Ky eshte nje debat qe ka zgjatur per nje kohe te gjate, por une po bazohem ne disa lajme te koheve te fundit. Ne Argjentine para pak kohesh vdiq nje person, i cili ishte besimtar i Jehovait. Personi ne fjale refuzoi proceduren e transfuzionit te gjakut pas nje ftohjeje te zakonshme klinike dhe si pasoje humbi jeten. Bashkeshortja e tij, e cila edhe ajo bente pjese tek Deshmitaret e Jehovait, insistoi ne respektimin e besimit te bashkeshortit dhe refuzoi gjithashtu transfuzionin e gjakut.

Serisht e njeta skene perseritet, por kesaj radhe familja e ka cuar ceshtjen ne gjyq dhe gjithcka eshte kthyer ne nje debat te ashper qe ka ndezur opinionin publik argjentinas.

Ekstremi: Ne 2011, nje familje ne SHBA refuzoi t'i bente transfuzion gjaku femijes, i cili ishte ne gjendje teper te rende pneumonie.

87 Komente

 

Art,tani sa me sollen nje fletushke dy deshmimtare te Jehovait ,ne te cilen shkruhesh tekstualisht keshtu:

 

A do te donit te zgjoheshit cdo mengjes me mendime pozitive dhe te gezueshme? 

Pikerisht kete na premton Bibla per te ardhmen .Ati yne qiellor ,perendia Jehova ,na thote:

"Une po krijoj qieje te rinj dhe nje toke te re .Gjerat e meparshme nuk do te vijne me ne mendje  dhe as do te zgjohen me ne zemer"

ISAJA 65:17

 

 Te besosh ne jeten e pertejme nuk ka asgje te keqe,perkundrazi na ben mire ,na jep shprese per vazhdimesi dhe force per te perballuar veshtiresite e jetes . Por ,besimi i verber gjithmone nuk sjelle ndonje te mire ,se jo per gje ,por jo vetem  tejkalon dhe kufirin e  besimit ,por fillon e senderton dhe besime te reja..........allasojce si kjo e Jehovait.smiley 

 

Nuk jam ndonje besimtare e devotshme ,thjesht me pelqen te besoje dhe  shprehem me aq sa arrij une te kuptoj rreth fese,pra nuk eshte se kam njohuri rreth saj.

Secili ben zgjedhjen e tij ne jete ,por kaq ,s'ka pse merr vendime  per te tjeret ,qofte ky dhe femija e tij .Nese nje besimtare vendos mos  t'i lejoj vetes  nje transfuzion gjaku,eshte zgjedhja  e tij ,por jo t'i imponoje zgjedhjen e tij ,dikujt tjeter qe per me teper nuk ka moshen madhore per t'u ndergjegjesuar per ate lloj vendimi ,dhe fundja ne te ardhmen mos te besoje fare ne kete lloj feje.

Me vjen keq kur shoh femije te vegjel me prinder te ketille qe ,diferencohen nga aktivitete te ndryshme argetuese vetem se u'a ndalojne prinderit.Me kujtohet para ca vitesh kur me pyeti nje femije gjate kohes qe shkollat zhvillonin aktivitete sportive ne kuader te lojerave olimpike qe kaluam se: a quhej "argetim"pjesmarrja ne nje aktivitet te tille sportiv ,a i ishte e denueshme nga Jehovai ?

Sinqerisht ,m'u rrenqeth mishi.smiley

 

Venus e keqja me jeten e pertejme eshte se harrojme te jetojme kete jeten e vertete...Krijome nje realtitet imagjinar dhe kur arrijme dhe zgenjehemi me pas me kete jeten ketu "atehere e presim vete bileten per ate te pertejmen".

