Mirë shqiptarët, po ambasadorit amerikan Arvizu çfarë i thotë mendja? Kjo ishte pyetja e parë që më erdhi në mendje duke parë se brenda disa ditësh, ambasadori Arvizu paska takuar dy herë Nanon – çka nuk mund të mos e interpretoja, bashkë me shumë të tjerë, si mbështetje për kandidimin e Nanos President. A e ka idenë Arvizu se ç’është bërë e se ç’bëhet në këtë vend? Nuk paska arkiva fare në Ambasadë, as specialistë në Departamentin e Shtetit për Shqipërinë? – qenë disa pyetje të dyta që më erdhën. Pastaj vazhdova me një varg mendimesh gjithmonë e më të hidhura: Që ne jemi një vend që edhe pas 100 vjetësh pavarësi vazhdojmë t’u lutemi protektorëve të huaj të na shpëtojnë nga shqiptarët që kemi në krye të vendit, kjo dihet. Kështu kemi bërë me Zogun, kështu me Enver Hoxhën, kështu dhe tani. Por, ama, çdo lutje ka një sens, ta hajë dreqi! Edhe populli më i përunjur do të ndjehej i fyer në inteligjencën e tij nëse protektorët do t’i këshillonin si shpëtim një figurë si Fatos Nano që ka qenë tetë vjet në qeverisje e që e katandisi vendin aq keq me papërgjegjshmërinë dhe sistemin e korrupsionit që ngriti, saqë solli në pushtet Sali Berishën, që mbante përgjegjësinë për shkatërrimin e shtetit dhe humbjen e jetës së mijëra shqiptarëve më 1997-n. “Come on, mister Arvizu!”. Kjo qe dallga e parë e mendimeve të zemëruara që ma mbuloi trurin. Kur më kaloi ajo, iu ktheva vetes pak më i qetësuar, por prapë shumë iracional: Mos vallë na ka mbetur ende, me gjithë përunjësinë tonë proverbiale ndaj të huajve, ca pak nga mëkati i krenarisë që s’na lejon të kuptojmë se sa poshtë dhe me sa përçmim na shohin këta ambasadorët perëndimorë? Ndoshta. Në fakt, s’ka mundësi që ata të mos e mendojnë se edhe në më të humburin vend të botës, që edhe emrin nuk ia dimë, po të ndërhynin ambasadorët kaq hapur në punët e brendshme, do t’i deklaronin “persona non grata”. Atëherë, përse këta trajtojnë një popull të tërë sikur të jetë “non grata”? Sepse u është mbyllur bota në atë qerthullin e vogël të zyrave të kastës në pushtet ku Nano shkëlqen se e flet anglishten edhe më bukur se Berisha e Rama, apo pse mendojnë se ne kaq meritojmë? Apo vazhdojnë me stabiliteti i pari demokracia e fundit? Më në fund i ndala këto përçartje delirante, u ktheva me këmbë në tokë dhe fillova të pyesja veten: Po si ka mundësi, xhanëm, nuk e kuptojnë këta se e keqja më e madhe na vjen nga sistemi (i të cilit Nano është arkitekti kryesor) që mundëson grumbullimin e tërë pushteteve në duart e këtyre personazheve që merren kaq shumë me personat e jo me sistemin? Jo, jo, s’ka mundësi! Le që kjo puna e Nanos President s’ka nevojë për specialistë kush e di se çfarë për t’u kuptuar. Mjaft të shohësh se ky njeri s’ka turp, por ditën që i teket të bëhet President shantazhon partinë e tij se po nuk e kandiduan, do t’i hyjë ta përçajë, që të arrish në konkluzionin se vetëm simbol i unitetit ky s’mund të jetë? Pastaj këta amerikanët sikur kanë burime informacioni serioze, gjithë atë CIA me famë; a nuk pyesin këta se me çfarë jeton në Vjenë, në një goxha vilë, ky njeri që kur ka qenë Kryeministër ka pasur një rrogë jo më shumë se 1500 euro? A nuk e dinë këta se edhe ata të partisë së tij, kur ky i hyri katars-ziut, thoshin poshtë e lart “ka mbetur pa pare, prandaj bën kështu”, e se tani vazhdojnë të thonë se nga tryeza e pokerit të pushtetit ai u largua me nja 200 milionë euro? Jo, këtu ka diçka që nuk shkon o me ambasadorin, o me Ambasadën, o me këshilltarët e tij.

Këto isha duke menduar kur doli lajmi se ndoca 26 intelektualë paskan bërë thirrje për zgjedhjen e Nanos President, duke iu bashkuar lëvizjes së re politike “Nano hajde!”. Atëherë thashë: S’paska faj ambasadori. Ia fus kot unë e ca si unë që mendojnë se Nanua është kandidati dysheme poshtë të cilit nuk shkohet dot. Kur dalin gjithë këta akademikë, e shkencëtarë, e historianë, e ekonomistë, e artistë me tituj doktorë e profesorë që kërkojnë Nanon President, pse të mos mendojë ambasadori se Nanua është kandidati tavan?

