poemë

 

1
Vetëm për vetëm, mbetëm tani,
Trupi, shpirti, dyshimi, besimi.
Brenda kësaj dhome,
Nuk ka këngë zogjsh,
As marrëdhënie me sendet,
Frymorët numërohen në një mace.
Si një bregdeti shkuma e dallgëve,
Vetmisë nuk i duhet qetësia, ekzistenca,
Se unë masën e asaj që duhet,
Që nuk duhet, kurrë nuk e mësova.
Ja, nuhas ardhjen e një gjëje të papritur,
Si një orgazëm e urryer, ndjenjë prej qesje.
Horizonte, peisazhe, copa,
Me shkasin nëpër shalë si prej qesje.
Varg nuk ngjis dot bukur.
Portat e besimit,
Vendet e dyshimit me vete,
Koha e rënies së flokëve,
Koha e shikimit të librit, në pritje, në qese.
 

2
Nuhat një qen i padukshëm në frikën time, në qese.
Shi nuk ka. Shi nuk ka.
Nuk gjej vend të hidhem.
Nuk gjej det të mbytem.
Ku jam këtu, kështu, në qese?
Fantazmat ma baktisin shoqërinë.
Shterpësi më nisin me letër.
Nis e shkruaj, nis e them:
Kohë tjetër, kohë tjetër.
Retë ka ikur kur nuk duhen.
Bjeshkët e di me mend,
Kanë mbetur lakuriq nën diell.
Unë pezmatim hedh për poezi,
Dashuri në qese hedh në hapësirë.
Kohë e thatë më ngjit në shpirt,
Shkretëtirë, fushë e hiç, shkretëtirë.
Mbyllem, çelem, ngrihem, velem,
Dhembja s’ngjan me dhembje,
Koha s’ngjan me atë që duhet të ngjajë.
Se shpejt hap kështjellat si dritaret
I shemb bedenat, i shtroj qese,
Veç ti iki kohës së luftës.
Nuk ka më fantazi në qese,
Ta hap vetë, se nuk ka më ç’më duhet.
E ardhme e përparme,
E ardhme e prapme,
E ardhme e tashme, kush e di
Shi a ka, a s’ka.
 

3
Nëpër shembuj antikë,
Fëmijëria bredh prehrit të ish të gjallëve.
Ajo me tulla të vjedhura,
Ngre mure brenda gjoksit tim,
E si në të gjallë, kujtime të humbta kujtohen.
Marrëdhënia nis me ajër të errët,
Me fije bari jeshil.
Toka e pjerrët, e zezë,
Personazhet, unë, toka, bari, ajri.
Koha e fëmijës, fëmijëri.
Dramë pa akte, fare,
Shkrim për t’u djegur,
Dorë për t’u djegur, që kruan,
Copa balte, copa frike nga qesja.
Dënimet krijohen në tru me simbole.
Dënimi një për pis.
Dënimi dy për moral.
Dënimi tre për mosbindje.
Dënimi katër për dënim.
Ka dhe dënim për të dënuar dënimin.
 

4
Fëmijëria ime ka qenë e lumtur.
I kishte të gjitha ç’i duheshin.
Tru që s’kupton, frikë, dashuri.
Hapësirë kopshtesh jeshile,
Dru në kurriz, zogj të vrarë,
Dru në sobë, akrepa,
Puse me pushkë të mbytura,
Qese sheqeri me bukë me djathë.
Po sot, shi nuk ka. E kështu rroftë njeriu.
Poshtë fëmijëria.
Varka me vela gazetash,
Patrullojnë detin tim prej qesje. Mbi qese.
Ndoshta uji rri përfund, e shkruaj
Dhe me majë kruaj qesen, s’po them se vuaj.
Nuk e shkund nga dora aspak dështimin.
Nuk mohoj identitetin prej njeriu.
Shkruaj që të nxjerr inatin me vete.
Edhe për kohën që nuk më do,
Edhe për asgjënë që është asgjë.
Në mëngjes them: fli e mos vdis,
Në qese njeri prej mishi.
 

5
Tre trëndafila në shishe i pashë pa qëllim.
Si tre të çmendur në një shtrat.
Përtej lagjia e plotë e lagur me mall.
Me natën i erdhi ora të mbyllet.
Erdhi koha të mos ndahen shtëpitë nga qielli.
Koha kur na iket nga të gjitha.
Koha e keqe e rrugës pa shpresa. Natën.
Unë që kalorës nuk isha kurrë,
Pasionet i dogja si plagë me zjarr,
Pastaj dashurisë nuk i gjeta më të dashur,
E rrugën natën e mora nga larg,
Si desha vetë, s’e shkela kurrë,
Kështu humbja nuk është se më pret
Me gjithsej, lavdi Zotit.
Nën çatitë e shembura,
Fillon e zgjohet sonte jeta në këtë natë qytetase,
Ngjyrat mungojnë,
Zërat janë shuar.
Nga krisma shtegtimesh,
Hutohet nëna, babai, vëllai, bukuroshja.
Ajo më thotë:
Po ike, sikur do vdes,
Do qajmë, rrugën hëna do ta lajë.
Dritë tjetër për fatin dhe për fajin
Nuk do të të duhet.
Unë eci po aq mirë sa ti.
Rrugën e di po aq mirë sa ti.
Frika ka fund! Fundi është besim!
Dhe i thotë, dhe poshtë jastëkut ditën,
Këtë ma fut në qese.
 

6
Nëpër pjergulla me bistakë të vegjël,
Varen hijet deri përtokë.
Jam aty poshtë. E rri.
Pushtimi ka nisur që me kohën e njomë.
Unë pasionin e kam të djegur,
Dashurinë të papërdorur. Në qese.
Të dal në treg nesër e shes,
Kush e do s’e gjen më lirë.
Lidhur me dritën, natën,
Tund pëllëmbët si flamurë,
E turrem drejt misterit,
Të gjej shtegun e zanave,
Brenda një hapi që nuk ma ze trupin.
Në pasqyrë prej territ duken trëndafilët.
Të tepër a të mangët,
Një dorë bari jeshil, në dorën time,
Nuk e thotë kurrë.
Duhet të shkoj atje mes territ,
Se luftëtarët e natës, nuk shesin libra paqe,
Si libra kuzhine, në qese.
Ne qese shitet ditën e tejdukshme.
 

