Nuk u besova syve. U hutova duke pare copen e letres qe tregonte sa ishte çmimi per bamjen. Mendova se do te duhej nje pike mes dy zerove. Sa pune ben ose prish edhe nje pike e vetme!

Mirepo, jo nuk pati asnje lloj gabimi. Zerot ishin rehat krah njera tjetres dhe tabela e strukur por krenare mes bishtajave te bamjes. Une sikur sdrangulisa te djathten, iu shmanga bakareles me bamje, gjithe medyshje ne se i zoti  i shitores ose vete Zoti, ta kane harruar se bamjen e rrit kjo toke, po njelloj si dhe vjet e parvjet. I vetmi ndryshim me sivjet eshte jo bamja si cilesi por  rreshtimi yne, si shtet fill pas Gjermanise. Me kete prodhim qe ofron kete çmim mund dhe t'ua kalojme? Poqe po!

Bera tutje dyqanit, per "Biznesmen" ne rrugen "M.Shyri." Ndofta kete vit do kemi bollek te madh shume.

Ne dore mbaja gazeten "Mapo", me haberet per nje president qe na lipset. Po, po na lipset nje ... per President. 

67 Komente

1300 te reja? 

Te reja, spiritus.

Nuk bej kurr hesap me te vjetra.Parlamentaret  i bejne ashtu hesapet.

grava,me ndje por mund te ket qene ndonje reng i shitsit qe te ka pare kur po afrohesh dhe 300 i ka vendos nje njesh perpara.Sepse e di qe ti je pasunar smiley

pertej shakase, nuk ka mundesi! Me 1300 leke ha bamje, mish  dhe pi edhe nje gote vere ne restorant. Mos i kane zbuluar ndonje veti kuruese bamjes.Kjo eshte shaka e kripur ne kohe krize.

Kam qene dhe me tej do te mbetem  konsumator i rregullt i Bamjes.Por jo i ketij sorti.Sepse  edhe pse njohes  i biologjise se saj, i  vetive shume te  mira dietike e ushqyese, çmimi  alarmant me beri  te  dyshoj ne njohurite e mia mbi  bamjen e kultivuar ne....socializem.Kjo, e prodhuara ne  perjudhe  demokracie, çoç do kete ndonje gje, qe une akoma nuk ja di.Jam ne "shuphe",  se vjagra...  vate  nga prerdorimi, sot e tutje.

Bamje,  o burra  !

hahaha kete mendova dhe une, edhe viagara te ishte bamja ...por hezitova ta shkruaja sepse ka ardh kohe e keqe per devijatoret e temave...dacibao, debim-internim, gjuajtje me gure ne publik dhe heqje e triskes se peshkut smiley

Mos ju shmang z. grava se pastaj do ankohen fermeret qe s'na i ble njeri bamjet dhe detyrohen t'i hedhin smiley

 gjembi,  ngjitu nje kat me larte!

to bamje or to president! kjo eshte ceshtja! cka dash autori te thote valle?

si i thon bamjes ne gegnisht?

un vetem pasulin njof smiley 

Nuk njihet nen Gegnisht ,  se zarzavatet pervec mollave te arta ( nga italishtja ) nuk i kane pas njohe . Ka dhe nje pershtatje pas ruseve per mashurka si bishtaja . Pas miqsise me Kinen dhe sidomos TANI duhet te kete shume !

 Vone pas Clirimit , me shkartisjen e Popullsise mesuan se edhe hahen dhe qe mund te perdoren per Konsum. Ma i rendeshmi nder dialektin Gegnisht  , po te ndigjosh Babsqapin si te pare te tyre dhe Liburneshen si te dyte te tyre , ka kene BAJRAKTARI ! Ne Elbasan i permbledhin me nje te " thonme " Kalbsina ....

hajde bojm i fjalor gegnisht-shqip te fruta/perimeve. Si i thon ne gegnisht:

fruta

perime

etj

etj

Batha ka qene gjithperfshirese . Hyn ne terminologjine e Tiranasve .Por thone eshte monokotiledone dhe u hoq nga qarkullimi si pa vlera Ushteqyese ! Ndoshta nga kjo ka mbete qe tironsit e vjeter dallojne per "i cike  ntrashje te trunit "

