Sot me ndodhi dicka qe me solli ndermend vitet e femijerise dhe per nje cast nisa te qesh me vete.

Motivi? M'u kujtua nje vjershe qe ma thoshte gjyshja gjithmone edhe pse cik vulgare:

 

Jani, Jani baba Jani

kur te vdes mos e qani

ta mbuloni me bujashka

ko...et  t'ja lini perjashta

kush te shkoje le ti shikoje

dhe me gure ti qelloje...

 

Pyetja eshte e thjeshte: a ju mungojne tregimet e gjyshes apo gjyshit edhe pse disa prej jush mund te jene prinder apo ndodheni larg tyre ?

138 Komente

Na mungojne patjeter smiley kujt si duhet I gjyshe qe tmso me gjujte me gure ke Testet, lol. E bukur kjo.
Mire se ska bo thirrje per gershere smileysmiley

Gjithmone e kujtoj stergjyshen e cila vdiq mbi 90 vjece kur perdorte fjalet. edepsez, e xhuma, alla turka alla frenga, vakef, ishalla, lipsu, boll u hallakate, postiqe, hanko, konaku, napolona floriri, tybek, lyre.. etj. Sidomos historite qe na tregonte me gjermane dhe partizane...Biles edhe bukes ia kishim ngjitur me kore gjermane dhe kore partizane. Nuk e dua feten e bukes me kore gjermane e dua me partizane...smiley

Po ndonje napolon te la gjyshja?

Mua me la nje (se u ndane me shume niper e mbesa) te cilin mamaja ma dha para dy vjetesh. Asaj ja kish lene i jati.

Interesant kjo puna e napolonave te floririt qe jane ruajtur per 100 vjet. Asgje tjeter nuk eshte ruajtur por ato u kaluan brez pas brezi...

Hera e pare qe po shof kaposh floriri.. smiley

Sa eshte vlera sot e kesaj monedhe prej ari?

 

300 - 400 $.

Po une nuk kam nevoje ta shes se kjo eshte e vetmja relike qe na lidh me stergjysherit. Edhe une kisha degjuar fjalen napolon por kur mu dha ne dore u emocionova shume... Shpresoj tja le dhe une ndonje nipi a sternipi nje dite...

ok first ajo vlen me shume se aq,second mos bej gafe ta shesesh..por mund te ma dhurosh muasmiley lol

muchos e bukur dhe e mbajtur miresmileya mund ta shofim dhe anen tjeter?

Nuk ke faj se vetm kaposhi i PPU vjen ketej pari smiley Ky lloj kaposhi me siper i dhjet te gjith nenet e Kodve !

Athere ishte epoka e artë smiley

@fgm.

Tashi u ftillova una! smiley

Pranej thojshin robt: Ka gjela filoni!

Mu gjyshja m'la gjys gjeli, po ishte pa gjel! smiley 

Po prap, gjys gjeli i ngeli atij t'shkretit! 

E pra, ne une u ftillova para dy vjetesh. Cudi si i paten ruajtur ato dhjete cope gjela.

Se gjithshka tjeter u vodh, sic e shpjegova me poshte. Ta kishin ditur te kuqte do ja kishin marre dhe ato dhjete gjela qe te ndertonin boten e re...

Per kuriozitet, monedha 20 frangeshe floriri u prodhuan me vite dhe jo te gjitha jane me gjela. Fillimisht ato kishin koken e Napolonit, por pastaj meqe qeverite franceze ndrroheshin si mbreti grate, dhe stema e monedhes ndryshoi gjate viteve. Keto me gjel e kan kap tamam karaterin e francezit, aka "cocks"... smiley

 

Me vertet cudi qe i paskan ruajtur napolonat.  Stergjyshin tim kuqot e vdiqen duke e rrahur gjate fushates se mbledhjes se floririt duke insistuar qe ai po ju fshihte florinj, kur ne realitet ai ju a kishte dhene te gjitha.

Ne kundershtim me parimet e mija personale nje nga vellezerit e gjyshit u kthye ne kolaboracionist me te kuqte, keshtu qe pervec pronave dhe nderit qe humben, te pakten dajakun dhe burgun nuk e provuan...

Vllezerit e gjyshit tim plus nje kusheri i tyre i pare (me grade oficeri) ishin dhe partizane me batalionin cameria, biles njeri prej tyre ra deshmor.  Por kur kusheriri i pare i gjyshit e kundershtoi luften per pushtet te komunisteve dhe urdhrat qe kishte marre nga Hoxha per te asgjesuar njerez te pafajeshem, e hengri gjithe fisi rende me burgje e internime perfshi dhe gjyshin tim qe provoi dhe Maliqin dhe burgun e Gjirokastres.

fmg
duhet ditur se te kuqet nuk moren asgje pervete,ato pasuri qe ua konfiskonit "kulakve" shkonin gjetk,shume shume larg tiranes ,( te kuqet e thjesht nuk dinin gje )
kjo eshte edhe me e kobshme

edhe nje gje tjeter... kohet e fundit po mendoj gjithnje e me teper qe nje pjese te vogel te parave ne savings ti kthej ne monedha, sepse sic e shoh vetem ato mundin cdo koncept kohor.

Sistemi financiar boteror eshte prane kolapsit, dhe ka nje mundesi qe nje dite kompiuterat te fiken dhe gjithe parate tona "virtuale" te mbarojne se ekzistuari.

Turqit e bejne kete gje, parat i kthejne ne flori, biles edhe neper dasma, fejesa, ditelindje ata si dhurate cojne vetem monedha ari..

Nje mikja ime turke me tregonte qe ne dasmen e nipit te saj vetem monedha  floriri hidhnin dasmoret, biles i pash edhe ne kaseten e dasmes sesi ja jepnin nuses florinjte dhe ajo i mblidhte ne nje shporte te bardhe..

Ti e dashke  gati 2000 mije dollareshe..smiley.

Dhurata me e madhe per ditelindje kur e kisha pervjetor ka qene nje vlere gati 10 mije dollareshe..smiley

Jo vetem ne dasma,Edhe per synetllik hidhet flori i madh,kshu qe po ke turq verdalle,prijua çık cunavesmiley

smiley Po po ua kam prere qe ne spital, bereqaves me kete miken qe kam 15 vjet qe e njoh, ajo femije nuk ka keshtu qe femijet e mi jane peshuar nga ajo.. Me mori dje ne telefon me tha qe po iken ne Turqi nje shoqja e saj dhe kishte porositur te vellane qe tu blinte nga nje varese floriri me gur qe te mos ti kapte syri i keq.. I thashe ok por me nje kusht qe te me thuash sa leke bejne qe ti jap leket.. jo me tha une ata i kam si femijet e mi, prandaj do me ofendosh po te ma thuash perseri .. smiley

aaa ti paske mike persembarismiley
edhe ne qe beb e kullandrisem.pastaj ndenjem rehat.

Shqiptaret besoj ne Shqiperi nuk i bejne synet femijet.. them femijet se vete shumica e di qe jane pa bere.. smiley

qellova tek pediatria diku andej nga Marsi me duket. Qelluan ditet ku shkolla kishte disa dite pushim, midis dy semestrave.

booooooooooo, kirurgu ishte e pamundur te kapej. Spitali plot me çerra te vegjel te shkolles fillore ose pak me teper, per synetllek smiley

Nuk e dismiley
Qenka bere mengjes ketu,natensmiley

Te paska bler burri makine te perdorur per ditelindje... smiley (BMW te 2002 ve bast!)

LOL

......jo une e mbaj mend gjyshen time ne nje menyre fare te thjeshte..... kur uleshim per te ngrene buke..... gjithmone na mesonte:

....... mos hani shume, lerini vend ujit...

ose

...... sa shume ke ngrene, sa te jane fryre sqetullat.....

kurse vajzave, sa here qe uleshin u thoshte

....verini themren bythes.....

I kuptoj keshillat e mira per ushqimin po per thembren pse insistonte gjyshja?