Cdokush duhet te respektoje besimin fetar te tjetrit por feja nuk duhet te behet shkas per humbjen e jetes se nje personi..Thjesht per mua eshte vetvrasje..Ok e respektoj vendimin bazuar ne besimin personal e nje personi ne moshe te pjekur, i cili refuzon transfuzjonin e gjakut... Megjithate ka shume diskutime ketu: sepse kjo jete nuk eshte 100% e jona..Kemi familje,njerez qe na duan, femije,bashkshorte..gje e cila e komplikon kete vendim njeanes.

tani te dalim tek ky veprimi i ulet i refuzimit te gjakut per femijen..Une nuk gjej dot fjale per ta pershkruar kete mizori dhe pashpirtesi te ketyre qenieve qe peretendojne se besojne ne zot dhe dashuri...

U ka dhene George Carlin pergjigje me kohe ketyre gjerave. Ti Art e njeh besoj, apo jo?

 

I would never want to be a member of a group whose symbol was a guy nailed to two pieces of wood.

Priceless smiley

Damn right! Miss you George! smiley

Per te miturit duhet dhe mund te nderhyje gjykata.

Per 18 vjec e siper, te bejne si te duan.

Problemi eshte se minorenet jane nen patronazhin e prinderve dhe sa te marre ate vendimin ajo gjykata..eshte teper vone smiley

I dhane darwin award ketij tipit argjentinas?

Bob Marley ka pasur pak a shume te njejtin rast. Kanceri te gishti i kembes,kerkonte amputim, por rastafarizmi nuk e lejon, keshtuqe ky e lejoi te perhapej dhe si pasoje i solli vdekjen.

Disa e konsiderojne fene (misticizmat) si leve te perbotshme qe e ka shtyre njerezimin deri ne njefare pike, por qe tani nuk ka me nevoje per te.

Problemi me keta pisat e Jehovait, eshte qe shesin doktrinen e djallit sikur te ishte besim i kulluar dhe jane njerezit me patetike dhe pa vlere qe mund te kem hasur ndonjehere. Jane ca larva dhe vemje qe nuk i duhen askujt dhe duhen ndaluar me ligj.

Per sa i perket kesaj teme, i rekomandoj te gjitheve poemen " Inkuizitori i madh" te Dostojevskit, e perfshire ne romanin me gjenial te shkruar ndonjehere " Vellezerit Karamazov". 

Te mos keqkuptohemi, nuk dua te hap ketu gjueti shtrigash per Deshmitaret e Jehovait. Thjesht ka rendesi te theksojme llogjiken pas ketyre akteve ekstreme. Feja e tjetrit duhet respektuar por ne radhe te pare duhet respektuar jeta!...Ajo ka me teper rendesi se cdo lloj besimi,feje,kulti!

Po nuk ke si respekton nje fe qe nuk respekton jeten, qe e quan dicka kalimtare, nje stacion para lumturise se vertete, qe eshte bullshiti qe ata quajne parajse. Kupton?? Ata nuk te thone shijo kete jete, jeto momentin, krijo imunitet ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve, arsimohu dhe zhvillohu qe ti shpetosh merzise dhe argetimeve te kota. Ata thone duro dhe shtrengo dhembet se nje jete eshte, iken shpejt, pastaj vjen lumturia.

Ore po qenit ia lejojne keta te Jehovait, se mos na shqetesohet PF-ja.

Deshtimtaret e Jehovait ne fjale, jane per t'u futur ne burg pa ceremoni. Ky eshte ushtrim i patria potestas te kohes se qepes. Megjithate Feja  mbart edhe parime darviniane, kjo e ben veçanerisht problematike ne keto kohe antidarviniane.

Nuk besoj se eshte kunder jetes, por ka nje refuzim te pozicionit te mjekut si zevendes i Zotit, ne disa raste. Ketyre te Jehovait, u mungojne edhe struktura hierarkike supreme, te cilat mund te reviziojne qendrimet e meparshme konservatore e te lejojne mjekun te beje punen e vet.

Per kete teme sa interesante aq edhe te pavlere, perkundruall arritjeve madheshtore te shkences, po jju bie disa strofa te Omar Khajamit te madh, i cili qysh 1000 vjet me pare e kuptoi qe feja ishte nje hiçmosgje.... dhe Khajami i madh nuk ishte askushi, po nje dijetar i madh per kohen e vet..... Dhe apogjeun e tij, mund ta lexoni ne strofen e fundit..... (kjo per Venusin......mireseerdhe pas kaq e kaq mungesash, por paske qene pak "pa qef"....) 

