Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj, por jo dy fjál që shenjójn të njãjtin objekt

Gegnishtja ose e folmja gegë âsht njâni prej dy dialekteve kryesore të guhes shqipe. E flasin shqiptárt gegë në veri të lumit Shkumbin.

Fonetika: Çdo gjúh ka nji set tingujsh të cilët përdoren për të ndërtue fjal. Këta tinguj quhen fonema. Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj, por jo dy fjál që shenjójn të njãjtin objekt. Në nji bót ideale fonemet korrespondójn me germat e alfabetit, por në realitet kjo nuk ndódh. Gjuha angleze, p.sh., ka 26 germa, por ka 44 fonema.

Gjuha shqipe ka 36 germa, por ka të paktën 43 tinguj. Germat a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh. Tingujt a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh ã ẽ î û ŷ æ ø.

Fonetika ndahet në dy dég kryesóre
1. Fonetika Artikuluese përshkruen tingujt e prodhuem prej aparatit tingullor njerzor.
2. Fonetika Akustike studjón natyrën e valëve të tingullit njerzor nepërmjet aparateve fonetike. Kjo nëndég kontribon edhe në krijimin e aparateve që identifikójn zanin njerzor – speech recognition.

Tingujt e nji Gjuhe Klasifikohen ne Tri Menyra
1 – Zãni – Nëse tejzat zãnore dridhen apo jo. Tingujt ‘r’ dhe ‘rr’ ján tinguj dridhës.
2 – Mënyra – Mënyra sesi përdoren organet tingullformuese për të prodhue nji foném, p.sh., kur formójm tingullin ‘f’ dhãmbet e sipërm vendosen mbi buzën e poshtëme.
3 – Vendi – Vendi ku rrjedha e ajrit përqendrohet mã shum, p. sh., kur formójm tingullin ‘l’, ajri rrjédh në të dy ânët e gjuhës, kurse kur formójm tingullin ‘j’ maja e gjuhës lugóhet dhe ajri rrjédh nepër kët lug.
‘Zanoret: Zanoret ndahen në dy grupime të mëdha, hundore dhe gojore. Gjuha shqipe ka pes hundore, ã, ẽ, î, û, ŷ, gjasht zânore gojore, a, e, i, o, u, y, dhe tri gjusëmzânore, ë, æ, ø.

‘Nderveprimi i Gjuhes me Qiellzen Gját formimit të tingujve, gjuha dhe qiellza ndërveprójn në dy mënyra,
1) gjuha i afrohet qiellzës në nji vend specifik, ose
2) gjuha krijon distánc me qiellzën nepërmjet ngritjes ose uljes së nofullës së poshtëme. Disa gjuhtár i ndáj zânoret simbas hapjes së gojës jo sipas ngritjes së gjuhës drejt qiellzës. Ky emnin shenjon të njâjtin process prej nji kandveshtrime tjeter. Rezultatet ján të njâjta.

Rregullat e drejtshkrimit të gegnishtes janë vû prej Komisís Letrare të Shkodrës në vjetin 1917, ndërsa drejtshkrimi i fundit âsht propozue prej Komisionit t’Ortografisë në Prishtinë në vjetin 1964.

 

Át Marin Sirdani O.F.M. (1885-1962)

172 Komente

hoppa po ti po ankoheshe per shumice shkronjash mor,sikur s'duhet te ishin 36, tani po i doni 43????

apo propozimi duhet te vinte nga shkoderlocjasmiley

'''Gjuha shqipe ka 36 germa, por ka të paktën 43 tinguj''

ka nevoje per studime gjithe ky konkluzion?

 

Ne Berisha na tha qi duhet te mesojme kinezqen qi t'jemi t'pergatitur per t'ardhmen kur Kina do behet superfuqi, ku kemi takat te mesojme ne te njejten kohe dhe 43-36 tinguj te rinj. 卡婭這一工作的母親 me nje llaf. smiley

Vallahin, mu me mjafton anglishtja si gjuhe e trete. 26 germa ohoho!

Nejse, pa shaka tani. Hiqi ato tingujt ekstra, shqipja e ketij eshte pothuaj gjuhe letrare. E kuptueshme nga te gjithe. Nese autoret gegdashes shkruajne ne kete menyre, premtoj ti lexoj ne kohen e lire. 

Mor po ç'kanë këta gegrit xhanëm që kudo i lexon me shkrime; Gegnishtja kështu, e gegnishtja ashtu, se s'po e marr vesh hiç këtë punë!? O zotërinjë gegë si shegë keni dëgjuar a lexuar ndonjë Lab deri më sot të nxjerri shkrime si këto të tuajat a të vrarë!? Po ce a t'mjerë ç'kini, ç'kini kështu që i bini gjoksit me grushta e pastaj u thoni Vlonjatëve se e kanë gjoksin gropë!? Mos ndoshta nuk ju pëlqen bashkjetesa!? Po na e thoni së paku a derëzinjë, se na largoni dhe merakun kështu! More, millona, që thua ti, si shumë në krunde po u hyni atyre burrave të 1908ës, nuk keni pak cipë në faqe, pak turp!?

1908

Nuk e kuptoj kete revolten tende. Ky ishte nje material te cilin ka peshq qe e lexojne me interes, prandaj si njerez te lire qe jemi - banore te vendeve te lira - ke te drejten mos ta lexosh apo nqs ben gabim dhe e lexon, ke te drejten me e injoru si postim "te injoruarish". Poashtu ke dhe te drejten me fuck off, kur e ndien/ndiejme si te nevojshme! 

Pergjigja ndaj pyetjes tende, te shkruar ne menyre krejt arrogante dhe josensitive, eshte e thjeshte: me ardhjen e komunizmit ne Shqiperi, toskerishtja u mor per baze per te formuar gjuhen standarte. Por po t'i shikosh shqiptaret si komb, jo vetem shqiptaret ne Shqiperi, gegnishtja flitet nga shumica e tyre. Pra, nje dialekt i pakices, toskerishtja, iu imponua si gjuhe zyrtare shumices se shqiptareve. Leberit nuk kane pse t'i bien gjoksit me grushta, sic thua ti, pasi gjuha e tyre paraqitet nderkohe si gjuhe zyrtare, e promovuar nga komunizmi. Gegnishtja, nga ana tjeter, u luftua dhe u shtyp nga komunistet ndaj edhe kjo "kryengritje" e saj sot.

Prandaj merre me lehte i dashur, e mos kerce perpjete me reagime te tipit "nuk keni cipe e turp" sic ke bere ne fund te postimit tend! Ok, xhan? 

po si jo,te ngrihemi sot mbase me fort se komuiztet,e ta nderrojm gjuhen zyrtare,pastaj pas 40 vjetesh do ngrihemi prap per gjuhen ,e keshtu do ti ham koken njeri tjetrit.vall esht gjuha problemi yn madhor sot?sikur te gjitha te tjerat i paskemi vene ne vij,e na ka ngel gjuha i vetmi hall per tu zgjidh

Uroj qe ty njehere, qe shkruan "ham" dhe jo "hame", apo "vall" dhe jo "valle", apo "yn" dhe jo "yne," te te kete ngelur gjuha i vetmi problem qe ke ne jeten tende.

 

Shqiperi apo Shqypni ?

"Shqiperi" eshte ne gjuhen standarte sot. Une kete gjuhe flas. Argumenti me siper ka te beje me historine dhe respektin per gegnishten, nuk eshte thirrje per te ndryshuar gjuhen standarte.

Sot lexova dy shkrime ne "gegenisht", njeri http://www.peshkupauje.com/2012/06/lakuriq-me-dur-n-xhepa

dhe tjetri ky me siper. Shkrimin e pare qe ishte nje proze pata shume veshtiresi per ta kuptuar, e per rjedhoje nuk e shijova dot. Nga merzia, bera nje kerkese publike per te me ndihmuar me ndonje info per ndonje metodike per te mesuar gegenishten, apo qofte edhe ndonje fjalor genisht-toskerisht e anasjelltash. Mirpo, tani qe lexova At Martinin, nuk pata asnje veshtiresi per ta thithur te gjithin. C'behet keshtu? - pyeta vehten. Asgje- qe pergjigja - njera nga te dyja nuk eshte ne gegenishte.

Nuk ka te beje me gjuhen e perdorur por me cilesine e mendimit te secilit autor.  Sa me e larte cilesia e mendimit, aq me e thjeshte eshte percjellja tek lexuesi  e aq me i thjeshte eshte shkrimi.

Keto pastaj jane edhe 2 tematika te ndryshme; duhet te jesh shume me i talentuar qe te shkruash letersi te mire, ndersa At Martini kryesisht paraqet fakte.

 

eshte hera e pare qe e degjoj kete emer. Nese dikush ka me shume Info per At Martin Sirdani, do ishte mire te binte dicka, une do lexoja me interes. Per anen fonetike, evolimi i Shqipes e ka ngushtuar kete dhe nuk ka keqkuptime, me perjashtime shume te vogla. Ne gjuhe te tjera fonetika hyn me shume ne Pune, si e jona kam takuar dikur nje mesues nga Kameruni dhe me habiti me ca vecori te perbashketa ne mes dy gjuheve. Gjuha Hungareze ka mbi 40 shkronja +, por eshte glotale dhe me komplekse se e jona. Shqipja eshte me tak-tak, e prere.

Sqaroj dicka, per kete qe do te lexoje me qetesi [pa fyerje personale] dhe kete e them [per] me respekt per te gjithe Ne, pra: Gegenishtja nuk pretendon te behet gjuhe zyrtare, ti zere vendin askujt apo asgjeje. Ajo Nuk do te zevendesoje Gjuhen Letrare. Por ka shume materiale nga kohe me pare, po ashtu njerez qe shkruajne sot ne te [preference personale] te cilat jane ne Gegnisht, dhe ne nuk do i perkthejme sot ato, pasi jane ne Shqip. Gegnishtja ka qene ATY nuk doli sot..nga inati, per rebelim apo te krijoje dasi.... A  ka/mund te kete, 30 eksponente qe kane probleme me kete, qe ky variant-apo- ai dialekt pati perparesi ne Gjuhen Letrare e gegnishtes ju honger pak haku? ...sigurisht ka! Por ajo pune [ankesa] eshte e drejte e tyre...progresi nuk ndalon. Une them gegnishtja e pasuron shqipen, pasuron ndjenjen dhe poezine...dhe si gjithe preferencat personale [kur e kemi i gjuhe letrare] lexohet nga ato qe duan-dhe-e duan.

kane qene du vellezer francescane Aleksander e Marin.Familje shume patriote e intelektuale.Me origjine nga Gucia.aT zEF pllumi i njeh mire e flet gjate per ta te RRno vetem per me tregue.I kane masakruar si askend.Jane te panjolle si figura .Shume te shkolluar .

Hoppa, 

Ti e di qe per ksi gjonash te pys gjithmone. 'fonema' sikur nuk shkon me 'fonemet'. Cila o? Sme kishe dhon pergjigje te pytja funit.

Tjetra, geg apo gegë? etj etj

Ngurrimi per tu perpjekur me kuptu dialektet e shqipes eshte shfaqje hipokrizie te themi te pakten sepse nga njera ane ankohen se nuk kuptojne fjale puro shqip dhe nga ana tjeter llomotisin duke perzier shqipen me anglisht e frengjisht apo italisht.

Anglishtja nuk eshte e veshtire me u kuptu po shqipja dialektale eshte? Bythepambuker jeni

Kush eshte KY ? Ke njeh Ky nga Gjuhtaret qe i drejtohet per Ndryshim ?

Ne qofte punim QELE nga te papune URIME qe te pakten ka mendimin se Shqipja eshte Gliuhe e PASUR !

E njeh ky Shqiperine ? I njeh Ky nendarjet Gjeografike ? I di ky Percaktimet e Teritoreve Historikisht ? A ka mundesi te na shpjegoje nje Teritor KOMPAKT qe flet Gegnisht dhe nga kjo quhet GEGE ? A e njeh Ky at Gjergj Fishten qe i ndan Toske ,Gege e Malci ....dhe pastaj a na shpjegon dot se kush e ka Unifikuar gliuho -dialektin  GEGE ?

