Me shumë se sherr duket si rrahje në fakt. Por gjithësesi, e thënë shkurt në video shihet zëdhënësi i partisë neonaziste ndërsa ndëshkon fizikisht një grua që përfaqëson një forcë të majtë në studiot e televizionit të madh grek, Ant1. Sherri ka ndodhur drejtëpërdrejtë. Zëdhënësi neonazist, përfaqësonte në studio rreth 7% të elektoratit. Ai është larguar para se të mbërrinte policia, duke kërcënuar se do të kthehej me 900 burra të armatosur.

220 Komente

ok , e pashe qe ne mengjes kete video.. nuk jam dakord me asnje lloj dhune.. aq me teper  nga keta langaraqet fashiste te ''krisi avgis''  por  nuk mer erdhi keq per Liana  Kanelin.. keshtu quhet  gruaja qe u sulmua..  eshte gazetare dhe njekohesisht  deputete e partise komuniste greke.. 

kush ka  qene ne Greqi ne fundvitet 90, sidomos  gjate periudhes  se luftes ne Kosove, patjeter qe duhet ta mbaje mend Liana  Kanelin.. kjo antishqiptare e terbuar.  fanatike , histerike.   cdo mbremje  ishte e ftuar diku ne  nje studio televizive e villte vrer  per shqiptaret  ne pergjthsi  e ata te  Kosoves ne vecanti..     jo vetem histerike sic thashe , por ushtronte dhune verbale ndaj atyre qe kishin mendim te kundert me te ,  konfliktin  NATO-shqipatro-serb..  me kujetohet   fare mire debati me te ndjerin Aristidh  Kola..  nuk e linte te fliste,  megjithse ai  shume qete thjesht thoshte argumentata e tij.. ndrsa kjo si e  nderkryer  e fyente,  e kercenonte .. i thoshte :  ti sje grek... do ngreme  padi  per ty...  je spiun i Mosadit.., spiun i CIA  e plot budallalleqe te tilla..

Komunistja kshu?! Na mo Belul se do e kec gabim ti! Nuku jane komunistet te tille Belul! Komunistet, sidomos ata greke, jane per bashkimin e gjithe puntore te botes pavaresisht kombesise, fese, gjuhes e kultures!

lol

Kape-pak, në atë kohë në Greqi ngjyrat politike ishin jashtë loje , grekët kishin veshur kostumin fetarë dhe anti-amerikanë..Nga ana fetare ishin në mbështetje të vëllezërve ortodoks, për rrjedhojë anti-shqiptarë(musliman).Kjo buçja Kaneli shkoj dhe për një shëtitje në Kosovë e shoqëruar nga grupet e terrorit serb dhe kur u kthye në Greqi deklaronte se aty nuk ka vrasje masakra djegie shtëpish apo shpërngulje masive..Me Aristidh Kolën u hëngër dhëmbë për dhëmbë sa gati i gjithë opininoni publik eshikonte me përbuzje Kolën.Kur gazetarët e parë grek morën guximin dhe nxorrën fotot e masakrave kjo buçja e mbylli buçen se nuk mund ti mohonte më dotë faktet...Kur vjen puna te shqiptarët grekët i hedhin poshtë ngjyrat politike dhe veshin kostumin e urrejtjes.

Kur vjen puna te shqiptarët grekët i hedhin poshtë ngjyrat politike dhe veshin kostumin e urrejtjes.

Jo mo jo, mos thuaj kshu gjerash ti mo se na prish me gjitonet.  Ti Godo duhet te kesh me shume mirebesim te greket se kshu mund ngjizim mardhenie te mira.

Unë s'kam mirëbesim te shqiptarët që na drejtojnë ti thua mirëbesim te grekët.smiley...Shprehja më e njohuir për grekët në botë është "Kur i jep dorën një greku numëro gishtat" smiley

Na merzite grekofilet dhe kozmopolitet e peshkut me keto qe thua. smiley

Të pinë uthull se u kalon smiley

KOMUNISTET KESHTU?NA MO,,,, smiley

komunistat jan internacional,nuk kan atdhe 

smiley

 

shume e vertet kjo qe thot Beluli per Lianen... bushtra!!! lol

Po meqe i urren ajo Shqiptaret atehere i lumte dora atij rracistit, edhe pse gjuante si femer e dehur.

Me beri pershtypje mbiemri i saj - KANELI, duket si mbiemer shqip. A mos del me origjine Shqiptare ajo?

Beluli e kujton shume mire. Cdo nate villte vetem vrer!!!! I tha Kolias atehere "Je spiun i shqipetareve" , pse po mbronte Kosoven. Pasuan padi te dyanshme, por Kolia u shuajt ne menyren misterioze pak kohe me pas.

Po filani, MBIEMER SHQIP! Eshte me origjine nga Suli, dhe meqe villte vrer per shqiptaret, i meshonte fort teorise se Kastrioti ishte grek! Keshtu , kjo e konvertuara 1-2 brezash greke, dilte me katolike se Papa. Ashtu si nje nga camet ortodoks me antishqiptare eshte Plevri Sen. (fiks ne gjurmet e Zerves)

 

 Ketu duhet sqaruar qe Suliotet e mbajne veten per pasardhes te luftetareve te Kastriotit, qe u shperngulen ne Jug (Himare-Sul) mbas pushtimit turk. Ata ose duhet te pranojne qe jane shqiptare, ose qe jane te konvertuar. Por kane zgjedhur t'i fryjne fyellit qe Kastrioti eshte grek, si rrjedhim edhe ata vete. Nuk esht e rastit qe kjo teze fryhet edhe ne Himare. Nje Kastriot SHQIPTAR automatikisht i sjell Himariotet dhe Suliotet ne identitet.

Ardhja ne pushtet e nazisteve ne Greqi dhe e nacionalisteve ne Serbi na ben te dukemi jo dhe aq keq lol

Greket mbase vene mend per zgjedhjet e tjera por veshtire, jane milet ksenofob, kriza ekonomike vetem qiti ne pah rracizmin e tyre me 7%in e nazistave.

too serious xhib, give us some of ur to ur dry wit please, 

Ja nji prop

Shife 1cike ktena

Na thuj ca veni ke liqeni jan bo keto inxhizimet????

 

Mos e ngacmo Xhibin tismiley Nuk thu shyqyr u fut ne binarsmiley

M'fal po xhibi nuk i shpeton dot faktit qe esht mesdhetar e i vlon gjaku.

Si that ai puff Elton John ne summertime: when the weather is fine u got women, u got women on ur mind 

Te drejte ke, ana tjeter e medaljes eshte qi gjermanet t'i bejne idete e tyre te parezistueshme.

I modh Xhib,  nuk te le as1here ne balte!!!!

smiley 

Sherr jevgjish.  Keshtu i pafsha gjithmone!

Aktori Sacha Cohen, duhet te beje nje film per keta llumesira.

"wi are da bezt cantry in the world", "grike peoplez are the zmartest in the planet"

Kafshet e egra qe jetojne ne jug te Shqiperise!

Ne sduhet te flasim.

Ose te nxjerrim per zhelesh.

Ose hipen lir koklopa me vazo lulesh ne dore ne podium.

Ose ta fusim me kpuc kaptines alla-kryeministrorce.

Nje shpjegim:

per cfare zihen

 

Ajo e syrizes perballe e akuzon kete trimin qe ka marre pjese ne nje grabtje para disa vitesh, dhe ky i hedh uje surratit, pastaj kjo shurra antishqiptare ngrihet e ja fut me gazete, dhe pastaj ky trimi e qellon me shpulle ate shurren dy tre here.

shume cun trim qeka ky qe rrifka grate!!! smiley

ora. ti rrofsh por sma mer mendja me nje llaf goje" grabitje paresh", te zihet burri me grate...duhet te jete historie gjate kjo midis njeri tjeteri!...ai qe e solli kete duhet te kishe bere nje rezume, perse zihen me njeri tjeterin ?..  per te qene korrekt, se aty ka nje krize te madhe, jo per gje flm sidoqofte 

 

Muhabeti keshtu shkoi, dhe gjaknxehja per kete pune qe, ajo i tha qe ky ka marr pjese ne nje grabitje dhe ky i hodhi goten me uje surratit... pastaj shurra plake e shtyu me gazete e indinjuar kete trimin e LESHIT, dhe ky i ra me shpulle disa here shurres plake... keshtu ndodhi mnjf. Qe te dy jan shqiptare ne gen, si shurra plake antishqiptare si ky trimi i LESHIT.

Ashtu eshte deri ne nje fare pike. Goten me uje ja hodhi, se ajo i tha "po e ktheni vendin 500 vjet prapa" 

Une smarr vesh greqisht, po me aq sa kuptova,

Kur nazisti me shpulle komunistes ja toqi,

prezantuesi emisionit po bertiste oqi oqi

Shkurt sherr grekesh, se nazistet e heqin veten si palikari (trima).

Ai qe e ka sjelle kete vidion, ka nje shishe smiley oho mu bo qejfi, dhe e dini pse, sepse ka nje Zot mbi bote qe i sjell gjerat ne vije nganjehere. Siç mesuam ketu nga Beluli, ajo gruaja qe u rrah (qe nga mbiemri duket arvanitase e krishtere) , nuk e paska lene te ndjerin Aristith Kola te flasi, e ka ofenduar dhe akuzuar kot se koti. Tani del nje hund-lesh smiley dhe ia ben paq, qe kur ajo ta kujtoje te urtin dhe te ndjerin Aristith Kola, te ndjehet e turperuar. E mer ju lumsha, prisni, prisni, se ka pun puna. 

Jo ju lutem shume ! Jo kaqe dorelire! Duhet ta analizojme me shume vemendje dhe durimin e duhur kete akt te ndodhur faqe tere botes.I kemi komshi.Dhe ja si e gjikoj une:

 Ki akt eshte shfaqe jo aksidentale dhe as e pa pritur.Eshte shfaqe e karaktereve  qe vine  si formim, prej geneve te lashta helene.Eshte sherr me origjine te vjeter...

 Ja se si:  Duke u nisur prej nje sherri ndodhur ne lashtesi. Dy  filozofe te shkolles se Protagoras(sofiste), po debatonin per lejlekun(helenet nuk donin t`i  konisderonin te shenjte  llojet e lejlekeve  kanusha, kanjusha dhe kurrila, te cilet te tille i konsideronin pellazget)

Te dy filozofet duke ngaterruar emrin grek te lejlekut "pelarg-os", me etnikonin "pelazg-os", u zune keqazi shume.Dhe  te nxehur e te bere percellime, arriten te pohonin; i pari,  se pelazg-osit fluturonin gjer ne  misiri, pa bere me glasa  mermeret athinase.Ky ishte banor i shtetit te Athines.