7
Gjatë gjithë kësaj ti bukuroshe, ti,
Mbetesh ajo që me dhuron natën, kur duhet të ik.
Nuk më do ditën edhe kur do.
Kështu mua poetit vetmia i mbetet
Një qese me libra mjeksie ku fjalët e seksit nuk janë turp,
As sa burri që shkruan vargje natën.
Se është luftë poezia ditën.
Heroi legjendar, tamam kur nuk duhet
Me shpatë të hy ndërgjegjes,
Sikur hyn në ujë një neon i bardhë.
Ditën, fantazia e poetit e braktis natyrën,
Dhe ngjitet në pjata tryezash të lodhura nga vaftet.
Këtu në mes njeriu dhe bukuroshja e dashur
Ngatërrohen. Emrat s’ua di më ashkush, përveç vetes.
 

8
Kërkoj të kapem diku.
Të ngecem diku.
Shoh kah hëna, kah sendet që nuk duken,
Frymorët.
Kam shumë kohë pa u parë,
Dhe pa parë.
Kam shumë kohë pa vdekur.
Thellë e më thellë me rrugën,
Hyn ajër i errët, i lagur.
Vetja më e thatë se kurrë.
Etja për lëng jete më e fortë.
Sikur të jem letër
Marr frymë.
Dhe kjo lloj fryme ka aromën
E një dite të pakohë
Jete prej mishi në qese.
Gjendja e delirit të fundit me natën
Shkarkon renë e fundit prej qeses së poezisë.
Shi nuk ka.
 

1992

47 Komente

jo nen per nen por ne teresi me duket brilante. ka shume individualitet dhe te con diku ku nuk ke qene dhe ku nuk shkon dot vete - poezia si fanta-shkence. vertet po me terheq shume territori i huaj qe krijohet brenda gjuhes se njohur. do te vecoja 4-5 figura por te njejten gje do te benin te gjithe.

Eee librat ne qese. Knaqsi Petlle. Zigzag mi paske qep smiley

Hem, delir i arsyeshem, zheg ne qese. S'kujtoja ta kisha lexuar kete. Faleminderit qe e solle.

hej faleminderit per vleresimin. poezia eshte e majit 92 finisterre, edhe fitoi cmimin e pare te konkursi "migjeni" ne dhjetor te atij viti, me duket ishte hera e dyte qe u mbajt ai konkurs, edhe u mbajt ne shkoder. eshte botuar ne "drita" i plote edhe tek zeri i rinise me rriska smiley

e postova kryesisht meqe ishim shpesh keto dite te tema letersia shqiptare e 20 viteve edhe me duket se eshte e rendesishme te nise e te sistemohet me plan 5 vjecar ndoshta me mire smiley

Petlla .mos m'luj menç,edhe ti poet!!!E shkelqyer gjithe ç'ke shkruajtur...smileykjo per simpati virtuale.tesh po e lexoj me nge .Lexohna....smiley

@ Petllaneuje

Me teper se te ndalemi mbi poezite e veçanta, te cilat jane te bukura por qe duhen "germuar" mire, me intereson te flasim mbi nje pike ku mund te mesojme shume gjera.

Poezite jane shkruar diku nga 1991-1992 (mendoj). Mbase dhe me heret. Eshte e qarte se keto poezi nuk ngjajne fare me poezite e "vdiq udheheqesi oi oi oi", as me "nder ara fabrika kantjere", dhe as me "kufitarin qe i palos nja tre tradhtare te atdheut". Pra shihet se ka nje pikekeputje te qarte mes asaj kohe dhe kesaj kohe.

Por duke u nisur nga viti i shkrimit, shihet se koha e pikekeputjes eshte shume e shkurter, te dyja periudhat duket se mbivendosen : ende pa mbaruar poezite e "real-socit", kane filluar poezite e verteta. Ketu, mund te diskutohet ne dy drejtime : ky kapercim (fatlumtur) epokash, a eshte vertet i filluar nga hiçi, apo ka shfrytezuar nje ndikim te meparshem (qofte shqiptar e qofte te huaj).

Nese eshte nga hiçi, do te thote se kushtet e shtypjes dhe mbylljes se diktatures, me gjase kishin fermentuar ne shpirtrat e disave disa elemente shperthyese qe veç prisnin kohen te nxirrnin krye. E nese eshte me ndikim nga tradita shqiptare, do te isha kureshtar te dija se ku e gjen veten ti petllaneuje, tek cili poet shqiptar i dikurshem ? E nese eshte i huaj, si ka ndodhur ky kontakt me poezine e huaj, ne nje kohe kur kjo ishte pothuaj e pamundur ?

Duket qarte se ne poezite e tua vlojne disa tema qe nuk jane, psh, ato te natyres, apo te merzise a deshperimit, a absurditetit te jetes, por jane me teper si poezi ekzistencialiste, pikerisht ne kohen (90-91) kur filluam te merrnim vesh dhe te pyesnim veten se kush jemi e çfare bejme mbi toke. Une do t'i quaja poezi te zbulimit te vetes, me te gjitha te papriturat qe permban kjo.

Po te na beje nje diskutim ketu mbi keto gjera, them se do te ishin me interes per lexuesit, per mua po e po.

Tungatjeta.

pikerisht per te kujtuar "llojin" e poezise qe shkruhej ne ate kohe dhe tendencat. libri i Rudian Zekthit "Panair" i botuar se fundmi tregon edhe per nje poezi tjeter. po keshtu ciklet letrare qe botoheshin neper periodike apo gazeta tregojne me shume. po e ngas biseden se ne fakt ashtu ishte. nje gjendje post-real-soc edhe ndoshta nga drita e madhe qe u ndez me hyrjen e letersise ne ndaluar nn diktature, edhe gjithe jeta artistike u prek. ishte nje medyshje te shkoje me boten e madhe apo te mbeteshe interesant, me boten e vogel. keshtu qe une po flas per vete, u ndodha ne nje izolim te ri te paimponuar nga askush. nuk dinim me si shkruhej e cfare shkruhej. keshtu, prape flas per vete, por jo vetem se ata qe shkruanin ne kete kohe pak a shume i njoh te gjithe personalisht, edhe kur te gjej nje rast te mire do te ndertoj nj liste, qofte edhe me ndihma nga jashte smiley ... athere... e lashe kur nuk dija se cfare te shkruaj sepse nuk dinim se si shkruhej. si duhej shkruar. natyrisht qe ishim aq te mencur sa te dallonim kopjen me origjinalin, gje qe u be e rendomte atp vite, por qe e has pothuaj ne cdo liber edhe sot. edhe ketu nuk e kam per ndikimet nga autore te tjere boterore ose vendas por per kopje fjale per fjale te tyre, qofte ne perfytyrim, figuracion deri ne vargje nje me nje. ishin vite shume te veshtira per krijuesit mendoj une, megjithate e shoh personle kete. dolem nga figuracioni e simethenia e epokes komuniste, ku duhej te hidhnim me te fshehur ndonje varg ashtu si kunder regjimit, dmth, me njefare perrallesimi te vargut, ne nje epoke tjeter ku antikomunizmi nuk vlente me ne poezi. dmth neruda vdiq. se neruda ose lorka ishin besoj ata qe na frymezonin me teper per te kundershtuar poetikisht regjimin. per te treguar ne fund te fundit qe nuk ishte zhdukur shpirti njerezor apo hyjnor brenda shqiptarit e zevendesuar me pushken model 56 apo sllavatorin.

