Çfarë produktesh hamë nga fermat e Lushnjës.

Prodhimi në sera, hormonet që pjekin zarzavatet për 24 orë.

Hiletë e simulantëve, eksportohet cilësia e parë, Tirana vetëm produkte “të mbetura”

Paguajmë shtrenjtë, por nuk e dimë çfarë hamë. Ajo shija e dikurshme e frutave, perimeve, mishit dhe gjithçkaje tjetër që quhej e freskët (sot BIO),  vështirë se gjendet në çka konsumojmë përditë.
Tregjet janë të supermbushura me gjithçka, por të merr malli të shijosh vërtet atë që bën diferencën mes cilësisë dhe një servirjeje të këndshme në  pjatë. Tirana këtë pjesë e vuan më shumë. Qytetarët mund të përzgjedhin produktet e ambalazhuara, duke psonisur në një supermarket të shtrenjtë, ndërsa  perimet, frutat në tregje vijnë thuajse nga e njëjta dorë.
Hiletë e serave me hormonet
Serat e Lushnjës dhe të Beratit janë furnizueset më të mëdha të kryeqytetit. Po çfarë ndodh atje? Si i kultivojnë fermerët produktet? Cili është zinxhiri i rritjes së një bime deri në momentin që ne e blejmë? Një vizitë në disa prej këtyre serave dhe bisedat nga afër, fermerët tregojnë shumë. Dekadën e fundit në Shqipëri janë mësuar të gjitha hiletë për të prodhuar shumë e harxhuar pak. Me hormone 5 herë mbi normën e lejuar zarzavatet mund të jenë gati për në treg brenda pak ditësh. Në kushte normale rritjeje do të duhej një cikël që varion nga një muaj deri në 90 ditë. Hormonet në vendin tonë përdoren që prej 7-8 vjetësh. Nga sa na sqarojnë fermerët, në kushtet e konsumit masiv hormonet përdoren në të gjithë botën. Të dëmshme ato janë kur përdoren mbi normën e lejuar. “Standardi është që në 100 mililitra të hidhen 50 gramë hormone. Në Shqipëri ndodh që hidhet 5 herë deri në 10 herë më shumë. Më shumë hormonet  përdoren në dimër”.
Gati për treg për 24 orë
Fermerët e Lushnjës pranojnë se simulantët përdoren jashtë norme në serat shqiptare, pavarësisht se mohojnë që një gjë e tillë ndodh në të tyret. Ata madje na tregojnë edhe procesin se si brenda një jave hidhet në treg një domate që do të donte 90 ditë të piqej, apo se si trangulli brenda 24 orësh bëhet gati për konsum. E njëjta gjë ndodh edhe me shalqinjtë aq të konsumueshëm gjatë verës.
“Ne 100% të mallit e eksportojmë dhe të them të drejtën nuk na leverdis të përdorim hormone, pasi operojmë vetëm me Kosovën, por dimë që në disa sera që furnizojnë tregun vendas, e sidomos kryeqytetin, përdoren hormonet. Trangulli për shembull, i futur në nitrat e azot është gati për treg brenda 24 orëve. Hidhet sa gishti i njërës dorë në një fuçi me nitrat dhe të nesërmen është gati”, thotë Arbër Gjeka, një prej fermerëve të rinj në moshë, por që prej 6 vitesh ka ngritur bashkë më të vëllain 16 000 metra katrorë serë me kushte mjaft bashkëkohore në Divjakë.
Ai na sqaron se simulantë përdoren edhe me shalqinjtë. Nëse me një cikël normal nga mbjellja deri në shitje duhen 3 muaj, me anë të hormoneve që i japin ngjyrë dhe madhësi është gati për shitje brenda 15 ditësh.
