Konkluzioni Freedom House për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë: "Nuk pati progres gjatë vitit 2011, pas vitesh të trazuara të cilat po e mbajnë Shqipërinë larg marrjes së statusit ne BE"

"Një skandal më profil të lartë korrupsioni që implikonte zëvëndëskryeministrin, shkaktoi protesta antiqeveritare, nga ku forcat e sigurisë vranë 4 persona. Zgjedhjet lokale u karakterizuan nga dhuna ndërsa ankimimet në gjykatë, për zgjedhjet ne Tiranë u morën në mënyrë partizane, duke shkaktuar kështu për Shqipërinë rënie në renditjen, përsa i përket procesit zgjedhor. Gjithashtu renditja në lidhje me kornizën ligjore dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë u përkeqësuan pas ndërhyrjeve gërryese, si pasojë e influencës që ka politika".

Raporti i referohet edhe atentatit ndaj gjykatesit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, duke cilesuar se u shënua edhe vrasja e parë e një gjykatësi në historinë e vendit. Sikurse edhe në vlerësimin e fundit të Freedom House për vitin e shkuar, qeverisja në Shqipëri për muajt e deritanishëm të 2012-ës vlerësohet me notën 4,75 nga 7 që është maksimalja.

Vlerësimi është më i vogël krahasuar me Bosnjën dhe shtetin më të ri në botë Kosovën, për të cilën qeverisja e vendit vlerësohet me notën 5,75. Shqipëria mbetet e fundit në listën e vëndeve ballkanike, përsa i përket qeverisjes lokale, duke u vlerësuar me notën 3,25.

Sistemi i drejtësisë thuhet në raport ka pësuar rënie. Vlerësimi është 4,75 ndërsa në Kosovë sistemi drejtësisë ka pësuar përmirësime, duke u vlerësuar me notën 5,50. Nota 5 është vlerësimi që jep Freedom House për korrupsionin në Shqipëri një notë e pandryshueshme që prej vitit 2007. E ndërsa Kosova vlerësohet me notën 5,18 për demokracinë në vend, niveli demokracisë në Shqipëri pësoi rënie gjatë 2012-tës duke u vlerësuar me notën 4,14.

Në tabelën ku renditet vlerësimi për proceset zgjedhore, përbri emrit 'Shqipëria' është vendosur një shenjë e cila tregon rënie, si pasojë zgjedhjeve te fundit vendore. Vendi yne vlerësohet me notën 4,25.Tabela  për pavarsinë e medias, sikurse edhe në vitet 2010 dhe 2011 mbetet i njëjtë duke u vlerësuar me 4,00.

11 Komente

4,75 nga 7 që është maksimalja

po ne qekena xhom fare!!!

me ket mesatare, jo vetem qe na del shkolla lart, po pretendojm naj deg te mire... per "rryma t'dobta" psh.

Perqendrim pushteti politik ne pak duar -> perqendrim pushteti ekonomik -> me pak liri. 

Histori qe ka lindur me vete njerezimin. 

Cfare suprize .. 

Po, edhe?  Fajin e ka sistemi i notave, tha

Ti e bere si tek ajo kenga: "profesori, profesori..."

Fajin e ka, qe ne klasifikohemi Hybrid Regime!  

do te thuash qe jemi ..

Kjo gjendje eshte fale babezise per te patur sa me shum pushtet. 

Sistemi i drejtësisë thuhet në raport ka pësuar rënie. Vlerësimi është 4,75 ndërsa në Kosovë sistemi drejtësisë ka pësuar përmirësime, duke u vlerësuar me notën 5,50.

me i fjali ka mire e keq. dhe vazhdon:

Nota 5 është vlerësimi që jep Freedom House për korrupsionin në Shqipëri një notë e pandryshueshme që prej vitit 2007. E ndërsa Kosova vlerësohet me notën 5,18 për demokracinë në vend, niveli demokracisë në Shqipëri pësoi rënie gjatë 2012-tës duke u vlerësuar me notën 4,14.

dhe...Ka 2 jave qe Shq po merret me Presidentin, duket sikur dhe fryme kane harru te marrin.

Sikur ka dicka qe s'shkone.Nese ka renie ne indexin e korrupsionit ne qeverisje,qeverisje lokale ,ne gjyqesor dhe sistemin zgjedhor ,si ka mundesi qe cpi te vazhdoj te jete 5 nga 2007?Mesa shoh une vetem media s'ndryshon.

Nejse xhanem,keq,nga te gjitha anet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).