Laberia ka perdore Groshet ashtu si Dibra Gjroshet ...Me vone doli edhe nga gegnishtja si Phasul !

dashke ne bamje ti pale...smiley

jani me mish

bamje=bomje

luleshtrydhe=dredhez

trangull=kastravec

mana=duda

manaferra=dudmana

patate=kumpir

domate=patlixhan

patlixhan=patlixhan i zi

pjeshke=molla me lesh smiley

presh=purrinje

fasule=pasul

.........................

Qysh i thone ne toskerishte gjizes smiley

 

Nga ana e Lumes patateve i thon: kompire

konfirmoj: trangullin, patlixhanin ( nga Hasi perdorin dhe  damate) ,

nuk konfirmoj: mollat me lesh, purrinjet  dhe bomjet

ah po shalqinit nga ana jon i thojn bostan

Po mer,edhe kendej i thone bostan,ndersa fjala shalqi ka tjeter kuptim smiley

 

smiley  e kuptoj kuptimin tjeter po ca ka me u zgerdhi se marr vesh smiley I mean sa shum reagime ndaj instiktit me te lashte e kete bote thu ti se ca, se po futem ne etimologji  ndaj po i them vetes stop.

How would Jozy say it?

shko pyte, se po t'kapi prej zhelesh virtuale tashti  smiley

Jozy knows it best...

jakove,kjo puna e emrit te shalqiut.smiley eshte cudi me vete.....andej nga Gjirokastra,pershembull, i thone: karpuz.smiley

Andej nga Korca,Pogradeci, limonit i thone imonik smiley

Gabim smiley Imonik = shalqi smiley Limonit i thone Limua smiley

Ne Malesi a Kosove u thone kertolla patateve.

Në Labinot gjizës i thonë Tër(r)vok smiley

pjeshke=molla me lesh smiley

smiley

Kete e shpike ti. 

ndac gegnisht e ndac arabisht, prape 1300 lek kg eshte..

shume e shtrenjte jeta ne shqiperi, shume. Si kuptoj "turistat" shqiptare qe kur shkojne thone eshte lire.

 

Ketu tek ne eshte 3 dollare paundi. Ne Itali me kane thene qe nuk njifet fare bamja. Nuk di sa e vertete eshte. smiley

eshte e vertete, une kam 11 vjet ketej e s'kam pare ndonjehere ne shitje bamje...edhe te them te verteten mua bamjet me pelqejne.

Ashtu eshte nuk ka...une personalisht nuk di as ti them emrin ne gjuhen italiane,mundesia e vetme mund te njihen andej nga jugu i Italise..ne Puglia ndoshta,me kujtohet nje bisede me nje mik pugliez qe me fliste per diçka te tille,nje lloj bime qe gatuhej ralle vetem nga anet e tyre,menyra si e shpjegonte me jepte pershtypjen e bamjes,por nuk mbaj mend as si ja thoshte emrin..Kam nje ndodhi te nje mikut tim ne Modena,i cili kishte sjell bamje nga shqiperia..i gatoi gruaja..dhe e shoqja e komshiut italian u be kurioz,i jep nje pjate per ti provuar miku..pas dy ditesh te dy bashkeshortèt italian i kthejne pjaten dhe i tregojne se burri qe punonte nuk e di se ku,ishte bere kurioz dhe i kishte bere analiza bamjes..nga ato qe tregojne vlerat ushqyese,dhe se pervec aromes se mire qe te hapte oreksin bamja ka edhe shume vlera ushqyese..te ralla per perimet e tjera!  Mua personalisht nuk me kane pèlqyer kurre..dhe sa per çmimin gjithmon ka qene e shtrenjte..shkonte edhe 3.000 lek(te vjetra) kg ne fillim..!!