Nejse, si gazetar s’mund ta lë pa e komentuar kandidaturën e Nanos racionalisht, prandaj po rrekem t’i bëj një analizë një çikë më racionale, që t’i pëlqejë edhe ambasadorit, paçka se e shoh që kjo temë më shumë se sa nga analiza, më çon për kah satira. Por do të përpiqem. Ja për shembull: Lexova në një të përditshme se Nano paska deklaruar se po të bëhet ai President, Berisha dhe Rama do të takohen çdo javë. Të them të drejtën, unë e besoj këtë. Bile besoj edhe më shumë: se Nanua do ta emancipojë politikën tonë; se do t’ua heqë për shembull Berishës dhe Ramës atë gjuhën prej çakalli e prej nëpërke, të mbushur me vrer e helm që përdorin ndaj njëri-tjetrit e me të cilën kanë helmuar të gjithë shqiptarët. Pse? do të thoni ju. Sepse duke dhënë konsensusin për të bërë President kryetarin e klanit të Zemunit, të baronëve të drogës, bllokqenin Fatos Nano, Kryeministri s’ka çfarë të thotë më, do ta mbyllë gojën. Imagjinoni të tjerët që ka prapa. Por edhe Edi Rama do ta mbyllë gojën. Sulmin që i bën Berishës se do të kapë të gjitha institucionet, do ta reshtë, se do të ketë në Presidencë ish-kryetarin e partisë së tij. Edhe për korrupsionin e Berishës do ta mbyllë që ç’ke me të, madje unë them se, për t’i bërë qejfin Nanos President, do ta përjashtojë nga partia edhe Erion Velinë që e ndërsente me tenxhere e me kapakë poshtë Kryeministrisë kur Nano ishte Kryeministër, duke e akuzuar si të korruptuar. Por edhe gazetarët që kanë rrotull, të specializuar vetëm në luftën e llogoreve, pa qenë në gjendje, njëlloj si ambasadorët, të artikulojnë një fjalë kundër sistemit të Nanos e të trashëgimtarëve të tij, do të dalin më në fund nga errësira e llogoreve në dritë e s’do të dinë më ku t’i hedhin granatat që kanë nëpër xhepa. Kështu që edhe zhurma mediatike do të pushojë. Nga ana tjetër, edhe populli do të heshtë, sepse me Nanon President do të mbetet pa gojë i shkreti. E kështu, vendi do të bjerë në qetësi. Do të bjerë në qetësi edhe trojka Arvizu – Sekui – Volfarth.

Po si thua ti, i dashur lexues, çfarë do të bëjnë në këto kushte të mbeturit pa punë Berisha e Rama, që s’dinë të bëjnë gjë tjetër veç të shajnë njëri-tjetrin? Do t’ia fillojnë pokerit në Presidencë, ku, me siguri, për të bërë katërshen, do të ftojnë edhe Metën. Dhe kështu do të takohen, siç tha Nanua, një herë në javë, minimumi. Jo, jo, kanë të drejtë ata që thonë se Nano është mbi palët. Edhe prokurori i ardhshëm, ju siguroj unë, mbi palët do të jetë. Ka shumë mundësi të zgjedhin atë që do t’u ndajë fishat e do t’ju përziejë letrat në tryezën e pokerit. Hajde bordello që do të bëhet Presidenca, hajde!

Sigurisht do të ketë nga ata llapaqenë që do të thonë: Ky s’është uniteti i popullit, por uniteti i hajdutëve. Do të ketë nga ata zuzarë që do të thonë se me Nanon President tavani dhe dyshemeja puqen duke zgërlaqur shpresat tona për një Shqipëri ndryshe. Por unë them se me kohezionin dhe unitetin e madh që do të krijojë Nanua President e me mbështetjen ndërkombëtare që do të ketë kjo zgjedhje, veçanërisht kur të fitojmë edhe statusin e vendit kandidat (për çfarë ishte kjo “kandidat” se nuk më kujtohet?), zor se do të gjendet pronar gazete e televizioni që të guxojë t’i bëjë publike këto broçkulla. Dhe, fundja, edhe këta zuzarë e llapaqenë s’kanë pse ankohen se po u merret fryma mes tavanit e dyshemesë të bëra një. Kanë bodrumin, kanë çatinë, po deshën, në demokraci jetojmë; kanë edhe Ambasadën Amerikan ku mund të ankohen sa të duan.

85 Komente

kozmopolitizmi ,streha e fundit e hajduto-maskarenjvesmiley

bashkohu dhe ti-keep walker

NUk besoj se do jete Nano president, nese do te jete nuk ka ku vete me keq edhe sipas mednimit tim, por une nuk jam intelektual, keshtu qe nuk eshte e rendesishme. Persa i perket Ambsades Amerikane, une nuk e besoj se kjo eshte ceshtje klesshilttaresh te keqinj,sepse kjo eshte ceshtje rendeishme per tu lene ne dore te keshilltareve. Mbase ata realisht besojne se nano do ishte nje president i mire, pasi , pavaresisht ceneve, ka dhene prova per nje fare pavarsie te insitucioneve ; me nje vokacion te forte pro-perendimor.

