Facebook, Twitter, LinkedIn... Miq e ndjekës me qindra. Ekzistojnë? Teknologjia e bën të mundur. Teknologjia ka “rrjetosur” globalisht virtualitetin dhe pavarësisht se ndjehemi shumë të lidhur në këtë boshllëk ajri, komunikojmë shumë pak

Ose aspak. Madje dhe shkrimi nëpër këto rrjete, apo mesazhe telefonike është reduktuar në maksimum dhe të shkretat shkronja vuajnë sa shfaqen të cungta: flm, klm, tdsh, tkxh, klb, e shumë të tjera (komunikimin me tre shkronja po e lë rebus). 

Psikologjikisht urimet duhet të lexohen të plota që të të kënaqin dhe syrin. Së paku, ky është mendimi im. Të reduktuara në këtë mënyrë duken copëza të lëshuara nga një njeri në stres, që nuk ka kohë ose është në alarm. Ose i ka lëshuar nga mesi i detit. Nejse. Si për ironi të fatit, qëllova të shihja dhe një tryezë familjare në një nga restorantet e kryeqytetit. I vetmi që fliste ishte një zotëri në moshë, që gati-gati bënte monolog pasi dëgjuesja e vetme ishte një vajzë e vogël rreth 4 vjeç që i rrinte afër dhe seç i thoshte. Pjesa tjetër ishte zhytur në lojë me telefonat “e zgjuar”, apo po lundronin nëpër internet. Një fëmijë tjetër kishte kufje, njëri prind fliste në telefon. Të zënë të gjithë. Më fatlumi, të cilit i drejtohej fjala, ishte kamarieri. Ishte i buzëqeshur të paktën. 

Ka prapë. Siri, është zëri i fundit i IPhone. Një lloj “llambe Aladini” moderne. Eshtë një zë – që sipas kompanisë së famshme - mund të bëhet shoku yt më i mirë. Madje në faqen zyrtare të “Apple” Siri trumbetohet të përdoret edhe për frazën : “Thuaji gruas se jam me vonesë”. Mbase me idenë se inatin do ta hajë Siri. Programim njerëzor për të humanizuar një software… 

Vetë Steve Jobs - në biografinë e Walter Isaacson - thuhet se bënte shëtitje të gjata ndërsa negocionte dhe nuk dërgonte mesazhe elektronike apo telefonike. U sfidua dhe me Sirin për një orë të plotë me pyetje-përgjigje, reagimet e të cilit kishin saktësinë e një mendjeje njerëzore të kulluar. 

Pra, në ditët e sotme, nëse do një mik, mund ta blesh. Ose mjaft të klikosh. Dhe do ta kesh. Por megjithë këtë vërshim miqsh e lidhjesh nga të katër anët, janë të shumtë njerëzit që ndjehen vetëm. Sepse gjërat duhet të thuhen me zë, që të kuptosh veten dhe të të kuptojnë. Dhe miqtë duhen fituar, që të të rrojnë.

Shqiptarja.com

5 Komente

Shkrim antiforumist. Dikush ka vjedhur passwordin e adminit. Alarm

Keta Arlindat me duket se jane te gjitha rehat.

Qe baba 5¤ e ka thone csr shifet perdite. Te gjithe jena konekted e te gjithe jena alone. Kshu kena qen gjithmone, po 'kufjet' e kon bo mo alone se alone.

Facebook, Twitter, LinkedIn...

Ka harruar te listoje PPU... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).