Te dashur miq,

Ne kete vit jubile' perpiqem te gjej refleksione  mbi jeten tone te perbashket gjate ketij qindvjecari ne diskursin publik shqiptar. 

Shume pak kam gjetur, fatkeqesisht.

Ndaj dhe pyes, ne forme tentative per te cytur diskutim:

A mund te bejme nje liste te sukseseve dhe mos-sukseseve te Atdheut tone gjate shekullit te pare te egzistences se tij te pavarur?

Flm

50 Komente

10 per cdo krah jane i cik si shume, po une keto mendova:

 

Suksese:

1. U krijua shtet, ne konceptin modern perendimor te kufijve, ne unifikimin e identitetit (gege + toske) nen nje flamur e bashkesi sociale, ne ndertimin e institucioneve (ato qe jane).

2. Unifikimi i gjuhes ne nje standard te shkruar. 

3. Me atdhe une quaj edhe Kosoven, keshtu qe shpallja e pavaresise se Kosoves eshte nje sukses. Shqiptaret arriten te krijojne dy shtete pavaresisht se nje komb.

 

Deshtime

1. Diktatura komuniste ne konceptin e lirive te individit dhe prodhimit te cdo gjeje me forcat tona.

2. Emigrimi masiv i shqiptareve (ikja e trurit) ne etapa te ndryshme te deshtimit te shtetformimit.

3. Monarkia, marrja e pushtetit me force nga nje klan per te dominuar.

4. In-eficenca ne post diktature per te forcuar shtetin. Polarizimi i shoqerise per shkak te poliitkes partiake dhe ndasive.

5. Mos-arritja te berjes se shqiptarizmes nje kauze ne kontekstin ballkanik, rritjen e ndergjegjesimit te identitetit te shqiptareve. Nje gje gje serbet dhe greket e kane bere gjate gjithe historise se tyre.

 

 

 

Suksese:

Ne Shqiperi u hapen shkolla plot ku MUND te mesohet gjuha Shqipe, falas!

 

Deshtime:

Ka disa analfabete qe nuk e kane mesuar akoma gjuhen Shqipe. Shembujt qe me vrasin syte:

"jubile'";

"te gjej refleksione";

"diskursin";

+ stili analfabetik i ndertimit te fjalive.

Sukseset: Shpallja e pavarsise e te gjitha trojeve shqiptare pa dallim,nje lloj bashkimi i burrave si Ismail Qemali,Isa Boletini,Hasan Prishtina,Luigj Gurakuqi etj qe simbolizonte bashkimin e pare te shqiptarve.2. Lufta e Vlores e 1920.3.Krijimi i xhandarmerise shqiptare gjate periudhes se Zogut,shenja e pare dhe funksionuese e shtetit te pare shqiptar.4.Lufta antifashiste nacional çlirimtare.5.Zhdukja e analfabetizmit dhe emancipimi i gruas pas luftes se dyte botrore.6.Ndryshimi i sistemit pa gjakderdhje.7.Fitorja 2-1 e Kombetare se futbollit kunder Greqise.8.Pavarsia e Kosoves.9.Hyrja e SHqiperise ne Nato.10.Hedhja poshte e marrveshjes se detit me Greqine.

Deshtime:1. Deshtimi i qeverise se Ismail Qemalit.2Haxhi Qamili.3.Largimi i Nolit nga SHqiperia,dhe menanjimi i shume figurave atdhetare nga politika shqiptare.4.Ardhja dhe Ikja e mbretit Zog.5.Prishja e mardhenieve dhe izolimi nga bota.6.Lufta e klasave.7.Vjedhja e votes se lire.8.1997. 9.1998. 10.21 janari.

Vjedhja e votes eshte konstante e ketyre 20 vjeteve. Edhe ne 22 mars 1992 PDja vodhi votat.

Sukses:
1 dhe vetem 1, me madheshtori:
Rrafem Greqine taze mbas evropianit.

Deshtim:
Nuk bom dot i Akademi Shkencore te hajrit.

Sukses:

Egzistojme.

Deshtim:

Gjithcka tjeter? smiley

1---Pavaresia e Shqiperise e konceptuar ne trojet ETNIKE, duke mos njohur vendimet arbritrare te konferencave te te huajve qe nuk morren fare parasysh popullsine shqiptare, te drejtat dhe aspiratat e nje kombi.

2----Standartizimi i gjuhes shqipe qe erdhi vone por ne kohe per te shpetuar njehere e pergjithmone trojet jashte Shqiperise nga humbja e plote e identitetit.

