Avokati: Nëse Meta do të dominojë Saliun, të krijojë hapësirë të re

Avokati është shumë i qartë dhe i dërgon një mesazh direkt Edi Ramës, për të përvijuar qëndrimin për kandidatin për presidentin e ri. Spartak Ngjela, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës shqiptare, në një intervistë për “Shqip”, thekson se dy janë kushtet që duhet të plotësojë kandidati i ri për president, të cilat, sipas tij, duhet të jenë të detyrueshme…

 
Zoti Ngjela, i kujt do të jetë Presidenti i ri i Republikës, i shumicës aktuale parlamentare? I një koalicioni me mbi 84 vota apo thjesht i shumicës që kryeson Kryeministri Berisha?
 
Mendoj se pyetja sot nuk ngrihet se i kujt do të jetë Presidenti, duke menduar një parti politike, por a do të kemi vërtet një president që do të plotësojë dy kushte? Dhe tani dihet se dy kushtet që i duhen vënë kësaj zgjedhjeje nga të gjithë janë këto: që ai duhet të mbrojë shtetin nga një mazhorancë agresive dhe nga një kryeministër që kërkon të pushtojë të gjithë shtetin institucionalisht. Ky është kushti i parë; kurse kushti i dytë është: presidenti i ri shqiptar duhet të këtë pranimin nga aleati ynë strategjik – Uashingtoni dhe NATO. Nëse nuk plotësohen këto kushte, nuk do të keni një president, por një kukull që do të ndihmojë uzurpimin institucional. Nëse gjithkush mendon kështu, çështja është e zgjidhur. Por ja që Kryeministri shqiptar nuk e mendon kështu, sepse kërkon të pushtojë shtetin dhe të marrë për këtë rast edhe Shërbimin Informativ edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe diplomacinë dhe të gjithë këtë ta hedhë kundër interesave të Shqipërisë. Të gjithë ata që nuk e shohin këtë, ose janë larva pa asnjë vlerë, ose janë njerëz që nuk iu intereson fare zhvillimi kombëtar dhe perspektiva perëndimore e Shqipërisë. Por unë mendoj se ai nuk do t’ia arrijë dot që të frenojë bashkimin e Shqipërisë me Europën.
Si e shihni procesin deri në raundin e dytë dhe më tej?
 
Ende nuk ka një proces. Kryeministri Sali bën përpjekjet e tij për të shkallmuar demokracinë. Se, në të kundërt, përse nuk i përmbahet dy kushteve që përmenda më lart? Që të fillojë procesin, do të thotë që të mendojë për konsensusin. Por a mund ta mendojë ai këtë? Kurrë. Asnjëherë mos prisni konsensus me të. Për këtë jam i sigurt. Por, këtë herë është presioni i politikës atlantike që e ka bërë që të krijojë lloj-lloj artificesh që nuk kanë lidhje me asgjë kombëtare dhe asgjë demokratike. Kandidati që ka nxjerrë në skenë është: ta hajë kush ta hajë. Domethënë, njëlloj si në regjimet totalitare që gjithçka e kishin false, të gjitha institucionet e të gjitha zgjedhjet individuale.
 
Ç’përfaqëson për ju kandidatura e zotit Zaganjori dhe a e çmoni këtë zgjedhje si prurje e një përfaqësuesi nga jurisprudenca?
 
Nuk e njoh nga afër. Por, përderisa e pranoi këtë rol që i ul personalitetin, sigurisht që duhet të ketë mangësi në formimin e tij politik dhe sidomos historik. Shenja e parë që më dha se e kishte personalitetin të cenuar, ishte votimi kundër që bëri për shitjen hapësirave ujore kombëtare, që kishte bërë marrëveshja e detit me Greqinë. Si ka mundësi që të votosh për t’i dhënë Greqisë 200 kilometra katrorë det? Ai qoftë. Kur të plasë realisht skandali, do t’i duhet të justifikohet; dhe, njëherësh, mos ndoshta edhe për president e kanë nxjerrë ato forca që duan të grabisin Shqipërinë?
 
Si i vlerësoni takimet që kandidati Zaganjori po kryen me përfaqësues të lartë politikë dhe partiakë? Po për takimin me zotin Rama, ç’mendoni?
 
