U ngrita nga gjumi, thashë:
aq sa i do
askush nuk të do.
Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s'qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë -
punës së dhurimit të ndjenjave.
Bie mëngjesi
por ty s'të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.
Dikush u tregua i dobët
pluskon neveria përzier me mall,
qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tonë.
Më mirë të jepesh pas ideve
se të mallkosh
kur s'ke mall.

VLERA E ÇASTEVE

Atëherë kur unë jetoja çdo çast
me atë që kisha jetuar
dhe tani që rroj çdo çast
me atë që do të vijë…
çdo gjë nuk ishte në vendin e vet
por më lart, më dlirë, më lirë,
varionte jeta në qiej,
çaste të madhërimit
të shijës së talentit, të dashurisë,
atëherë dhe sot
më lidh me këtë botë
e tashmja që s'ka se si të më pëlqejë
gjersa veç e tashme është
dhe e atëhershmja
është thjesht ardhmëri…

MËNYRË IDILI

Njeriu në moshë me fytyrë çunaku
dhe me tru prapë në vendin e zemrës
nuk e njeh më mirë se unë këtë grua
të largët
lëkurësapune
madje të gjitha i njoh më mirë
të përhimta
rrinë të përhumbura dy orë pasi ka lindur
dielli
në prani të meshkujve i ndjellin hundët
me bezdi për fytyrat me push
të mesoburrave
gruaja rrinte kaluar përmbi një stol
ndaj atij rrezatimi të dëmshëm
për hapësirën.

17. VII. '91

SONET

Je aq e vogël sa një zot e di
Si të shoh edhe në ëndërr e dinë ata
Mes eterit me luspa yjesh, nëpër shatrivanë
Të vegjël si manaferra me zell më del
n'ëndërr
ledhatuar nga duart e mia si një lëndë
e çuditshme fetare
nuk shohin ëndërr sytë e mi
por gjëndra seksuale, pa pikë mëshire
të shoh në ëndërr, prapë aq aq e vogël
me sytë fotografikë. Ka diell si gjithmonë
dhe drita drogon turbullirën
që ta kthjellojë, shkurrja e qafës tënde
m'shkatrron anusin, ata t'i fermentosh
n'ëndërr
shoh veten duke pirë qumësht në gjoksin
tënd
hapen dritaret si atdheu i përgjysmuar.

17. VII. '91

TRËNDAFILAT QË S'JANË

Lumi ose hesht ose murmurin përherë
e farfurijnë përbrenda
peshqit me duar e këmbë të prera kështu
kjo do të thotë
opinion ose do të thotë kur të heshtë
ta dijë mirë
që nuk po murmurin kurse n'vetëdije
të peshqëve është e qartë
ujërat ua shndrrojnë dhimbjen në diçka
memece për dhimbjen
e prerjes së gjymtyrëve o Zot më shumë
dhemb kurmi prapë i përsosur.

ZHDUKJA E KËNAQËSISË

Kisha një orë që jetoja larg rrobave të mia
Kur nga ato filloi të rridhte gjak. Një grishje
Të tillë për ta ndjerë veten të përbuzur
Nuk mund ta përballosh -
Këtë mundësi të përzierjes së gjakut me vajin e rrëshqitshëm.
Në kockat e mia pranvera e ndjente veten bosh
Gjerkur kaq shpejt ranë gjethet
U mbaruan rrobat e zhveshura kurse mishin
Ia dhashë hua vrasjes nga një këngë
Me sipërfaqe të paprekshme. Tani i dukshëm
Është vetëm gjaku im teksa ndjej një përbuzje
Të papërballueshme për mbarimin e këngës.

DORA MORALE

- Ia kam falur Rudit me E -

Dora ndjeu një të mirë
Me lëkurën e saj rënduar nga gishtat
Prej krahut gjer në çastin
Që kisha kohë pa fjetur gjumë.
Dorës iu mblodh rreth vetes
Rëndesa e lëvizjes përballë figurave të mbuluara
Plot me dritë prania e dritës
Bënte të qartë nga skajet në vazhdim vazhdimin.
O, unë do pi ujë
Duke mbajtur freskinë me vete
Pastaj trupin mbështetjen në lëkurë
Të mirën e zemrës që prodhon brenga
Për ta mbajtur larg trupin nga zhdukja e dëshirave fillestare
Për të shmangur një dëmtim të pjesshëm të vetmisë
Dhe i kushtohemi përhapjes nëpër trup të kufijve të kohës.
Ajër i mirë për largësitë e ndryshme të pjesëve të trupit nga
Vetmia
Dritare e lehtë ku shfaqet dashuria pa zhurmë
Lëkura s'ka asnjë kokrrizë pluhuri
E mira e lirshmërisë ku ka kuptim fjala ha
Vetëm kur ha dhëmbët e tu të ëmbël.
Çasti po sfilitet nga ngjashmëria ime me ujin.
Ekziston një sforcim i tillë i rrjedhës së shpjegimit
Dua gjilpëra që më shpon gishtin të jetë e kuqe
Si djersë fëmije nën një çadër të kaltër
Sa më shumë kohë kalon ngjarja ndjen më shumë kënaqësi
Ngaqë sa vjen e bëhet më e vogël lumturia.