  Kurse i dyti, qe nuk ishte banor i atij shteti, pohonte  se   pelazg-osit, tere glaset i benin permbi oxhaqet e athinasve.Ne fakt i dyti nisej prej faktit qe Pellazget kane pat banuar ne Athine.Dhe per shkak se pellazget    qene dyndur me grupe, si  disa zogj shtegtare, banoret vendas, te Atikes,  i paten emertuar .."PELARGE"

 Ne sherr e siper, i pari  i ofenduar prej asaj "punes se glasave", ja veshi me nje dacke  surratit te dytit.Sehirxhinjte  athinas , te ndare ne tifozeri, sa me te parin e sa me te dytin, ja nisen dackave shoshoqit.Sherr qe sipas  Strabonit, mori emrin  "Sherri per gelasat " e ...Pelarg-osve.......

Ja  pra qe e ka origjinen.... sherri i dackave  athinase

Te analizojme me shume vemendje cfare bejne grekrit neper emisione? S'po na dalin hallet tona tani po te analizojme e te studiojme e zgjidhim dhe te grekerve meqe i paskemi komshinj?

se di pse ndjej nje kenaqesi te pafshehur ne veshtrimin e kesaj tatepjete qe ka mare greqia. smund te them tjeter vecse sa me shpejt ne gremine, aq me mire do jete.

po per shqipet atje si do behet sipas teje?

Ose te shkojne nga kane ardhur, ose te vijne ne Kanada.

Nuk eshte fundi i botes, se nje shtet i ndyre po shkon drejt shkaterrimit...

SI KALAMA QËLLOVE O MANE!

Me shkelma ta kishe marrë. Ku ka më mirë. Një qelbësirë që ha dru nga një qelbësirë!

cfare turpi.. ska ku shkon me keq gjendja e greqise.. keto te partise neo-naziste keto jane si te cmendur.. sikur jetojne ne nje kohe tjeter.. e pabesueshme..

Sikur nuk i ka hije burrit te qelloi me grushta nje femer..pavaresisht se kush eshte ai apo ajo.. burri tregon dobesi kur ve dore mbi femren.

Kjo eshte e vertete Ketlina, por ai e qelloi me shpulla, jo grushta. 

ndryshim goxha i madh smiley ne fakt dhe mu s'me la shije te mire,aq me teper qe qenka dhe gru ne moshe.Deri nje skllape surratit kisha me qene dakort.smiley

Cne ti me mendesi te mykura patriarkaliste ?

Kjo shprehje i referohet modelit te vjeter, kur burri duhet t'ia mbyllte gojen femres me nje te veshtruar venger. Ne rast se ne sy te tjereve do vinte dore, ahere bota do thoshte se femra ne fjale, i sfidonte autoritetin, pra burri tregonte dobesi ne publik.

Barazia gjinore, nenkupton qe ne publik burri dhe gruaja mund te zihen dhe te sillen me njeri-tjetrin si do silleshin me ata te te njejtes gjini, dmth sherri mund te shkoje ne grushta ose shkulje leshrash dhe kjo eshte shenje e qarte e barazise gjinore.

Prandaj, ky sherr tregon sa te civilizuar jane greket ne aspektin e barazise gjinore.

Fakti qe sherrin e fitoi neonazisti dhe jo neomarksistja, duhet t'i beje komunistet te mendojne se duhet te çojne ne debate meshkuj, perndryshe bie prestigji i Ushtrise se Kuqe perballe Wermahtit. Ose edhe ndonje grua, po te ketij tipi

http://fc05.deviantart.net/fs18/f/2007/1...

Do jete problem nese neonazistet nxjerrin ndonje si ky

http://www.welovemercuri.com/images/musc...

ose si ky

http://www.culturismo.org.es/images/horm...

 

Nejse , jane me argetues neofashiste vs neomarksiste, kur zihen me grupe, shkopinj e leva.

Eshte pergjithesisht spektakel televiziv, te dyja palet kane nevoje per njeri-tjetrin, komunistet s'e kuptojne dot veten pa neonazistet o neofashistet dhe anasjelltas.

Ne mungese te tjetrit,komunistet fillojne e quajne kedo fashist, mjaft qe te mos jete ne nje mendje me ta, si ben psh Zaimi, ose fashistet quajne kedo te kuq, mjaft te jete i majte.

neonazisti

Deshe te thoje neoevgjit, besoj.

Jo jo thashe ate qe doja.

Nazizmi ne thelb eshte shume elastik ne kendveshtrimin racor, sepse edhe nje evgjit meqe ka nga ata syshkruar, mundte pretendoje qe te paret fare ishin bjonde me sybojeqielli por qe ka pasur perzierje dhe se atyre u mjafton nje seleksionim gradual i elementeve te bardhe per tu rikthyer ne ariane.

Te kujtoj se evgjitet vijne nga zonat e Pakistanit, flasin indoeuropianisht dhe ne historiografi quhen indo-ariane.

Ti me shume se cdo kush tjeter duhet te dishe se nazizmi i perket nje populli dhe periudhe te caktuar.  S'ka se si te jete nje grek nazist.

Nejse ne ate kendveshtrim jam dakort, desha vetem te vija ne dukje ne element thelbesor te nazizmit, dmth racizmin meqe neoevgjit therret ne loje konceptin e racizmit.

Nuk i kam ndjekur me vemendje keta, a mund te quhen neometaksalare ?

Ashtu e mbajne veten.

Ata qe vine nga Pakistani jane ciganet "Tahir, lula si, lluku babashta" dhe ishin dy gjuhesh.

Evgjitet( Egjiptet) vine nga Egjipti, flasin vetem shqip dhe jane mbeturinat e kovaceve te PO.  Ke edhe ne Shqiperi nje Shoqate te Egjipianeve.Nejse

Ne oren tone me te keqe si popull keta laro vetem si fqinje nuk u sollen, sot miqesise me armiqte e shqiptareve ti pijne lengun. Plehrat.

Pytja qe kerkon pergjigje eshte, mo mire kshtu, apo te te shajne nga motra?

Kush e ma men ate barsaletem "Oqi, s'oqi, grun e du n'shpi!"

Evgjit naziste vetem ne Greqi gjen (ndonese edhe na kena pas ca syresh)

Shpresoja te ishin rrahur me karrige, dhe po mos te ish per ftesen e Casaubon, do me ish prish krejt humori...

Si i hudhka shpullat ky vllai, si Ora e Lojes

oqi s`oqi shpullat i hengri ajo.

Megjithese ate Kanellin(femren qe u godit) nuk e honeps dot per shkak te propagandes pro serbe gjate luftes ne Kosove... por ky  sulm ishte teper i ulet edhe per nje parti neonaziste...Ketu Xrysi Avgji e treguan se jane nje turme gomeresh te pashkolluar qe per debat perdorin vetem gjuhen e dhunes

Sot u vra nje grabites shqiptar ne zonen e Peanias....Me teper benzine dhe propagande per Xrisievgjitet..Ky rasti i ketij grabitesit shqiptar u vu ne qender te vemendjes nga media per shkak te menyres se si operuan shqiptaret...I moren shtepite me radhe per ti grabitur dhe u diktuan ne 2-3 shtepite e para...Erdhi policia dhe ata u larguan..Ne fakt u fshehen ne kodrat e Peanias...Ne mesnate u nisen serisht tek shtepia e pare(te cilen u perpoqen ta grabisnin ne fillim) por kesaj radhe i zoti kishte bere gati ciften dhe nuk hezitoi ta perdort ku pa qe i kishin vene te jemes thiken ne fyt...

Bravo Greqia, shteti qe ka institucionalizuar diskriminimin ne menyre de fakto prej me shume se nje shekulli, tani po han frytet e pemes qe ka mbjelle. Por lajmi qe me ka shokuar dhe me ka bere te lotoj nga ky vend ishte ky:

Renato Mekolli Eshte e tmerrshme Alidea, kam 2 dite qe spo marre veten ,nga nje akt i tmerrshem ,5 metra larg restorantit qe jam ,duke me goditur dhe duke me treguar thiken, duke me thene qe te shkoj ne vendin time ,se po bej karrire ne vendin e tyre dhe greket nuk kane te hane, kam mbyllur telefonat dhe nuk dua te komunikoj me as njerin , mbas 2 ditesh sot mora pak veten .

Po te beni google emrin e Renatos e kuptoni mire nga se erdhi ky sulm. Hijenat jane rizgjuar, dhe kam frike se kjo krize Greke mund te beje qe qindra emigrante legjitim atje, qe kane ndertuar nje jete te tere, kane blere shtepi, hapur biznese, kane punesuar dhe greke biles, neser do te detyrohen te largohen pikerisht nga ky intimiditet qe po ushtrohet ndaj tyre! 

Absolutisht nuk dua te justifikoj kete diskriminim, sidomos ndaj nje shqiptari, por debimi i emigranteve ka nje logjike te mirefillte ekonomike.

Kur vendi lulezon ka pune edhe per emigrantet, vendaliu mund t'i lejoje vetes te marre asistence te majme ose te jetoje me parate e prinderve.

Kur vendi bie ne krize, shtohet papunesia, shteti s'ka pare per asistence dhe prinderit mund te humbasin punen, keshtu qe i riu parazit detyrohet te punoje per te ngrene.

Por shume vende pune i kane emigrantet, keshtu qe ulet shanset per te gjetur pune.

Ta zeme Greqia ka 1 milion te papune por edhe 1 milion emigrante te punesuar. Debimi i emigranteve do lironte vende pune per te punesuar gjithe te papunet greke.

Natyrisht ky eshte model i thjeshtuar, ka pastaj ne mes nje thes me spekullime ekonomike, se ky emigranti mund te jete me i specializuar ne ate zanat, se fakti qe pranon rroge me te ulet e ben kapitalistin te marre veten me shpejt e te investoje per zgjerim aktiviteti etj.

Por fakti qe lirohen vende pune ne rast krize ngelet, po aq sa vete ekzistenca e emigrantit lidhet me faktin qe ekonomia eshte ne lulezim e ka nevoje per krahe pune.

Me fal te te pyes, por ti nuk je i detyruar te pergjigjesh: Cfare formimi ke ?

Ajo qe ti shkruan NUK KA SENS. Asnjeri nuk i ze vendin e punes asnjeriu sidomos ne nje shoqeri meritokratike, nuk po flasim per administraten ku ( ke 0 shqiptar te punesuar atje) po flasim per bizneset private, flas per  ato qe quhen burime njerezore ne rastin konkret dhe vetem te mira i kane sjelle atij fucking shteti. Flasim per cilesi aty ku ke burime njerezore te kualifikuara, flasim per konkurence intelektuale apo mjeshterore !

Perspektiva jote eshte ajo e radikaleve tip Front National ne France apo Bossi ne Itali.

 

Askush nuk i merr punen askujt. Keto jan budalleqe. Mund te kesh arsye te tjera te jesh antiemigrante por te thuash qe emigrantet na marrin punet eshte budallek me brire.