Per te tjerat, kujt i plasi, USA nuk jane Nene Tereza; kane mbeshtetur per dhjetra vite, burra shume me plehra se Nano nwe cepa te botes.

Dicka eshte e vertete standaradi qe kane per ne duht te jete i ngjashem me republikat e Amerikes Qendrore, sepse ne teori do duhej te mbeshtesinin nje sistem shume te shendetshem demokratik.

Por ky eshte turpi yne, jo i tyre. 

 

Nuk e di sec kam nji si kompleks per robt qi punojn laboratoreve ku analizojne urinen e tjetrit.
Pune cici, po pastaj them pune stabel, me rroge te mire dhe bluze te bardhe smiley
Aj gat over it

E djele e zymte, kjo eshte koha ketu. A bohet gjo me ja uru te gjitheve I gud mornin, megjithese ktu o masdite?
Nano? Si nano,phew.
Problemi I fundit qe kemi.
Si individualisht.
Si Shqipri.

E plezent ivning gjithashtu smiley

Ne mos gaboj ka qene ne nje liber te e.kadarese, nje plake e fisme fuste perfum ne urine dhe e cmendi laborstorin se njk e dinin car substance kishte brenda smiley E gjeten me ne fund dhe kur e pyesin plaka thoe nuk doja te degjonit eren e keqe smiley

eshte i pandershem Lubonja. Ben populizma bajate. Nano nuk ka qene i vetem, ne pune te keqija a te mira, ka pasur edhe shoke qe po fliskan sot per 200 milionet e Nanos. Rama, Ruci, Fino, Xhafa, Dade, Leskaj, Angjeli, Duka e plot te tjere kane bere korrupsion me Nanon dhe pa te por sdq. nen te njejten cati politike.

Nese Nano ka qene aq i keq dhe kete e pranojne edhe ata te PS, kjo parti hyn ne nje krize qe domosdoshmerisht zgjidhet vetem per shperberjen e PS dhe lindjen e nje force te re te majte. Nuk ka rruge tjeter se une nuk jam aq naiv te besoj se Nano eshte djalli e Ruci me Ramen jane engjej, apo Finua me Angjelin etj.

Burre me te mire s'gjen ne tere Kazane:

epo ti thuash miljoner dikujt qe kalon pushimet ne kete mender-plazh, eshte...  smiley

Nuk ke faj, pushimet duhen kalu ne France, si nji politikan tjeter!

Na fol per Kinen !

Kina eshte nje teritor i afert me BS ku ka qene formuar Shteti pare socialist.me pas u be i ndegjuar per Himalajet ku u ngjit nje grup alpinistesh dhe keta i priti Berisha .berisha eshte shok i Nanos qe do te kandidoje per President po nuk do rama .

Se Rama or zotri ..ai ka ca gazetare  me llogore. Biles njerin do e pushkatoje ...

Mire mire na Fol per Nepalin !

Nepali ka pjese ne Himalaje ku u ngjit nje grup i alpinisteve tane .Keta i priti dhe K/Ministri Berisha i cili do qe President te zgjidhet Nano .Mirpo Nanon nuk e do Edi Rama .

Se  Rama or zoteri ..ai ka ca gazetare me llogore .Biles njerin do e vare ...

Mire mire na fol pak per Mardheniet nderkombetare .

Mardheniet Nderkombetare jane te lashta Edhe vendi yne ka mardhenie me nderkombetaret .Ka me treshe e me katershe .Ka edhe me Usa ku ambasadori Arvizu ka nje mendim qe mund te jete Nano president . Mirpo Nanon nuk e don Edi Rama

Se rama or zoteri ka ca gazetare me llogore .Biles njerin do e lincoje ....

Na fol pak per Motin.

Moti ndahet ne shume stina dhe nje nga stinat ka Janarin.Ne 21 janar u vrane ca njerez nga nje Parti qe Nano ka qen kryetar .Mirpo Nano do qe te zgjidhet president .Te njeten gje do edhe Berisha qe i vrau .Por nuk do Edi Rama qe s'kishte pune dhe i coi njerit ti vriste Berisha .

Se Rama or zoteriii ......

Boll pash zotin !!!!!!!! Shkruj se nuk te mba dot njeri dhe nuk i jep njeriu Llogari , pervec vetes tate , por mendo edhe per ato qe shkrun me pare dhe mbi te gjitha mendo edhe per Lexuesin !

Dhe mua me la shije te hidhur takimi i Arvizut me nje funderrine si Nano (jo nje po tre here gjate periudhes nano-veteofruar-dalezotes-presidenciale), imagjoni shikon Ameriken duke perqafuar dhe mbeshtetur Nanon!

Por normal qe nuk kane vend aludimet se Amerika s'e di kush eshte Nano; rrezik ja di dhe te gjitha llogarite bankare me parate e korrupsionit te vene andej-kendej me emra te tjere, si dhe gjithecka eshte per te ditur per te.