Eshte poze klasike, mesohet ne shkollat me te mira publike. Ekziston edhe varianti i Borebardhes.

Kjo e thembres eshte nje edukate e larte , eme te mirave te kolegjeve europiane..Akeni parasysh kur vajzate familjeve ne ze shkonin(i conin)ne kolegje me shume disipline e rregull.Themra do te thote kete:nje vajze per se mbari nuk duhet ti ndihet kurre ndoj lloj zhurme...eshte krejt e paedukate

Per ate pune skam degjuar kurre vajze shqiptare ti degjohet ndonje zhurme. Kendej kam degjuar, ne vende shume te papershtatshme madje.

paski pas gjyshe persmari ju smiley dhe una gjyshen teme si shpyrt e kom...me ka harru vdekja thote...sa her vdes nonjoni ke lagja vet...thote: porosite qe keni futni me i leter dhe ja coj une... dikur. I osht mush dollapi krejt letra...Piramide e ka bo fare smileysmiley

 

Mondi- na ke fut ne mall smiley Shof keto plakat angleze...ka 112 vjece jane...te rregullume, te manikurume...ka lezet ti shofesh..pastaj menoj, femrat tona..sa kalojne 40 i merr lumi e semundjet. Eh sa kan vujt-dhe po vujn. smiley

sa her vdes nonjoni ke lagja vet...thote: porosite qe keni futni me i leter dhe ja coj une... dikur. I osht mush dollapi krejt letra...

Gjyshja ime, rahmet pastë, sa herë shkoja ta shihja më thoshte: herën tjetër me siguri s'më gjen. Kështu nja 12 vjet me rradhë derisa një herë harroi ta thoshte këtë fjalë dhe herën tjetër nuk e gjeta më...

edhe une , ndonjehere, kam nostaligji per tregimet dhe perallat e gjysherve.smiley

mu kujtuan ca vargje tani nga perralla e Tanës.. per fat te keq nuk e mbaj mend te gjithe..smiley

Tanë  moj Tanë
kujto nënë e babanë,
ne more kalin e zi,
nuk do sosesh ne shtepi,
ne more kalin e kuq,
do te veje udha huq
ne more kalin e bardhe
do te vej  udha mbare..
...

Tane moj Tane,

Ma ke pare babane?

E pashe m'at' ane 

Tek punonte arne! 

 

Belul, po sqe ti nostalgjik, qe je No1. per antiket/antikat [antikitetin? se di a te shko tagari aq thelle smiley ] kush do jete pastaj? si po tshko dita sot. Mu mosht prishe dushi... me LODHI...huma dhe i dite pune...3 hidraulike kam ardhe deri tani/ vje elektricisti mrapa e thote...ta rregullova/ ta lidha korentin....por nuk puno smileysmiley tani po i prese te vijne prape...Lol

Sic thote Woody Allen i here: talk about depression, hm...find me a Plumber on Saturday night in New York. smileysmiley Nuk o e Shtune, por nervat mi kan hype. smiley Pra-vija teme...thone RREGULLOJE...po une sjam hidraulik e mori dreqi. Telfoni po vlo...jam duke nxjerre flake..i kam mor 12 sorry, po Lesht..dushi spuno prape. Advice Belul...ose me co i skaldabanje ka ato qe fillun me 1965, me vojguri...Eh.

[srry Mondi/ kalum ka gjyshet te hidrot smiley ]

kom per ti sue FARE smileysmiley

Lale, po pse nuk me thu mue tie, se kom do miq anej me ta bo per mik ket pune.... se e shof qe po vuke shume...... kur te duushh me thuj...... Miku i mire ne te tilla rastte duket...

 

Si osht koha ka Tirana, Vape? Ketu e kena me shi pastaj ere, pastaj shi me ere dhe ere pa shi, qe 5 dite. Rrofsh per nimen, po pate gjo ne alidems...qe ka shefi i rajonit me thuj mu dhe me i cerre ta nreq plaku qe ka ktu smiley  Falemiderit, sinqerisht, por te them dicka...njof dhe vete disa dhe megjithese ka kalaur mjaft kohe, nuk jane ne ato parametra...apo si kane Kape, de ato qe marrin shpia per riparime te medha...i bejne tubat e telat...po, por ne fund marrin 1 Elektro...per 1-2 sa te veje emrin dhe tu jape certifikaten ne fund.

6-7 vjet me pare ketu, gruaja e nje MP-iut [e di ti, deputet] vdiq ne vaske. Perzierje uje-korent etc. Burri u revoltua pak, boni i propozim u be mandatory law, e si perfundim without a Certified electrician asgje Ku ka korent dhe Uje, nuk behet. Hidros nuk i lejohet me i preke telat me dore. Keqkuptimin e paten mes tyre se aparatura ishte e re dhe njeri apo tjetri skishin bere dicka dhe ju referojshin versionit te meparshem. Kam dy monstra te vogla nen ate dush...smiley  Eh...e di ti mo si djegin kto pune, po ta them ne kete forme...Dialektet me pelqejn pa mas kur i shof per poezi e gjojna, po jam strikt kur ca gjojna TEKNIKE e te rezikshme nuk du me i risk...Pra vazhdoj ne gjuhen letrare. smiley By the Book ne ekstrem! Sigurisht nuk dua te fyej asnje cun te mire shqiptar qe punon me djerse ne keto zanate, e jam i vetdishem qe cmimi eshte shume here me i larte me Anglezin por aty ky siguria eshte kryesorja ka A dhe Z, preferoj te fus ne shtepi kompani te medha e serioze. rrofsh dhe i here.

mos me pyt car u bo me MP-iun...si vdiq gruja e I-re mori i gru tjeter smiley

Belo, nese po me ndjek Live smiley ma co i shkop gome...ose i okllai, failing that... hidro erdhi prape, thote e ka fajin elektro...lets call him back.

kur te vije DO BOJNE KONSULTE!

Perendi Ku je???

[kjo o hipotetike...Belo, perendine as ti se ke smiley]

BP, po te ndjek,  me copa.smiley,  po kam qene i zene.. tani mbarova pune, por eshte darka gati..smiley

do futem prape me vone..smiley

Oh u ktheve? Me vje mir smiley na trego pak si tka shku dita, kom I feeling sikur je pak tense smiley

prit, dale dale ti ve gjyshi uturakun lavamanit se na ben cicin ky e na rreh nena pastaj...ah,moj teto komunale qe s'po na vjen...

u kry Mondo...u kry....Kirurge te ishin nuk do kishte shku kaq gjate. E bone mo n'fun. Belua kur te duhet o busy...Eh smiley Ika per fresh air se me kane lodhe Shpirtin!

 

njoni ka harru trikon! Skam per tja dhone deri javes tjeter!!!!

Kujt ja recitonin kete lojen???? nuk e mbaj mend por skam si ta rikujtoj smiley

 

lla lla zoti ka/ voj voj pickoj/

Belle, shife vllain car stresesh kom kalu sot? Ta pa ti tregoj nitash. Po seriozisht ku ke qen? Ka 2 dit nuk po tshof...LOL. i tregim qe e kam nis ka 0.5 weeks, e ti sje bo a gjalle smiley Car editori je ti mor vlla smiley  une thashe po e fillojme i project bashke. Mos je me grip? smileysmiley  Xha Idrizi ishte me grip too, sot cere bohet ke USA ere? Kollaj ne burrat se kur na bje cdo smunje o si Ebola...po ju gocat, qe jeni t'forta? Belle Nuk ta fal! smiley Doren spo e shof qe dy dite...Xheni ka shku me bo shopin...Phew...noshta svje mo, kur grate shkojne shoping...zor se vijne per i jave. Anyhow, tashi sa ja mora doren me shkrujte SHort ka 32 lines per post smiley Ju dissappeared? Belle I AM UPSET.  smileypo is oki..e nisa per ty, per ty do shkruj.

