Këtu jeni të lutur të postoni vetëm disa vargje e jo të tërë pjesën, pasi do zgjatej shumë tema, nga autorë shqiptarë, që ju kanë lënë mbresa. Qoftë edhe vetëm figura, krahasime, metafora etj. Ju lutemi të mos bini pre e "simptomës DJ", e cila karakterizohet nga imponimi i shijeve të të tjerëve, pak a shumë kështu:

"Kape i çik kët' variacionin, tani... po nigjoje pra, nigjoje... nigjoje mirë... do nigjosh ti, apo... si e ke hallin!"

129 Komente

Ti Shqiperi me jep nder
Me jep emrin shqipetar
Zemren ti ma gatove
Me ereza, tlyn , e zjarr

Memedhe quhet toka
Ku me ka renure koka

Fryu era nga perjashta,

Tundi perdet e mendafshta.

Nuk besoj se t`erdh haberi,

Posullen e vudh postieri.

 

Kuptova se kish ardhur me pikëllime, Gushti,

qëkurse mbeti mbi hunj kjo zhapë lejla.

Netët e gjatë, yjet e qartë, freskia e kashtës

llëra e bardhë, shkuma e qumështit të sapomjelë [...]

Indrit Sinanaj.

I tmerrshem ky imazh : parandjenja e nje gushti te pikelluar tek sheh nje zhabe te ngecur ne nje hu. E frikshme.

Ka dhe shume çaste te tjera poetike qe jane per t'u permendur, nga vete Sinanaj ose nga shume te tjere. Poezia shqipe, pavaresisht luftrave, merive, sharjeve e puthjeve te zjarrta, ecen shume me mire se proza. Vrulli "poetik" i nje numri te madh poetesh ka bere qe ne kete mori poezish qe na propozohen, te gjejme vertet shume te bukura.

_______

O Fiqiri, si ia ben ti per t'ua mbledhur rripat rreshtave te tu, mua me dalin sikur kane nevoje per pak freski ne ndermjetese.

Nuk ju kuptova i dashur.

Fiq ka fjalen si te shkruash rreshtat e vargjeve pa space njera nga tjetra(tip 1.0 jo 1.5)

 

O Fiqiri, si ia ben ti per t'ua mbledhur rripat rreshtave te tu, mua me dalin sikur kane nevoje per pak freski ne ndermjetese.

copy/paste

Oou po. Kur bej copy paste dalin me hapsire.
Kur e shkruj direkt sic me vjen delngjeshur.
Kur shkruaj nga telefoni mundesite jane shume te kufizuara, redaktimi i dobet, hicfare fotografi.

më fal, po është zhapë (lëkurë), jo zhabë (zvarranik). pra them se s'ka ndonjë gjë për tu tmerruar... thjeshtë mërzi. ndonjë zhapë fiku që s'e ka kaluar dot gardhin.

Kohet e fundit keto vargje me kane lene mbresa:

E KALUARA JONË

E kaluara jonë një kujtim i tretur në vite
E kaluara jonë, një shtegëtim, një ikje
Gjithë mall jemi në pritje
Për dashurinë e Atdheut
të tretur në vite.

 

Oj mori vajze me sy boj deti,

Ja ktheva shpinen kurbetit,

Prej mergimit kam ardh sot, 

me ta puth facen me lot.

Lek Plepi

 

Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
Per varkat e lotve.

Po shkoj dhe shirat po i le te kyçura.

***

Trendafilat e tu

me mbeten ne duar si plage.

***

Ne reren e harreses une mbledh

qeramiken e portretit tend.

 

Rreshpja

une te mbolla ralle ralle,
ti me mbive tok,
jaman trendafil, jaman borzilok.smiley

Ulu mal te dali hena, trendafil more

te dal ajo grykezena, trendafil more

 

Kur te pa deti me vale

tha sikur te isha djale...

* * *

Makina gjarpéron, 
Dy llambat e ndezura né turinjté e saj, 
porsi syté e ujkut natén po e presin. 

 

* * *         

Hej, vend!
Plot diell e pa drite!
Pagan dhe fron per perendite! 

F.Arapi

* * *     

Ora 6
Akrepat si dy krahë të hapur që presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as në 6 e një minutë
në 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unë isha me vetminë në 6 e tre minuta
në 6 e katër bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji
6 e shtatë, 6 e tetë, 6 e nëntë, 6 e dhjetë
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
në 6 e pesëmbëdhjetë
hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit
akrepat u thyen si dy krahë të një zogu
që s'ekziston
Unë mora pikëllimin për dore
dhe ika.

XH.Spahiu

 

 

do këndoj po mu zu grika

moj nëpërka pika pika

ndenja në portë e të prita

moj nëpërka pika pika

të prita mike të prita

moj nëpërka pika pika

ti nuk erdhe unë ika

moj nëpërka pika

ate dite q’ish e ngrisa

moj nëpërka pika pika

q’ish e ngrisa atë ditë

moj nëpërka pika

duke qarë e fshirë sitë

moj neperka pika pika

ti mos e qaj o yll e dritë

moj neperka pika pika

se do të prishen sitë

moj neperka pika pika

 

 

 

Sikur të shiheshim me veten sy më sy, 

kishim për tu puth, apo për tu pështy?

Fishta? Më duket.

 

Azem Shkrelismiley

ndoshta Gervalla ,Jul po me çudit ...ishin vargjet e nje njeriu shume te dashur per me qe nuk eshte me....

per me

 

kjo është italishte ma do mendja.

më vjen keq Zanë, po vargjet janë të bukura vërtet. 

thnx Dora.

 

smiley po jane te rralle si vargje...mi thoshte shpesh ..

 

s'di perse qelloi qe u ndame

di qe ditet e mia pa ty

ishin te turbullta si gjendje nokdauni(vdisja per kete fjalen nokdaun)

  

Mandej Pasternak:Ne ato vite te veshtire

                            kur jeta drame u be

                           nje ore e mire a e lige

                            i lidhte ata gjithnje

 

Sikur ta kishim tonin:

Mera Joota Hai Japani Yeh Patloon Englishtani

Sar Pe Laal Topi Roosi Phir Bhi Dil Hai Albanistani

Mera Joota...

Raj Kapoor

Se s'dashuronja as une, as ti

Por dashuronte dashuria...

---Lasgush Poradeci

(Eehh, i madh ka qene, I know...) smiley

 

Ferrparajsa

Pa pike pezmi vdes qysh neser
po fundja fatit pse t'ia prish
Pushtoma shpirtin, vere e vjeter,
me lidh me pranga perendish.