3---- Rrezimi i paqshem i diktatures dhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

4---- Pavaresia e Kosoves

5---- Lufta e Maqedonise

6---- Hyrja ne NATO.

7--- Arsimimi

8--- Lufta e 1920.

9-- Lufta e LANC-it qe beri te mundur vazhdimesine e shtetit te vetem shqiptar kunder te gjitha gjasave.

10--- Rehabilitimi i te gjitha figurave historike me gjykim shkencor dhe objektiv ( po u arrit).

Deshtime

1--- Mosimponimi i vullnetit tone kombetar dhe historise tone te lashte dhe te lavdishme ne ndergjegjen europiane dhe nderkombetare.

2--- Ardhja e Sali Berishes ne pushtet dhe ajo cka ai ka perfaqesuar keto 20 vjet qe jan 1/5 e moshes te shtetit shqiptar. Humbje dinjiteti, percarje, shkaterrim total te vlerave, tjetersim dhe mohim te prones, shkaterrim i trashegimnise kulturore dhe arkeologjike, degjenerim total dhe i gjithanshem i vendit, rritja e anafalbetizmit si shembull.

3---- 1997.

4---- Pushtimi italian pa u bere rezistence nga monarkia.

5---- Nuk beme luften tone gjat luftes te Kosoves (prandaj sot kosova eshte protektorat dhe koloni ku nuk lejohen flamujt kombetar para atyre nderkombetar).

6--- Moszhdukja nga rrenjet e mbeturinave kulturore orientale.

7--- Mosndeshkimi ne plan individual te te gjith atyre qe kan kryer krime ne mase kunder popullsive shqiptare, duke filluar qe nga debimi i popullsise came deri tek lufta ne kosove dhe ajo ne maqedoni, e duke mbaruar tek vrasjet e panumerta te ndodhura ne kufi me Greqine ne fillimvitet 90-te dhe mbytjes te anijes me shqiptare ne 1997.

8--- Mohimi i figurave historike per nevoja politike dhe individuale te njerezve ne pushtet, dhe mos veshtrimi objektiv dhe shkencor mbi historine.

9--- Ceshtja e prones mbas 1990.

10--- Manipulimi i vullnetit te popullit ne zgjedhje.

1. Une mendoj qe nje nga deshtimet me te medha te jetes sone te perbashket eshte mosarritja e te krijuarit te nje institucioni te dashur njesoj nga te gjithe  dhe pertej kritikave te njerezve - qofte ky institucion Ushtria Shqiptare, qofte ky institucion Hekurudha Shqiptare! smiley

2. Gjithashtu, lenia menjane e fshatit shqiptar si ekonomikisht ashtu edhe kulturalisht dhe sidomos fizikisht, sic deshmohet nga artikulli per Gracenin,  eshte, per mua, nje nga mekatet tona me te medha.

Sukseset?

1. U stabilizuam perfundimisht ne aurealin kulturor europian.

2. Ruajtem harmonine fetare te trasheguar nga nje "force majeure"-Perandoria Osmane me hir apo pahir.

3. Shmangem levizjet autonomiste te minoriteteve, megjithese minoritetet tona ishin minoritetet e vendit me te varfer ne Europe, dhe do kishin cdo arsye per te mos na dashur.

4. Ruajtem integritetin territorial.

5. Ndikuam me aq sa patem mundesi ne clirimin e Kosoves.

 

p.s.

Faleminderit shume per komentet tuaja miq te dashur.

Shpresoj qe edhe te tjere njerez te shkruajne ketu. smiley

 

Pse 10te? Dhjet-a si folje sikur e 10 muhabetin. Mos e ka me te futme Mroklla? Ku do te dale me kete pyetje? Cfare ka pasur ne mendje? Eshte dora jone apo e atyre?

Nuk i pergjigjem pyetjeve smiley pa marre pergjigjet e mesiperme duke treguar keshtu nje nga arritjet me te rendesishme te ketyre qin vjeteve; perkushtimin ekstrem tonin per gerc-verce dhe per t'ja nxire jeten njeri tjetrit.

Suksese:

Hoqem shallvaret e qeleshet anadollake.

U neutralizua per shume kohe myslimanizmi i theksuar dhe u krijuan premisat per te qene ateiste nga ku sot e kemi me te lehte te ri-kthehemi ne fene e te pareve tane me ne krye Gjergj Kastriot Atleta Kristi.