 

1. Duke drive vllai tat sot, ka Anjelli [angel] o i rruge e holle, gjarperon, me dredha e t'drejta, me shum makina...phew. Kur 150m larg shof i goce. Te gjate. Pardesy 3/4 [kjo e kish direkt trecerekshe!] taka, elegante, serioze, floket te mledhme mrapa... e Bukur si dreq...e kishte nja 8-12 canta...ka ato qe ju boni shopping for Clothes. Lol...kishte ngel ne mess te rruges...makinat ka te dyja krahet, gati njite fare [a thashe qe ishte rruga shume e holle?] e me zuni i fryke se dikush do mi bije goces...sa shume canta, dhe Skic rrite e ishte in danger. Asnji nuk nalote. Ka vdek gjentellmanca Belle...ka vdek fare. Per mu mos pyt, e di ti mo une revoltohem per pak smiley so,  vllai...brrrrrm! frena direkt. Ja boj me dore ka mrena...like Go, pls.

- kalon. Shkel pak synin e majte, nje nenqeshje t'lehte...dhe ecen. Une duke admiru t'ecmen. Tashti Belle...carefull. Mu ne mess te rruges/ makines time. Goca Huj NALO. ul te gjitha cantat m'toke! Kthehet ka une, pardesyja bote ffrr-frrr [kushedi car cope ishte/ per rroba jom i trashe fare!] E co i dore...e co tjetren, i ve te Buza...e ma Ka blow I kiss...Qe thashe me ka hedh i tulle! I was stunned. Dhe qeshte. Gjithe rruga duke pa. [siduket gjith inotin me ato bastardad e tjere qe  e  kishin lon n'mes t'rruges e venosi me ma Leshu i Kiss per mu- me Feelings smiley Cer bona un? Eh Belle..cepi ibuzes s'majte u nrit pak...m'rruge jom pak hijerone, lol...Po ma ka Make my day. Sot! 2 h ago.

----------

Story No2. Duke more Cigare te dyqoni. Fillova...kur blej une bohet rradhe e modhe, jom i shkattarum fare...mor bileta llotarie- lucky dips- e harroj ti shof, i here n'muj, i nxjerr shuk ka xhepi, e bllokoj rradhen. i tip si Spanjoll...u bo pak ah-uh... i Kthehem-

- car Muji osht ky?

- June tha dhe u tehoq 2 hapa mrapa.

- Sa kam dale ka Burgu, me ka hume fare...i drejtohem rradhes, speaking to no-un in particular... Cuni iku dhe i hap mrapa [tha ky jo vec burg po sdi as mujin e qeka crazy]

Afeer meje i cun i gjat..me thote: Kur ke dale [te betohem!] tashi ktu jena m'Angli...I them...car the, smu besu se flet Shqip...dialekt etc[ ishte ka kosova, cun persmari]

-car do ti ktu i them...Cigare...Po smi jep ky.

I them Sudanezit, Marlboro per nipin tem. Ishte mo i gjat se une dhe 20, i takojshin, po skish ID lol..e dukej si 14. Nuk ti jap me tha...mi jep sti jap...Te pashe tha qe i ke per Kete ska ID etj Thirr menagjerin po deshe...

Ja mar vlla, j kthej shitsit...mos u depreso...hikem hikem. Te dera cuni Shqiptar me pyet: Vertete Kur ke dale ka burgu? smileysmileysmiley Ja kthej, skam qen ne burg o cun..e bona per gallate me konfuze ppl.

me kujtohet se kena qene te prape, kur noi xhaje [ne ate kohe 45 Na dukej gjysh!] na zite stolat ke Parku Majore, car nuk bojshim... -cere dite o sot...sa o data...sa kom dale ka spitali 5. ka burgu etj...PPL t'shifshin  si vary, lol, e pastaj ikshin. O dore me i. Belle...ti mos s provo ket smiley O for men only...n takes sum practice too. Lol. Seriously now... i hope u r well...Will be back soon me t'thone noten e mire...ose dite/ po qe dite ke continenti tat. smiley

lol, sa pa ardhe Mondi e me na gjujte me kepuce, ja ta fusim ne teme shpejt. Dhe une jam nipi i ca ca Gjysheve smiley e imja o Legjendare. Nuk do tja dije fare. Ca ka kalamojte tane kane fillu me vu bets. Granny will die at 95, 97, 99...£10...apo $20 diff currencies...e kon bo si casino. Me pak apprehension ja them gjyshes tek Skypja...e di cere boje sternipat e stermesat e tuja? Po vejne bast per vitin qe do vdesesh...

me ka pa i here gjyshja, pak si pensive, ka shake-koken e m'tha:

-let them. The house always wins.

 

Kam qene dikur i lidhur dhe i dashuruar me gjithe shpirt me nje vajze qe jetonte ne Gjermani, edhe me pyeti gjyshja: 

Ke nanji t'hajrit?

Po nane, e kam nji.

Po ku jeton kja?

N'Gjermani nane, larg besa

Po mire moj t'past nana, ti nuk e din qi "Kari n'koder e pidhi n'Shkoder" nuk ban?

 

Legjende fare.

Nqs dikush skandalizohet, s'me intereson. 

Jo vella, askush nuk skandalizohet.

Kjo eshte nje urtesi e thelle, nga ato qe i thone sokratit a c'me ha mune!

Te pershendes me kengen e gjyshes!

yll,fantastike gjyshja .hahaha

kete e thote gjithe bota. "long term relationships NEVER work out!"

Gjyshja e tha popullorce...

"long distance," ishte muhabeti, jo "long term." Nejse, merre me long, tha, se mishin e paska honger gjyshja smiley

haha

typo

Long distance of course... (do jete ndonje komplex subkoshient kjo qe shkrojta...) smiley

smiley

E madhe gjyshja.

mu kujtu nji e bukur tashti, anej ka Parku Majore, qe e kom permen me lart. Ishin duke bo paraden e Modhe, na lodhen te fusha e aviacionit, ec up-n-down. Belle...a po nigjo, lol...po nuk erdhe me ma bo nji Like,  kjo o story i funit qe t'kom tell smileysmiley po nuk me the Hello now or tomorrow smiley pra...ishte pak rremuje dhe m'Tirone, jepi studentit i uniform ushtarake behet me keq x10. Na doli name neper autobusa etj... 2 dite para, na kishin dhone Uniformen e re, doreza te bardha, kepuce te reja, me kambale lekure, me gozhda, ka 48, each-per-kpuce! Flas gozhda, si kokerrumbullake, lol...bote kpuca...grrrrrr. So...une si rrumpo qe isha, largohem me stil te Posta Qendrore me postu i leter "abroad" lol...i lutesha dajes te me marre ne Sarande se kisha qef me gjujte peshk e njala nen uje me harpoon. Nga rremuja Belle, kishte nodh kjo pune:

Prokopi, i zotni burre, i qete e i vjeter kishte mledhe officerat madhore! [P. Murra] dhe u kishte thone...tani po ta boj me dialog....se ne Kena Pas Chain of Command jo crap. Ate ta shpjego xha Idrizi mo bukur smiley

1.Prokopi : Cunat studenta po bejne pak indiscipline...foljuni me t'bute mos ta bojne mo..., se u njelet hartri shpejt e traumatizohet kollaj. i.e Be gentle!

2. Kicua-Kicua, Kicua qe Ben Shaka [ja kishim von nikun atij me Mustaqe]

a) i dua te gjalle!

b) as fryme te mos marrin!

c) para darke sot dua Nje Student ta bej shembull. But pls...dont kaloni masen.

 

3. zv/shefi i shtatmadhorise Shqiptare [te kohes]

a) Gjithe lejet kancellohet, nga ky moment.

b) Shefi do nje Shembull! Nje student!

 

3. Komandanti i Forcave Tokesore!! [belle kene pase forca ajrore/ detare/ kimike/ nukleare, undergroundare...i kena pas t'gjitha!]

a) Nje student. Keni 4 ore kohe!

b) Thashe 4 Ore! Kush do te shkoje ne divizionin e Kukesit?

