Ledio ishte djali gjeni qe dinte pergjigjet e pothuajse cdo pyetjeje ne E Diell ne Top Channel. Por sic po del nga kjo video akuzuese ne YouTube, mund ta kete fituar cmimin 5000 Euro si Renzo Bossi diplomen e Kristalit.

T'vjen keq per Taulantit te cilit iu mohuan 5000 Euro te merituara, ne ekran.

10 Komente

Le ti hedhi ne gjyq Taulanti..

besoj nuk kan filluar tani qe t'u japin pergjigjet e gatshme konkurrenteve...
mesojne nga amerika... po nuk i kaluam edhe ne skandalet... ouuu! apo lere se tek ne ato qe andej kane qene apo do te ishin skandale s'jane gje fare!

nuk du ta ve doren ne zjarr per Ledion se nuk e njof fare por ajo qe me bente pershtypje tek konkurset qe i kam ndjekur ishte se pasi jepte pergjigje jepte dhe te dhena shtese per cdo pyetje.ndoshta kjo eshte nje faktor se ai ka memorje te mire ne kete fushe.sdq asigjoje s`i dihet ktu.

Po ka mundsi qe ai qe te jep pergjigjet, te jep edhe nai info shtese smiley

po xhanemsmiley

Topi mo?! Jo mo se s'ben Topi kshu gjerash! Topi eshte institucion!

Kjo ka qene dhe pershtypja ime ne nje here te vetme qe e kam ndjekur, ku dukshem u perkrah ne perzgjedhjen e pyetjeve, ne krahasim me kundershtarin. Mekanizmi eshte qe ky Ledio ka krijuar nje personazh ne ate quiz, dhe mjaft fansa qe e shihnin me admirim 18 vjecarin. Nese do te mundej ne finale atehere mbaronte dhe magjia, do te ishte si nje film hollivudi pa happy ending.

Dihet qe televizioni eshte ne pjesen me te madhe genjeshter..

S'eshte hera e pare qe TCH mashtron, e ka rruge ne fakt.

Qellimi i Kinema Quiz ne Top Cannel ishte te terhiqte sa me shume te rinje, te cilet per hir te se vertetes, nuk jane aspak te interesuar per filmin shqiptar, rrjedhimisht edhe ndaj kanalit T ne Digitalb dedikuar ketyre filmave. Ledio u investua per te qene nje shembull dhe nje model per te gjithe bashkemoshataret. Per sa i perket njohurive te tij rreth kinematografise ato duken shume te percipta, edhe atehere kur ai do te jape pergjigje plotesuese ne te shumten e rasteve ka qene i pa sakte, mund te permend disa raste: Kur duhet te gjente cili luan Kaporal Peligrinin ne filmin ne "Fillim Te Veres" u pergjigj Minella Borova. Kur duhet te zbulonte aktorin Marko Bitraku mbas telefonates, u pergjigj Jani Riza, kur te gjithe e dime se i ndjeri aktori Riza ka vite qe nuk jeton. Per regjizorin Muharrem Fejzo tha se ishte regjizor i filmave te pas viteve 80, kur te gjithe e dime se shumica e filmave te ketij regjizori jane ne fillim te viteve 70, si psh. Montatorja, Kapedani, Operacioni Zjarri, Shperthimi, Fijet qe Priten etj. Ne nje pyetje "gjeti" se regjizori Mark Topallaj kishte realizuar 6 filma ne karrieren e tij, por kur Xhemi e pyeti te permendete titullin e ndonjerit prej tyre,atehere ngeli... Gjithsesi duhet thene se Top Channel e realizoi me se miri emisionin e vet.

ça moshe ke ti bir?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).