Me 6 Shkurt 2012, Elisabeta e II-te, Mbreteresha Britanike, shenoi 60 vjet ne fronin mbreteror. Per te perkujtuar kete moment familja mbreterore ne emer te saj ka bere vizita ne pjese te ndryshme te globit. Thuhet se kjo i ra si fat pasi babi i saj nuk do behej mbret, sikur vellait te madh te mos i binte ne koke dashuria per amerikanen Wallis Warfield Simpson. Le te supozojme se qeveria e asaj kohe do e aprovonte kete martese, nje gje e paimagjinueshme per kohen, prape se prape Eduardi i VIII-te nuk la pasues, pra rroba vishnje perseri do vihej ne shpatullat e saj.

Kemi 4 dite festive per te gezuar kete pervjetor. Filloi te Premten ne mengjes ne momentit qe destrojeri HMS Portsmuth hyri ne port duke pershendetur me 21 te shtena topi. Nje parakalim ne Mall, udhetimi i nje flote me anije nga me te ndryshmet ne lumin Tamiz, rreth 10.000 party neper te gjithe rruget/lagjet e UK. Nje festivitet 4 ditor per te perkujtuar 60 vite sherbimi nga nje Mbretereshe  qe i jep nje forme stabiliteti dhe vazhdimesie ketij vendi neper gjithe periudhat e tij, me te mira dhe te keqia. Tani qe po shkruaj degjoj fishekzjarret.

U martua me nipin e lordit Mountabatten, me titullin e sotem Duka i Edinburgut me te cilin ra ne dashuri qe ne moshen 13 vjecare, nje martese qe ka zgjatur mbi 60 vjet dhe kane 4 femije se bashku, Princat: Charles, Andrew dhe Eduard, e Princeshen Ane. Ka keshtjella dhe prona ne pjese te ndryshme te Britanise, fytyra e saj eshte te parate dhe pullat postare, cdo ligj i parlamentit mban firmen e saj, emri i saj permendet neceremoni betimi dhe ne himnin kombetar. Formalisht gjithshka eshte e saj: Marina e Saj Mbreterore, Forca Ajrore Mbreterore, Ushtria e Saj, Thesari i Saj, Burgjet etj…

Megjithese Elisabeta kur ishte e re nuk shkoi ne Universitet ajo eshte edukuar nga tutored me te mire private, qe nga marredheniet konstitucionale deri tek njohurite e pergjithshme. Mbreteresha asnjehere nuk ka dhene interviste, nuk ka patente makine, nuk ka pashaporte, nuk lejohet te votoje dhe nuk mund te thirret si deshmitare ne gjyq. Elisabeta eshte monarkja qe ka udhetuar me shume ne historine e njerezimit, gezon respektin e dinjitareve te huaj dhe te politikaneve ne vend. Ne UK ka nga ato qe nuk e duan monarkine por dhe mbeshtetesit me te flakte te kesaj ideje kur vjen puna tek Elisabeta e II-te nuk mund te mos pranojne me admirim dhe respekt qe ajo eshte jo vetem nje simbol Uniteti, por punon me perkushtim e dinjitet per te perfaqesua UK ne bote. Kohe me pare mbreterit ishin te mistershem dhe kishin fuqi, sot kohet kane ndryshuar qe nga ekspozimi ne media deri tek formaliteti i familjes mbreterore. Si mundet nje person qe i zgjedhur nga llotaria e jetes, sic ky term thuhet ne Angli, te perfaqesoje nje vend te tere? C’fare fuqie  reale ka kjo mbretereshe qe dhe pse formalisht mund ta shperndaje Parlamentin? Perse na duhet te bejme gjithe keto shpenzime per te mbajtur familjen mbreterore? E ne fund c’na duhet ne familja mbreterore? Jane pyetje keto qe hasen shpesh ne UK: debate, media dhe biseda te perditshme.