 

4. Komandanti i Divizjonit te Tiranes.

Dilni jashte! Kapeni ASAP. TERROR! e dua sot!!! [thone, se e tha ket me pistole ne dore]

 

5. Komandanti i Garnizonit te Tiranes [grupi like MP-s military police]

Ma Bini Qenin te Gjalle. Now!

 

6. Grupi / Togat-levizese merr [perkthe] ket urdher kshu:

Ti vrasim studentet. Gjalle a vdekur Ministri e Shefat e dune njonin sot.

 

Belle, ky o chain of comand. smileysmiley Ai student per fat te keq qellova une, lol...So duke dal ka posta Centrale , rrypin mbi shpatull, kapelen ke cepi i kokes...kambalet gjyse te hapme, xhaketen e hapme...si mo i Burkti prototip [per garnizonin] po ecsha per 7 pale qefe and a Half...Automatikun e kisha pergjate trupit, me ra sa mo pak ne sy. [nuk lejohej me dale/ por armet i majshim ka shkolla te parada] Kur shof Mikrobuzin e Garnizonit...100 away...e nigjoshim me Hune! TMERR.  Mu te i kolone ishte parku i biciklete e shof e hapme, i burre sa hyni te libraria dy minuta, e mora [sorry @ burri!] e kam vu automatikun mas kurrizit...merthy rrupin ne flash dhe Vrap. Jo... Bicikletim. sorry. Lol...une futu neper pallate ato mas meje. Dikur i huma...fillova duke me i dhone Bicikletes pa dure e me heq automatikun ka mprapa me i gjete i ven mo tmire...para...etc. po m'vriste. Duke rrotullu trupin, bicikleta me shko pak huq, ishte shpejtesi e modhe, e automatiku me bje ka dora!!! Ndaloj. ne vend. Me vdeke ishte hallall, me te hum arma ishte lemeri. Gjej grope te varrosesh. Nuk lihej arma.  E kap automatikun, kur shof mikrobuzi i Garnizonit. happen dyeret. shoferi rri m'ven.../ 6 ushtare dhe oficeri. 7 vete dalin me furi.

U stepa..ishte give up time smileysmiley...Vec kam more automatikun  leviza u rrexova keq..rreshkita...se gozhdet ishin allah allah, U cova, again, duke vrapu si rrote...pa e dite ku shkojshe.  VEC IK. LARG GARNIZONIT. neper pallate, neper rruge...gjithanej...per 30 minutta se ka jam fute e perfunu nuk e di! Arrij tek stadiumi Dinamo...ATO here m'kome e here i mlidhte mikrobusi e mi zirrte para-anash etj...une vrap. Nuk shifsha ka syte e sdisha ku po iksha, po kish fillu vrapi e skish mo nalim. Arrij ke pallatet te stadiumi Dinamo. Futem tek njoni kot fare, ma ngushtune lakun keq..ne kat te 3 i plake Shkodrane. Me pa gjithe vrull - i them  Garnizoni, jom student. HAJDE MRENA me ka thane...Pa me fol-pyet nji fjale! ["plani im ishte me hype m'kat peste apo cati...deri sa te me kapshin te gjalle. Automatiku ishte Empty smiley  skisha plan B. lol]

Jam fute mrena...ka dritarja e perdet i ma pa si qene 30 minuta duke krefe gjithe lagjen e kishin kape keq me mu! smileysmiley Hyne ne cdo pallat dhe aty ku isha une, shkalle-per-shkalle duke pa...o tem kapshin o ska. ANyhow...they went...i went...Plaka ishte Fantastike e me tha ke kujdes..."kur te shkosh back..blend in, do shkoje kot gjithe kjo djerse po te kapen" , somehow, shkova mrapsh tek kuadrati im.  2 presorat e 192 studenta me kan pa. Garnizoni i kishte marre mare kuadratet  Mare duke marre mungesat, kercenimi, presione etj...kishin kape nja 3 studente te tjere diku, Po Thojshin nuk  Ai...me dojshin MU, lol......pashe ate "oficerin e ushtaret e mi" u afrun tek ne...kane pyt rresht per rresht...192 burra, asnji nuk e ka hap gojen. Officerit i dilte shkume ka Goja..e njifni..e dini...DO TA KAPIM. lol...2 metra afrer meje..zemra ime bote si pule. Koka e ule pak..kapelja deri tek veshet ... Ato iken. Mu sme kapen. Presori me trego ne fun..car Kishte thone Kopi-e-Mustaqi...Kapeni njonin ta Bojme shemull. [i.e tja nzijme jeten] E kuptova pse me kishin njek aq shume [te jemi fair, u lodhen dhe ato, jo vec une!]

Kjo ishte per tonite...i nid to sleep. hard day. tomorrow is work... n ...thats ol.

 

paska fillu vap e madhe andej smiley

Spiro me ke kenoqe smiley  ste them dot je antik, srry smiley- se ate e mulo Beluli, e kena ekslusiv m'ket fushe, po u bone dy...nuk o shume Antike, e di ti mo... po si o burre i dheut...therras ketu i shok te mire si Belle qe se kam pa qe 3 dite, i shkruj nji reminishence ne C-major, e ti ma bo kohen e UK-it? Mu?! M'UK qe kam 5 dite ne Shi?  LMAO. Merr kitaren vllaje ka ven per cdo lloj muzike e mos ma prish pianon smiley   Shyqyr qe nuk thirra ke fillimi o Marie....smiley

Na mungojne qe cke me te.Kjo s'eshte as pyetje.Gjyshja ime me tregonte perralla me gogola.Cfare imagjinate! Cdo perralle behej ne second dhe s'kishe shanse ta degjoje per here te dyte.

do doja te kisha pas njoft gjysherit e gjyshet. por vdekja i ka rremby 3 te rinj e te bukur. Nje qe njoha, me ka dhene mesime per jeten, pak histori, por skishte kohe, nge, dhe mood per perralla. Se di, e kam peng qe sme ka tregu njeri prralla te bukra. Perndryshe, na kane tregu prindet,mesueset dhe gjithe makina e propagandes, prralla sa te duash, qe na bene njerez deficente e plot komplekse qe spo i sherojme dot as sot e kesi dite.

B.P. skam kohe, duhet me punu me ndreq dëmet qe bejne katunaret. But I promise I will return to read this smiley

Nuk di kjo eshte nga ato qe ka thene gjyshja ime, apo nga ato qe ia kam mveshur une pasi me tingellon si dicka qe mund ta kishte thene ajo, por me kujtohet kur u nderrua sistemi i banjos, pasi ia shpjeguam sistemin e ri, "Alla frenga, alla turka" tha, "nje mut qenka." Sa per perralla, ajo kishte dhe ka aq shume, sa qe edhe Kuteli do kishte gjendur ndonje thesar po ta kishte degjuar ndonjehere.

Kam njoft vetem njenen prej gjysheve...ate jo shqiptare...yll ishte ,e bukur e gjate...femijeria ime ishte e rrethuar nga keto fjale bibe -scemarolla,acqua fresca ne puz,(pus)Polpetone,yt ate -cretin(ishte me origjine veneta)fliste pa zanore ne fund.Nuk e kuptoi kurre sistemin...e me la pershtypjen se nuk e vuajti.Perralla nuk kujtoj ,por kenge plot...e edhe filastroche.Sega -segola Zana va a scuola.etjVdiq kur isha ne klase te gjashte.Ruaj prej saj si shembull dashurine e paane e sakrificen per mamen teme e femijet e saj.

