Meqë fusha e lojës u zbraz, a ka gjasa të zgjidhet një President që do t'i shërbejë vendit e jo politikës?

Ata thoshin se ai ishte konsensual. Ai vetë mendonte ndryshe. Me sa po shihet, tërheqja e Zaganjorit ka bërë të mundur që historia të vijojë me disa skenarë që ndryshojnë thelbësisht njëri nga tjetri. Disa syresh po thonë me zë të lartë që Opozita e humbi shansin për kandidat konsensual, tani mazhoranca le të votojë kë t'i dojë qejfi i saj, por kjo do të ishte një barbari. Votimi i një njeriu partiak, një eksponenti a lakeu të mazhorancës do të përbënte një problem të jashtëzakonshëm politik për Shqipërinë, jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në marrëdhënien e vendit me partnerët ndërkombëtarë.

Duke mos dashur të përdor këtë gjuhën e shpifur të burokracisë integruese, po them se do të ishte mirë për Atdheun tonë të përbashkët, që këta burra leshi që na kanë sjellë deri këtu (po të jesh qose, ky mund të jetë një kompliment), t'i heqin duart nga kontrolli i të ardhmes së të gjithëve ne dhe të zgjedhin një burrë a grua që nuk është pjesë e shpurave të tyre. Do ishte e shkëlqyer sikur në vend të interesave të Mazhorancës apo Opozitës, e kujtdo tjetër, tu shërbenim cazë edhe interesave të një Shqipërie të tërë, të cilës me shumë të drejtë i ka ardhur në majë të hundës me këto lojra pushteti.

Nuk është e pamundur të gjendet një President i mirë për vendin, por gjërat komplikohen këtu, sepse një President i mirë për Shqipërinë, do të ishte i keq për politikën. Një President i mirë do të rimëkëmbte sistemin e Drejtësisë dhe do të mbështeste me shumë energji Prokurorinë. Kjo mund të tingëllojë si sentencë burgu për kastën që duhet ta zgjedhë këtë njeri deri të hënën. Nuk e di c'mendoni ju, por shanset janë të vogla që të zgjidhet një njeri përsëmbari, pasi emri i një njeriu të tillë, mbas kaq muajsh ethe, ende nuk është shqiptuar.

Më përzihet kur shoh sa shumë analistë dhe gazetarë janë thirrur në gatishmëri, për tua bërë njerëzve mendjen pordhë, duke justifikuar këtë lojë oligarkësh, që nuk po kanë turp t'ia vjedhin Shqipërisë institucionet e saj, në këtë rast Presidencën, dhe bashkë me të Prokurorinë, Gjyqsorin, Shërbimin sekret etj. Në dy ditët në vazhdim shpresoj të shihet sa më qartë se kush do një President të ndershëm për të mirën e Shqipërisë, kush do të ruajë konjukturat sic janë e kush thjesht kërkon të shmangë burgun.

53 Komente

Zgjedhja e presidentit në fakt, parë nga pikëpamja e mentalitetit që mbizotëron aty, shpreh pamundësinë e klasës politike për të PRODHUAR diçka, të formës pozitive. 

Unë uroj që këta të vrasin veten politikisht, dmth të mos mund të zgjedhin gjë, duke lënë hapur rrugën e progresit drejt zgjedhjeve të reja. 

 

Me duket se e egzagjeron rolin e  nje "Presidenti te mire"  kur projekton tek ai heroin cudiberes. Pa vullnetin e  perbashket te klases politike per te bere reformat e kerkuara ne sistemin e drejtesise, presidenti, sado vullnetmire te jete, pak gjera ka ne dore per te ndryshuar.

Lojrave te ndyra per pushtet te klases se korruptuar politike dhe bizantinizmit te saj kuterbues, mund t`u vinte hakut nje ujk i vjeter i politikes, atdhetar dhe me integritet.Por askush nuk eshte i interesuar te coje ne presidence nje te tille. Nje dele e ardhur nga jashte politikes, me nje fije integriteti, ne rastin me te mire, thjesht do te ruante balancat e pushtetit.Kurse ne rastin me te keq, do ishte nje kukull ne vitrinat e politikes.

Spiritus, nuk mendoj se e ekzagjeron ndopak. Jam dakord, Presidenti nuk do te nderrmarre fushata evangjelizimi per te blere mbrapsht shpirtrat e shitur shejtanit, por Presidenti mund te jete nje qendrestar.