...........................

105

Kur të gjesh Verë, pije pa mejtuar,
Kur të gjesh Vajzë, puthe pa pushuar,
Se as për mjekrën tënde as për timen
S'kujdeset Zot'i Math i lavdëruar.

121

C'fitoi me ardhjen time Gjithësia?
Me ikjen a m'i prishet Bukuria?
Përse me kaqë lot po vijm' e ikim?
Pyes më kot, - s'përgjigjet Perëndia.

127

Në Vijën që përshkruaj në Jetim
S'gjej Pikënisje, s'gjej Pikëmbarim:
Nga arthmë s'pamë dhe ku vemi s'dimë,
Hiç krej, Hiç mezi, Hiçi përfundim.

132

Dhe Qiellit rrotullonjës i thërrita
Dhe e pyeta: "Cila është Drita
Për djemt' e tu të humbur në errësirë?"
"Një mendje e verbër!" tha një zë nga prita.

142

Pas nesh kjo Botë tutje shkon një soj,
Dhe ty dhe mua na harron një soj:
S'e vuri re që diç mungon, kur s'ishim,
Kur vdesim, s'ndrron e s'ngel, vazhdon një soj.

146

Cudi, asnjë i vdekur s'dha një shenjë,
Asnjë s'u kthye Udhën të rrëfenjë
Për Ferrin, për Parajsën a për Hiçin,
Po vet' u dashka cilido t'a gjenjë!

ps

meqe mu mu kujtua, ja nje perle tjeter e Nolit te madh, qe si ai, askush tjeter s'e ka perkthyer kete perle boterore qe sipas studiuesve tingellon me bukur ne shqip se ne anglisht......

Boooo..., sa kohë kisha pa i lexuar! Alidems, faleminderit që i solle; më kënaqe. Këto vargje janë një super koment për temën

Me Omarin na i mbylle te gjitha shanset per te komentuar ne kete temesmiley 

Mos mor Alidems , se na mbylle Derstilen per pak smiley Po lesht ku do i tjerrim e ca llafka ku do  ti bejme .

Feja eshte nje DOKTRINE Morale e shprehur ne BIBEL .Moral qe i kishte  kaluar KOHA qe me venien e Rrufepriteses se Pare mbi MINARE . Por  me Ligjerimin e Pederastise si e DREJTE Njerezore , Ajo , Doktrina Fetare eshte varrosur PERFUNDIMISHT . Ka mbetur vetem Hipokriozia Pushtetare per te thithur VOTA kur betohen per ZOT e Allah !Mbetet vetem pjesa e PAGUAR nga Pasurite e mbledhura ne shekuj nga Institucionet Fetare per ta mbajtur ne kembe me Paterica ! 

Rrofte Jeta Toksore e te gjalleve dhe nderim e respekt per te Ikurit !

Rrofsh, po t'i marr pak keto.

Falimenderit ,Alidems!smiley

Nga  e kuptove?

ngaqe po e kerkoje shpetimin atje lart.....

hahaha! Jo , s'kam qene aq keq.E kalova me nje degjim kenge.smiley

Dhe Qiellit rrotullonjës i thërrita
Dhe e pyeta: "Cila është Drita
Për djemt' e tu të humbur në errësirë?"
"Një mendje e verbër!" tha një zë nga prita

cfare te thuash per omar khajamin? disa mendje ndricojne dhe mijera vjet te kalojne.