No-ja ime ka qene nje labe qe nuk dinte jo te tregonte perralla,po as te te puthte a te tregonte ndonje shenje te vockel dashurie.Ajo shprehte dashurine vetem me djemte,po jo me te urtet,me harrakatet.nga mbesat,te tjerat s'merreshin fort me kete pike.une isha e vetmja qe e protestoja pafund vrazhdesine dhe gjeja rastin ta kundershtoja per çdo gje.pergjithesisht me thosh: ik moj therepele,ndersa njehere me fyeu rende fare,me tha: ik moj langaraqe. per ta bere situaten sa me dramatike,bera nje kthim te avashte,vura gishtin ne kraharorin tim dhe ju ktheva:une langaraqe??duhet te isha 5-6 vjeç.

no-ja ime nuk hante gjelle me luge.edhe pse ulej me ne ne tavoline(qe ishim te vegjel dhe kishim neps per meze),nderkohe qe ne hanim te perditshmen,ajo kish ne pjate pak mish te skuqur,djathe,veze dhe nje gote raki.une vazhdoja te protestoja dhe ajo hante rehat pa marre mundimin ta ndante mezen me mua.shprehimisht thoshte:une nuk jam ndonje hamse e madhe,dua k.. zogu,p.. mellenje.

me tim vella i therrisnim'pushbardhi' si filmi me kukulla per femije.jam pushbardhe jam zog shtegetar/do te kthehem ne behar(sepse nena shtegetonte te femijet me radhe)shtepine tone e donte per dimer,se ish pallat dhe me ngrohte.ne vere,thosh,''me zihet vrymja(lexo fryma) ne pallat.

no-ja nuk e harronte kurre bohçen e vdekjes,me nderresa dhe fustanin e mire,edhe kur dilte per vizite.

no-ja ishte xhymerte e madhe.mbaj mend kur erdhi njehere ne vere  kishte blere shalqinin me te madh te tregut,kishte paguar dhe hamallin qe e solli deri ne kat te katert.

mgjs noja ish 1.50 dhe jo e bukur,pinte vendçe duhan dhe raki,ishte e pashkolluar,nderkohe qe i shoqi ishte vlonjat,i gjate,i bukur,mesues gjithe jeten ai i thirri ''moj zonje'' dhe ajo iu pergjigj ''o plak'' smiley(kurre nuk e kam marre vesh pse e donte aq shume ai burre no-ne)

kur rrinte te ne pinte kafe me nene Shanikon.sa e donin njera tjetren.imja drashovicjote,tjetra kalinjote.me luteshin mua te rrija te shtepia e nene Shanikos se e kish merak ta linte bosh.une e shfrytezoja rastin se e dija qe ata kishin ca qerasi si piramide,qe une ngordhja.asnjehere nuk e ruaja shtepine per nje.o dy,o s'ka.pazarin me mua e bente nene Shanikua,si me e bute.ndersa kjo imja me shihte dhe nuk denjonte fare te me merrte me te miresmiley

nje nate para se te vdiste nga astma kardiake me the 'paç uraten'.une isha 13 dhe nuk e kam harruar ate moment.gjithmone thosh, ''une nuk e jap kollaj uraten''.shyqyr,ne fund ma dhasmiley

me te vertete me merr malli per te.Zoti e meshirofte!

 

smiley fanatastike.

ta paska lene dhe uraten ama smiley

E kupton nashti pse te dua?smiley

Vlore ,si shkonta no-ja me mamin tend?smileyme pelqeu shume pershkrimi yt...i vertete ...

bloze ! E diskuton ?? S'ka pas dash me e pa me sy !!

tepke si e imja ! smiley

Shume mire,se ne fakt ngjanin pak.mami im behet copa per te gjithe,po nuk di fjale te embla dhe perkedhelje,perkundrazi ndaj nesh ka qene gjithmone shume kritike.tim vellai qe ka nje barre shkolle e mend vazhdon t'i therrase gomarsmiley kur me puth ndonjehere kot me vjen cudismileyune jam komplet e kunderta.

kesaj i e rene koke. gjyshet labe jane ca me te dashura me nipat, djemte pra.smiley,  se sa me mbesat..  

megjithse no-ja  jote paska qene ekstreme..

Ajo dhe nga 4 djemte qe kish,donte dy me te levizurit,lere ne qe ishim leng sterlengusmiley

Se harrova.sot kam ngrene mana te bardhe.
neser naa tutkathi ne sy muasmiley

Tuj tuj tuj pulat e detit moj tuj tuj tuj

na kane ardh ne mes t'qytetit moj tuj tuj tuj

 

Sa kerceja me kete! smiley

Kam patur nje gjyshe dhe nje stergjyshe (jo nga e njejta ane) dhe kam qene mbesa qe ka marre me shume dashuri dhe mbresa. S'di pse me tregonin gjithnje gjera per te rriturit: ime gjyshe me tregonte per vdekjen e kuajve frengj ne Korçe, kurse im gjysh per depresionin qe e zu pasi vizitoi Kalifornine. Tjetri, ai qe kishte memen gjalle, mbillte sallate ne bace dhe lexonte romane te gjata; e ema, stergjyshja ime, kocke e lekure, e forte dhe autoritare, duhej te kish vuajtur aq shume saqe te vetmet qenie njerezore qe qaste ishin femijet. Meshkujt i percmonte, femrat i perbuzte. Kishte mbesa dhe stermbesa, dhe kur benin dicka te vecante, per te mos i marre mesysh, thoshte: "hurdha, speca, kastraveca" smiley. E urreja kur e thoshte sepse ndieja nje si qesendi ne ze smiley. Pastaj c'qe ai urim?! Me speca dhe me kastraveca smiley.

Per t'i dalluar, ate nga babi e quaja "nena", ate nga mami "nona". Cfare grash interesante dhe sa te sheshte i paten femijet! Habi per Zotin!

Cfare grash interesante dhe sa te sheshte i paten femijet! Habi per Zotin!

TRUE THAT !

Dhe une e vras mendjen perhere per kete dhe si gjej pergjigjje. Vertette si ka mundsi ?

Po njera nga arsyet qe i kam gjetur eshte qe regjimi t'i lemon cepat, ose me mire, edhe nese i ke, duhet t'i fshehesh, qofte edhe brenda familjes. Plus mos harro qe toleranca karshi me te moshuarve ishte nje gje qe ekzistonte. Stergjyshes sime, 90 vjec tjetra, s'i thoshte dot njeri: pse levdon Zogun ti? smiley 

Keto i kam mendu

Por ama, kam mendu dhe i gje tjeter. Qe gjysherit tane, sado brilante (per mendimin tim) kane qene relativisht prepotente dhe ishin shume te vetesigurte. Keto veti zakonisht shkaktojne shume 'sheshtësi' (me pelqen shume termi qe ke gjet) tek evlatet. 

une kam veshtiresi ,nese nuk shpjegohet qarte se a eshte cilesi kjo sheshtesia.Bashkohem me Ruzhden..prinder prepotente pa tjeter femije te pasigurte e me stime te ulet per veten

Po, ashtu eshte pa dyshim, por shiko te bejme nje krahasim. Brezi i gjysherve tane ka qene i njejte per nga jeta e veshtire (e si rrjedhoje prepotenca) me brezin e gjysherve te italianeve te moshes sime. Nderkaq baballaret e moshatareve te mi italiane s'jane hic te sheshte, dydimensionale, ose te sheshuar (Zana duhej ta kishte me kollaj nga italishtja "uomo appiattito"). E pra duhej te kishin qene te tille. Te tille jane moshataret e mi (dhe ketu mund te varim nje çengel tjeter). Cka me ben te mendoj qe nuk mjafton vetem babai autoritar per te krijuar nje femije inert.

Tashti, po te duam t'i besojme principit materialist te psikoanalizes, sipas te cilit "asgje nuk humbet, por transformohet", mua me del qe nen socializem - saje mekanizmit te shtypjes se autoritetit shoqeror, kombinuar me autoritetin brenda familjes - individi duhet te kete patur nje nenndergjegje fort te nderlikuar, plot neuroza e histeri (sindrome e shek. 19 kjo ne europen puritane). Ose perndryshe, idologet e socializmit te aplikuar kane te drejte dhe krijimi i "njeriut te ri" eshte i mundur. Muhabet jashtezakonisht interesant ky.

 O PF smiley.

