, filxhani i kafes beri valeza... nga jashte brenda drejtimi... e ke parasysh, si te Jurasic Park, me ate marifetin qe spielbergu vdes e s'e 'ften se qysh e beri smiley

Kishe gje me detin ti motra? smiley

Lere se me kete vdes e s'deften me ke kujtuar familjen time(kur me cilesojne si kokemushke,e shtojne edhe kete smiley )

Tani t'ju them une nqs jeni kurioz. Duke filluar qe nga parku i tregetise, qe ndodhet ne te djathte te skeles duke shkuar per nga plazhi vjeter dhe der tek ish uzina e sodes (dikur nje nga uzinat me te medha ne ballkan sot nje skelerine qe nuk i gjen nje tulle) eshte nje geto aq skandaloze saaaaaaaa nuk ke si ta pershkruash. Ka vetem shtepi dhe ndetime te bera kuturu pa rruge, pa urbanistike te asnje lloj imagjinate, rrezik ka zona ku njerezit kalojn nga gardhi ne gardh. Ish-pylli i sodes eshte nje grumbull gjigand plehrash, kufomash dhe eshtra kafshesh, i mbushur me lloj lloj toksikesh dhe kemikatesh, por edhe me shtepi te ndertuara nga popullsi te rena, kryesisht korcare. 

Si lagje eshte e banuar kryesisht nga came dhe nga te rene nga korca apo fshatrat. Po te pyesesh shumica e banoreve jan simpatizate te PD-s dhe thone se lagjia eshte lene pas dore nga bashkia e PS-s pikerisht per kete arsye. Une qe  e pash mendoj se Bashkia ka frike te merret me ate lagje. Eshte nje geto kaq e madhe dhe ndoshta me rreth 20-30mij banore dhe aq kaotike sa duhet ta shikosh qe ta besosh. Qe te kesh mundesi vertete te besh dicka per ate pjese dikur te ndritur te Vlores e them pa egzagjerim qe duhet rrafshuar komplet, totalisht. Kostoja e rregullimit te territorit te ndertimeve te urbanistikes e c'do gje tjeter te asaj zone mund te shkoje pa frike ne rreth 1 miliarde dollare.

Fotoja ilustruese me siper eshte vetem nje foto jo e denje per te pershkruar realitetin e asaj zone.

foton nuk e vendosa per te treguar degradimin e asaj zone se te gjithe e dime ( ne vlonjatet ) ne c'gjendje ka qene ajo zone qe ne kohen e xhaxhit e deri me sot por thjesht idene e dikujt per te shkruar ne anglisht nje ftese ( pak e hidhur ) per te vizituar anen e shemtuar te atij qyteti.

Me nje fjale ,bathorasit ne vlore qenkan korçare!!!hahaha

dua te shikoj nje foto te vlores pa detin.... vlora pa detin nuk ka asnje vlere dhe kjo nuk eshte nje gje e mire per nje qytet.  Qyteti ka shume dimensione per te qene nje qytet i vertet.  Vlora ne kete drejtim eshte shume mbrapa.  Sigurisht qe merita me e madhe per kete i takon simbolit te njeriut te paafte dhe te paskrupullt SH  GJIKA.  hajt ta gezojme shpetimim ne vlonjatet..  

sa per sherbimin e kamariereve nuk mendoj se eshte i vertete mendimi i krijuar gjithandej per kamarierin arrogant e sherrxhi... pak a shume si gjithandej neper shqiperi.....

rrofte liberalizimi vizave

te dhjefsha vloren megjithe turzimin shqiptar kudo si ndodhet !

Mutin beje ne Tirane t'lutmi. smiley

ky eshte flori e kaluar floririt, or Tunxh !