Iu thashë, nuk kam ndonjë mendim personal, por më lart shpreha ato që kam parë nga akti i fundit kur nuk votoi pro në Gjykatën Kushtetuese për të prishur marrëveshjen për detin midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Takimi me Ramën ishte qesharak, sepse Rama e kishte shprehur mendimin për procesin. Ai, nëse nuk e kupton se është një kandidat presidencial që nuk ka dalë nga procesi, nuk do të kuptojë më pas edhe shumë gjëra të tjera. Rama mirë bëri që e priti, por qëndrimi i tij ishte fyes për Zaganjorin. Në fakt, nuk kishte rrugë tjetër për vetë Ramën.
 
Si e vlerësoni rolin prej negociatori apo interlokutori që zoti Meta ka ndërmarrë në këtë fushatë për presidentin e ri?
 
Është duke u rigrupuar politikisht. Siç duket, e ka kapur që, nëse do të arrijë të dominojë Saliun në këtë lojë politike që është interesi i Shqipërisë në një krah, por edhe i Uashingtonit dhe Brukselit në krahun tjetër, do të krijojë për veten një hapësirë të re politike. Në fund të fundit, kjo është politika: ka shumë raste, për të mos thënë gjithmonë kur, fiton më shumë kur ndreq gabimin, sesa humbet kur e ke bërë atë. Meta e ka këtë strukturë mendore për politikën. Megjithatë duhet të presim ngjarjet.
 
Flitet orëve të fundit për një takim Rama-Berisha. Do të realizohet ai? Nëse po, cili do të jetë rezultati sipas jush?
 
Rama mirë bën që e kërkon, por, për faktin që Berisha i shmanget, kërkon që të vjedhë presidentin e jo ta zgjedhë atë në interes të Shqipërisë. Por, a do ta vjedhë dot? Unë them se jo.

60 Komente

Retorike larvash.

 

Une kete "larven" do kisha qef te ishte President! Ky i zberthen brinjet qeverise! LIGJIT! Shprehja e tij e famshme e nje realiteti ndryshe nga ai qe i pelqen zakonisht qeverise ose disa liderave politik qe flasin per zhvillim ekonomik te shqiperise eshte " Shqiperia nuk prodhon dot as edhe nje GOZHDE!

 

ke te drejte faktikisht, ligjin e njef aq mire sa ne jeten e tij nuk ka fituar ndonje ceshtje, pa le me ekonomine! nuk e kuptoj si mund te duahs nje sumbrime si puna e ketij president! nejse me, gusto gusto dynjaja

hahahahhah, me kenoqe! dukesh qe je ne stratosfere, apo ne hava. Qe te fitosh nje ceshtje gjyqesore ketu vetem me profesion avokat nuk duhet te jesh. Duhet te jesh xhambaz, shkerdhate, hajdut e ku di une. Gjyqtaret tek ne nuk gjykojne por vetem kerkojne para. Kush jep me shume fiton gjyqin.

 

ho me si duket andej nga stratosfera? ok, shakane menjane, e di shume mire qe ne shqiperi avokati eshte nje term qe ne praktik dmth sekser. por as ne ate menyre assvokati nuk ka kape gje!

Ok, tani e kuptova shqetesimin tuaj. Duhet me doemos qe avokati/Ngjela te kapi dicka, por nuk ka rendesi se cfare. Me duket si teori kineze kjo, sidoqofte perderisa e thua dmth qe per ty ka vlere. 

nuk e di per cfar teorie e ke fjalen. pse e trash muhabetin mer burre, desha te thosha qe ska futuar nje ceshtje dhe kaq. 

Si puna e atij avokatit te Mehdiut?

Sa mire e njeh ligjin ky, ose me sakte sa respekt ka per ligjin ky, filtrohet lehte nga kjo fraze e intervistes se mesiperme:

Shenja e parë që më dha se e kishte personalitetin të cenuar, ishte votimi kundër që bëri për shitjen hapësirave ujore kombëtare, që kishte bërë marrëveshja e detit me Greqinë. Si ka mundësi që të votosh për t’i dhënë Greqisë 200 kilometra katrorë det?