Ne kerkim te fantazise se humbur. Jepi 2-3 luftra, nje shpallje (apo renie) mbreterie, nje ndryshim kufijsh, nje perplasje brutale me boten e jashtme (migracioni i brendshem dhe i jashtem ne kushtet e kulturave mjaft te izoluara autoktone), nje transformim teknologjik, prodhohet patjeter eklektizmi. Me qe po diskutohej ne menyre te lire. Traumatizoji disa here njerezit dhe do te prodhosh individualitete te forta. Prinderit tane, per shembull, jane me interesante sot pas shk* te tracizionit, mgjs vijne nga nje sheshtesi e madhe.

Pyetja ime e pare do te ishte eshte nese socializmi ka qene nje traume per personalitetin e individit, i cili megjithate rezistonte si i tille nen levozhgen e vet, apo nje eksperiment i suksesshem per te krijuar nje individ pa nenndergjegje, nje individ te sheshte pra. Apo ndoshta individe interesante shumedimensionale bashkejetonin me te tjere te sheshte?

Ne kete rang, kriza e sotme eshte krize e njeriut te sheshte te cilit i mungon permasa, apo agoni e neurotikut te djeshem, i cili s'pat mjedis per te shperthyer as dje e as sot? 

Finis,ti po e quan socializem e une them diktature...e diktaturat kudo kane sjelle trauma,nuk ka nevoje per vertetim.Te pakten ketu ku jetoj prej shume vtesh ,brezi im qe duhej te ishte shtylla e shoqerise vijne nga orinder 70 vjeçare...qe krijuan shume ne paslufte ,me Marshall e jo ,me evazion fiskal e jo.RRiten nje brez amorf,nje dimensional,amebe.Njerez qe çiftezohen pa bere kurre dashuri ,martohen e ndahen pa fe sentimenti as te lumturise e as te dhimbjes ,brez me psikofarmaci...hapa per tu ngrite nga gjumi ,hapa per tu qetesuar mbasi ngrihen,hapa per ti rezistuar shefit...Ne tipa keshtu(e ma do mendja pak a shume je dakort edhe ti)lind e keqja ,patologjite ,violenza.

Holle holle, cdo socializim eshte traume per individin. Barinjte e bareshat, bujqit, matriarket, te gjithe keta ziejne nga individualiteti. Kaq e aq ore, kaq e aq dite vetmi, veshtire mos te te bejne te rrefesh, dhe jo perralla dosido, dhe me nje prekje te zerit te tjetrit vec kur ia leshon zeri yt gurgullimen.

Ne rastin e hijes se madhe nen te cilen jane rritur prinderit tane mua me kap nje trishtim qe zbutet vetem kur mendoj per klasiket e letersise qe ata lexonin, per muziken e radios dhe per minutat e epshit (nuk e di perse i mendoj aq te pakta dhe perseri kushedi c'mitologji formoheshin sa me te pakta minutat). Ata kane jetuar ne mbreterine e bullshitit, te detyruar te flisnin, kushedi sa e kane urryer gjuhen. Uf, po me kap sikleti. Dua te them qe s'kishte vetmi per ta dhe perfytyrimi qe me lind eshte i nje bregu, qe as mbushet e as zbrazet, ku pritet me nje lloj paniku qe dallga tjeter te fshije shkumen e lene nga e para. S'e di si ta shpreh ndryshe ate lloj zbrazjeje te nevojshme, te sheshte prej ndotit instiktiv, njeriu i shnderruar ne lekure te vajisur ku te rreshkase cdo gje?

Por mund te jete edhe ceshtje klasore. Klasa borgjeze me vjen shume e sheshte. Dhe ne Shqiperine e socializmit per ironi te termit po ndertohej borgjezia.

Nuk iu pergjigja pyetjes tende por po i qasem ne mendje avash avash.

smiley Ne vija te trasha, une u bashkengjis njerezve qe jane ne kontakt me natyren nje ekuliber me te shendetshem mendor.

Sa per brezin e prinderve tane, kujtoj per shembull qe im ate e urrente (s'di ne e urren akoma) shtepine private. Do pune, thoshte. Une kam mesuar t'i dua bimet nga gjysherit, sic edhe punen e dores. Po te ishte per te mite, do kisha mesuar maksimumi te gatuaja dhe te pastroja. Ndoshta per te na mbrojtur mendonin qe s'duhet te dinim me shume se aq. 

Tashi mbase po hyj içik si fant spathi, po ma bëj kabull, siç thoshin gjyshet tona.

Mua më duket se e ekzagjeron pak. Psh gjyshërit tanë ishin të lidhur me tokën, prindërit me qytetin. Im gjysh atë dy pëllëmbë bahçe e donte më shumë se çdo gjë tjetër. Ta fuste me shpullë (dhe çfarë shpulle!) po të shkelje pa dashje një bimë. E bëje armik të thyeje një degë peme. Prindërit e mi ishin krejt tjetër. Dhe mua më duket shumë normale. Nuk më duken "fllosh-si faqore rakie". Gjyshërit i mi kishin mentalitet tjetër sepse diktatura i gjeti të pjekur, prindërit tjetër sepse lindën në diktaturë (ose gjatë luftës, por njësoj është) dhe normalisht ne jemi tjetër sepse jetuam fundin e sistemit, kohën e kalbjes. 

Por kjo "na ka lënë me pasoja sistemi" është bërë si barsaletë (më fal Fin, e di që nuk ta them për keq). Ne më shumë se me pasoja jemi të HUTUAR, dhe kjo shpjegohet thjeshtë: Gjyshërit tanë kishin paragjykime etj, por ishin TË SIGURTË në filozofinë e jetës së tyre. Prindërit tanë mbase nuk e kishin atë siguri, por sigurisht kishin ëndërra (pavarësisht sa realiste apo sa tullumbace ishin). Kurse ne nuk e kemi gjetur rrugën tonë. Nuk kemi as SIGURINË e gjyshërve dhe as ËNDËRRAT e prindërve. Prandaj i kthehemi e i stërkthehemi gjyshërve, prindërve, gjenit, historisë, fqinjëve, vetes, pastaj sërish vetes, fqinjëve, historisë...gjyshërve. Jemi bërë si pleqtë e Qytetit të Vjetër:

Una gamba qua, una gamba là, gonfi di vino 

quattro pensionati mezzo avvelenati al tavolino 

li troverai là, col tempo che fa, estate e inverno 

a stratracannare a stramaledire le donne, il tempo ed il governo.

 

Pse  jemi kështu? Oh, përgjigje e komplikuar, por nuk ka shumë lidhje me gjyshërit, mendoj unë.

Natyrisht qe ta bej kabull smiley. Duke ia nisur nga barsaleta, besoj sinqerisht qe sistemi na ka lene me pasoja. Sic besoj qe ne pergjithesi te gjithe sistemet kane pasoja. Njerezimi vete eshte histori e nje pasoje qe pason nje tjeter. Problemin e kam te ndaj Pasojen.

Kerkimi mes rrenjeve personale per te gjetur cfare na ka determinuar, per mua eshte nje veprim me kah te kundert nga ai i pleqve te vjershes sende. Pleqte e perdorin fjalosjen per t'u pire sa me thelle, per te humbur arsyen e kerkimit pra.

Pleqte e perdorin fjalosjen per t'u pire sa me thelle, per te humbur arsyen e kerkimit pra.

Mos ma luaj vijën e ujit. Për mullirin tënd përdor ujë tjetër. smiley

Unë thashë "e ekzagjeron" jo që po flet kot. Çdo gjë është shkak për pasojë...dhe pasojë e një shkaku. Por sërish krahasimi me italianët psh më duket jo i qëlluar. Unë jam shumë i sigurtë që tema e gjysheve në Itali nuk do kishte këtë larmishmëri kujtimesh që sjell tek shqiptarët (tek siçilianët mbase). Edhe kushërira e dymbëdhjetë e gjyshes mua më ka puthur më shumë nga ç'i puth gjyshja italiane nipërit. Neve gjyshërit na kanë rrahur, na kanë thënë përralla anës zjarrit, po na kanë vënë në punë, na kanë marrë me vete për dru, na kanë përkëdhelur, na kanë marrë me të mira. Për ta ne kemi patur adhurim, frikë, respekt por edhe çapkënllëqe u kemi bërë plot. Këto unë them ndikojnë për mirë dhe jo për keq. Dmth emocionalisht ne jemi më të plotësuar se një italian që gjyshen e kujton si "ajo gruaja që më blinte gjithmonë çokollata".

