53 Komente

Danimarka fiton europianin. (1992-2012)

-5 Ndeshje per te fituar.

Danimarka te than piten.

3-0

kyte,afelay,huntelar.

pjeter, v.Persie luan qendersulmues... Kuyt dhe Huntlaar, jane rezerve me duket...

pra une them: 3-0 v.Persie,Robben,Afelay.smiley

0-0

fiton hollanda

ca ndeshjesh ka sot?

ca ke bo daku , mire e?

 

Hollandezet duhet te kene kujdes.  Danimarka ka shpejtesi ne krah, nje krijues shume te talentuar ne mes (Eriksenin e ri te Ajaksit), nje Bendtner qe luan mire per kombetaren dhe dy qendermbrojtsa shume me teknike se qendermbrojtesi tipik.

Dje humba me Rusine, por duke vendos 25 krepa nuk ka gol mbas 1-1 me Greqine, fitova 75 krepa. Duke humb 50 krepa me ruset dita me doli 25 krepa pozitiv. Shume keq se ashtu ishe puna.

Per sot :

Hollande - Danimarke  fiton Hollanda me dy gola diference, por bastin do e ve vetem qe te fal barazimin me koefic 1.78.

50 krepa me kripe

Live do luaj me gola mbas minutes se 15-te, over 2 gola ndahet nese nuk eshte bere asnje gol deri atehere. 50 krepa dhe aty

Per ndeshjen e darkes, do luaj dy baste : pjesa e pare ka dy gola dhe e gjithe ndeshja ka 3 gola. nga 50 krepa secila dhe kjo.

Shikim te kendshem e birra te ftohta!

Cer esht krepi or shqiptar se na lodhe?

Mos eshte valuta e re qe po zevendeson Euron?

Flisni mer daje normal te marrim vesh dhe ne pertej oqeanit qe punojme me dollare...

krepi eshte 1mije lekshi, ne gjuhen e vjeter. Ju amerikonet keni fjalen "bucks"

Dallaret e vjeter fare kane pas koken e drerit ne to, ndaj i ka nget Buck

Po "krepi" eshte shkurt per akrepi? Nga ka dale kjo fjale, apo e ke shpik vete...

Minuta 15-te . Dy ndahet 50 krepa ,over koefic = 1.9

Gol Danimarka Kotho smiley

Po dysh pjesa e pare dhe 1 full time e di qe e ka koeficentin 22 ti ? smiley

Ndeshja ndahet 2 me 2 ose 2 me 1 (per Danimarken). Po pres golin e yllit te ardhshem te Milanit, Eriksenit smiley

Sipas versionit Mesila Doda :

Degjo mor zotri , danezet do i varim tek palma nese fitojne ndeshjen 1-0. smiley

iiiiiiiiiii gol pershalesh

Belul,

cer eshte kjo Hollande keshtu ? smiley

Skuader pa karakter eshte. Mungon nje Seedorf bolemadh, apo nje Stam smiley

E tille ka qene perhere ne fakt. 

ska vend per panik Koth.smiley  filluan mire, po i goditi cik ai goli danezeve ,qe deri ate moment nuk e kishin kaluar gjysemfushen e tyre...

sidoqofte, ndeshja mbaron 2 ose 3 me 1 per Hollanden.. kemi besim te plote!!  ky ekip ka goxha potencial.. 

Me intereson reagimi ne pjesen e dyte. Se si del kjo ndeshje percaktohet dhe ritmi i tjetres qe fillon ne darke. Pjesa mbas golit dobet. Shume e shtrire Hollanda me nje nderprerje shume te madhe mbrojtje sulm.

Aty i kam syte tek Gjermania per nje bast te shendetshem. Po neser do bej plazh me krepat ( shume ) qe do fitoj ne darke. smileysmiley

Dobët Hollanda..Koth po e ke hedhur 2 pjesa e parë 1 gjithë loja mirë do të dal smiley..Po më duket se do ti fus dhe një tjetër Danish pjesën e dytë.

Brenda 10 minutash ka nje gol Hollanda. Fillo numuro smiley

O Penar, po vere o burr opsionin redakto se po dal bllof e nuk e korrigjoj dot cer shkruj. smiley

Haha bllof i madhë ky smiley

E gjeta me ne fund ekipin qe do bej tifozllik ket vit Danimarka!

Ekip disfatist qe dihet qe nuk fiton gjo, por me pelqen qe jane oportunista. Nje rast i del e ta fusin mren... Jo si langaraqet ton, "luajtem shume mire por humbem..."