Shpjegimi pse Amerika e mbeshteti Nanon publikisht duke e pritur 3 here ne takim duhet kategorizuar ne dy linja them: 1) Deshte ta shikonte vertet president 2) Deshte te bente diversion ne PS.

Nga shanset (probabiliteti) them se anon ceshtja e diversionit; Arvizu ka bere diversion ne PS dhe me pare duke mbeshtetur hapur Blushin gjate ferkimeve Rama-Te gjithe te tjeret ne PS, por dhe se fundmi duke e takuar ate per nogocimin per Fullanin si president konsensual (sipas Panorames).

Arvizu ka bere diversion dhe me PD-ne duke mbeshtetur hapur (me takime, dhe vleresime publike) Lul Bashen dhe duke thene pak a shume shprehimisht qe Berisha duhet ti hape krahun atij, por dhe gjera te ngjashme dhe per PS-ne, qe Rama ti hape krahun Blushit apo te tjereve.

Edhe sikur vertet te deshte Amerika/Arvizu qe Nano te qe president, besoj e dinte qe kjo s'ka shanse te ndodhe, e keshtu nuk do vete-konsumohej kot. Ndaj jam i prirur te besoj variantin e diversonit.

A eshte e ndershme apo e drejte kjo gje qe ben Amerika (pavaresisht qellimeve te mira qe mund te kete drejt politikes shqiptare), eshte tjeter ceshtje, ashtu si dhe pyetja a eshte e dobishme apo jo per politiken shqiptare kjo nderhyrje, eshte  ceshtje me vete; keto ja vlen te diskutohen.

Prandaj, Lubonja ka te drejte ne rezervat ne plan te pare, por do qe mire te ishte thelluar me shume ne shkrim sesa thjesht te qiste nje duf, te justifikuar, por ne drejtim te ceket dhe te pergjithshem shqiptaro-nderkombetar. smiley

Amerika po i friksohet nje ringjallje (nacjonaliste) kombetare ne vend...Nano ne anen tjeter si nje krijese jovertebrore eshte kandiati ideal per interesat e tyre. Nje rulete brenda ne presidence dhe ne rregull eshte ai....Mbajtja nen status-quo e faktorit shqiptar ne rajon eshte synimi i politikes se SHBA per momentin. SHBA e kupton se faktori shqiptar ne Ballkan eshte i pakenaqur dhe se nje president i dobet shqiptar do ti frenonte keto aspirata per "Shqiperine Etnike"

Permende dhe njehere fuck-torin e bashkuar Shqiptar, dhe Shihe kur t'i bjere te fiket amerikes. Po I dridhen leqet e kembeve.

Eh fuck-tori yne...Puna eshte se politika e jashte e SHBA eshte zhvendosur plotesisht nga Ballkani dhe se nuk kerkon kokecarje dhe trazira te reja: Thjesht nuk ja ka ngene jo se i dridhen klleqet. Nuk ka me nge per lufte dhe trazira...Trazira do te thote me teper ushtare..me teper shpenzime... Plus kesaj ka ende baza dhe ushtare(nen kuadrin e Natos)

Atehere pse iu frikesoka bashkimit te nje populli kaq te vogel, mbi te cilin jane bere padrejtesite me te peshtira te historise se njerezimit dhe qe eshte faktori kyc per paqen ne ballkan? Factor kyc, se fqinjet dun ta shfarosin dhe shqiptaret kane talent dhe stamina per mbijetese. Do te kurseje apo do te shpenzoje pare amerika ne ballkan? Kot te te pyes ... a eshte e mundur qe amerika te mos e rruaje fare per ballkanin - dhe mmmmjalti shalet u marrte, pa e vene fare ujin ne zjarr? Nuk besoj qe ka budallenj qe mendojne se ballkani do eksportonte konflikt ne amerike...

Nuk eshte vetem faktori shqiptar ne Ballkan por dhe ai sllav...Obama po perpiqet te mbaje balancen dhe po perpiqet te mos ti hedhe ne krahet e Rusit...Ne kete moment Europa eshte pertoke dhe faktori nacjonalist po ndizet gjitahndej...Serbet zgjodhen president nacjonalist i cili ne menyren me te paturpshme deklaroi se ajo qe ndodhi ne Bosnje nuk ishte genocid por akte lufte!....Ne ne anen tjeter ne presim shfaqjen e radhes dhe fatin qe do na peraktojne te tjeret...Nje president si Nano do na vinte si kapele pas kokes, ne kete moment kur kusia po zjen nga brenda dhe nuk dihet se cdrejtim do marrin ngjarjet!

SHBA nuk eshte me ajo e para dhe politika e saj e jashtme ka ndryshuar 180 grade. Tashme po perqendrohet ne shkurtime shpenzime ushtarake dhe nje politike te jashtme neutrale...Ne anen tjeter kemi faktorin Kinez dhe ate Rus...