Plehrat kimike
Harrojini produktet BIO. Plehrat që përdoren sot për të ushqyer zarzavatet në sera, dhe jo vetëm aty, janë të gjitha kimike. Edhe fshatarët, të cilët tregtojnë, përgjithësisht përdorin të njëjtat plehra. Kureshtarë për të ditur pse zarzavatet nuk kanë më shijen e dikurshme, përgjigjja që marrim nga fermerët është: “Sepse që nga rrënja bima ushqehet me kimikate. Diferenca madje nis që nga fara. Përdoren fara hibride për të marrë sa më shumë prodhim”. Ata nuk ngurrojnë të ngrenë problemin e pesticideve, të cilat shpesh u kanë rezultuar jo cilësore. “Duhet të këtë më shumë kontrolle për plehrat dhe pesticidet. Ne diferencën e bëjmë te çmimi në fakt, përpiqemi të blejmë më të shtrenjtin, pasi në treg ka edhe plehra, fara e pesticide, të cilat janë lirë, por nuk bëjnë një lek”, thonë disa nga fermerët e fshatit Goriçaj të Lushnjës, ku vijoi vizita jonë.
Si dallojnë simulantët
Janë zarzavate që kur i sheh në arka të grishin t’i blesh, por pa pikën e shijes. Domatja e skuqur artificialisht dallohet kollaj, pasi ndërsa jashtë është e kuqe flakë, brenda ka fara jeshile. Trangulli gjithashtu është i butë e pa shije, shalqinjtë gjithashtu. “Problemi më i madh i këtyre produkteve është se ndërsa ka superprodhim, nuk rezistojnë dot për një kohë të gjatë. Ndaj kryesisht simulantët përdoren në fillim të sezonit dhe kanë një shpërndarje të menjëhershme në treg”, thonë fermerët.
“Eksport me forcat tona”
Një pjesë i gjetëm teksa ambalazhonin arka të tëra me domate të destinuara për tregun e Kosovës. Tjetër shije, tjetër formë nga ato që shohim edhe në tregjet më të mira të kryeqytetit. “Këto janë domate të cilësisë së parë. Ne kemi biznes familjar dhe prej vitesh gjithashtu eksportojmë. Shteti nuk na ka subvencionuar asnjëherë, pavarësisht kërkesave që ne kemi për të eksportuar zarzavate edhe në Francë, Çeki, Bullgari. Ne nuk përdorim hormone, mund t’i provoni vetë produktet”, thotë Andrea Thomai, një prej fermerëve të fshatit Goriçaj. Kur e pyesim nëse kjo ka të bëjë me faktin se kur produktet nxirren jashtë vendit kontrollet janë të forta, ai thotë se edhe kjo është një prej arsyeve.
Në Tiranë, të mbeturat
Produktet bujqësore që furnizojnë tregjet e kryeqytetit asnjëherë nuk janë të cilësisë së parë. Këtë fakt na e pohuan të gjithë fermerët që takuam. “Zakonisht në Tiranë vijnë ato zarzavate që nuk kanë të njëjtën cilësi me këto që ne eksportojmë. Abuzimi i tregtarëve atje është me çmimin, pasi u shesin domate që dalin nga serat me një kosto 30 lekë/kg me një çmim mbi 100 lekë/kg. Ata fitojnë më shumë se ne dhe Tirana furnizohet me produkte që lënë për të dëshiruar nga cilësia. Nëse shteti do të na subvenciononte, do ta na mbështeste me ambalazhin, ne do të ruanim të njëjtin standard edhe për tregun vendas, dhe nuk do të kishim zgjedhur vetëm eksportin”, thotë fermeri Andrea Thomai.