keshtu e gjeta kete poezi pak te gjate edhe thashe ta sjell te peshku, jo se mendoj qe eshte nje arritje, por se eshte shume interesante per faktin se si ishte arritje ne ate kohe. duhet te kemi parasysh edhe poezine e kohes. behej fjale per nje poezi patosi. lirika kishte futur bishtin nder shale. aq e vertete eshte kjo sa ali podrimja kur e takova per here te pare me tha ti e brezi yt duhet te rrini aty ku jeni te idili poetik qe keni sjelle keto vite ne poezi. mos shikoni as majtas as djathtas... pra ne keto vite kishim dy stade te poesise e te poeteve. edhe mes poeteve kishim disa stade te tjera zhvillimi. kishim  grupin e poeteve te mirenjohur deri ne atoo vite, te kosoliduar ne krijimtari e me disa vellime e antologji. poetet klasike, kadare agolli arapi etj etj, poetet e ndaluar qe kur dolen nga burgjet ishin njelloj te shokuar ndoshta po aq sa ne se pak libra u botuan e po shoh si kohedate qe kjo poezi (poezia e njohur si e burgut ne letersine e rruges) u desh edhe do vite te hyje ne librari. kishe mes poeteve te konsoliduar qendrime te ndryshme, edhe me duhet ta kthjelloj ketu fjalen qendrime, dmth, ishin pak a shume si kahe politike keto qendrime mbi poezine. kishte nje pale qe donin te ruanin lirizmin edhe arritjet qe solli levrimi i poezise se para 1990, kishte nje pale qe donin ta permbysnin fare duke sjelle perhere e me shpesh poezine e ndalur edhe ketu sa per shpejt e shpejt po them Fishta,camaj, poradeci me disa te panjohurat e tij, edhe gjithe po them boten e krijimit te para 1945 e cila ishte e ndaluar me ligj, e kjo e bente edhe me interesante deri diku... kishte nje pale tjeter qe iu qep perendimit ne kundershtim me nje pale nostalgjike ne poezi jo ne idehalet komuniste, qe iu mbajt lindjes. keshtu ne kete situate e atmosfere nisi te rritej kjo poezia pak e njohur e brezit tim te njohur si poezia e pas 90, ku gabimisht perfshihen vite e poezi, gjithashtu autore te cilet nuk i perkasin kesaj poezie edhe ne qofshin ne te njejten moshe. keshtu poezia e ketyre viteve sigurisht dukshem tregon nje fare hermetizmi, por eshte e latuar jo keq. erdhi koha kur poetet e ketyre viteve ishin si ustallare te vargur e vargezimit. "e qanin" poezin me mjetet e sterperdorura nen real-soc, por temat, kendveshtrimi ishin te reja e te ndikuara fuqishem nga botimi i bollshem e jo krejt cilesor i ekzistencialisteve te shek 20. me nje fjale te mos e zgjas shume se ndoshta i kthehem prape, ne ishim ne poezi ne shekullin e 19  ato dy vite, me 1993 si me magji gjithe poezia nderroi, proza me ngadale, edhe mendoj se 1993 eshte viti me i mire ne poezine shqiptare te shekullit te 20. me dhjetra autore cilesore dolen nga zhguni i rende i roberise nen censure e autocensure e dhane nje poezi ku kishe titullar te dallueshem si ngjyrat ne stile e kendveshtrim, sigurisht qe kishte arritje ne stil...

 

Na ke hape i muhabet ku sdo marojme se kerkuari kikirike neper levozhga as mba birres se shtate ose te pares se pakos se re smiley

kjo duhej bere nga specialistet, por smiley nuk eshte keq te behet edhe ketu. si e thashe me lart, ta nisim me plan 5 vjecar smiley

Nejse Petlle ajo rone rri gjithmone e laget.
Nji dimension i bukur i asaj lufte lufte iliro-romake per mu ka qene shtrirja gjeografike e muhabetit. Plasi ne Shkoder, Tirane, Korce, Pogradec, Vlore etj.
Rralle se mund te gjindet nje aktivitet me intensitet te atille. Kala te vogla hermetike Petlle qi jepshin e merrshin me ca sinjale tymi... e ashtu ne fakt edhe u shune.

nuk jam me ty kur thu u shune. se cfare do me thone me u shu. poezia ka ngel, sigurisht qe do pune per verteti te dale e te antologohet kjo periudhe, por une si ti tamam, e besoj qe ishte fryma e pergjithshme e lirise ajo qe solli kete lloj poezie edhe me kaq cilesi. mbi kete poezi duhet gjykuar jo vetem me kujdes, por edhe me dashuri. nuk i thuhet qorr njeriut qe del nga erresira ne drite.

Shume e bjerrur! Te eshte thare ca peneli, ose ke vizatuar me laps aso kohe!

Na dergo ndonje tjeter per te kuptuar talentin.

 

 

zer rradhen edhe paguaje faturen te kasa me tvsh, e me numer nipti. po nuk pate durim, dil te dyqani tjeter.

