Politika në Shqipëri ka përfshirë prej kohësh edhe fëmijët. Edhe festa e 1 Qershorit nuk i ka shpëtuar politikës, duke patur për protagonistë, si fëmijët ashtu edhe politikanët.

Nen kujdesin e Drejtorise Arsimore, pothuasje te gjithe nxenesit e shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit kanë mbushur bulevardin kryesor, me motivin e festës së 1 Qershorit, por me qëllimin kryesor, se në orën 11.30 ata do t'i takonte kryeministri Sali Berisha. Në një tjetër mjedis, në ditën e festës së tyre, fëmijët kanë brohoritur sërish për një tjetër politikan, Edi Ramën.

Me dy gishta lart dhe me thirrje për Kryeministrin nxënësit e shkollave kanë festuar 1 Qershorin. Ndërkohe që kryeministri Berisha ka uruar nga Tirana, të gjithë fëmijet e Shqipërisë. "Në këtë ditë, duhet të urojmë çdo fëmijë shqiptar së pari, duhet të përqafojmë çdo vajzë e djalë, çdo fëmijë të këtij vendi dhe të urojmë që gëzimi që ai ndjen sot në zemrën e tij, të jetë një gëzim që do ta shoqërojë gjithë jetën”, tha Berisha.

Ndërsa kryetari i Opozitës, Edi Rama ka festuar me femijët e Njësise Bashkiake numër tetë në kryeqyet. Ai ka uruar për më pak varfëri e fëmijë që punojne dhe mbeten analfabete.

Top Channel

____

Shqip: Festa e 1 Qershorit mblodhi bashkë fëmijët në të gjithë vendin. Të qeshur, të lumtur ata luanin, kërcenin, këndonin, por si asnjëherë tjetër shprehën edhe bindjet e tyre politike. E vështirë për t’u besuar, por e vërtetë. Fëmijë të shkollave 9- vjeçare, kryesisht të ciklit fillor, thërrisnin: “Berisha, Berisha”. Të tjerë: “Edi, Edi”. Si çdo festë tjetër edhe 1 Qershori u përfshi nga një ngjyrim i dukshëm politik, sepse edhe vetë fëmijët në bulevardin qendror të kryeqytetit ishin ndarë në dy kampe, ku një pjesë mbronte ngjyrën blu, ndërsa pjesa tjetër atë të kuqe. Vogëlushët treguan se kishin dalë në shesh për shkak se mësuesit ua kishin kërkuar këtë gjë. “Mësuesit na thanë të dalim në shesh sepse vjen Sali Berisha”, tha një 12-vjeçar.

***

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Detlef Palm - vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fëmijëve që braktisin shkollën. “Puna duhet të fokusohet te fëmijët që nuk shkojnë në shkollë dhe që nuk kanë ambientin e duhur social për t’u rritur. Duhen investime të mëdha, por edhe përpjekje të mëtejshme për t’i ndihmuar realisht këta fëmijë”.

Raporti

Në ditën kushtuar fëmijëve u diskutua edhe për dhunën që ushtrohet ndaj tyre në familje apo në shkollë. Në studimin e kryer së fundmi nga UNICEF-i, rezulton se 42 për qind e fëmijëve të anketuar pohojnë se janë dhunuar fizikisht dhe verbalisht në institucionet arsimore ku mësojnë. Ndërsa 45 për qind pranojnë se janë dhunuar nga prindërit. Duke iu referuar të dhënave, rreth 65 për qind e vogëlushëve të dhunuar kanë vuajtur pasoja të ndryshme për shkak të dhunimit. Sipas raportit, 61 për qind e familjeve rome kanë deklaruar se përballen me vështirësi për edukimin e fëmijëve, ndërsa 359 fëmijë të këtij komuniteti nuk janë të regjistruar. Sipas shifrave të publikuara nga UNICEF, vërehet se vdekshmëria e foshnjave mbetet e lartë në Qarkun e Dibrës, ku vetëm në Peshkopi vdekshmëria foshnjore arrin në 17.1 për qind, ndërkohë që në Rrethin e Korçës për vitin 2011 është 10 për qind.

 

9 Komente

Hehehehe!

Video, priceless! 

M'bohet qejfi per tironsat, per prindrit e ktyne kalamojve sidomos! smiley

Se bohet perhere pytja: Kush i voton keta qelbesira?

Prindrit e ktyne femijve i votojne. Dhe me ket' video, pagujne cmimin e gjynofit qe kane bo! 

Aty, atyyyy!! smiley

Prursja e videos duket ashiqare e pozicionum! Me kedo besoj mund te kem nje dakortezim mbi perkatsine e muzikes qe lu ne sfond. smiley 

smiley.

PS: per temen, eshte ne kategorine "acarim nervash" por meqe gegnishtja thone qe eshte me poetike, per cfare u bejne ketyre femijeve duhet te kete nje kategori "me ta cu t'vjelltin".

Politizim dhe polarizim qe ne djep.  Only in Albananistan.

Nga tre femijet e pyt, vetem njoni (ai me aksent disi mo verior) tha qe kena dal per Sali Berishen. Dy te tjerat than qe kena dale me festu. Mo diplomate qe ne rini femrat!

Si nuk u vjen turp kalamajve thone Sali Berisha, duhet te thone xhaxhi Saliu..smiley Kalamaj pa edukate.. smiley

Ne kur kemi qene kalamaj xhaxhi Enver bertisnim jo Enver Hoxha..

"...ai i ka uruar per me pak varferi..."

gjithashtu u shpjegoje femijeve pse saliu po shkaterron ekonomine dhe e do presidentin vete, por mbi te gjitha pse nuk ulet te pije nje kafe me te...

epo as shprese nuk ka per ate vend...

femijet e plehrave, po plehra do behen kur te rriten...

 

Desha te sjell kete shkrim te Ergys Mertirit, i cili me preku dhe me beri te mendoj. Vecoj kete fraze:

"Natyrisht, ndoshta asgjë më shumë se fëmijët nuk e meriton vëmendjen tonë, ndaj çdo aktivitet i zhvilluar për ta është i nevojshëm. Megjithatë, ashtu si çdo ditë përkujtimi, asnjë reflektim nuk pritet të ketë as sot. Përveç ndonjë organizate për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila duket se më shumë prodhon ideologji mbi shoqërinë dhe rolin e individit në të, sesa sensibilitet mbi përmirësimin e saj, asnjë angazhim për reflektim e sensibilitet shoqëror nuk pritet të ndodhë. Askush nuk duket se ka vullnetin të ndalet dhe të tregojë se shoqëria jonë është një mjedis krejt i pashëndetshëm për rritjen e fëmijëve."

http://www.e-zani.com/2012/06/01/femijeri-e-veshtire/

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).