U zhduken mocalishtet e myzeqese dhe u zhduk anafalbetizmi per mese 50 vjet.

U rrit popullsia nga afro 1 milion ne 4.5 milion qe eshte sot (po te llogarisim vetem Shqiptaret e Shqiperise ane e mbane botes.

U ruajt dhe u zhvillua kultura, gjuha dhe identiteti Shqiptar si asnjehere tjeter me pare.

U njohem perfundimisht si Komb, Shtet e Kulture e rraces Shqiptare duke u rreshtuar e bashkejetuar pa frike e nenshtrim midis te barabarteve e ish-tutoreve.

Ke qef kur rri ne kafe e vrojton femrat tona guximtare tek hedhin hapat si modele kurvaleshi. Me tanga e pa tanga sheshit mjafton qe nuk veshin mo shallvare e ecin gjoja gjith turp 3 metra prapa mashkullit.

 

Deshtimet:

Nuk jemi ri-bashkuar si komb e kulture ne nje shoqeri te vetme dhe nuk jemi intergruar ekonomikisht, politikisht dhe identikisht brenda civilitetit Evropian.

Kemi pesuar e jetuar me diktaturen me te eger te Evropes.

Kemi humbur shume e shume kohe e breza ku mund te kishim arritur shume me teper se sa kemi arritur gjer me sot.

Nuk jemi kualifikuar me futbollin asnjehere ne nje Evropian apo Boteror.

Nuk na u ndane Humbesit e Tradhetaret e kombit Shqiptar.

.............

 

 

Kevo,

Pyetje ne menyre shoqnore;

1) Skenderbeu na e solli Kristianizmin neve shqiptareve?  (Ai me duket as 'Lirine nuk e solli - po e gjeti ktu! ( ne Kruje)

2) A nuk u neutralizuan te gjitha fete nen rregjimin komunist? (faktet thone qe kristianet/katoliket shqiptare e pesuan me shume sesa muslimanet)

Flm smiley

Nuk kam shkruar se Skenderbeu e solli kristianizmin. Lexo me mire.

Shqiperia ka qene ne trysnine e shumices Myslimane. Kauri ka qene i diskriminuar dhe neutralizimi i fese konsiderohet si neutralizim i trysnise myslimane. Vertete kristiani u demtua por ateizmi ishte me teper per largim nga myslimanizmi qe dominonte shoqerine. Po te vereshe emrat e robve te lindur pas '60-tave jane kryesisht emra kristiane qe u futen nen petkun e ateizmit.

ok? smiley

Po mire, une po e quaj sukses kthimin apo praktikimin e fese sot; ne fakt nuk po e quaj ashtu - po them qe edhe sot Shqiperia eshte 'nen trysnine muslimane'

So far so good smiley

Flm gjithsesi

Ok lere.

sec kam nje 'dakordesi' me keto arsyetimet e tua

Deshtim kryesor besoj eshte mos penetrimi i rakise tone ne tregun e qejfllikut  universitar amerikon... te tjerat me vone..

Arritje-Pavaresia e Shqiperise ,Kosoves

Deshtim-Ceshtja kombetare ngeli e pazgjidhur perfundimisht.Lenia jashte trungut etnik te trevave shqiptare duke e bere Shqiperine te vetmin vend ne Evrope, qe kufizohet me ish-territoret e veta.

Deshtim - Orientimi marksist i Shqiperise dhe instalimi i sitemit komunist ne Shqiperi pas LIIB.

Arritje -Shembja e regjimit komunist 

Deshtim-Vendosja e Sali Berishes ne krye te PD   

           -mosrikthimi i pronave ishpronareve

           -mos denimi i fajtoreve per krimet e komunizmit

           -lufta e deshtuar kunder korrupsionit ........

            

Ndarja nga kampi socialist 1960 -e jastezakonshme

Mosshfrytezimi i ketij oportuniteti gafa me e madhe.