Shkelqen parajsa permatane,
s'ka ferr e terr e tmerr pa fre,
se nga te gjithe qe shkuan e vane
asnje s'u kthye prape mbi dhe

Por cfare merzie e perzishme
rrafshire e botes n'ameshim!
Pa pabesi te befasishme,
pa nje perplasje, nje tundim

M'u ndiz ne deje zjarr i pare,
me prush e afsh me perkedhel.
Nje mije demone ta heqin zvarre,
i zmbraps ky dufi yt rrebel!

Me yjet flet kur pret vetem 
ne ferrparajsa gjithesish.
Plugoma shpirtin, vere e vjeter,
te thyej pranga perendish.

 

dhe

 

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

 

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: - Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

 

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jeto dhe jetën time po e deshe

eja dhe merre veç jeto

ata që s’duan dashurinë

nuk dinë seç është mirësia

folenë e ngrenë në errësirë

edhe mbi ty lëshojne stuhira

se janë mësuar të zvarriten

të të helmojnë pastaj të vdesin

pa prekur trupin tënd të ngrohur

nga afshi i puthjes, ledhatimi

dhe pena ime nis e shkruan

kaq e lodhur nga mundimi

kërkon nga ty dhe merr dy fjalë

dhe ndalet lumi i zemërimit

të dua, të dua, të dua

o fjalë hyjnore e kësaj bote

ku u pëshpërit nga buzë 

që frymë ty të dhanë

shumë të kërkova

gjersa te gjeta

dhe nese vdes, 

mos u trishto

por ti jeto

 S'e di kush e ka shkruajtur si tekst. Por, si kenge kendohet nga A.Gjebrea.

Me duket se ishte vetem per CA vargje, e jo poezi te tera se ndryshe ju sjell ketu "ku t'i kerkoj rrenjet e tua parti", qe kur t'i keni dale ne fund, te keni leshuar rrenje ju vete.

_____

Nje nder gjerat me te bukura qe kam lexuar kohet e fundit, eshte ky dyvargesh :

Si ngjyra e bukur e helmit
është shija e bërthamave të kajsive

Ilda Isufaj.

Mire zoti msus! Ca vargje thote... po kur te tera vargjet e nje poezie jane nam, cere me bo? Me e krasit? 

Nqs eshte ashtu, atehere dil ne nje dhome me vete, dhe ia kercasim me poezi te gjata sa ta bejme me turne leximin. Mirepo shoqja tha : vetem ca vargje. Nqs e gjithe poezia eshte llahtar fare, atehere copetoje ne 5 pjese, dhe postoje ne 5 heresh. Ka zgjidhje per gjithçka.

Opo i humbet kuptimi ashtu. smiley 

Megjithate, meqe e tha SHOQJA, ler shoqen te ankohet, mos bej ate "te dalluarin" ti. smiley

 

Me Ver' e Vajza, me Llaut' e Valle,
Me Fyell e me Këngë po s'u çmalle,
Jeta s'vlen hiç: Se pa këto nuk është
Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle.

Frasheri Naim

Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti.

''Nga Zoti, prapë te Zoti.

o Fiqo, te kerkon Ben Blushi..smiley

I takon me na qeras smiley

Kepucari pa pervoje
Vuri thumbine ne shoje
Te sandallit te Akilit

Maletë me gurë,
Fushat me bar shumë,
Aratë me grurë,
Më tutje një lumë.

Fshati për karshi
Me kish’ e me varre,
Rrotull ca shtëpi
Të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
Era pun’ e madhe,
Bilbili ia thotë,
Gratë si zorkadhe.

Burrat nënë hie,
Lozin, kuvendojnë,
Pika që s’u bie,
Se nga gratë rrojnë!

Cajupi/fshati yne- kam pru vec 4/9-tat. Eshte poezi e madhe ne thjeshtesine e vet. P.s. Ate disclaimer-in e ke bere mire. Te shohim sa ka vlere smiley do sjell i varg tjeter me vone.

 

Se kjo botë e gjërë e gjatë

do të vejë, si ka vatë*

 

*Në fund të faqes vijonte zbërthimi profesionist: "Autori kishte kufizime ideologjike dhe nuk e kuptonte mirë forcën e klasës punëtore prandaj edhe i mungon optimizmi për të ardhmen".

p.s Kësaj i thonë koiçidencë e paparë.

You think I’m delirious with malaria?

kte lexova, gjithe pjesen - eshte boll thash, me kufi dhe kto gjerat llaftarisht te bukura. llaftarisht te them!

The stroke of midnight
Fell like a head from a guillotine.
 
The silver raindrops on the windowpane
Were piling a grimace
And yelling.
It was as if the gargoyles of Notre Dame
Started yelping.

ik pirdhu, i thua vetes, dhe shikon a ka me qumesht ne fridge.

cheers, man! thx for the talk.

u nisem per xhehnet

sosem ne xhehnem

shqiperi moj kucke

cna bere verem

ose kjo

jeta ime rrapa-shtrrapa

jam gabeli i institutit

nje dashnore qe e pata

ma shtypi makine e mutit

kadare

o po c'eshte ai qe shkon kaluar,

ecen si veriu,

me dy tri foshnja ne duar,

eshte abaz aliu

Asnjë yll me ty s’më ngjan
Askund qiellit s’gjendesh ti
Fshij gjith yjet, vlerë s’kanë
Shuaj diell, llambë e qiri.

Jemi dashur kohë më parë
E do duhemi dhe të vdekur
Zemrën peng ta kam marrë
Ti dhe shpirtin më ke vjedhur! 

Shtero detin, thajë lumenjtë
Shpërnda retë e ndal stuhi
Le mbetet toka shkretë
Etjen time e shuan ti

Dashuri që moshë nuk njeh
S’kërkon yje a diell mëngjesi
Dashuri që gjumë nuk ke
Dashuri që s’di të vdesi...

Leonard Seiti

Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,

do te putheshim apo kishim per tu peshty?

 

 

 

mos je gje kusherire me zanen ? smiley

jo.........................................................

E di? thone se vetvetja eshte nje tjeter. Tip Une jam nje tjeter. (kurreshtar, kush i thote keto karlliqe se ti merr vesh)
Pra i bie, qe te takohesh me vetveten, ne te vertet do te thote te takohesh me tjetrin, dhe ne kete rast çfare do te besh? do e puthesh tjetrin apo do e peshtysh...