Nuk mund te quash Vloren qytet turistik,nje nga imazhet me te shemtuara dhe me zhgenjyese te jetes sime ka qene para dy vjetesh kur shkova ne Kusbaba me miq te mi italian per ti treguar Vloren...nje shemtire qe vetem dikush qe e njihte me pare ndien dhimbjen.Pershtypja me e bukur dhe e mire qe u la Vlora miqve te mi por edhe mua ishin njerzit,te tjerat hiqi vizen.Zona e plazhit te vjeter ka qene quajtur gjithmon e eger,por jo se kishte shkatrim si sot,por sepse gjeje vetem kallemba..jeshillek..deri sa fillonin pishat e pyllit te Sodes pastaj..ku te ma gjesh te ishte edhe sot ashtu..me mbylljen e SODE PVC do te ishte ku e ku me turistike ajo zone,ruaj kujtime fantastike nga kampi i puntorve,ku kaloja femijrine ne behar e benim sherr e luanim me çimenton e llambat smiley buze detit..por ne punet i bejme perseprapthi,kujtojme se turizem do te thote det i bukur dhe kaq...dhe zhvillim quajme pallate shumekatshe qe ngrihen ne qiell.

Me fal, por ne Kuzum Baba eshte bere cdo gje e re, lokali, ambjenti, parkingu. Me drita e me the te thashe. I ke cuar diten ti? Diten edhe Torino ta shpif, po ta shohesh nga ajo lartesi smiley

Une nuk i çova per te pare lokalin ..por Vloren nga lart...dhe me keqja,per ta bere me terheqse i rashe nga shkallet demek..lere lere çfare shkatrimi..dhimbjen e ndjeva une jo miqte e mi..po lokali i rregulluar,por asgje per tu mburur botes,biles me shume se lokali u pelqyen kuajt qe dikush mbante aty poshte lokalit..shume ide e mire,per te lidhur lokalin me natyren,por çe do..ku do ku hidhje syte vetem shtepi gjysem te ndertuara te shihnin syte,sikur sa po ishte bombarduar ai qytet.Ti je ne itali,besoj ke degjuar per bandiera blu qe u jepet qendrave turistike,e duhet te dish qe deti eshte i fundit qe merret ne konsiderate,primare jane te gjitha ato sherbime qe e shoqerojne qendrimin afer tij,e qe ne Vlore e gjithe shqiperine mungojne krejtesisht.Vlora dhe Shqiperia eshte nje udhetim mbreslenes,per mikpritjen e njerzit shume te dashur me te huajin,por restoja ngjan me 1 rremuje te organizuar ne menyren me te keqe..une prap do kthehem sa here te kem mundesi se me pelqejne njerzit e rremuja por nuk e quaj turizem.

Me thene te verteten, jam i bindur qe shumica e italianeve do mendonin se u ka rene sepata ne mjalte po te vinin ne Shqiperi. Tek ne mund te realizojne cdo deshire te tyre, qe ne Itali eshte e pamundur, per shkak te gjobave smiley (ajo rremuja qe thua ti)

 

Shkallet jane cope cope, ke te drejte per kete. Persa i perket bandiera blu, te keqen vellai, tek ne eshte e kuqe KUDO smiley

 

 

pa he njehere?

Ne motorr pa kaske. smiley

Para dy javësh që isha në Vlorë u ngjita lart për ta pirë një  kafe, por ishte i mbyllur për arsye se po bëheshin punime.

 

Arusha Sonja dhe turizmi në Sarandë

Nga Auron Tare

 

Sigurisht që shumëkush që do lexojë këto radhë do më thotë se po tallem me ju apo po bëj shaka. Fatkeqësisht nuk kisha me vete një aparat fotografik të mirë për të bërë foto me cilësi, por kisha disa miq të mi dëshmitarë të kësaj ndodhie në shëtitoren e Sarandës.

Një arushë e vogël ishte lidhur me zinxhirë për hekurash të bulevardit të Sarandës dhe disa persona, të cilët ftonin fëmijët të bënin foto me të, e qëllonin here pas here që ariu i shkretë të kërcente sipas dajres që i binte një jevgjit me kollare. Si zakonisht shqipot që kalonin aty qeshnin e gajaseshin me arushën. Të huajt që kalonin ne bulevard tmerroheshin me barbarinë shqiptare dhe iu vinte keq për vuajtjet e ariut.

