Dy nga alpinistët shqiptarë që u ngjitën në majën e Everestit janë kthyer në Tiranë, ku janë pritur me shumë flamuj… të Partisë Demokratike.

Edhe pse ata bënë një mision për vendin e tyre, në atdhe janë pritur si misionarë të PD. Madje kjo e fundit ka shpërndarë një njoftim për mediat për mbërritjen e tyre në atdhe. Në njoftim thuhet se alpinistët i kishin premtuar Berishës se do e çojnë flamurin në Everest dhe ia dolën.

“Xhimi dhe Mateo Begeja, at e bir, mundën të vendosin rekord në ngjitjen e Everestit gjatë një ekspedite. Kjo nisëm vjen pas një pune të gjatë dhe pas pushtimit të disa majave të larta dhe të rëndësishme në botën sportive të alpinizmit. Grupi i alpinistëve i drejtuar nga Ibrahim Haçkaj u prit nga Kryeministri Sali Berisha pas ngjitjes së tyre në Kilimanxharo. Gjatë këtij takimi ata i premtuan Kryeministrit ngjitjen në Everest për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke marrë mbështetjen e tij të plotë në këtë sipërmarrje sa të vështirë aq edhe madhështore,” thuhet në njoftimin e PD.

“Maturanti në gjimnazin Sami Frashëri, Mateo kthehet pas ngjitjes së sukseshme në Everest në lartësinë 8844 metra. Bashkëmoshatarët e tij, nxënës të Shkollës Sami Frashëri dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe kryetari i FRPD Gerti Bogdani, i rezervuan një pritje prej kampioni në Aeroportin e Nënë Tereza. Mateo, anëtar i FRPD-së, u kthye në Shqipëri me premtim të mbajtur, duke e ngritur flamurin shqiptar në 100 vjetorin e Pavarësisë në majën më të lartë të botës.

Pas mbërritjes në Tiranë, Mateo deklaroi për mediat ndjenjat e veçanta kur valviti flamurin shqiptarët në çatinë e botës:

“Moment i veçantë, sigurisht është të valëvitësh flamurin shqiptar në majën e Everestit. Është nder, krenari që i shërbeva kombit shqiptar dhe sportit shqiptar për 100 vjetorin e Pavarësisë . U kthyem me këtë simbol at e bir duke realizuar edhe rekordin botëror”, u shpreh Mateo. Delegacioni shqiptar përbëhej nga 6 alpinistë të cilët kthehen më datë 6 qershor në atdhe. Ata shënuan një nga rezultatet më të mira të të gjitha kohërave në sportin e alpinizmit në Shqipëri,” vijon njoftimi

13 Komente

Me shqiptaret Trima dhe te dashururar me Sportin dhe me nje Parti te tille ne Krye , populli yne alpinistdashes, partidashe po pak veshderr nuk ka maje qe nuk kap .Keshtu hap pas Hapi prej Murit Kinez .... ja ku u kap dhe kjo maje .Perpara per Maja te Reja !

Pjese nga urimi i argjendete i K/Ministrit shqiptar Babasqap Vucidol Berisha ..

lart e me lart o shoke flamujt e kongresit, beteja fitore perpara na presin!

dedikim per idrizzzzzzz ferren qe rri midis dy "o"-ve, ne kte dite te vecante!

Po pse mi dreq ti qeke ajo qe vje  e lyme me boj "argjendis " ? Une thash si zhargon i njohur i atij te pyllit te Carshoves , po lyer flamurin me boje "te mos ta njohem na " Po ku i kishe rujt gjith ato llafe ??? Ti je pak telendare ( per te miren e Partise e ben , e di une ) po e ru Dinjitetin deri tek zzzzzzz....smiley  C'melazem ti te me shikosh nga poshte ??? Pse nuk ma kishe thone me pare kete smiley Une jom i martu mi dreq. Nuk kom  mo fuqi me HYPE ne sa  Maja perdor Berisha si suksese te Partise. Po si thone me durim e me Mundim Elefanti ja ....mizes.... lena nje takim pa do bejme si do bejme smiley

Ku ke qene mi se me mori malli ? Po ke vene re eshte zymtesi me keto nivele .Prita mos vije te Huri po " shif ku fleka lepri " Perdor kostum kamuflazhi si ushtaraket smiley  Osht sezon Deti tani dhe Babasqapi e ka shite Detin...Na thuj noigjo  gjo ku do i boni pushimet ? Kishit inaguru HC e prroit te tatzatit ....dhe keni bo Pellgace .Po ruju dreq se ato jane projektet e Diktatures dhe mos kane bo nonje te pabome  ? Fut Babasqapin te parin te notoje se ti i duhesh PPU dhe Bradlandit !