Meqe s'jam i detyruar nuk te pergjigjem, nderkaq nuk eshte kulmi i edukates te pyesesh tjetrin per kredencialet dhe te mos i tregosh te tuat, tregon fodullek ose ne rastin me te mire megallomani, i bie te jesh boterisht e njohur dhe me tone superioriteti prej autoritetit tend te mbarepranuar, mund ti kerkosh tjetrit kredencialet.

Keta te kualifikuarit me konkurence intelektuale apo mjeshterore sa do jene, ta zeme 10% apo jane shume ? mos i do 20%? Po t'i jap e po t'i fal.

Si thua ne kembim te me falesh 80% qe s'jane per konkurence intelektuale apo mjeshterore, por kane mesuar zanatin ne emigrim ? Si? Do te me japesh vetem 50% ? Ok ulem deri ne 30% si kontigjent per t'u larguar e per t'i hapur vende pune te pakualifikuarve vendalinj.

E imja nuk eshte perspektive, por logjike e ftohte ekonomike, e cila ka kohe qe po detyron Europen dhe biles edhe Ameriken (wtf edhe keta kunder emigranteve, kur jane popull emigrantesh) te ndermarrin politika te forta kufizimi te emigracionit, aq sa Franca kercenoi me mbyllje kufijsh e dalje nga BE-ja, me kete motivacion.

E imja nuk eshte perspektive, por logjike e ftohte ekonomike

smiley

Ne vend te shqyesh syte, shit shtepine, mblidh plaçkat e kthehu ne Shqiperi, t'i japesh vendit kualifikimin dhe kapitalin tend ekonomik dhe politik. Shqiperia do te jete me e pasur me ty, qofte ekonomikisht e qofte ne aspektin e demokracise.

Akeist, sinqerisht uroj qe Renato te largohet nga ai vend qe nuk e meriton, edhe pse mund te jete formuar aty me profesionin e tij  ( i shpallur kuzhinieri me i mire ne Greqi gjate  2011)  ardhja ne Shqiperi pse jo,  por nje talent si ai duhet te shkelqeje dhe per kete pse jo te sfidoje vetveten ne gastronomine franceze apo me gjere . Ne kete rast Greqia humbet, sikurse po humbet dalengadale dhe ajo nje pjese te mire te trurit te saj, dhe mos harro nuk ka porta te mbyllura ( jo akoma) jane me qindra te rinjte e diplomuar , doktore , studiues greke qe kane marre rrugen per UK .. Kur i behet lufte trurit dhe aftesive ai vend vetem prapa ecen

jane me qindra te rinjte e diplomuar , doktore , studiues greke qe kane marre rrugen per UK

Po aman o Alidea, po Greket kane dhjetra e me shume vite qe emigrojne ne vende te tjera. Po te ngrihen Anglezet, Amerikanet, Australianet, Gjermanet, Suedezet, etj. e t'u thone Grekerve "ikni se na keni zene punet" t'i shohesh si ngrihen te gjithe Grekerit ne kembe duke u ankuar se po u merren neper kembe te drejtat e tyre.

po mire mo ç'fare i heqin keto qe po thua argumentit qe te dha ai tjetri, qe emigrantet zene punen e vendalinjve ?

Eshte argument i ftohte qe s'ka bazament. Emigrantet zene punen e vendalinjve:

  1. Kur vendalinjte nuk duan t'a bejne ate pune sepse eshte pune e ulet (psh. pastrues)
  2. Kur vendaliu me pak talent se emigranti
  3. Kur vendaliu kerkon me shume rroge se emigranti dhe i zoti i biznesit nuk e perballon dot.

emigrantet jane morracake, nuk do te shkonin vetem ne vendet e pasura po te qe ndryshe dmth po te kishin me shume talent se vendasit. 

te zotit te bisnesit ja marrin fare bisnesin po te vij puna ngushte (ekonomia te çaloje), siç ja u mori Enveri ne shqiperi. ose siç ja u moren ne Argentine kur filloi kriza.

kur vendi ka pare, ta pret mendja qe vendallinte preferojne punerat e larta, por kur nuk ka me te tillera pune, ata i kthehen perseri punerave te gjithfarrllojit. ne france psh po ka gjithnje me shume franceze ne ndertim, sektor dikur vetem me portugeze. 

Ti per vete vazhdon te perdoresh ate krehrin e imet, apo je Francez i lashte dhe ke mesuar Shqip si gjuhe te huaj?

su ka ardh akoma thika ne fyt francezeve, se po plasi patjeter qe dhe mua e te tjereve do te na vij rradha e t'ja mbathim si dikur çifutet. 

Shumica e njerezve/punetoreve jane mesatare dhe te zvendesueshem lehte fare. Per cdo emigrant ne pozicion profesional ne Greqi (manaxher, mjek, profesor) ka 5 greke qe mund ta bejne punen po aq mire. Te mos diskutojme fare per klasen punetore (ku hyjne shumica e emigranteve shiptare). Ne plan te shkurter cdo vend qe eshte ne kontraktim perfiton nga largimi i emigranteve. Tani, po te ishin te zgjuar vertet Greket nuk kerkonin te debonin emigrantet nga Greqia por shpernguleshin vete jashte Greqise,  ashtu sic Spanjollet e zgjuar jane duke zbarkuar ne Brazil.

E di qe s'e ke keq ti? Ke shume te drejte, Shqiperia do jete me e pasur me mua.

Kur vendos te besh ironikun dhe logjikuesin e paster ekonomik qe thua duhet te ikin emigrantet, mund te na shpjegosh ti vete pse po rri ne Itali ku papunesia eshte mbi 10%? Pse s'i ke mbledhur edhe ti plackat e te kthehesh ne Shqiperi qe t'a pasurosh ate e t'u mbushesh mendjen emigranteve te kthehen nga Greqia, etj.?

S'po bej ironikun aspak, une besoj se çdo emigrant, biles pavaresisht ne ka vene leke apo jo eshte pasuri kombetare dhe duhet te kthehet ne Shqiperi. Ai eshte formuar, ka pare, ka jetuar ne nje vend tjeter, ka nje aftesi me shume per te kuptuar se cilat jane politikat e vendit qe duhen ndjekur per te bere Shqiperine.

Ne pergjithesi juve te Amerikes ju quaj te humbur pergjithnje, po pse te thashe nuk te rashe.

Mire po pyetjen e anashkalove.

Nderkohe, njoh disa qe jane kthyer ne Shqiperi nga Amerika - madje njeri prej tyre eshte admin tek PPU.

Pyetjen ? Po s'do mend qe do kthehem, nuk them bej si them une e mos bej si bej une.

Jane aq pak sa perbejne sensacion dhe e merr vesh i madh e i vogel qe u kthye nga Amerika. Kjo eshte prova me e mire qe jane te humbur.

E keqja e ketij brezi ne Amerike, eshte ne ndryshe nga te paret e nga ata prej Kosove, nuk behen bashke e te formojne lob, pra s'kane as vlere politike qe te mund te ndihmojne Shqiperine, meqe banojne ne 'Stambollin' e shek 21.

Nje krize e thelle kjo dhe nje humbje e madhe, fare te pavlere per Shqiperine ata qe duhet te ishin me te vlefshmit nder emigrantet.

Me behet qefi, sinqerisht. Mos humb kohe - madje po vras mendjen pse paske shkuar.

E keqja e ketij brezi ne Amerike, eshte ne ndryshe nga te paret e nga ata prej Kosove, nuk behen bashke e te formojne lob, pra s'kane as vlere politike qe te mund te ndihmojne Shqiperine, meqe banojne ne 'Stambollin' e shek 21.

Ti e njihke brezin ne Amerike shume me mire se c'njoh une brezin ne Itali.

Edhe une po e vras mendjen pse erdha, qenkemi njesoj.

Ca ti besh, universiteti i jetes, si e vetmja forme e legjitimuar e dijes dhe autoritetit, ka perfunduar qekur u zhduken pleqte e urte. Qe prej 1957, kur ne Tirane u hap universiteti i pare, u fut koncepti i mbrapshte qe dija mund te perfitohet edhe me rruge joempirike, por duke studiuar.

Nuk e paske marre veten ende, nga kjo traume ne konceptimin e gjerave, s'ka gje e ke jeten para. Hmm tani qe po mendohem, ke shprehjen noti mesohet ne det jo ne govate e s'i gjej dot repliken. Jemi megjithemend popull i urte.

Shume e drejte, s'e kam marre veten ende nga trauma shkolluese e jetes. Por s'je as i pari as i fundit qe po ben Ph.D.

Zere se nuk te pyeta per formimin, po meqe nuk me pyete dhe un nuk po te them formimin tim, ne fund te fundit komentet flasin vete le te analizojme  perspektiven tende:

Keta te kualifikuarit me konkurence intelektuale apo mjeshterore sa do jene, ta zeme 10% apo jane shume ? mos i do 20%? Po t'i jap e po t'i fal.

Je i sigurt per keto perqindje, me c te drejte aludon per shifra te pamatshme? Un di nje shifer tjeter ama  qe ne si Shqiptare ne dy vale te ndryshme njehere 1991 , hera tjeter 1997, na ka firuar mbi 40 % e trurit  fillimisht Greqi e Itali mandej kan vijuar me tej. Ky tru ne nje pjese te madhe ka shkuar dem pasi keta emigrante jane detyruar te bejne pune te nje kalibri shume me te ulet intelektual dhe kane mbetur ne ate nivel, ka nje pjese tjeter qe eshte zhvilluar me shume dhe qe kontribuon ne keto vende.

Si thua ne kembim te me falesh 80% qe s'jane per konkurence intelektuale apo mjeshterore, por kane mesuar zanatin ne emigrim ? Si? Do te me japesh vetem 50% ? Ok ulem deri ne 30% si kontigjent per t'u larguar e per t'i hapur vende pune te pakualifikuarve vendalinj.

Nuk them asnji gjo po te jap sa te duash ! Mos valle ajo qe eshte mesuar ne emigrim, duke sakrifikuar sic kane bere ata nuk quhet mbledhje aftesish  apo mjeshterie. Mos valle fakti qe ato aftesi i kane fituar aty i ben te padenje per tu numeruar si kontigjent burimesh njerezore kualitative?