Gombo

Bamja dhe ne ne angli ska qene shume e njohur dhe as e perdorur. Jo perdorim massiv as sot nuk gjendet ne shume markata [Okra] tashme nga guzhina turke e arabe sikur njihet me ca. Konsistenca qe ka, e forte-mesatare apo e qullet, sipas gatimit eshte me shume si shije e kultivuar e jo te gjithe robt e pelqejn. Tek ne eriu se ka perdor, po dhe ne mo poshte e perdorshim ka halli se erdhi nje kohe qe u bo si pune defaulti, presh-spinaq-etj e skishe hall pa ja dhone i t'provume. Mu sme kan pelqy. Bishtajat po, kan lezet. nese cmimi esht shume i larte njerezit nuk do e blejne, i heq tregu vete smiley Por...cti bejne vajit-bukes-gjalpit etj, ato srrihet pa i ble. Duhet rrite prodhimi vendas, nje here ken dhone prova qe e majme veten me ushqim, kur bohet i here, bohet dhe dy. Kushtet i kena...vec duhet pak kohe.

Duhet sqaruar, eshte ne te rejat apo me te vjetrat. 

 Pierre , te lutem, mos  i beni Ju keto  gabime.Te vjetra...?Leke te reja, aqe 

Grava, nese 1 kg bamje kushton 1300 lek te vjetra, mua s'me duken shtrenjt, se i thone 0,92 eurocent, nderkoh qe bamjet ketu kushtojne 4 deri ne 8 euro kg, gje qe ne nuk i blejme dot, dhe detyrohemi te blejme bamje ne konserve 800gr qe kushton 1,20-1,50 euro tek turqit, konserve qe grate e shtojne me pak qepe dhe del gjelle per nje familje. 

lol. o e sqarume. Nuk besoj se 1Kg bamje bo 10-13$ ...do ishte zi buke pastaj. Bamje jane te shkretat...smiley Po zot na ruj ne Shqipnin tone gjithshka ndodh, car duket matematikisht e pamundur atje praktikisht arrihet me ca ligje te panjofme ka Sanitas et al.

---------

qekan te reja thote vllai atje siper. grava-OP-ja. Kishe te drejte Pjer. smiley

Eh Shqipni e mira Shqypni...13.000L=1Kg Bamje! Tua falesh robt e si marrin/gatuajne...phew. Kane maru cudinat!

 

shif tashti,

kur nuk jane perime te sezonit kaihere i importojne thjesht per qejflinjte ene ja cojne cmimin ne hava. por nuk behet llaf per gjona te domosdoshme. Te gjithe e dijne qe po duruan dhe nje muaj do e blejne bamjen me 1 dallar kilja.

Plus vene vene, aty ku thote Grava eshte si zone tangerlliku modh, me kto frutat ekzotike apo nai perime e vecante qe per momentin nuk gjindet. Gjithnji atje jane dyfish cmimet ne krahasim me zona te tjera normale te tiranes.

Pastaj ke bamje te ngrira sa te dush, dac taljone, dac shqiptare, ske pse shkon atje.

Grava m'duket qeka me barre, ju ka tek keq smiley

qejfi paguhet er grave smiley

 

si gjithmone  R. u-make sense dhe kur e thu populloshe, e thu persmari. I ke ra m'koke e thnx qe na sqarove dhe ne knej-tham o bo zi buke ka "beloved Tirana"

1. vendodhja e rrit cmimin, i.e. lagje-zone eksluzive 2. kostoja e rruges, ekzotike, jsahte sezonit etj. Tamam, kush do i ble kush nuk mundet...i le. Qefi-paguhet- ket e ke thone t'modhe...po qef te bamjet? LOL. Jam xheloz...kaq qef po bohet anej e sna tregoni? Pranaj na niset ne knej e sna doni mo Back? smileysmiley

po he mer burre se ne pertojne graria me bo gjona t'komplikume ne ti moo

se po te donte mileti bamje do dilte bamja smiley

po 3 dallar merr i pice maron pune me te tre kalamajt ene te pushojne dhe veshet mer burre, ene ke kohe me pa telenovelen.

pse re gjithe jeten bamje me spango do shpojme ne grate shqiptare ere ?

yt maskilist !

smiley

 Ruzhdije

Duhet ta keshe ditur,  qe sipas sesioneve, ka gjera  te cilave u  qasesh per te bere  kokrren e qejfit. Mirepo sot, melunet shitesa, qe dine si te  ta  presin "festen", ja arrijne bukur  fort, qe te bindin fakiret, e ta  bejne mendejn top, njesoj sikur duke  blere ate lloj prodhimi, do te bejne vete qejfin e ........