Mbreteresha eshte e vetedijshme per keto dhe shume e qarte qe vazhdimesia e Monarkise varet nga deshira e popullit, sic dhe e di shume mire demin e shkaktuar nga femijet e saj, ne formen me demshme erdhi nga divorci i Charlsit me Dianen. Te vetmen rruge qe ka zgjedhur eshte puna dhe te jeta e ekspozuar ne sy te publikut. Ekspertet Konstitucionale e perkufizojne keshtu detyren e saj: Mbreteresha duhet te “inkurajoje, keshilloje dhe paralajmeroje” qeverine. Teknikisht nese ajo do ta heq nje Kryeminister, e ka kete mundesi por kjo do provokonte nje krize te papare konstitucionale. Ajo eshte ne Krye te Shtetit: ben vizita jashte UK, hap dhe shperndan Parlamentin [formalisht] dhe pret shtetaret e huaj, po ashtu te qenit ne Krye te Kombit: e ben nje pike e qendrueshme per unitetin dhe identitetin britanik, shperblyese e ekcellences dhe sherbimit duke dhene tituj dhe medalje te ndryshme, e si pike referimi e vazhdimesie.

Deri tani ka percjelle 10 kryeministra. Roli i saj gjitheperfshires eshte dhe tek te qenit ne Krye te Komonuelthit, Governori me i Larte i Kishes Anglikane dhe “krye komandanti” i te gjitha Forcave te Armatosura. Duke ju referuar nje Polli nga Ipsos MORI vetem  19% e Britanikeve duan te jene pjese e nje republike, qe nga viti 1969 ky ndryshim eshte vetem 1%! Ne pjesen me te madhe kjo i dedikohet mbretereshes se sotme. Qe nga viti 1952, ajo ka marre me shume se 3 milione letra, ka pasur te ftuar ne pritjet e saj mbi 1.1 millione te ftuar ka bere 256 vizita zyrtare pertej detit dhe ka vizituar 129 shtete. Djali i vogel i saj thote: Eshte pak komplekse te kuptohet puna e saj ne krye te shtetit ne forme njerezore, por do thoja qe apeli i saj qendron tek fakti i vazhdimesise. Njerezit mendojne se ajo kurre nuk i ka zgenjyer. Une nuk jam aktore, Mbreteresha u ka thene ndihmeseve te saj. Publiku e kupton kete, megjithese duket distante dhe serioze, e vlerson per dinjitetin dhe punen qe ben. Ne pasionet e saj futen qente e tipit Korgi and Dorgi dhe kuajte e rraces. Thuhet per te qe eshte intelligjente, direkte dhe degjuese mjaft e mire. Kjo e fundit nje veti baze per cdo monark te sukseshem. Ka sens humori dhe jo gjithshka e merr seriozisht, ato qe punojne per te ndihen krenare e te kenaqur.  Anekdotat dhe pergjigjet gazmore kujtohen nga shume vete qe e njohin nga afer. Duke ecur ne fermen e saj ne Skoci takon nje fshatar i thote: Ti dukesh krejt si Mbreteresha jone. Kjo i pergjigjet: sa me ke bere qefin. Kur i thane qe nje dinjitar i larte ka ikur nga Buckingham Palace naten dhe pa lajmeruar, pyeti: Po gruan e mori? Thuhet se kur priti presidentin Shqiptar A. Moisiu, njerit nga ministrave tane qe e shoqeronte i ra telefoni celular, Mbreteresha e pyet: Ndokush i rendesishem? [anyone important?]

Sot ndihet rehat dhe eshte pershtatur me Britanine moderne, nese do jetoje aq gjate sa e ema do mbreteroje deri ne vitin 2027. Ne websajtin e saj zyrtar thuhet keshtu: Mbreteresha eshte kryetare shteti ne UK dhe 15 vende te Komunuelthit. Vajza e madhe e Mbretit George te VI-te  dhe Mbretereshes Elisabete, ajo lindi ne 1926 dhe u be Mbretereshe ne moshen 25 vjecare, ka mbreteruar mbi 5 dekada pergjate ndryshimeve te madha sociale e zhvilimi. Mbreteresha eshte martuar me Princin Filip dhe ka 4 femije dhe 8 nipa e mbesa. Ceremonia Pervjetore e Diamantit ne 2012 shenon 60 vjet ne fron nga Mbreteresha. Ajo erdhi ne fron me 6 shkurt 1952, ceremonia e Kurorezimit u be me 2 Qershor 1952.