Per problemin qe shkruan mbase dhe duhet lexuar por si nje vezhgim i pavlere ( i vjeter dhe i tejkaluar ) Pershembull kam mejtimin qe ne nedarjet e tingujve ai ka lene jasht percaktime Gegnishte si Tingujt  Hungerrore  dhe Ulurimore dhe ...si vecori studimore te prifterijve...mund te fusim edhe ndikimet e tingujve qe dalin si bashkeveprim i Kerckes se Gjuhes me Qiellzoren dhe ...po te lexosh me vemendje cdo Prift te ngeshem do gjesh se rri qe rri pse te mos them dhe une ca llafka !

Dhe per kete mendim i nderuar BP.... Gegnishtja ka qene ATY nuk doli sot..nga inati, per rebelim apo te krijoje dasi....

Neqoftese nuk kuptohet KJO qe eshte Thelbi i cdo problemi me Veri Jug me themel DASITE sipas stilit PERCA e SUNDO thjesht POLITIKE , ...kjo (Gegnishtja qe aty ka qene ) do kishte nje zhvillim teper NORMAL Pa Zhurma e Buja pa Grushta e Peshtyma pa Ulerima e Mallkime ,  Se pari dhe mbi te gjithta do kishte nje perpjekje per ti dhene Vlera te Unifikuara BRENDA Vetes si Dialekt , me ndonje konference apo cfare , dhe me pas tavolina e Tryeza te perbashketa per te pare se si mund te NDERHYHEJ ne GJUHEN e SOTME te folme e te Shkruar !

Pastaj , ne Derstila jashte normalitetit e fushes Studimore me Prifta e Hoxhallare  "Gjuha Rrashta s'ka e Rrashta thyen " Dhe me kete rast do te shikonim ne ate nendarjen e Priftit se tinguj THYERES ....mungojne nga vezh ......vezh .....vezh - Gimi !

Nejse dite te mire kujtedo prifti e hoxhe , dervishi e budisti , ltini e shkjau qe merr kurajon me na shpjegue se Kush asht Shqipja !

Per te kuqte asht ma mire serbishtja se gegnishtja.

Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj, por jo dy fjál që shenjójn të njãjtin objekt

per ca e ka llafin me kete? te kuptohemi, jo se s'kuptoj gjuhen, por s'kutpoj cfare do te thote. faleminderit paraprakisht atij qe do marri mundimin te ma sqaroje

 

Ja mer : Jam un ktu, je ti atje ? Priftit i kan dale koqet ne balle. smiley

P.S. Tja bej ate vrimen atij ke dera e dyqanit? smiley

prape bone llafe me ate ti e? smiley

Boja kur te dush, une vej tubat edhe iki me vrap, bo ca t'dush po u pajtove prape smiley

me duket se e ka fjalen per homonimet [homophones/ ne angl] dy fjale qe tingellojne [dhe mund te shkruhen] njesoj, por kane kuptim te ndryshem.

psh.

vesh organ [anat]

vesh [folje] te vishem. vishu

kisha [folje. shkuara e kam-me pase]

Kishe [objekt /ndertese fetare...etj.

 

p/s/ ky prift eshte mjaft i qarte, dhe i nxene, une spo e "perkthej" [ far from it] po jap vec nje shpjegim, per nje pyetje direkte.

aha, thanks, se s'po e thithja dot, ndoshta ngaqe eshte fundi i orarit te punes smiley

anytime smiley Sigurisht qe ti e dije ket gje. Po replikat te bojne [te gjitheve ne, lol] ta humim thelbin ka i here. Futja i dush te mire, i kafe e bo i relax per qef...dhe mu po mdel tym ka koka smiley  Lufte me ca puntore [hidraulike e gjona,] mo keq se Qomili i lagjes, po sma rregullun sot, do e boj DIY! do i boj flood pallatit. lol

Pak a shume : prifti nuk eshte komplet trap dhe ka hypur mbi nje trap. smiley

jane nje grusht prifterinjsh kalolike keta qe nxjerrin pretendime te tilla dhe bejne sikur jane perfaqsues te shqiperise veriore.shumica e shqiptareve myslimane te veriut nuk kane pretendime te tilla antikombetare. ne syte e shqiptareve te tjere katoliket po shfaqen si ''bollanot'' e rinj.

+1

Ironia eshte qe vete Vatikani, e ka bere te qarte qe gjuha ne Kishe do jete gjuha zyrtare e vendit. 

Vete Bibla shqip e sanksionume nga Vatikani per perdorim  n'ltere, n'qela e famulli, eshte ne gjuhe zyrtare.

por jo dy fjál që shenjójn të njãjtin objekt

Po kete vazhdimin, ma shpjegon njeri mua? 

 

p.s. 

 

Ne cfare viti eshte shkruar ky shkrim?

 

Hoppa: ke bere shume mire qe e ke postuar kete material ketu. Te them qe t'mos t'ia vesh veshin ketyre qe i "shqeteson" promovimi i gegnishtes, si disa ketu me lart. Shume me teper duhet bere per njohjen e promovimin e ketij thesari gjuhesor e kulturor te te gjithe shqiptareve ne menyre qe kujtesa jone kolektive e historike te mos humbase.

Dua te sqaroj te gjithe ata qe shoh se i ka kapur ankthi prej postimeve te shpeshta ne gegnisht te koheve te fundit, se nuk po thote njeri qe te ndryshoje a te zevendesohet gjuha e tashme zyrtare, por te ruhet e te kultivohet nje tradite gjuhesore mijevjecare sic eshte gegnishtja. Mos u merzitni te dashur jugore, Shqiperia eshte e madhe, ka vend per te gjithe!

Qe te kete mbijetuar mijera vjet, do te thote qe askush dhe asgje s'ka mundur te ndale perdorimin e saj. Atehere per cfare po flasim? 

Sikurse e kam shpjeguar, une nuk shoh ndonje problem me levrimin dhe publikimin e shkrimeve gegnisht. Te sugjeroj te pyesesh disa ketu, si AK, shqiptari i vjeter, Altini etj., se ku qendron problemi i tyre.

shumica e botimeve para 44 qe mua me kane rene ne dore, kane qen gegnisht. te mrekullueshem. pa perjashtim! Zemra e E. de Amicis psh, ose Liza ne boten e cudinavet etj etj etj... Por geget e asaj kohe nuk e ksihin menien per karshilliqe idiote, plus qe gegnisht shkrunte ai qe ishte geg prej verteti, dhe i dilte gjuha nga stomaku, pranej dhe aq bukur. Sot kemi geg nga rruga bardhyl, qe thu ti, qe e perdorin gegnishten si pun dacibao. dhe si gote teleskopike me peruru naj cezem. dhe gegnishtja mirfilli ndjen tradhti. pjesoret perdridhen si bishta hardhuckash, nje here me "ue" e nje here me "uar", ndersa "r"-ete e shkNeta kapen nder morseta te N-eve... shkon puna qe nuk ka mo re ne qiell, por ne... vihet ne veprim the replace function, find "r", replace with "n"... ose shif r dhe kerrcitja...

Medoemos Emo, Zogu fliste gegnisht. 

Ka pas edhe botime toske. Lulja e Kujtimit, psh. Sidoqofte, nuk shikohej asnje gje e shtirur ne ata libra.

Edhe nje dicka: kudo ka te ashtuquajtur "dialekte ose te folme inferiore e superiore". Nqse do te flasesh me akcent jugor ne US ("how y'all doin'") s'te kap njeri per bishti edhe ajnshtajn te jesh. ose me dialektin shtajermarkas ne austri. Ndersa po te flasesh british, ke fitu 100 pike sa hap gojen, no matter what you're saying. pune dreqi. por te verteta ama. ne parim shoh te njejten gje qe ndodh tek ne se fundi. me revanshizmin e gegnishtes, verej nje fare perpjekje qe lloj lloj bulshitesh te shiten per gjera me vlere duke i servir ne gegnisht. pra nje rrekje per british-albanianisation te g'juh's, apo sidozot, gegnishte oksfordi.

smiley Me esht bere e merzitshme duke te thene qe ke te drejte, po s'kam ca te bej. Kur ke te drejte, ke te drejte.

Mund te lexosh artikuj nga gazetat e emigranteve shqiptare te asaj kohe ne USA dhe shikon qe nje version i zbutur i gegnishtes perdorej gjeresisht. Ne pergjithesi ka pasur nje mish-mash interesant dialektesh e fjalesh.Zogu nuk ka nderhy fare ne menyre direkte tek gjuha, se ishte burre i zgjuar.

Perhapjen/adoptimin masiv te nje gjuhe e forcon vec mireqenia ekonomike dhe zhvillimi qe bashkeshoqeron mireqenien. Prandaj shqiptaret e rinj sot flasin me mire anglishten se shqipen. Gegefolesit pra duhet te rrisin mireqenien, eshte e vetmja menyre se si mund te ndikojne ne sferat qe duan ne nje shoqeri te hapur.

Mbase shumica e atyre botimeve qe t'kane ra ty n'dore mund t'kene qene ne gegnisht. 

Fakti eshte se qe kur shqipja filloi te tolerohej ne shkrim nga Perandoria Osmene, deri ne pushtimin italian* toskerishtja ishte gjuha mbizoteruese ne publicistike. 

Plus, plus, ca eshte me e rendesishmja...shumica derrmuese e lexuesve, ne sensin e njerezve qe dinin shkrim dhe kendim, dhe qe kishin pese grosh te blinin dicka me shume se buken dhe kanocen e vojit, ishin tosq!

Numri i shkollave per fryme ketej nga i thuhej reres rere, ishte disa here me i madh. Nxeneseria ishte pafundesisht me e madhe poshte!

Te tera keto perpara instalimit te rregjimit komunisto-kuqo-greko-sovjetik. 

 

 

Epo vendit i thone ranishte se smiley

E verteta eshet qe shqipja (kjo letrarja them) eshte e bazuar fuqishem tek te dyja deget e saja. Lere ca llapin zullapet! 

Une nuk do shkoja aq larg. 

Shqipja standarde, eshte bazu fuqishem ne toskerisht.

Sic edhe duhej, n'm'pytsh mu. 

Nga gegnishtja ka marre fjale (lis, shesh), dhe mbaresa: punetor, mesues, ose amtare, kryetar, etj.

Po struktura eshte krejt e toskerishtes. 

Krejt! smiley

Foljet ne paskajore (infinit) jane te gjitha ne gegnisht. E pra folja eshte baza e cdo gjuhe. 

 

E bazuan tek toskerishtja sepse eshte me homogjene dhe me e rregullt ne forme sesa gegerishtja. Pra vertet ata qe flasin nje dialekt geg jane me te shumte ne numer, por dialektet gege kane me shume dallime mes tyre, nga c'kane dialektet toske. Fieraku, vlonjati, gjirokastriti, korçari, beratasi etj, e marrin pa me te voglin dyshim vesh nj-tj. Lezhjani pukjanin, jo, ose po, por me shume veshtiresi. S'po fus ne mes shqiptaret e FYROM apo te Malit te Zi, e as kosovaret, se pastaj thellohet hendeku.

 

 

Cila paskajore?

Folja "to have" ne shqip ben "me pas"... ose "të kesh", ne toskerisht. Kur kam bere une shkollen, ne VLORE e, me kane mesuar qe paskajorja e foljeve ne gjuhen shqipe, shqiptohet gegnisht. Jo se nuk ekziston varianti toske, por mesueset e mi perdornin ate gege.

Me' perdoret shume ne gjuhen shqipe, por nuk esht e thene qe te perdoret vend e pavend e qe eshte gjithone ne rregull te perdoret. Standartja eshte e bazuar me se shumti ne dalektin toske por si gjuhe eshte nje nderthurje e te dy dialekteve, pra ka marr me te mirat nga te dyja. Plus qe sic eshte thene e sterthene eshte nje gjuhe qe lejon, ka hapesira te medha te shprehesh lirshem ne c'do dialekt dhe te jesh brenda rregullave, mjafton te plotesosh nje kusht shume te vogel, te shkosh ne shkolle e te mos jesh injorant e gdhe, plus me dashakeqesi nuk zgjidhet gje.