E pyeta të zotin, mirë që e torturonte lidhur me zinxhirë dhe e përdorte për foto (5 mijë lek një foto), po nuk kishte frikë se ariu mund të egërsohej dhe të kafshonte ndonjë fëmijë?

-Jo, më tha, ka plot fëmijë që vijnë për foto dhe prindërit i lënë me dëshirë.

Mirë qe ky fakiri rom nxirrte bukën me arushën e vogël, po prindërit që sillnin fëmijët për foto me të nuk i kuptoj se çfarë mësimi ju jepnin fëmijëve.

Nejse, dhashë e mora që t’i thosha të ikte, po e kuptova qe kjo qenka punë e përditshme. Mora policinë e bashkisë dhe atë të rendit, që për hir të së vërtetës erdhën me vrap, mirëpo e pashë që ata nuk po e bindnin pronarin të largohej. Një grua mesa duket i tregonte disa dokumente policisë.

U afrova dhe i pashë. Gruaja iu thoshte policëve që arusha ishte e regjistruar ne bashki dhe nxori nga çanta një dokument të firmosur nga veterineri i bashkisë.

-Unë kam edhe licencë si biznes i vogël, më thotë kur unë u çudita nga dokumenti i bashkisë.

-Jam e regjistruar dhe paguaj taksa për ariun që të dal përditë këtu. Unë nuk iki, më tha, se jam në rregull. (FOTO)

Dukej që me të vërtetë duhej të ishte ne rregull me bashkinë dhe shtetin. “Unë kam një vit që punoj me ariun,” këmbëngulte gruaja rome dhe nuk ikte.

Mirë që këta rom nxjerrin bukën e përditshme duke torturuar kafshën e gjorë, po Bashkia në Sarandë si ka mundësi që lejon një barbari të tillë ditën për diell? Pretendimi i të qenit qytet turistik është një fjalë e madhe, por duhet edhe të sillesh si një vend që me të vërtetë kërkon të jesh vend turistik. Në çdo vend të qytetëruar nuk mund të lejohen barbari të tilla, aq me tepër të lejuara edhe nga Bashkia e qytetit.

Shqipëria, që ka firmosur me qindra konventa për mbrojtjen e asaj apo kësaj shpeze, kafshe të gjore apo luleje në zhdukje, nuk mund të lejojë këto shfaqje, të cilat janë të denja për shoqëri mesjetare, të cilat nxirrnin kënaqësi nga torturimi i kafshëve.

Nuk di ç’të them më, prandaj po e mbyll për një apel në ndihmë të arushës Sonja, e cila mirë që është rrëmbyer në ndonjë mal dhe do përfundojë jetën e saj në ndonjë kasolle, por që Bashkia e Sarandës të ndalojë urgjent këtë shfaqje primitive nëpër bulevardet e saj.

Edhe? SARANDE demso, SARANDE. 150 km nga Vlora. Po aq sa Tirana. smiley

alidems
un e shof per dit ata "jevgjit" (vall jevgjit nuk jan njerez?) me arushen ne sr,asnjeher nuk e kan keqtrajtuar .po vall ky eshte problemi per turizmin ne sr?pse nuk flet auroni per plehrat,ujrat e zaza,trotuaret qe nuk ekzistojn ,zhurma,ndertimet pa leje,rruget etc etc
shikojm qimen te zyri i jevgur,por jo traun ne syrin ton!

Auroni ka bere artikull, jo roman. Pra natyrisht qe ka analizuar nje element te vetem. 

Ka folur edhe per ate - ashtu sic kane folur edhe te tjere. Sic t'a tha Op me poshte, eshte artikull jo roman per t'i permbledhur te gjitha.

Po, Altin, e ke shume mire !Saranda, ajo e Bukura e Dheut, per turizmin... e pllakave, te guvave dhe te gjive, sepse une vetem ashtu do ta shikoja nje zhvillim  turizmi ne tere Gjirin e Sarandes, perfundimisht ka vdekur.Po vdekur, per  te mos u ngjallur me.Aty  vetem...  Turizmi.... qe permend Auron,i mund te ece tanime ne Sarande.Ai trajton nje problem jo  te vogel mes tere atyre qe ka thene per Saranden.Auroni e njeh me mire se kushdo Saranden dhe  ato qe i kane punuar Sarandes, keta banditet qeverrisesa te gjithe kohrave, pas permbysjes.