Tani ne kete forum eshte shpjeguar qarte si ka rrjedhur kjo ceshtje e implikimi ne disa faza i Zaganjorit ketu. Avokati thjesht e ka perdhunuar ceshtjen ne favor te interesit te vet, e kur e ben kete ne ceshtje ligjore per te cilat per shkak te profesionit te tij, duhet te kete me shume respekt, vaj medet per ceshtjet politike a ekonomike.

Ky eshte me i papershtatshmi per ate post. Flet gjithnje me retoriken me te eger te mundshme, nuk behet fjale te mbaje nje qendrim te tijin, sot kerkon nje president te miratuar nga Usa, dje akuzonte ambasadorin amerikan qe fuste hundet ne punet tona. Ky jeton me retorike ne maksimum, vetem keshtu behet i rendesishem, pasi vota nuk ka, i duhet(j) Rames per te mbajtur gjalle perplasjen e forte. Mbas takimit Rama - Meta humbi, nuk u degjua me, pasi nuk i hyn me shume ne pune njeriu, mbas shinave te reja ku eshte futur politika ne vend. E paskan intervistuar keto dite, duhet share Zaganjori se nuk i dihet, mbase nuk ndahet puna me konsensus.

S'na duhet nje president qe tja mbledhe qeverise, na duhet nje qe te beje mire punen e tij, nuk kemi nevoje per perplasje e kriza vend e pa vend. Ceshtja eshte qe ne Shqiperi eshte i ngulitur fort miti i legjendes urbane, e personazhe te tille "hane buke" per koloritin e forte qe permbajne.

Na duhet nje njeri, per President, nuk ka rendesi mashkull a femer.

-Na duhet Presidenti  qe te ndermarre  me shume guxim reformen ne drejtesi.

- Na duhet Presidenti qe te jete garant i respektimit te  kushtetutes.)....shkelur plot 34 here  nga ky burri, i shpelare si shtetar.

-Na duhet nje njeri, qe si ta  kemi  President, te jete garant i  mbrojtjes se territorit shteror.... per te  mos na u shitur copa territori,  sikurse beri dhe po ben ky kryekusar.

-Duam te kemi nje  President, qe te  mos na e  quaje edhe nje  kriminel, maskara e kryekusar, horr bulevardi

Per vetem kaqe pake gjera na duhet nje President, ku  asgjekundi, ne emer apo mbiemer ti  perfshihet ndonje rrokje prej ....  za-ga-ri.

Per keto, eshte dakort edhe Ngjela..............

 

me ngjelen dhe/ose dash shehun robi pi nji liter raki pa e ni fare - kjo pershtypja ime.

vetem nji Pjer ia ka mbledh kti  - se ka dhe ky limitet e veta. ktu s'di c'ka thon dhe nuk du me dit - ky rob them se nigjohet vetem "live".

http://www.rtvklan.com/emisioni.php?id=3...

Emigrant, une per avokatin kam respekt, dhe nuk ja kam mbledhur asnjeriut, as kam pas fare ferkime me ate, perkundrazi kam pas nje bisede te kendeshme, kaq. E vlersoj per mendimin e pjekur juridik qe shpreh, per mendimet politike qe shpreh, keshtu qe bie ajo qe thua me siper. 

Edhe ketu tek keto mendime qe shpreh ketu me siper, une i jap te drejte, 100% per piken e pare dhe 50% per piken e dyte. 

well, ty per modesti ashtu te bi te thush. po un informaten e kam nga tre burime te pavarura dhe te sigurta! Kjo ndodhi. Ne Tirane ndodhi.

E ke gabim i dashur, ishte thjesht bisede miqesore dhe aspak rivalitet mendimesh. 

mire, ti e di qe ta nigjoj llafin. por ne nje perpjekje te fundit, po sikur ajo qe ti e merr si bisede miqesore te kete qen ne fakt nje venie me shpatulla per muri "e llojit te bute", tip shok e miq jemi, nuk prishemi per gjona te vogla... nderkaq avokati e ka kuptu, por s'ka dash me e dhon veten. edhe gjoja, ja se shaka po bojm. pa zarar. e ke mendu najher?