Une jam gjysme geg. E flas dhe e shkruaj gegnishten shkelqyeshem. Problemi qendron tek ato pallavrat qe rendom pohojne se na qenkesh imponuar toskerishtja nga komunistat. Apo budallalleqe te tipit: "Geget jane me te shumte ne numer, gjuha e njesuar duhet te bazohet tek gegnishtja". Kaq!

Ti Ophiuchus flet per "pallavra" dhe "budalliqe" ndersa emigranti ka permendur me lart "karshillqe idiote". Po te jete per te bere debat me kesi fare etiketimesh di une shume mire si t'ju pergjigjem ju. Por nuk do bie ne kete nivel.

Nese keni argumente historike, statistika, vite, ngjarje, kongrese qe jane bere per standartzimin e gjuhes atehere urdhero e flasim. Perndryshe mos kakarisni si gjeli ne maje te plehut se nuk iu a ka njeri per borxh. Hajt shnet!

smiley

joooo, nuk e kisha per ty. me vjen keq. e terheq ne vend! nuk te kisha parasysh ty me ate gje.

Kerkoj ndjese te menjehrshme. Me beso, te lutem!

Pa problem emigrant. Te mirekuptoj, megjithese nuk e shikoj si ty se pse promovimi i gegnishtes -- jo per t'u instaluar si gjuhe e re letrare, por thjesht si dialekt qe levrohet ne poezi apo proze -- eshte problem. Diku me lart ke vene ne dukje se, po te perifrazoj, ka gjera pa vlere te servirura si me vlere vetem e vetem se jane shkruar gegnisht. Lind pyetja: a nuk ka gjera te tilla qe serviren si me vlere dhe qe jane te shkruara ne toskerisht apo ne te folme te Shqiperise se mesme, a ku e di une se ne cfare dialekti tjeter? Pse atehere ky reagim vetem ndaj gegnishtes?

Po nuk kam thon kurr mer qe osht problem. Krejt e kunderta!
Degjo edhe kete: ashtu si per shqiperine armiqt me te medhenj jan shqiptaret, edhe per gegnishten armiqt me te medhenj jane do gege. Qe po ia minojne kauzen me cic mice. Jane edhe do gege wannabe, qe ua ka qejfi me qen, maskohen si shkodron dhe I marrim per librazhds.

Ore zoteri, ata kosovaret qe jane nja 2.000.000 e kane rrokur fort kete gjuhen letrare shqipe, pjelle te komunizmit. Me shume kenaqesi madje. 

 

Jane pallavra, budallalleqe dhe karshilliqe idiote sepse per gjuhen e sotme, u mblodhen akademike, gjuhetare e albanologe NGA TE GJITHA TREVAT SHQIPTARE. Ata vendosen keshtu. Ndersa persa i perket numrit te folesve te nje dialekti apo nje tjeter, po ripeshkoj Italine si shembull, vend ne te cilin u zgjodh dialekti i Toskanes si baze e gjuhes letrare. 

 

Te shpetoi ajo qe jam geg ne gene dhe ne kulture. Tung!

Ophiuchus: kosovaret mire kane bere qe e kane perqafuar gjuhen letrare. Shume e bukur eshte. Argumenti ketu ishte ne lidhje me historine se si u standartizua gjuha shqipe me baze kryesisht toskerishten. Kete e bene komunistet dhe ky eshte fakt historik. Sa per ate qe ke shkruar se "u mblodhen akademike, gjuhetare e albanologe NGA TE GJITHA TREVAT SHQIPTARE" -- keto perralla me partizane shko tregoja ndonje cilimiu ti, se e verteta e hidhur ka qene ndryshe.

Dhe pastaj kjo: "Te shpetoi ajo qe jam geg ne gene dhe ne kulture. Tung!" Jo more, vallaj, ashtu thu e? Amon se m'ke trem shume me keto fjale... Amon mos u nxej, amon.

Ma deshmo pak qe eshte perralle, duke me sjelle listen e akademikeve qe moren pjese ne 1972 ne standardizimin e gjuhes shqipe. Jepi, po pres. 

 

Persa i perket te qenurit geg, nuk po ta them per trimeri, se me mjafton delli lab per kete, po ta ritheksoj qe te kuptosh qe une s'jam "jugori qe s'merr vesh malokun". Pra s'jam i anshem ne kete bisedim.

Nuk po them se eshte perralle se nuk ka pasur akademike veriore apo nga treva te tjera. Permbi koke u rrinte direktiva e Partise me ne krye xhaxhin Enver. PPSH ka qene dominuar tradicionalisht nga jugoret. Ata ia imponuan te tjereve dialektin e tyre. Pike. S'ka nevoje per asnje liste akademikesh (leqe Androkli Kostallari jug ka qene, cfare tjeter).

U tute or lum miku!

Ketu ke listen e plote, e po t'ia hedhesh nje sy, do veresh qe pothuajse gjysma e anetareve te nderuar qe hartuan gjuhen letrare shqipe, jane gege.

 

Ramiz Alia puro lab mo lla, ca thu ti?! smiley

 

 

Ophiucus, per cfare u tuta? Apo ti e merr biseden me norma miresjelljeje per dobesi?

E shoh qe paske wikipedia-n per baze. Sic ta thashe, per mua rendesi nuk ka pasur cilet kane qene akademiket, por cilet kane qene ne pushtet. Ajo kohe ka qene diktature. Kjo ka qene baza e cdo vendimi, perfshi standartizimin e gjuhes.

 

Versioni 1:

US Merluc i gjalle - 6 Qershor 2012 - 20:42 

 

 Sa per ate qe ke shkruar se "u mblodhen akademike, gjuhetare e albanologe NGA TE GJITHA TREVAT SHQIPTARE" -- keto perralla me partizane shko tregoja ndonje cilimiu ti, se e verteta e hidhur ka qene ndryshe.

Versioni 2:

 

US Merluc i gjalle - 6 Qershor 2012 - 20:54 

 

Nuk po them se eshte perralle se nuk ka pasur akademike veriore apo nga treva te tjera.

 

Kjo persa i perket tutjes.

 

 

Persa i perket Viqipedhias, eshte burimi i pare qe hasa e duke qene se Shqiperia tashme jeton ne demokraci te plote, e nuk ka me komunista toske qe sundojne shumicen gege, e mora si te mireqene ate qe shkruhet aty (dhe te dhenat jane te sakta, gjithsesi).

 

Standardizimi i gjuhes ishte dicka e domosdoshme, dicka qe i BASHKONTE banoret e Shqiperise, jo qe i perçante. Po te qendronte kjo pallavra e jugoreve inatçore e perçmues, nuk do ish botuar Fishta gjate komunizmit, nuk do ish botuar Migjeni, nuk do ish botuar Pashko Vasa, nuk do fliste gegnisht Skenderbeu ne film e nuk do kishim as "Kunatin e shokut Xhemal". Me te mira dhe te sugjeroj (fjale me origjine shqiptare, sy dhe gjeroj, pra te hap fushepamjen, horizontin viziv dhe mendor) qe te pluskosh jashte pallavrave, te pakten atyre qe pohojne budallalleqe perçarese persa i perket gjuhes dhe atyre qe e shohin komunizmin si kanibal dialektesh. Tung!

Degjo, ti je duke treguar perralla persa kohe qe nuk merr parasysh Partine ne kete muhabet. Pra, edhe njehere, une nuk hodha poshte argumentin tend per akademiket (ajo nuk eshte perralle), por faktin se ti bazohesh vetem tek kongresi ne fjale pa konsideruar komunizmin qe e polli ate kongres.

Nuk e kuptoj se kush i quajti jugoret "inatcore e percmues" ne kete mes? Megjithate, nese ti do te zgjerosh horizontin tend "viziv dhe mendor," apo "fushepamjen", atehere merr dhe lexo librin e At Zef Pllumit "Rrno Vetem Per Me Tregue". Aty do te gjesh material te bollshem faktik mbi shtypjen brutale te prifterinjve te veriut, dhe te gjuhes se tyre, prej komunisteve te ardhur nga tjeterkund ne Shkodren e vitit 1945.

 

Akoma ti ore? Sa budalla paska qene Enveri, paska pritur 30 vjet qe zyrtarisht te nenshtronte geget dhe dialektet e tyre...

Perralla, madje tragjikomedi do thoja, jane keto qe leshon ti ketu, ti dhe ca te tjere perpara teje. Prifterinjte jane denuar per faktin qe ishin fetare praktikante dhe ngaqe nuk donin te jepnin pronat e Kishes, nuk donin te behej kooperativa ne ato toka apo grumbullimi i krereve, jo per gjuhen e tyre. E nese do ta dish tamam tamam, Fishta dhe Shtjefen Gjeçovi kane qene miq ne deren e fisit tim, ku e ku me Zef Pllumin. Nandaja ime, qe ia hangsha zemërn, eshte 70 vjeçe sot, me nje kryq te bere tatuazh mu ne dore qe ne adoleshence e KURRE nuk eshte denuar apo denigruar per kete. Gjithsesi, deri ne 1967 feja ka qene e lejuar ne Shqiperi, ne te gjitha format e saja. Lind prape pyetja: kaq budalla ky Enveri qe priti 22 vjet per te nenshtruar geget dhe fene e tyre?

 

Me kaq mbarojne replikat me ty, jo se nuk do dija te te pergjigjesha, por sepse qenka teresisht e kote. Tung, perfundimisht tung!

I nerum Opi..Merluc eshte peshk BATAKU.Dhe nga pamja eshte Grabitqar..Dmth qe nuk kategorizohet te peshq normal .

Desha te shtoja se EMI ka gabuar me siper per "shumicen e botimeve ".Me mire te shtoje "qe me kane rene ne dore " Po te permend vetem revisten me ne ze te KOHES " Minerva " Emi duhet ta dije se kush ishte shtepia BOTUESE e VETME ....! Me duket Mulosmani !

Gjithsesi dhe dikkush e beri Zogun te "mencur " qe nuk nderhynte smiley . Fiksojeni mire njehere e Pertgjithmone Ahmet ZOGU nuk fliste SHIP .Mundet qe kuptonte dhe belbezonte tek tuk por as Gegnisht e as Toskenisht . Dicka si Veli Rada me topi te kuqi e te blujte .Ahmet Zogu eshte rrite ne ambient ku flitej TURQISHT dhe eshte shkolluar ne Austri ! Hipiokrizia nuk ka kufij kur i veshin Zogut merita qe as ja kish njeri ngene te merrej dhe qe absolutisht askush nuk e kishte ndonje qartesi perfshi dhe figura si Koliqi se cfare Rroli kishte GJUHA e UNIFIKUAR !

Nevoja per Unifikimin e gjuhes ZURTARE erdhi pasi pjesa tjeter e Shqiptareve ne Kosove e Maqedoni ...Po e humbte SHQIPEN .Dhe te mos Ju duket FARE po FAE Cudi .Kush mendon ndryshe duhet te kete indirekt nje Strategji te bashkerenduar me TITOn dhe jo per Politike por per 'zgjuarsi "se si mund te asimilohej nje Popull nepermjet Paskajores .Miljona here Tua perserisesh qe este Forme ATAVISTE e nje KULTURE te Hereshme te njerzimit ne popuj Tribale si SERBET , prej te cileve e kemi Huazuar gjate viteve 35 -39 kur Lindi nevoja e perktHimit te Fjaloreve ITALIANE  PREJ KOLIQEVE ...dhe CUDI po aq here kapen tek kjo verige Debile te TE gjithe kategorive !

Bere sheume mire qe u shkepute nga Injoranca dhe parrullaxhijt e Mitingjeve .Ketij Matufi thuaj se ne Kohene  Hoxhes qellohej me GJASHTE te SHTENA Topi per Mazllemet me urdher te Komandantit dhe ne cdo NJE Maj ne nje rresht poshte Byrose Politike rradhiteshin te gjithe Jerarket e Feve te ndryshme ne Shqiperi . Keta dine vetem te vjellin se ashtu ua ka thane BABA i tyre qe nuk e dinte ne kish FE ne kete Dunja apo JO .

