Aktivistët po vendosnin nëpër rrugë flamuj kombëtar. Aktivitete për 134 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa tentonin të “vishnin kuq e zi” qytetin e Prizrenit, ku sot po organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lajmi është përhapur në media nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nëpërmjet një deklarate për shtyp ka sqaruar se incidenti ndodhi rreth orës 8:30, teksa aktivistë të kësaj lëvizjeje, vendosnin flamurin kombëtar në shesh.  Sipas Vetëvendosjes, këto arrestime janë plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aktivistët e arrestuar janë: Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani dhe Shkodran Kabashi. Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, sipas të cilës, aktivistët që u arrestuan, po hiqnin flamujt e vendeve të tjera dhe shtetit të Kosovës, duke i zëvendësuar me flamuj kombëtar. Për nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 100  vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot janë planifikuar të zhvillohen aktivitete të ndryshme në Prizren. Manifestimi qendror do të mbahet në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, ku do të jenë të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.

33 Komente

e si do u lejoka flamuri kombetar ne prani te fazllicit!

HUMOR.... u vesh Prizreni me shqiponjen dykrenare te Gjergj Kastriotit ( paska spektakel ne Kosove ,ka shkuar Sala , Seldi dhe Sinani )..................................During the meeting in Prizren a kararname was signed by 47 beys in June 18, 1878. The document represents an initial position, mainly supported by landlords and individuals related to the Ottoman administration. In Article 1 of this document, these Albanian leaders restated their intention to preserve and maintain the territorial integrity of the Ottoman Empire in the Balkans by supporting the Turkish Sultan, Islamic Shariah law.....

humor ,,,kryqtaresh pa atdhe

Keshtu ndodh ne kolonine e OKB-BE-Serbise Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija .

Ah po ti e paske ngjit.Po ku i gjeni gjithe keto mend xhanemsmiley

Ca problemi ke?

hahasmiley

He moj Dora si eshte problemi? smiley

Ku te le ti te kesh probleme a i uruarsmiley Ti fashit problemet me xhentilesen si shamia e mendafshte ballinsmiley

Ashtu ashtu.  Xhentil i madh jam, apo jo tropi? smiley

I bine vetit me shqelm vete! S'ka pse me u ra UNmiku apo serbt

VV eshte ekuivalentja e Agimit te Arte ne Greqi. Agimi i Arte me dhune, me fjalime te forta, me manifestime force etj. kerkon te dominoje debatin publik ne Greqi, VV ben te njejten gje, njehere del te marre me force nen kontroll doganat, njehere ben me boje te kuqe nje rektor universiteti, njehere kerkon te prishe takime te kundershtareve politike dhe tani medemek ne emer te flamurit kombetar del e sfidon institucionet e shtetit. Ideologjikisht jane te ndryshme por menyrat e prezences ne publik i kane te njejta.

Ia ke futur kot! VV kurre nuk ka kerkuar largimin me dhune apo zhdukjen fizike te minoriteteve te Kosoves, ashtu sic e ka kerkuar agimi i arte per minoritetet ne Greqi.

Kur je idiot me brire si puna jote gomarlleqe do nxeresh nga goja si gjithmone....

Agimi i Arte eshte parti neonaziste, me simbole neonaziste dhe qe ardhuron Hitlerin..Agimi i Arte eshte i lidhur me rrjetet neonaziste neper bote dhe konsiderohet si nje nga partite fashiste me te organizuara ne Evrope. ...Ku qenka ngjashmeria me VV o kaqol?

Ky te duket simbole neonazist ty o krijese pa verteber?

 

+1

po te ishte vv ne greqi do konsiderohej ndonje parti e qendres tip pd-ps

Kjo policia e ka kap keq me ket V.V. pse si lejn cunat me nrit flamuj? Ti shof poplli e te degjoje car dun me thone. Ne nje ane anti-V.V-ja se kupton se po i jep V.V-se me shume publicitet dhe neser pastaj...

 

ja i her car bohet ne boten e modhe

 

Ca te themi tani,shume keq qe i paskan arrestuar.

Ky Peshku se pse po bohet fole kurvash raciste e anti-shqiptare nuk e mor vesh.

Une dje isha atje dhe e kam pa me syte e mi dhunen pa asnje arsye te policise kunder aktivisteve, vetem 40-50 metra nga shtepia e Lidhjes se Prizrenit. Me vone mund t'ju fus edhe foto qe t'i plasin syte ca monstra te ndyra ketu.