Me ate nuk e kisha menduar, por nese e do per ndonje subjekt tregimi smiley po e pranoj smiley

I ke thone Ronit te ta bleje VQ , se ai eshte ne Albanistanin tone. 

me pyet ne do i verbri sy??

smileysmiley nese ka kerkesa nga ndonje tjeter aty, thuaj Ronit te te blej 2 dhe ia shet atij tjetrit. I vetmi difekt aty eshte qe libri peshon 2 kilo, keshtu qe Roni ti mbaje me mire ne çanten e shpines smiley si turist smiley

ka nje ide tjeter. do vijne tre veta kta, dhe do i ndajne. puna eshte se ata dy te tjeret e dun falas kopjen e tyne. te vje inot te ta hudhin sy per sy.

''keshtu qe Roni ti mbaje me mire ne çanten e shpines smiley si turist smiley

po bluze ''Diesel'' ka Roni?smiley

Belulo, duke qene se Roni merr shpejt flake smiley mund te veshi nje bluze ku shkruhet "Benzine" smiley

roni ka porosi nga 7 veta. mund t'i dali problem ne dogane. se kur merr shume nga nje artikull, s'quhet mo per perdorim vetjak pastaj.

Oho smiley aq shume, i bika qe 3-4 ti fusi ne bagazhin e dores, çante shipe psh, dhe 3-4 tek bagazhi i madh qe iken tek chekingun. 

Vetem nga ty nuk prisja evazion fiskal..

Bama, mbi bazen e ligjeve ekonomike, nuk ke seç takse te paguash, per nje liber, produkt, qe shitet pa fitim, njesoj me koston e shpenzimeve. Kostoja i doli, me 500 leke, dhe me 500 leke shitet, nga ku une shpresoj te marr 300 leke (pra humbje per autorin) dhe te tjeret 150-200 leke. 

Mos harro se eshte liber, dhe konsiderohet kulture e nje karakteri te veçante, mall qe nuk tatohet. Nuk eshte film, reklame, koncert, etj. 

Pjer, mendon qe mund te behet dokumentar ndonje dite te afert?

Mundet, por ne nje dite te largeme. 

Pjer, 

Po ti po i ngarkon njerzit si mushka. Po ta vije nje kopje ne Google Play, do ta shkarkoja kopjen e pare gati automatikisht!

E kam thon 100 here , nuk jam kompjuterist i thekur. Jam amator ne kompjuter. 

"pa u thare akoma plaga e kesaj dore, kjo dora tjeter do marr hak" smiley 

emo, sa nis me komuniku me Pjerin, i jep nje energji pozitive muhabetit sa e detyron me leshu prej atyne qe dhe nuk i patem per publikime.Je mjeshter  per tja qit me zorr... ja ku ta them une ja boni zave fare.Nuk e kom pa aqi ne te holle, zavallin avokat.

  Msholli  bukur  anen ikonomike kontepo... ke ajo ligjoria, e te drejtes romake.Dhe ma e bukura asht se nji  ket lende jep avokati, tek Univesitetit Çili.

Nji leksion 150  euro.....

E merr me men si mund te vente puna  ne nje debat faqe faqe para tere  studenteve......

s,edi per ça kushtesh flet avokati,por realisht dy kushtet jan : qe persidenti ti bindet 75% te kohes doktorrit dh e 24% palloshit

ne qofte se do kishte shqiptare ne shqiperi ,kryetar i shtetit duhet te zgjidhej ose myslym pasha ose rexhep qosja. gjithe keta te tredhurit e tjere qe diskutohen jane ''pali miska-t'' e rradhes.

Spartak Ngjela, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës shqiptare

smiley

Perfaqsues i larte? Mos eshte gabim shtypi dhe ka dashur te thote "perfaqsues me ze te larte".

Ngjela perfaqson lesht e currit, as votat e dashnores (po pati) s'perfaqson, eshte reduktuar ne instrumentin e nje qeni; kur duhen lehje qeni ne sfondin e opo(lele)zites, futet ne loje Ngjela.

Xhanem ne role te ngjashme i ka kthyer te gjithe aleatet e vet Rama, jane aty per dekor, ne vend te vazove me lule dhe skulpturave abstrakte.