Kurse prindërit tanë nuk mund të krahasohen me moshatarët e tyre italianë. Prindërit tanë janë rritur kur buka ishte edhe bukë edhe gjellë edhe coca-cola. Kurse ai brez në Itali ka vuajtur për pak kohë krizën e pasluftës por shumë shpejt ka njohur zhvillim të paparë (dhe jo vetëm sepse ishin të zotë).

Nejse që të mos zgjatem shumë. Ne e hëngrëm kur u nisëm për Evropë e përfunduam në Afropë. Nuk është faji i prindërve, e ndoshta ndoshta jo edhe vetëm i joni.

Edhe une e kam menu kete gje Fin, po them se gjerat i ka sheshuar jete ne socializem.  Barazia ekonomike dhe shterpesia ideologjike. Se ndryshe nuk di c'te them. As gjysherit e gjyshet e mia nuk e pranonin dot realitetin socialist. Jo se ishin disidenta, po thjesht nuk e konceptonin dot domethene.

Muhabetet e gjysherve e gjysheve te mia i them vetem me kopirajt, po te te them vetem qyfyret e nje komshies time, plakes Vedo gjirokastrite.

I lexonte e bija "Kendimin" ku thuhej se populli flinte ne rrogoz kashte etj dhe Vedua qe i hidhet se mbeses me gjirokastritshen e saj

- Uii, uii! Kush flinte ne rrogoz mi? Na mi, di pellembe i kishim disheket - dhe vinte pellembet e thara njera mbi tjetren para mbeses syzgurdulluar qe i thote se emes. "Mami, me duket se gjyshja paska qene kulake!" Ngeli batute ne lagje "uii, uii"-ja e Vedos.

Loool...

Edhe ne kulake ishim... gjithe gjakun dhe djeresen qe ster-gysherit dhe gjysherit vune ne mergim na e vodhen katunaret e kuq. 1000 koke dhen i moren nje ster-gjyshi, brenda nje dite. Toka pa fund. Ai thone qe u cmend, dhe nuk foli me kurre deri sa vdiq...

Kur erdhen maloket blu ne pushtet tokat ja dhane te veteve...

Ndersa ti e une po leme lesht ne kurbet qe nje dite dhe niperve tane tu vidhet trashegimia, nga hajdutet e rradhes...

Ineteresante historia vecse perseritet...

Eh mo fgm, u ngriten kembet e i rane kokes thoshte gjyshja ime nga ana nenes qe vinte nga nje familja pronaresh te medhenj ne jug qe kishin toka deri ne buz te detit.  Jo vetem pronat, dhen e dhi por kuqot gjyshes time ne internim i vidhnin dhe leshin e jorganeve te shtrenjte te pajes se saj kur vinin e rrethonin e bastisnin shtepine kur benin arrestimin e rradhes ne familje.

Per gjyshin me tregojne nje histori te forte (sepse nuk arrita te krijoj shume memorje me te se vdiq kur isha 2 vjec, pak me pas se kur cofi Enver haleja).  Kishte ardhur per vizite te nena ime nje here, e kur po zbriste poshte ne qender qe merrte autobuzin per tu kthyer ne shtepi shikon nje grua qe bente derzhurn ne ballkonin e sarajeve te Myfit Bej Libohoves, qe ishin bere komitet i partise asokohe.  Gjyshi pervec pronave qe kishte, kishte qene dhe tregtar i udhetuar shume e kishte miq gjithe andej.  Conte dhe shishte djath kackavalli me varke ne Korfuz (biles kishte dhe prona ne Greqi ne nje fshat te quajtur Zervohor).  Jugun e Shqiperise e njihte vecanerisht mire.  Akush nuk i kishte thene ndonje gje per gruan ne fjale, por papritur duke ecur me krushkun, tim ate e ime me ja leshon nje per gruan ne fjale, "Rri moj kako e dropullit, rri! Rri atje ku rrinte Ollga e Myfyt Beut!"  Krushku hapi syte me habi se nga e mori vesh ky qe gruaja ne fjale ishte dropullite.

ça do me thene te sheshte Fin?vertet ça cilesie eshte

Cilesi e frymoreve ne kete rast Zane. Saje mekanizmit te metafores, e huazojme kete cilesi te sendeve (rruga, xhami...) per te folur per njerezit.

Pra me nje fjale te ulet ,te thjeshte ,umili si i thona kndej?Eshte keshtu?

jointeresante. s'eshte me e perunjur, por sidoqofte...

termet ne tajrone , po tundeni ?

..po vijon biles.. 

Ruzhdije, mu tund tere tavolina, por kujtova se prej karrigeve me rrota.Jam ne katin e 12 te pallatit tim dhe e ndjeva shume. 

Mos u tut bre burre....per dy te tundura....

Normal. Ja ku jeni ju grate qe ju tundin gjithe diten e as nuk trembeni as nuk ankoheni. smiley

..ju rujt zoti, qofte me aq, larg qofte se kemi robt tone atje...por, ne itali ka nja 10 dite qe vazhdon dhe ka patur viktima!

une kati 10 , i cike vetem u tunda

2,9 mgnitude...qendra verilindje e Tiranes...lavdi Zotit jo deme .I dyti kishte kete fuqi i pari me i lehte.

termet ne Tirane ??? Ups Ruzhdia paska ngrene groshe smileysmiley

ups, jeni mire ju ne Tirane? smiley 

qyqja

po mire mi

ku na gje gjo neve nga dy bum bume te vogla

skemi frike nga bora

skemi frike nga shiu

jemi rrace e forte

rrace arixhiu smiley

pastaj trecerekun e ke kafeneve perdhese kshu qe as kane ndier gje, nen vorbullen vrasese akustike te tirones

smiley shyqyr! kshu eshte kur je larg. edhe termeti te duket me i qametshem.

Shyqyr qe nuk jam aty.. kam frike shume nga termetet.. leqe e paskan nxjerr tani qe termeti te le me pasoja ne tru..smiley

kush e nxorri kete moj korbe smiley

Kshu esht kur ju vje 2012ta gashte ore para nesh smiley

nga pasojat veç nuk me duket qe ne shqiperi te jene kaq te shpeshte termetet ,apo ne marrim veç pasojat?smiley

smiley

fiks , neve i kemi te apmlifikume pasojat

une kur lozja me gramafonin qe e kish bler gjyshi,nga babi,ne amerik,(diku nga fundi i '30 )me thoshte gjyshja "mos e prish a u priçe meneç se ate e degjonin burra me vethe",gjyshin nuk e njojta kurr.kur degjoja gramafonin fsheurazi gjyshes,pllaka e gramafonit ulerinte vetem nje gjuh qe se merrja veshe,(un nuk e dija se pllakat nderroheshin) me von kur u rrita i erdhen ca kusho babit i thon vena ca nga ato pllakat e Muharremit,ça te degjoje ,kenge labe te bregut,pilurit
gjyshja nga nenea me thoshte : si dolle me shkollen ballelare apo me breke neper kemeb?
nje kenge qe tregonte gjyshja nga babi :kur vajtem mik ne fshatrat e vlores,ja moren kenges ne ode burrat :
marangoz o marangoz
pse nuk le dy dhoga bosh
te na binin zonjat perposhe

E keni ate gramafon akoma? Te kishe gramafon ne vitet 30 ishte prestigj. Jo vetem ne Shqiperi besoj...

une me te degjuar e kam gramafonin... ne tregonin se si ishte me pllaka e kurdisej e bente muzike e ne i shinmim pleqte si aliena... smiley

ne u rritem me manjetofun "Grundig" o vlla...