   Ka mbetur vetem nje pjese e vogel si shprese per ndonje gje te mire.Ajo, prej Kanali gjer tek Manastiri i Shen Joanit....

ate fjale mos  e thuj ti.nje teermet do i rrafshoje te gjitha.termeti po bie ne turqi itali .e ka rradhen shqiperia qe eshte ne te njeten zone sizmike.ashtu si kane ndertuar shqiptaret duke injoruar komplet ligjet e shtetit dhe te natyres  pasojat do te jene katastrofike ndertimet pa leje do te prishen por do te kete shume viktima.budallalleku ka cmim teper te larte.heret a vone kemi per ta paguar.

Grava

ato vënde i njoh me pëllëmbë.auroni ka shkrujt goxha pr probl atje. Po tashi shkruj nga tel.jam në punë.

 

Dukej që me të vërtetë duhej të ishte ne rregull me bashkinë dhe shtetin.  Nuk besoj se ka qene ne rregull me shtetin, sipas :

DISPOZITA  NDËSHKIMORE yps kjo qeka per kosoven smiley Neni 17  Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 deri 5.000 Euro personi që:  a).  nuk kujdeset për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshës (neni 5. 2);

Ne Bashki por edhe ne opinion  nuk ka ndonje kulture te vecante tek ne  qe te njohin ligjet rregullat per mbrojtjen e kafsheve! ose te kene nje sensibilitet te madh per kafshet!Keni pare ju qe aty theret dashi ne trotuar para Bashkise?! smiley 

 

une mbaj mend se qe ne ate kohe si kamionet e SODE PVC ku prodhoheshin llambat si ata te kombinatit te konservave Ernest Telman gjithe mbeturinat,mbetjet e produkteve,kutite bosh te konservave,vazot prej qelqi i hidhin d.m.th i shkarkonin gjithmone ne ate zone aty - ketu si bajga lope...qe ne ate kohe ndotej ajo zone e jo me sot qe s'merr vesh i pari te dytin.

E ke gabim...ndotej deti nga shkarkimet e lendeve te SODE PVC,biles me shume ndotej nga shkarkimet e anijeve qe shkonin ne port se sa nga ajo...mbeturina te hedhura ne afersi te plazhit apo ne pyll nuk ka pasur...mbeturina flas une..e jo me mbetje te industrive te ndryshme qe jo e jo.

hahahaha, e kape more qen.....hahaha, e solla thjeshte per provokim.....

Ueeee pse kshu qenka katandisur Kumja vëlla??

Kjo foto e faqes se hyrjes nuk eshte aspak emblematike...vlonjat ne biçiklete,,,,

Une eksperiencat me Vloren i kam pasur gjithmone te mira. Kam ngrene ushqim te mire, sherbimi ka qene i mire dhe plazhin ia dua shume. Sigurisht qe ka vend per permiresime, por do kthehesha me qejf ne Vlore. 

Sido qe te vije puna ... Vlora Vlore ngelet [ perla e mediterranit ]

Mrekullia vete smiley

Fotoja ka shume elemente interesante. Se pari, shtylla ndarese, qe normalisht do t'i kishte sherbyer fotografit si kufi natyral, ne kete kompozicion nuk ndan asgje. Si majtas, si djathtas, shemti dhe varferi, si para si mbrapa gri. Burri qe tenton drejt daljes nga kuadri eviton aparatin dhe me kokefortesi lexon ne gjuhe te re realitetin e vjeter - old beach (400 goditjet perseri ketu fini). Pallatin e ri po e merr ferra. Ne pellgun natyral mungojne peshqit e stermedhenj per ta bere nje film alla Terry Gilliam. Qielli si mjeker babazoti ku mungon dora qe kruan.