If there is ever another war in Europe, it will come out of some damned silly thing in the Balkans.

Almost perfectly describes World War I, which occured well after his death.

Otto Von Bismarck

 

Arto ma shpjego dhe njehere lidhjen me faktorin shqiptar, e sidomos me permendjen e nanos se seriozisht nuk po e kuptoj ate qe po thua.

Ta shpjegova me lart...Nano dhe nervi kombetar(apo nacjonalizmi) jane si dy pole te kunderta: Kete ai e ka treguar ne kohen kur ishte kryeminister...

Nano thjesht te kete ruleten e tij ne rregull se eshte gati te vendose gjithe kombin shqiptar ne slotin etij e preferuar. Per SHBA nje kukull me kurdisje do te ishte perfekte. Imagjino sikur ne te zgjidhnim nje president me shtylle kurrizore i cili do ti thoshte hapur "keto ceshtjet tabu"...Do ta vinim Klintonin ca ne siklet te dergonte zevendesit e saj ca ne Beograd dhe ca ne Tirane...

 

Pse do ishte perfekte? Pse dhe cfare favori i jepka kobi i shqiptareve amerikes?

sikur te mos i fuste hundet fare, cfare (e keqe apo e mire) do t'i ndodhte amerikes?

Nuk do kokecarje..Thjesht kaq...Ceshtja shqiptare sju intereson hic fare..Takohuni ne BE thote. Kosoven ja ka lene ne dorezim BEse e cila ne fakt s'di ku ka koken e vete..

Sic e permenda SHBA eshte terhequr nga politika e jashtme tradicjonale dhe po perqendrohet andej nga Kina

atehere cfare i duhet nje nano ne shqiperi?

per cfare kokecarje e ke fjalen???

shpejt e shpejt arto, nxirre te shkreten se me plase.

edhe nje gje tjeter; ti thua "nano"... duke me lene te nenkuptoj qe kandidatet e tjere, na paskan dell nacionalisti??? a po thua qe Zaganjori do te ishte nacionalist? - ky kellire e felliqur qe iu duk kushtetuese marreveshja e ujrave??? - apo ke ne mendje ndonje kandidat tjeter qe nuk do e dhiste ate vend aq keq sa nano???

PS: presidenti shqiptar nuk eshte homolog me presidentin serb. presidentin shqiptar, po nuk e dhjeu kush, mund te kete momente qe del ne konference shtypi e te ankohet: mua duhet te me pjerdhin nganjehere institucionet, se keshtu thote kushtetuta.

Kokecarjet e acarimeve shqiptaro-sllave....Nje president nacjonalist do tju sillte probleme dhe kishte ndikim direkt ne gjithe Ballkanin

Nano duhet per te rrotulluar ruleten dhe te bej c'ti thone..

Zaganjori ishte thjeshte nje shashke tymuese...Te gjithe e dinin kete..

Me duket se keta te Xhelit sikur hodhen nje emer, ate te ish kolonelit Myslym Pasha

pse, zaganjori nuk do bente c't'i thonin??? beri c'i thane greket/berishovici, nuk do bente c't'i thoshte amerika/berishovici? plehre qe plehre do mbetej, pavaresisht se urdhrat e cilit antishqiptar do zbatonte perpikmerisht me bindje pa dinjitet.

nuk po me shpjegon ende rolin e amerikes dhe interesin e saj ne kete mes. me plase!!! smiley

Ste kam faj une qe sdo ta kuptosh..(apo ben sikur nuk kupton)..Kur them SHBA e kam fjalen per zyrtare te klasit te trete se Obama dhe Klinton kane kokecarje te tjera.

SHBA nuk do trazira te reja ne Ballkan...Kemi nje Kosove e cila eshte totalisht e izoluar dhe ne kulmin e varferise..kemi fucine e barutit ne Maqedoni dhe zonat e nxehta si Presheva...Nje president i fuqishem shqiptar thjesht do ti kthente keta satelite te disorjentuar ne orbita nen gravitacjonin e Shqiperise(tani qe faktori Evropjanizues eshte kthyer ne nje kadaver qe po qelb ere gjithandej)... capischi? smiley

whaaaaa? smiley

Une mendoj se Amerika nuk e ka fare vemendjen ne Evrope dhe aq me pak ne Shqiperi - relativisht, kuptohet. Ajo do t'a ktheje teresisht vemendjen ndaj Evropes, mendoj, kur t'a cliroje veten perfundimisht nga konflikti ne Lindjen e Mesme. Po edhe kur t'a beje, do kete probleme shuume me te medha sesa fati i shqiptareve. Kryesori nder to, afrimi i Gjermanise me Rusine sidomos ne kushtet kur Gjermania po ridimensionon rolin ne BE dhe kur Rusia po e merr veten ne gjithe ish-zonat e veta te influences. Polonia mendoj se do jete  ne fokus, per shembull. Po jam dakord qe tronditjet nuk i pelqejne askujt, preferojne t'a kene vemendjen te gjithen te kokecarjet e tjera, me te medha.