PROKURORI - GJYKATA - SHERBIMI SEKRET

Nje President i mire eshte MINIMUMI qe i duhet Shqiperise. Imagjino c'mund te ndodhe skur te bejne president, ndonje besnikun apo servilin e tyre. Nje njeri pabyths qe thote vetem "lepe peqe" dhe u garanton imunitet te plote nga ligji, status "hyjni" sic u pelqen te thone.

Loja politike, qe behet per te perfituar nje President sipas interesave te tyre, eshte ne shume menyra nje sulm ndaj interesave te vendit. Presidenti qe ata fitojne, eshte Presidenti qe Shqiperia humb.

Me kujtove ate zarin qe therriste "iu rente kanceri po nuk votuat per mua."

Na duhet per president nje person i alienizuar prej kesaj politike, por jo si u alienizua Nano. Mendoj se na duhet nje alien, ne alternative njeriu qe ka parashikuar Nostradamusi.

president myslym pasha.

po te ishte 80% e shqiptareve te ''bardhe''

Sa energji negative ke kur shkruan mer burre, fund e krye fatalizem, nihilizem. Ka ca gjera qe nuk shkojne ne ato qe ke shkruar, edhe brenda ketij konteksti. Ne rradhe te pare, nese

Votimi i një njeriu partiak, një eksponenti a lakeu të mazhorancës do të përbënte një problem të jashtëzakonshëm politik për Shqipërinë, jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në marrëdhënien e vendit me partnerët ndërkombëtarë.

gjesti i Zaganjorit do te dilte si pyke, i pakuptimte. Nese nuk e kishin seriozisht me Zaganjorin, kane riskuar shume pasi Rama mund ta jepte "po-ne" e tij duke u sperdredhur pak. Shoh qe per Zaganjorin, megjithese nuk je shprehur drejtperdrejt, ke mendimin e ushtarit, pasi nuk e ke permendur tek emrat e duhur. Nese i tille, me jep nje emer konkret te lutem, meqe e njeh disi dhe kasten politiko-shoqerore drejtuese te vendit.

E dyta, ky miti i presidentit ideal, qe rregullon punet e prokurorise, drejtesise mbi te gjitha, po behet perralle e vjeter. Nuk fillojne e mbarojne problemet e ketyre dikastereve me zgjedhjen e nje kryeprokurori apo me emerime ne KLD. Problemet e korrupsionit, dilentatizmit, nepotizmit kane rrenje shume te thella. Gjithashtu dhe politika nuk nderhyn gjithnje ne nivel vertikal. Merr rastin e Metes; pati nje president e nje kryeprokuror qe vec me te nuk ishin, po hyri ne gjygj si hajdut e doli si king. Sa kohe gjykatat nuk denojne vrases, hajdute, ordinere, nuk eshte problemi i politikes, e lehte por e tepert te shfyjme gjithcka mbi te. 

E treta, dikush ketu permend Myslym Pashen. Dakort, nuk ja veme ne diskutim shqiptarizmen, por eshte nje ushtarak, sa mund te marre vesh nga   sistemi gjygjesor. Eshte vene ne sherbim te njeriut me xhel, ne sherbim te retorikes bajate nacionaliste ne funksion te pushtetit personal. Kunja mund t'i gjesh gjithkujt. Fryma e mosbesimit, sharjes e baltosjes eshte sporti i dites, nga politika e poshte, deri poshte fare.

Yeaaa, Majkelli pra Majkelli... Great song! Aktuale.

po pse bamiri qe ishte veteriner ,merrte vesh nga sistemi i drejtesise?

problemi nuk eshte te njohurite por te vullneti

Ne fakt Bamiri e ndriti me sistemin e drejtesise, ate po them

atehere,cfare?  u pa qarte gjithe keto vite qe internacionalisto-globalistet nuk e bejne dot vezen.keshtu qe m.pasha ose r.qosja jane zgjidhja me e mire sepse do te gabojne me pak meqenese duan me shume shqiperine se be-ne

r.qosja. Kete, vetem Enveri, po te ishte gjalle do e bente president

"kush thjesht kërkon të shmangë burgun"

Burgun!?!?!? O Blend me zhgenjeve. Vertet beson se dikush ka frike se mos shkoje ne burg ose se dikush ka ndermend te dergoje dike ne burg? Mjaft me keto naivitete o burre.

me gjithe mend bledno, me ket burgun e ke dhi fare  , ska burg per kta mer burr mos ia kaj nonen!!!