Plazhi i vjeter, sa zjarre kemi bere per sa tym per te vrare sa mushkonja, sa patate te pjekura ne prush. Ne femijet dilnim per shkarpa, perfundonim tek ushqimorja ne kerkim te arkave te prishura, lehtesi agroindustriale me rrezikshmeri gozhde dhe era kalbesire. Plazhi ishte nxehtesia e derrases se kabines nen shputat e kembeve, shetitja me gjyshen ne 6 te mengjesit dhe ai, zjarri pagan antimushkonje ku mblidhej e gjithe 'rruga' (sa kabina ne nje vije? 6?). Me vjen keq qe nuk e mbaj mend ne cilin vit ndodhi hopi cilesor i kalimit tek plazhi i ri.

"400 goditjet..."

??? Te jete filmi i Truffaut-se valle? Nese po (siç e kam hasur te perkthyer titullin dhe here te tjera), mos ju lutem, se Les 400 coups eshte shprehje "idiomatike", diçka si çapkenlleqet, ose "femijet katarkembsh" (une do thoja "Vitet çapkene" psh).

Per "hopin cilesor te kalimit ne Plazhin e ri" do te thoja fillimi i viteve '80, kur mori dhe emrin trendy: Plazhi i kingave.

Haha me fal per perkthimin e papergjegjshem, i rashe per shkurt, s'e bej me smiley. Po ti mos pyet 'nese' sepse casti 'the beach' aty eshte legjendar, pothuajse aq sa 'que je degradasse'.

Plazhi i Kingave, smiley.

6 kabina, pjerrtas smiley 

dhe moli, me "trampolinon" e thyer ne fund, dhe çunat qe hidheshin me "skuader". Denduria me e madhe per meter katror, nderkohe qe plazhi i viles pas "tynelit" ishte bosh, e shumta me ndonje çift tirans qe dukej si i nje bote tjeter. Qe nga ajo kohe, diç me bezdis te lahem ne plazhe pa njerez.

nese tere keto nuk jane Urszene, siç thoshte Freudi... Mendo kur kthehesh pas '97 dhe e gjen vilen te "vandalizur" dhe, ate bashke me plazhin e ndaluar, tashme... disponibel! Diçka zhurmon ne kraharor. Kete po qe s'ke si t'ia shpjegosh nje te huaji/e, qofte edhe bashkeshort/e.

E kane prishur molin smiley

me fal per nderhyrjen, nje saktesim i vogel... nga trampolina, meqense ishte e larte, zakonisht hidheshim me stil ''dallandyshe''..  ndersa me ''skuader'', hidheshim nga moli.  kjo sepse te besh nje skuader te mire, duhet te marresh nja 2-3 metra hov, apo sprint..smiley  une  pershembull e thaj skuadren..smiley

Nje here, aty nga viti 85-86,  sec po benin xhiro te moli i Pl. te Ri dy polica. Ca cuna organizuan nje reng. Bene sikur filluan te ziheshin. Policat nxituan hapat te shkonin ti ndanin. Aty afer kokes se molit, ne zenken e inskenuar, futet dhe Beci i Kadriut, rrahmet paste, dhe Lalush kembaci i lagjes Partizani. Gjoja duke u zene, u japin nga nje te shtyre policave. Te dy , gelldum ne uje. Per njerin, Ladi e quanin,  u kenaqa shume se me kishte marre topin dhe nuk ma ktheu me. 

ueeee, Bubi e njihke Lalush kembacin ti??smiley ku ke ndenjur ne Vlore.. unee njoh mire lalushin... jam rritur te lagja Partizani ,shtepia e gjysherve atje, Lalushin e kishim gjiton. 50 metra me tutje e kishte shtepine.smiley

p.s e kam degjuar kete historine e policve.... po ate policin me "dy te majta".smiley e mban mend... ai ishte tmerri i plazhit.... me i keqi..

Dhe une ne lagjen Partizani kam qene. Pak me lart, te pallatet afer kinemase.