NGRËNIA E VEZËVE

Zbulova që mund të ha vezë.
Si tru plepash zvarritem në mure duke më prekur
Mua me gjuhë pllaja e fluturave përreth dritës.
Zvarriten në këtë pllajë nën zhuritjen e diellit
Njerëzit dhe djersa e tyre. Natën. Rrathë merkuri meqë
E ndriçojnë ferrin do të thotë se ka ferr. Zemra
Vendoset në atë pozicion që duke e parë horizontalisht
Poshtë thoit ta shquash zemrën si naftë sa mjekra.
Nga veza rrjedh yndyrë e barabartë me majmërinë
E fluturave të natës deti trashet prej tyre.
Sa u ça veza dhoma u zbukurua dhe jashtë
Saj duhet ngrënë. Por dhoma nuk hahet
Një arë me luledielli ka brenda saj
Dhe rrathë merkuri që ulen ngrihen përgjatë zhurmës
Së faktit brenda. Për së dyti shohim re të pambuluara
Nga qartësia më e madhe e gjysmës se e së tërës. Zbulova që Dhoma
Nuk hahet por po rritet ritmikisht në pika të ndryshme
Të vezës. Natën. Nata vrimë nafte në oxhakun e dheut.
Në formë gjysmëveze çdo gisht i njeriut
Rrethuar nga dritarja dhëmbore e mjekrës. Veza
Si shigjetë e ngul trurin tim aty ku zverdhet.
Nën këtë qiell të mekanizuar nga shpirtrat
Veç nga rrënqethja e qenieve të ngjashme me mua
Kujt ngjarjeje të ardhme i shkoi ndërmend
Që mund të ha vezë të afrohem edhe më me botën?
Lotët më bien nga sytë si pako me balerina.
Xixëllonjat rrëzojnë trarët e shtëpisë
Duke krijuar përshtypjen se ra zjarr në vezë
Si në shtëpi. Natën. Rrathë merkuri
Ndriçojnë shitjen e shpirtit për pesë aspra engjëjve.

HORIZONTALISHT

Duke hequr brekët pashë
Në bredhat e kaltër shtresa të gjera
Gjëmimesh. Gomerët hidheshin si susta
Sepse nuk mund të shohësh
Gomerë që hidhen si susta e t'mos të shkojë
Ndër mend që revolen mund ta kishe
Shpikur kur të doje
Nga e para. Gjëmime të ftohta
Si hekura që i prek me vonesë
Kundërpërgjigje ndaj reve
Ku pak më parë s'kishte pluhur.

VAJZA ME GJYSËM FYTYRE

Në kohën kur sytë e mi
Nuk e kishin parë ende
Mendoj se ajo rron edhe tani.
Vajzë vetëm me një gjysmë fytyrë
Me gjysmë tjetër ngjyrë vjollcë
Me dhëmbët e mbulluar nga njëri sup tek tjetri.
Vajzë më e vogël ishte një tjetër
Që hante dhé
Për të zëvendësuar shtatëzaninë e zogjve.
Oxhaku nxirrte tym të palëvizshëm
Si një xham që s'kanë ku t'i ikin
Pamjet që duken përtej tij.
Muzgu mbush si një vreshtë pjesën e hijes
Aq sa më humbi dera
Me të cilën bëja fëmijë
Nën këta zogj të rrallë.
Ç'të kapi syri tani ka qenë dhe
Të fundit ngelën kafshët
Gropa të mbushura me fildish
Reflektuar në lehjen e qenve me mish
Të pangrënshëm në muzg.
Pashë dorën - s'mund të ndahesha nga ajo
Kaq e panatyrshme pranë përhumbjes
Së veshkave ndëshkuar nga retë.
Aty ku duhej të vazhdonte fytyra
Dukej dheu sesi s'perëndonte dielli
Këmbët e saj ishin më të gjata se çatitë
Dhe kureshtja ime. Nën këta zogj të rrallë
Koka e mërzitur është parajsë
Kur dashuron vajzë me këmbë më të gjata se dheu
Me ecje të palëvizshme
Që ruhet duke u përlotur nga moti i ngrohtë.
Pranë vajzës tjetër që ha dhé
Me sy të përgjakur nga perëndimi
Çapitej si skifter shtatzënë
S'i mjaftonte dashuria për t'u shkrirë
Me rrjedhën ngjyrë vjollcë të planeteve.

