Ndarja është kufiri

tangenteve me biseda të marra

barrierë e një puthjeje të padukshme

ose maji i shndrruar nga lejlaja

 

Dhe unë shoh pasqyrën

dhe asgjë tjetër

nuk ndriçon si më parë

pastaj mbledh copat

e qetësohem

si fëmija nga e qara

 

Kufiri është si ndarja

por ka një fytyrë me dy anë

në sejcilën prej tyre jam unë

e gjithkund, ajër anë e mbanë

 

Tash e tutje

po fle në jastëk të butë

me pupla të artë..

 

1 qershor 2012

5 Komente

Fli, fli, se ndarja 

te ka dobsuar 

çohu me vone

me i çliruar smiley

Kufiri është si ndarja

por ka një fytyrë me dy anë

në sejcilën prej tyre jam unë

e gjithkund, ajër anë e mbanë

 

Dyzim shume i gjetur ky. " fytyre me dy ane!"

dhe pasqyra me pelqeu gjithashtu.

 

 dy ane te fytyres

duken mire ne pasqyre,

kur kalojne shume vite!

Ti pastaj,

nuk shikon me anen e parme,

te fytyres tende

por, fytyren  tjeter, te pasme

 te babait tuaj!

smiley

 

Ndarja është kufiri

kufiri është si ndarja

Paskan një nuance ndryshimi të vogël kufiri me ndarjen(lol). Gjetje të bukura , kufiri , ndarja , dy anët e fytyrës .Të bën të mendohesh pse jo dhe të "filozofosh".

E lezetshme.Ben beli qe ka qene sefte pas nje ndarje* se akoma dalin shtllungat e avllit.Suksese e me dore te mbare!

*fundja cdo minute ndahemi nga ndonje gje a nga vetja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).