Shkrimtari grek Nikos Dimou analizon gjendjen e psikikës së vendit të tij, duke përshkruar edhe “frikën e thellë të shpirtit të torturuar grek”.

37 vjet të shkuara Nikos Dimou, që tani është 76 vjeç, shkroi një libër aforizmash “Mizerja e të qenët grek”, i cili u botua në vitin 1975. Në libër ai shkruante se grekët bëjnë gjithçka për të zgjeruar dasinë mes dëshirës dhe realitetit. Ai e njeh botën greke duke qenë se është grek, por edhe atë gjermane, duke qenë se ka studiuar në Mynih.

Ju e keni studiuar shpirtin grek më shumë se çdokush ndër vite. Si po shkon sot ky shpirt grek?

Ndjenja mbizotëruese është ajo e paqartësisë. Grekët nuk ndihen më me vetëbesim, dhe kjo ka të bëjë pjesërisht edhe me historinë e tyre. Ata kanë vuajtur shumë, por paqartësia të çonte dhe në agresion. Ne grekëve na pëlqejnë historitë e komplotit, sepse ato të ndihmojnë që t’u japësh një shpjegim paqartësive që ke. Kjo është arsyeja se ne mendojmë jo vetëm me kokë dhe arsyen tonë, por edhe me emocione. Duhet të dini se edhe në botën e antikitetit egjiptianët u referoheshin grekëve duke i quajtur “fëmijë”. Por kjo lloj papjekurie ka edhe një lloj bukurie, apo jo.

A mendoni ju se historia e Greqisë vazhdon që të përcaktojë mënyrën e të sjellit të grekëve të sotëm, edhe gjatë krizës financiare që po përjeton vendi?

Po, pa dyshim. Grekët modernë do të vuajnë vazhdimisht nga fakti i arritjeve të grekëve të lashtë, çka është një fakt që as mund ta braktisim, e as anashkalojmë. Teoria ime është se grekët vuajtën një shok kulturor kur u katapultuan nga kushtet e feudalizmit në modernitet, pa pasur hapësirë ndërmjet në shekullin e 19. Duke qenë të ngecur diku mes Lindjes dhe Perëndimit, lavdia e dikurshme dhe varfëria e tanishme, mes ortodoksisë dhe iluminizmit, i ka lënë grekët pa dyshim me një problem identiteti. Kjo e bën edhe të tashmen të pavendosur dhe të paqartë. Ata gjithmonë ndihen të rrezikuar.

A mos vallë kjo do të thotë se grekët nuk kanë mbërritur kurrë tërësisht në Europë?

Grekët nuk kanë qenë të lirë për një kohë të gjatë. Së pari, ata ishin pjesë e një perandorie shumëkombëshe që fliste shumë gjuhë të ndryshme. Ata jetuan nën sundimin turk për 500 vjet. Më pas krejt papritur duhet që të bëheshin europianë dhe duhet që të importonin gjithë institucionet europiane në vendin e tyre. Rezultati është se edhe sot e kësaj dite grekët nuk kanë një marrëdhënie të mirë me qeveritë e tyre.

Dhe përse e gjithë kjo është kaq e rëndësishme?

Është e rëndësishme nëse doni të punoni së bashku me grekët ose të reformoni vendin e tyre. Më pas duhet të dini se sa thellë është ngulur frika në shpirtin grek. Unë besoj se këto frikëra shpërfaqen në situata krize të tilla si ajo në të cilën ndodhi. Më pas grekët, tradicionalisht janë shumë mikpritës, por befas nisin që ta shohin të huajin si armikun e tyre që ka ardhur për t’u vjedhur shpirtin.

A mendoni se kjo përzierje e paqartësive me agresionin që shkaktoi edhe rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit është shkaku i votës që grekët dhanë kundër klasës së tyre politike?

Po, absolutisht. Por rezultatet kanë gjithashtu të bëjnë edhe me mënyrën se si grekët lejojnë daljen në sipërfaqe të ndjenjave të tyre në rastet e politikës. Le të marrim për shembull rastin e Alexis Tspiras, kreut të koalicionit të majtë Syriza. Ai është i ri, është i pashëm dhe optimist. Njerëzit mendojnë se nuk do t’u vijë asgjë e keqe prej tij, sepse ai shpreh shumë vetëbesim. Njëherazi të gjithë e dinë mirë se as ai dhe as dikush tjetër nuk mund të bëjnë magjira. E megjithatë ata e votojnë atë, duke u bazuar te ndjenjat. Unë shpresoj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më racionale.