Ky eshte Prift i VJETER me origjine VENETIKAS ! Nga ata qe Katolicizmi i futi si Pyke per te pregatitur Pushtimin Fashist ! Por asnje gje nuk e pengon te shprehe mendime per Gjuhen Shqipe dhe falemnderit ...Po  sot per sot jane te KAPECYERA e ne disa STADE qindra here me te LARTA !Mendime te tilla vetem te kthejne MBRAPA . Injorante qe mendojne se jane te panjohura keto hapin syte si BUFI ! Zaten edhe kategoria e Merqerve te babasqapit nuk i perfill !

A ka LLOMOTITES me pa koherence dhe me konfuz me veten ne PPU se Oidriso?????!!!! Per bese kete pyetje duhet ta ver tek kategoria "Pyetje" si postim me vete dhe e sigurte qe do te kete nja 500-600 pergjigje.

Ore i drizur, u bere ti mor injorant qe te vjen era i tille tre kilometra larg te na tregosh historine e paskajores apo te prifterinjte venedikas? Po nga ke ardhe ti mor KOMUNIST? Nga c'vrime e Shqiperise mor... lere se s'po prish gojen me me ty.

Mos e prish Giojen se vetem te marret e prishin . Po lexo cfare te kam shkruar dhe fute mire ne mend.Ka qene nje STRATEGJI e mirfillte SERBE Paskajorja qe nga Kolaqet e tu me kete priftin tat te dhimstun.

Idrisi nuk jam une .iKot e shan . Dhe ti nuk besoj se je merluc . Llafazan pa vlere je me OKE si nik Merluc  edhe si Mitingash hosanash pa tru !! Po ke ndonje llaf per te thene Jo maj krahi e me Ulerima thuaje .Fundja fundja edhe me Tinguj Hungerimash qe i ka harrue prifti jne studime ...mund edhe ta thuash ! Derri nuk njeh gjuhe tjeter !

Po ik mer i shkundur nga trute se ti s'e merr vesh as vete se car po flet. Ik mer kokrra e injorantit mos i boj kot qejfin vetes se nuk ka njeri nge te merret me budallalliqet qe prodhon mendja jote e rrjedhur.... Ik t'thashe! M'u zhduk!

Une po iki ...se me trembe . .. Keq me vjen , po jo per fare se nuk kam si zhdukem smiley Po je qe je beni nje leter priftit ne boten e pertejme dhe pyete ka ndonje studim per tingujt Ham - Humore ?

Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj, por jo dy fjál që shenjójn të njãjtin objekt

No kidding!

Sakte dhe bukur!

Nuk mund te perdorim ne shqip edhe "dere" edhe "porte".  E dyta eshte italisht.

Po ashtu, edhe "Dritare" edhe  "Penxhere" , e dyta eshte turqisht.

@ shqiptarin e vjeter: (shumica e shqiptareve myslimane te veriut nuk kane pretendime te tilla antikombetare.)

Mund te na shpjegosh cfar kupton per "pretendime te tilla antikombetare"?!?

Dy fjale e me shume qe shenojne te njejtin objekt i gjen ne cdo gjuhe. Quhen sinonime. Prej kendej ai perkufizim qe hap shkrimin eshte komplet out.

lexoje dhe njehere rreshtin ta kuptosh me mire, se out je ti. 

ai thote qe dy fjale qe shqiptohen NJESOJ gjenden ne te gjitha gjuhet, por jo qe nenkuptojne te njejten gje. psh ne shqip fjala marrë te kanë të dhënë e të marrë (marrje) edhe  si i/e marrë, (i/e çmendur).

sinonimet jane fjale qe nuk shqiptohen njesoj por qe nenkuptojne te njejten gje. psh, veture, makine, automobil, etj.

Rilexoje ti, se "i marre me zor" dhe "i marre nga mendte" nuk shenjojne te njejtin objekt. Pra siç thote Ati, tingellojne njesoj, po, por nuk percaktojne te njejtin objekt. 

po pse une ça po them ? 

Po tallesh? smiley

E kuptoj qe vapa dhe puna lodhin kedo, por hidhja serish nje sy te lutem.

t'ja hudh synin kujt o tonce ?

Huh, me kete apelativin me ke shtangur smiley

 

Fjalia nga artikulli thote: Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj, por jo dy fjál që shenjójn të njãjtin objekt.

 

Me kete fjali, eshte ne rregull postimi i Av-it.

 

Nuk e di nese ka gabuar autori apo sjellesi, por fjalia duhet te kish qene keshtu, qe te mos ndillte kunderpergjigje: Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj, por jo dy fjál që  tingëllójn krejt njisoj e që shenjójn të njãjtin objekt.

 

smiley

pikerisht ashtu ose mos ta shkruante dy here ate dy fjal se e morrem njeher vesh se po flet per dy fjale e jo nje. smiley

pranej dhe se njef njeri kete priftin, ne fakt. e megjithate o kane kohe priftat per studime serioze, o s'ka njeri ne kete bote. e trapa jane te shumtet, mos them te gjithe.  pune muti kur nje liber per kalamoj e man per te shenjt. qe ne fillim fillon shtremberimi. 

Ej, nuk e di ti qe bibla eshte nje alegori e feve te lashta "shkencore" qe kane patur pothuajse te gjithe popujt paraardhes? smiley

 

12 popujt e Izraelit, 25 dhjetori, 12 dishepujt e Krishtit, ringjallja ne diten e trete (dhe ne pranvere gjithashtu), vete kryqi etj etj ASTRONOMI E GJALLE!

 

Nuk e kam fare problem te jem gabim por ketu nuk jam. Fjalia ka dy pjese:

 

-1.Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj, ( homonimet)

-2.Gjuhët mund te ken (por) jo dy fjál që shenjójn të njãjtin objekt. - ​ketu jemi ne zonen e bullshitit gjuhesor. Ose ai qe e ka sjelle e ka kopjuar keq, ose autori eshte ngaterruar me kembet e veta dhe shkrimi s'ka kaluar ne asnje dore tjeter.

  

mos e nda fjaline siç do ti or mik. se ashtu çdo gje del pa kuptim

U mundova ta shoh sic e sheh ti, dmth sikur eshte fjala nga fillimi ne fund per homonimet, por as ashtu nuk ben sens. As ne nje perkufizim te vecuar e as ne frymen e krejt shkrimit. kete pune me mire se autori s'e ndan dot asnji geg tjeter.

Edhe nje here, dyshoj qe keto lloj studimesh jane autodidakte, per qejf, pa kaluar ne syrin e nje profesionisti. Ne masen me te madhe shkrimi ngjan si perkthim i paster nga literatura gjuhesore te kohes. 

 

 

 

Av,

mos bjer pre e llumit qe ka sjelle prurjen. Autori eshte prift i vdekur me 1962 dhe eshte i shkolles se Gjergj Fishtes e rrjedhimidht nen ndikimin e forte te krimtarise se tij. Cer ka ndodh me gjuhen shqipe ai nuk mund ta dinte. smiley

Une mendoj qe ai e ka thene fjaline ne menyre te drejperdrejte, pra si fjali nenrenditese, qe ploteson kuptimin e se pares, por qe ne gjuhen e sotme , standarte, nuk do ishte korrekt. Rrjedhimisht do ishte i nevojshem nje perkthim, pavaresisht qe do zemerohen geget si Hurbi.

Arsyetimi jot me vjen korrekt.

P.S. E di qe ne Shqiperi , per disa vende pune specifike , duhet te jepet nje provim i vecante per gjuhen shqipe ? A e di pse ? Sepse me nje presje , me nje ose apo me nje edhe e con balancen ne krah tjeter. Keta qe perdorim gjuhe tjeter, te ndryshme nga standarti, jane me probleme te renda, por te renda fare, fare, gadi-gadi pa shprese. smiley

smiley e lashe... kot dhe une ndonjehere

cheers smiley

Av, mos e le…vazhdoje…kur ke nje ide apo argument, si ke borxh kerkujt. smiley Problemi eshte ketu, se po ta marresh sic thua ti, ke te drejte por deri diku. Ndarja e fjalise nuk eshte faji Yt, eshte faji I presjes. Po e ndiqja qe ne fillim me interes argumentin tend  dhe kjo “presje e vogel” apo nje keqkuptim tjeter eshte nje argument ne favour te standartizimit. Ato burra qe e bon standartin nuk ishin enveri, por baballaret e gjuhesise Shqiptare, tani sido te na duket standarti ne Sot, ai eshte standarti. Sic eshte per korentin, njesite e mases, hekurudhat etj. Pa standartizim nuk ka progess ne projektet madhore, dhe gjate standartizimit GJITHMONE do kete viktima; ne cdo lloj forme apo kohe. Mund te jene ne njerez, ne ekonomi, djerse e gjak apo ne 1-2 shkronja, menyre te shkruari etj etj. Presja qe prishi pune LOL. disa e kan permendur dhe me pare [ref @ Koth, por jo vetem] Ne shqipe standarte nuk ve dot Presje para fjales Por, pasi eshte perjastuese, ne Llogjike eshte marre kjo [shiko Monda- artikulli per Konicen] ku retorika apo gabimet konfuzojne kuptimin, ka disa parime llogjike qe transplatohen ne gramatike. Gjuha eshte sinjal por eshte dhe Llogjike, sinjalet pa kuptim te hutojne dhe dalin nga funksioni fillestar, Shenje-Sinjal per nje drejtim-udhezim. Nje fajli e thjeshte shqip:

Rruga eshte e lagur por nuk ka rene shi. Ne cdo gjuhe kjo eshte e njejte [provoje me But po deshe] Por ketu perjashton shiun. Vetem kaq, dicka qe automatikisht pervoja jone e shoqeron me shi eshte nje rruge e lagur. Llogjika ketu vihet ne pune pastaj, ne njohim raste [me incidence me te rralle sigurisht] qe rruga mund te jete e lagur dhe pa rene shi [makinat e lagin gjate vapes –per pluhur etj.] pra ka gjera qe ose ne i lexojme drejvizore…ose nje gabim shtypi [ose dialekt etj] na bejne te na duken ndryshe. Te lutem mos e merr kete per patronizuese, ti i di dhe i kupton te gjitha keto Por [lol, para por-it sa here vej presje dhe vete pa e kuptuar apo ne shpejtesi e siper!] pa presje kuptimi eshte te homonimet  dhe te dyja pjeset shkojne bashke. Nje njeri me dy pare men, si ky prift i urte, duket nga menyra si shkruan ne fund te fundit nuk mund te beje nje gabim te tille elementar apo perjashtues. Thene kete, perseris qe me ka pelqyer mendimi yt, Mendim Ndryshe, e per kete meriton respekt…dhe per menyren qe e mbrojte po ashtu – me qetesi. Respekt  smiley

Pa nje sy per detaj, nje argument apo dicka ndryshe atehere vje koha dhe “chati” ska kuptim. Ja dhe nje here: Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj por jo dy fjál që shenjójn të njãjtin object   Pa presje tashme smiley

Gjuhet kane dy fjale me te njejtin shqiptim [tingull- sound the same/ pronunciation] por nuk kane dy fjale te nejten kuptim kur perdoren per te njejtin objekt-menyre-fjali, ne te njejten kohe e vend. DOLI pak gjate dhe Messy, lol. Pra fjala Bri-Bri Qafe-Qafe, marrin ate kuptim qe u ke dhene ti me fjalet shoqeruese, e nuk i thone dot te dyja ne te njejten Kohe e Vend.  Hajt most a bojme si Vend Pulash tani…Geget e Gegerishtja [gegnishtja] jane pjese e Jona duam apo sduam ne. ngado te jemi…kush nuk eshte Gege pas familjes fillestare te perbashketen me te pare e ka me Gegen dhe jo Grekun apo Finlandezin.  Gjonat fillojne ka AND-ja e jo ka Fjala…fjalen te gjithe e kena ne dore...ate te paren, jena stuck with…Pra…grin n bear it…or be Proud of it. Varet ka ta shifish  @ general kjo e funit.