E ka thekur fare kete artikull. Kur thone kta te Jugut: e ka qare me oi.

Boll me me te kaluaren dhe "me hije qe mbeten pas"!

Nano, nuk e kupton se eshte karte e vetskaduar. Te shkosh 2-3 here tek ambasadori amerikan duke e vene dhe ate ne pozite, nuk do te thote se populli te pranon. 

Artan Hoxha presidenti i ri.

Ti merrke info nga  Sonila sqetullsilikoni? smiley

Ai e ka emrin Artan Arra, sepse ne vitin 1994 Sali Berisha ka dashur ta arrestoje per nje afere arre dhe ky urithi*, ka ik ne Itali me skaf dhe eshte kthy kur qeveriu ra nga pushteti. smiley

* Ka mbaruar Fakultetin Gjeologji -Miniera dhe ndaj ne kohen tone quheshin uritha , Hurbi e konfirmon kete smiley

Ne na quanin kovace. smiley

 

Mire. Do behemi me president urith.

Ky ka qene edhe ambasador diku, ne Turqi me duket dhe nusja e tij dilte zbath, mode mer daj, dhe seç boni nji skandal diplomatik, nese nuk gaboj.......

"Urith" quheshin nga te jashtmit,por nuk ishte i gjithe f.Gj.M urith

Dega Shfrytezim Miniera=> Urith

Dega Pasurim Mineralesh=> Mullixhi

Dega gjeollogji-Gjeofizike => Lepra m'kanatiere

eh mer Tos Qorri, kur do i qan ti, por nuk do, ose i bo lazem nai tasi me hashure..... ja kjo eshte gazetari........ 

Arben Imami president? Vin nga goja e Berishes kjo.. e kane propozuar me duartrokitje, por ce do se do Rama..

ueee.....sa politike hane shqiptaret

Po sikur te jene takuar kot dhe te mos kene shkembyer asnje llaf per punen e Presidentit ?

"Mos vallë na ka mbetur ende, me gjithë përunjësinë tonë proverbiale ndaj të huajve, ca pak nga mëkati i krenarisë që s’na lejon të kuptojmë se sa poshtë dhe me sa përçmim na shohin këta ambasadorët perëndimorë"

E verteta lakuriqe. nuk  jemi te zote ta bejm diçka vete,per 100 vjete rresht e i themi perendimoreve( me te forteve) ejani beni punen ton(me te vobekteve),duke shpresuar se politika eshte filantropi.por harrojm ligjin: eshte me i forti ai qe shfrytezon me te vobektin.

 

Uee, ne tv (KLAN dhe TCH) po thojne qe kane rene dakort per Artan Hoxhen!

Po mire mo vlla, po pse Xhezair Zaganjori jo dhe Artan Hoxha po?

bah!

banana ripabllik. smileysmileysmiley

Bah.

Xh. Zaganjori te jepte ndjenjen e nje personi serioz.

A. Hoxha kur e kam pare ne tv, teksa fliste per krizen greke i bente kontradikte seriozitetit me ate bluzen boje roze, qe vesh per tu dukur me i ri.

Ndoshta ngaqe si anal ist e mbante veshur ne shenje solidarizimi me populin velai lgbt greku. Te kish shkuar mendja per kete?
A te kam thene se agron llakaj I su rrumen berishovicit per humor?

smiley ncuk s'funksiono humori. Akoma s'e marr vesh, ca kishte me pak Xh. Zaganjori ne krahasim me A. Hoxhen?

Nuk ishte i bukur? Nuk kishte floke? Nuk ishte muskuloz? Nuk ishte charmant? Nuk ishte modern? Cfare?

pse mo, cfare ka zoti artan hoxha qe s'beka per ate allasoj posti?

tani shihe dhe ti me pak sportivitet hunter...

ne vend te bitchslap-te zaganjorin, berisha do bitchslap-e hoxhen... spankamonkeydelic. smiley

jo ore jo deshtuan prap...sa tinzare ajo buzeqeshja e rames kur doli se i beri te mendonin qe kishin arritur te vendosnin x nje emer

Tan Hoxha president?

Ca i kishin hudh Rames ke filxhani? Roofie? 

Shkoni i rruni bythen Zaganjorit tashi rrotat e karit!

Qitet kunj me Salen?

Merrni mbani "analistin" president tashi o bole!

Bole! B.O.L.E.

Presidenti, takimi pa konsensus. Rama: Tryeza dështoi

Përfundon pa konsensus takimi mes kryeministrit Sali Berisha, liderit të opozitës Edi Rama, kryetarit te LSI-se, Ilir Meta dhe atij te PDIU-se, Shpetim Idrizi.Nga informacionet e fundit mësohet se në raundin e katërt do të votohet kandidatura e analistit Artan Hoxha për President.