Pse nuk e pritet dhe pjesen tjeter te Festonit ...apo " ashtu ishte nje pune " Te jesh mire me shnet pa te gjitha rregullohen .Vetem " Gungen tate dhe Mukjen time ...tha doktor Dishnica...vetem Varri rregullon " smiley

Keto maturantat e FRPD arrijne majat me rrekorde, ndersa ato te FRESSH organizojne spelling bee ne çdo qytet. smiley

bravo per FRPD qe u beri ate pritje alpinisteve smiley

eh, se pash ene ata kalamojt qe gerthitshin sala dhe edi - cudi kta per edin pak mo ulet, se opozit gja ... merr vesh... smiley  jo, po m'knoqin kur tallen sot me ata fakirat sekretar t'rinis s'enverit. dhe me komandantet e cetave. pale pale, po kur kujtojn qe po bojn ironi therse qe shko gjer m'sarkazmet, kur perqeshin ate "gjithmon gati".

a si s'na bi naj lotto, thuj. posht komunizmi. sistemi!

PS @Endrity: ja, a osht a s'osht kulturore gjoja. Nji m'dor!

Po kulturore eshte emo. Po arsyeja pse kemi ardh deri ketu nuk eshte kulturore, eshte ceshtje institucionesh. Se ata femij jane mesu qe pa xhaxhi Edin e xhaxhi Saliun nuk ecet ne kete bote, e kush ka tentu shpesh here ka deshtu. 

Kore e Jugut v. Kore e Veriut me pak fjale. Nje popull, nje kulture ishin ne 1950. Njeri eshte super diktature qe qan liderin kur vdes tani, tjetri eshte demokratik e kapitalist qe nuk e rru kush eshte politikani ne krye. 

Qe te mos lodh, institucionet -> kultura dhe jo anasjelltas. 

mbase ju mund te keni te drejte por ky nuk eshte rasti.ata maturante qe kane qene ne aeroport per te pritur ekipin e alpinisteve kane shkuar totalisht me vullnetin e tyre per arsyen e thjeshte sepse nje nga pjesetaret e ekipit Mateo Begeaj ishte moshatar i tyre dhe studionin bashke ne te njejten shkolle.une mund tju deshmoj me bindje te plote qe ata adoleshente nuk kishin shkuar aty as per xhaxhi edin apo salen por per shokun e tyre.pervec maturanteve kishte edhe pjesetare te FRPD te cilet organizuan pritjen qe vete nxenesit e shkolles Sami Frasheri ua kishin kerkuar dhe meritojne te falenderohen per kete smiley

Juela ne nje vend normal shkohet me flamurin e kombit jo te partise. Qe ata shkojne aty me flamurin e partise tregon sa i thelle eshte indoktrinimi. Eshte aq i thelle sa i ben te shkojne sic thua ti me deshiren e tyre, jo te detyruar. 

ju thashe me lart qe kishte edhe pjesetare te FRPD ose simpatizante te saj keshtu qe te gjithe ata persona qe shihni me flamujt e partise demokratike jane te FRPD ose simpatizante dhe flamujt si te kombit ashtu edhe te partise u jane ofruar atyre qe i kane kerkuar.ju jap te drejte per fjaline e fundit

Arritje shume e madhe. Pse nuk ka asnje interviste nga kta?

Me duket se kjo pritje eshte poshterim per kta alpiniste dhe per sakrificen e tyre. 6 vete vdiqen ne te njejten jave me kta!

Ata ate sakrifice e bene per 100 vjetorin e pavaresise jo per PD dhe partit politike. Pastaj, kta jane me partine e Topit , por kshu je kur je larg nga Tirana me muaj dhe nuk merr vesh qe ju ak dale partia e nuk jane me ne ilegalitet.

 

 

 

Nuk kane ardh akoma.....smiley

Shyqyr qe erdhen shendoshe mire Kane mire qe kane ngritur flamurin.nuk eshte gje e vogel por edhe ndonje kushedi se cfare nuk eshte derisa plakat 73 vjecare jane ngjitur ne maje te malit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).