Po, por për momentin nuk duket kështu.

Në zgjedhjet e majit, 35% e grekëve abstenuan dhe 19% e tyre votuan për partitë e vogla që nuk arritën të hyjnë në Parlament. Së bashku bëjnë 54%, votat e të cilëve nuk dihen. Besoj se populli im do të votojë më me gjakftohtësi tani. Tsipras do të fitojë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar një qeveri. Më pas ne duhet që të bëjmë koalicion me partitë që janë pro BE-së, Demokracia e Re, PASOK dhe partitë e vogla.

A janë të ndërgjegjshëm njerëzit në Greqi se këto zgjedhje do të jenë në fakt edhe një referendum për euron?

Nëse nuk do të zbatojmë masat e shtrëngimit financiar, do të dalim nga euroja. Nuk mund të kemi njërën, pa pasur tjetrën. Shpresoj se shumë njerëz do të mendohen. Kjo nuk është më një zgjedhje mes së majtës, apo së djathtës, por mes euros dhe dhrahmisë. Nëse partitë do ta konsiderojnë në këtë mënyrë atëherë do t’i kishim tashmë rezultatet, sepse shumica e grekëve është pro euros. Për fat të keq, nga greqishtja vjen jo vetëm fjala demokraci, por edhe kaos.

Po për sa i përket fjalës “dilemma”?

Po. E gjitha kjo është shumë karakteristike për mentalitetin grek. Do të duhen breza që ta ndryshojnë. Shpresoj megjithatë se ne do të mbijetojmë nga kjo krizë me ndihmën e BE-së. Sigurisht që ka edhe një skenar tjetër që mund të luhet këtu, ai që gjithçka shembet dhe ne ta fillojmë nga e para.

A ju frikëson ky skenar?

Po. Kur pashë një titull në një revistë gjermane: “Adieu Acropolis”, u ndjeva sikur na kishin hedhur jashtë Europës. Ishte një shok. Unë mund të mos jem një shembull përfaqësues, por besoj se jam një europian, si dhe grekë të tjerë, një europian që vjen nga Greqia. Pasi pashë këtë titull të madh u ndjeva sikur isha në një anije dhe po më hidhnin me zor në det dhe Europa po zhdukej larg në horizont.

Mendoni se ishte e tepërt?

Ishte një titull brutal në një situatë shumë të ndjeshme. Ju e dini se Akropolis është diçka e shenjtë për grekët.

30 vjet më parë keni dhënë një intervistë, në të cilën thoshit se në momente të vështira grekët gjithmonë fajësojnë të tjerët dhe kurrë vetveten.

Kjo është ende e vërtetë. Kur u flet njerëzve këtu ata thonë se kjo Merkeli dhe ky ministri i Financave gjerman përse na e bëjnë këtë? Unë përgjigjem se ç’punë ka Merkeli me ne? Asnjë punë. Ne i krijuam borxhet dhe më pas i kërkuam ndihmë Europës. Ja përse jemi këtu.

Çfarë parashikoni për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vendin tuaj?

Nuk dua që të hedh një parashikim të kotë, por shpresoj shumë që ne të gjejmë një mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Dalja e Greqisë nga eurozona do të jetë një goditje dhe jo vetëm për Greqinë. Së fundi Europa pa Greqinë do të jetë një Europë më e dobët, me një copë që do t’i mungojë. Unë përpiqem gjithmonë që t’u shpjegoj grekëve se pse nuk është në interes të tyre që të dalin nga euroja. Më shumë si një psikoanalist u këshilloj që pacienti grek duhet të jetë shumë racional këtë herë.

33 Komente

A duhet patjetër robi të jetë 76 vjeç që të arrijë të mendojë kaq qartë?

Meqë ra fjala, ky përshkrim është ai i një populli jo fort larg prej tonit. Domatet, bio, ju lutem.