Mire qe je vetevetja . Dhe per mu nuk je keq ne pyllin e ngatruar te mendimit . Po nga ato rimbllacitjet e Hurit ...Poshte "real soci " e "rrnofte real kapiti " them se nuk te bejne mire . Biles ato "poshte shpatat e Skenderbeut" dhe rrofshin "bombat atomike te Iranit " jane nje Pengese e jashtezakoneshme qe nuk te lene te shohesh me shume se dy vargje . Per mu ti shkru BUKUR dhe me Shije . Je pene e arrirre , por kjo eshte personale imja .

 Mesazhi ? Si i te gjithe Hermetikeve me krahasime per Trimerine . Hedhja e Bretkockes pa u trembur nga Lartesi te medha smiley Kjo qe nje shtese imja per te thene se kaq gjate shpesh Humbet Mesazhi .Mbetet pershkrimi figurativ i nje mendimi qe rezellon tek tuk si mesaazh te cilesise se Larte si psh :

Me natën i erdhi ora të mbyllet.
Erdhi koha të mos ndahen shtëpitë nga qielli.
Koha kur na iket nga të gjitha.
Koha e keqe e rrugës pa shpresa. Natën.

 

Vetem ata qe nuk e kane lexuar se cfare ke shkruar dhe per BESEN e Dheut e te BURRIT smiley as kane kuptuar cfare ke dashe te thuash ta dhane nje OH sa mire ..

Vazhdon me ate nxitimin karakteristik dhe kete e vleresoj si nje nga DOBESITE Tuaja me te medha . Gjynah.... Fundja nje mendim nga unesmiley qe nuk shohe FeLlte e me FelLte se nga vjen gjiF ky frymTezimi Juej , per te zhvillue nje debat te gjere te thelle e te gjithanshem per keto probleme .

Dhe per Humor .... nje Poet qe beri nje vjereshe per nje Bust ne Tepelene.e kendeshme gjithsesi e pejeten :

Nga te erdhi frymezimi 

Prisja autobuzin ne ere e ene shi ku u bera uje dhe nuk kishte nje strehe ....

Flm!

Me iku mesazhi per krunde. Edhe nje here !

Falemnderit R. Diskutim i sinqerte, dhe po prisja ne fakt qe te flisnin edhe poete te tjere, me deshmite e tyre te cilat mund t'i krahasonim per te ngjitur copat ne "puzzle". Por s'e paskan bere, Fiqiriu qenka tunduar pak por dashka kikirike. Mirepo kikiriket dhe birra jane atribute te vetem presidentit, dhe meqe Xhezo Zagoria qenka terhequr, une them Fiqo for president : edhe ha kikirike, edhe pi birra, edhe na ben muhabete poezie ne 8 te darkes ne lajme.

Me beri pershtypje diçka : ti thua se Neruda dhe Lorka ishin dy frymezuesit per te shkruar kunder regjimit, pra kunder komunizmit. E çuditshme qe keta te dy kane qene komuniste (Lorka me teper revolucionar) kurse Neruda komunist-o lule. Kjo quhet ironi fati : nje komunist te frymezoje dike per te shkruar kunder komunizmit. Neruda mbase s'do te kishte qene dakort me kete perdorim qe i eshte bere, se ai vete s'shkruante asgje te keqe kunder BRSS-se, bente dhe vizita, Kuben e kishte si ne shtepi te vet. Megjithate, shpjegimi (per mua) eshte ky : me teper se kunder nje regjimi, poetet shkruajne kunder padrejtesise, kunder asaj qe prish harmonine e botes, bukurise. Nje pike e nxehte kjo... mbase mund te ftillohet nga dikush, e mbase jo, kurrgje kurrkujt.

Falemnderit.

epo nuk duhet ngarterruar ndoshta politika. sidoqofte si neruda si lorka nuk i gjen dot t'i krahasosh per komuniste me cilindo poet shqiptar qe ka shkruar per komunizmin. keta dy poete, sigurisht qe jane poete boterore e te jashtezakonshem sillnin nje komunizem poetik hurb, nuk e kishin me te pushkatuar te bulevardi, as po nuk e  deshe balten nuk me do as mua...

sigurisht qe duhen permendur emrat e tjere te atyre viteve e une po e nis me disa sa per te lene nje shenje.

para 1990 u nis te percaktoheshin disa profile ne poezine e re shqipe me ndihme nga lart edhe me direktive nga poshte si i thone nje kohe. keshtu u botuan disa ne zerin e rinise, si dhe une, edhe dolen me vellim poetik tre poete te rinj, ervin hatibi, alban bala, dhe erind pajo. ndoshta edhe ndonje tjeter por une keto di. me pas duke u afruar 1990 zerat e rinj u bene si me te shume e me te degjueshem. nuk ishin thjesht kopje te permirezuara te poezise zyrtare. bile mbaj mend qe mes cikleve qe botonte zeri i rinise kishte sish qe botonin ende vjersha per deshmoret e per heronj te punes. shkonte me nje ritem te tille,  nje poet gjysme me talent kishte nje poezi me deshmor, dy me dashuri e nje me natyre. ne 1990 kjo ndodhi perhere e me rralle deri sa erdhi ora e ambasadave edhe nisi e u be me imponuese si fryme, sepse direktiva ishte te rikujtohej lufta dhe heroizmi. pas 1990, gazeta kryesore ku botohej poezi e zgjedhur ne udheheqjen ne fillim te fevziut dhe me pas te ben mukes, ishte gazeta studenti. kam fitur cmimin per ciklin me te mire te vitit me 1991 ne kete gazete dhe mbaj mend se me honorarin bleva nje "papastratos 1" me 20 cigare te forta, por me filter smiley

e keshtu erdhi deri te e pershtatshme gazeta e shoqates rini e artit. aty u botuan edhe zerat me te panjohur ne kushte shoqerore. si psh, mbaj mend virion graci i cili eshe sot eshte i sukseshem. po kishte poezi shume te mire, eneida topi, dritan xhelo, ledia qereshniku, gent gjokola, ... edhe ne ishim te gjthe si me thene bashke .