Disa syresh po thonë me zë të lartë që Opozita e humbi shansin për kandidat konsensual, tani mazhoranca le të votojë kë t'i dojë qejfi i saj, por kjo do të ishte një barbari. Votimi i një njeriu partiak, një eksponenti a lakeu të mazhorancës do të përbënte një problem të jashtëzakonshëm politik për Shqipërinë, jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në marrëdhënien e vendit me partnerët ndërkombëtarë.

Jam kurioz te di c'u tha kur u zgjoh Topi si president, numri dy i PD-se.  Votimin e nje njeri partiak, nje lakeu te mazhorances e beri dhe me te mundur Rama me ndryshimet kushtetuese qe propozoi e votoi 4 vjet me pare.

Duke mos dashur të përdor këtë gjuhën e shpifur të burokracisë integruese, po them se do të ishte mirë për Atdheun tonë të përbashkët, që këta burra leshi që na kanë sjellë deri këtu (po të jesh qose, ky mund të jetë një kompliment), t'i heqin duart nga kontrolli i të ardhmes së të gjithëve ne dhe të zgjedhin një burrë a grua që nuk është pjesë e shpurave të tyre. Do ishte e shkëlqyer sikur në vend të interesave të Mazhorancës apo Opozitës, e kujtdo tjetër, tu shërbenim cazë edhe interesave të një Shqipërie të tërë, të cilës me shumë të drejtë i ka ardhur në majë të hundës me këto lojra pushteti.

I bere ndonje lutje zotit?

Politika me e mire per te ruajtur delet sipas jush eshte apeli ndaj ujqve qe mos i hane?

Si dhe, te gjitha fajet i ka gjithmone tjetri (Berisha ne kete mes). Mentalitet viktimas dyleksh, me fal per shprehjen.

Kushtetuten e ndryshoi jo vetem Berisha po dhe Rama, e beri qe presidenti te zgjidhet me 71 vota ne dy raundet e fundit. Tani qe Rama eshte ne opozite ai prap s'po kerkon aspak qe kjo te ndryshohet sic ishte, me 84 vota (e vetmja menyre per te garantuar nje president konsensual ne aspektin politik) as nuk po kerkon qe presidentint ti rriten kompetencat kushtetuese, se shpreson qe kur te vije ai ne krye te grumbulloje ai te gjitha pushtetet.

Fatkeqsisht as ti Blendi s'po e kerkon kete, por po i apelon Berishes dhe Metes (vetem atyre) qe edhe pse kushtetuta ja lejon, edhe pse Rama e refuzoi Zagonjorin ne 3 raundet e para thjesht per tekat e tij, se i ngeli qefi qe s'e pyeten (nderkohe qe, kushtetuta qe vete Rama ndryshoi nuk e detyron maxhorancen ti marre doren oopozites), ata duhet te zgjedhin nje president konsensual, qe ne konteksin e sotem do te thote te propozojne 5 emra duke djegur kater publikisht (sic dogjen Zagonjorin) qe Rama te zgjedhe nje emer, meqe ai s'ka propozuar asnje emer vete, thjesht ka thene Zagonjori s'me pelqen se s'u perfshiva une ne tryezen e pazareve.

Pra esencaialisht ti (dhe jo vetem) po kerkon qe presidentin ta zgjedhe Rama. Jo se kjo eshte gje me e keqe se po e zgjodhi Berisha me Meten, po Rama humbi mer taj ne zjedhjet e fundit parlamentare, eshte pse eshte partia me e madhe ne vend ai eshte ne opozite me me pak se 65 deputete, dhe nuk kompensohen paaftesite e tij me presidenta, edhe kur ai luan bllokuesin.

 

Aspekti tjeter sic tha Spiritus eshte qe presidenti s'ka shume gjera ne dore, natyrisht jo aq sa po e trumbeton ti qe po s'u zgjodh nje president i mire na morri lumi, dhe ne kete pike as opozita as nje pjese e mire e analisteve prane qeverise apo opozites s'po kerkojne rritjen e kompetencave te presidentit. Jo, thjesht shpresojne (bazuar ku valle?) qe presidenti qe do zgjidhet te jete tip Rambo qe te rrafe politikanet, apo ti binde disi ndryshe qe te sillen mire.

