Në disa deklarata për shtyp të lëvizjes tashmë të transformuar nga “Nano për President” në “Nano për fitoren e socialistëve”, është shpallur tashmë synimi imediat i ish-kryeministrit shqiptar. Me anë të një urimi me rastin e 21-vjetorit të themelimit të PS-së, Fatos Nano, me anë të deklaratave për media, u bën thirrje socialistëve dhe deputetëve të PS-së që të largojnë Ramën dhe të rikthejnë në krye të PS-së ish-kryetarin e parë. [...]

"Ta largojmë humbësin përsëritës dhe kronik Edi Rama që të fitojmë kundër Sali Berishës në vitin 2013”, thuhet në deklaratën e lëvizjes së re të Nanos. Sipas njoftimit, “ ‘Lëvizja Nano për fitoren e socialistëve’ synon të bashkojë çdo socialist, çdo të majtë, por edhe të gjithë opozitarët me këtë qeverisje dështake e të padrejtë, në mënyrë që së bashku të fitojmë zgjedhjet e vitit 2013”.

Edi Rama akuzohet ashpërsisht nga Nano, duke mos kursyer asnjë fishek: “Ky palokryetar ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009-s, grevën e urisë të dhjetëra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të”.

69 Komente

E ka hallin vetem sa te mori bakshishin e radhes dhe bon sikur kercenon. Po e hongren mire, po se hongren vari lesht, do e shtyj vetem me ato te sali-ut. 

esht e shtrenjt jeta ne Vjen, mos e merr ashtu ti. mundohu ta shofesh punen edhe nga pozicioni i atij tjetrit.

Po ho mer Cim fol se na hongren keta qe i shofin gjonat me egoizem te te papame. Tjetri ka gru per te majt n'mes t'Vjenes, kurse keta ankohen se vje me mbledh ca pare knej ka ne sa here ka zgjedhje.

Jam i dyzuar mes legen dhe palaco!

Thjesht shkerdhate! 

Sa kurnac qeke ore Opho! U lodhshe me ja dhoen te tre "titujt"

E gjitha shpjegohet me lulezimin e nje biznesi shume fitimprures ne Shqiperi:riciklimi plehrave!

Ky plehra e ka marre kestin e pare ,me duket,  dhe nga metonjesi per president "mbi palet", i eshte versulur njeres pale me gam gamet e tij prej vanitozi dhe dylberi ne sherbim te Berishes. Ka kosto jetesa ne salltanetet e salloneve te Vjenes dhe natyrshem shtrohet pyetja:ku i gjen leftat ky kalbesira kazinovist? Apo eshte kazanovist dhe ka kap  dashnore  ndonje aristokrate te vyshkur? Apo punon...

Dy dite para se te mbaronte saga presidenciale, u gjenda ne nje lokal me miq demokrate te cilet me bene koken daulle me apologjine e tyre per Tosin dhe gati sa nuk lotonin nga keqardhja qe Rama nuk  e kandidonte per president. Komentet jane te teperta kur konstaton se, ne klimen konfliktuale politike,  ish lideri PS-se (komunisteve-sic!) adhurohet nga te djathtet!!

P.Xhufi ne nje interviste sot me te drejte sjelljen e tij e prej bythlepiresi ndaj Berishes e shpjegonte me [Sindromen e Stockholmit] (sindrome qe ka kapur edhe Mejdanin) Po te ishte per se mbari dhe burre me taban ky ose qendronte brenda PS-se si figure honorifike dhe merrte te gjitha nderet e liderit historik, duke u bere pjese e aksionit te se majtes (meqe na tregon pervojen dhe kapacitetet qe nuk i mungojne) ose , nese Edi Ramen e konsideronte nje uzurpator, le te themelonte nje levizje te re te majte dhe te shikonte sa i vlente lekura pa PS-ne.

Kjo nuk  e shkarkon Edi Ramen nga gafat, miopia politike dhe naiviteti ne me shume se nje here ne levizjet e tij politike. Nuk dua te flas shume per kete.Me mjafton perzierja ne stomak qe me shkaton sjellja e tij perballe nje gazetaruci medioker si Babaramo dhe ky palla frustohet, kontraktohet, mek mek, gek gek.Eshte dhe nje kokerr mashtruesi kur thote se une i paralajmerova te mite qe te mos entusiazmoheshin  nga pritshmerite e aksionit "Ngjala e Lalzit".  Kokrra e budalles shkruajti editorialin per rrezimin e qeverise, levizja me e gabuar qe trembi Meten dhe mprehu shqisat e Berishes, nje editorial i tipit kushtrimi, a thua se do sulmohej Bastija dhe vegjelia duhej te bente gati armet.