Sigurisht qe greket jan po aq kokderra se shqiptaret. Grekey e sotshem nuk kane asgje te perbashket me greket e lashte qe shpiken kete apo ate pervec rrenjes se gjuhes qe zgjodhen te flasin keto 200 vjetet e fundit.

Plaku e thote qe dhe keta kane qene pjese e perandorise osmane per 500 vjet, ku dihet qe shqiptaret dominonin kete perandori. Dhe rrevolucioni grek per pavaresi nga turqit u udhehoq po nga shqiptare.

E kam thene gjithmone qe greket jane shqiptare qe kane vetezgjedhur nje identitet tjeter duke na persekutuar ne qe vertet jemi vellezerit e tyre.

Per shkak te ketij persekutimi sistematik 100 vjecar, une i uroj Greqise shkaterrimin e plote financiar, politik, dhe moral!

dhe malazezet dhe gjysma e serbeve jane shqiptare (mjafton t'u shohesh kokat qe i kane njelloj si tonat. pa shku shume larg, DJOKO-VIÇ  = GJOKA), qe per aresye feje te perbashket jane asimiluar me kohe.

serbet nuk rrejne kur thone qe ne kosove kemi krijuar identitetin tone kombetar. ne ate moment eshte bere ndarja e madhe besoj, ku te gjithe shqiptaret e besimit orthodoks te asaj pjese u sllavizuan per gjithnje, vetem per te mos nderruar fene.

Jo s'e kane ne ate kuptim, por pasi pushtuan Kosoven me 1217-n, shpallen krijimin e Mbreterise , se ishin principat' dhe njekohesisht edhe Autoqefaline kishtare. Kjo e dyta eshte me e rendesishme ne aspektin identitar, sepse serbet perkufizohen sipas fese, keshtu qe Autoqefalia kishtare eshte si njefare Lindje, ose prerje e kerthizes.

Edhe bullgaret na çajne trapin ne te njejten menyre per Ohrin, kane pasur Patriarkat me qender ne Oher. Keta pallat jane kristianizuar, pasi mbreti i tyre Borisi u kristianizua ne Berat, me duket ne vitin 865.

Libri i tij që përmendet më lart, mund të shërbente shumë mirë si një pasqyrë ku shqiptarët të shifnin veten. Edhe dallimet, sigurisht.

 

ja fut ca pordhes kot ky tipi. Greqia nuk hyri befas ne Europe, po kaluan plot 150 vjet qe nga pavaresia.

Ne po qe mund te ankohemi se deri me 1990 na kishin mbajte larg ne çdo kuptim, po Greqise i dha pavaresine Europa, i dha mbret te vetin, e mbeshteti ne zgjerimet terrioriale, e mbeshteti ne shpartallimin ushtarak te komunisteve dhe e futi ne BE per ta mbajtur me leke.

S'paska kaluar iluminizmin, se çoç na paska qene, zgjidhja e problemeve. Japonia ne fund te botes, pa asnje gje europiane, te thyen koken me mallra e para.

Shek 19 e paten e qe çke me te, puna eshte se e harxhuan me endrra ne diell, si harxhuam ne shek 20.

Meqe u pelqen shume feja, le ta shohin si ndeshkim i Zotit, per mekatet e pafundme qe kane bere mbi popujt fqinje.

ajo per te cilen europa i ndihmoi qe ne fillim, ishte pikerisht AKROPOLIS. dmth kultura e vjeter greke, mbi te cilen vete europa hodhi themelet e veta.  

prandjaj dhe ai titulli i gazetes gjermane, Lamtumire Akropol ! qe perkthehet ne : tani qe kalova lumin, te dhjefsha kalin, qe e ben grekun (kete shkrimtarin se greket e ulet nuk e rrujne shume besoj) t'i dhembe zemra.

Po dakort, Akropolisi ishte arsyeja. Po ama ketu jemi larg Iluminizmit  per te cilin flet ky plaku. Asokohe ishte kulmi i romanticizmit, europianet kerkonin rrenjet dhe perfunduan ne Gerqit.

Kete te dhjerjes se kalit, mund ta shohim edhe si pasoje e kultures se sotme europiane, qe duke vijuar drejt kozmopolitizmit po godet nacionalizmin e keshtu edhe vete romantizmin. Kozmopolitet shohin vijueshmerine prej Ilumizmit, si nacionalistet prej romanticizmit.