  Ore miq te mite,  mos besoni po deshet, por tregu, ose i  ziu treg, eshte po aty;ne kryqezimin e Rr."M.Shyri" me Drejtorine e Policise".  Kush deshiron prej  jush, jam gati    t`ja blej, t`ja paketoj dhe t`ja  nis me DHL, bashke me faturen.E kam pyt  tre here shitesin, se nuk ju besoja syve... 

po si duket bamja vjen aty nga afrika prandaj eshte 1300 lek, per pensionistet si pleqte e mi, bamjet jane aq larg, sa hena me token! smiley

pics or it didn't happen

e nisem qe e nisem, Bamja u sqaru smiley po mos ta lejme me kaq...

A do kisha hy m'gjynof me pyte sa bo i kile Kadaif?

Po qe mo se 80$ me mire mos ma thoni...do me prishet e Shtuna smiley

daje

musha i qese me qepe te njoma marshalla dhe gjys kile kunguj te sapokput sot.

te shpojshin lekuren aq te fresekt ishin

gjashqinlek t'vjetra bone te dyja bashke

gjys dollari pra mo.

ene boll na qesendise per ca koqe bamje smiley

s'e ka per bomjen mi, e ka per kadaifin a s'e ngjo smiley

keq puna per kadaif ee? shko n'aj dyqon grek se e gjen lire fare smiley

BP qeke keq per kadaif, shko mer Jashar Halimi, ai dyqoni turk i ka te gjitha ene qumesht dallandyshe ka smiley

damote dhe djath me pak voj ullini, dhe me nje teke te vogel kalo dreken per se mbari smiley

ajo po. tashi si ktu si atje grate po na knoqin me take-away. Shpesh me kap inoti e gatuj vete, e une gatuj bukur.[kjo nodh-i-here per seson, 4x-vit] Tani Rushdie bamje me spango jo, une jame vete i djegur per te drejtat e grave...dhe ato dune kohe te lire-pushim etc...po i supe e Meritojme ka i here. Mos me thuj merre ne supen takeway or makroway...lol... se pastaj car na duhet grate ne? smiley

-------

lir, e di yassar halimin, shkoj shpesh atje...no-i-her mun tjena shkembu duke zgjedh ftoj. Kam pase i restorant favurit ne ate zone, Quhej ANTEP, tashi sdi si ja nderrun emrin [ndoshta gaziantep-si zone e famshe] aty afer nje magalli te madh...ishte nje Fat Turk i paqte, tullac pak, me bark...qe o shifte televisor siper kokes se tij ose piqte e kebabe. Vera a madhe atij i pike djerse si bite. Mustaqe te lezetshme...Si Dac Simpatik. Se kam pare me aty, i thoja bosit turk, sa tiboj paret do ta Blej kete Robin e do ta marr vec te vaj m'vitrine, nuk e du tem boj asnji pune. Qeshnin me lot. te Jashari, bleja ca Pula franceze, puro organike...sot nuk ka mo smiley vec corn-fed, po jane me te shijshme se te cdo markate/supermarkate. E kam pak larg ate ven, po shkoj...zone e bukur. Turq e Kurd, vellez ka te dy krahet smiley

kshu thot ne shkenca mo....ha gjona te stines e te kultivume ne lagje, 'eat local' me i llaf. Po poplli jon i di kto gjona, s'ka nevoj per shkence. Ja, dhe Ruzhdija...osht locavore pa e dit fare ca do me thon. 

locavore locavore

i blej te gjitha

me lëvore  smiley

 

p.s. na paska marre malli per bejte smiley

nje nuske ne big brodher me than qe bote bejte..e kina ne gjak

Ktu duket pse nuk kemi per tu zhvilluar kurre ne si shtet. 30 komentues, te gjithe ankohen per cmimin, asnjeri nuk thote hajde hapim biznes dhe mbjellim bamje se paska goxha lek. lol

20 vjet demokraci skan bere asgje per te zhvilluar shpirtin e sipermarresit te njerezit. Po ashtu si ne komunizm, presim shtetin te na japi drejtim.