Thene keto, nje president jashte politikes, mundesisht me nje karrire te mire qe ka shance ta vazhdoje dhe pas presidences, mbase ka shance te jete me pak sherbetor i paleve. Vetem kaq mund te shpresojme per presidentin fatkeqsisht, kur politikane si Berisha dhe Rama dhe Meta e kane treguar qe jane gati te djegin vendin per te marre apo per te mos leshuar pushtetin, e jo me nje president me duar te lidhura nga kushtetuta qe ata vete ndryshuan.

vallai ky procesi eshte bere me keq se per te ardhur keq. nuk ka rendesi i kujt do jete, problemi eshte se ne kete menyre procesi po behet si barcalete. eshte bere bajat fare, a ke nje president ti apo a njef ndonje tip per president? cfar njerezish jane keta mer, e bene bajat gjithe procesin me gjithe ate tipin qe do veje e do rri per qejf ne pallatin e presidentit. 

Ky "presidenti i mire" nuk ekziston gjekundi. Kete e ka konfirmuar edhe lideri i ketij qe ka shkruar kete me siper. Rama kerkon proces, pa emer mund te propozoje Berisha ke te doje. Rama kerkon te jete ne tavoline, kandidati pastaj muind te jete edhe me poshte se Zaganjori por Rames aq i ben.

Zaganjori ishte personalitet me nje stature qe i pershtatej presidentit, Rama per kaprico nuk e pranoi, tani te shohim. Por duhet ditur si fillim qe presidenti eshte nje burre a nje grua qe nuk do zbrese nga qielli. Nuk po presim mesian. Po kerkojme nje person qe do kete vullnet te zbatoje kushtetuten ashtu sic i kerkohet. Mund te zgjedhim edhe nje hoxhe a prift a nje bamires laik aty dhe te na dalin edepseza, mund te zgjedhim edhe nje politikan dhe te dale shume i mire.

Presidenti ne fakt te ne ka disa kompetenca por ne te shumten eshte ceremonial. Fjalen e fundit e ka parlamenti, kreu i sherbimit sekret propozohet nga kryeministri.

E shumta qe kerkohet eshte qe presidenti te mos behet me qeverine kunder opozites ose e kunderta, me opoziten kunder qeverise. Shikoni cfare ka ndodhur ne te kaluaren, prokuroria ka qene ne xhepin e opozites dhe jo te ligjit DHE KJO PER FAJ E PER SHKAK TE PRESIDENTIT. Sollaku, ISH-PROKURORI I PERGJITHSHEM sot eshte ne PS i ZGJEDHUR NE KESHILLIN E PERGJITHSHEM. A mund te pretendohej qe ky te hetonte Ramen per dhjetera dosje korrupsioni?

Ina Rama gjithashtu, per shkak te presidentit, nuk heton pastrimin e parave qe lidhet me emra deputetesh te PS, nuk heton nje tentative per grusht shteti me 21 janar, nuk heton korrupsionin etj. Edhe kjo me shume mundesi pasi ti mbaroje mandati shkon te PS ose partia e Topit.

Duhet perqendruar tek sistemi dhe jo thjesht tek emri. Europa na trajton ne disa gjera si fise afrikane dhe ka te drejte, pasi ketu te ne arritje quhen takimet dhe jo personalitet qe mund ta dalin, vlerat apo standardet.

opa, u fshi postimi qe prekte ca gjera te forta per liderin e Blendi Salihit...

Ti shoku gaztor, qe me shremberon mbiemrin, dhe me kercenon me mesazhe private, ta dish publikusht qe nuk e TM fare per kercenimet e tua. Vetem sa me tegon cfare niveli ordiner je, qe kujton se do me trembesh dot. Une nuk kam as pengese, as turp te shkoj te futem ne Partine Socialiste po te me mbushet mendja. Por une nuk kam deshire, dhe nuki sherbej askujt pervec bindjeve te mia, dhe qendrimet nuk mi percakton dot ti me etiketat e tua te leshit. Po te ishim perball do te thoja te krisje bythen gjekund tani, por meqe je mi tastjerash, po ve nje pike ne fund.

na preke shume shoku Blendi. Nuk te kercenoj, pa merak fare se te te kercenosh ty do te thote te te marresh seriozisht ashtu sic merr veten ti me bicikletat e tua qe permenden edhe ne parlament, ama nuk hahet qe per cdo gje te fshish komentet a te luash me llogarine.