Tani Europes kozmopolite nuk u duhen me rrenjet, as per Akropolin si plas njeriu, keshtu qe mund ta shohim si fundi i nje epoke me fillese romanticizmin. Kjo do te perfaqesonte jo vetem fundin e pashmangshem te Greqise, por edhe injorimin e plote per ringritjen e saj, dmth Greqia nuk eshte me kanakare e Europes, nul, kaput,nihil, niks.

komentet e tua jane shume interesante. 

normal, 76 vjec burri i botes, me nje fuci tru e nje kamion eksperience, nuk vete te votoje syrizan sic do bente oranje smiley

hahahaha. smiley

është i tjetër shkolle politike ky, është liberal. Unë jam i majtë. Aleksin nuk do e votonte, të bijën e Micotaqisit, po. 

Pse mo u lejohet edhe shqiptareve te votojne???

Atehere, shkaterrimi i Greqise qenka i padiskuteshem... smiley

Ka lezet si flet robi persmari, pa u cu zonin fare. U futa me pa titullin e te bo me e lexu me zor. Thnx kush e pruni ktu, jom ne cell e sme le ta shof tani qe shkruj. Artikull sh. I mire!

''30 vjet më parë keni dhënë një intervistë, në të cilën thoshit se në momente të vështira grekët gjithmonë fajësojnë të tjerët dhe kurrë vetveten.

''Kjo është ende e vërtetë. Kur u flet njerëzve këtu ata thonë se kjo Merkeli dhe ky ministri i Financave gjerman përse na e bëjnë këtë? Unë përgjigjem se ç’punë ka Merkeli me ne? Asnjë punë. Ne i krijuam borxhet dhe më pas i kërkuam ndihmë Europës. Ja përse jemi këtu.

!!!

Hm, sa e pashe kush e pruni, ket. smiley po kush tjeter do e bit, Vecse O.L. Githmone reliable me info te Sakte e serioze persa I perket asaj zone. Thnx again. Ndjese se duhe ta kisha pare kete heren e pare!

ky e njeh mire realitetin por si gjithe greket me mend nuk e thote te verteten kryesore qe ''greket'' jane komb artificial te ngritur ne kurriz te shqiptareve.njelloj si ''maqedonasit'' e sotem ,por 180vjet me pare.  kur mundesite per fallsifikim dhe dhune ishin te pafundme.  pooooor e verteta vonon po nuk mungon.

ne qofte se jemi ne te zote

Ca ti besh malokut qe e shkaterroi ushtrine shqiptare, se o eshte ky moment oportun per ti rene grekut e per te ri-marre Prevezen e Janinen o s'do kete tjeter moment ne histori...

Minimumi, duhen perzene nga kisha shqiptare me gjithe soj e sorrollop...

tani i vjen rrotull grekut.jane te armatosur sa ska me.ka 20-vjet qe jane bleresit me te medhenj te armatimeve ne evrope. bile ata pretekst duan. kali i trojes eshte ulur kembekryq ne shqiperi.

''pooooor e verteta vonon po nuk mungon.

ne qofte se jemi ne te zote.....

 

.......lubonjizmi shqipe, lubonjizmi. harrove ta thuash kete..smiley     kane kujtese te shkurter shqiptaret  vlla.smiley

smiley

Korrupsioni ne Greqi, paska qene kaq i larte, sa korrupsioni ne Shqiperi duket si miza para elefantit. Ne nje emision qe pashe para 1 muaji, vetem ne nje ishull grek me nja 10 mij banore, kishte 500 te "verber", ku te gjithe merrnin asistence te majme plus shtese per kujdestarin/ren (qe ishte nje i familjes), dhe nga kontrrolli doli se 90% afro ishin fallco. Shikonin fare mire. Dhe ua prene te gjithve asistencen, edhe atyre qe ishin vertet te verber. Ishte nje skandal i vertete, parazite, qe me menyra te ndryshme perfitonin sociale te ndryshme. Llogarit te gjith ishujt, sa parazite ka.  