Ka edhe nje komplikacion tjeter pastaj kjo pune, sepse gjithashtu thuhet, qe te refuzosh tjetrin, do te thote te kryesh vetvrasje (perderisa ti je tjetri smiley ) dmth praktikisht te duhet te zgjedhesh mes vetvrasjes (peshtyrjes) dhe tjetrit...
dhe pyetja perfundimtare eshte. perse deri me tani, te gjithe kane zgjedhur vetvrasjen dhe asnjeri (hiq njerin por edhe ai me shume si tip legjende, keshtu qe varja) asnjeri deri me sot nuk ka zgjedhur tjetrin?
Ti klesidra ça shpjegimi i jep kesaj se kam shume besim tek ty dhe sinqeriteti jot. Perse njerezit zgjedhin vetvrasjen dhe jo parajsen siç thone se eshte tjetri.

ps. me duket se u be shume njeri-tjetri ketu dhe s'do kuptohet gje.

"Kape i çik kët' variacionin, tani... po nigjoje pra, nigjoje... nigjoje mirë... do nigjosh ti, apo... si e ke hallin!" Qe Ajku, thuj sa te dush vllait, ti...jo Disclaimer-po tela-me-gjemba, vlloi do fuse Zanen ktu smileysmileysmiley E THASHE tek posti im, 244.

LOL. Kurre..., ta thom pa t'keq,  se nuk erdha me t'lexu ty ktu, noshta "kusherire me Zonen" o varg e une spo e di smiley

Prej katunit paske ardh'

m'Tirone paske zone 'ne ven

kaptinen paske mu si dardhe

dashke me na dhon 'ne men

Sefer Daja

Me paratë e ndyra

Q'armiku ia dha,

Porosit Maksuti,

Gjellë dhe bakllava.

 

Kadare

Paska qene rob i drejte. Po qe se i ka lone dhe bakshish kamerierit, hallall.

Porosit biftek,

Porosit hallva,

Dhe pirunin ngul,

Dhe qesh ha-ha-ha.

 

Dhe me miqte e tij,

Ngre dollinë "bromp"!

Të na rrosh Maksut...

Maksut, të na rrosh!

 

Për shëndetin tënd,

Rrofsh e qofsh, Maksut...

Por ne restorant,

Hulua seç u fut.

 

Hulua i pangrënë,

Hulua pa mëngjez,

Hulua që s'kish vaj,

Të bënte një vezë.

 

Vito mos kalo ne varre
Se te vdekurit i ngjalle
Te gjallet i vdiqe fare

Mullixhiu me te shoqen
Qe U zgjuan pa aguar
Mu ne dere gjeten te shkruar
Bija juaj ana nana
Nuk eshte me virgjereshe(shvejku)

Ne Bugjejovice po vemi

Kush s'beson borxh nuk ja kemi

 

Kur ne shkonim ne marshim

zuskat qanin plot ngasherim

 

Prane topit po qendronte

vazhdimisht e furnizonte

nuk levizte qe atje

dhe qellonte batare

smiley

Qe dite e premte
Dite e bekuar
Me thike ne zemer
Me kane qelluar
O une i varfri
O une i mjeri
Me paterica
Si xhon silveri

Moj vajze miope
Ty nuk ta faaal
S'e bashke me tyyyy
Rashe ne kanal

smiley

Pse e dija une : Lulet kane cel moj Madalena.

Se Madalena eshte, po e nderro Marjana.

Mbi dy rrota rri nje rrote
Thote mesusja kush e gjen?
Ngrihet Beni Edhe thote
Ai eshte xhaxhi Eqrem
ps.qysh femije ke qen dreq bradosmiley

Marsida marsida
Ti do jesh e imja

Dhe nje dashnore qe pata

ma shtypi

karroca mutit

ooo, karroca mutit

ooo, karroca mutit...

Kam pas dash nje grua tridhjet' vjece

me donte dhe e doja si i marre

ne syte e saj kish nuanca feminore

megjithese ish martuar dhe kish nje djale.

o Anxhelaaaaaaa...smiley

O greta o greta

ne zemren time nuk e di sec ka smiley

In memory of my mother

Without a word of warning to anyone
My mother died.

She did not want to bother anyone,
The world had enough problems and worries of its own,
She wandered off, so to speak, on tiptoe.

And since then, I have been more caring of old people,
I give them my seat on the train, on the bus,
Sometimes I feel like taking them into my arms like children.

ka Rudolf Marku,

se gjeta dot m'ship. qe Alku, te mos bohem une sebep, makaronat lomsh do bohen i dite nuk hahen me t'thithme. lol, Nashi add another Discl...se ta prune Rimin e Xhumes n xhim kullufin ktu, etc.  R.M. ka pas shkrujte ca poezi t'bukra dikur, po u zhduk e spo nigjohet mo

E bukur. Rrofsh

xha Dani qethi deshte,
dhe u be nje mal i leshte,
beme pallto dhe fustan,
me lesh nga deshte tan.

çufua.

Kjo është e Adelina Mamaqit që të ruajmë të drejtat e autorit. smiley

Belul,ja dhe nje nga te Vlores smiley

Shokëni, ku isha mbrëmë!
Shëtisja natën pa hënë,
Pa opinga nënë këmbë.
C'u gremisa nën një tëndë!
Humë qënt' e dhënt' u trëmbë!
Pa u ngrit zonja më këmbë,
Gushën me gjerdane zënë,
Njëçikë që kishte lënë
Ndrinte si bora në hënë!
...Shokë, kur i hapa gjinë,
Shkrepi si një vetëtimë...

Fill i vetëm Ismail Qemali
Ecën nëper Vlorë i pikëlluar
Nata blu spërkatur me gurkali
Rruga gri me gjak njeriu e trazuar

d.agolli

bam bam bam

pushken e kam

dua te luftoj

por sma mban !

 

E ciftja bam more
Zagari ham
Aman shoko
More aman aman

- Pa me thuaj shpes i kote,

Me c'qellim je ti ne bote?

-Te kendoj - bilbili tha.

- Po kenga jote c'qellim ja?

- Kete pune, vallahi,

Nuk e di.

- Ti kendoke pa qellim

dhe kullot ne kopshtin tim?

 

Mora thiken dhe e therra.

(Qiellin) do ta mbush me derra.

 

...

E njoma penden ne vrer,

Te nis t'ju shkruaj k'te karte

Sa tmerr, o zot, sa tmerr,

Ta njomesh penden ne vrer

 

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi ne leme
Trak ma beri zemra kur i ndjeva zene
Dhe shoqet me pane
o me bisht te syrit,

Dhe nuk di c'me gjeti

dhe nuk di c'me zuri

sapo mbylla syte

s'di se kush ma vuriiiii!

 

Une, Mitrushi, poet shqiptar,

Fort do t'i lutesha nenes,

Qe te me hidhte nje litar

Varur ne bri te henes.

Te jesh shqiptar

e ndonje qen te mos te ndjeke

deri ne varr

e pamundur eshte.