Diferenca në cilësi
Cilësia e parë e produkteve bujqësore që eksportohen jashtë dallon nga ajo që furnizon tregun vendas. Diferenca nis që nga farërat që përdoren, plehrat kimike që i hidhen bimës, ambalazhi. Bëhet fjalë për zarzavatet e frutat stinës që nisin që nga domatet, trangujt, patëllxhanët e shalqiri.

32 Komente

Edhe keta fermere qe thone qe nuk perdorin kimikale edhe keta perdorin..

Kimikate xhan, kimikate. 

Ok xhaxhi, pergjumesh ne ketej dhe na falet.. smiley

Shpejt do vije dhe dita qe müzeqaret do ta kuptojne se me kete qe po bejne po ja fusin vetem vetes vet  smiley

Per veten e tyre myzeqaret i hane BIO. Di une shume raste qe perimet qe konsumojne per familjen i mbjellin vec..smiley

As nuk e vej ne dyshim fare kete qe thua ti. Por ata duan dhe te shesin smiley

Kam honger nje here shlaqi te lushnjes ishte bo si mos me keq nga pamja te merrte ne qafe i madh sa i rrot zejtori por e hapje roze dhe pa pike shije si ka mundesi thashe ?

Por ma treguan disa te njohur e me thane se jane bo me vaksina.

O zot thashe sa shpejt qe na u fut e keqja   dhe pastaj rrine ankohen se nuk kemi treg kur nuk ja ble njeri  ... por si e thashe me perpara se do i mesojne dale nga dale te gjitha e pastaj do bejne hesapin se ku i del me mire smiley

..rendesi ka qe te prodhohet ne vend..eksporti eshte nje bonussmiley. ndryshe, gati i ke komshinjte ta mbushin tregun shqiptar.

si i thone, t'honksha pjeshken. smiley

Dhe ne budallenjte kujtonim se hanim bio aty, kur vijme me pushime. 

bio vetem nga te baces tate. edhe dikur, pa lene tani qe me cdo perime merr nga 7 gram permanganat kaliumi. sa nitrat i kon vjedh katunaret kopratives, aq te mira qofshin, Pjer.

Per me teper edhe bimet e komshiut qe nuk perdor kimikate e marrin nga ajri dhe uji.

kam ngrene mandarina te kripura ne Vlore (kullote e shashices kemi qene kur na i dhane).

difuzion me lageshti ajrore. merre me mend.

ps. si ka qene? squfuri kunder hirit dhe gurkali per ndryshk. Thuj shyqyr qe distilohej dy here e uruara, se perndryshe...

Booh. Jo une kam pesuar TRAUME nga tjeter gje. Mishngrenes i papare. Perfytyro ne moshen tre vjec kam rrembyer nga tava Bishtin qe po i cohej Krushkut ne dasem (teme gallate sa here takoheshim me krushqit dhe  ulje koke i skuqur). Dhe vijne vitet e "arta" kur hanim mish te kohes se luftes se boereve ose te fushates se Napoleonit ne Rusi (nuk me kujtohet tamam se nuk i shifshim etiketat asokohe, nuk i shohim as sot ne fakt). Akoma edhe sot nuk e fus ne goje mishin kur eshte zier shume.

Sic te thashe nuk jam shume barishtengrenes, por para nja tre vitesh me ra dhembi ne ca domate si ato qemoti ne Lushnje. Hera e pare qe kam shijuar nje vaft pa mish. 

Harro mushke Valarene...

zune malet e renkojne

se boeret po lëftojnë...

ka ca domate ketu, qe u thone domate shemtake (ugly tomatoes). ato jane si nje here vaftit, qe thua ti. Te shkretat, ngaqe cipeholla, nuk e durojne hic tranportin, edhe vijne vula vula ne shitore. por ato jane the real thing. Me ler te shpjegohem pak me gjere. Krahas tyre ka dhe nga keto domatet e blinduara, te medha, qe u thone "steak tomatoes", qe s'ka transport t'u beje gje dhe qe edhe kur i shkel elefanti, e ruajne formen e tyre te mbushur. Puna eshte qe keto domatet e pamshme kshu, kur i ben sallate, nuk nxjerrin ate lengun qe di ti... po po, ate qe fshin me buke ne fund, nje nder gjerat me te bukura qe ka sjelle evolucioni ne planet. Nxjerrin nje gje si limfe... pa ngjyre... qelizat e tyre nuk kane citoplazme, ato jane e shumta mure qelizore fibroze, pa permbajtje. Ndersa ato te shemtuarat (qe me kujtojne "Klubin e te Liqvet"), ato jo vetem kane ate aromen e bimes, por kur i ben sallate dhe u shton kripe, si rezultat i presionit osmotik te ushtuar nga kripa ne tretesire, e nxjerrin permbajtjen e bollshme dhe te pasur perjashta, nje e kuqe si ajo (lengun e kuq te domates, thote driteroi me i ven), dhe ai leng, se bashku me vajin e ullirit extra vergine, ose italian, ose spanjoll (Goya), ose grek (kallamata), pasi rrjedhin pa u ndjere mbi faqet e prera te domateve, qepeve te njoma apo kastraveceve, depozitohen ne fund te pjates... presin per ty dhe per ato kafshitat legjendare permbyllese... nje marrsh i vertete triumfi kulinar.