E imja nuk eshte perspektive, por logjike e ftohte ekonomike, e cila ka kohe qe po detyron Europen dhe biles edhe Ameriken (wtf edhe keta kunder emigranteve, kur jane popull emigrantesh) te ndermarrin politika te forta kufizimi te emigracionit, aq sa Franca kercenoi me mbyllje kufijsh e dalje nga BE-ja, me kete motivacion

Shume e ftohte qenka si  logjike ekonomike.  Zoteri i nderuar vendi me anti emigrant ne Europe eshte Greqia, ata te shkrete emigrante atje  jane taksapaguesit me te rregullt dhe nderkohe qe mund te kene lindur atje  apo kane mbi 20vjet  jetese te ligjshme nuk kane te drejte shtetesie. Por  eshte ndryshe te thuash qe duhen politika te mira ndaj emigranteve  te mire organizuara dhe selektive dhe ndryshe te thuash emigrantet jane fajtore te pjesshem per gjendjen e keqe ekonomike apo se u marrin punen. Ja shiko politikat kanadeze te emigrimit psh,shiko sesi dhe sot Franca po kerkon emigrante te profilizuar, por Greqia ka luajtur politika krejtesisht shfrytezuese dhe aspak afatgjata ndaj emigranteve, normal qe do presim dhe agime te arta..

 

 

Ti duhet ta tregoje kualifikimin se me fyeve me qendrimin tend. Duke refuzuar ti me fyen dyfish.

Une nuk e shoh si sfide dhe as pres 'gjykimin popullor'.

Flet per 'trurin shqiptar', po ne me shkolle te larte kemi pasur aq pak sa eshte qesharake ta sasiorizosh. Me 64% te popullsise ne fshat, ku edhe mesuesit ishin me Normalen e Elbasanit, ndersa kryetari i kooperatives kishte kualifikimin e partise ose te babait partizan, nuk besoj se i kemi dhene shume 'tru' botes.

Ne 1990 te ishe me kualifikim pasuniversitar ishte si te kishe Nobelin ne Perendim.

Nga tanet lere mos e pyet, nja 95% e kane mesuar zanatin ne emigracion dhe po ta fal 5 % se kishte ca katundare qe shkuan ne zanat te vet (traktoriste, agronome) apo ca proletare qe gjeten pune ne zanat te vet ( tornitore e mekanike ne pergjithesi).

Thua se e mesuan ne emigracion e u kualifikuan aty, ne fakt asgje nuk i pengon vendalinjte qe meqe eshte krize te bejne siç bene emigrantet kur levizen, dmth te mesojne zanatin.

Sa per shtetesine, ketu s'ka diskriminim, mesa di une ne Zvicer s'ta japin fare edhe sikur te punosh 50 vjet. Nuk e di ne e kane ndryshuar.

Nderkaq BEJ KUJDES, nuk thashe qe eshte faji i emigranteve pse vendi bie ne krize, biles e vleresoj budallek me brire.

Problemi qe verej une, eshte parimor, nese ne rast lulezimi hapen portat per emigrante, ne rast krize, portat mbyllen e lirohen ca vende pune per te zbutur papunesine e nenshtetasve ( se shteti ka per detyre te mendoje per nenshtetasit, jo per emigrantet), per te ulur ca konsumin e brendshem i cili po te jete i larte ne prani te papunesise masive e krizes eshte i demshem per ekonomine.

Besoj se ne rast se vendi eshte ne krize disavjeçare, nuk ka as kuptim qe emigranti ekonomik te qendroje ne ate vend, se mund te levize ne nje shtet tjeter.

Ceshtja eshte se ai nuk eshte me emigrant ekonomik, por aspirant per shtetas.

Ne kete pike, jashte logjikes ekonomiko-politike dhe provokimit, une besoj se ai person ka bere nje zgjedhje te gabuar jete, per te cilen do t'i paguaje pasojat.

Hegeli ka thene se c'eshte reale eshte racionale. Ndoshta jo gjithnje, por ne me te shumten e rasteve, realiteti eshte racional. Kjo eshte edhe arsyeja pse ne perpiqemi ta rrokim realitetin me ane te arsyes, po te mos ishte keshtu do perbente nonsens te perpiqeshim te rroknim realitetin me ane te arsyes.

Ne kete kendveshtrim, politikat anti-emigracion si realitet bashkekohor, duhet analizuar me ane te arsyes per t'i kuptuar arsyen e ekzistences, nuk duhen hedhur poshte pse ideologjia sunduese nuk na e lejon apo pse ne vete jemi emigrante dhe cenohemi drejtpersedrejti, prandaj duhet ta refuzojme si irracionale.

Shqiptaret e kane nje shtet, biles kane dy, nuk kane pse tuten, mund te rikthehen e te bejne Shqiperine, ne vend qe te rrine jashte e te bejne vetem hesapet private.

Pa problem, ta them, kam studiuar shkenca politike.

Shoh se flasim me dy gjuhe te ndryshme, nenvlersimi yt ndaj shqiptareve qe emigruan ne 1990, 1997  eshte nje detaj me vete. Vertet kemi patur pak te diplomuar dhe te postdiplomuar me PHD  por ajo pak iku me ne mase  isha e pasakte me pare sipas UNDP mbi 66 % te atyre qe kishin PHD (marre ne Europen perendimore) u larguan, mbi 50% e pedagogeve  dhe studiuesve gjithashtu. Sado pak te jene per ty per mua eshte nje kontigjent shume i rendesishem, dhe sipas  studimeve te asaj qe quhet 'New Growth Literature" kontigjenit i trurit eshte nder celesat kryesor per perparimin e nje vendi biles KRYESORI.

Portat le te mbyllen por ne rastin konkret ke te besh me nje mishmash te madh i cili nderkohe qe i faturohet emigranteve realisht duhet ti faturohet politikave te gabuara te shtetit.

Ata qe thjeshte jane emigrante per punet e fermave te siguroj se ne shumice nuk jane as te siguruar dhe nuk kane letra.. i sjell ktej shteti grek me nje fshes tjeter , pa problem sic ben ne menyre periodike.

Shqiptaret kane dy shtete ..por keto shtete  nuk jane te atyre qe nderkohe qe jane lindur ne Greqi nuk kane akoma te drejte kombesie. Shqiptaret mund te kene dy shtete por nese kane investuar nje jete te tere ne ate vend nuk mund te largohen duke i falur pronat grekeve, shqiptaret kane dy shtete por dhe sikur te kishin 3 , ne momentin kur je i ligjshem  dhe jeton ne nje shtet te ekonomise se lire te tregut asgje nuk do e detyroje ate kompanine qe te punesoje nje grek vetem se ai eshte i tille nderkohe qe ka nje ekspert te vertete i cili eshte harmonizuar prej vitesh me menyren si funksionon ajo kompani apo biznes, ka nje avantazh te larte krahasues.

mos flit gjepura (gjera pa lidhje), emigrantet zene punet e vendalinjve e PIKE !

ose si te thuash vendet kur fillojne e zhvillohen (ne pikun e tyre) gjenerojne pune me shumice, pune qe nuk perballohet dot nga vetem vendalinjte, keshtuqe emigracioni okupon ate qe lihet nga vendallinjte. ne kohera krizash ne keto vendet rritet papunesia, s'ka me pune, e emigrantet fillojne e behen problem krejt natyrisht.

O Hajdar Bukuroshi .. kshu them dhe un ..komshija me ka nxan hapsiren qe mund te ishte e imja ..un po  te them ik gjej noj cherie anej  se u myte tu bo elektronin e pakuptimt knej pari. Merci d'avance

po nga tema e diskutimit pse del, apo do ndonje shpulle si ajo tek video ?

mos more, lene mo ta kam friken, sa per info i kam marr ca klasa karateje smiley Un nuk jam liana 100 kilshe,  sa per temen, eshte e thjeshte ta kam dhan pergjigjen po ti nuk po e lexon

Hmm keq, paske dale si ata qe dilnin nga Instituti Marksizem-Leninizem.

Jane larguar shume nga te paktet, te cilet vetem pasuniversitaret kishin jashte, Unin e kishin te Tiranes.

Nderkaq jane prodhuar ne Perendim e jane kthyer ne Shqiperi mijera universitare e qindra pasuniversitare.

Ne kete tregti Shqiperia ka dale e fituar, jo e humbur. Keto ankesa per trurin sot i degjon nga ata intelektuale qe dje ishin si ujet e paket, me doktorature jashte e u dukej vetja si çmim Nobel e biles edhe sot nuk u eshte shqitur nga mendja se s'jane Nobel, thjesht kane bere nje doktorature jashte, me formim gjithsesi nga Universiteti i Tiranes.

Pasuria qe kemi humbur eshte ajo e inxhinjereve, te cilet nuk jane zevendesuar, por humbje qe lidhet me pothuajse zhdukjen e industrise ne Shqiperi, prandaj edhe aq te humbur s'jane.

Sa per tregun e lire e preferencat e kompanive, te rikujtoj se shteti eshte i shtetasve jo i kategorive te caktuara apo i tregut. Tregu nuk e privon dot shtetasin nga te drejtat.

Kjo do te thote qe nese shtetasit vendosin per masa shtrenguese ne emigracion, ne qarkullimin e njerezve dhe mallrave, s'ka asgje ne bote qe e ndalon dot. Kjo eshte vete esenca e demokracise.

Modeli qe propozon ti nuk eshte demokraci, sepse u heq shtetasve sovranitetin, pushtetin suprem, pasi ua kushtezon me nevojat e supozuara te tregut.

Marksizmi ishte po njesoj si filozofi, u hiqte shtetasve sovranitetin sepse ashtu e kerkonte nevoja e ekonomise komuniste.

Nejse se duhet ta mbyll tani, lexohemi ndonjehere tjeter.

 

nuk ka nivel ajo (me dipllome nga keto te rejat e vendit), nuk kupton gje se çfare i thua. 

smiley  mire hajdar faleminderit

vetem se dhe progami qe kam ndjek ishte amerikan smiley

Shiko un jam shume e hapur per ndarje idesh nuk e kam problem te them faleminderit po solle dicka sfiduese dhe bindese, por ti e merrke  te mireqene kthimin e atyre te diplomuarve etj..  jo Alkeist ne nje vend ku nuk ka meritokraci nuk mund te presesh efikasitet te ketij lloji qe pretendon ti te pakten llogjikisht ne mos me te dhena reale.

Shtetin e mbajne taksat, ai qe paguan eshte me shtetas se ai qe nuk paguan. Shtetasit vendosin per cfare te duan, per kete ka zgjedhje por ama nga ana tjeter ekzistojne dhe te drejtat, problemi spostohet tek gjyqesori. Un nuk propozova asgje nga ato qe permend ti pervecse politkave te adaptuara te emigrimit sipas shteteve.

Nejse, mire u lexofshim.

Shtetin e mbajne taksat, ai qe paguan eshte me shtetas se ai qe nuk paguan.

kur te fillosh dhe ta kuptosh se çfare eshte shteti (ti nenkupton vetem aparatin ose ligjet qe e formulojne si te tille mesa shoh), atehere do te fillosh dhe ta kuptosh se per çfare po flet akeisti.

shtetin duhet ta shohesh si KOMB ! jemi ne pa eshte shteti dhe jo e kunderta siç presupozon teoria tende.

ja, shikon ti tashi..  Greqia digjet, ndersa konsulli Pediotissmiley, krihet....