Ky ngaterron levizjet , ato gjera qe duhen bere  underground, ky i publikon si strategji brilante kurse  kur duhet folur hapur e me ze te larte  si lider i opozites, ky ciceron ne twiter.

Spiro, po te komentoj vetem per paragrafin e fundit.... se per te parat nuk te heq asnje presje.....

Kokrra e budalles shkruajti editorialin per rrezimin e qeverise, levizja me e gabuar qe trembi Meten dhe mprehu shqisat e Berishes, nje editorial i tipit kushtrimi, a thua se do sulmohej Bastija dhe vegjelia duhej te bente gati armet.

Per mua te vetmen gje qe ka bere me mend eshhte ky editoriali... Opozita ne tere globin dhe ne tere boten ka per detyre rrezimine  qeverise, qofte me ane te votes, kur i vjen radha e rotacionit, qofte para kohe kur qeveria ben carlleqet e rradhes, te cilat per qeverrine tone nuk kane te sosur.... Po per kete duhet boothe, e Rama duhet ti dilte per zot editorialit dhe jo ti perdridhej, ai duhej ta ndante çeshtjen e pushtetit nga çeshtja e marreveshjes per presidentin, gje per te cilen ai nuk e beri dhe doli si boothqim nga skena... Ti i dashur thua qe meta e Berisha u tremben.....pffff, po ku tremben ata mer daj nga shashkat e Rames.... Rama u çoi turmat para kryeministrise, dhe i detyroi qe te vrisnin 4 vete te pafajshem dhe perseri bastardet nuk e çane toorovilen fare, e jo me ta çajne nga nje editorial..... jo mer daj, jo, por keto jane ...shkaqe per  sebepe..... 

Traplleku me i madh i Rames ishte ngjala tek Gjiri i Lalzit... dhe blllofi qe ja lujti Meta...jo si takim, po menyra e takimit..... ai takim duhej bere se prandaj behet politike, por ka radhe dhe vende ku behet takimi....ka Rogner, ka Sheraton, ka seli partish, po ka edhe tek qoftet, por qe ti shkosh ne shtepi, privatisht, sikur e ke nje shok te ngushte, si diçka personale, kjo eshte budallalleku me i madh i tij... dhe ja i doli njala per hundesh.... e tani merret me freshin...pffff. Megjithese ai e kishte davane e humbur qysh ne fillim, te pakten te dilte nga skena si zotni e jo si palavoz.....

Alidems,

Ti po perdor argumentin justifikues te Rames: cila eshte ajo opozite qe nuk kerkon rrezimin e qeverise dhe bla bla bla...Kjo eshte mese e vertete dhe opozita lufton cdo dite per ti shkurtuar jeten qeverise por jo ne kete kontekstin qe u shkruajt editoriali. Ose do deklaronte hapur:asnje negociate me qeverine per presidentin, gjithcka per rrezimin e qeverise nje ore e me pare. Keshtu po, merrte nje kuptim por dhe nje kosto, natyrisht. Kur ti thua se Sala&Meta nuk e rrujn shume per shashkat e Rames, dhe une jam dakort me kete, kjo tregon edhe nje here se sa naiv dhe out eshte Rama ne punet e politikes.

Kurse per paragrafin e  fundit-ngjalen-jam plotesisht dakort.Shkova takova nje kundershtar tha, ne shtepine e tij, per te ctensionuar situaten dhe shmangur dyshimet reciproke.Jo mor birbo, takoje publikisht , merr dhe Gramozin per te qene transparent por jo vjedhurazi, naten si hajdut pulash. Perfundimisht ky eshte nje krap kurse Meta eshte ngjala tipike qe vetem ne llum shkelqen me levizjet e tij.

 

alidemsi; ".... Traplleku me i madh i Rames ishte ngjala tek Gjiri i Lalzit... dhe blllofi qe ja lujti Meta...jo si takim, po menyra e takimit..... ai takim duhej bere se prandaj behet politike, por ka radhe dhe vende ku behet takimi....ka Rogner, ka Sheraton, ka seli partish,..." 