por ata qe sipikaten me shume ishin ilir belliu, rud zekthi, agron tufa, mark marku, virion graci, dritan xhelo, hatibi patjeter, alban bala botoi tre libra ate kohe, pastaj vazhdoi edhe me e hyri fundi i 92-nisi 93, edhe nuk ka me liste ka booom poetesh cilesore. ata qe thame edhe me gert pashaj, dhurata shehri, migen demirxhi, ilirjana stringa, lindita arapi, ledia dushi, gent cocoli, parid teferici, idlir azizi, adrian kycyku nuk e mbaj mend ne ka botuar poezi ne ate kohe, lindita ahmeti e njehsonte veten me poezine e brezit tone edhe pse ishte fort e njohur, e konsoliduar... ndihme ketu.... por une nuk po marr persiper te ndaj e te caktoj se kush ishin e keta jane po perpiqem te mbledh emrat e kohes, lul lleshanaku, ka plot e plot, i ke te zeri i rinise i 93-94 pothuajse te gjithe spektrin e poezise se shkruar at kohe. mundem kam harruar plot emra. kush i kujton me lehte eshte shume i lutur ti hedhe. edhe pastaj mbetet te rremohet mire 1993- viti me i bukur i demokracise ne shqiperi, prej shpreses se madhe qe kishin te gjithe se e mira po vinte etj etj... keshtu duhet te rikthehemi me kujdes them te keto vite si per autoret ashtu edhe per poezine. se ja u bene gati 20 vjet edhe mendja e shkrete fillon e rrjedh.

petlle, pa hyre ne te gjata, let me get one thing straight: ti mendon qe prodhimtaria letrare 1991-2012 eshte siperane krahasuar me ate te 1969-1990? Bera shume kujdes qe po flasim per fiks te njejten gjatesi kohore.

une nuk mendoj se eshte siperane. arti dhe letersia nuk jane te paperseritshme jane te krajhasueshme. nese e shtron ne kete fushe, po te them se kete sigurisht qe do ta vertetoje koha. por ama duhet te kene te gjithe si i thone sot shance te barabarta. nje autor ne periudhen 1969-1990 kishte nje, botim te paguar nga shteti, leje krijuese, redaktor, shtepi botuese, pune te garantuar edhe me pas edhe pasoja nese dilte jashte shinave te ideologjise per te cilen punonte. ne krahasim 91-2012 per keto kushte as qe behet fjale. nje autor ne periudhen e pare shkruante nje liber ne vit, ja po themi dy, e shume rralle ndonjeri me shume se kaq. libri rishikohej deri ne vrime te gjilperes nga ana ideologjike, arsye per te cilen edhe kishte te drejten te ekzistonte edhe libri edhe autori si i tille. periudha e dyte, nuk i ka keto edhe ka shume uje e pak oriz po themi, por eshte e vertete qe libri lexohej pa sponsor dhe pa detyrim. ne periudhen e pare libri dhe autori kishin suvencionin e shtetit per brenda dhe jashte vendit ne shperndarje dhe reklamim. ne periudhen e dyte nuk kishte asnje nga kushtet vec librit qe shitej ne rruge se librarite u bene per qofte e raki. ne periudhen e pare libri ishte prone e shtetit qe kishte ne pronesi edhe rrogen e njeriut edhe cmimin e librit. ne periudhen e dyte tregu maste edhe cmimin e librit edhe vleren e autorit. ne periudhen e pare autorit nuk i duhej te matej me vlerat nderkombetare por i mjaftonte te llokocitej ne panteonin lokal ku t'ia caktonte detyren parti, edhe gjithmone gati. ne te dyten nuk ishte aq kollaj, se nga erresira ne drite nuk eshte se mesohet aq shpejt syri edhe kur nget makinen jo me ne arte. ne periudhen e pare u botuan me mijera tituj me tirazhe dhjetra mijeshe. ne periudhen e dyte tirazhi 1000 eshte arritje, konkuron me nobeliste. ne te paren gjuha shqipe po shkruhej e kishte hov e vrull per te shkruar, ne te dyten kishte gjykim per te shkruar me mire, edhe per t'u ndare nga e shkuara edhe ne ndergjegjen e vete njeriut.

nese do te krahasosh si vlera artistike, une nuk jam aq specialist sa ta them une e u mbyll kjo pune se nuk kam as edukimin e fushes ta zeme, por jam i sigurt se periudha e dyte ka sjelle vleren njerezore ne artin e letersine shqiptare sa nuk ka me. qindra autore do kullojne ujerat edhe do mbeten me te rendet. nuk te duket ty pas si "komplotike" emo qe panteoni yne i klasikeve te medhenj qe jane gjalle hesht e ka heshtur per gjithe letersine e re? me perjashtim te nja dy a tre qe i njoh nga brezi i dyte i klasikeve, askush tjeter nuk e thote as e shkruan nje rresht per kete letersi ne pergjithesi, e jo me per autore e spikatje vlerash. nuk po them se hajt ti japim nje dore ketyre te rinjve t'i shtyjme te zene vend ne radhe se kjo puna e letersise ne njefare menyre beteje eshte... por nuk u gjet te behej nje antologji e hajrit sa te katalogoheshin ato vlera e te kishte nje link ku te lidheshin brezat e ardhem....

pranej te du fort! OK, u majt shenim kjo, per nji bisede live te mundshme.

Thua:

nuk te duket ty pak si "komplotike" emo qe panteoni yne i klasikeve te medhenj qe jane gjalle hesht e ka heshtur per gjithe letersine e re?

Jo komplotike, por weird! Eshte nje turp qe "bacet" e letrave shqiptare do e kene veshtire ta zvarrisin per shume kohe. Por gjerat do shkojne ne vend te vet.

Sic e the, sot nuk shkruhet me siguru jeten me ate pune, por sepse "eshte pune qejfi, mor zotni". Kjo eshte gje shume e madhe! Lejen e krijimtarise e kemi ne xhep te brendshem, format kulete. Me shume gaz ndjeja tek e pushtoja, se gjithe greqrit kur ra troja... kshu dhe pun e autoreve sot.

Ata qe sigurojne jeten me letrat, ose qe e synojne ate gje, i ke neper komisione cmimesh, tarafe, duke bullshitur ore e cast me keq se agitpropsit e PPSHse i her vaftit. E shiten vertet per 30 aspra eshken e artistit.

Thx!

por kto komisionet nuk hyjne te vlera letrare mer burr ne ti... smiley shkruj se me shkruhet. po te kisha anglishten gjuhe te pare do ta provojsha me nje treg ku jeton njeriu me libra. ne shqipni me tirazh 300-max 100 kopje shitje 100-max 300 nuk di sa gjate do shkoje kjo pune si pune qejfi. edhe sa per at "komplotin" ky mundet te jete thjesht rregull tregu. tregun e kam zene une nuk lej domote tjeter me u shit as ktu as nuk e lej per jashte. kjo eshte llogjike.