37 Komente

keta i shpetun gijotines paq. .. ... .. .

Urime Mbretereshes Elizabete per influencen pozitive qe ajo ka luajtur tek populli i saj. Mesova ca fakte qe s'i dija ne lidhje me te. Faleminderit per shkrimin informues. 

Po ndonje foto nga festimet? Do ishte interesante, brenda mundesive kuptohet smiley

...jon popull i bute Bame smiley kan heq dore ka kohe ka premja e kokava [mke dhon nji ide ktu, lol] Kromuelli ju prishi pak po ai ishte allasoj...anglezet,  car me thone i di ti mo..."they respond well to authority" coja benzinen ti £20-per-liter, prape nuk merziten, su pelqen po rralle morin Rruget. Ne France 20 Maunexhi merziten per dicka e na bllokojne Portin fare smiley Sa rehat kena ra ktu jashte Politkes et ol.

Belle foto ka plot po nuk e di a me le ti postoj disa...nuk jom i mire per foto. Tkena ty, alidemsin e Belon per kto pune smiley [try guardian ose daily mail] thnx for fjolt e mira. Mretneshen e kena Top, i jave me pare that...DO vdes M'pune. Mori fun Hope- e Charlsit smiley Po ka Kamilen ai...keshtu jane ca Burra...ca ka ne bertasim..A.nything-anything My Kingdom for a Horse...e ca bertasim: Fronin e jam per i grua. Jena te dobet ne meshkujt Belle...shume te dobet. Mos shpresoni kot-shume te ne! smiley

Ti thone falemners "Glories Rrrevolushenit" qy ja krasiti icik fuqine, se te kishin te njejtin pushtet si kunorat e tjera te kontinentit, edhe keta per lesh do kishin ik.

Po, sic iku per lesh Hirohito... smiley

Qater muhabet ai, ven dhe kohe tjeter.  Ai ka vec nje merite per mu, perpos gjith peshes se krimeve te luftes qe bine mbi shpatllat e tij, ai i tha JO perdorimit te bombes atomike nga  ana e Japonise.

Anglezët u treguan të zgjuar në fakt. I futën një dru Stjuartit dhe vunë për mbret një dordolec që t'u betohej mbreti Lordëve dhe jo Lordët Mbretit.

60 vite sherbimi nga nje Mbretereshe 

korrigjim:

60 vite sherbimi NDAJ nje mbretereshe.

Zotrules, Ma ke prish humorin. Je cun persmari e kam respekt ne distance. Te lutem mos shkruaj ne temat e mia. Sic e shef apo do e vesh re, aty ku ke teme ti apo poston, pas asaj emri im nuk gjendet.

Kjo vec varet nga ti, se Ne tema te tjera e kam lehte te mos futem sa here qe shof emrin tend, por kur eshte e imja e aty vjen ti...nuk me vjen hic mire skam si bej Pass, kur o postimi im. Pastaj korrigjime apo te me drejtohesh direkt kjo shkon pertej...

Hap tjeter ose si te duash...kam deshire te shkruaj ne Temen qe postova tani nuk mundem me, me rri larg e ate do kesh dhe prej meje. Kaq ishte, e kjo eshte e fundit.

Pac fat ne jete etj.

BP

zotni, ky eshte blog i hapur. eshte 60 vjet sherbim ndaj mbretereshes, dhe jo 60 vjet sherbim nga mbreteresha. ky ishte objeksion i imi dhe kaq. nuk ka lidhje personale me ty. nejse, meqenese situata qenka e ketille, nuk po shkruaj me. vazhdo i qete, i dashur.