 

smiley  Po pse, e beson vertet qe Topalli apo Paloka do votojne Tan Hoxhen ??  smiley

Si shume e sforcume po me duket qeshja,mo u merzit,deshe zgjedhje te parakoheshme zotrote ?  Do ta votojne duke kercyer,e ke pare Priftin kur kercen nga belaja ?

ke do votojne, Haxhinaston ? smiley

Nuk e di,ai qe eshte vendos po ishte vendos se ca sben vaki,por po ishte vendossssss,o nene o nene o nene,do ta votojne si ceco,se i piu e zeza smiley

çudi, se kur grupi parlamentar i pd vizhdo mbledhjen me dyr t'myllme, çeçot sikur... nuk jane aq çeço, e di ti mo smiley

Tani po na thua qe ka demokraci brenda PD - se apo cfare,se ju smerreni vesht.

jo jo, ti me ngaterron mua me dike tjeter: une nuk jam socialist, dmth nga ata qe thone se ne pd nuk ka demokraci. Ka demokraci, si nuk ka ???!!! quhet LUFTE KLANESH (si kudo ore, pse ç'kujton ti ??)
 

Po besoj se do votojne per ate. Edi t'haje mut!

Po t'jem gabim, do haj une mut!! Me ceremoni!

s'kane asnje rruge tjeter pervecse ta votojne

Nese ka dy mungesa neser, nuk zgjidhet. Nje eshte Fat Mediu qe nuk ndodhet ne Shqiperi. ( sot ) Tani pritet si do votoje vete Jozefini smiley dhe ajo vasha me emrin elegant : Trashani smiley

as jozefines nuk i interesojne zgjedhjet e parakohshme. po qe se nuk merr votat, dmth qe lsi nuk ja jep votat, po keta te pd-se ... ne rresht per nji smiley

jozefina eshte MË E INTERESUARA per zgjedhjet e parakohshme ! Fill pas tyre, merr (do perpiqet !) te marre PD. Eshte e VETMJA gje qe i intereson (e qe ka shance te marre) : pd-ne

asnje rruge tjeter ??? smiley

Ore Artan Hoxha ai qe flet si papagall studiove pro berishes eshte???????????????????? ai sben as per roje institucioni mor, pupupupupupu, s'e imagjinoj dot te takoje ndonje politika te huaj ai, do flas 20 minuta pa e marr vesh njeri.

pse jane kukulla cirku keta presidentet e ketyre viteve te fundit...ose me mire.pse kemi tallur te ndenjurat gjithmone me presidentet tane ne kur i zgjedhim

Shhh po flet Edi.

Ne propozuam.... me durim.... me perpjekje.... ne menyre..te detajuar... vizionin...vizionin tone...ku....shprehem qarte.... perpjekjen per ... nje proces.... te dakortesuar.... per nje president.... konsensual...

Bohhhh...asgje per tu habitur...Berisha do zgjidhte ke ti donte kokrra e qejfit..nje ushtar te tij...vari lesht..ministri i propagandes qeveritare president..se mos kerkon njeri konsesus..se çfare nuk pret nga keta..tu rroj...ta mbajne e ti pijne lengun..te shohim si do shkoj votimi neser.

Fitore 100 % e Bashes.

Poshterimi zyrtar i Jozefines. smiley Bravo Meta ! smiley

Kjo nuk do te thote se Tan Hoxha do marre 71 vota neser ! (rrezik se nuk propozohet fare )

Klani Ruli vs Klani Topalli smiley

Poshterim brilant per Jozefinin. 

 

po sigurisht ! smiley

 

Aman mo, Xhezair Zaganjori perballe Artan Hoxhes eshte si Bruce Lee perballe Karate Kid

hehehe, me se fundi kemi nje president sic e meritojme

Kur tha hunteri emrin m'u duk sikur tha dritan hoxha ....

Cudi te mos te duket .

O qeverio, botoje ore temen e re, mjaft e mbajte te mbyllur si kuqedra se u vrane njerzit duke qitur dufin ketu. lol

Tan Hoxha president, ngelet nje vend bosh tek rubrika e opinioneve te Panorames.

Eh mer Rame trapi, s'te pelqente Zaganjori, e refuzove per parim se s'ta morren doren paraprakisht (mgths Fevziu tha se Meta te kishte njoftuar privatisht per Zaganjorin qysh heret), e humbe dhe lojen, dhe betejen, dhe i dhe popllit Tan Hogjen si president. Po as Nanon s'e kandidove qofte sa per sy e faqe qe te mos percahej partia.

Ike ha fara tani.

S'deshi Rama Zagonjorin, tani te gezoje Tanin lol. Ama me trap se ky Rama skam pa ndonjehere!!! Idiot komplet. S'ka faj Berisha mor, sdo thonte ndonjeher PO per ndonje emer.