Tragjedia me e madhe:Vendosja e komunizmit gur-kusaras ne Shqiperi.Mendoj se ne menyre absolute eshte eventi me negativ per Shqiperine

Suksese (jo sipas rendesise):

1. Krijimi dhe konsolidimi i nje identiteti kombetar

2. Krijimi, mbijetesa dhe konsolidimi in itinere i nje Shteti Shqiptar

3. Krijimi dhe perhapja kapilare e Institucioneve Shqiptare te Arsimit

4. Unifikimi i Gjuhes Shqipe

5. Emancipimi shoqeror (me pikenisje Perandorine mesjetare Osmane dhe pikemberritje integrimin ne B.E. ne shekullin XXI)

6. Rritja e numrit te popullesise

7. Zhvillimi ekonomik dhe shoqeror

8. Veteqeverisja e trojeve te banuara nga shqiptaret

9. Demokracia dhe Ekonomia e Tregut

Deshtime:

1. Ndarja e trojeve te banuara nga shqiptaret ne shume shtete

2. Ritmet e uleta te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror

3. Zgjedhjet e gabuara politike, si Monarkia dhe Diktatura e Proletariatit

4. Keqqeverisja e epokes post-diktatoriale

5. Degradimi kulturor dhe shoqeror

6. Mungesa e vizionit per te ardhmen

Unë një arritje dhe një dështim po them:

1. Nuk u bëmë turq.

1. Nuk u bëmë njerëz.

SHKODER – Plumbat i kanë marrë jetën sot një vajze të re 17-vjeçare dhe gjyshit të saj. Motivi i ngjarjes së rëndë, që ndodhi në lagjen Kasnet të fshatit Kir të Dukagjinit, mendohet të jetë gjakmarrja. Policia bëri të ditur se Marie Çuku vdiq menjëherë ndërsa Kol Çuku, 70 vjeç, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. 

Ngjarja ndodhi kur dy viktimat ndodheshin në arë dhe po punonin.

Dyshimi për gjakmarrje bazohet në faktin se Çuku, i biri i Kolës, në vitin 2008 ka vrarë me armë zjarri Ndoc Prronin në oborrin e shtëpisë së tij. Për këtë ai është arrestuar nga policia dhe po vuan duan dënimin.

Mësohet gjithashtu se forcat e rendit kanë arritur të identifikojnë autorët e vrasjes së dyfishtë por nuk i kanë bërë publik emrat e tyre. Ndërkohë, kanë nisur përpjekjet për kapjen dhe arrestimin e tyre. 

smiley

Hapu dhé.

  1. shpallja e pavaresise se trojeve shqiptare ne 28 nendor
  2. levrimi dhe njesimi i shqipe
  3. formimi dhe forcimi i institucioneve dhe ndjenjes kombetare

1.paaftesia per te realizuar 28 nendorin

2.mosdeshira per tu rritur

3.lufta ndaj njeri-tjetrit dhe sevilizmi ndaj te huajve

.

Suksese (jo detyrimisht te shtetit si organ institucional, por dhe fenomene pozitive te vete shoqerise):

1-Aftesia mbreselenese per mbijetese e shoqerise, gjate shekujve.

2-Kultivimi dhe forcimi i harmonise fetare-etnike.

3-Forcimi institucional nen dikture (shih ndertimin jo vetem fizik te veprave te medha por dhe ndertimin e institucioneve shkencore-arsimore)

4-Forca imponuese e shtetit, qe sjell qetesi, por dhe nenshtrim (shih mungesen e levizjeve intelektuale me karakter revulucionar, e te mbeshtetur fuqimisht nga masat, ne sensin e  ndryshimeve politiko-shoqerore)

 Deshtime:

1- Mosvleresimi i figurave historike, jo vetem ne te gjalle por dhe ne te vdekur.

2-Imponimi i harreses kolektive...

3-Pafuqia/mungesa e vullnetit per te ndertuar institucione te forta, per qytetarin.

4-Agresivitet, verbal e jo vetem, i shoqeruar me sjellje estreme emocionale cka e ben akoma dhe sot nje shoqeri me problematika nga me ordineret.

5-Individualizmi maksimal, mungesa e kultures se punuart ne ekip. Mungesa e kultures se punes per te arritur suksese ne plan afatgjat.

6-Aftesia (aspekti negativ) per tu pershtatur ne cdo rrethane, lehtesisht.

7- Etj, etj

 

Ju lutem te perqendrohemi tek gjerat qe kane ndodhur pas 28 nentorit 1912.

Jo vetem si shtet, po si shoqni.

Mos suksesi i shtetit per te ngushtuar pabarazite ne zhvillimin ekonomik te jugut dhe veriut (te thelle) te Shqiperise.

Mos-berja e arsimit e drejte universale e gjithe qytetareve, ose te pakten shumices! 

Mungesa e theksuar e kujdesit mjeksor adekuat (krahasimisht te perafert me fqinjet)

 

Ju lutem, te merrni parasysh si pikenisje  propozimin qe shume gjera mund te kishin ndodhur edhe duke mos qene te pavarur.