Ikën dasmat. E kush na merr neve pa eurot e Halit Beratit?

prandaj them:  ''toka na mban bir, eurot (tarnanate) nuk na duhen...

 

p.s '' me sa duket, puna e Zigurit dhe Sefedinit mori fund...

Lefter Lefteri...të bën të fala...

 

edhe ''agimsi'' edhe kaneli jane arvanitas.

sherr shqiptaresh te jenicerizuar

Gjysma, ose me mire tre-cereku (fale virilitetit te pakontestueshem) te grekit jane me origjine Shqiptare. Pasardhes te denje te perandorise otomane, dhe sterniperit e Ali Pashes. Me e bukra eshte sepse jane ata qe jane me shovinestet kunder nesh.

Kjo eshte normale sepse kur urren nje grup tjeter, urren dicka tek vetja jote..

P.Sh. Hitleri ishte vet Cifut...

napolon zerva qe udhehoqi ndejkjen e shqiptareve nga cameria ,ishte cam ortodoks,,

Zervas i "famshem" ishte Suljot. Hoxha ishte Shqiptar. Nuk ka prova qe Hitleri ka qene hebre, thuhet qe ka mundesi qe gjyshi i tij te kete qene hebre por s'dihet 100% ngaqe gjyshja e lindi te jatin e Hitlerit jashte martese.

Epo mir ne mos Cifut, paska qene djal i kopilit... smiley

If you look at it that way... smiley

s'ka qene gje hitleri çifut

Urrejtja midis shqiptarve në këtë rast  është veç prodhim i FES e yshtur nga të dy krahët. Hoxhallarët(osman) yshtnin shqiptarët musliman dhe priftërinjtë(grek) yshtnin shqiptarë ortodoks.

mendoj se eshte si ne fizike, te ngjajshmit shtyhen dhe te kundertit afrohen. pra dhe armikun me te madh ke ate qe ke me prane teje, e qe te ngjan me shume.

+1

5* o Godo. Feja vetem keq u ka bo Shqiptareve.

A mund te na shpjegoni per cfare behej fjale ne studio?Cne qe u zune keta kur jane te dy anti-emigrante?

 

ben sherr per nje ndeshje futbolli me duket... kjo Liana (komunistja) eshte tifoze e Olimpiakosit, ndersa  ky  fashisti tifoz i Panathinaikosit...  armiq te betuar dmth...

 smiley po topi i ngeli kesaj te Syrizessmiley Jo seriozisht,sepse s'merrej vesh nga ky perkthimi.Per cfare po fliste njeri e per cfare po fliste tjetri?

me Lianen po fliste per historira te vjetra... por muhabeti u nxeh kur u fut kjo bjondinka e Syrizes,  dhe  i  kujton ketij ''agimsit'' nje ceshtje gjyqesore (çoç ka bere ky dikur) dhe i thote pra: ke mare ''anavoli''.  do te thote shtyrje procesi gjyqsor ..   aty u nxeh keq ky  dhe  i thote:  eshte ceshtje personale.... , ste lejoj...  dhe i hodhi goten me uje... kaq munda te kuptoj une..smiley

Interesante solidariteti i komunistes me ate te syrizes...

Proletare te te gjitha vendeve, bashkohuni!

Ca thone greket neper forumet e veta per kete xhevahir? smiley

 

p.s.

kete komunisten qe hengi lapren turive e degjova sot ne interviste ne radio ke bibisija. 

Shume rob acarus dhe kombativ. Mucho agresivo bieja uej! smiley

 

Greket thone... "kur erdhi dita te tallen dhe Shqiptaret me neve, duhet te bejme vetevrasje masive si komb..."

seriozisht?

Po ku e pane te tallmen tone keta? 

Apo pyten, si puna ime, ca thone shqiptaret ne furumjet e veta per ket xhevahir? smiley

Po pra, jane ca Greke qe futen ketu ke peshku me pseudonime Shqiptare... (madje ca vijne dhe me flamur francez qe mos dallohen... smiley

...i kish lier me jeshile
qe te mos i shohim na

Të njëjtat gjëra që themi dhe ne me xhevahiret që na falin  politikanët tanë përhera smiley Ca e mbrojnë ca thonë na turpëruat e ca të tjerë fytyrën tuaj treguat smiley

Përgjithësisht e dënuan, mrrok. Po kanë dhe këta dozën e tyre të shakllabanëve tip "mirë ia bëri". 

 

M'bohet qejfi qe e paskan denu.

Po partia e vet ca thote?  

Partia e vet nxorri një deklaratë ku dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetit të vet. E "rrafi" Kaneli me gazetë dmth... këtë po thonë. Po FASHISTË, ça të thonë? 

Ndërkohë këtë tipin e kërkon policia, ka lëshu urdhër arresti direkt prokuroria. 

Të jenë me mend grekët, u fusin një të provokuar ktyre kafshëve e të zënë t'i futin brenda një nga një... 

 

Gjysma e t'keqes qe qenkan parti karagjozash. 

Se kisha fryke se jane urrejtes sistematike me shance per t'u bo "mainstream"! 

M'vje mire per emigrantet n'Greqi qe kjo vale e ketyre xhuxhumave paska per t'kalu shpejt! 

p.s.

M'duhet patjeter me vendos ketu, kete pjese te dialogut qe po zhvillohet tek CNN.com per kete punen e dajakut ne Greqi:  smiley

 

  •  
  • JimmyMaryCollapse

    I hate communist to...well played, well played

     

     

  •  
  • tdpl769

    From your comments, it appears you hate spelling as well.

     

     

    Mrrok të përshëndes.

    http://www.youtube.com/watch?v=R_8RrEVJWro

    LYRICS (Free Translation):

    Fascism doesn't come from the future
    supposedly to bring us something
    I know what it hides in his teeth
    when, smiling, he gives me his hand...

    His roots embrace the "system"
    and are deeply lost in the past
    His masks change as time passes by
    but not his enmity against me....

    Deeply understand Fascism
    He will not die alone. Smash him!

    Fascism doesn't come from a place
    covered with sun and breeze...
    I know his tired step
    and he knows our excessive youth...

    But, again, he wants to spread like holera
    stepping on your carelessness
    and he will reach your side someday
    if you lose your "class" glasses...

    Arto, ky eshte momenti yt te shkelqesh ne greqisht. Ndryshe, te erdha me 900 burra te armatosur. Fjale per fjale e dua. Ca I tha ai? Po kjo ca I tha?
    dhe mos me thuaj "kjo eshte demokraci" se kete e kupton dhe bollanua.

    mbas kesaj dhe disa incidenteve te tjera ,shume e veshtire per ''gimcet'' te futen ne kuvendin e greqise .te gjitha partite e tjera kane deklaruar se nuk do te pranojne te kete anatar te kesaj partie ne debatet televizive.partite e tjera te ngjashme ne pikpamje por jo ne veprim,gjeten rastin per tju ''vjedhur'' votuesit duke deklaruar se po ''ndotin'' hapesiren patriotike me keto sjellje te dhunshme.

    E keqja eshte se dhuna qe pame sot ne nje studio televizive eshte vetem maja e iceberg-ut.Rruget dhe sheshet e Greqise ziejne nga zemerimi.Mungesa e besimit qe kane njerezit tek sistemi i vjeter politik solli ne skene edhe fashistet.

    Ajo qe po ndodh tani eshte nje "zberthim" i indit shoqeror dhe nje dekonstruktim i sistemit grek.Eshte nje situate kur masat jane te deshperuara,gje qe per nga intesiteti i zhgenjimit dhe i zemerimit dhe me sjell ndermend ne nje fare menyre situaten ne Shqiperi ne 1997.Nje pjese e ketij zemerimi eshte derdhur,eshte formesuar ne kallepe te reja politike brenda nje sistemi demokratik kurse nje pjese e tij iu eshte dhene per fat te keq ne administrim ekstremeve politike te cdo lloji.

    Eshte e sigurt se emigrantet do te paguajne me shtrenjte nga te gjithe faturen e krizes.Duke patur nderkohe pjesen me te vogel te pergjegjesise per situaten e sotme.Ky raport i padrejte ndermjet fajit dhe ndeshkimit e ben situaten e tyre shume delikate dhe te dhimbshme.

    Kjo per arsyen se ca gjera nuk jane kaq te thjeshta.Nje pjese e mire e emigranteve shqiptare jane te lidhur me njeqind fije me realitein grek.Keputja e ketyre fijeve do te sjelle me qindra drama dhe tragjedi te vogla njerezore per te gjithe emigrantet shqiptare ne Greqi,te cilet ndermjet emigranteve kane edhe shkallen me te larte te integrimit ne shoqerine dhe ekonomine greke.Sa me e larte te jete shkalla e integrimit te nje familjeje emigrantesh ne Greqi,aq me e dhimbshme dhe aq me shkaterimtare do te jete shkeputja.

    Por ne fund te fundit,murit me koke nuk i bihet.Asnje shqiptar nuk eshte pa atdhe.

     

    +1

    Eshte e sigurt se emigrantet do te paguajne me shtrenjte nga te gjithe faturen e krizes.Duke patur nderkohe pjesen me te vogel te pergjegjesise per situaten e sotme.Ky raport i padrejte ndermjet fajit dhe ndeshkimit e ben situaten e tyre shume delikate dhe te dhimbshme.

    +1

    "Kjo per arsyen se ca gjera nuk jane kaq te thjeshta.Nje pjese e mire e emigranteve shqiptare jane te lidhur me njeqind fije me realitein grek.Keputja e ketyre fijeve do te sjelle me qindra drama dhe tragjedi te vogla njerezore per te gjithe emigrantet shqiptare ne Greqi,te cilet ndermjet emigranteve kane edhe shkallen me te larte te integrimit ne shoqerine dhe ekonomine greke.Sa me e larte te jete shkalla e integrimit te nje familjeje emigrantesh ne Greqi,aq me e dhimbshme dhe aq me shkaterimtare do te jete shkeputja."

    Te lutem vazhdo shpjegimin, me shembuj se ku do jete dhimbja e shkaterrimi. Nga histori qe degjoj, Greket, ndryshe nga cdo komb tjeter ku shkuam ne, nuk i integruan kurre shqiptaret. Ata kurre nuk moren nenshtetesi Greke, sic nodhi ne Amerike e Kanada. Cilate jane nivelet me te larta qe kan kap shqiptaret ne Greqi pervec sportelit te hotelit, dhe kuzhines, apo instalimit te dritareve te aluminit. Eshte dhe puna e shkollave te kalamajve qe kam 20 vjet qe degjoj nga kusherinjte e mi. Aman o burre se ka shkolla kudo ne bote, s'besoj se Gerrqia qenka epiqendra akademike e botes...