 

Theniet e disave ketu kundra Deshmitarve te Jehovait, tregojne se sa te verber jane. Deshmitaret e Jehovait, apo Ungjilloret, siç quheshin me perpara, apo Studentet e Bibles siç quheshin kur u krijuan aty nga 1800 e ca, nuk vjedhin njeri, nuk mashtrojne, nuk zihen, nuk vrasin, nuk marrin armen kundra tjetrit, nuk kurverojne, pra kane disa cilesi e vlera qe ne, njerzit normale, i vlersojme. Une kam respekt per keta njerez, pavarsisht se e shikoj me pak dyshim/skepticizem punen e tyre te gjakut. Ata mbrojne doktrinen e tyre te bazuar tek Bibla, ku dhe per gjakun thuhet ; Mos e pi, mos e shperdoro, mos e transmeto, etj. Biles jepen keshilla edhe kur theret kafsha (lopa, delja etj) qe gjaku i tyre te dali komplet, pastaj ta gatuash. Dhe kjo ka baze shkencore mendoj une. Ne ato kohe primitive kur eshte shkruar Bibla apo keshillat per gjakun, nuk ekzistonin keto mjetet e sotme, laboratoret etj, qe e klasifikojne gjakun, dhe ato keshilla kane qene te vlefshme, per te mos thene te shenjta per kohen, siç dhe quheshin. Megjithse edhe sot me kete teknollogjine e larte, njerzit neper spitale, jane infektuar nga gjaku, keshtu qe ti akuzosh Ungjilloret (siç i quaj une me emrin e tyre te vjeter) per merakun qe kane/tregojne ndaj gjakut, se ata jane masakrues, do te thote se je vete nje masakrues i mendimit dhe bindjeve te tjetrit. 

Pjer , se ka pak ndryshim ti kundrosh nga larg, ashtu si dhe ti, dhe te jesh pjese e tyre. Meqenesa qellimi i tyre eshte rekrutimi i sa me shume njerezve , mendoje njehere qete-qete. Une e kuptoj qe ti pershendet vlerat e tyre morale , por mos harro qe te gjitha fete kane vlera morale te padiskutueshme. Na duhet ne te gjykojme mbi c'vlera duhet te ngreme  shoqerine moderne dhe fete s'jane tamam per tu marr si pika referimi pasi nxjerrin nga sirtari te gjithe primitivizmat e mundshme. Po hadje shpjegoja besimtareve se smiley

Dora, fete, i kan dhene tonin njerzimit gjer me sot, megjithate une jam per rishikimin e tyre dhe pastrimin nga disa primitivizma.  

Pjer eshte shume e diskutueshme cfare i kane dhene fete njerzimit apo njerzimi feve. Po e lejme ate muhabet. Ndersa per rishikimin, ti mire e ke, por ka marre ferra uraten tani, s'ka dhe ashtu dhe keshtu. Fete fuqine me te madhe e kane tek pandryshueshmeria.

fete jane ne princip kunder indstitucionit te kreditit, dhe me gjase edhe te burses, Pjer! smiley

 

Na fikensmiley

I paske pire  vete ato vererat qe mban per dhurate Pjero...

Jo-jo Ophiuchus, kam plot verera, aty tek 150 shishe afro, diç me shum a me pak. 

Nuk jam kunder deshmitareve por kunder doktrines..Te bej nje pyetje une Pjer: A do ta lejoje ti femijen te vdiste nese kishte nevoje per transfuzjon gjaku dhe feja ta ndalonte kete?...

Kesaj pyetje une i pergjigjem po me nje pyetje. Duke qene se nuk ka garanci 100% transfuzioni i gjakut, pasi ekziston marrja e ndonje mikrobi a substance qeliz-shkateruese, A do ta lejoje ti femijen tend te bente transfuzion gjaku. 

Une ne radhe te pare do te interesohesha per alternativat, qe sapo po aplikohen me shumice keto vitet e fundit. Behet transfuzion me nje lloj lengu qe eshte shum i paster, dhe zevendeson gjakun provizorisht. 

Mundet ta pranoja mendimin e mjekut per transfuzion gjaku, por mendja do me rrinte tek periudha pas operacionit. 

O Pjer ,he se kane plot budalliqe ata dhe vetem nje qe beson ne ate lloj feje ,mund t'i duken normale,se ndryshe nuk shpjegohen dot.

Jo transfuzione,jo ditelindje,jo festa,jo urime,jo lindje,jo ...................ehu!