 

p.s.

Eshte shume domethenese, qe nga njezeteeca komente, perfshi dhe tre te miat, asnje nuk e ka permendur heqjen e fese si nje nga  nje deshtimet me madhore (ose sukseset) te shtetit shqiptar. smiley

Jam shume i kenaqur me c'po mesoj sot nga kjo teme!

Flm dhe nje here per komentet!

e hape shume thesin ......ti 10 kerkove,jo 100.smiley

A jo i/e dashur! smiley

E kam vene ne krye!

Doja te cysja diskutim dhe refleksion mbi jeten tone te perbashket ne Shqiperi. 

Koncepte te pakuantifikueshme.

 

p.s.

nuk mund t'mos shtoj ke sukseset e shoqnise sone te pavarur dhe 100 vjecare, t'bomin e gjuhsise sport popullor ku mund t'participoje cdo zgjebo qe deri dje, pa shku jashte shtetit, ka pa nonen e vet duke dhi ke kacollja n'fun' t'oborrit! smiley

Sa me shume shoh se c'mund te ishim bere ne, aq me shume me vjen inat kur shoh ku jemi. E kam te veshtire te mos shoh anet negative. dhe eshte plasje te shohesh popullin tend qe te shkelet me kembe nga nje person qe tashme ka emer, per 20 vjet rresht. E ka zhveshur ate komb fare nga dinjiteti. Eshte pika me e ulet e grafikut te historise sone, te njerezillekut apo dinjitetit tone. Dhe sot ka nje emer per te gjithe kete: Salias Berishovic.

Figura me e rendesishme e politikes ne ate vend, vdiq me Ramiz Aline. Kombetarisht, zemra jone pushoi  se rrahuri me ndenjen nen hije dhe heshtje te personave si Abdi Baleta.

ndersa sot, rreth e rrotull sheh vetem maskarallek.

Shqiperia ka qene at its very best vetem gjate diktatures. Shteti me i pavarur ne bote! good times.

Du t'shtoj dhe nji ke deshtimet fantastike tonat si shoqni:

Menyra e pabesushme si i kena trajtu, si shoqni, lene mo si shtet, t'burgosmit politike dhe t'internumit e kohes s'komunizmit! 

Si? Pse?...nuk mendoj se eshte deshtim i shoqerise dhe as i shtetit..shteti e pushteti ne shumicen e kohes keto 22 vjet ne emer te tyre eshte mbajtur,nuk kam pare ndonjeher qe dikush te kete dale kunder tyre!! p.s. Fene nuk e shoh si deshtim..veprim i gabuar mbase..por jo deshtim,nuk eshte se lejimi i fese ka ndikuar ne jeten e njerzve sot..as per mire e as per keq..po ajo ka mbetur shoqeria,ose ka diçka qe nuk shkon te shqiptaret ose tek Feja..kane kaluar 22 vjet e jo 1 e 2!!

Si?

E di ti qe ka akoma njerez qe i ka internu komunizmi, dhe qe akoma, per nje arsye burokratike ose per nje tjeter, nuk jane kthyer akoma ne gjendjen origjinale?

Ti mendon se ne si shoqni i kemi la' duret nga kta?

Gjynof prej zotit them una! smiley

nejse, ky nuk o' venni per kyt muhabet! 

Sukseset e shqiptareve jane te shumta per vetem 100 vjet pavaresi.

te mos harrojme se po krahasojme veten me shtete qe kane 200-300 vjet pavaresi apo ndertim shteti.

Edhe ato shtete ne 100 vjecarin e tyre kane qene ndoshta me keq se ne.Shko pyet francezet kur i futnin ne gijotine jo vetem aristokratet por dhe kokat e shkences si Lavuazje,vetem se nuk ishin fort te bindur pro jakobineve.Shikoni historine e ketyre shteteve qe sot na mburren me te madhe,por qe kane shume njolla si prerje kokash me dhe pa karar,skllaverine, vjedhje dhe pushtime,djegje te njerezve vetem se kishin ngjyren e lekures pak me te erret,luftera boterore apo dhe genocide dhe Holokauste.Keto nuk i kemi bere ne dhe duhet te ndihemi krenare.

Shume suksese jane renditur ketu lart dhe jam dakort me shumicen e tyre.

Sa per deshtimet te gjitha shtetet ne 100 vjecarin e tyre te pare kane kaluar edhe mbreteri edhe diktatura te majta apo te djathta edhe mbreter te importuar apo levizje obskurantiste.