Vetëm një ke harruar o Rud, piktorin dhe personazhin shumëdimensional "judasin, skatologun, që gjykonte gojëfarmak", Gent Gjokola, që për mendimin tim kishte poezitë më të mira të botuara tek e ƎPшᴙ7SHME.

 

...dhe këta që ishin poezi sepse rronin..

Bejte  për Tribunë Tonë në Hyrje të Natës

“Pesëmbëdhjetë vjeç kur i mbusha

Rash n’kontakt me ca zonjusha”

 

“– S’di unë rok, këngë partizane”

Deklaron shoferi Mane

 

“Diç veç këngë rruge të rrugës me goca që ndizen si zjarri

Me shqiptarë pisqollëmedhenj që s’shkulen nga istikami

 

E ju djem që jeni sot s’ku ka hije hic kitara

Se bandillë të bukur kishin veç të ritë e mi të para”

 

E ne shumë të mardhur jemi, shishes i vijmë më pranë

Tomka sytë prej manaferre prapë na e këputi la-në

 

E shyqyr që se pa Dafi, ky në tavolinë po  fle

Mjekrrën qullur me vodkë, kaçurreli nëpër dhe

 

Se kitarën ky fort e do, e ka prurë që përtej deti

Dru i pastër, i bekuar blerë me pare kurbeti

 

Ja dhe Oli ku po flika, në karrige gjer e gjatë

Barku tij i bardhë i madh, hënë e plotë është nëpër natë

 

Gotat shtimë unë me Lailën, një për Ceken një për veten

Vëllait që na mungon prapë se prapë ia bëjmë adetet

 

Se dashuritë pa rakinë se si veniten e treten

Në rakinë formalinë, zemrat pa u prishur mbeten

 

Bebi vjen me flokë në erë, plas përtokë biçikletën

-Cigaren që kam o çun, ta djegim përgjysmë të shkretën

 

 – Shishe, i lutem shishes tjetër, të lutem ti vdis ngadalë

Mëshirë ki për borxhet tona, dhe rininë tonë të parë

 

Të lutem natën të na zgjasësh e jetën të ma shkurtosh

E me lëng të më mbushësh zgavrat e syve bosh

 

Po shokët thonë të mbyll gojën se nuk po durohem fare

Vjershat mos t’i hedh në erë, po ti shkruaj të nxjerr pare

 

Meqë s’po më mbahet goja, e sigurte që jam bërë tapë

Hurbat e fundit që ktheva, më zbritën të gjitha në jakë

 

Gjithsesi sot faqe femrash gojën se prisha dhe aq

Ky Xhudasi, skatologu më gjykon gojëfarmaq...

Ǝ.H  1993

Or petlla, se tani i pashe keto xhevahiret une.

Nqs do ta dish shkurt e troç : une e jap gjithe poezine shqiptare te periudhes komuniste per nje poezi te Lleshanakut, Reshpes, a mirazhit qe e kemi ketu. Do te bej thjesht nje perjashtim, do te le menjane Preç Zogaj, qe une s'e kam lexuar aq shume ne shqip, por ne frengjisht, dhe per bese, ka poezi te bukura, sipas gjasave te shkruara ne ate kohen e ndritur por qe s'e kishte "cakitur" shume.

Pastaj, per te tjeret, as nuk diskutohet (per mua) qe ajo kohe ka prodhuar plehra legjendare. Te shitura me zor ne mijera kopje. Me urdher. Madje, duhet te merremi pak vesh ketu : kur flasim per poezi te asaj kohe, a jemi vertet duke folur per poezi ? Se kam pershtypjen se ketu iu japim nje titull shume te larte.

Ajo lloj letersie, ta kesh prej meje kete, si nje dashamires i ketyre puneve, mbrohet dhe pelqehet vetem nga ata qe vazhdojne ne gjurmet e saj. Ndryshe, te tjeret i kane lene shendene. Per te miren e tyre.

Rrethanat qene gatuar ashtu qe dikur te isha mes librave, mes mijera librave, mbase miliarda librave. Kur i sjell sot ndermend, te vjen te kapesh koken me duar. Cfare masakre eshte bere me trurin e lexuesve. Jo vetem qe s'e kane lene te virgjer, more po le te ishte bosh truri yne, por ne vend te kesaj, e kane mbushur me dokrra e gomarlleqe qe shumekush ketu e merr me te lehte. Por keta do te duhet t'i hidhnin nje sy vetem gjendjes se vendit te vet qe prej 20 vjetesh, dhe ta kuptonin se çfare bombardimi te llahtarshem ka pesuar truri yne. Prodhim ne mase debilesh. Origjinal me prodhimin ne mase te roboteve te mendimit ne Gjermanine naziste, "Zieg Heil". Por ata paten fatin se zgjati jo 50 vjet, keta jane shume, i thone dy breza. Nje brez edhe mekembet, por dy breza bejne si shume, traumat jane ca si te thella. OK.  

ajde ajde.. s'jon me zor gjerat.

"Koha e njome"

ne Shqiperi :

mbi 5 000 fëmijë në vit që braktisin shkollën,

edhe? e ka fajin shteti... ehu.

andej nga kam qene une te gjithe ata me te cilet kam punuar e kishin braktisur shkollen qe ne cikel te ulet, nuk mbaj mend te kish mes tyre njeri qe kishte gjimnazin, ne ndertim po flas, amerikane new yorku ishin, po pastaj? fitonin tre here me shume se nje mesues edhe jetonin sigurisht tre here me mire. cfare pastaj se braktisin shkollen? do t'i mbaje shteti me polic te porta si ne nje here nje kohe... po nuk e shef ti ne me shkollen e ppsh e kemi ndrit ... ja sa dolem ne greqi inxhinjer je po na kto krasit hardhine, po ti fizikan me lope ti... braktisin shkollen, po delet e lopet kush do ti ruaje profesor doktorr docenti...

Vet ti pak me lart  thua se,  libri ne Shqiperi nuk ka shitje,  nje tirazh libri ka 100 copje, 300 max..mbas 93-shit, vazhdon ti  nuk ka me bum cilesor ne poezi  sic kishte, 93 viti me i bukur i demokracise.

Dhe `edheja` ose ` pseja ` ime  eshte ajo qe thashe me larte :  5 mije vete braktisin shkollen cdo vit.