 

Pelegrini 

Une jam prej kohesh pelegrin

udhetar ne vendin e shpreses se thyer

jam ndare pa dashur nga karvani im

mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.

 

.....

 

Diteroi.

_________

QENDRESA 

...

 

... andrrat sot kaluen, prrallat djelmore

Jane zhdukun e kane trete ;

Idevet t'bukura, shpresavet lulzore

Vec emni u ka mbete.

Vec nje qellim i nalte t'ban me durue,

E zemren ta forcon ;

Nder kundershtime s'vyen kurre me u ligshtue

Mjer' ai qe nuk qindron !

 

Gurakuqi.

Kjo është e gjitha e bukur. Bold pjesët më të arrira. 

Zogu dhe djali

 

Një zok të bukur zuri një djalë, 
Ay po dridhej dh'e i thosh ca fjalë: 

"Nukë të vjen keq që jam i mitur, 
Si ti i vogël e s'jam dhe rritur? 
Jam bir i vetëm e mëma më pret, 
E kam lënë keq brenda në folet. 
Dheu me dëborë qjith' u mbulua, 
Më s'ka mbetur dhe gjëkunt pothua! 
Vuanj i gjori dit' edhe natë 
E s'gjenj dot asnjë druthë të thatë! 
E sheh sa u prish fort i shkreti mot, 
Urie vdiqmë, më s'durojmë dot, 
Zemërsë sime i lidhe gur, 
Po mëm' e zezë q'ësht' e sëmurë? 

Kërkonj e kërkonj, e kam që dije 
Që s'munt të gjenj dot gjëzë t'i shpije. 
Ah! kjo e keqe këtu më pruri, 
E gracka jote ra e më zuri!

Më pret im mëzë, si ty jot ëmë. 
Të mos t'i vete, ç'bënetë prëmë? 

Të zesthitë na, përse na ngini? 
Në punët tënë përse s'na lini? 
Kam dhe unë shpirt dhe dua të rronj, 
Të lëçinj, të breth, të los, të këndonj, 
Unë, që s'kam ment, {si thotë njeriu), 
Kujt i bëra keq? Ç'bëra un' i ziu? 
Le, mos më mundo, se Zoti të sheh, 
Të mirën' edhe të ligën' e njeh, 
E s'do të ligën, po do të mirën, 
Do butësinë, nuk' egërsirën, 
Të drejtënë do dhe urtësinë, 
S'do faqezinë e babëzinë, 
Mua të lirë më bëri Zoti 
përse me bën rob? Nga un, Ç'do ti?,.,. 
Fjalët' e zogut djali i dëgjoi, 
Qau edh' e puthi, pastaj e lëshoi.

Naim Frashëri.

Përkëdhel kohën pa ty
Më mirë vetëm, se të dy
Trembem të të shoh në sy

Si u lodhe ti me mua
Ca sekonda të mjaftuan
Për t'i thënë dikujt të dua

Të urrej se të dua
S'ka më paqe për mua
Nuk kam shpirt andaj po vuaj
E ndjej trupin tim të huaj
Të urrej se të dua
S'ka më paqe për mua
Dhe kur zemra të ndalojë
Kthema shpirtin e të shkoj

Ne nisëm një rrugë tjetër
Mbeta histori e vjetër
Për ty isha dhe jam tepër

Në valixhe ca kujtime
Vetem unë e dhimbja ime
S'ka më fjalë e s'ka më kthime

 

KORRIKU.

...

Korriku, si flak' e drizit, 

na ngroh palcën e kurrizit. 

0 korrik, o faqezjarr, 

gjithë lule, gjithë bar, 

dhe me pemë barrë-barrë, 

s'dimë ç'të hamë më parë. 

Në korrik piqen me radhë

 
pjeshkë, mollë, thanë, dardhë; 

kur afrohet korriku, 

zë të piqetë dhe fiku.

 
Nga gjithë pemët e tjera,

 
fiku na mbiftë te dera, 

se gjersa ka shporta fiq, 

gjithë bota janë miq... 

 

......

Gjaku i trimit vërtetë 
për liri ndizetë vetë, 
gjaku yt, o shqipëtar, 
s'të ndizet as në behar! 
Të ndeztë vap' e korrikut, 
t'i biesh në kok' armikut!

 

Cajupi.

Nen flamujt e malinkonise-Migjeni

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

''te martohesh, do te thote  qe ti krijosh vetes probleme  qe nuk do ti kishe pasur kurre me pare...smiley

Woody Allen.

...ku ti kerkoj rrenjet e tua parti....????

si nje rrap madheshtor mbi kete toke te lashte...

ti ngrihesh buze rruges ku shkojne shterngatat...

ato rrahin te te shkulin...

por ti veç vaditeshh prej shqotes se tyre...

e mes shqotash rritesh.....

Poradeci i madh....

Dhe binte therori
Përmi lëndinë
Rigoni fill qiri
Për dashurinë.

Mikroborgjezi

Ç'të vrasim mendjen?
Rrimë në kuzhinë;
Bie erë gjellë,
pa ngrënë s'mbesim;
Na pihet ujë,
pimë;
Na rriten thonjtë,
i presim!

Dritero Agolli

...

Qiameti, shkretëtira! 
Zogu vetë zë folenë, 
njeriu le memëdhenë, 
se mbretëron egërsira! 
Për Shqipëri dëshërojmë 
se në vend të huaj rrojmë.

...

Cajupi.

 

 

 

MOS MA MBYLLNI DERËN

nga Xhavit Gasa

Kur u largova nga vendlindja,
kur mora rrugën e kurbetit,
për mbi ballë ç'mu shtuan thinjat,
shpirt e zëmer mbrapa më mbetën.

Të gjithë botën e shetita,
vende të bukura kudo kam pa,
por ma t'bukur se vendlindja,
në të gjithë botën jo nuk ka.

Kudo që shkoj në çdo vend,
shpirti im nuk ze rehat,
shpirt e zemër më kanë mbet,
te vendlindja ime në Mat.

Një ditë une do të kthehem,
te vendlindja ime e dashur,
prandaj mos ma mbyllni derën,
le të qendrojë gjithmonë e hapur...

DUART E NËNËS

nga Xhavit Gasa

Duart e nënës,
Sa herë u dogjën,
Në prushin e zjarrtë,
Duke pjekur bukën,
...............me çerep e saç.
Sa herë u gjakosën,
Prej majës së gjilpërës,
Kur rrobat na arnonin,
...............duart e nënës.
Duart e ëmbla,
Të nënave tona,
S'u ankuan nga puna e rëndë,
...........................as nga lodhja,
Sa herë na ledhatonin
Si me magji lodhjen na e largonin...