    Pastaj kur njerezit lane atdheun e tyre ne vitet 90, dhe u adoptuan ne Greqi, prape nuk du t'ju dali keq te kthehen ne trojet e tyre. Ndoshta kane mesuar edukate pune e zanate qe do na zhvillojne vendin tone...

     

    mire o mire, po robt nuk i bojne hesapet me makinat tona llogaritse. 

    Kushoja po me thosh qe apartamentin qe e ka ble 240k evro sot nuk mun ta shese as 170k.  Me bizneset po ashtu. 

    Edhe ky eshte nga ata qe nuk kane shume halle.

    Kollaj nuk do jete, por ndoshta edhe tragjedi jo...

    U lejohet shqiptareve blerja e pronava apo hapja e bizneseve ne Greqi?

    Po.U lejohet.Dhe ai i shtepive qe thote dikush me lart eshte nje problem serioz.

     

    Problemi i shtepive eshte drame nderkombetare, dhe jo vetem per Greqine...

    Fgm mirembrema!

    Shih,nje pjese e mire e emigranteve kjo situate i detyron te nderpresin ne mes nje programim i cili ishte bere me afate me te gjata.P.sh  nje pjese madhe kane blere shtepi dhe kane hapur dhe kane hedhur ne te gjithe kapitalin e grumbulluar.Nje pjese kane marre kredi per te hapur biznese.Ata ka shume te ngjare qe te duke qene me te pambrojturit ekonomikisht apo ligjerisht te humbasin te paret shtepite ose bizneset e tyre,bashke me kapitalet e tyre personale qe kane investuar ne to.Nje pjese nuk mund t'u nderpresin dot shkollen femijeve.Njoh nje djalosh i cili e ka bere te gjithe shkollen ne Gr. dhe ka edhe nje vit per te mbaruar liceun (ne Gr. sistemi shkollor eshte 6 fillore,3 gjimnaz,3 lice).Eshte per fat te mire nje nxenes i shkelqyer dhe prinderit e tij shpresojne se mbas konkurrimit do te fitoje nje te drejte studimi ne nje universitet te Athines,ne nje dege te pelqyer.Beson se e kupton qe shkeputja e tij ne kete moment nga shkolla(une jam dakort se ka shkolla te mira sa te duash ne Evrope,por fatkeqesisht prinderit e tij nuk e kane mundesine t'a dergojne ne nje nga ato) dhe rikthimi i familjes se tij ne Shqiperi ne kete moment do te ishte me pasoja per te ardhmen e tij,apo me sakte do te ishte nje gje jo e deshirueshme dhe me rezultat te dyshimte.

    Fakti qe ti sic thua me te drejte,nje pjese madhe e tyre nuk jane pajisur me dokumente (besoj qe te dy ketu do te jemi dakort qe kjo nuk ka ndodhur per faj te tyre ne shumicen derrmuese te rasteve) e perkeqeson pozicionin e tyre,ne raport me greket te cilet ikin me kollaj,bile edhe ne Kanada ne baze te nje marreveshje dypaleshe i cili i lejon te rrijne aty 6 muaj pa vize,dhe nderkohe me te gjetur nje pune te aplikojne per rezidence.

    Keshtu qe per shumicen e tyre i vetmi opsion eshte kthimi ne Shqiperi,por e keqja eshte se nuk behet fjale per nje kthim gradual,te planifikuar por per nje kthim te detyruar,te nxituar dhe sic mund te merret me mend keto lloj kthimesh,ne situaten qe ndodhet Shqiperia kam frike se nuk do te kete,te pakten per nje kohe te gjate efekt pozitiv.

    Per shume emigrante jeta e tyre nuk mbaron,por ne nje fare menyre  thyhet ne mes.Sa do mire qe te behet ngjitja,shenja e thyerjes do te duket per nje kohe te gjate.

    Por sic e them edhe me lart,as une dhe asnje nga shqiptaret e tjere ketu (qofshim edhe sporteliste,kuzhiniere apo mjeshtra instalimi dritaresh dhe portash,sic ve re edhe ti me te drejte),nuk ndihemi pa atdhe,as te mundur perfundimisht.Thjesht,per shume nga ne gjerat jane veshtiresuar mjaft.Shpresoj qe te mos vene punet kaq keq edhe per vellezerit (literalisht )ne Itali. 

    Uroj te jesh mire.

     

    Jam dakort me gjithshka qe thua. Eshte moment i veshtire, dhe sigurisht i uroj shqiptareve atje nje ikje sa me te lehte. Dramatike eshte, po jo tragjedi per Shqiptaret... Mjafton te keni shendetin e sa para mund te shpetoni por te tjerat rifitohen ne jete.

    Vetem nje komb njoh qe te hane mune mu ne verre te bythes. Dhe Keta jane greqet.
    Po si e qellon "burri" gruan njehere? Po si e qellon "burri" gruan 4 here dhe te mos arrish te diktosh asnje shenje impakti? Ky vika me 900 burra... shqiptare emigrante, se gerqia as me gjithe diaspore nuk I ben dot 10 burra bashke. Plehrat.

    smiley Dmth ti e ke hallin qe pse s'i ra tamam ai ta hidhte matane. Ti po thua qe te ishte Shqiptari atje, e kishte hapur krahun e vervitur ne mur ate gruan?

    Une do kisha rraf ate bjonden ... dukej si ina.

    Po ti Inen sikur e kishe xhan deri para pak kohesh. C'ndodhi?

    Pse, vezet nga inati rrihen?

    I kusho i jemi, nga ata efendikonjte e rinj shqiptare te gerqise, me thote se nuk mund te vazhdoje ti rrise me femijet atje.  E ka pre bileten vetem vajtje per ne... Kanada.

    Mosmirënjohës! smiley

    arrnaut oportunist! ketij ti konfiskohet pasuria, ti sekuestrohen e ti digjen te gjitha dokumentat dhe te lidhet mbi nje trap. Trapi te shtyhet ne egje ne drejtim te paditur, nga ishulli ne ishull. 

    hmm sec me duket si tip prologu...

    Burri që është burrë, 

    nuk luan nga istikami kurrë,

    edhe sikur ta zënë me gurë,

    po i fut një l... sh...

    dhe e betonet "për flamurë"

    dhe nuk e bëjnë mexhbur,

    ca lango me ushkur. 

    Ky lloj incidenti, madje madje madje madje AS ne shqiperi ska ndodh :'))

    Ne Shqiptaret vetem kercenojme me varje ke palmat para kryeministrise... ndoshta dhe ndonje vrasje gardiste tek tuk, po ne tv nuk i biem femres me shpulle... smiley

    Eshte e sigurt se emigrantet do te paguajne me shtrenjte nga te gjithe faturen e krizes.Duke patur nderkohe pjesen me te vogel te pergjegjesise per situaten e sotme.Ky raport i padrejte ndermjet fajit dhe ndeshkimit e ben situaten e tyre shume delikate dhe te dhimbshme.

    paguhet çdo gje qe fitohet ne jete. te mos ishte greqia mire (me leke) nuk do kishte  pasur emigrante tanet atje, dhe as do ishim duke diskutuar sot mbi keto gjera. 

    me borxhet e greqise jane paguar dhe ata, si dhe vete greket qe merrnin rroga me te larta nga keto shtetet qe i financonin dhe qe prodhojne shume me shume se ta. 

    dhe mendoj se greket jane ata qe do e paguajne me shtrenjt edhe faturen, jo emigrantet te cilet pak a shume kane te gjithe, fituar. 

    Wtff?-f???

    ça ka qe s'kupto ? 

    bama shoku tat dha nje shembull qe kusho i tij po niset per ne kanada, duke i lene greket te bejne çfare te duan per zgjidhjen e krizes.  atehere si do te puguaj ky me shume se greket ? 

    ai mbledh plaçkat dhe leket (ne greqi shkoi me kanatiere vetem) dhe nje te krisur ben ne nje vend tjeter, aq i rruhet per greqine. kur iken u merr atyre dhe parane qe i dhane. 

    Parane nuk ja dhane, e fitoi me djersen e ballit.

    ishte para e grekut ama, jo e shqiperise. fitimi i parave, me hajduteri apo djerse te ballit, asnje presje nuk i heq idese, qe greku do i paguaj dhe borxhet e veta, aspak shqiptari emigrant. 

    kamomil me mjalte, degjo mua... smiley 

    Ky Kacidhjari te jep pershtypjen e deputetit te tipit gango-"biznesmen" si puna e Doshit ne Albananistan qe i thoshte tjetrit "Ej, nuk ka vetem parlament ketu o djal!"

    Une njof shume cuna qe sa morren letrat greke ia mbathen nga Greqia per ne Gjermani e Benelux. Tani une vras mendjen per shqiptaret kane ngel akoma atje: Kane ngel ngaqe nuk kane letrat, apo se me verte jane te lidhur me ate vend kake.

    po pse ne benelux do te gjejne me mire ata ?

    Nga sa marr vesh une... me dhjetera raste te njohurish personale, nga gjithe hierarkia e emigranteve shqiptare ata qe perfunduan ne Greqi ishin dora me e ulet...

    po pse ore se mos paten mundesi te iknin ne Gjermani, Angli, e Amerike e zgjodhen Greqine me deshire. Keshtu qe ajo shtresa me ulet eshte edhe me e palevizshme... nga kushot qe kam atje, nje kuzhinjer, kurse tjetri ruan vilen e nje bosi grek ne nje ishull.

    Akoma nuk kam degjuar historite e atyre qe jane bere VP of Operations per ACME corp ne Greqi, apo qe te jene bere profesora te universitetit, apo kandidate per ne parlament. Gjera qe kendej nga anet tona po ndodhin perdite...

    andej nga ju po behen dhe robte kanibale prej pikerisht asaj jetes qe presupozohet e mire. medaljet kane te gjitha nga dy ane. 

    Haha - kesaj rradhe kur te zbarkojme ne Normandi per te treten here do t'ju hame te tereve te gjalle... smiley

    pse kujton se ai zbarkimi juaj ne normandi e çliroi francen dhe beri te humbe luften gjermani ? 

    Kushedi c'u duket vetja. S'e dine keta qe Francen e cliro La Resistance.

    Po këtë herë para se ti vërviteni gjermanit , mbaroni punë me këto zhabat e Francës smiley

    Pirron e ke deputet te PAOSKut. smiley

    Palo burre...

    GREKET,si `komunistet` dhe `nazistet ` jane shume konfuz, ju ka hik petlla, nuk jane ne gjendje te mendojne, per te dal nga kriza, te rrine apo te dalin nga eurozona! Nuk kane vizion ! Hem qerros dhe hem fodull! E vetmja gje qe i vjen ne ndihme eshte sherri midis vetes dhe ultranacionalizmi ose shovinizmi! 

    http://www.youtube.com/watch?v=O_Lwnxo9hzs&feature=related

    Liana kamuniste  smiley megalomane! 

    http://www.youtube.com/watch?v=lfHf0g8snw4&feature=related

    nuk eshte pune vizioni por me shume pune nderi per ta. duke dale nga eurozona por dhe EU-ja, eshte fyrje kombetare.  