NGADALËSIM

Kisha humbur dhe s'më gjente dot
Asnjeri. Kurse vetë çuditesha si qenkam njësoj
Siç isha pas njëzet vjetësh.
E nisa për në varreza si çdo mëngjes
Shpjegonte mësimin ime ëmë, veç mëngjes si ky
S'më kishin zënë sytë, i plasaritur
Si puthjet e babait të tij. Dritëshkurtri
Dritëshkurtër mbetet, humb, ta dija kaq idiot
S'ia kisha bërë kokën fare.
Peisazhi i ri ku u arratisa ishte një mur
Ndërmarrjeje, një arë e lindur për t'u mbjellë
Me misër dhe shtëpia e një shoku
Të krupierit të vendbanimit. Flisja me vete
Shpesh se nuk isha vërtet idiot, por bota
Atë punë ka të shpifë, ndonjëherë të bëjë
Sikur s'më gjen. Po unë s'e kam për herë të parë
Që humb moj nënë pra që më duket
Se unë me përparësen e bardhë jam gogoli
I vendlindjes tënde ndërsa rreptësia e kodrave
Më duket mjaltë e helikopter. Eja të kërkojmë
Së bashku se këtu rrotull duhet t'kem humbur
Ti e di reumatizmën që m'ëmbëlson gjunjët
Ke ngrohur shumë tjegulla për t'poshtëruar dhimbjet.
O Zot, pse na nxore në këtë botë për të vuajtur
Kam humbur pikërisht kur përvëlohesha nga dashuria
Për vajzën të gjatë një metër të doktorit
Me të cilin bën dashuri krupieri. Dashuroj
Si i çmendur edhe atë rosën me këpucë të vjetra.
Për mua thonë se jam i ngathët po ç'të bëj
Kur shkrimtarët më duken si shokët dhe unë
Shokë shoh përditë dhe dot s'i takoj sytë
Me edukatoren kur personaliteti im ka dëgjuar
Se ajo ha-ra-go-pet me jetimin
Me floksë si qime miu që bnon përbri nesh.
Më kërkonin edhe andej nga thoshin se rrinin
Si në pulari melekët, edhe aty ku kishin
Korrur grurë me djersë tëb verdhë, brenda në kanalin e varfër
Kurse unë jam kaq afër të juglindje të filozofisë
Aty ku do t'ishte vendi më i mirë
Për të nderë rrobat, po të kishit pak tru.
Ishte i bukur shumë si dash me qershi
Po thonë këto gratë që s'e dinë as vetë
Pse jam i shëmtuar. S'patëm faj thonë
Atë e tërhiqnin më shumë derrat se recitimet,
Mjafton, eja më gjeni shpejt, dua të ha
Dhe babai s'bën mirë që më kërkon më me zell
Se krupieri, do ju ndihmojë drejtpërdrejt
Me gjithë ndikimin tim po ta kaloj natën këtu
Do më shqyejnë bretkosat dhe misrat
Reumatizma do fluturojë së bashku me shpirtin
E do t'ju torturojë
Duke zënë vend në fotografitë e mia.

14 Komente

rudi është xhaketa e kostumit që kemi hëm për dasmë hëm për varrim.

rudi eshte dyqani i hap qe na ben me turp vetem kur e kuptojme.

sikur nuk sounds si kompliment ky, Fiqo smiley

rudi eshte dyqani ku gjen xhaketa per dasem dhe per mort.

Na i sqaron dot njeri kete strofen : 
 

Lotët më bien nga sytë si pako me balerina.
Xixëllonjat rrëzojnë trarët e shtëpisë
Duke krijuar përshtypjen se ra zjarr në vezë
Si në shtëpi. Natën. Rrathë merkuri
Ndriçojnë shitjen e shpirtit për pesë aspra engjëjve.rgje

 

 

Nuk e di cfare drogerash halucinogjene mund ti pjellin keto vargje, i dashur poet. 

 

Nuk i sqarojme se ju duam te miren smiley

shkurrja e qafës tënde

m'shkatrron anusin

Gdhiu.

Dis is vird..hmm..

rudi është fëmija që vë rrëmbyesi përpara mos ta gjuajnë me plumba dhe rrëmbyesi.

"rudi" eshte si katrori i fundit i letres se banjos.

por rudi nuk eshte me i forte se lek plepi, keshtu qe lereni kete muhabet.

rrofsh shvejku per postimin. shume interesant te kujtosh perhere keto poezi te 1991... edhe un i lexoja si i thone petlla te nxehta, sa dilshin nga furra...

te vjen keq ne njefare menyre qe gjithe poezia shqipe pak a shume edhe pas 20 vjetesh po ne keto ujera endet te gjeje veten. por edhe s'ka asgje ne fakt per te ardhur keq.

ate poezine me ka falur mua pas nje bisede nja 6 ore me fernet ku une ngulja kembe se njeriu poezise i gjen fundin kur bie rehat me veten e beson te ajo ndjesia qe te fal besimi ne Zot, dmth plur religjionin ketu....

o rudo, t'pakten ti nuk flet sikur je peshqir qe e kon shtrydh per tharje dhe harrun me e shpalos mrapc. te rriturit. sikur vetem per kaq, e merito konsideraten.

per te tjerat masnej, folena kur te vish knejta, me sam adams dhe kallamari, qe t'mos vritena nga mrena.

Pse disa poezi jane me data e disa jo? te gjitha te nje periudhe jane, apo te ndryshme?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).