E mire, po ka dhe nje klecke te vockel, qe ato domatet "bifteqe" kane gjithnje ulje cmimi dhe shkojne deri 99 cent paundi, kurse keto te shemtuarat, qe jane edhe pak si sasi, jane gjithnje 6 dollare paundi. Pasi arriva e i zgjodha nja dy kokrra te pavrara, shkova me pague. Shitesja i pa dhe me tha, zotni, kto nuk jane domate biftek. E di, i thashe. Po bejne 6$/lb, vazhdoi me tonin qe hej, thirri mendjes... E di, i thashe dhe i buzeqesha gati me faj (te ravijezuar). Ajo nuk foli, por e gjithe qenia e saj brune thirri: a rrot a rrot.

Ika. Ate dite te shenuar e fshiva kafshiten e fundit te nje baguette te ngrohte franceze... Isha njeri ne Nj te madhe.

Em

Mos i bli ne supermarket, duhet te kesh diku afer treg ushqimor qe shet heritage vegetables. Ose bli heritage seeds dhe rriti vete ne bahce.

Mashtrime janë  dhe ato..Është një dyqan gjoja BIO që ja u shet me çmime të kripura perimet, por në fakt janë me kikimate..Furnizimin ja çon një shoku im smiley

Domatet jane lloje-lloje. Steak tomatoes, nese nuk gabohem, jane si "zemer kau" ne Shqiperi. Gjithashtu edhe Roma tomatoes nuk kane leng por kane me shume tul. Ka te tjera qe kane me shume leng (p.sh. te voglat cherry tomatoes).

pa prashitur pa ujitur

gjith ky trangull si esht rritur?

pa hanxhar pa sqepar
kete vrime kush e ka çar?

Pa çelik edhe pa hekur

kete birë kush e ka shqepur?

Pa pluguar pa lëruar gjithë kjo vër si është thelluar smiley

E tmerrshme!

Pse andej nga Turqia i kane ushqimet me te mira? Njesoj jane kudo. Kur kam pare Food Inc. i kam dhene karar, nuk vras mendjen si eshte rritur apo si eshte çare smiley

Duke pare format dhe permasat perfekte,plot hormone duhet te jene.
Perpiqemi te marrim te sezonit.mgjth ketu funksionon shteti ca me shume,ka me siguri...inshallah smiley

po shume hormone paskan lushnjaret... thua te jene rritur djemte ... ?

Shteti nuk na ka subvencionuar asnjëherë, pavarësisht kërkesave që ne kemi për të eksportuar zarzavate edhe në Francë, Çeki, Bullgari.

Per cfare duhet te te subvencionoje shteti perderisa ti paska kerkesa per eksport?!

 ne shqiperi eshte me keq se nuk ka kontroll  te rrept per aplikimin e teknologjise se GM, dhe efektet negative do te jene shume here me te medha se  tek konsumatoret e vendeve te tjera ku kontrolli eshte me i rrept  ekspertet thone se Ushqimet e modifikuara me hormone, ndikojne shume keqne organizmin tone, trupi yne behet me pak rezistent ndaj semundjeve infektive, 

Milanov Kallupi  care emri smiley

kane none e babe keta njerez apo jo ...?

Lushnja jone qytet plasmasi e o shoke more.....

Cdo gje fallco, qe nga certifikata deri tek doktorrata.....

Vrasin mendjen qe pse lindin femije apo kafshet pjellin embrione te deformuar....

Do vije nje kohe qe Shqiptaret do te quhen "The Land of Zombies"

Ajo kohe ka ardhur...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).