Tamam, alidemso, qysh kur vajti palla atje, thash me vehte; kush ia ka shtire ne menie kete budedallik. 

P.Xhufi ne nje interviste sot me te drejte sjelljen e tij e prej bythlepiresi ndaj Berishes e shpjegonte me [Sindromen e Stockholmit] (sindrome qe ka kapur edhe Mejdanin)

Nese Nanon e Meidanin i paska kapur sindroma e Stockholmit, Pellumb Xhufin e ka kapur sindroma Prifti. Pasi qendroi per gjashte vjet, deri ne 2009-ten si aleat i Metes e anetar i partise se tij, tani i jane shfaqur vegimet ku ka kuptuar figuren e vertete te Metes. Come on.

Po beri procken e bashkimit me Berishen Meta pra, se pervec kesaj ishte burre mjaftueshem i mire per Xhufin sa ky te ishte anetar i partise se tij.

pakap, besoj se Xhufi nuk flet ne emer te vet  po si perfaqesues i nje klani te caktuar e shume te rendesishem te PPSH-se i cili i dha mbeshtetje Metes fillimisht sepse Nano u doli shpuar. Nderkohe, bashkimi me Berishen qe madrinen e klanit e futi ne burg per kafe( edhe pse me kete akt "shpelau" te gjitha interesat e tjera te familjes e cila gezon pasuri dhe shendet te plote sot) beri qe ky klan tja heqe mbeshtetjen Metes. Xhufi as qe ka ndonje dashuri te merret me politike ( eshte historian dhe i zoti) por i duhet te perfaqesoje interesa me te gjera dhe prandaj flet. Sipas meje po i dergon nje mesazh Metes por edhe Rames qe mbeshtetja e tyre (jo e parendesishme ne teresine e gjerave) nuk mund te merret kallep. Si thone nga fshati im "jeta eshte aritmetike Olimbi". Eshte puqje interesash oligarkiko-klanore te cilat nuk kane asnje baze parimore. Prandaj eshte humbje kohe te merresh sikur te ishte e tille.

Pse mo dhe kuqot origjinale me klane funksionojne? Se keta kuqot e shpelare ne roze akuzojne vete kuqot e lier me blu si klanore...

po mo nga e njejta vere kane dale te gjithe mo (eh mo Ramiz djali na dualle me i squar se te mendonim, drite te dhente Partia aty ku je). Bojerat i kane uji, lage pak dhe shperbehet, thaje ne diell dhe merr ngjyrim sipas midese....mo. Po mire e kish aya si ja thone emrin, ay mo qe jepte lojen e topit ne radio mo, Veli Rada kur thoshte "ngjyra kuqi me topi bluja apo ngjyra bluja me topi kuqi". Ate te shkreten hunde mos harro ta taposesh se po e le hapur u qelbe.

Spiritus, po sikur ke qene brenda mendjes time more djale smiley

Kam lexu VQ i nderuar Pjer dhe me jan hap syte smiley

kjo o mire, e merito i smiley vec del sh.thjeshte sikur  jom-cu-ka-gjumi-lava-syte, PO ta kishe thone si poplli, do merrshe i Haleluja smiley

Me pyet ne do...[Belul, ke i qoutation ktu! e gje car movie o? me Duket me bujar qomilin]

Belo...smi gjete Caracat e gjyshes, as si buke e as si foto smiley e as taven me kurrent.

Per dy gjera i ngrej kapelen dhe e vleresoj Ed Ramen, qe shfarosi ket legenin njeher e pergjithmone dhe mosberja e pazareve me Ilir Kaptinmodhin.

vertet e shfarosi njehere e pergjithmone Nanon, kjo levizja e fundit (qe mbetet per tu provuar) nuk quhet se eshte ence jo penallti. gjithashtu nuk beri asnje pazar me koketulin, pervec asaj darkes se vockel e ndonje dhenie marrje "te ndershme" ne fillim vitet 2000 qe te behej kryebashkiak po as ajo s'quhet se ishte ndeshje miqesore.

Tashti na mbetet te shohim se me ke i beri pazaret Edi, sepse edhe keshtu pa pazare sikur s'rrihet. A thua ti kete bere me ndonje shoqeri sekrete?  Megjithese kot flas une, ai i shkreti mendon gjithe diten si do shtyje pesembedhjete diteshin se vec tremije euro ka ne llogari. Eh sa vuan populli moreeeee.