KAFAZËT

nga Xhavit Gasa

Në kafaz,
Zogjt i mbyllim,
Që të këndojnë.
Ne argëtohemi,
Me zërin e tyre,
Dhe se pse,
Ata bëjnë thirrje,
Se duan të fluturojnë.
Zogjt,
Që për fluturim,
Ju mungojnë krahët,
Kërkojnë drejtësinë
............para kafazëvë

Ç'na duhen,
Kafzët e mbyllur,
A ka më bukur,
Se të argëtohesh,
Me bukurtië pafund,
.....................të natyrës?.

O moj cica portokalle,

ethet e gushtit me kalle.

 

Autobus (Punetori eshte nisur per ne shtepi!)

AZ  [e kam gjet te peshku sot duke lexu ca poezi/ postuar ka sol-nocturnus, po duket se AZ eshte autori/ veshtire me shkepute nji varg, kush e ka shkrujt e ka bere Sh. Bukur, ja e gjitha]

 

Autobus i stërmbushur. Një patëllxhan.

Deri në trotuar ndihet erë vulgare imam-bajalldie

Mbështetur për hekuri me sytë kah errësira

Rrethuar nga dhjetra sy, zgafella dëshpërimi të paqëllimtë

Rrethuar nga dhjetra yje të shuar, të moshuar vuajtjesh

Humbur një nga një xixat e moshës

Së bashku me flokët, me dhëmbët e pas radhe

Lëkurën

E çka tjetër mbet…

Paj, autobusi urban

Çan mes dritash të verdha, bri fasadash luksoze

Është ai aty, mbështetur për hekuri

Me errësirë në sy, çkyçur eshtrash dhe nyjesh trupore të dhimbshme

Fjala tash e ka humbur funksionin

Ornamental

Punëtori është nisur për në shtëpi!

Gungat e rrugës transmetohen

Amortizatorët e amortizuar të autobusit dement urban nuk kursehen

Në përcjelljen e drejtpërdrejtë të emocionit shkundës

Në shputat e tij.

U zgjua herët, herak si përherë në këmbënguljen

Një mbijetese fare pa sens, një mbijetese si kali në grazhd

Është zgjuar përpara agimit. Dhe bashkë me diellin

Ka dalë në rrugët ku përditë

Ngarkon thasë, arka dhe pesha dhe pesha dhe pesha

dhe pesha dhe pesha dhe pesha dhe pesha…

Në rrugët ku përzjehet llaçi, ku thonjtë

Të mbushen me grasatimet e makinerive të djeshme

Që po më marrin shpirtin sot

Në rrugët qorre që çojnë kudo por prapë

Vetëm në Romë

Udhëkryqet e logjikës sofiste – filozofë specialistë të nihilizmës

Muzika hargalis per beli kurvat e mbremjes

qe atypari kalojne

Punëtori është nisur për në shtëpi!

Jetë që s’është jetë, e kaluar ndanë jetës

Duke gatuar aromën e gjellës së këndshme

Që hanë ata, e unë nuk di se çka kapërcej

Në gurmazin tim prej punëtori

Dhe unë ha gatimin anonim, konservuar, paketuar, servirur

Për konsum masiv, prej meje

Molla e Adamit dridhet, e sërish përcjell

Gjuha ime e ndryshkur, shqisat rudimentale

Evolucion pse jo, unë njeriu i klasit të tretë

Punëtori është nisur për në shtëpi!

Në autobus

Kutërbon era e alkoolit, dikush ka pirë

Ajo është mbështetur pas xhamit, me fytyrën e saj të shëmtuar

Se në fakt këtu të gjithë janë të shëmtuar

Po, ne jemi të shëmtuar

Dhe mbajmë në duar

Kallo të ashpra të orës së dhjetë të punës

Po, ne jemi të shëmtuar

Flokët ngjitur pas koke të pa krehur

Rrobat pas trupit të djersitur.

Eleganca e pështyrë, poezi të palexueshme

Poetë të degjeneruar, të kalbur

Të pavlerë si kartmonedha

Koleksionesh te semura

Punëtori është nisur për në shtëpi!

Teksa shkojmë

Me krahët e lodhur e të dobët

Si të foshnjës (se ne nuk jemi aspak të fuqishëm)

Unë kujtohem për ty o revolucionar

Dhe për zhgënjimin tim

Unë kujtohem për ty o revolucionar, unë

Kujtoj qindra fjalë, mijëra fjalë

Ku i mësove gjithë ato fjalë, fjalëza, fjalezeza?

Besova tek ty, unë

Unë punova, që ti

Të lexoje, të shihje botën me sy, të mendoje për çka unë kurrë

Nuk pata kohë, i vrare ne mediokritet

Të gjeje një zgjidhje për mua, e për ta

Të gjeje një placebo për këtë autobuz të fëlliqur

---

 

Liri e Trop, sa i pashe vargjet tuaja. Ju Lexova, nje disipline e tille me ben te ndihem mire, kontrasti flet vete, nese e shof apo nuk e shoh une, pak rendesi ka. Por e pashe. Kur ndaj me JU [ne real apo virtual] dicka te vogel…me bohet qefi qe jena “ka i rrace” ja i link te bukur…larg standartit rolo-polo, lart qofshin [si ai/ Dr. Ferid M.] a poshte si ne, esenca o dhe same. Njeriu nuk perkufizohet kurre nga rrethanat, profesioni, titujt, origina, semundjet, t’ardhurat, rrethanat ku ndodhet,  ka e c’nuk ka, etj. Eshte ai qe eshte ne emer/ nick. Te gjitha jane pjeseza te tij ne Kohe, por jo ai.  Per kto shemuj “modest” kena nevoje te gjithe ka Feridi deri tek ai Shqiptari tjeter, Martin ne USA [sme kujtohet mbiemri] qe lexoi dicka per nje cift te varfer ne Mirdite, dhe Postoi 200$. Sa shpejt humb nje lajm i tille. Per mu jo.

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/05/31/nobelisti-shqiptar-ferid-murati-po-punoj-per-ilacin-kunder-kancerit/

Me ju falenderu per i leksion qe gjej ne “virtual coolness” nuk ka kuptim, [pashe oren ne postim] se une nuk jam OP-ia e ket e beni perte je mua, por kjo sme pengo mu t’munohem me ju imitu, neser e me vone. Thnx im do vije me ate forme! Oranje also- now kaq o per mu m’ket teme. As i click apo me e hape skam per ti bo mo.

Ti qave

Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

 

e funit kjo per mu, me qene krejt m'tem.