Me i famshmi i pallatit tim ka qene Tatani - ( handikapat) . Njerzit e ngacmonin rruges "Kush e hengri mollen ?".Tatani u pergjigjej "motra jote" dhe i qellonte ma gure...

Ai me dy te majta kishte dhe nje goxha hunde te madhe...

Dhe Pjetri ka qene i rrezikshem, po s'para vinte ne plazh.

aa, e mora vesh  ku ke ndenjur.   perball pallatit tend ka pas ndenjur nje  tip qe e kam pasur ne klas. Ridvani,  ose Ridi i Sanijes.smiley   patjeter duhet ta njohesh kete... megjithse njoh plot te tjere atje.. po ky me erdhi ne  mendje tani..

edhe Tatan   hunderrin  e mbaj mend...

Pjetri rinte te tre racat.. vajzen e tij e kam pasur ne klase..   po Aneli?smiley   edhe ky i keq ishte.. po me raste ama..

Bel.

Ky Ridvani nuk me vjen ne mend. Ndoshta je brez tjeter ti. Une jam brezi i Fred Ferkos & co.

ok. je ca me madh se une ti pastaj.. bile edhe Fadili , vllai i vogel i Fredit,   eshte nja 4  vjet me i madh se une..

po Remziun (10 lekshi nen dore.smiley)  te dera e kinemase, e mban mend?

Qe kur u be 10leke ? Ne kohen time ishte 5 dhe te rrinte gatitu...

ne pergjithsi 5 lek ishte.., po  kur dilte ndonje film  i ri ,tip premiere, bileta normale kushtonte 20 lek me duket.. keshtu qe Remziu donte gjysmat... sidomos  kur biletat  ishin shitur...

meqe kena i teme per Vloren, ta bej i pyetje ktu per V'njatsit e vjeter. Kam njoft pak i karakter L.M. e kishte emrin. Kush e di e di. Jam taku disa here me te dhe me pati bere pershtypje... a dihet gjo se ku bohet sot?

[car bote m'privat ishte puna e tij/ per une ishte rob mikprites e "cun i mire" -- flas ke tavolina, ka qene fjalepaket dhe ishte i Built si tip dollapi. Square fare smiley plakun e ka pas oficer ne mos gaboj.]

Une si V'njat i vjeter mbaj mend kane qene ca paketa L.M. Ishin te mira per varferine e asaj kohe.

C'po ja fut kot ti shoku. Na ke njoft nje L.M. nga vlora si dollap.

Me kujtove ate historine qe e pyeti xhaja kinezin. I kuja je nga Pekini ti mor djale ?

B. Nifej ai njifej. Nuk ka qen pa zo.kush e njef e njef. I ka bo shume nere popllit, si tip konsulli qe u jepte I dore me dal matan, per I jete me te mire. smiley tashi charity nuk ishte por as lamash. Te pakten ne sy ket sja thote kush. Ka pas emer vertete. Nese ti nuk e njef ska problem. Mos e njef beluli.

OK , dorzohem...

Por po e gjeti Beluli do me vije shume inat...

ktu je pergjigje si true vlonjat smiley " do me vije shum inat"...Beluli eh, kush e di nga bredh sonte. une po ja lej i noten e mire ktu...[te dyve] kena pune neser...4 dite pushim...na lodhen.lol

Kjo arusha para se te vente ne Sr ka qene njehere ne Tr. E shetisnin per qejf neper sheshin Skenderbej. Madje i kam bere edhe foto me celular arushen me gabelin duke ecur paralel me Mercedesin...dhe pastaj me autobusin. Kete te fundit e bera per nostalgjine e ca vargjeve:

Xhirafa kur del ne rruge, 

xhani moj xhira-xhirafe xhani moj aman.

Krah per krah me autobus-e 

xhani moj xhira-xhirafe xhani moj aman

arushet i vijne ne gushe

xhani moj xhira-xhirafe xhani moj aman.

epo çpo kendonin moj gjashte bilbila,
epo tre te verdhe e tre jeshila..

.smiley
 

Ore vertet do e prese selvine ky? smiley

mjalte kullojne fiqte Tipismiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).