Lizander do ishte shume mire po te hidhje ndonje foto me ndonje pershkrim te vogel nga ngjarja.Faleminderit.

Dora fotot nuk e di pse nuk po i fus dot. Ne fakt s'kom arrit naihere ketu te PPU. Qorri (Blendi) kur te duhet per nai pune nuk pergjigjet.

Sa per ate qe ndodhi, loja e maces me miun kish fillu qe ne mengjes midis aktivisteve te VV dhe policise, po kulmi ishte mbasdite kur aktivistet filluan te heqin flamujt e huaj (jo-shqiptare) prane shtepise se Lidhjes se Prizrenit, zone qe paradite kish qene e blinduar nga policia meqe aty do ishin tre figura shume te nderuara dhe te dashura per shqiptaret (Berisha, Thaci dhe Ahmeti) ndaj kane nga 200 police secili kudo shkojne.

Ne fillim ishin disa police qe tentonin t'i ndalnin po nuk kish asnje incident, por me pas kur u shtuan forcat e policise dhe kryesisht kur erdhen civilet, filloi nje dhune e papare. Aktivistet e VV megjithese goditeshin dhe shkeleshin me kembe (ne plot kuptimin e fjales) vetem mbroheshin dhe KURRE nuk goditen kend. Pasi arrestuan disa aktiviste e qytetare te thjeshte qe nderhyne per te mbrojt bijte e tyre nga bishat e Thacit, policia u nis per ne zyrat e VV ku hodhi gaz-lotsjelles ne fytyre te aktivisteve.

Dore ti s'e merr dot me mend se car tmerri ishte aty. Te rinj nga 20 vjec qe gjate gjithe dites ishin bere copash per te dekoru qytetin dhe per te organizu aktivitete festive (nderkohe qe plehrat qe merrnin vemendjen mediatike nuk kishin organizu asnje aktivitet) qanin nga dhimbja e syte qe u digjnin. I kam la vete ftyrat me qumesht disave e me kputej shpirti.

Aty policia arrestoi kryetarin e VV per Prizrenin, Arber Rexhaj, Premton Ibërdemaj, Arta Tejeci dhe Diellza Kryeziu.

Gjate perpjekjeve per te kap aktivistet e VV nje polic grisi flamurin SHQIPTAR qe disa cuna nga Shqiperia e kishin ne dore. Me pas mesova se kish luftu ne UCK. A e kuptoni se si i eshte bere gjaku uj ketyre njerzve per ca perfitime e poste! E TMERRSHME!

Lizander, mi jep mua me email smiley

 

Fotot duhen bere upload diku, si psh tek www.tinypic.com

Pastaj ketu tek mesazhi, ke nje opsion per te linkuar foto, ose fundja ver linqet direkt.

Lizander faleminderit. Sinqerisht duke te lexuar jam perlotur se si paska rrjedhur ngjarja. Po s'te bezdisi e po pate kohe dergoj Ophit fotot ti publikoj ne PPU qe te merrej vesh dhe nga njerez qe s'kane qene aty. 

Ashtu eshte, eshte rritur nje fryme antishqiptare keto kohet e fundit. Sidomos disa po plasin nga ideja qe Shqiperia e Kosova mund te ribashkohen ne nje shtet se shpejti.

Po u bo ajo pune, gjojnat do bohen scary, nje headline me 2112 ka per te qene kjo. Jena ven I vogel, na myti emigracioni! Foreigners out smiley . Por seriozisht kena potencial, e bashkimi do vije dikur, si me kufi ne mes a pa te. Ne noshta skena per ta pa...kete me shume po ja lej Pjerit si predikim.
VV ka prure nje risi qe nuk praktikohet shume ne politiken e shoqerine shqip, per kete meritojne te degjohen, si minimum, jo te arrestohen e te rrifen.

Fotot e bera nga Lizandri:

 

...

Pisat!

Joooo, I-Joooooo.... paskan hequr flamujte e shteteve te tjera??? maskarenjte! si guxojne keta capacule te heqin flamurin e Be-se? Si guxojne keta??? smiley

Ironikja, ate qe smundi ta bente Millosevici arriten ta bejne vete shqiptaret! Neveri!!  smiley

Po shqiptaret kane tendenca pashallaresh, te cilet per te ruajtur pushtetin ne pashallekun e tyre, jane gati te zhdukin qytetaret e tyre qe kerkojne ribashkim me pjese te tjera te kombit, gje qe do te sillte zhdukjen e pushtetit te tyre medioker.

kosova eshte thjeshte nje koloni e pashpallur e usa !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).