po pse ne europe nuk eshte njesoj, kalamajt e botes i financon gjithe komuniteti, semundjet e pleqve gjithashtu, etj. ne borxhe gjer ne fyt jane dhe keta bile ne miliard me shume nga greket, diferenca eshte qe keta jane me te industrializuar nga greket dhe ekonomistet mendojne se kane ndonje shans te dalin nga borxhet po te ndrojne politike ekonomike.  problemi eshte se duke qene demokraci, popujt nuk degjojne nga ai vesh e votojne socialistet ose populistet, pra pikerisht ata qe mbajne ne kembe politiken sociale.

wow! s'do thuash nje koment te sakte ti? nje me numer??? stp...

Kureshtar, nuk e kupton, vetem ne nje ishull, marrin invalidet te majme e te kundraligjeshme, 20% e popullates se rritur, te afte per pune. Shto dhe te papunet qe marrin social/asistence, shto dhe pensionistet, e vete afro 50% e popullates, mbahet nga 50% tjeter qe punon, plus ndihmat e EU qe japeshin lume, dhe puno emigrantet e kerce greket.  

e mo e... studiues shpirti ky... shperdorim hapsire, kaq. njihka greket ky... na qenkan greket e sotem pasardhes se grekeve te lashte!!! Ik mo pirdhu! Qenie inferiore!

Edhe greku me liberal eshte ne linje direkte me propaganden greke. Tani ky do te dal si puritan e te thote " Fali Zoti se keshtu i ra fati i keq,po njerez te mire jane ne pergjithesi". Hajde mendje hajde! Se gja vetem greqerit paskan qejf te jetojne pertej mundesive te tyre, te tjeret kenaqen me pak. Ec more kullote ne arren tende!

Titulli, "ne grekeve na pelqen te jetojme pertej mundesive", eshte humor spontan i paster.

Ore mire se humor,po s'ka lidhje fare me idene kryesore te ketij botitsmiley

Ndoshta smiley Mua titulli mu duk komik, autoironik.

Me duket se kete "Mizerja e të qenët grek" si liber aforizmash, Oranje ka prure disa pjese ketu vjet apo me pare...mund dhe te jem gabim. Qeka nje autor qe i njifka me dhom-e-t'mall.

Ndoshta smiley Mua titulli mu duk komik, autoironik. Te eshte dukur sic dhe eshte, mua me duket the same smiley Disa njerez nuk shprehen dot keshtu: " jemi druvare, te marre apo kot fare" kur deshperohen me "rracen e tyre" sepse...eh, ose me mire the themi eshte pertej tyre. E ne fund po shave apo fole deri "ne kocke" pastaj kalon ne drejtime te tjera...e Mas funit ka prape te tjera, ka dhe linchim ka turma...ai e flet mjaftueshmerisht qarte! Vetem Lymi ja merr ksaj: "cere me bo, kshuja jena gatu ne Sh!" [lexo-pesimizmin ekstrem-2 rastet] por Lymi o Lym e nuk del m'gazeta e sja nigjo kush zonin, megjithese te dy jane te zgjuar, secili ne llojin e vet.

http://www.politics.hu/20120305/controve...

Ja nje shembull car nodh...burre me men, shkrimtar, po aq i vjeter...gati e masakruan plakun,  Kur kalo-masen/ vec se tha kete:

“Hungarians are genetically subservient … They do not feel the slightest remorse for the gravest of historical crimes, they shift their responsibility to others and always put the blame on others … They are unable or unwilling to learn … they envy and, if possible, kill those who succeed in life through work, learning and innovation.”

ai Zoti Dimou aty lart e me kto fjale te isha grek do me bente te skuqesha 500 x me shume se te bertiste O katnar e te tunde i baseball bat! fjala qut do vesh te qut, shume Grekeve kjo do u kaloj tangent e ciper kokes...ca ka halli e ca ka malli, sdun o skan si ta morin vesh. Mua me vjen keq vec per ato shume Shqiptare qe jetojne - punojne aty sa per Vllai Greki...phew...Puna tij kjo. Noten per sonte...qeka quiet smiley asnji me bo muhabet...hajt mo, gjumi duhet too smiley  Fat @ t'gjithe + shnet too.

Sold!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).