 

gati-gati deshe të thuash? smiley

seriozisht, se harrova, ti Koth ke shumë të drejtë që thua se është e rëndësishme të njihet gjuha standarte, sidomos për vende pune të lidhura me drejtësinë, por lëvrimi i gegnishtes pritet më shumë në letrat filozofike e argëtuese, dhe prej saj veç e mirë i vjen shqipes standarte.

p.s. sms smiley

Gati-gati desha të them. smiley

Mbas ndreqjeve te gabimeve smiley sms dhe une kur ta shof flamurin e kuq. smiley

Nuk kam asgje me gegnishten, por mungesa e respektit ,per standartin, me nervozon. Akoma nuk eshte kuptuar duket se pervec se eshte nevoje, ka raste qe eshte demosdoshmeri. Nderkaq me vjen neveri, kur konstatoj qe nje person nuk di ta flase edhe nese perpiqet. Me kesi tipash peshku eshte plot. 

krijimtarise*

strandardi*

 

smiley

pse ti vertet nuk e kupton ku u rreh cekani ketyre?

gjuha eshte preteksti per te dale ose demtuar shtetin shqiptar.gjithmone seperatizmi fillon me kerkesa gjuhesore.mos harro se ne 91-in kishte nga ata qe therrisnin -shkodra republike,nderkohe qe shqiptaret e tjere therrisnin-e duam shqiperine si gjithe evropa.

edhe ne kohe te zogut kane bere nje ''rrebelim'', qe eshte shtypur nga zogu.

Ose apo edhe:

Për themelin e nja gjuhës letrarishtes shqip

Faik Konica 1897

Mbleta e mletambleth e mlethmblakem e mlakem, etj. – Ndë fjalët që, si këto më sipër, nisin me letrat e mb-apo m-, si të dojë njeriu, më ëmbël dhe më mirë është të shuhet gjithënjë letra b: andaj gjithënjë shkroni mleta (jo mbleta), mleth (jo mbleth), mlakem (jo mblakem), etj.

Zbarth e xbarthzgjon e xgjonzbres e xbres, etj- Fjalët si zbardh, zbërthenj, zborak, xbres, Zbulesa , zgjon, zgjebe, etj..,të cilat, si mir e dini, mundin të nisin dhe me letrën x, duhet të marin gjithënjë z; andaj shkroni: zbarth (jo xbarth), zgjon (jo xgjon), zborak (jo xborak), dhe ashtu për të tjerat.

Mëmëdhe e mëmë-dhe, kryeqytet e krye-qytet, etj. Kur dy fjalë mblidhen bashkë dhe trazohen për të bërë një fjalë të re me shpirt të ri, si fjalët më sipër, është nevojë jo të afërohen me shënjim, po të treten njara me tjetërën, që të japin nja fjalë fare fare të re (si ndë gjuhërat hellenisht dhe gjermanisht). Përandaj, shkroni: mëmëdhe, kryeqytet, shpirtmadhësi, mirëbërës, dimërveshura Dhodhoma, etj, etj. (jo mëmë-dhe, dimër-veshura).

Pas, mbasPas do m.th prapa: pas natës, pas drekës, pas malit. Mbasd.m.th. si duket: mbas mëndes sime, mbas letrës që mora. Pas është si hl. …. si tq. den sora: (pas vdekjes, … , olum-den sora). Mbas është si hl. …(ungjilli mbas Markut, …), si tq. gjore (mbas meje, bana gjore). Pas thohet frëngjisht après derriere; mbas, thohet suivant, selon.

Nga prej.- Nga shkrohet para gjërave të pajetëshma: jam nga Tomori, mësova nga ditëtoria, çonju nga gjumi, ra breshër nga qielli, erdhi letrë nga Korfuzi  – thanë dolli Tafilbuzi. Prej shkrohet para gjërave që kanë jetë, qofshin njerëz, qofshin bagëti: Mora letrë prej Thanasit, vivllë shkrojturë prej Kristoforidhit, dheu punohet prej kuajve edhe prej qeve.

hisori thot keshtu,u mblodhe tre perfaqsues ,labi,laluci dhe malesori, per te qar hallin e gjuhes shqipe
labi-germa L nuk eshte ne vendin e duhur ,perveç kesa nuk do ket LL ne alfabetin ton
pra L te vihet e para: L A B c ç d,,,,,
laluci-ndakort jam edhe un ere
Malesori -po mue qe me quejn Llesh,si me me than?
smiley

Gegnishte per s'mari kemi; puna eshte te kemi geg per s'mari.

Kush po çan kryet se a flisni ne toskerisht a ne gegnisht a ne dreqnisht ? Mjafton qe te mos flitet si idiot.

Fonetika: Çdo gjúh ka nji set tingujsh...

 

 

 

 

BAC, NUK A KRY HALA!

"bashkesi".

tog do thoja une.

grumbull smiley

ehu ... gegnishtja asht bo fosile tashti,  thoni ca t'doni. Ca si puna ime do kene probleme githmone me c me gremc dhe me gj-xh po hajt mo, koha per ta pranuar.. lamtumir gegnishte

S'o e vertete!

Une flas gegnisht gjithe diten e gjithe noten. Flas me robt e mi, flas me shoqnine (gjysma mistreca nga...) flas me kalamojt e mi. 

For everything else (per kalamojt) there is tvalb.com

smiley

ore frika jeme asht anglo-italo e ku di un saksonizmi.. po e bastardojm fare (perfshij dhe veten) te pakten te flasim shqip ..se per gegen e ka marr lumi si dialekt prej shume kohesh tashme .. dum s'dum ta pranojm

Hic mos ke fryke, 

e rujme ne n'Ameryke! smiley

smiley shyqyr qe ju kemi ju shqiptart e ameriks smiley vallahe eshte shume e sinqerte dhe ne rastin tim personal !

Nuk di...por gjithmon kam menduar se do te ishte me mire fjala Qerre se sa Fuoristrada! Ne se gegnishtja do te perdorej per te zevendsuar "fjalet" (bastardimet e ndryshme qe rendom perdoren ne media),te cilat koha i ka bere te detyrueshme sot te perdoren,mendoj se askush nga tosket nuk do te ofendohej dhe gjuhes standarte nuk do i vinte asgje e keqe..por kjo do pune,do mendje..nuk do perralla nga e kaluara,me komunist e zogist.

Perse e konsideron gjuhen si nje formule matematike te paprekshme? Ka shembuj neper bote, si psh ne France e ne Spanje, ku nacionalizmi i ben pershtatjet gjuhesore QESHARAKE. Gjuha eshte gjithnje ne zhvillim. Shqipja vete eshte e pushtuar nga huazime te shumellojshme, aq e pushtuar sa u desh nje NAIM qe te shpikte fjalen dritare

 

Si do i themi avionit ne shqip? Fluturues?

Po motorit? Po kompjuterit? 

s'eshte njesoj fjala avion me ate fuoristrada (qe e quajne vetem italianet kete loj makine). francezet i thone tout terrain (ose 4X4) 

 

Une nuk kam mendje per te dhene ne kete fushe,por me aq sa kuptoj..nuk e konsideroj standartin te paprekshem..pikerisht per kete shkruaj se do te ishte mire pasurimi i saj me fjale te reja qe koha i ben te detyrueshme..si shembujt qe sjell ti psh.Mendoj se mund te fillohet apo ka hapsire te mjaftueshme te nderhyet pikerisht me ato fjale te reja qe duam apo jo,kane hyre ne gjuhen e perditshme..se sa te fillohet me sinonime te tipit..si eshte me mire ti themi fasule apo grosh.

O arb, e kemi gege kryeministrin... qe s'leshon asnje qindarke per nje cope mbledhjeje mes gjuhetareve. Fjalori i gjuhes shqipe, per te fundit here eshte pasuruar me fjale ne vitin 1981. Me thuaj ti tani, se kush e ka fajin.

faji eshte i te gjitheve themi kur vjen puna per krimet. smiley

Aman o shoku..nuk thua shyqyr qe nuk ka futur hundet kryeministri,pastaj jo ky por askush te mos fus hundet,per mua gabimin e kane ata te zanatit..po pse edhe per zanatin e tyre kryeminstri duhet tu thote atyre si ta bejne punen e kur ta bejne?Ahhh ne se ata punen e kane bere ndryshon..nejse nuk di..e vetmja gje qe nuk kuptoj eshte se pse njerzit i bejne lemsh gjerat me keto perrallat veri-jug apo komunist-ballist apo prift-hoxhe..duket sikur qellimi eshte tjeter ku..dhe nuk i merr njeri seriozisht edhe sikur gjithe deshiren e mire te kesh.

Nuk i paguan njeri ustallaret vella. Nuk po them qe te nderhyje koketari i qeverise, por qe te peshkoje ca para nga buxheti, e te paguaje intelektualet shqiptare qe te bejne punen e tyre, per KOMBIN, jo per Edin (bie llafi). Ne mos gaboj, Akademia e Shkencave s'ekziston me, eshte mbyllur per mungese fondesh. (pati firmos dikur Sala me e myll, egzistoka akoma)

Njerezit e ndrydhur jane te afte t'ia vene fajin edhe ushqimit te tyre, se demek u dhemb sumatriçja kur jashteqisin.

shume fjale jane vetem te perkoshme. prandaj dhe ato nuk jane te rezikshme per gjuhen, kjo u reziston vete prej kohes.

diten qe do behen te gjitha veturat, fuoristrada, fjala nuk do te perdoret me askund. 

autobuzit i kane pas thone sata (nje emer shoqerie ne itali nga erdhen autobuzat e pare), ne tirane. asnjeri nuk e di me se ça dmth kjo fjale sot. u harru vete prej kohes pra. 

Ore ne jemi kurrkushi, se sa per info akademite e shteteve te tjera te Europes mblidhen njehere ne vit per rifreskimin e gjuhes, per te analizu termat qe mund te behen pjese e saj, si te behen dhe pse te behen, po ne normal .. jemi "Ilir"

@ Koth,

Nje sqarim e ke te nevojshem, per çdo te papritur :

"Hurbi" s'eshte as geg e as tosk, e s'ia ndin fare nese flet ne shqip apo ne frengjisht. Ajo qe do Hurbi me shume, eshte te flitet me logjike, qe edhe ne zululishte te na vije teksti, po pati logjike brenda, me mua eshte OK.

Puna eshte se shumekushi ketu beson si n'Krisht se po fole ne toskerisht, e ke LOGJIKEN brenda detyrimisht. Dhe kjo i çpengon aq shume disa foles, sa jane gati te te nxjerrin 5 budalliqe / sekonde, thjesht sepse e ndjejne veten te mbrojtur me parzmores e standartit.

Ne nje kohe qe e verteta eshte me e thjeshte : standarti eshte nje menyre si te tjerat per te folur dhe u shprehur. Nuk eshte bukuria tek zoterimi i shqiptimit apo drejtshkrimit korrekt, por eshte tek bashkelidhja e brendshme e fjaleve, ideve, mendimeve, figurave. Nje gomar tosk eshte po aq gomar sa nje gomar geg, dhe jo siç mendojne disa se gomari tosk eshte çike me lart se gomari gege, ngaqe ka me vete standartin.

Keshtu, stervitja e vetme qe duhet te bejme, eshte te flasim me "mend ne koke", me "men' n'kry".

Nje per ty : mua nuk me rri mire qe Pashako ( Yjet e neteve te gjata ) nga Mokra ( nuk e di fare nga ishte ne fakt ) te flase gegnisht or ti mik, ndaj kupto thelbin.

Ndaj sa here hapet ky debat ketu aq here me kujtohet Tinka Kurti qe bente si plake jugu. 

Kjo eshte e barasvlefshme si te shkosh e te blesh jo nje kenge, por vetem refrenin.*

*Marre hua nga nje reklame shqiptare.

 

 

Koth,

Le te gjejme ca shembuj domethenes :

Le te marrim nje njeri, toske apo gege, ç'rendesi ka, njeri qe e di standartin perkryer. Dmth, shkruan paskerkeshim (habitore) e jo "paskena", pra eshte ekspert fare.

Le te marrim nje njeri te dyte, ska rendesi dhe ky, toske a gege, qe s'i perdor mire keto shenjat e drejtshkrimit (qe eshte shume gabim, ne fakt).