Sakte. Mbaj mend te nje artikull tjeter para nje muaji ketu ne ppu per fermeret korcar qe kishin mbush kanalet me patate, domate, etj, ngaqe nuk ju shitshin. Mbill bamje bej ndryshe nga te tjeret, po atyre ju qe fiksu qe ju kish dale garant Bodja se do ua shiste dhe ngelen me gisht ne goje.

ahhh, ku paskena qen per ca kapitalista, specialista te biznesit, oooh

E ke gabim Alba. Dmth ti mos shiko Shqiperine me syzet e ppu, nje tufe majtistash dembela llafazan ankues nostalgjik, qe vetem ti bien tastieres kompjuterit dijne. smiley Ky cmimi teper i larte ndoshta varet se nuk eshte sezoni, por i fusin ne frigorifera (me energji eletrike s'ka me probleme si dikur) dhe i nxjerrin ne treg kur s'ka. Po ashtu, shume familje blejne frigorifera te medhenj, nga ato te shtrire pertoke, blejne ne sezon specat, perimet dhe i hajne gjithe dimrin.
Tjeter, bollek prodhimi bujqesor, ka lezet shpirti. Te mira e te lira. Sivjet po eksportojme drejte Maqedonise, qe s'ka ndodhur ndonjehere.

harove te shtosh: rrofte sali-u. Apo kuptohet pa e thone!?

harove te shtosh: rrofte sali-u

Te lutem, shto perpara "Naltmadhnia" ose te pakten "Shkelqesia e tij, Pr. Dr."

Shqiperia eshte nje vend ku spekullohet mbi gjithcka!...qe te arrije nje kg bamje te kushtoje 13000 l te vjetra eshte kulmi por me e bukura eshte se keta fermere qahen e qurraviten neper gazeta e tv se nuk u shitet malli dhe e hedhin neper kazane e kanale...per mendimin tim njerezit duhet te konsumojne perime dhe fruta te stines, e para jane me " origjinale " dhe e dyta duhet te kene nje cmim te arsyeshem

Mondi, lexo komentet e paraardhesve, nuk flitet ne te reja aty, por ne te vjetra, pra behet fjale per 130 leke te reja, 0,92 cent. 

Bamjet ne Itali  i shesin indianet : 5 euro kilen se i sjellin nga India smiley, i shesin dhe konserva po ato jane lloj bamje paksa te medha.

Bamja eshte pjese e familjes se zarzavateve/perimeve dhe eshte shume e veshtire te behet / kontrollohet. Kerkon nje perkujdesje te madhe qysh nga e mbjella, e sidomos ne periudhen e prodhimit te 'bishtajave' (i.e. frutit) sepse nuk mund te lihen qe te 'vjetersohen'; pra i bie qe duhet te vilet brenda 3-4 diteve - dhe shume eshte!

Po kaloje kjo kohe bishtajat forcohen dhe trashen plus edhe zverdhen - pra ska me njomesi! Nqs kjo ndodh, atehere lihet per 'fare' - dhe kjo nuk eshte fitimprurese.

Tjetra eshte se do shume uje - qe sot per fermeret eshte nje hall i madh, plus qe do sperkatje te vazhdueshme. Zakonisht fermeret mbjellin shume pak siperfaqe , shume shume 50m2 po te jete familje e madhe.

Ne shume zona rurale Bamja njihet si zevendesues i 'mishit' -  kjo ka ardhur nga koha komunizmit kur mishi ishte jo me bollek si sot.

Pra, une mendoj se ky cmim reflekton mundin dhe djersen, rrezikun e humbjes se prodhimit, po ashtu dhe mungesen e konkurimit; kjo per shkak se kerkon shpejtesi ne transport dhe mbajtjen ne frigorifere nqs konsiderohet importi.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).