Ne kendveshtrimin tim, kemi te bejme me ca palaco, qe sa me te sofistikuar, stratege t'i mendojme aq me thelle ia zhysim vetes. Ia zhysim gjithmone vetrs, se jemi ose shuume te trembur per t'i thirrur me emrat qe meritojne, ose teper te zene per te bere parashikimet e "shahut" te tyre. Po, normal, me gjithe kete trysni mediatike...
Nejse, vari lesht, realisht, me vjen mire qe nuk ju ka pelqyer. Vrisni mendjen kush rapin do behet president deri te henen. smiley

Blendi, e gjej shume te drejte frymen qe i ke dhene shkrimit dhe termat qe ke perdorur.Eshte nje maskarade e vertete qe e ka kthyer ne estrade kombetare dhe ne nje bixhoz te ndyre ate institucion dhe ashtu te kthyer ne nje kukull prej lecke.Vetem dua te perseris ate qe kam thene me lart. Neverine per lojen e palacove e ke kompesuar me nje lloj entusiazmi te pajustifikuar per rolin e presidentit.Nga kjo loje pokeri nuk shpresoj te dali ndonje gje per se mbari.Ne ate post mund te shkoje nje person shume i mire por pak  gjasa ka  te ndryshoje shumecka , i rrethuar nga llumi politikes.

Patjeter, patjeter, te kam kuptuar.

Blend,

ky raund duhet te zgjedhe presidentin se nese shkon puna per raundin e fundit steka do shkoje ne havada. Rreziku eshte i madh per qeveriun ta lere kete pune per heren e fundit.

Punohet me kohe te plote. Sa kuptoj une emri eshte tashme por po kalon neper te gjithe filtrat dhe per kete duhet kohe qe besoj se eshte e mjaftueshme nga raundi 2 deri tek i katerti.

Zgjedh LSI, aprovon PS, jep konsensus PD. Kjo ma do mendja do jete formula. LSI ne kete rast eshte dhe pjesa brenda PD-se qe eshte e formatit anti-Jozefin. Me Lulin kryetar bashkie eshte e veshtire te mos fitoje kjo linje sepse do ishin te humbur si emra ata individe qe e kane te lidhur veten me biznese ne fushen e infrastruktures ne Tirane. Dhe jane jo pak por 3 vjet te plota te cilat te rrenojne.

Ndersa per emrin e Prokurorit atyre matane Atllantikur nuk ja ndjen fare, ndersa per ate te SHISH keta ketej nuk kane te drejte jo te ndikojne , por as dhe ta mendojne.

Skenari eshte minimal. Del emri qofte dhe si rastesisht, palet e raportojne tek Sandri i Rruges se Elbasanit, po si rastesisisht, dhe mer aprovim ne forme : nuk kemi ndonje gje kunder ketij , zgjedhje e mire.

Nje gje eshte e sigurte kete here: presidenti nuk do jete nga Kamez-City, pra nuk do jete i shkolluar ne Universitetin Bujqesor te Kamzes e rrjedhimisht nuk do kete lidhje me farat e kungullit.

P.S. Jam ne dileme te madhe. Ajo copa e mishit, Jozefinsa, u poshterua publikisht e nuk di si mund t`ja u shperblej kete kenaqesi pranverore qe me dhane keta te politikes. Po kush me shume prej tyre, Meta apo Berisha? Imagjino tani qe u kam voten borxh njerit prej ketyre kur kam qe ne 1997 pa votu. Si t`ja bej, kjo eshte ceshtja.

Mazhoranca ishte e qarte pas seances se te premtes. Raund te 5-te nuk ka se eshte "Kush prek vdes", citim tekstual nga ata qe do votojne te henen. Te henen paradite duhet te jete mbyllur, perndryshe s'ka me asnje garanci ca ndodh. 

president duhet te zgjidhet nje burre i urte, me peshe dhe asnjeanes. 

meqenese mendoj se ne shqiperi nuk ka te tille, se do te njihej po te qe ndryshe e nuk do perbente enigme kaq te madhe, mendoj qe ky te jete i huaj. si trajneri i kombetares psh.

pse nuk veprojme njesoj dhe me presidentin e vendit ? 