C'thote shkenca per te gjitha JO-te e tyre?

 

Kjo vjen Venus, ngaqe ata e marrin Biblen me shume se seriozisht. Ketu, une kam pare festa te D J , muzik nga te gjitha rrymat, kenge jo me fjal te pista, meliodoze edhe kercime, kuptohet jo kercime te shfrenuara. Mendoj qe edhe ne Shqiperi organizojne festa te tilla, kuptohet te rralla.  

Garanci per jeten fatkeqesisht nuk ka asgjekundi.Edhe kur e ke femijen shendoshe e mire ekzistojne rreziqet.

  1. Tani ke dy mundesi tansfuzjon gjaku me nje perqidje probabiliteti te marrjes se ndonje virusi apo..
  2. vdekjen e sigurte:

ke nga keto te dyja do zgjidhje ti per femijen tend?

Nuk e di, po te ishte gjendja kaq e prere. Do kerkoja alternativat. 

Pergjigje ambigue

Pjer për këta dallakukët nuk ka alternativa..Atë gjak që kanë nga lindja me atë duhet të  vdesin.Nuk lejohet asnjë lloj ndërhyrje që të "prish" pastërtin e gjakut, mbasi dyert e parajsës do tu mbyllen nëse nuk kanë gjakun e "pastër". Në Irland ja morën fëmijën një çifti mbasi nuk pranonte ti bëhej transfuzion gjaku.

pjero

andej nga flandra ka deshmitar te jehova?!

ketu po bejn namin perjave nga ato broshurat ne kutin e postes doli dhe dimri ca te bejm me to ?

Natyrisht qe ka Altin, dhe broshurat e tyre une i kam lexuar vazhdimisht, sidomos Zgjohuni qe ka materiale shkencore, historike, gjeografike, biollogjike etj. U be nja 4-5 vjet fatkeqesisht, qe nuk kam kohe te lexoj te pakten Zgjohu, broshure e tyre. 

besoje ose jo un deri ne 2005 e injoroja komplet ekzistencen e deshm. jehovait,nje shok (nga vlora) me ka fol per ta fjal te mira ,bile paska nje grup te madh shqipo ketu ne bxl qe kan nje salle dhe ven rregullisht 

Po Altin, dhe salla e D J ne Bruksel eshte ; Rue Metsijsstraat 24  , 1030 Brussel (Schaerbeek) . 

Nuk e marr vesh, gjaku i sejcilit nuk eshte teme per debat per askend tjeter, aq me teper ti japesh shoqerise nje drejtim te tille ku njerezit te detyrohen apo anatemohen per nje zgjedhje kaq personale.... Me duket absurde. Edhe ne qofte kjo zgjedhje si pasoje e besimit te tyre nuk e kuptoj c'te keqe ka. Fakti qe nuk ka garanci 100% edhe sikur ata te menjanonin kuptimin e vete egzistences te tyre ne kete bote, per te shpetuar nje jete qe per ta nuk do te kishte me kuptim, e mbyll kete muhabet. I ve kapakun dmth.

kur isha me i ri per pak me rekrutun kta te jehovajit.cdo te djele vreng zilja po une si fillim sja hapsha fare se ishin dy plaka ene smu hate muhabeti.do ti qe nje t'djel vreng zilja ene un tu pi cigare ke ballkoni hudh syt posht,kur ca t'shof.nuk ishin mo dy plakat e perhershme, njonen prej tyre e kishte zevendsu nje alamet goce, fringo fare.u cova nga karrigja vrap shkallve (qesh tu thy qafen),ene hapa deren me buzet vesh m'vesh.s'mora vesh asigjo ca m'than po ka mesi javes e pash veten ke salla,ata tu knu un s'ja ndajsha syt goces.nejse maroi ene po bojsha muhabet me ate kur tu e pyt per fen qe tu njifshim hala me mir,m'thot qe kush i beson jehovait jan t'gjith vllezer e motra.e mir thash me vete me mir kshu po rrikam te djelave rehat n'shpi. po kur dolem ke puna e seksit(aty ku m'rrifte mu)ene m'tha qe ato e bojn vetem te enjten mi preu krahet fare.ej nji her n'jav me dit t'komandume. aha thash me vete sqeka gjo kjo pun.(e kisha synin bakerr n'ato vite).ktheva takat ene si vuna mo rendsi ksaj pune.sot po mor vesh qe kta qekan me keq ,amo ajo goca m'ka ngel pishmonsmiley