    çeshtje vizioni eshte me shume per ne qe duke qene me keq se greket, kerkojme (ose mbajme shpresa) te hyjme ne europe. te gjithe forcat tona mendore dhe kombetare i kemi aktivizuar ne kete pike. pa marre as me te voglin mundim te reflektojme se çfare fitojme e çfare humbim nga kjo.

    vizioni per te dal nga kriza kurreshtar, dhe jo nderi, per te qen ose per te dal nga kriza..

    kriza e grekut eshte prej ngritjes artificiale te nivelit te jeteses mbi ate qe kushtet e vendit mund t'ja u lejojne. 

    deputetet dhe administrata greke paguheshin me shume se ato franceze, per nje popullsi me me te vogel e ku shumica nuk paguan fare ose pak taksa. normal qe shoqeria ne keto kushte do te jetoje me borxhe.

    per te dale nga kjo situate, duhet qe te GJITHE mos paguhen aq shume, e ne te njejten kohe te paguajne taksa me shume. pra te varferohen, ta ulin nivelin e jeteses. 

    s'ka lidhje me vizion, por eshte thjesht arithmetike. 

     

    Kurreshtar...Ka patur nje debat para disa kohesh ne Itali,çfare do te ndodhte sikur brenda nje nate gjithe emigrantet do te zhdukeshin nga Italia.. thone se shume fabrika do te mbylleshin,pothuajse bujqesia ne gjunje,e sigurt asistenca ndaj moshes se trete ne kolaps..etj etj plot.Une mendoj se pas disa muajsh feste,per shkak te zbrazjes deri disi te rrugve e burgjeve nga pijanec hajdut e trafikant qe kane nje kulture ndryshe,disi lirimit te shpenzimeve te shtetit per shkak te ndihmes sociale(pak si qesharake per italine kjo,se praktikisht per te huajit eshte pothuajse zero),apo lirimit te ndonje vendi pune me shume per vendasit,shume shpejt njerzit do te shikonin se burgjet perseri do te mbusheshin,se vrases hajdut trafikant e pijanec do te kishte perseri,se femijet e llastuar nuk do kishin kohe ti lanin by.. prinderve e jo me deshire per te mbledhur portokalle ne Sicili..e te punonin me 40 euro dita ne ndertim..dhe se perseri do te kishte kriza ekonomike per faj te borxheve qe perseri do te merreshin..Nuk e di ku e mbeshtet llogjiken tende.

    e mbeshtes tek fakti qe bota pa emigrante ka qene persmari perpara. emigrantet e shumte veçse andralla po i shtojne. 

    aq me teper se sot eshte e pamundur qe bota ta ndaloje fluksin e tyre. patjeter do vijne ne pushtet racistet. s'ka sesi ndryshe. renia ekonomike dhe e vazhdueshme e europes veçse do e pershpejtoje kete pune. 

    e mbeshtes tek fakti qe bota pa emigrante ka qene persmari perpara. emigrantet e shumte veçse andralla po i shtojne.

    Nuk e di a e kupton ironine e faktit (quaje edhe hipokrizi po te duash) qe ti shkruan keshtu nga nje vend i huaj ku je vete emigrant.

    po ça lidhje ka kjo me drejtesine e mendimit tim ? 

    normalisht qe e kuptoj dhe po te ma lene ne dore mua e mbyll francen qe sonte me dryn. e pikerisht per te miren e atyre si puna ime qe jetojne e ndoshta duan te jetojne akoma ne kete vend. 

    gjithashtu shtoj qe ne ketu,  e bile dhe juve ne amerike, eshte vetem EKONOMIA (jetojme ne vendet me te zhvilluara te botes dhe per me shume shtetatsve te ketushem u eshte mbushur mendja top qe jetojne me mire se banoret e tjere te botes) qe na mban. te bjere kjo, si cikla do fluturojme. mos ta shohesh as kaq eshte te jesh struc.

    po te ma lene ne dore mua e mbyll francen qe sonte me dryn

    S'e ve fare ne dyshim. Pyetja ime eshte: drynin ja ve kur ti je brenda apo jashte?

    A me tregon dot nje rast..nje periudh kohe ku bota ka qene pa emigrant?Persembari thua?..jo per gje...por shembujt jane kokfort.. duke filluar nga Roma qe hodhi themelet e botes ku jetojme (qe ishte nje perzierje racash nga gjithe bota) e duke vazhduar me Perandorine Osmane qe e njohim mire..e deri tek USA sot..tregojne te kunderten..emigracioni eshte pasuri per nje vend.

    gjella me kripe e kripa me karar thote populli.

    pasuri eshte deri kur gjella nuk kriposet me shume se ç'duhet. ne france ka 10 milione zezake (eshte e ndaluar te jepen shifra ekzakte te kesaj natyre). çfare pasurie jane keta ? apo qe i japin ca medalje ne atletike frances ?

    gjendja eshte alarmante, e te gjithe e vene re, vetem se nuk u a mban te shprehen publikisht se i denojne per raciste.

    Atehere, qe te veme pikat mbi i: Franca dhe Anglia QELLIMISHT, duke nisur qe nga fundi i shekullit te 19te, i mbushen vendet e tyre me emigrante nga kolonite, vetem e vetem per te arritur nje popullsi te ngjashme me ate te Gjermanise, qe kish 80.000.000 bjonda. Nese sot kane 10 meleone zezake francezet, e nja 3-4 anglezet, i kane vetem sepse i kane shperngulur me duart e tyre.

    pikerisht pikerisht, kishin nevoje per skllever. emigrantet e sotem kane zevendesuar nevojen e dikurshme shoqerore per skllever. problemi eshte qe shoqeria e sotme eshte moralizuar gjer ne dhembe, dhe nuk do me qellim (mbyllin syte me deshire) qe ti vendose ato pikat mbi I-te.

    jemi te gjithe te barabarte thote, kur ne praktike ose realitet nuk jemi te barabarte. kjo intrige po i minon themelet e shoqerise. (vellazrim -bashkimi ishte formula e dites ne jugosllavi, deri sa shpertheu lufta gjer ne gjenocid)

    e njejta gje po ndodh dhe ketej. 

     

    Ata nuk jane "zezak" mor burre...jane francez...po shume nga baballaret e tyre kane dhene jeten per ate vend mo vlla...jane francez e shkuar francezit me aq sa di une..,apo s'quhet se jane me ngjyre? Kurse Italia e Greqia e kane ndryshe historine..por prape e ke shume gabim.. Pa e zgjatur shume..kur te me gjesh nje rast te vetem ku ne Itali apo Greqi emigrantet (edhe ata qe kane vite ne keto vende),kane vendosur politikat ekonomike te ketyre vendeve..ç'them dhe une..nje rast ku ata te kene vendosur per jeten e tyre ne ato vende e jo me per te tjeret..ateher te jap te drejte se kane pergjegjesi per krizen.

    nuk po them une qe emigrantet kane pergjegjesi per krizen (krizat jane si termetet ciklike, eshte e pamundur qe jeta te ece si ne vaj perjetesisht pa ulje e ngritje).

    emigrantet jane popullsi qe perfitojne me shume nga vendasit, bile prandaj dhe emigrojne jo per sport. 

    duke perfituar ne raste krizash edhe e paguajne keq, deri ne masakrime siç ndodhi me çifutet e gjermanise, apo vendet qe pushtoi gjermani ka 50 vjet.

    po e di qe edhe kete version nuk do e pranosh.

    nuk eshte emigracioni por eshte menaxhimi problemi kryesor si ne greqi edhe ne itali spanje, etj, ne gjermani, france, angli nuk ka emigracion ?

    jo ush po gomar, une them ekonomia ti thu menaxhimi. njesoj pra eshte.

    mos kene shtepi ose pare per te paguar qirane ata anglezet e flasim se ça te bejne ty e te tjereve atje. flaken ju vene qe te ikni nga syte kembet.

    prej ekonomise apo keq menaxhimit rane shtete si jugosllavia, çekosllovakia, brss. a vure re qe atje ku pati "emigrante" (muslimanet ne jugosllavi) shkoi dhe gjaku deri ne gju ?

     emigrantet kane qene dhe jane nje fuqi e madhe, nje force pune e rendesishme ne ekonomine e vendeve te zhvilluara, ndersa ti thua po sikur te mos ishin emigrantet ....po sikur te mos kishin shtepi ose para per te paguar shtepine anglezet emigrantet ect.. kesaj i thone posikur te kishte halla k...do te behej xhaj jane dy gjera tendryshme keto kurreshtar! 

    mir vella emigrant ashtu e leme, force e madhe jemi.

     

    mediokriteti i Ekstremistanit

    smiley

    Ore vetem mua me beri pershtypje qe tre here i rra ai dhe se nguli dot ne bythe plaken? Do jete shtangiste kjo plaka, mos ka te bej me Pirro Dhimen, meqe ra fjala kam qejf ta shoh njehere me Pirron kete trimin ne nje debat.

    Kopjac

    Po ti kish fut nje edhe ajo do kish qene gallate fare, di i ishin marr kembet trimit.

    Nejse mua edhe dicka tjeter me beri pershtypje, si e beri ate gje ne sy te kater burrave aty? Dy nga ata komplet spektatore. Njerez vari lesht.

    Eh, gjynah qe u be edhe Greqia per gjynah, po nga ana tjeter ishalla fillojne ti vijne mendte nga keto qe po ndodhin. Se "Plan Marshall" te dyte qe ti zgjase doren per ti shpetuar, e pasi te jene shpetuar ta kene per ta kashuar, zor se gjejne me. Vec ne paste bo gati kinezi ndonje "Plan CuEnLai" per keto viktimat. Vecse kinezi ka 12.000 menyra per ta rrjep macen, nuk eshte si Daj Sami!

    he plaku, po te rrihen patriotet me grushta ne tv e?

    Humor demokratikas ky?

    aspi

    Me pelqen se trurin nuk e kane me brazda, po me kallupa. Nuk lexo komentin fare vllai. Lexon emrin, ben fletrrufene. smiley Dera e dyte djathas tek Kristaqi, sheno emrin ne bordero, e myllem per sot.