Nuk di kush e di, por Mirdita shquhet per nje zgjuarsi natyrale te theksuar, te behet te besosh se Mirditasit jane çifutet e Shqiperise (fati i tyre i keq se gjenden diku tutje-tehu lart Shkumbinit, dhe se ka ca male ku asnje udheheqes partie perveç Pali Miskes nuk shkelte). Vajten njehere ne nje fshat dhe nuk di si ra fjala tek "burrat e mire". Nuk zgjati shume dhe nje Faneshe (banore e Fanit te Mirdites) u ngrit ne kembe dhe foli :

"Burrat e mëjr i myti Partia, e burrat e kqij asht te i myte llastikja*, ska burra ma n'Mirdite."

* llastikja = ca galloshe qe vishnin fshataret e lodhur te minierave, gjithmone 3-4 numra me te medhenj se kemba, e qe shkonin vëzh-vëzh.

ps : pjetermustakuqi mund te na e shpjegoje me mire kete.

 

Meqe ra llafi per Mirditen....

 

Ç’kemi të re nga Beogradi?

 

 escription">.................................................

Përndryshe, sa i përket qasjes rajonale dhe asaj globale nuk kemi kurrfarë ndryshimesh strategjike. Zaten, në këtë drejtim, nga Beogradi nuk kemi pasur asgjë të re që nga fillimi i shekullit XIX, e sidomos që nga Kongresi Pansllavik, i vitit 1848, atehëre kur edhe himni "Hej slloveni" u adaptua si vizion.

Thënë të drejtën, strategjia e okupimit të territoreve të huaja (lebensraum), duke mos përjashtuar krimet dhe gjenocidet (sepse qëllimi arsyeton mjetin) nën preteksin e së “drejtës historike”, u dha suksese. Si në vitet 1877-78 kur e okupuan Toplicën, të cilën e pastruan terësishtë nga shqiptarët (pastaj i prodhuan “faktet historike” me të cilat “dokumentuan” se ajo tokë është serbe), njashtu edhe më 1912, 1918 dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Ngjashëm bënë edhe me territoret e Kroacisë, Bosnjës por edhe vendet tjera nuk i lanë anash.

Paramendo po të kishte pasur sukses Serbia në okupimin e Durrësit, një zot e di se deri sot sa fakte historike kishte për t’i fabrikuar Akademia Serbe e Shkencave për të dokumentuar se Durrësi gjithmonë ka qenë “zemra e Serbisë”.

Natyrisht se në të kaluarën kishte edhe raste kur Serbia megjithatë nuk mundi t‘i realizojë qëllimet e veta, jo vetëm në rastin e Durrësit, por bie fjala nuk ia arriti edhe me “Republikën e Mirditës” (të Marka Gjonit), në vitet 1920-ta, apo me “Republikën e Krajinës Serbe” , në vitet 1990-ta etj.

Meqë u përmendën të “drejtat e njeriut” rasti i “Republikës së Mirditës” ilustron shumë mirë faktin se Serbia nuk priton të përdorë çdo mjet të mundshëm për të realizuar qëllimin e vet. Siç dihet në vitet e para të pas Luftës së Parë Botërore, Shipëria kalonte në një periudhë të vështirë organizative. Kishte qeveri të brishtë dhe situatë shoqëroro-ekonomike jostabile. Andaj, Serbia tentoi t’i shfrytëzojë rrethanat.

Për shkak se qeveritë të shumtën përbëheshin nga myslimanët, mediat serbe nisën fushatën propagandistike duke akuzuar “Qeverinë shqiptare myslimane” se po bënte krime ndaj shiptarëve krishterë të Veriut. E gjetën edhe njeriun me anë të të cilit tentuan që ta zbatonin planin e tyre. Ai ishte Gjon Marka Gjoni, i cili ishte i pakënaqur, sepse pas vdekjes së kushëririt të tij, Preng Bibe Dodes në 1919, nuk e trashëgoi atë dhe nuk mori anjë post. Dhe, me 17 korrik 1921, Marka Gjoni e shpalli “Republikën e Mireditës” dhe veten e emëroi president.

Në këtë kohë ai jetonte në Prizren për shkak të belasë. U mor vesh se shpalljen e republikës e bëri nën këshillat e Pashiqit, i cili po ashtu e udhëzoi Marka Gjonin që të dërgonte përfaqesusin e vet edhe në Lidhjen e Kombeve, dhe të kërkonte njohje dhe anëtarësim në Lidhjen e Kombeve.