Jo mer burre. Ka dash me thone perfaqesuesit e arte po i eshte ngaterruar l-ja neper kembe

Hej dreq! Bela e madhe me keto, konet pekineze, mor Spartak. 

Ngjela ne kandidaturat kryesore per Presdient . Mjaft i QARTE .Nga me te Qartet . Ne Derstile te jete i bindur qe nuk ka vend . Zakonisht aty flitet per njerez me mend deri ne Gryke . Per me Lart ...ku merret vesh se cfare kane ! Ngjela e vertete eshte qe flet shume ..po flet konkretisht dhe me se shumti Shqip !  Saliut ja di emrin Sali , Edit ja di emrin Edi dhe kujtedo i flet ne emer .

E kush me qarte i ka shtruar Dy problemet e KOHES si baza  e procesit ? Ndigjuam dhe vathen e Cilerve por KOT ...tjerrje pa mbarim se Berisha eshte DINJTOZ dhe mbyllje me fjalimin e babasqapit 

Te nderuar biznesmene dhe Biznesgra .... te PDH-it ,nuk mundem une mos me e zgjedh Presidentin vet .Se po e zgjodhi njaj Edvin Kristaq Kriminel Rama na fut ne Burg ai ,or tie . Rrnofte Shqypnie me na ne Krye !

Teper cilesore permendja e emrave nga Sh.vjeter pa harruar edhe P.Xhufi .

Cdo shtet e komb i ka extremistet e vet, zakonisht ata gjejne vesh tek klasa me e dobet, jo-tolerante dhe njerezit qe mendojne akoma se kerbaci eshte kultura me e mire i zgjidhjeve te problemeve. Ngjela eshte qofte ai qe eshte por foltore ne nje shoqeri te vertete demokratike ai nuk do te kishte kurre. Ngjela nuk eshte gje tjeter porse si ata Serbet e Veriut te Kosoves apo ata extremistet qe fituan ne Zgjedhjet e Greqise se fundi vota plot !

Ngjela thote: Shqiperise i duhet nje President qe ja ben rrup sup Qeverise (!)

....Cudi! Une nuk kam degjuar ndonjehere qe nje fraksion maxhoritar te kete zgjedhur ndonjehere ne Bote nje President armik te vetes.

Presidenti ne nje republike parlamentare zgjidhet edhe me kualitetin qe qeveria te punoje normalisht me te dhe jo anasjelltas per te shkaktuar kriza! Po nuk i pelqeu Ngjeles le te lexoje Kushtetuten dhe ti kerkoje llogari Edi Rames se perse nuk e pranoi qe ai te zgjidhesh direkt nga poplli... Vetem nje mendje diktatoriale mund te beje politike me retorike kaq te vrazhde dhe te mjere si nje Ngjele qe kendezon here Amerikance e here Kinezce!

Thirrini mendjes o publik ppatru se si Ngjela e si ju qe shani gjithe diten shtetin e cdo gje qe simbolizon autoritet jane edhe ata qe qelluan sot ne mamurras mbi nje femi 9 vjec!

kev

jo jo, vetem ata qe qelluan ne 21 janar mbi kater te rritur me te medhenj se 9 vjec

Jo seriozisht tani,o ti qe i drejtohesh vetes ne veten e 3te,sa vjec je?

Presidenti ne nje republike parlamentare zgjidhet edhe me kualitetin qe qeveria te punoje normalisht me te dhe jo anasjelltas per te shkaktuar kriza!

Normalisht sigurisht. C'te bejme qe na dalin keta horrat e bulevardit e na prishin pak pune here pas here s'na lene rehat kur vrasim e vjedhim.