I. Kadare

Per mu ..

ervehe moj jete gjate

ben merhem e qeramet

axhitisme mua te mjere

te bashkonemi njehere

e mos me le ne kete siklet ...

Ka tyrqizma po ka shpirt shqiptar te mbartur ne shekuj ...

Do të pres sonte në lëmë

eja vetëm pa tët ëmë...

Është edhe ajo tjetra më e rafinume:

Shyqyr Dush-o qi t'kam kojshie

kur t'mërzitem vij e të ...rrie

 

 LULJETA LLESHANAKU
 IKËN ZOGJTË

Ikën zogjtë
ikën dhe si brenga lanë foletë këtu
dimri si kupa i mbushi me shira
i mbushi dhe i piu
i piu dhe u deh
nga vetmia.

KËMBANAT E SË DIELËS

Shpirti im
përplaset si gjuhëza
në faqet metalike të këmbanës.

E dëgjoni
është këmbana e së dielës
është këmbana e meshës së madhe të së dielës
kur njerëzit dëgjojnë predikimet për një jetë
të pamëkat
dhe kujtohen të çojnë lule në varreza. 

 

Nje nate pas pune

gruaja e Harunit,

kthejej tek shpia

me nje shok turni. 

E shikon burri

te shoqeruar,

i del perpara

si i shkalluar....

DOMOSDO...
 

 

Ushtare kundershtare 
shkembejne cigaret e dredhura gjate bombardimit:
erdhi ora e armepushimit!
S'po ta shkaterroj katedralen!
Mos ma bej amfiteatrin germadhe!
Universitetin s'po ta bombardoj!
Mos ma shfaros ate mehalle...
Domosdo,
pas gjithe asaj kasaphane,
kafka meraklinjsh mbajne rradhe ne berberhane.

Shefki Meka

Me falni zoteri
Ku eshte banjoja ?

 

Me falni zoteri
Ku eshte banjoja ?
Dua ta qes jashte kete dite
Ne hapsiren time ende nuk ka perenduar dielli
E te gjithe po hyne neper shtepi
Per ta marre boten ne goje
Boten qenefe
Te bere tekerlek

Zoteri a punon uji i govates se banjos suaj ?
Dua ta laj fytyren ne te
neser me duhet serish t’u them njerezve
miremengjesi!

Me falni zoteri!
Ku eshte banjoja ketu ?

mbyte qenin

mbyte qenin dhe hidhe nen kembet e tua
se mund te vije bushtra te te ulurije
ti mos bej asgje
vetem hapi kembet nxirre qenin e ngordhur
dhe per te fundit here thuaji bushter
qe ajo te ndjeje kenaqesi

 

kam me e vra knuesin tim
 

 

kam me e vra knuesin tim
kam me e vra
në maje të plehut
kodoshit
kryet kam me ia hekë
për çdo dite te pazgjueme në mue

prej gurmazit
kangën kam me ia nxjerr
ty per me ta dhanë
si relikt

për me t'kallxue
çka ka me te gjete
nëse edhe ti mace
nëse edhe ti....
vonohesh e gjumin nuk me nxjerr

M. B.

 

Ne vendin tim!

vendin tim dhe ne vendin tend

e çpojne lakren, i hedhin mend.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Njerit i kruhet, tjetrit i dhemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Henen si petull e pjekin ne shkemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Nje koke e cmendur, ….. nje vend e cmend!

Ulu mal te dali hena

Te dale ajo grykezena

Faqekuqe rremba rremba

Kishte ngjare nga e jema,,,,,,

Kam 6 muaj që jam marina-aar ou-ou-ou* x2

një letër nga Mariana nuk e kam marrë x2

Do t'i lutem sinjor kapitenit ou-ou-ou x2

të më japë dy a tri ditë lejex2

Nëqoftëse je ushtar besni-ik ou ou ou x2

Merre lejen edhe ik, merre lejen edhe ik.

Kur mbërrita n'hyrje t'qytetit ou-ou-ou x2

dëgjova këmbanat që binin nga larg x2

o ju njerëz që mbani të vdekurën ou-ou-ou. x2

ma lini Marianën ta puth një herë x2

Kur e putha në sy e në flo-okë ou ou ou x2

binte era borzilok, binte era borzilok,

kur e putha në gush e në faqe ou ou ou x2

binte era shamunaqe, binte era shamunaqe.

* ou-ou-ou thuhet vetëm herën e parë, herën e dytë, bie.

Ne jeten time, vetem nje here me kane dale lot kur kam lexuar nje poezi.

Kur kam lexuar kete :

Janari më kap për mënge si dorëza e derës xhaketën që ndodh kur ke borxh,
Ç’borxh të kam, i grindem erës që fryn në mesoren e dimrit, ç’kërkon
Që trumcakët e gëzimeve të vogla me kafe vieneze, espresso parisi, e çaj prej londre
M’i tremb si kukudhe!?
Çadra shkalafitet nga era, s’bën për bastun, nuk bën për armë, e flak bulevardit, flamur i bezdisur,
Jam dezertor, leshi anglez i palltos më laget me një shi që vjen nga Shqipëria, e njoh nga era dhe kripa,
Qull e rëndë shpatullat dërrmon, pallto me shi si qafore ushtari,
Bën pyetjen që s’doja ta dëgjoja si pyetjen që s'di në provimet e shtetit:
A mund t’ma thuash demokracin’ e vdekjes me katër emra të ngrohtë?

 

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, poshtëëë ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bëj” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur! 

Dhe per fatin tone te keq te gjitha keto fjale jane evidente per ditet qe jetojme. Poezia eshte shkruar ne vitin 1942

E ka bere Ali Asllani

Ali Asllani, poeti i dashurisë

Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës ku që në moshë të re mbeti jetim. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në 1908 zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga antërët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të¨persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës. Më 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të vilajetit të Konjës në Anadoll. Pas shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri në 22 janar 1914. Mëp pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princi Vidit shkoi disa kohën në Itali e u kthue sërish ku administrata lokale e cakoti sekretar të përgjithshëm (10.11.1915 - 1.1.1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 - 5 nëntor 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktua konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretari parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet 1930 -1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua antar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Ka botuar vjersha që në moshë të re. U bë i njohur me poemën "Hanko - Halla" në 1942. Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 - 66 përmendim: "Vidi - vidi pëllumbeshë" (1960), "Shqipëria kryesorja" (1961), "Vajzat dhe dallëndyshet" (1964), "Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua në 1973 "Poezia shqipe". Eshtë autori i këngës së njohur "Vlora, Vlora".
Pas viteve 90 iu botuan disa libra si "Poezi të zgjedhura" në 1996, dhe "Vidi, vidi pëllumbeshë" në 1999.
Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.
Aktori i Teatrit kombëtar Bujar Asqeriu së fundi ka nxjerrë në treg një kasetë me poezitë më të bukura të poetit Ali Asllani

 

Vajzë e valëve,zemra më stë mban

                Dhe mbi gur nd’anë të detit qan, e zeza qan

                Pret atë që prêt dhe një dhimbje ndjen

                Gjithë bota ven’ e vinë, po ai nuk vjen.