Në këtë drejtim, ambasadori serb Javonoviç, ishte shumë i zhurmshëm në mbrojtjen e “Republikës së Mirëditës” dhe në mbrojtjen e “të drejtave të shiptarëve krishterë”. Ky cikruzllëk pati për të zgjatur edhe më shumë, sikur mos të reagonin shiptarët e krishterë, ku patjetër duhet cekur abatin imzot Sereçin, i cili dha një kontribut të madh në demantimin e propagandës serbe.

Për fund të ceket se Serbia gjithkund ku dështoi në realizimin e planeve të veta, reagoi njëjtë. Për një kohë relative bëri propagandë mediale duke i potencuar “të drejtat e njeriut” dhe “të drejtën historikë”. Por, gradualisht e pranoi humbjen d.m.th., u soll në stilin “nëse fitoj - mirë shumë, por edhe nëse nuk fitoj, nuk humbi asgjë se edhe ashtu ajo tokë nuk ka qenë imja”.

Driton Tali

(Autori është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës)

Marrë nga Zëri

 

Nje kandidat per deputet ne Mirdite i PD-se qe asht nda nga jeta dhe qe nuk ishte bash fix prej knej,ne fushate ka pas ket slogan: Dikur s'ka pas Shqipri dhe kishte Mirdite,kurse sot ka Shqipri dhe s'ka Mirdite.

hurbinek,

si fana i thive, si kuksiani kane jetu n'kto male si ujqe te lire.u desht me hy partia me na fut n'kafaz.

Akoma me Presidentin ju eee? U vendos dhe Kryeprokurori i ardhshem or shoqe ju akoma tek Presidenti.

President Haxhinasto Kryerprokuror Ilir Rusmajli.

Ku eshte ai boisa qe kur te shperthej une, ta fotografoje. smiley

mos u krruj shume me boísen smiley

O Blendo e more vesht tek ajo qe kishin vene shiritin tek Rogneri ? Kishin bere vizat me boje te bardhe nje nate me pare,dole bllof smiley

Jo, nuk eshte e vertete. S'ka lidhje me vizat hic. smiley

Kandidati me i mundshem per momentin si kuotim eshte Ilirjan Celibashi. Nese zgjidhet, po i coj ket artikullin tend,(meqe e njoh disi). Do e besh te qeshe, qerrata.

Po sikur te dale Fahriu President, do t'ia cosh? Se per shpirt, ate do donin. smiley figurativisht!
Une nuk paragjykoj kerkend qe mund te dale nga ky proces. Por e di, se nese do shkonte puna sic duan ata, do zgjidhnin nje zar ne Presidence. Mire une qe e teproj se jam emotiv dhe shkruaj ne 6 te mengjesit, po ti, ne llogjike te ftohte, mbi cfare ndodhish ne te kaluaren bazohesh per tu ndjere kaq qete? Dua te them, cilen corbe gatuan keta, qe hahet?

Sinqerisht mua me vjen keq qe ti shqetesohesh kaq shume se kush vihet President dhe ca Biciklete blejne.

Nuk eshte problem kur shkruan ne gjashte te mengjesit, por kur shkruan ne gjashte te mbasdites, se njerezit po shohin Hollanden nderkohe.smiley Politika ka dale nga corba e popullit, politika i servir popullit corben e saj, nuk pres qe te ndodhin shfazime te forta mes paleve, nuk eshte e natyrshme. Zgjedhja e nje presidenti ka dy momente; ka standartin, ka dhe procesin, kesaj rradhe u fol vetem per procesin. Perse? Sepse dhe paleve u interesonte po dhe kerkesa intelektuale e popullore kjo eshte, mungon. Eshte interesante; kur bisedon me nje socialist e i shan Muc Nanon apo Mero Bazen, ta kthen qe ti lexon Fahriun, eshte psikoze. totale.

p.s. me dy fjale, do me kishte pelqyer te lexoja nje mendim tendin perse Zaganjori ben apo nuk ben per president, cfare ka e cfare i mungon, jo, tani qe iku, cfare do ndodhi me konsensusin. Po nuk ke ndonje obligim per kete.

As me shkon mendja qe e lexon, dhe jo vetem ate, po dhe shume syresh nga te dy krahet. Madje, as nuk te kam paragjykuar ndonjehere, nese je me kete apo me ate. Korrekt? Ishte, per te thene, qe mund te jete si celibashi, por mund te dale edhe nje si puna e ketij tjetrit. Dhe pastaj c'do thoshe per fatalizmn tim?