Ajo qe me jep shume optimizem eshte se jemi ne rrugen e duhur dhe brezi i ri eshte brez nacionalist,jo si ai i vjeter qe e shihte Kosoven dhe kosovaret si jugosllave.
Ky brez i ri eshte rritur me TOP Channel apo tv Klan dhe nuk e ka njohur fare Jugosllavine,keshtu qe i duket habi qe nje komb te jete ndare ne 2-3 shtete.keta se kane per gje te djegin flamurin grek apo serb,qe per brezin mbi 50 vjet ka qene dhe eshte herezi.

Shkurt keta 100 vjet kane qene shume pozitive.Kot nuk nervozohen fqinjet sa here punet shkojne mire ketej dhe kohet e fundit po nervozohen goxha.

keshtu qe i duket habi qe nje komb te jete ndare ne 2-3 shtete.

 

Ah, sa bukur e the!! 

Avash-avash po futemi n'teme!

Mo mire se cdokush tjeter e ke permbledh vektorin tone si bashksi! 

T'puth fort mu n'balle! smiley
 

Une do thoja qe cfetarizimi pothuajse i tere i shoqerise dhe asaj pjese te popullit brenda kufijve te shtetit perendimor (per aq sa shteti mund te quhet i pergjegjshem per kete, se shqiptaret me aq sa dime kane qene gjithmone indiferent ndaj fese), qe nisi me monarkine dhe kulmoi me ndalimin e praktikimit te fese dhe mbylljen e instituteve publike fetare me 1967-ten, gjate monizmit.

Deshtim me te madh, do quaja rrezimin e shtetit shqiptar me dyfishin e popullsise dhe territoreve te shtetit londinez, te shpallur me 14 shtator 1943 mbas kapitullimin italian.  Shkaktaret kryesore te ketij rrezimi dhe si pasoje ripushtimit te territoreve lindore e veriore nga Jugosllavia, jane padyshim komunistet shqipfoles qe ishin ne sherbim te plote te sllaveve dhe iteresave te tyre gjeopolitike.

Per sukseset s'di ca t'them mrroklle, po per deshtimet mjafton te dalesh ne rruge te shikosh cfare ta shpif, dhe pas tridhjete minutash duke kerkuar lidhjet shkak-pasoje do kesh bere ne mend nje liste aq te gjate saqe po tentove ta shkruash do e perfundosh me se shpejti per 200 vjetorin e pavaresise

Tjetri pyeti sukseset dhe deshtimet ne 100 vjet dhe jo ne 30min.

Edhe sot pati 3-4 vrasje ne NYC sic ka cdo dite,por kjo nuk ndikon ne opinionet e pergjithshme mbi Ameriken.

A ka mundesi ti gjenaralizoni gjerat,se kjo teme e tille eshte?

 

Sukses : Fakti qe ecim dhe levizim tregon qe kemi akoma energji.

Deshtim: Historikisht ecim ne drejtim te gabuar.

Ishallah nderrojme drejtim kur te na kene mbetur akoma ca energji.

Te gjitha shumzohen me zero kur kemi nje popull qe jeton ne menyre te mjeruar dhe me dinjitet te neperkembur.

Sukseset dhe deshtimet mund te gjykohen nqs ka nje lloj plani/projekti kombetar per nje kohe te caktuar apo dhe pa kohe - limit.

Po te hulumtojme ne gjithe historine tone 100 vjecare (sic e kerkon pyetesi ne kete teme) eshte e veshtire te dilet me rezultate te prera, kjo sepse prioritetet e cdo brezi ndryshojne shume. Kjo per vete faktin qe neve na jane servirur shume sisteme politiko/shoqerore ne keto 100 vjet.

 

Nuk na jane servirur Gaz. I kemi zgjedhur vete...

 Mrroklla nqs do të shohim programin dhe dëshirën e Rilindasve për Shqipërinë dhe shqiptarët sukseset nuk bëhen dot 10. Dështimet janë një listë e gjatë ku vendin e parë e  zë mentaliteti feudal e hajdut që prej 100 vjetësh nuk ka ndryshuar veç është sofistikuar, për rrjedhojë vendin e dytë të dështimit e ze mungesa e një elite filozofike , politiko-kulturore e aftë të thyente e shkatrronte kte mentalitet që prodhon veç sundimtarë e hajdutë.

Si fillim,

Deshtim:

Hoqem torbat dhe sollem qeset plastike.