Nje vend i vogel fare nga popullsia por nxjerr nje ekip fantastik!

BRAVO!

Na e paskan ngrene m'sysh grupin e cofjes.

Hollanda sikur e ka me ligj ate punen e euthanazise. 

50 krepa ka 12 korne ndeshja . Koefic 2.2

Jane bere 7

12 Korne u bene. 60 krepa plus. I hengsha me shendet ! smiley

Total - 40 krepa. Mos i hengshin kompanite e basteve ! smiley

Ky Robeni dush heq nga bayerni.

Hollanda!

vk

Epo taksirati yne.  

Belul & Co, mbahuni smiley

PS: Ballack ia ka marre i cik doren muhabetit ne studio se dje ishte cik si i zorshem.  

Keta daçet dojça jane po karakter s'kane fare.

O koth leri krepat po gjej ndonje ndeshje, edhe dje the over e para, dysh e dyta po ehe.

Dje ishte over 2 ndahet. Pra, nese behen 2 gola basti ndahet. Me kete rast Kothi vuri live 25 krepa qe nuk behet me gol mbas barazimit dhe fitoi ne total 75 krepa. smiley

Ndeshjen e dyte Kothi ja futi kot fare dhe e humbi , kerkoi ndjese publikisht por ne rezultat perfundimtar fitoi 25 krepa gjithsej me te dyja ndeshjet.

Meqenese se dhe sot deri tani kemi humb 40 krepa atehere bilanci total dje dhe deri tani, pa fut ndeshjen e  darkes qe do fitoj 225 krepa, eshte 15 krepa minus.

Ama po ti shtojme ato qe do fitoj me Gjermanine qe do behen 2 gola ne pjese te pare dhe pjese te dyte gjithsej over tre si minimum atehere del qe do jem ne oren 22:33 minuta, pra bashke me minutat shtese te gjithe lojes, fiks 210 krepa plus. 

Ju ejvallahos qe patet durimin dhe e lexuat ! smiley

P.S Koloneli per President ! smiley

Shife kur te fitoje Portugalia 1 me 0 smiley

. smiley

Mire mer po nga biseda me Mesilen e lame qe per 40 krepa, megjithese eshte nje jave punee buke per ndonje, nuk do varim asnje danez. Leqe s`kemi ku ta gjejme i here edhe sikur te duam. smiley

Ca eshte kjo ndarje basti, over eshte 3 gola e siper. Gjithsesi i humbe prape krepat me Gjermanine,ta luaje me mire njesh, se boll ke humbur duke rrezikuar.

Dihej, mo ishin fryre shume portokallet para ndeshjes; jo do fitojme europianin, jo liri a vdekje, jo allahu kerkon kurban.

Mbrojtja eshte bloze gjithsesi (me gjithe fatin e keq ne sulm), madje me keq se ne botror, skuadra e hapur. Mesfusha e ploget.

Me nje loje te tille eshte e veshtire ecja perpara. 

ajo qe ve re gjithashtu eshte qe lojtaret e Hollandes kane nje ngopje karshi ketyre kampionateve qe nuk i motivon fort. Ndryshon puna ne Botror, ku kane nje etje me te madhe.

 

të gjitha fajet i ka BVM dhe RVP. Persie nuk bën për atë mt rol i sulmuesit të vetëm në Oranje. Gjithë zona ishte BOSH kur Persie ishte në lojë. Nuk futej brenda zonës të merrte mbrojtësit me vete dhe tu linte hapësirë të tjerëve. Hollanda zëre se luante pa sulmues fare dhe me 5 mesfushorë. Të mos kishin ndonjë sulmues ashtu si u duhet, hajde de, e pranoj. Po Berti ka Hunterin dhe nuk e fut në lojë. 

 

fajin e ka gjithe skuadra, oranje, pamvarsisht rasteve qe krijuan. Mesfusha megjithse e mbushur ishte pa energji, van bommel dhe de jong te palevizshem,  te ngadalte, mbrojtja konfuze, Robben qe perserit te njejtat gjera. Afellain jo me kot e ka lene ne stol guardiola gjate sezonit. Faji i Marvijk qe nuk aktivizoi Kuyt, nje lojtar qe do te donte ta kishte ne dispozicion cdo trajner per punen qe ben ne gjithe repartet e fushes. Aktivizimi i nje 18 vjecari si Willems ne mbrojtje, rezultoi aventure, aq me teper me mbeshtetjen e paket nga mesfusha ku e ku me eksperiencen e Bularhuz dhe Matijssen.