 Shume e thjesht per mua kjo eshte dhe arsyeja! 

keshtu duhet te rikthehemi me kujdes them te keto vite si per autoret ashtu edhe per poezine. se ja u bene gati 20 vjet edhe mendja e shkrete fillon e rrjedh.

 

Ja ky eshte dhe rezultati  i "kohes se njome" qe une desha me thone! Tani ty te vjen inat, ta pranosh deshtimin,  megjithse e pranon deri diku vete, "ne keto 20 vjet mendja e shkret fillon e rrjesh" ...dhe fillon dhe meresh me politiken e vjeter, jo komunizmi, jo ppsh, jo shkolla, jo diktatura..

Une nuk diskutova poezine tende dhe talentin  nuk futem aty, ajo eshte merita jote, "good for you". po shkruaj dicka kunder ketij te njomit, se te thatin e dime u dogj.. dhe te ruajme te pakten   kohen e 93-94-shit, qe ti e permende pak me larte,... ja kjo eshte `edheja` ime!

Nuk kam asnje gje me ty personalisht, bile te uroj gjithe te mirat, pas asnje problem!   smiley

 

petlle, 93-shi (viti 93!!! smiley  ) ka nje paralele me 45-en e ca me pas... koha e njerzve qe shkonin neper hekurudha me tokmaqe dhe pantallona te shkurtra. Tani aq shume i eshte meshu koci xoxes dhe jugosllaveve  ne ate kohe - peshku psh eshte bere nje vend ku miladinet jane kryefjala me e hasur, go figure - pra aq shume i eshte meshuar ketyre gjerave, sa ajo situate e ndezur massive e besimit popullor neglizhohet krejt. Natyrisht, situata e psikozes kolektive qe sheh fata morgana e mirazhe keqperdoret gjithnje nga delenxhinjte ballkanas ne pushtet (jo vetem komuniste, keta vetem se perrallen e kane me te bukur dhe hazer, ne tepsi), dhe pasohet nga zhgenjime te medha, por llafi eshte tek atmosfera e pergjithshme me nje mendjelehtesi dhe naivitet qe rralle shihen. Ne mund te quhemi brez me fat qe e pame live dhe u perfshime ne te ne post 90-ten. Nuk eshte pune moshe fare. Eshte magji. Tregu i lire, prona private, europa, illuminizmi, frengjte... eh, te gufonte zemra! Te gjitha do rregullohen, ja sa hoqem qafe ata gerxhot radikale moniste... tani per 10 vjet shqiperia si zvicra... Shoku Uljanov, po thoni qe une... pra une vete... do e shoh komunizmin? (ne kongresin fshatar te sovjeteve kjo, aty nga 1918 mos gaboj). Da, tavarish fshatar... ju, ju do e shihni komunizmin... zdrazvujtje... pazallushta... vozdu vozdu...

optimizem ishte fjala, edhe pa shoqja sekretare madje ... smiley 93 eshte si mase, si fjala vjen karati, per demokracine e vlerat e nje kulture si e jona. sa per pafatsine, jam me ty, jemi te pafat, por nuk duhet te tregohemi bukeshkale me 1993, se me fat na vret Zoti. smiley

Më shumë se optimizëm, ishte EKZALITIM. U hoq pengesa e lumit, tani gjërat do rrjedhin vetë. Të gjithë ishin pjesë e Valës (ka një film të paparë gjerman me këtë titull), dhe prisnin t'i merrte Vala, ajo që do i nxirrte në breg. Te ai bregu ku ka vetëm ujë burimi dhe aromë pishe. Palma, dhe një meskëputur që do të zgjaste një gotë viski dhe do këndonte  "Ejani ju vajza ejani shikoni/se ka ardhur kingu nga Uashingtoni".

Puna është se prisnim të na merrte vala, po na mori lumi. Si tha ai i pari, tre gjëra nuk i kthehen më njeriut: Rinia, Virgjëria dhe Naiviteti.

e kam menduar, Kajo, e kam menduar

tha. smiley

 

Shqiptarët paguajnë vetëm me llafe, hirësi dhe ti këtë e di fort mirë.

Ok, pjesa e nostalgjisë, po sesi e besonim që për 5 vjet (10 vjet nuk guxonin të thonin as ata më skeptikët) ne do ishim të gjithë te plazhi Iliria me këmisha havajane duke pirë uiski-soda dhe një paketë Malboro të kuqe...dhe do na afrohej ndonjë alamet shalëdymetroshe (nga ato që e u fillon shala ke sqetlla)  "Ç'kemi kingu?"? Si amerikonët mër dajë. E kishin menu amerikonët kët punë. Pse e kishte problem Amerika me hudh 2 miliard dollarë që të bohej Shqipria dhe të jetonim për qejf? Edhe katuni mo i humb i Amerikës ishte më i madh se Shqipëria. Ja zëre se kishte edhe një fshat më shumë Amerika.

Puna, ligji, shteti...ishin pallavra komunistësh more Pjetër

e kom te nigjume me veshet e mi ket, ne nje vizite ne gjirokaster, aty nga 93-shi mos gaboj, vija dimrit ne shqiperi, tha me seriozitet tjetri, ne dialekt gjiro: "e c'na ka amerika ne a derezi, mos u bej i marre, nje qime bythe na ka".

Po e myll ktu per ty dhe petllen me nji te Harrisonit:

http://youtu.be/gkjSlZ-YJu0

Tungjate! smiley

 

tung. smiley

ej po bo vaki i kan hudh ato 2, edhe nja 30 po deshe, po ku jane e kush i mori?

sa per plazhin iliria kujtesa e kohes kur nuk kishte banjo edhe sajoheshim ferrave, sot eshte njelloj e barabarte per kete zone. sa per rinine tone, po mbajme mend ndonje gje te mire mer kavir te mos shkojme te presim damaret se jemi aq te zgjuar sot qe te shohim 20 vitet e ardhem.

puna ligji shteti, sapo mbylla nje dok amerikan me new orleansin. u mbyll me rreshtin: te bardhet u kthyen ne shtepite e tyre, te gjithe, asnje nga ne zezaket. se ky vend eshte vendi i atyre qe kane pare, nuk eshte vendi i ne te varferve.

une e kam jetuar ate vend edhe kam pushuar nga puna dembele perdita.