Artan Hoxha ka mbaruar studimet në Fakultetin Gjeologji Miniera në vitin 1989, me rezultate të shkëlqyera. Ka punuar për dy vite ën ndërmarrjen shpim kërkim gazit në ultësirën e bregdetit dhe në vitin 1991 drejtoi Partinë Demokratike në Durrës. Pas fitores së zgjedhjeve më 22 mars 1992, ai u bë Ministër i Tregtisë me jashtë, duke u bërë dhe ministri më i ri në historinë e Shqipërisë.
Hoxha u konfliktua shpejt me Berishën dhe në fund të vitit 1993 u detyrua të dorhiqet. Në Korrik të vitit 1994 ai shkoi në Milano ku mbaroi studimet pasuniversitare si ekonomist për energjinë e mjedisit, dhe u kthye prej andej në vitin 1995. Berisha nxiti një hetim ndaj tij që nisi në Dhjetor të vitit 1994, pas humbjes së referendumit për Kushtetutën. Hoxha shikohej në atë kohë si njeri i afërt me Ministrin e Financave Genc Ruli, ndaj ët cilit po ashtu u tentua të niste një proces penal por u bllokua nga kuvendi, i cili nuk i hoqi imunitetin.
Pas daljes nga qeveria dhe nisjes së hetimeve Hoxha u largua nga Shqipëria, dhe u rikthye pas vitit 1997. Së bashku me Genc rulin themeloi Institutin e Studimeve Bashkohore, një OJQ e rëndësishme në fushën e projekteve për mirëqeverisjen dhe zhvillimin e vendit. AI ka punuar ngushtë me gjithë qeveritë shqiptare, përfshi atë të Ilir Metës, Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos.
Pas vitit 2004, Hoxha filloi të riafrohet me PD, dhe Berishën. Ai u përfshi në grupet e punës për hartimin e programit të PD-së fal dhe përvojës që kishte për shkak të bashkëpunimit me qeveritë socialiste.
Pas vitit 2005 ai ka vazhduar të drejtoj OJQ e tij e cila ka një qarkullim të madh për shkak të projekteve të shumta që menaxhon në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet partnere të saj.
Në vitin 2010 ka krijuar dhe një Universitet privat, Tirana Business Universiety.
Është i njohur për publikun shqiptar kohët e fundit si një pjesmarës aktiv në debatet politike i afishuar shumë fort pro PD-së.
Mësohet se ai është propozuar qysh ditën që është rrëzuar Zaganjori, prej Berishës dhe ka arritur të bashkoj votat e shumicës.
Bisedimet e sotme pritet të mbarojnë pa rezultat dhe shumica ka gati të votoj emrin e tij për president të Republikës.
http://www.gazetatema.net/web/2012/06/10/artan-hoxha-favoriti-kryesor/
 

ua e tmershme!!! sdi cfare te thote per emrin qe kane propozuar vete.u rrotullua te instituti i tij dhe te roli i tij si opinionist.ky eshte ai me bloze nga te gjithe po te zgjidhet.....kaq keq kemi mbet qe te kemi keta si ky si opsion per president.kulmi eshte qe ky spo thote e kam propozuar une.ky emri i ketej sipas kesaj qe thote berisha ka dale nga goja si tallje dhe do behet president vetem e vetem se sala ska thene jam kundra.....bukur

p.s.zaganjorit akoma si mesoj si ti shqiptoj mbiemrin berisha.

Ne te gjith skenen publike shqiptare nuk ka shpiferi me te madhe se ajo qe quhet artan hoxha. te hap zorret e barkut kur e degjon ne nje debat, robi me acarues i mundshem. Te kandidosh nje vemje te tille per presdident eshte te tallesh bythen me nje komb te gjith.

he mo qetesohu dhe ti...

po pse ore, te kish vajtur mendja megjithmend se kishte ndonje shanc qe te zgjidhej nje president qe i hyn ne pune atij kombi??? megjithmend e ke?

Jo por edhe nje figure kaq e peshtire per president nuk me kishte shkuar kurre ne mendje, mund te imagjinoje kandidaturat me te papershtatshme dhe ky do ishte ne vend te pare ose eshte aq i papershtatshem per president sa nuk mund te imagjinohej. Mnjf Jozefina para ketij eshte si nje diamant njekilosh para nje tigani te vjetersuar....smiley zot na ruaj.... me duket sikur po rrethohet komplet ajo shoqeri nga budalleku dhe po arrin nje faze te rrezikshme te marrosjes ne mase. Shiko edhe ketu ne blog.smiley

wrong.

kandidati do plotesonte dy kushte:

1: kurve e berishes.

2. antishqiptar.

nuk ka rendesi kush behet president pra... derisa kushtetuta parasheh qe ai duhet te betohet para se te marre postin. smiley

smiley 

C'rendesi ka betohet apo jo? mbas demit thua ti? po ku kan keta bese  o burr, betohen thote, je ne vete?

betohet per 2 pikat e mesiperme. kie mendjen.

ahhh mendova se the betohet, mnjf po nuk mbajti betimin nje dite merr denimin per prerje te beses..... 

nejse te mora vesh, e kam kuptuar drejte, por mjaton te ndrrojme vendet pro/kunder Shqiperise.

O Admin,pastroje pak peshkun tani bre burre,se ckane ngel ca plehra ketej verdalle,mbaroi,u zgjodh Presidenti,keta si hyjne as qenit ne pune tani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).