                Prandvera arrin, një mëngjez të qet’

                Vijn’ e shkojnë dallëndyshet, vajza u thërret

                “Ju të bukur zogj, tek ju kam një shpres’

                Ju që shkoni det’ e male dua t’u pyes

                Një jetime jam, pa nën’ e baba

                Një që kisha një që doja iku dhe më la

                Mos e patë ju, rron apo nuk rron

                Ndonjë lajm a ndonjë letër, vall’ a më kujton

                Shkoi shumë koh’, vetëm pa njeri

                Qante veten , qante fatin n’atë varfëri

                Erdhi dimri i keq, një mëngjez të zi

                U nxi qielli dhe deti gjëmon, bie shi

                N’ëndër seç e pa djalin në vapor

                Sikur shkoi dhe i hodhi vajzës një kuror’

                Letr’ e zezë vjen dhe me të vërtetë

                Djali kishte udhëtuar, pa kthim e përjetë

                Thoshte i mjeri djalë; Vajzë e valëve 

                Mere këtë letrë e qajmë , tjetër vënd më prêt

                Ah moj, kjo dynja, një qëndrim nuk mban

                Dashuria jonë shuhet, fati i zi na ndan

                Mos u dëshpëro, ti je vajzë e re

                Un’ martohem n’atë jetë, ti martohu atje 

                Vajzë e valëve, ti qofsh me shëndet

                Mos kujto jetën e shkuar, por haroje shpejt

                “ O i dashur djalë, shkove dhe më le

                 S’pate faj as ti as unë,ashtu qe për ne

                Ne u ndam’ këtu o djalë, qielli atje lart

                Do të na bashkoj’, i dashur, pritëm se po vij

                Lamtumirë o gurr, mjaft’ më për kaq koh

               Vuajtje edhe ti për mua, po shkoj, më s’të shoh

                Haj dynja dynja nuk ke gjë të drejt

                Lamtumirë o jetë e rreme, merrmë o valë e det.

Shpirti im qe sot u mbyll

Dhe gezimin m'a perzuri

Neper mal e neper pyll

Zu debora prej qekuri

 

Bjene floket nje nga nje

Mi katundin e shkretuar

Dyke mardhur nene te

Dheri fjet e rri mbuluar

 

Flet ngadal e shpirti im

Dhe ne zi pikoj si fleta

Pa me qit as pipelim

Tere fili, tere jeta

 

Ne kaq heshtje e qetesi

Ndjej vajtimthin e nje shpesi:

Psheretin me ze te ti

Jet' e trembur se mos vdesi...

 

Ti s'me do? s'te dhimsen sado pakez?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flake
tek shtrengohesh supeve te mi

Mike, epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhdet nuk te sillem dot
Veç me thuaj sa keshtu si mua
puthur e shtrenguar ke gjer sot?

Une e di, te gjithe hije u bene 
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s'ke lene 
Si po rri tani ne preherin tim

Ne se keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit
Mos pande se po merzitem teper
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
po nje flake casti vec, ta dish 
Si te njoha rastesishte i qete
"Mirembetesh " do te them serish

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur ditet plot merzi
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen 
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

krahe per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish?
Mbase dhe une do kem dale
Per shetitje, e shihemi serish

Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotesishte
"Mirembrema " do me pershperitesh 
Kurse une "mirembrema, Miss"

Dhe asgje nuk do me trubulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s'ndizet me...

Lamtumire o mik pa fjal e lote
Vetullat ti ngrysesh s'ka perse
Vdekja s'eshte gje e re ne bote
Por dhe te rrosh s'eshte gje e re.

До свиданья, друг мой, до свиданья.
Милый мой, ты у меня в груди.
Предназначенное расставанье
Обещает встречу впереди.
До свиданья, друг мой, без руки, без слова,
Не грусти и не печаль бровей,-
В этой жизни умирать не ново,
Но и жить, конечно, не новей.

 

Ja dhe nje perle tjeter ruse e Pushkinit:

Я помню чудное мгновенье:
Передо мной явилась ты,
Как мимолетное виденье,
Как гений чистой красоты.

В томленьях грусти безнадежной,
В тревогах шумной суеты,
Звучал мне долго голос нежный
И снились милые черты.

Шли годы. Бурь порыв мятежный
Рассеял прежние мечты,
И я забыл твой голос нежный,
Твои небесные черты.

В глуши, во мраке заточенья
Тянулись тихо дни мои
Без божества, без вдохновенья,
Без слез, без жизни, без любви.

Душе настало пробужденье:
И вот опять явилась ты,
Как мимолетное виденье,
Как гений чистой красоты.

И сердце бьется в упоенье,
И для него воскресли вновь
И божество, и вдохновенье,
И жизнь, и слезы, и любовь.

 

Tani Pushkini eshte poeti im rus i preferuar dhe kete 'per Ana K' e kam ditur permendesh qe ne klase te peste, e mrekullueshme. I ndjekur nga Lermontovi dhe Esenini, qe ka shkruar ate 'lamtumire, miku im, lamtumire' me lart. Po sikur ishte nga autore shqiptare tema, apo edhe perkthimet futen? smiley

S'e pashe fare temen.Me genjyen shkronjat cirilike.smiley

1.
Me ler te bie ne preherin tend te ngrohte
O hallemadhja ime shekullore!
Te puth duart e tua , me te mirat ne bote,
I ngazellyeer te hesht me heshtje foshnjore;
Duart e tua qe u rregjen nga puna
Dhe gishterinjte qe zune kallo nga kembezat e
dyfekeve ,
Dhe supet qe u varen nga xhokja e nga guna,
Dhe mesin qe u hollua nga gjerdanet e fishekeve,
Dhe ballin qe rrudh e u lerua nga mendimi,
Dhe beben e syrit qe u mpreh nga shenjestra,
Dhe kembet qe u zmadhuan nga ecja e mundimi
Dhe qerpiket qe u dogjen nga baruti ne shkrepa...