Ka lezet konflikti nen ate flamur; konflikt mes gjentellmenesh.

P.s: Me vika keq.

Dorashkat gjer te bërryli mër. smiley

 

t'fisnikero dhe ajri atje, thon.

kur do e lejm per golf?

mendova se do e linit per fencingsmiley

e kemi tepru me polo

Per noi brixh a osht njeri?

a lujm vetem derrin mach me mir?

shesh besh...

Ose tavullsmiley

Emo e hapa tek nje moment,kur me doli njeri qe thoshte" 9 familje qe sundojne boten jane Ilire"(WTF) pastaj i futi dhe nje Nostradamus ne mes edhe u be nje perzierje aromatike qe me detyroj ta mbyllsmiley

mu ajo video me zbukuroi diten smiley

ps. courtesy of Belul - thash t'mos e mbaj vetem per vete thesarin!

Me informacionin qe ke sjelle,me ke lexuar nje deshire.,flm BP

por ke thene edhe nje gje te bukur,te kohes "Jena te dobet ne meshkujt Belle...shume te dobet. Mos shpresoni kot-shume te ne! smiley

e viva la sincerità ! mgjt,ka plot qe e kerkojne te tille,per komoditetin e tyresmiley

 zotrules, pas kaqe shekujsh, ja qe vjen siraja, te mund te themi se Çezari beri  gjene e mençur, kur arriti gjer  ne ate  ishull.Por sa duket pa dhe iku.... 

Hallall Mbretereshes,60 vjet Mbreterim sju nigju i llafi keq.

B.P nje bravo per informimin shume te bukur ! smiley

Familja mbreterore ka festuar Jubile 60 vjet mbreterim te Mbretereshes Elisabeta e II! Simbolin, e bashkimit te tyre kombetar! Kete e kane te percaktuar edhe ne flamurin e tyre. Komb me tradicional se anglezet nuk ka! Ruajtes fanatik te cdo gjeje qe ka lidhe me historine e tyre!  Populi anglez ndihet shume krenar me Mbreterine, sepse aty shohin rrenjet e historise tyre jane shume  te familjarizuar me festat e familjes mbreterore! Eshte nje kenaqsi per ta por edhe per ata qe nuk jane angleze, celebrimet keta i qajne, i bejne shume te bukura terheqse! 

 

 

 

ke te drejte, ka lezet te ecesh rrugeve te liverpool-it dhe te shofesh ato skulpturat e sklleverve te vegjel ne zinxhire ne dyert e cdo institucioni, shpie te fisshmish etj

Paj kur jane bo edhe komunistat shqiptare fansa te monarkise nami te behet...

Respekte Mbretereshes. Edhe ne ketej nga Kanadaja i heqim kapelen.

Te them te drejten une s'kam asnje gje ndaj figures monumentale te mbretereshes se Anglise.Sidoqofte duhet te jemi te sinqerte qe keto lloj shtresezime shoqerore jane te kota ne kohet moderne.Po flasim per nje familje e cila s'kane asnje kontribut personal,s'bene asnje pune produktive per te mbledhur pasurine qe ka,por qe cuditerisht jane "te perzgjedhurit".Madje eshte pak komike ne kohet e sotme sesi njerzit e pertypin me kaq lehtesi kete fakt nga magjepsja qe ka monarkia si skorje e nje te shkuare te lavdishme.Po meqe jemi pervjetor "Long life to the Queen"smiley

Queeni ju con nje m'plasi suma ca thoni juve ktyne qe ankohen

Urime Mbretereshes! Te rroje sa nena e vet! smiley

Dulla e MB.

Kuuini & royalist-et te gezojne 60-vjetorin,  Ne te tjeret te gezojme 4 dite pushim. 

Ja keshtu eshte puna ... win-win dmth! smiley

 

s'qeke asimilu akoma ti...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).