smiley

ça të bojnë femrat ça të bojnë. Para ca kohësh, përdesh u bëra komunist. smiley hardcore komunist. Se këtej ekuivalenti i D.t.J janë komunistët. Ishte njëra... me ca shalë/këmbë të bardha si prej qumështi, me syçkat si bajame, e sapozgjuar nga gjumi, dukej si çokollatë e ngrohtë në dimër, dhe akullore luleshtrydheje tani për verë... 

 

i vetmi rast qe po ta baj hallall komunistllekun...ala' te paska lane si te shuhsatun...kembe te bardha si prej qumeshti,e dukej si çokollate e ngrohte ne dimer...kujt ti besoj!!smiley

kur sapo zgjohej nga gjumi ashtu dukej. nuk shkuam thellë tek realsoci, se do të kisha përshkru dhe "mjekrën e Marksit". smiley

 

Mekat ,do isha kenaqur edhe vetem me pershkrimin e mustaqeve te Stalinit hahahaha smileysmiley

"jan t'gjith vllezer e motra,,,,,

ashtu shtiren ata,ky shoku im u martua me nje goc belge te dy deshmitar J ,perpara atij nje i djal  shqipo 25 vjeç ishte martuar me nje grua belge 44 vjeçe dhe ata deshmitar J (bile ata preferojn martesen brenda sektit te tyre)

kot e ke humbur rastin smiley

Me vjen keq qe nje pjese e mire e peshqve, sidomos kur flasin per deshmmitaret e Jehovaitt, perfshi edhe te madhin Pjerin (por gjenive u falen edhe momente dobesie) flasin per nje fare dliresie te tyre.... por jo more meluner (tm Grava)  deri me sot, ne shqiperi, deri nga vitet 2006, 7, ne emer te fese se jehovait, jane vetvrare te pakten 30 te rinj e adoleshente, vetem e vetem se u indoktrinuan per jeten pertej vdekjes.... Keta deshmitaret e Jehovait, po ashtu edhe keta hoxhallaret vehabiste, me sjellin mallin e anetareve te frontit demokratik, te cilet shkonin dere me dere dhe perçonin "vijen e Partise" per nje problem te caktuarr, e njejta gje ndosh edhe me deshmitaret e jehovaiit.... edhe ata ne grupe, tamam si nje tufe grenxash, kur dalin nga ato sallat e lexioneve te tyre, e shperndahen dy e nga dyy dhe fillojne misionin e tyre helmues dere me dere, per tu mbushur mendjen njerezve me budallalleqet e tyre, dhe me e keqja eshte se ata predikojne per jeten pas vdekjes.... dhe kur u recitova nje here ate strofen e Khajamit.... nuk me kthyen dot pergjigje...

10* me yll ta dhash..Ikam bër zbor një hollandezi në Vlorë, me aq dëshirë që erdhipër të përçuar fjalën e "perëndis" me aq padurim donte të shkëputej nga mua, se në çdo pikë ja nxirrja bllof besimin e tij..Po më të fortën e kam bër me dy djem të kollarisur të mormonve(morans) smiley..U bën aq shumë pishman që më ndaluan sa nuk e ke iden smiley

Godo,

Si ka mundesi qe ju 2 here keni dale fitues te debatit me keto misionaret?

Dmth, me sa kuptoj une ke shpalosur fakte/mendime te kunderta dhe te bazuara diku i.e. ne shkenca apo ne libra te shenjte - se perndryshe ska mundesi!