2.
Ti syte lan ne mengjes me ujin e krojeve te maleve
Ti lleret lemon ne mengjes me shkumen e deteve,
Ti faqet fshin me peshqirin e madh te livadheve,
Ti floket lyen me lengun e luleve te bjeshkeve...
Dhe cdo mengjes behesh me e re dhe perze zhubra e
rudha
Ne rrime ne prehrin tend e doren na shkon ne floke
Thinjet na fshin kur gjunjet na dhembin nga udha,
Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi koke...

3.Qendroj para teje,
Ja tek me ke,
Ne krahet e tua ,
Mua,
Birin tend, shembellimin e qenies tende,
Ate qe tha sa hapi syte
Ne djep:
"Te dua!"
Dhe fjalen e peshes se rende e ruajten malet e rende..

4.Gjithe dashurite per nenat qe jane e do vijne
Ne prehrin tend te madh i kam vene,
Gjithe dashurite per grate, per shoket e miqte
T'i kam sjelle t'i ngrohesh o nene!
Jeton dashuria per ty, se birin tend s'e thau
civilizimi

S'e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes ne hene;
Ne buzet e plasura s'iu vyshk belbezimi,
Belbezimi i foshnjes qe pergjerohet per nene.

5.
Biri yt di te ulet ne sofren qe shtrojne fshataret
ne oborr,
Sic ulet ne banketet qe shtrojne kryeministrat;
Biri yt di te hyje ne laboratorin termoberthamor,
Sic hyn ne aren ku zgjatin mustaqet misrat...
Cdo gje qe me dhe trashegim e kam mbajtur
Kudo qe kam shkuar ,
Kudo qe kam vajtur.
 

You don't love me and don't feel compassion 
Don't you think that now I look my best? 
Though you look aside you're thrilled with passion 
As you put your arms upon my chest. 

You are young, so sensitive and zealous, 
I am neither bad nor very good to you. 
Tell me, did you pet a lot of fellows? 
You remember many arms and lips? You do? 

They are gone and haven't touched you any, 
Gone like shadows, leaving you aflame. 
You have sat upon the laps of many, 
You are sitting now on mine, without shame. 

Though your eyes are closed, and you are rather 
Thinking of some one you really trust, 
After all, I do not love you either, 
I am lost in thought about my dear past. 

Don't you call this zeal predestination, 
Hasty tie is thoughtless and no good, 
Like I set up this unplanned connection, 
I will smile when leaving you for good. 

You will go the pathway of your own 
Just to have your days unwisely spent, 
Don't approach the ones not fully grown, 
Don't entice the ones that never burnt. 

When you walk with someone down the alley 
Chatting merrily about love and all 
Maybe, I'll be out, walking round shyly, 
And again, by chance, I'll meet you, poor soul. 

Squaring shoulders, ravishing and winning, 
Bending slightly forward, with an air kiss, 
You will utter quietly: Good evening! 
And I will reply: Good evening, miss. 

Nothing will disturb my heart and spirit, 
Nothing will perturb me giving pain, - 
He who's been in love will not retrieve it, 
He who's burnt will not be lit again. 

Per te gjithe ju qe akoma keni shprese:

He who's burnt will not be lit again

smiley

po tguxoj naj dit armiku

doren le ta zgjasi

ne me dhamb e hajm barotin

t'gjitheve na ke gati

knon mirditorja

e kercen malsorja

tundet kelemndi ne cdo ane

heu burr i motit

gjak i kastriotit

hej miresenaerdhe ne kto ane.

Cimo e gje dot ate videon e Komandantit ku thote:

Me pelqejne shume kenget e juaja...

na hape pun. e di fiks per ke thu. iu thot, ju keni ber cudira neper festivale smiley

shum bk!

ok, lere, perderisa e paske parasysh ske pse te lodhesh. 

 

"Sa me afer sa me shtrenguar aq me te forte jemi, hajde unjuni ashtu si unjeshin ata te paret"

"Sa keq me ka ardhur kur mora vesh qe na vdiq Kol Marashi"

"Sa me teper te prodhojme edhe gjera me te tjera, me te shumta do te kemi"

Kjo e fundit ja dhejt Adam Smithit dore me dore

smiley

ka i humor te zi aty mrena, rono, per t'cilin nuk mjafto e gjith dark matter in the universe.

po e myll me ket putpurin liverpulse... it's kinda nice! g-nite!

http://youtu.be/Hx34ZJtiwss

na na na... hey jude... o oh darling, pls believe me...na na na... nanana x 100...

Edhe ti Cimo, cudira ke bere!

smiley

Kjo eshte ne nje nga poezite e Eseninit.

.....

Asgje shpritin s’do ma turbulloje,

Asgje s’do te ma trondite ate,

Kush ka dashur s'mund te dashuroje.

Kush eshte djegur s'mund te ndizet me

Pa lejen e autorit po e nxjerr ketu kete qe ai e quan vjershe.. biles mburret qe eshte nje nga vjershat e tij me te arrira...qyqaa qyqaa..smiley

Fucking Other People's Whores

When I see my few whores I used to be before with

And done crazy things and shit a decent man cannot imagine

Act kind and nice before my eyes; and dance in arms of other men

And kiss and hug and stare at them; their eyes so soft, their touch so tender

What I do is pray to God to never let the glow of love

Shine to the point that makes me blind

To fall for such an acting angel

That must have been another whore

To please before another stranger.

 

I love the girls, to have some fun and fun I have if I have them

I mean those acting nice and kind as if they never fucked a man

They send the man in paradise, for they are pure and almost shy

And light and clean, like butterflies, if you did not meet them before

If you have never made them cry, and make them scream, and ask for more

I mean more guys that should be coming, to fuck beside you, on the floor

When you banged them in the chair, and split and fist them by the door

And heard them saying: “Fuck me baby!”

“Oh, baby, treat me like a whore!”

 

“Oh God”, I say in such occasions when they act so nice, so kind

Please hide from me the light of love that makes each man so fool, so blind

But there are days I feel so lonely, and sliding to a deeper pit

I notice men are dogs and dogs

If left alone they all eat shit.

 

 

 

...............................

"  Me shumë gjëra  nuk jam pajtuar

  Pa detyrim e pa keqardhje

  Shqipëria e shkretë, mi ka ndërruar

  Edhe kasollet…  edhe varret.."

............................................

obobobo sa vargje fataliste kto grave. 

Ki parasysh se ka dhe idealiste qe lexojne peshkun. 

Ja edhe nje here:

- Pa me thuaj shpes i kote,

Me c'qellim je ti ne bote?

-Te kendoj - bilbili tha.

- Po kenga jote c'qellim ja?

- Kete pune, vallahi,

Nuk e di.

- Ti kendoke pa qellim

dhe kullot ne kopshtin tim?

 

Mora thiken dhe e therra.

(Qiellin) do ta mbush me derra.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).