O Brad, o Brad! Sa
Do fitoje gjermani sot?

Fiton. 2 me 1 rezultat ne koke.

per fatalizmin tend?

gjermani nuk fiton sot, harroje smiley

Ca basti do veme qe fiton.

Boisa, po nuk pate plane me dal sone, me dil prap knej ne darke, kur e kete fitu Gjermoni.

3 1 gjermania, pa te drejte redaktimi.

3 me 1 blendo se 31 eshte loje me letra smiley

Fitore me dy pale breke neper kembe e gjermonve. Urime per catenaccio-n ne pjesen e dyte.

te njejten po ben tani serbia me katoliket e shkodres dhe ''gegerishten''

Ne kendveshtrimin tim, kemi te bejme me ca palaco

E shef qe ndodhin gjera te mira kur nuk noton ceket, my friend? smiley

Nga palacot pra s'ke si pret mrekullira duke i apeluar bonsensit te tyre (aq me teper nga palaco 22vjet-te-regjur si Berisha), ndaj theksi duhet te jete tek institucionet dhe tek mekanizmat qe garantojne dhe mbrojne demokracine; kjo eshte zgjidhur ka shekuj tashme se si duhet te funksonoje, s'kemi pse te rishpikim rroten ne.

Ketu duhet te jete gjithmone theksi, dhe jo tek apeli ndaj palacove per cdo rast, aman zgjidhni president te mire, aman beni zgjedhje te lira, aman statusin kandidat, aman kete e aman ate.

Rezervat tona qene qe, meqe po flasim, te flasim tamam, mos ta cojme nivelin ne metafora Rama-tuneliste, apo Berishe-Nanodiversioniste.

 

Eshte turp ne fakt qe po behet loja per president si Big Brother; takohen serish neser Rama me Berishen, na ndiqni live per te pare nese do bejne seks bashke apo nese do zihen.

Zequa p.sh. shtron nje pyetje me vend: Pse eshte konsensusi me i rendesishem se votat, dhe nese eshte, a s'i bejme dhe zgjedhjet parlamentare me konsensus?

Fatalizmi i PS-së është i pashpjegueshëm, fëmijëror. Arsyetimi dekorativ “se ne s’i kemi numrat, i ka PD-ja dhe LSI-ja, ndaj nuk propozojmë kandidat për president, por duhet të na pyesin, që të japin konsensusin për kandidatin si e drejtë e PD-së dhe LSI-së etj.”, është një mishmash kuptimor dhe qesharak.

Asnjë fjalë, asnjë kërkesë që të ketë garë, garë të vërtetë, garë kushtetuese, garë personalitetesh, garë me votim të lirë dhe të fshehtë, garë serioze! Pse? Për hir të konsensusit? Po a është konsensusi garë? Jo nuk është garë! Është ose jo aprovim pa garë! Gara është votim. Konsensusi s’ka nevojë për votim. Ahere pse Kushtetuta flet në mënyrë normative për një votim të lirë dhe të fshehtë? Ta flakim tej këtë votim të lirë dhe të fshehtë, për shkak të konsensusit? Pse të mos jenë kështu edhe zgjedhjet e përgjithshme politike vetëm konsensuale? Rroftë konsensusi! Vdekje demokracisë!

Kush e privon opozitën dhe PS të garojë me kandidatin përfaqësues? Ahere nëse nuk ka kandidatë të tillë PS pse mëton të ketë një të drejtë “deklarative” për të dhënë një miratim për kandidatët e të tjerëve?

Të tjerët paskan, madje me shumicë kandidatë të ngjashëm, kurse PS-ja është mungesa mjerane e kandidatëve. Ky diletantizëm është katastrofik në politikë! Diçka e pabesueshme!

I forte Zequa tek ky shkrim, me pelqeu. Si promovues i Nanos qe eshte kesaj rradhe nuk me ngroh (shija ime personale kjo). Por parimisht ketu ka fol drejt. A jemi ne demokraci apo jemi ne kohen e emrimeve te "Partise"/Partive?

Bukur, artikull qe me pelqeu. Ata, (politikanet) perpiqen si te gjejne nje lolo,  se nje njeri me integritet, do tu prishte shum pune atyre. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).