Ose mund te kesh perdorur versionin 'alla shqiptarce' ; 'a e di ckeni juve - pa ikni nje here, shporruni' etj

 

Çdo fe bie poshtë thjeshtë nga fakti, se vetë zoti është krijuar nga njeriu. Pastaj për të marrë secilën fe veç e veç ka plot fakte se rregullat e tyre në të cilën bazohen janë thjeshtë tradita të fiseve ku këto fe kanë lindur,ose një mori rregullash që një njeri me aluçinacione ka krijuar dhe një turmë idiotësh i shkojnë nga mbas (rasti mormonve).E vetmja form besimi që kam njëfar respekti është budizmi për arsyen e thjeshtë se nuk prodhon idiotë në seri si fetë e tjera.

Si qenka fakt qe vete zoti eshte krijuar nga njeriu?

E ke bër pushim orën e biologjis!

Dakort mo por nuk the si qenka fakt? Nuk kam qene shume i vemendshem ne oren e biologjise por kam degjuar edhe biologe te supozuar nga me te miret ne bote tja fusin kodra mbas bregut mbi kete pune.

E ke ne nje kategori me Santan, Lepururshin e Pashkeve qe ben veze me ngjyra dhe Piter Panin smiley

1Oora kot se nuk më pëlqejnë kto debate .Në fillim kishte shumë zota se Kryezoti ishte "demokratik" kur u mërzit me "demokracinë" i mori gjithë detyrat vetë dhe tani kemi vetëm një Zot. Po kush i ka shkruar librat e shenjtë dhe pse zoti hodhi kaq shumë mënyra(fe) për ta njohur atë apo ndikim i frymës së vjetër "demokratike".Pa folur pastaj për pronën dhe patriakalizmin.

Menyre shume e thjeshtezuar... ti nuk e di destinacionin e njerezimit, nuk e di se c'mund te ndodh neser apo mbas nje ore, prandaj edhe nuk mund te gjykosh vendimet e zotit.

Mbaj mend nje pjese qe me eshte ngulitur ne tru nga bibla, kur zoti dergonte cifutet me prova te madheshtise te zotit tek faraoni, ishte po zoti qe ja ngurtesonte zemren faraonit dhe e bente te mos i besonte cifutet dhe fuqine e zotit.

Uore, seriozisht e ke ti atq?

E seriozisht. Pse ku sje dakort zotrote.

Godo,aq sa behesh ti me Jehovain me dy-tre  debate me ta,aq arrin t'i bindesh dhe ti ata ,qe e kane gabim.

U ben pishman ,jo se i binde ,por qe harxhuan kohen kote me ty ,se  ti ishe i humbur tashme ,pa asnje shprese shpetimi.smileysmiley

çmendurite e deshmitareve te jehovait skane te mbaruar mor aman.

vallai zoti na rujt mendte e kokes, se kam pa njerez qe kane pas jete krejt normale, tu bashkohen atyre.

Me ate zakonin qe ti bijne ziles se deres rrang rrang rrang te diele ne mengjes, te vetmen dite kur mundem me fjet i cike ne megjes, me behet ti kap, ti hudh nga kati i 12.  Por kur hap deren, shof ca gra ne moshe te mamase time, te veshura kendshem dhe tere miresjellje, i percjell vetem me nje : jo flm shume, nuk jemi te interesuar. jo mos hajdeni as dite tjeter.

nejse , ato prape vijne....rrang rrang rrang

 ti mos ja hap deren, ato jane ne orar te punes smiley

aman ere se jam pergjumesh, nuk shof mire as nga syri magjik.

me duken here si halla, here si tezja, ene e hap une e shkreta  smiley

duan te kalojne kohen moj, te gjejne ndonje shoqe dhe te llafosen, po fundja kur sja ke ngene , i thuaj : nuk e nderoj fene, dhe pik. smiley

ore ti me duket spaske taku naihere nai deshmitar smiley

ku hane pyke ata re.

vetem ky Godua ja paskish dale mbane.

noshta ngaqe shkronjat e para i ka GOD  smiley

hajt naten e mire, ju rujt zoti t'gjithve smiley

Po ku ka zot para Labit smiley

Ty Godo ti paska 'honger Dhija librat' smiley

Shëndet ti bëhen, por të paktën nuk më është bër "përdhunim" truri si disave.