Arritje:

Do sjellim varken me vela per pushime.

o Mrroklle ti e di qe une kom qejf te zihem me ty, po ksaj rradhe po ta prish e po te kerkoj falje paraprakisht per kete koment pa lidhje direkt me temen po me nje koment me lart.

Shyqyr qe ca e kane mesu shqipen dhe kane mesu me i vone kalamojve emra shqiptare si Kevin!

M'fal mrrok po nuk e majta dot!

Per arritje ne vija te pergjithshme po perseris ndoshta disa nga postuesit: ekzistenca-mbijetesa, gjuha perfshire.  

Nga deshtimet pervec te siperpermendurat: ceshtjen e prones.  Si ajo private, si ajo publike. 

Shoh qe nje pike shume e rendesishme nuk eshte permendur ende: deshtimi ne shkence dhe teknologji! Nje popull matet per nga idete qe prodhon dhe ne kemi shume mangesi ne kete drejtim. Edhe kjo rrjedhja historike e trurit, te ciles i vihet faji, mbase eshte thjesht nje artifice. Inteligjenca ka nje shperndarje shume homogjene, disave u jepet mundesia te mendojne, disa te tjere jane shume te zene te mbijetojne.

Eris ke shume te drejte. Nje nga matesit kryesore te prosperitetit ekonomik te nje vendi eshte sasia e parave qe harxhon shteti dhe sektori privat ne R&D. Eshte vertetuar teorikisht qe ka efekt shkak pasoje ne prosperitet. Nje nder arsyet kryesore pse shtetet, te pakten U.S. (qe njoh me mire) dhe shtetet brenda saj, e nxisin shume ne strategjite e tyre te zhvillimit ekonomik punen e thithjes se trurit dhe investimet ne shkence e teknologji, eshte sepse jane dy llojet e burimeve te cilat permiresojne dhe fuqizojne ekonomikisht nje shtet. Ne U.S. per shembull, per shkak te rregullave te forta qe kane vene pas 11 Shtatorit per sigurine kombetare, ka patur nje renie te studenteve te huaj qe studiojne ne Amerike, pasi ju refuzohet viza jo se nuk kane deshiren per te studiuar. Me pare atyre me te mireve, mbasi mbaronin shkollen, ja nderronin statusin nga student, ne te drejten per te punuar ne Amerike, pa patur nevoje te marrin nenshtetesine. Mungesa e trurit cilesor eshte bere shume e veshtire dhe eshte kthyer ne problem per universitetet sepse ju eshte prere nje burim te ardhurash goxha i konsiderueshem, plus mungesa e fondeve ne R&D ka ulur numrin e shpikjeve ne teknologji (matet me numrin e patentave te regjistruara). Argumentohet se ekonomia po e vuan dhe ndjen kete gje bazuar ne keto dy faktore. Kjo ishte per paranteze per kete teori specifike, pasi ekonomia vuan edhe nga probleme ne strukture, por ato le ti izolojme si faktore per momentin.

Nje gje eshte kuptuar drejt: sa me shume te fitojne te vegjelit aq me shume fitojme ne te pasurit, dhe aq me shune fiton bashkesia ne pergjithesi. Ta bejme burekun me te madh qe te ngopemi te gjithe, dhe jo te ngopem une e ti te mbash barkun me dore, se une e du pjesen me te madhe.

Ne Shqiperi, mosdhenia e mundesive inteligjences, ose moskrijimi i mundesive inteligjences/trurit per te dhene dhe krijuar, e shtrire ne kohe, eshte dicka qe e kemi pasoje ne shoqerine dhe ekonomine e sotme.

Po marr shembullim me te thjeshte si nje anekdode. Kryeministrit te tanishem shqiptar, nga nje fshat shume i thelle ne veri te Shqiperise, ju dha mundesia te studioje dhe te behet doktor, dhe per ata qe e njohin thone se ka qene doktor i mire, i zgjuar dhe i perkushtuar. E cuan edhe per specializim jasht shtetit. Po sot, sa femije nga fshatrat e thella te Shqiperise e kane kete mundesi materiale dhe te drejte? Shumices i jepet mundesia vetem per buke, asgje me teper, ose prinderve te emigrojne per te mbajtur familjen me buke.