Dhe fillojne te flasin me njeri-tjetrin. Ky "standartisti" i thote tjetrit perballe :

- Mendoj se kur une i them nje tjetri "kinez", une nuk e kam me te keq ne fakt, nuk e kam me vete Kinezet, qe jane njerez te mire dhe te zgjuar, aq me teper qe kam ne pune mjaft te tille, por une e kam me nje lloj qendrimi "kinez", i cili, te them te drejten, eshte i shpifur fare.

Tjetri, ky rremujaxhiu i gjuhes, e degjon dhe i thote :

- Qeke i rrot gamori ti, haj shnet.

 Tani, pyetja ime per ty eshte e thjeshte, madje argetuese :

Cili nga keta te dy e flet gjuhen me mire ?

Pergjigja ime eshte : pa asnje dyshim, i dyti eshte mjeshter i gjuhes. Sepse, me tre fjale te shkruara shkel e shko, shpreh nje logjike te shendoshe qe na e nderon shqipen, pavaresisht a me rregulla a pa rregulla.

I pari, vertet i thote fjalet "rruaze" fare, por puna eshte se aty ska kurrfare logjike, dhe kjo thjesht sa e mjeron shqipen, e than trurin, e kthen ne shterpe.

Si mendon ti, Koth ? 

Mos m`i kerko mua kusuret qe ke me peshqit apo ata me ty. Per fat une nuk i kam me te degjuar, por i kam lexuar shumicen e debateve. Keshtu qe nuk ka nevoje per karambol, spond, si i thone ne gegnisht.

Per temen:  kinezet, jo Kinezet, dua te them qe megjithese jane fallcifikuesit me te medhenj ne bote, pra e kane ngritur ne art, prap nuk bejne dot mall si origjinali*. Mall i fallcifikuar nuk dmth detyrimisht mall skarco.

* Nje peshk geg prej verteti e konfirmon kete.

Hurbinek, te te them nje te fshehte: me kane ardhur perpara ca mesazhe personale, me kane thene: Ti s'e njeh Hurin, ai eshte gomar, e kane perzene edhe Vehbiu nga blogu i tij etj., etj. Te te them te drejten une nuk e dija qe ishe kaq i zulmshem. I kundershtova, u thashe: Jo, jo, nuk e pranoj qe eshte gomar, eshte thjesht punetor. Tani them se te dyja palet kane te drejte: Ti je punetor si gomari, po ne te dy kuptimet metaforike qe i kemi dhene kesaj kafshe fisnike, pra ti punon shume, por punon pa tru. Po ta them se je jo vetem nje njeri jokompetent kur do qe te flasesh per punet e gjuhes letrare, te fjaloreve etj., po je edhe thjesht nje donkishot, gjuhen letrare tashme shqiptaret e kane dhe nuk i hyn gjemb ne kembe nga pesha pupel te lehta si puna jote. Ma kuptove idene te shprehur qarte, apo e do te shprehur rremujshem: Qeke i zog gamori qe s'e paske pas shokun.  

Hurbinek,

 

Faleminderit për komentin. Sipas meje, komenti përmban një konstatim tejet të saktë, por jo të drejtë. Është e vërtetë që lidhja ndërmjet gjuhës dhe logjikës është çelësi për të kuptuar vendin e gjuhës standarde. Jam krejtësisht e bindur që ka një lidhje të qenësishme ndërmjet rregullave të gjuhës dhe logjikës. Ose, bjerrja e gjuhës sjell pashmangshmërisht bjerrjen e logjikës. Por, ajo që dua të theksoj, është që në çdo dialekt ka bjerrje të gjuhës. Ka një bjerrje të jashtëzakonshme të gjuhës si në dialektin tosk, ashtu dhe në atë geg. Për pasojë, ka dhe një bjerrje të njëjtë të logjikës. Pra, ajo që dua të theksoj është se nuk është më i logjikshëm ai që është më pranë standardit (sepse ka bjerrje gjithashtu), por ai që është TEK STANDARDI. E këtu duhet kuptuar, se toskët, ashtu si gegët nuk e flasin apriori standardin. Askush nuk e flet apriori standardin. Pra, askush nuk e zotëron apriori logjikën.

@ Koth,

Me vjen keq, s'kam asnje kusur me askend. Eshte thjesht menyra e mendimit qe me intereson. Dhe vezhgimi im ka qene i qarte : nuk te shpetojne as rregullat e shqiptimit e as te drejtshkrimit. Nuk jane magjike. Duhet logjike. Aty ku kjo e fundit mungon, aty s'kemi me gjuhe, pavaresisht se fjalet jane shkruar per mrekulli (ne çeshtje drejtshkrimi). Kur ideja ne nisje fut uje nga te gjitha anet, nuk duhet t'i biesh ne qafe gjuhes per te te shpetuar nga bataku. Sidoqofte, une per vete s'kam asnje te dhene per Kinezet, nuk i njoh dhe s'parapelqej te flas per ta.

@ Lirka,

Sigurisht qe ka nje lidhje mes rregullave te gjuhes dhe logjikes. Sepse nje fjali parataksike eshte e veshtire te kuptohet, po s'patem kontekstin e duhur (nje fjali ku mungon perputhja mes pjeseve perberese te fjalise). Psh, ne e marrim vesh shume mire femijen dy vjeç, edhe pse ai ben gabime te tmerrshme gjuhesore, por ama e marrim vesh nese kemi kontekstin.

Nuk eshte e vertete se logjika fle tek standarti. Standarti eshte thjesht vegel. Por nese veglen (psh çekiçin) e perdor jo per gozhda por per te vrare njerez, ketu ka diçka qe s'shkon. Eshte synimi, eshte ideja, lidhja e brendshme mes hallkave te logjikes ajo qe do te therrase standartin (çekiçin) per te folur e shkruar drejt (pra per te ngulur gozhda). Ne te kundert, kur kjo lidhje çalon, çekiçi do vrase njerez, miza e madje mund te gjuaje dhe laraska me to.

Hurbinek,

 

Ke përdorur pikërisht fjalën e duhur: kontekst. Ose, të themi mjedis. Një logjikë e pastër është e shkëputur nga mjedisi. Madje, është ajo që të fut në një mjedis të caktuar, pa qenë e nevojshme që ti të jesh pjesë e tij. Gjuha është pikërisht instrumenti bazë i logjikës (në ndryshim p.sh. nga intuita). Përndryshe, je i detyruar të jesh rob i vëzhgimit. Me siguri, shembullin me fëmijën e solle për të ilustruar vëzhgimin dhe jo gjuhën. Gjuha standarde është logjika e kulluar. Është ajo që të lejon të vëzhgosh brenda saj, për të kuptuar mjedisin dhe jo e kundërta.   

me vje keq se po nerhyj m'semantike i cike...por Kontekst nuk o shqipe smiley

vje ka Latinja " me thure" [kallama, litare, qepje etj] ne kena fjalen e bukur shqipe- bekgrund smiley ose te tjera, si mizanskena, plani no II etc smileysmiley

Shqipja o e gjone...ne jena i cik te nushte smiley

Hurb, miku im, me lejo, per analogji, te te sjell nje shembull, se si eshte gjykuar nje realitet nga dy personalitetete  te Frances.

Dy personalitete te madha,  aty,  u moren me gjykimin e figures se Bethovenit.

Vensan d`Endi, qe i meshoi anes mohuese te vlerave  dhe  Romen Rolani, asaj pohuese.

d`Endi thoshte se  Bethoveni nuk pati as edhe nje ndikim, prej Revolucionit Frances.

Romen Rolani  i dha Bethovenit, titullin e lavdishem, si "Bir i Revoluionit  Frances".

   Tani une,  duke te patur mik, nuk po ju pyes per te mu pergjigjur ketu, se cili prej  ketyre dy kolloseve ka  patur te drejte,bazuar ne raportin e fjaleve me mendimet  dhe perfundimet e seicilit prej tyre.....

Po e le.... se mbase  takohemi...

 

Foli budallai.

Që dialektet janë pasuri e ç'do gjuhe kjo s'ka asnjë pikë dyshimi, e asnjë vend për diskutim. Që dialektet janë baza e gjuhës zyrtare dhe e pasurojnë atë përditë, as kjo s'ka pikë dyshimi dhe s'kërkon llogje. Por që të shkruash thuajse ç'do ditë, në shtypin e shkruar, në atë virtual, e deri tek krijimi i videove si kjo: http://www.youtube.com/watch?v=HK6QRS1HZ...   jo vetëm që nuk i shërben kombit, gjuhës zyrtare, por është shkatërrimi i saj! Dredhi të vjetra të fqinjëve këto, duke u'a njohur kokën e trashë shqiptarëve, shtysa për përçarje! Ndaj mjaft më na lodhët menderen me të tilla demagogjira irrituese mes krahinash që sjellin si rrjedhojë përçarjen e një kombi! Nëse është kjo që po kërkoni, at'here mjerë ju, se s'do i'a arrini dot qëllimit!

 shume patetike kjo video, per te mos thene percarse dhe cinike!  kam nje ide se insitimi per gjasme gegnishten e vdekur, eshte me shume se kaq, eshte politike, keta duan te rafshojne cdo gje pozitive qe eshte arrit me perpjekje nga shqiptaret, eksperte studiues te gjuhes, tipike propagandistike, qe do ta kishte zili cubrillovicet, e tyre fqinj! 

Ka lone njoni i' llaf per rahmet:

Ca t'bo e paqimja, tha! smiley

smiley

Ops, desha me dale poshte mrroklles po rreshqita poshte ruzhdies.

e mer mire

ma ke dhone paradhonie smiley

smiley...po shof poshte kuj po rreshqas

hahahahaahh, oh sa kom qesh, deri ktu isha tu lexu me serioziteti, tani u lliva tu qesh hahahahah

Dy tre gjona shpines nga kjo teme, "gegnishte oxfordi" mes tyre.

Vallain dhe mu aty me ngeli menja. Duhet patentizu ai togfjalesh.

"Gegnishtja ose e folmja gegë âsht njâni prej dy dialekteve kryesore të guhes shqipe. E flasin shqiptárt gegë në veri të lumit Shkumbin."
meqenese tirona e kap dialekti gege,gjith ky debat i nxeht ngaku peshqit mohojn me force dialektin,
duhet zhvendosur lumi shkumbin,ai i ka te gjitha fajet !

Debati i gjuhes eshte i pamenjanueshem. Por tani edhe pse i nevojshem eshte i papershtatshem. Arsyeja eshte mungesa e vullnetit dhe pergaditjes se shqiptareve per te lene pasionet dhe ngaterresat e se shkuares pas ne dobi te se ardhmes. 

Kjo nuk eshte "kryengritje" e re. At Marin Sirdani ka nderruar jete shume kohe me perpara. Konkluzionet qe ai ka arritur ketu jane te hershme ne levrimin e gjuhes sone. Ai sikurse shume Franceskan te tjere i kane dhuruar Shqiperise shume. Por fatkqesisht ato akoma vazhdojne te trajtohen si "tradhetare" te kombit nga smira e filluar nga regjimi komunist. Historia shqiptare dhe e ardhmja e saj s'mund te jene asesi te ndritura sa eshte mundesia nese veprat e tyre nuk jane vene ne kryeqendren e debateve dhe planeve per te ardhmen. 

Kjo s'ka te beje as me fe dhe as me krahinizma. Eshte thjeshte e verteta, gje qe ne Shqiptaret kemi harruar ta vleresojme. 

Peter. Nga njera ane ke te drejte, por nga na tjeter besoj se e ke vene re se sa ka rene vlera e fjales. Me nje llaf, ketu e njezet vjet perpara, llafet thuheshin neper kongrese gjuhesore, duhet te kishe mbaruar shkollen per temen qe po flisje, dhe duhet te kishe bythe qe ta mbushje katedren prej nga flisje sepse publiku ishin gjithashtu profesore e doktorre me shkolla e eksperience.