Pse nuk i merr Posta ne pune keta mesazh-dhenesit? Shkojne qe shkojne dere me dere, nje rruge e dy pune. smiley

Ne Itali ka nje tradite,1 here ne vit vjen prifti,i bie ziles e bekon shtepine..e ti i jep 5 apo 10 euro dmth per shqetesimin..pune 5 min.Qellon qe para disa vitesh,ne shtepi nuk ndodhej askush perveç plakut tim qe vullnetarish nuk e ka mesuar kurre italishten..ndonje fjale aty-ketu..bie zilja e hap plaku dhe perpara sheh priftin qe e pershendet:Buongiorno!!Come sta?Sono don Cesare..Jam ketu per bekimin e shtepise..plaku nuk kuptoi fjalet por e pa prift e i beri me dore,hyre brenda..Hyn prifti e fillon e flet per disa minuta deri sa plaku deri ateher ne heshtje i thotè:Io non parlare Italiano..I habitur prifti ja kthen:Ahhhh straniero?..Nga? Albania...Jeni katolik?-jo..Jeni muslyman?-jo..ahhh ortodoks??-jo...po ç'jeni ju ateher?-Io niente.. i pergjigjet me duart e hapuara anash ne mes lartesie..ahhh i pergjigjet prifti me duart e ngritura lart!!..

plaku vullnetarisht nuk e ka mesuar italishten.hahahaha ja pse duhet njiri me frenkuentu ppu.

nuk shkon??

eshte fantastike...situate irreale,vetm artistikisht mun te konceptohet ...hahahaa

Shiko...se komunikimi mes njerzve eshte vertet i çuditshem..p.sh. perseri plaku kur erdhi vjet..duke pritur ne stacion te trenit qe te shkoja e ta merrja,ariti te qendronte ne shoqerine e nje tipi qe i beri muhabet per pothuajse nje ore,pa ju pergjigjur as nje fjale,por vetem me tundje koke e me nje cigare te dhene ne mes te muhabetit..kur arita une e pyes kush ishte?Ku e di une tha..u ul e me qahej mua per oraret e trenave ne Itali..fjalet tren e orar i kishte kuptuar.

Te besosh dhe te jesh budall nuk jan eksklusive ne te njejten familje...keshtu qe "mend e kres jan gja e madhe" kan pas than dikur smiley 

 

Djema, s'ju paska zene gjumi mbreme smiley duke u marre me nje çeshtje ku mirren profesora te medhenj per ekzistencen e Zotit. Te thuash qe ka Zot apo ta mohosh Zotin, pa e argumentuar, eshte budedallik, nxitim. Une kam lexuar debatin e madh ndermjet disa profesorve qe mirreshin me zinxhirin e ADN, me qelizat e trupit, nga ku do te percaktonin ekzistencen e Zotit, debat shkencor, dhe shumica e tyre arriten ne perfundimin se ku kod gjenetik eshte percaktuar dhe programuar nga nje force a dore, nga nje krijese a teknollogji shum-shum me e zhvilluar se mendja e njeriut. 

Tani vejani vet emrin juve, se nga kush fuqi kaq e mençur eshte bere ky programim i qelizave, geneve, kromozoneve, etj. (se nuk jam biollog). 

Biologet thone "evolucioni dhe seleksionimi natyral".

sot po lexoja bilblen, ungjilli sipas markut, dhe kishte nje pasazh ku jezusi thoshte (po e perifrazoj) : asgje qe futet nga jashte ne trupin e njeriut nuk e flligeshton ate, por ato qe dalin nga trupi i tij e flligeshtojne.

P.S, a nuk supozohet qe deshmitaret e jehovait e te gjithe keto fetaret me soj e sorollap ta lexojne biblen me shume se une qe jam ateist? 

Cfar dmth "flligeshton" ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).