Une personalisht jame qe truri duhet te levizi dhe emigroje atje ku e gjen veten me mire, sepse ekonomia shqiptare duke qene shume e vogel, nuk te jep te gjitha mundesite per nje fushe qe mund ta kesh me qejf. Por jam e sigurte, se nje 50% i shqiptareve qe kane emigruar do te ishin tani ne shqiperi nese do ju ishin krijuar kushtet e shkollimit dhe punesimit. Jo per tu bere milioner ekstravagante, se ata jane nje anomali ne cdo ekonomi te shteteve te ndryshme, por per te ndertuar nje jete me nje satisfaksion te paqshem. 

 

 

 

Sot mesa di une kushdo qe do te ndjeke shkollen e larte e ndjek.

Tani mesa thoni juve doni edhe shkolle dhe pune te siguruar,por kjo edhe ne USA nuk ndodh pasi punen duhet ta gjesh vete.

Te paaftet gjithmone do te gjejne pretekste per te justifikuar paaftesine e tyre.Derid je thoshin shteti nuk jep shume bursa sot thone gjera te tjera.

Sot kam pare fshatare qe jane bere CEO dhe presidente firmash ne Shqiperi apo dhe gazetare dhe njerez te njohur,por keta nuk quhen.
 

...Por jam e sigurte, se nje 50% i shqiptareve qe kane emigruar do te ishin tani ne shqiperi...

Cudi me keto statistikat tende,por une jam i sigurte qe vetem ndonje 5% mund te kthehej ne Shqiperi nese krijoheshin ato kushte.te tjere do te vazhdonin te qyrraviteshin e te nxirrnin pretekste dhe nese Shqiperia do te ishte si Amerika do te thoshin,njesoj jemi perse te levizim.

Sa per pjesen tjeter te komentit tend eshte komplet kot,pasi ke Gjermanine ti qe investon shume shume ne R&D dhe perseri gjermanet edhe sot emigrojne ne SHBA.E di ti qe gjermanet jane grupi me i madh etnik ne SHBA?

Njeriu shkon ku paguhet me shume.Pretekset dhe qurravitjet se gjoja nuk shkon dot ne Shqiperi se eshte keshtu apo eshte ashtu,jane thjesht pretekste per te mos levizur.
Sot SHBA paguan me mire atje shkojne njerezit.Te tjerat jane perralla dhe pretekste.

Ne Shqiperi, mosdhenia e mundesive inteligjences, ose moskrijimi i mundesive inteligjences/trurit per te dhene dhe krijuar, e shtrire ne kohe, eshte dicka qe e kemi pasoje ne shoqerine dhe ekonomine e sotme.

Po, shume e drejte.

Analogjia e Berishes ama qe erdhi nga fshati ne Tirane dhe me pas edhe jashte, nuk mendoj se eshte e drejte si shembull per te thene si kane qene mundesite e te margjinalizuarve atehere, sepse eshte nje element perjashtues nga mesatarja e atehershme. Ne ate kohe duhet te kishe pasaportizim qe te vije ne Tirane, se sic ka thene xhaxhai ne nje artikull, ne vendin tone koncepti i pasaportes (pasaportizimi) ishte i njohur ne popull jo si mundesimi udhetimi jashte por si mjet per te kufizuar levizjen e njerzve brenda vendit.

Sado keq qe te jete sot per te margjinalizuarit (fshataret, te varferit, etj), sa i perket mundesive per studim, nuk krahasohet me sa keq ishte atehere, kur mjafton p.sh. te kishe nje njolle ne fis dhe e dije qe ne klase te pare qe rruget e tua te shkollimit perfundonin e shumta ne gjimnaz, nese nuk do kishe perfunduar ne burg edhe ti.

Xhib, ate rast e permenda per te dhene nje shembull, jo per te folur per sistemin e atehershem, per paresite e tij, dhe per ta krahasuar me te sotmin. Une kam jetu tre vjet ne Greqi me pune, dhe i kam pare emigrantet atje first-hand. Them se nese do te kishin me teper mundesi ne Shqiperi, nuk do shkonin te emigronin ne Greqi dhe te benin ato pune qe benin. Te tregoj raste:, ish-pedagoge universiteti, punonte pastruese, nje ish shoqe e klases e fakultetit, punonte baby-sitter, vajze teper e talentuar, po keshtu ishin kushtet ekonomike. Edhe me cudit qe edhe pse me ato pune e kushte jetese, refuzojne te kthehen ne Shqiperi, pra ju mungon liria ekonomike por edhe sociale. Pa diskutim ka edhe raste suksesi, te atyre qe kane ecur perpara, por nuk ishte e pergjithshmha.

Kjo eshte teme qe ka shume kende per me e pare, dhe nuk eshte e thene se i imi eshte me i sakte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).