Tani vjen Shaqoja me pseudonim Urbis qe ka mbaruar per Gjeologji, po qe pasion te vertete ka pasur rritjen e varietit bullgar te shalqinit dhe te shpjegon ne komente te gjate 7 ekrane 20 incesh Macu se etrusket qe ti mendon se jane paraardhes te ilireve kane qene nje fis i zhdukur qe kane pas banu tek Kodra e Priftit dhe qe pasi ua prishen shtepine se do ndertohej aty nje pallat, u shperndane neper VorraBom.

Jo, se talleshim me Enverin qe dinte edhe ku te cpohej per nafte, edhe sa femije te pillnin grate edhe per Kuvajtin qe ia kishte treguar gjyshi!

Ops me fal. Per Kuvajtin fliste ky i sotmi.

 

 

................

PF..

Je mjeshtër i këtij lloj humori...

 

Po o Peter, injoranca ose padija eshte e keqja jone, edhe kur nuk hiqet si e ditur. Po te duash ti, ti bej edhe nje historik te kesaj meselese se gjuhes letrare, te bej edhe teori te gjuhes letrare, ma kerko e ta dergoj. Me kete patologjine ia ke fut kot, patologjia eshte e ca njerezve si ky Hurbineku qe kudo, vend e pa vend, e cojne fjalen te gjuha letrare. Per mua gegnishtja le te levrohet, le te shkruhen libra, revista, pasuri eshte. Une vete ne dy libra qe kam perkthyer kam perdorur kryesisht leksikun geg, po e di c'me tha nje shoqja ime mirditore kur i dhurova njerin prej tyre: Mire,mire, tha, po ke anuar pak nga toskerishtja. Hej pike e zeze, thashe me vete. Gjysmen e fjaleve ne ate liber e kisha nxjerre prej Camajt, qe e kam nder autoret e pelqyer, mbi te gjitha prej gjuhes. Tani po te intereson, po perseris edhe nje here cfare kam thene: Ky nuk eshte nje debat shkencor, ky eshte nje debat politiko-cicmicor i tipit "Cohu hoxhe te ulet prifi", ose "Dje ma hipe, sot ta hipa".   

Verdikte per injorancen e bashkefolesve jepen vetem pas paraqitjes se kredencialeve te posacme tek admini qe ka tagrin gnosologjik, zoti Llukan Tako.

Pasi marrin lejen perkatese, nicket e antareve te kshillit injorantopercaktues shfaqen me ngjyre tjeter ne peshk, te gjelber ose mavi.

bir nona vet

ncqqqqqqqqqqqqqq  gegnishtja gegnishtja tosknishtja tosknishtja

ora si i behet hallit qe po na hypin n'kurriz katunaret, mediokret, trapat, regresistet, me dialekt gege, toske, bjonda, bruna, te gjate, te shkurter, pa shkolle, me shkolle, me master n'amerikt, te majte , te djathte, kaurre, cobenj, myslimane vari lesht.....?

Si i behet hallit ? Spo i mundim dot. A jane gjenetikisht different apo cka kta katunaret e rinj qe po na mundin ?

Pervecse me ik nga shqipria, se ket e di si zgjidhje, a ka nai kshille tjeter se si me ja ba me fitu mbi injorantet qe duan qe cdo gje te rrije ne vend numuro, dmth te rrije MUT, dhe ata vete te ngrefen me kallare dhe parfum, na maje te mullarit te mutit ?

 

 

Eh rruzho, kshu ka qen qe ne kohe te Macedunit. Fshati rrethon qytetin domethene. Ca thone bile se edhe Kristofor Kolombit ia kishin pru ne maj te hunes katunaret baske qe donin ta vinin baskishten si gjuhen standart ne kundershtim me dekanatin gjuhesor te Universitetit te Salamankes...etj...

E kshu qe thu ti, mori bokshen Kristua dhe u nis qe te gjete nje vend te ri pa katunare. Edhe gjeti Ameriken. E te shifshe ti si u hudhen katunaret e gjithe botes kush te shkonte i pari masanej...bir o birrrrr!

Te pakten i vetmi qar qe kemi ne knej eshte qe jemi te gjithe krenare qe jemi katunare amerikan dhe qe gjuhen te pakten e kemi standart. Edhe kinezet, anglisht flasin. Kur munden...

Ah po. Gegnisht kemi frongcen e Kebekut. Shyqyr pa detyrim. Se dhe ate kishim mangut!

mir mi mir, po mos na infekto ne tqerve me ane 'ternetit smiley se memzi u dizifektum.
se qi i bohet i gjo i bohet, po se ca smiley

He se mu kujtu. If you cant beat them, join them- thote piplli.

Kur i paska ardhur radha  edhe "gjuhes", per te udhehequr punet ndarese, do te thote se truri ka zene ..rem.

E din kush, me  se hiqet remi.... 

Sa here vjen fjala te geget a te gegnishtja levrin (ketu... dhe tjeterkund...) nje shkerdhateri bajate "politike" me salce konservatore (fundja pse mos behet nje kongres tjeter per gjuhen shqipe?). E "drejta per shkerdhateri" duhet vene ne harten e te drejtave de njeriut, madje dhe ne kushtetute... per ata si u a ka qejfi.

Me kete qejfin e shkerdhaterise disa gjasme injorojne format e "getoizimit" qe percjell gjuha zyrtare te geget... dhe qe sado "gjithçka relative" nuk jane te pakta hiç. Por fundja problemi nuk qendron aq midis toskerishtes dhe gegnishtes se sa midis "tirani-shtes" (qe i duhet q... udha dhe ç'i pemban pragu) dhe gegnishtes. Paçka se "tirani-shtja" eshte me afer toskerishtes, si tingull. Te tingulli qendron ç'eshtja : pse na u dashka bere muzike vetem me violine kur ka dhe kitare? Apo se disave u a ka qejfi te hiqen te rafinuar?... Rafinim me duket i bejne dhe naftes...

cdo dy dit del nga nje pordhe gegnisht ktu...fuck off, hoppa

Ore po si nuk ju marun llaffet per ket teme xhanem...?? Kena diskutu kaq e kaq here, edhe skiç, edhe drejte, edhe me spond..... dhe akoma nuk u bindet o njerez???? Gjuhen standarte nuk e ka vendoos Enverii, ket nguleni ne tru nje here e mire.... po e kane vendose gjithe ata burra e gra me mjeker deri tek ushkuri i brekeve, qe nga diaspora, nga viset gege ne shumice jashhte kufijve politike,  qe kane bredh neper evrope dhe jane infektu edhe prej anej, dhe qe kan shkru e botu me tonellata  materialle per kete pune e qe  i kan vu vulen ne '72..... se  atehere i erdh edhe sirraja...... me u bo edhe ne nje komb evropian, nje komb si te gjitha kombet e tjera....

Dhe sot ket teme e hapin vetem ata qe kane kompleksin e inferioritetit, vetem ata qe vuajne prej protagonizmitt dhe vetem ata qe duan te luftojne komunizmin si Don Kishoti, nepermjet fleterrufeve komuniste...  Sa te vjen per te vjelle nga keta njerez.....

Keshtu foli Arshi Pipa...:

Parulla "as toskë as gegë, por shqiptar" âsht demagogjike, ajo jehon nji tjetër, "as i krishtênë as mysliman, por shqiptar".. Por ata që bânë Shqipninë qenë toskë e gegë, të krishtênë e myslimanë. Dallimet gjuhësore dhe fetare nuk i ndaluen ata me luftue për vetëqeverim dhe pamvarsí. Argumenti ose, mâ sakt, sofizmi se dallimet gjuhësore dhe fetare i ndajnë shqiptarët ngatërron qëllimisht konceptin e ndamjes me konceptin e dallimit. Dallimi nuk âsht ndamje, dhe kultura vërtitet rreth boshtit të dallimit. Aty ku njeriu i palavruen ose i cekët sheh ndamje a dasí, njeriu i zhvilluem sheh vlera kulturore. Asht e vërtetë se dallimet gjuhësore dhe fetare mund të sjellin ndamje kombëtare. Por kjo nuk ká ndodhë në Shqipní kúr regjionalizmi dhe feja ishin faktorë shumë mâ të rândësishëm se sá janë sot. Parulla në fjalë âsht kallpe.Dallimet gjuhësore dhe fetare kanë qênë dhe do të vazhdojnë me qênë për sa kohë që njerëzi mos të ketë hy në nji tjetër fazë qytetnimi mâ të përparueme. Nuk âsht vetëm Shqipnia, ndër shtetet europiane, ajo që përmban në gjinin e vet dallime krahinore dhe fetare. Dallime të tilla karakterizojnë disá nga shtetet mâ të përparueme, si Anglia dhe Franca. Këto janë edhe shtetet me nji traditë shtetnore shumëshekullore. Svicra e vogël me nji traditë shtetnore gjithashtu të lashtë, ka qênë e zonja me mbijetue, megjithse dallimet gjuhësore-fetare janë edhe mâ të forta se ato në Shqipní: trí gjuhë: gjermanisht, frengjisht dhe italisht, dhe trí fé: protestantizëm, kalvinizëm dhe katholicizëm. Shqipnia ká vetëm nji gjuhë, por nji gjuhë me dý dialekte, e symbolizueme me shqipen dykrenare të flamurit. Etnit e kombit njisuen alfabetin, jo dialektet. Dhe njisimi i alfabetit u bâ jo me masa administrative, por me marrëveshje t'arsyeshme mes misavet kompetentë të Kongresit të Manastirit. Mes këtyne qenë Gjergj Fishta, Kryetari i Komisionit t'Alfabetit, dhe Lumo Skëndua, njerëz që, për vlerat e tyne atdhetare dhe kulturore, peshojnë rândë në historinë e kombit shqiptar, dhe me nji peshë të ndryshme prej asáj të Shehlerëvet dhe Hoxhallarëvet të Stalinizmit shqiptar.

shume e kendushme gjuha e arshit. me ty jam.

Nje bullshit (si jo rralle) foli arshi pipa.

kom vu men se shum inot e ke arshin, emo. nuk ia kom gjet rronjet inotit, por ne fund te funit pse me ia gjet. secili rron me gjykim me mendjen e vet. megjithate sa per rrjedhshmerine e gjuhes, asaj lloj gegenishtje nuk ndryshoj mendim. rrjedh.

Po mir mo ju qe ju pelqen arshi perse nuk e beni/bete ate qe ju tha arshi? arshi trimi patrioti....hehehe

edhe cfare do te thuash ti me kete? se nuk e kuptoj verte prandaj po te pyes? cfare te benim ne te shkruanim si arshi apo te shanim enverin edhe komunistet? se per pjesen e dyte e kemi bere edhe vazhdojme ta bejme sipas qendrimit personal te secilit. sa per pjesen e gjuhes, po e pate aty fjalen, kjo eshte ceshte shume e thelle e nuk po i hyjme gegnishtes me zgjidh edhe arshi pipen, profesor tjetri. kujt nuk i pelqen vepra e pipes mos ta lexoje. une kam lexuar dikur me detyrim stalinin per gjuhen edhe sigurisht qe nuk do ta lexoj me. arshi pipa e ka shkruar vepren e vet si ia ka prit mendja edhe si e ka menduar te verteten. jo qe ne ta zbatojme si vendimet e kominterrnit, 12 sahati. po e pate per kete pike, meqe me ke ra poshte si pergjigje mue. smiley

Jo, qe te vareshin ne shyllat qe kishte ndertuar komunizmi NJQIND E KUSHEDI SA MIJ shqiptar qe kishin teser te partise komuniste. Gati nje per c'do rreth familjar, edhe ai me anti-komunisti. Per cfar te behej kjo, te pyesje pipen, ose lexoje ne vepren e pipes ne e ka shkruajtur persene. Mua me duket se Pipa kishte inat pse ndertuan shtyllat dhe bashkuan gjuhen e kombit me te vjeter ne europe. Tani une e di qe ti nuk ke aftesine emocionale e intelektuale te gjykosh mire keto tema (se 4 mij te vrare e shume te internuar e komunizmi dhe MILADINI i famshem) keshtu qe s'pres ndonje pergjigje kushedi se cfar, thjesht thash te thoja nje llaf ashtu kot. Shendet.

po kur ka mberrit arshi pipa ta gjykosh ti, po vaj medet edhe ullini pike e zeze e ku di une. po ca 4 mije e ku di une, po ku ta nis une ty muhabetin. une ti postoj me shifra zyrtare mer te pushkatumit edhe te denuarit ti me thu shtyllat. ja se do ti jap prape shifrat me poshte po me rri ke shtyllat, akuze qe e kam degjuar shpesh te nxirret si strofe nga ajo qe shkroi pipa, njelloj si at gjergj fishta s'asht ma shqiptar. se kete denimin per llaf goje e keni pas ligj ca si ju, po me rri te shtylla.

ate te shtyllave e kane bere popuj te tjere me kulture te rralle. e bene hungarezet edhe e bene budapestin kapau. i varen edhe i dogjen sa per dijeni, te shtyllat qe kishte ngul njoni nga kusherinjte e asaj zonjes qe ne kishim per mbretnesh. gruja e atij qe boni edhe bulevardin ku e kishte me vargje pushkatimin revolucioni kinez ne letersine shqiptare.

sa pe ato 150 mije komunistat me teser e di mire qe nuk jane aq. se vetem tesera i inkriminonte, edhe per aq nuk besoj se meritonin denim te asnje lloji. ashtu sic edhe nuk paten asnje denim. sa per varjet ne shtylla, nuk besoj se komunizmi nguli aq shtylla ne kete vend vetem per elektrim. se ne pergjithesi si me te gjitha edhe shtyllat e elektrikut i kishte me vare njerez edhe me vra desantet ajror kur te binin nga qilli. shendet.