    Ti duhet ta falenderosh qe me ne fund e kuptove (nga zbulimi i tij) qe je grek. smiley

    Si tha ai plaku, ka dy lloj peshqish, ata qe jane greke dhe ata qe presin te zbulohen si te tille nga peshkdebatikasit. smiley

    Xhibo, me thone te drejten kam edhe miq edhe te aferm ne greqi. Ca jane katandis qe s'u del me as per buken e kalamajve. Nuk e di sa sa i denugrum duhet te kesh qene ne jete qe te te behet qejfi ti shikosh prinder qe nuk u del per te ushyer kalamajte apo pleq qe s'kane pare per ilace, kushdo qofshin. Nejse mo. Muhabet palikaresh.

    ah, ca m'kujtove, kam pa i her i emision mbi evoluimin e dizenjos se topit te futbollit. Mos me ta pre menia sa shkence u perfshinte n'at muhabet. Llokmat te sajume ne menyre te atille qe sfera e topit te ishte sa me perfekte dhe e lemuar.

    e pse kaq te ekzaltum peshksat sot?

    Ka ardh dita e arbrit or taj. Greket po rrahin njeri tjetrin ne TV... Zoti ju shtofte inatin...

    cer lidhje ka arbri me greket

    Is he a nice greek boy? Oh no no greek, no greek, a kseno, a kseno with the big long hairs on top of his head.

    It’s gone now but foreign exchange dealers  were shocked to see a brand new currency appearing on their Bloomberg screens: a post-euro drachma.

     

    When the Euro was introduced in 2000, one  Greek Drachma was equivalent to 0.0029 Eurosmiley

     

    "Misrat ne kubik " As me shume e as me pak eksperienca e Jozefperckes ... Ty nuk te mbushet mendja PF .Ke mi kohe qe te kemi zbuluar ..... Armik je...  smiley

    Po te kenoq dhe nje Lenin i vockel  me teorite e krizave dhe shkarkimin e tyre mbi Emigrantet .Sidomos me thellimin e tyre qe mxjerrin ne Pah Nazizmin.... Brilant smiley megjithse shprehu nje kenaqesi per rrahjet e komunisteve ...Indirekt nga nazistet smiley . Keto grindje e rrahje nga Individe pa peshe ne jeten Politike te nje Vendi jane si ato te partive nacionaliste ne Emigrim qe moti qe ziheshin se si do ta rrezonin Pushtetin e kush do ishte ne krye . Karavidhet jane Individuale dhe kur i hedh ne shporte hane njera tjetren ! Cdo force Politike ka Karavidhe !

    Oh, ti Angela Merkel, naziste e felliqur...perse na kerkon te sillemi me ndershmeri dhe korrektese dhe nuk na le te jetojme me qyl si perpara...

    Kur mberrin ne fund te gropes-i pergjigjet Merkel- rregulli e kerkon te ndalosh te germuarit. Per sa kohe po shkonim ne fund te gropes, njeri hante qyl dhe ndjehej i zgjuar qe po ja hidhte te tjereve...ndersa vendet e zhvilluara shpresonin se qylaxhinjte do ta kuptonin qe nuk funksionon. Nderkohe blogistet, kllasa punetore e shekullit te 21, peshtynin ne ajer dhe i gezoheshin zgjuarsise se tyre te theksuar...

    Qylaxhinjte sot po tregojne te gjithe idiotizmin e tyre...nuk ka me per te vjedhur e qylosur...dhe ata i kerkojne Gjermanise qe te ndjeke te njejten politike qe na çoi ne fund te gropes...

    Perfytyroni te njejten skene ne televizioni gjerman sapo Gjermania te adoptoje politiken greke, djepit te kultures njerezore.

    Gjeja me interesante eshte se po te kthehet Greqia tek Drahma nuku se behet me kompetitive...thjesht se nuk prodhon dhe nuku ka gje per te shitur me monedhe me te çvleresuar. Po te prodhonte (mall=vlere) Greqia do ti leverdiste ta shiste ne Euro dhe fitonte shume me teper...Problemi eshte qe greket, si ne kohet e lashta, jane shuuume te zgjuar me ide ose me llafe por jo me vepra...me thjesht se kaq...

    Gjon te kam drejtuar nje pyetje-postim tek tema tjeter hidhi nje sy.

     

    "Pa lidhje me temen, por mua disa gjera me nguliten ne koke or ti dhe me ngelen fiksim. Nje nga ato gjera eshte nje parashikim qe keni bere ju ketu tek peshku para nja dy vjeteve, ne lidhje me fatin e Shqiperise. Besoj e dini per cfar e kam fjalen. Parashikimi yt nuk doli i vertete. Do kisha deshire te degjoja qofte nje fjali me teper prej jush."

    me vjen mire qe komentet e mia te para dyvjeteve kane ngelur ne mendjen e shokeve te mi ne komunitetin PPU...

    Me thene te drejten nuk me kujtohet parashikimi ne fjale por jam shume kurioz ti rikthehemi...mund te kem thene ndonje trapllek dhe nuk se me ndodh shume rralle dhe ne keto raste une i ngre nje dolli vetes.

    Vetem se une normalisht nuk bej parashikime por vetem jam nje mendim timin per versionet e mundshme dhe pastaj rri ne pritje te mendimeve te miqve apo te rezultatit ne terren...ne kete menyre debatoj me te tjeret apo me realitetin e ngjarjeve.

    Lidhur me fatin e Shqiperise jam i bindur qe ne jemi, megjithe frenat e tmerrshme e te shumefishta (heronjte e tranzicionit te tmerruar nga liria, pasaniket hajduter qe kane frike te humbasin çka kane vjedhur po te dalin ne tregun e lire, forca gravitacionale e injorances, tmerri i njerezve nga ndryshimi...) jam me se i sigurte qe Shqiperia do te dale ne rradhen e vendeve te perparuara si Europa qendrore e veriore. Eshte me shume nje ndjesi ne formen e sigurise se sa nje parashikim. Gjithsesi te lutem ma sill parashikimin ne fjale keshtu edhe shohim sa koqe kam qene ne ate kohe. Gjithsesi, ndjehem i marre ne konsiderate, pamvaresisht se shoket e mi ne PPU me kritikojne apo me levdojne. E kush me thote qe kam te drejte. Hajde ta debatojme...

    Ne kete siguri timen jam pak ne paragjykim pozitiv i shtyre nga besimi dhe dashuria e thelle per vendin tim dhe njerezit e mi. Kadare ka shkruar diku se dashuria per atdheun eshte nje ndjenje qe rron natyrshem.

    Sikur te dale nje ligj per te pasur vetem nje pashaporte, une absolutisht do te mbaj vetem ate shqiptare...

    Gjon 

    Parashikimi qe keni bere ka qene se pa mbaruar 2011 do te dale zbuluar identiteti i personazhit kryesor per katrahuren e Shqiperise. Ju pretenduat se e dini kush eshte ky personazh por nuk deshironit ta benit publik.

    Kjo me kujtohet...me shume se parashikim ishte nje provokim. Ama nuk flitej per fatin e Shqiperise por per levizjet e aktoreve. Isha i bindur qe ngjarjet do te kishin me shume ritem drejt qartesimit. Flitet per ata heronj e tranzicionit qe shquhen per frenat qe i vejne vendit tone ne rrugen e Shoqerise se Lire. Prisja qe te humbnin pike haptazi. 

    E marr me mend kush mund te jete. smiley

    Emrat ua lej atyre qe dijne me shume. Flitet gjithsesi per nje Penelope kolektive dhe jo nje person i vetem.

    Per te qene me i sakte: une shpresoja qe perparimi ne rrugen e tranzicionit do te ishte me i theksuar duke lene paksa ne "offside", ne ane te rruges ata heronj te shpallur te tranzicionit qe vejne frenat ne menyren me te dukshme.

    Po pra por ka nje personazh kryesor apo jo?

    Po kelyshi I beogradit mo, kush tjeter? A ka pare ai vend njeri me te neveritshem se ai felliqesire? Te gjitha te zezat e ketyre 20 vjeteve mbaje firmen e tij te pakundershtueshme. Ka lene te zeze pa bere ai?
    Harrohet dot "pajtimi kombetar"?

    Gjoni e ka tjeterkund muhabetin. 

    Ku do ta kete llafin, gje me te ndyre dhe me antishqiptar se ai, nuk ka. Edhe stagnation ne ate vend, firmen e tij mban.

    Te gjith Nazistet -------> + njerzit qe kan votuar per to

    Oo adminiqia fiovi kampioniqia lozi greqia to polonia ere
    Ku tema?

    "Te gjithe" ne karrigen elektrike???? Edhe ata qe i votojne me vote te lire???? Ne karrige elektrike???? Te GJITHE???? Pa shqyrtuar fajet dhe sjelljen personale???

    1-Edhe ti nuk paske shume ndryshim nga keta, te pakten persa u perket perGJITHsimeve..!

    2-Kjo vlen per cdo diktaure gjakatare , edhe per komunistet?

    3- Ne Nazizem nuk percohet ai parimi i "gjetur" :Te gjithe bashkefajtore, te gjithe bashkevuajtes?

     

    Oh shit ishte shaka,ideja ishte izolimi ne nji spital psikiatrik po sgjeta dot foton smiley

    Teatri Grek te ofroka emocione te medha.... te ben te harrosh edhe barkun bosh ne Shqiperi smiley

    Me keta greket nuk shembem hic..... edhe varur ti shikoj do tju hidhem nga kembet tjua nxjerr shpirtin nga hundet....fare e keqe...

    Megjithese ne ate llagem qe kane rene ata tani ja nxjerrin shpirtin vete njeri-tjetrit vetem beni sehir se e rrahin mire njeri-tjetrin me pellembe....

    Lexoja nje artikull. Radha e madhe ne farmaci per te marre ilacet. Pleq qe presin ilacet me rimbursim se vuajne nga zemra, tensioni. Shteti nuk ka leke per te paguar kompanite farmaceutike. Kompanite farmaceutike i furnizojne me pak ilace. Ato pak qe vijne, mbarojne shpejt. Situate e qelbur. Ku di une, per sado inat ose antipati qe i kam greket, nuk arrij te mos ndjej keqardhje.

    ashtu eshte, per te ardhur keq jane, por akoma nuk kane mbritur tek caku yne. Psh, cfare mund te bejne greket kur infermierja e spitalit ti thote te afermit te pacientit qe te shkoje dhe te bleje ne farmaci ilacet per pacientin e shtruar ne spital? Neve psh kjo gje as qe na bo pershtypje, perkundrazi jemi te pergatitur qe duhet ti blejme vete ilacet megjithse paguajme siguracion shendetsor. E rendesishme per ne eshte qe te na pranojne/shtrojne ne spital. 

    Ta kam thene edhe njehere. I pifsh lengun siguracionin shendetesor, qe paguan. Me aq leke, qe ti i jep shtetit, spitali nuk paguan as uje dhe drita. Do sherbim cilesor? Nenshkruaj siguracion privat te Sigal. Do cilesi? Pergatitu te paguash. smiley

     

    po mo u nxeh o burre! Une desha me te thone qe perpara se te te vije keq per greket, te te vij keq per ne, ja keshtu. Apo ne nuk hyme tek njerezit?

    Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).