Spartak Ngjela,  shan shtetin ... ore kev! E  po  Ju more mik, nuk e  paske degjuar kurre dhe  as ke per te kuptuar ndonjehere, si dhe perse flet ai burre.Se per ca si Ju,  shteti,... eshte  nje i marre, per te cilin,  pergjeroheni !

me kualiotetin ...kjo nuk e cpengon mejtimin se cfare kuTpon smiley

o derr Ngjela!...ndersa kjo PO .Te le te kuptosh se e ha shume mishin e derrit .

publik ppatru...sot ne mamurras.....dhe se fundi ketu del pse Ngjela ka te drejte per t'ja bere Rrup Sup nje QEVERIE llapaqenesh qe mendon se Shteti mbahet "me Llogje e me Pordhe " Mirpo e ke pranuar pa dashje dhe nuk quhet smiley

ne fund ke harruar ta mbyllesh pas  Kedh ...Idealist dhe jo Militanti , dashamires i mazhorancave dhe Kasht - etutes

je kujtu vone e Njele, kur te nxjerr Saliu ka Krevati nuk ta ve kush veshin mo. kot bertet tani - kur thu E pata burrin e Keq. Gjitha lagja ta pati thone...AI, Shko me gra t'tjera ai nuk bo...po sja vune veshin, vete-the Mami-o-kete-o-vdiqa!

Sju  dashka shume robit me gelltite diku i luge corbe te prishur dhe me e ... . ... .

ka fol ka fol. ai nuk rri kurre pa fole smiley dhe Merua flet. Sot!

Per mu morali o ky Nigjoje Mamin para se te martohesh, mrapa o vone!

p.s duhej te kisha thene: Nigjoje Mamin dhe Lagjen. Harrova.

 martesa eshte nje gje personale, aty nuk nderhyn dot, eshte ceshtje private, Ngjela po flet per gjera te tjera, jashte hallateve te tija! E kujt i intereson kjo? smiley

Po, faji  eshte i......  Ngjeles! Rrofte  çmenduria !

Na intereso t'gjithve, ti ke kap i pike te mire ktu, po te ishte shkencetar smiley apo artist. Burrit me [ca] vlera gjithmone duhet me jo dhone i "benefit of the doubt" po per-dreq ka zgjedhe i fushe qe kjo: Tainted by association, prish pak pune...smiley

Cfare pazari qe behet aty mor njerez.....

Ai hibridi Sali eshte qenia me e poshter dhe negative qe mund te kete pare dhe mbajtur kjo toke mbi vete.....

E kemi share dhe mallkuar Enverin me rrenje dhe dhemballe dhe mire kemi bere per ato gjara qe i kishte negative POR, qe te kishte lene nje kelysh me te poshter dhe me nje ligesi me te madhe sesa vete ai nuk mund ta kishte menduar askush.....

Kur beher pazar si tek pazari i gabit me postin e Presidentit te Republikes mjere postet e tjera qe jane shkalle me poshte......

Nje skandal i tille ndodhi ne 2007-en dhe vazhdon edhe sot.....

Me e keqja eshte se do te vazhdoje gjate sepse bataku politik Shqiptar eshte shume... shume.... shume poshte vlerave qytetare dhe Europiane....

Zoti ju ruajt o qytetare te thjeshte!!!

 Keshtu e kane shtyre keta presidentin, e mbarsin, e mbarsin malin ( atmosferen )dhe ne fund pjellin nje mi! 

Erdhi Mesia

Te gjithe ju qe e shikoni te keqen tek Ngjela...Ju pershendes me kete kengen..I pershtatet me se mire notave muzikore te politikes sone

Sa kurvice eshte ky ngjela... kurvice e berishes. burrnia 0. baxhelle fare. dhe nuk mbush fare nga politika. se nuk mjafton fakti qe eshte trap fare.

Eshte i vetmi njeri ne politiken shqiptare qe nuk e ka frike Berishen. Nuk e di persene e kesaj por pervec Ngjeles gjith te tjeret dhjesin gjak nga Berisha.

smiley its e meiting koll mai frend.. tip te dua moj qene..

 

smiley

Ndoshta se ka bere 15 vjet burg.Ku ta fus friken?

si duket politikanet e virgjer rrine skutave,  presin momentin e volitshem. ruajn nderin, po ku jane mer? !smiley

Te gjitha keto fjale Ngjeles do i kishin shume me kuptim sikur te mos kishte lene nje diktator per nje tjeter. 

Se keshtu si ide e ka 100% te sakte ai. Presidenti nuk eshte aty per tu bere pale me qeverine po per ta kontrolluar ate. Prandaj ata te huajt qe na bene kushtetuten e 98 i thane ngriheni icik ate numrin e votave, jo 71 po 84 per te qene te sigurt. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).