 

e redaktova postin se mos harroj shifrat zyrtare: 5037 burra e 450 gra të pushkatuara,
16.788 meshkuj dhe 7367 femra të burgosur, 48.217 burra dhe 10.792 gra të internuar, 11.536 familje të dëbuara nga qytetet kryesore, 64 shtetas të huaj të
vdekur qelive, burgosjen e 1215 burra e 38 grave të huaja dhe 95
kosovarë që u pushkatuan. ketu nuk futen ata qe u pushkatuan per vjedhje te pasurise socialiste, as ata qe (pjeserisht) kishin kryer vrasje per kanun apo per krim ordiner. mungojne edhe disa mijera te humbur pa asnje leter, nam edhe nishan, qe nuk rezultojne as te jene arratisur. kaq.

Te thash qe nuk je ne gjendje emocionale per te gjykuar, dhe madje dyshoj se ke kapacitetin e nevojshem llogjik per ti pare gjerat nga je kendveshtrim me i gjere.

Sa per antikomunizmin, ate e hengri populli shqiptar sa krahu (perfshi ata qe u persekutuan nga komunizmi drejtesisht apo padejtesisht), se ata qe qene ne krye vazhdojne te rrojne pa pjerdhur per njeri, njerin e ke ne krye te shtetit. Mik ne familjen e Enver Hoxhes.

(perfshi ata qe u persekutuan nga komunizmi drejtesisht apo padejtesisht)...

ku ta nis e ku ta ze biseden pas kesaj...

Nuk duhet ta kishe nisur fare.  Persekutim komunist i drejte...

rud, smunem gjate se jam n'udhetim. gegnishtja pipes - great. llafet BS. komunizmi me oponent si pipa bon pall. s'e shof hic te keqe ate qe geg or tosk, jeni shqiptar. nothing wrong with that. flitena.

merluc
un nuk e di jeteshkrimin e a pipes,nqs ka ber 10 vjet burg,dhe pasi eshte liruar ,u arratis per ne usa,nuk eshte gje tjeter veçse nje agjent i sigurimit per te perçar grupimet shqiptare antikomuniste ne usa
ps sigurmi zgjidhte (ne shumicen e rasteve i detyreonte) intelektual shum te zote
pss ne nje dokumet (arshive)aludohet per nje intelektual me jetshkrim te ngjashem te prof a pipa

@ Grava,

Fjalet e tua me ngacmuan nje refleksion te hershem qe kam pasur gjithnje deshire ta zhvilloj e diskutoj me te tjeret. Eshte e qarte se ne diskutim e siper, njeri apo tjetri me fyen, akuzon, debon. Edhe pse kjo nuk eshte normale, une perseri e quaj pjese te jetes se rendomte. Sharjet apo fyerjet ne emrin tim (qofte dhe me pseudonim), megjithese s'me sjellin ndonje kenaqesi, duhet thene se as nuk me prekin aq, per arsye se kam gjykuar gjithmone se instanca e fundit, eshte PUNA. Fjalet ketu i merr era, puna mbetet. Problemi eshte se ketu ka shume te papune, pertace, dhe qe nuk i sjellin asgje shoqerise apo debatit publik. Keta, duam apo s'duam, do t'i perkasin koshit te mbeturinave, do te harrohen pa nje pa dy. E vetmja gje qe do te mbetet, eshte puna, gjurma, çfaredo qofte, artizan, bujk, metalurg apo poet qe s'kane lene gje pa i thene ne te gjalle. Ky eshte nje ngushellim jo i vogel, grava. Madje po te mos ishte ky ngushellim, s'arrij ta shoh ecjen e njerezve perpara. Ka diçka qe i shtyn ata, edhe Beethovenin tend, edhe ty qe shkruan romane. Shkurt, t'i rikthehem refleksionit tim te kahershem, e po jap thjesht titullin (ftillimin, mbase njehere tjeter, nese do te gjej bashkebisedues) :

A dime ne te kendojme ?

Kalofshi bukur.

ps : Peter, e sakte verejtja jote, "sot nuk pushkatohet kush per mendime", dhe ka shume mundesi qe kjo te jete acaruese per dike apo disa.

Thnx per kete citim te pipes

Me lejoni te them, se sa here hapet ky debat,shqipja me ngjan me sliten qe tereqin qente ne bore.Te ndam ne dy rrjeshta i lehin njani -tjetri,vecse qente, sliten e qojne perpara.

Kokat e shqiponjës i sulen njëra-tjetrës

Si qentë per petlla,

Me na heq sytë, 

me na vu vetlla.

Qe ne i tjeter "zog gamori". Per cudi edhe mu me ka rezultu llagar me pare per personazhin ne fjale.

Hajde grava hajde....... po me ke merresh mo aman? Nuk te ka hije pa mir.

Interesante shpjegimi qe At Marin Sirdani, i jepka gjuhes dhe fonetikes se saj. 

Tashi n'nji note me serioze.

Shkrimet qe si sahat hudhen ne diskursin publik shqiptar per gegnishten nga nje rreth i caktum' kulturor kane brenda nje si sinjal.

Ky sinjal kapet nga radari per bukuri! 

Sic i thojne edhe ne serbisht: Loud and clear!

Shume njerez nuk e kuptojne merakun. Po shume t'tjere e kuptojne! 

 

Asht e vërtetë se dallimet gjuhësore dhe fetare mund të sjellin ndamje kombëtare. Por kjo nuk ká ndodhë në Shqipní kúr regjionalizmi dhe feja ishin faktorë shumë mâ të rândësishëm se sá janë sot....

Arshi Pipa FOLi dhe kete ja dedikoi vetem Enverit smiley Nga te Rrallet qe ka Vleresuar Kongresin e Drejteshkrimit pasoje e te cilit eshte dhe ky paragraf i "mbartur"  ! Me pas u Inatos sepse nuk Ju realizua Misioni dhe e "vrane " ne FIS . Ne Shkoder kur po paraqiste antikomunizmin e thekur dikush nga Salla e Pyeti

Kush te Liroi nga Burgu dhe te nisi per Amerike ???

Ca te tjere Duartrokiten dhe njeri ja Pati ..Rrnofte KQ me sh.Ramiz Alia ne krye ...

Nga ajo dite preu Bileten dhe IKU ! Po ketu Cicikovet jane ne Mode dhe do jene per aq kohe sa te merren me kocka te Vdekurish . As te vdekurit  si lene REHAT ! Por eshte Koha te shtohet dicka ...dhe e ka shtuar ...dhe me nji peshë të ndryshme prej asáj të Shehlerëvet dhe Hoxhallarëvet të Stalinizmit shqiptar.......

Mungon sh .Ramiz ....do vene re ca "Komuniste " smiley

Edhe te vdekur deri sa tu rrjepim edhe KOCKAT do tu perdorim !

Gjuha standarde duhet mbajtur dhe respektuar  nga te gjithe. Vetem disa probleme te vogla ka ky standardi (sipas mendimit tim):

1. Eshte shume i ri (1972) dhe eshte i vendosur pak si me dhune

2. Eshte marre shume pak parasysh nje pjese goxha e madhe e Shqipfoleseve.

3. Edhe ata qe bertasin qe flasin gjuhe standarde, ne asnje moment nuk e bejne kete. Per kete mjafton te shikosh shkrimet e tyre apo titrat ne televizor (skandal).

4. E cila s'ka shume lidhje me gjuhesine por me shume me konatocionin negativ qe ka marre ne Shqiperi. Sipas disa mendjeve te ndritura po fole gegerisht (ose nendialekte te saj) je automatikisht perkrahes i Sali Berishes, pra automatikisht MALOK, si rrjedhoje automatikisht i trashe

Me duket, se e ke gabim.Futur me dhune...!Ke dini Juve qe eshte penguar apo i jane mohuar shkrimet ne gegnisht...

Gegenishtja, nuk eshte e folura e Sali Berishes...Ai flet gjuhen...Ferrishte. Njesoj si ai, me Tupanin e  madh, te ....  dedvukajve.

Atij, qe i paska vdek gegenishtja.

Broçkulla

Gjuha eshte si nje qenie e gjalle, e cila ka rrugen e vet te evolucionit dhe ndryshon nga sjellja e foleseve/shkruaresve te saj sipas nevojes se shoqerise dhe nevojes se artikullimit dhe identifikimit sa me te mire te objekteve te reja/te vjetra dhe ngjyrimeve te tyre.

Por asnjehere ne evolumin e nje gjuhe nuk duhet lene jashte vemendjes historia e saj.

-Formula e pagezimit

-Meshari i Gjon Buzukut

-Kongresi i manastirit

-Vendosja e drejtshkrimit te gjuhes shqipe ne 1972.

Deri ne kete vit gjuha ka ndjekur shtratin e saj natyror, pastaj eshte prere si me thike dhe eshte vendosur nje standard tjeter (per hir te vertetes 80%toskerisht, 20% gegerisht). Duke shikuar dhe aksin e pushtetit te asaj kohe, normalisht qe nuk eshte per tu cuditur.

Qe gjuha duhet standardizuar dhe dialektizmat ne perdorim publik duhen larguar eshte normale.

Nuk kam folur per pengim te shkruarjes ne gegerisht, por per imponimin qe i eshte bere asaj te qendroje ne cep, e paperfillur, pa pasur mundesine qe me muzikalitetin e  saj, me larmine e fjalorit qe ajo permban, me format e saj gjuhesore (p.sh. infiniti) te kontriboje dhe te thote fjalen e saj ne standardizimin e gjuhes te vitit 1972, i cili per mua ishte imponim i aksit te pushtetit te atehershem.

perkthimi korrekt i TO BE OR NOT TO BE si eshte??!!

1.Te jesh apo te mos jesh

2.Me qene apo mos me qene

3.Te rrosh apo te mos rrosh

4. Me rrnue a mos me rrnue

qi standarti nuk asht vu perdhunisht vetem sot po e nigjoj, edhe asht shum miklues fakti qi ni prej toskeve ma te shquem siq qe lazgushi nuk pranoj ta firmoste, fakti qi pa deshiren e tij ja kopjune firmen tregon se aj vendim ka qene marr me kohe.

sa per shkrimin e M.Sirdarit aj ashte nji shkrim i nji perjudhe kur shum shqiptar ishin analfabet pranej asht kaq i thjeshte e fol per dukuni gjuhsore qi ne na duken naive sod.

P.S Une shkuaj zakonisht shkruaj ne standart prandaj mund te kete gabime te teksti i mesiperm, por te them te drejten deri tani nuk kam degjuar asnje ne tirane qe te flase gjuhen standarte, edhe ata qe e flasin ne TV kur i degjon ne rruge asnje nuk flet ne standart. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).