Ky evropian i iku per shalesh Hollandes, nuk besoj se do ta kaloje grupin me kete organizim qe ka.

Për mu i ka të gjitha fajet PERSIE! Dhe asnjë tjetër. Vetëm Persie. Nuk u fut një top me kros në zonë, vetëm për shkak të Persiet! Sepse nuk futej brenda zonës të kapte topa. Mesfusha bllokohet me 5 lojtarë aty brenda. Këtyre u duhet një target man të marrë ribaunde si në basketboll. Nuk gjen se çfarë të bësh, krosoje topin drejt Hunterit e zëmë ai do e kapë dhe do i rishpërndajë letrat. Diçka do bëhet. Anglia këtë e ka futbollin e vet trade mark. Kroso në zonë, gol me kokë, apo ribaund. 

Po lozi prapë Persie me gjermanët, unë nuk do e shof fare ndeshjen. E kanë të fitume dojçat që në tavolinë.

 

Me pelqejne keto fillimet kunder pritshmerive smileyvelspillet Danmark!

Per mua,Hollandes lojen ja prish Robben..shume egoist tjetri,shyqyr qe luan me Hollanden..se me Italianet,Gjermanet apo edhe te tjere as pjesen e pare nuk e mbyll ne fushe..nejse..u be e bukur..dhe "viva la danimarca del 92' ...sempre" !!

Hollandezet padyshim dominuan lojen ne cdo aspekt (zoterim, shance, goditje kendi), por para portes ishin bloze si RVP e si Huntelaari.  Sneijderi luajti teper mire, por cuditerisht RVP-ja s'dukej aspak si RVP i Arsenalit qe shenoi 30 gola.

normalisht, pa arritur maksimumin e saj, por me dominimin  e lojes, shancet qe krijoi goditjet ne porte, etj,  hollanda duhet ta kish fituar ndeshjen dje..  mirepo keshtu eshte futbolli..

tani dihet qe mbrojtja eshte pika e dobet e kesaj Hollande,  dmth 1 sulm bene danezet qe skishin dale nga mbrojtja e tyre deri ne ato momente,  dhe  bene gol.. ska ku te veje me keq!  por  pikerisht, meqense e kjo  e mete  dihet ,  eshte detyra e mesfushes dhe sulmit, sepse aty ka kualitet te jashtzakonshem,  ta mbulojne kete mangesi  duke bere presion thelle  ne  gjysemfushen  e kundershtarit, por  per me teper  duke rritur rendimentin  dhe eficensen  ne shancet qe krijon... me pak fjale ,  nuk mund te krijosh  10 apo 12 shance te pastra e te mos besh asnje gol...  sepse ne fakt vetem goli i mungoi Hollandes dje..  dhe nese Hollanda,  kunder cdo lloj kundershtari, shenon gol e para, me keta lojtare qe ka, keto kualitete ,  i fiton ndeshjet fare kollaj!

 

Shpresoni qe ajo e RVP-se ishte nje ndeshje Belul ose ose Hunteri titullar qe ne fillim (edhe pse ai dje e dhjeu ate pasin e shkelqyer me kurriz te kembes te Sneijderit).   Problemi dhe Robbeni dje.  Behet i parashikueshem shpesh dhe ai krahu i majte i Danimarkes e futi ne xhep dje.

Hunti e humbi ate rast sepse ishte akoma i ftohte ne loje. sapo qe futur.. normalisht  keto lloj rastesh  ben gol ai.. shiko, pasi i Snijder ishte sublim, por edhe  marrja e topit  nga Hunti, ishte fantastike..  dhe per te qene, fair, duhet thene qe Huntit i mohoi nje penallti  arbitri mbeme.  sepse kapja  2 here e topit me dore  nga mbrojtesi danez, qofte dhe pa dashje,  pengoi Huntin te  kontrollonte topin!

mendoj qe ndeshjen tjeter Hunti do jet qendersulmues  dhe v.Persie do luaj ne krah..  por te shohim  se ne vend te kujt do jete:  Robbenit  apo Afellait?

per mua Afellay duhet te luaj.. ka cilesi te mira.. goditje nga distanca,  asiste .. dmth eshte me i rrezikshem  se Robben ne keto momente...  dhe eshte per tu admiruar.. sepse  thuajse gjithe sezonin nuk ka luajtur  ngaqe ka qene i demtuar, te Barca,    dhe i mungon ritmi i duhur ne ndeshje, prape.. cdo here e me shume (kam parasysh  edhe ndeshjet miqesore)  po rrit nivelin e lojes..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).