ka ca gjera qe ne fakt nuk duhen t'i kthehen kurre njeriut, e ajo treshja e sigurte qe nuk duhet t'i kthehet. se perndryshe: jeta nuk ka kuptim smiley

ne na mori vala edhe lumi. por kjo nuk ka kut te matet me thatesine e shkretetires.

me nje shtojce te vockel, miku im: lumi eshte taniketu; shkretetira qe qëparëatje. smiley

ka ca ekuacione ne statistike qe quhen "state-space" models. pune te ngaterrume. seri kohore te nderfutura, matrica tranzicioni (quhen vertet keshtu) dhe bashkelidhje qe te shkuaren ta sjellin te reflektume ne faktin e tashem, e nderkaq, prapeseprape, kjo nuk luan ate qe e shkuara, me nenshtrat "kohen" si forme e mallkimit te perceptimit tone per materien, eshte gjithesesi nje "state of mind" dhe JO (idris tm) nje "state of afair".

ps. hajde pra knej te bojm i cik muhabet per se mbari!

me gjithe qejf po nuk vij dot andej emo. nje familja, dy viza, tre mundesia financiare, kater, miklimi qe me sjell ai vend me materien edhe permiresimin shpyrtnor kur gjuan peshk ne fireisland, tani eshte koha e shojzes me katrore, jo asaj me pika.

ps. duhet te kujtojme materializmin ne nje shembull tjeter: diarreja e dates 1 janar.

Tregu i lire, prona private, europa, illuminizmi, frengjte... eh, te gufonte zemra! 

shto dhe femrat, liria seksuale. aman re , se na u bene gishtat kallo tha,do hapen burdellot smiley dhe u be shqiperia vertet nje burdello e madhe.Njof njerin qe kishte fiksim Alba Parietin dhe ne eksodin e pare, mars 91 u nis ne Itali.do ta provoj njiher tha, ishalla e kap smiley

Nuk kam lexuar ndonje letersi qe ta pershkruaj tamam ate atmosfere te cuditshme.  ishte dicka e trazuar,dehje qe te mpin, ekzaltim qe te huton,entusiazem qe te hallakt.Nje mixure e 45 me vitin e  mbrapshte 1913 ne shenjen plus.

balta eshte spiritus, duhet bere vepra, edhe vec pak uje do. smiley

balta ka zene thinja, petlle.koha eshte prape e thate, qeset jane shtuar,bah ...plehra gjithandej. e kisha llafin per ndonje roman epope, tip tri ngjyrat e kohes, nje vjeshte me stuhi (qerratenj ishin shkrimtaret e socrealizmit, titujt e librave matafora te gjalla) per te thene frymen e kohes me kolle te thate smiley Poema jote krijon nje atmosfere angeshtie , ankthi (ne qese) dhe zagushije..po pse mor bir, horizontet e hapura ishin, komunizmi u shemb e koha thirri ne skene Saline, pse te dukej e urryr orgazama ? apo kishe kunj me lirine? smiley

1992 nuk ishte ende fushe me lule smiley edhe liria nuk kishte marre hov te kapercente gjendjen e vakise qe la komunizmi (vakise ekonomike ta kam). mbaj mend qe kemi qene per buke ato muaj se ndryshoi kursi i dollarit.

eshte e vertete.viti 91 ka qene vertet nje vit i trishte ne kuptimin praktik te jetes, pertej metaforave te lirise dhe horizonteve te hapura.ikje, ikje, ikje, boshllek ne shpirt dhe ne raftet e magazinave me kangjella hekuri.

une ikjen e kam ndier me fort ne 1993-1994 kur kishte arrati si pasoje e "zhgenjimit" demokratik. se shqiperia nje pellembe vend nuk u be dot per dy vjet. kur une them buken them buken, ne ishim te gjithe ne shkolle dhe prinderit e mi ne pension. 6 mije lekeshi u be nje numer n bukesh 150 lekeshe. por Zoti e ben mbare si e beri athere e ia dolem. une sa per dijeni isha ne itali ne 1994 edhe qendrova brenda vijes (vizes) nje muaj dhe u ktheva. kisha shume besim se do beheshin gjerat mire. ne fakt nuk u be me keq se para 1990. kush e mohon vec te kete qene kryetar koperative.

Emi me fal po te besh keto lloj diskutimesh SOT me qenie hi dhe uje per ate Kohe , si Pordhacllek i ngjan atyre te  Rezervatit qe i gjunin Elikopterit me Shigjeta . Ai krahasimi Ushtarak si 'te hedhesh Bomben Atomike me katapulte " ndoshta nuk do te kishte kuptim ! Ka dhe do te kete VETEM Nje dhe Nje Argument dhe pafundesi Derstilash e Tjerrsish.. E gjith kjo perpjekje per te perdorur BALTEN pervecse si POCAR gjithmone ka nxjerre qurrasher . Dhe jo vetem per kete shekull ku mendohet se Elitaret e paskan pase Folene ne Shqiperi por "se diktatura zotrie "  Shembulli i Loro Boricit per te perzgjedhur mesfushore eshte bere BOTEROR Sot .Nje mesfushor duhet te zotroje FUSHEN Gjeresisht ! Hunj e Hunjesha ka sot me tonelata ne cdo gazete Lokale te Burrelit e Dibres po mos o germa pambarimisht ne Cakran smiley

Nejse pune te mbare ne Derstilen e fytyrgrijve . Petlla  shkruan mire dhe cilesisht kjo eshte paresore e esencialja  per te , si per te gjithe kete kategori te Letrave . Le ti hedhe mejtimet e mendjes me te shkruara te kithta . Per te tjerat eshte nga ata qe kerkon kush i ka ndryshuar Ujin vijes se Mullirit me Ere. Ka gjetur nje vendim qe as nuk di ta lexoje ....smileyse nuk eshte i Nomenklatures dhe nuk e kupton perse duhet , dhe sa here i duhet ndonje koment rresht per Poezine ose per Prozen nxjerr ate me dicituren Hurore "Po kjo si te duket .Nuk te thote gje " smiley Eshte nje Traktorids i Ri Ibrahim qe e derdh faren pa kursim ,ne pjellorine e tokes shterpe te Mullaheve Analo-Kritike ne Tufa per Krijimin !

Ne Tirane vjen nje arome e mire bliresh.

mireseredhe, kujdes me alergjite tani smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).