tek shpija ime, i rane shkurt

e shtetezuan dhe gramafonin smiley

neve jo na lan ca pako gjera se gjyshi,kishte ndihmuar "luften" por pas lufte u deshperua aq shum sa vdiq relativisht i ri smiley

ka ngelur vetem valixhja druri dhe kapak me doreza meshini,kater cepat te mberthyer me metal,nuk jan ndryshkur akoma),koka magnetike (duket si tip mikrofoni) gjilperat qe "lexonin" pllakat dhe maniveli qe kurdis gjith ingranazhin.nga vitet 80 pasi kishte vdek gjyshja un i prisha te gjitha pllakas se lozja (hidhja disqe si herkuli ne film).kurse me valixhen beja loja me kodet qe ksihte kapaku .tani kur vete ne atdhe i hakerrohem babit ;pse me le ti prishja kur isha i vogel?
çfar mekati
ora ,njeher na rrethuan shpin ballistet ,ka pas dhe nga zona jote (un kam sh respekt per ballin) se gjyshi strehonte partizan e kuqe(qe i perçmoj aq shum) pasi doli gjyshi,u sqarua ma ballistet,u mbyll davaj.ishin burra me vethe te dyja palet.
eh sa historira gjat dhe pas luftes,po nuk eshte vendi per tu treguar

Ne fakt ato fshatra ashtu u ndane, gjysem pe gjysem, gjysma balliste gjysma partizane, brenda te njejtes famile ka pas edhe ballist dhe partizane. Edhe familja ime e atyre aneve ka qene familje me biznes dhe e kapur qysh atehere, dhe te pakten njerin nga djemte e kishte ne akademi ushtarake ne Itali por atje ai u inatos keq me Italine mbas pushtimit te Shqiperise dhe u rikthye ne atdhe te luftonte pushtuesit. Me tu kthyer ne atdhe filloi direkt luften kunder Italianeve dhe terhoqi mbas vetes nje pjese te mire te familjes dhe me vone mbas renies te tij ne lufte te gjith familjen, edhe ata qe ishin me ballin.

nuk e di pse por per ballin kam nje repsekt natyral
te kuqet ,nder te tjera, perdoren nje kart sh te fort ;perhapen llafe se balli jan bashkpuntor me gjermant,dhe se te kuqet do benin mrekullira,,nga ku kishte ndarje dhe brenda familjes smiley

Respekti qe ti ke per ballin vjen nga fakti qe te gjitha familjet e medha dhe patriote shqiptare  automatiksht ishin me ballin. Por eshte e vertete qe Balli mbajti njerin krah midis dy fuqive te luftes, krahun e Nazi-Fashizmit dhe ky krah e humbi luften. Balli u  ndodh para nje situate te pamundur, sepse me aleatet nuk behej dot ngaqe aleatet kishin greqine per qejf dhe Shqiperine as nuk e njihnin fare. Me komunistet nuk behej dot gjithashtu sepse i merrej prona dhe trashegmnia keshtu qe e vetmja zgjidhje per ballin ishin nazifashistet. Ne anen tjeter Shqiperia eshte me fat qe partzanet luftuan sepse pa luften e partizaneve dhe mbeshtetjen  e boshtit komunist ne ate kohe sot nuk do te kishte Shqiperi. Nuk kish si te mohoej lufta e shqiptareve pasi partizanet provonin qe kan luftuar deri ne brendesi te jugosllavise dhe kan cliruar vende atje. Me vjen keq qe ngaterron partizanet me komunizmin.

e di e di partizanet shumica njerez te thjesht,u bashkuan (shumica u mashtruan) me te kuqet dhan jeten per nje jete te re me te mir.por ata qe ngeln gjall e pan "jeten e re"

duke mor shkas nga diskutimi i mesiperm mes Ruzhes dhe Zanes per sheshimin e cepave.... mendoj se kete nuk e solli socializmi, por baza e shoqerise sone qe eshte familja patriarkale..... Gjithkund nga veriu deri ne jug, baza e mbijeteses dhe e ekzistences tone si komb, ne mungese te shtetit dhe te rendit, ka qene familja.... dhe ne familje ka qene gjithmone dikush i pare...tek i cili faleshin te gjithe, tek i cili besonin te gjithe ne mençurine dhe drejtesine e tij ne menyre qe te mbarevajtej gjindja.... Por kjo familje e shendoshe ne moral dhe ne numer, kishte edhe ca norma morale te cilat ishin te detyrueshme per te gjithe..... dhe qe nuk kerkonin fare diskkutim....Respekti per te moshuarit dhe bindja ndaj me te madhit gjithmone kane qene guri i themelit i edukates familjare...

Une mbaj mend qe kraharorin apo bishtat  gjithmone i hanin pleqte..

ne kalamajte e shkret ndonje qafe apo ndonje krah na jepnin..kur u afroheshim neper gostira ata na genjenin me ndonje fije mish dhe na thoshin, ikni tani se mishin e do gjyshi se do pije raki.. smiley

Me kujtohet gjithmone gjyshi kur kendonte kenget e Skraparit..http://www.youtube.com/watch?v=_UwugowI9Qk

jo vetem bishtin ,por dhe thela mbi bishte,ne te vegjlit hapnim syt smiley

Noja ime napoloneve u thoshte "kapoj".

-Nuse erdha me kapojt gjerdan ne gji (cupe e vetme, nga ato te vetmet fare tha, dhe stergjyshi pa iu dridhur dora e pa ia bere syri tert s'ishte kursyer.)  Ehhh si xixellonin te keqen Noja.   Ia dhashe gjyshit te tera.  Vajti dhe i beri dhen e dhi e s'di c'beri tjeter.  S'i pashe me moj bije.

-O No, po pse s'e mbajte nje, ta kishe fshehur, ta kishe ruajtur qe ta shihnim edhe ne.  (Se s'kishim pare "kapoj", dhe imagjinata s'linte kusur: kaposhi = gjeli i detit = dollma = tavoline qe xixellon e tera dhe e bera.)

-M'i mori me lezet yt gjysh.  As me pyeti, as s'e pyeta.  Kur u kujtova une gjerdani shkoi e vate.  Nashti moj bij, ta kisha ruajtur nje mire do ishte.  

___

Noja ime nuk tregonte perralla, tregonte ndodhira.  Me mallosi kjo teme smiley

Me mallosi kjo teme smiley

u bere per mall ? smiley

Monda pi nargjile.

Këtë e dinë të gjithë, përveç teje.

Nargjile molle.  Mos na humbte koka thuj, pa cfare kishte Ali Pashai me shume se ne smiley.

Kom qesh me lot me kët nargjilen e mollës. smiley

U bera.  U be. 

C'behet? smiley.

Sa shpejt u bëre dhe ti moj. Unë dua gjysmë ore të bëhem.

U befshi lemsh! S'te lini dy dakika te malloset robi se e c'permallni me dhune. 

@ spiritus, qe ti hodhe gurin dhe fshehe mallin, ti e ke fajin. Vath ne vesh. 

ca t bej une.nga malli per mollin* smiley

* per te mos krijuar keqkuptime, molli eshte molla ne gegnish.

 

Duke kalu me i rruge m'norf London shof tre cuna shqiptare duke u fute te ajo kafja qe thote Milan, e me shkojne syte tek i dyti qe ishte NONA, tashi kush do me e claim ket ka dialekti i vet/ smiley Nona...

Shkodranet i thone gjyshes nenedaje, dibranet  nenmadhe, e sa shume forma ka me thone gjyshe. Nje e kam gjalle, e njona m'iku. Nji dite vec ka thone, jet kot kjo sa shume vite e nuk e gjeta Kuptimin e Jetes, ika tashi du me flet gjume. U shtri, ka larg dukej se po flite shume paqte dhe se kish nermen me u cu mo. Nuk o cu mo fare.

o edda78, ngela ke ky blogu yt une tashi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).