PS pati rotacion udheheqje, normal apo jo rotacioni, kjo eshte me mire se PD qe me nje Berishe ka 22 vjet ne krye eshte bere sot si PPSH-ja. Por, PS nuk e lindi normalisht Ramen ne krye te partise po e abortoi. Ironia qendron ne faktin qe Rama erdhi ne krye te partise ne emer te doreheqjes kur humbet zgjedhjet, ne emer te demokracise se brendshme, etj, dhe Rama shume shpejt u be me autoritar se Nano, babai i vet politik te cilin e perzuri.

Problemi pra nuk eshte se Nano thote gjera negative per Ramen, problemi qendron tek fakti se 1) Nano akoma ka peshe ne PS, dhe sidomos 2) ato qe Nano thote per Ramen jane te verteta, dhe te tilla jane pavaresisht kush i thote.

Berisha eshte me autoritar ne parti Rama dhe Nano, por ai i ka ushqyer militantet e vet me pushtet, kurse Rama eshte dhe autoritar dhe humbes (thjesht do, nuk di te fitoje) keshtu qe normal qe do kete probleme nga fraksione te ndryshme ne parti. Humbja e Rames ne 2009-ten qe krejt e pajustifikueshme.

Ironia eshte pastaj tek komentuesit qe zgjidhjen e shikojne jo tek demokratizimi i partise (partive) por tek egzekutimi final (politik) i njerit palaco nga tjetri, ne kete rast i Nanos nga Rama. Jane te njejtet tipa qe deri dje te vrisnin per Nanon, si keta berishistet e perbetuar qe jane gati tja bejne kurban dhe gruan naltmadhenise.

P.S. Spiritus, ore juve socialistet e Peshkut te gjithe me shoke te ngushte demokrate. Ca beni keshtu, late nam. lol

Jane te njejtet tipa qe deri dje te vrisnin per Nanon, si keta berishistet e perbetuar qe jane gati tja bejne kurban dhe gruan naltmadhenise.

Ti me kete arsyetim thjesht do me u gric Xhib. Cfare dmth kjo qe "dje te vrisnin per Nanon"? A ka nje dialektike jeta , a duhet pare njeriu si teresia e sjelljeve te tij apo si nje trajektore njetrajtshme plumbi-plumb del nga gryka e pushkes e plumb perfundon ne objektiv? A mund te jete inkoherent nje qendrim kur subjekti qe analizohet karakterizohet nga pirueta principiale dhe degraduese ? Ose me thjesht,  nqs ty miqte e tu deri dje te vleresonin si burre te mire dhe pas nje procke te rende ata te gjykojne, ti ata i akuzon si jokoherent?

Dmth, sipas teje, eshte me logjike dhe jane me koherente berishistet, qe pavaresisht nga bemat e gjemat e ketij te fundit, ai eshte  dhe mbetet idhulli i tyre i perjetshem.Kjo eshte skllaveri dhe idolatri fund e krye.

Une fola shume qarte, nuk e di per cfare arsye te tuat ti perpiqesh ti mjegullosh fjalet e mia. smiley

Shkurt dhe nje here me tre llafe: Demokraci te brendshme.

Po, Berisha/PD eshte me keq ne kete pike, e thashe me lart.

Ti zgjidhjen si e shikon, pse s'na thua? Apo mjaftohesh me faktin qe Berisha eshte me (I) keq? lol

P.S. Nano ka qene i njejti maskara dhe dalezotes i korrupsionit qe ne fillim, nuk u be i lig kur s'terhiqej nga karrigia per ti hapur rrugen Rames. E ke thjesht ikuzion ate alibine me lart, edhe pse ne drejtim te Nano-pergjithshem.

P.S. Spiritus, ore juve socialistet e Peshkut te gjithe me shoke te ngushte demokrate. Ca beni keshtu, late nam. lol

smiley

He mo burre mos be dhe ti sikur s'di qe keto sherre publike i kane sa per shfaqe, se nga gjiri i te njejtes nene kane dale.

  Pata sjelle nje copeze ku thoshja, si ide..ne anallogji me ate gruan beratase-  " te  zihen e te behen copa, por kurre  Nanon  President...!"

   Paskisha patur  plotesisht te drejte.Ky burre  i lig e shfaqi fytyren dhe karakterin e vet,  sapo dike tjeter bene per President dhe kete e lane ....  sallahan udheve.

   Po ate  moment,   zuri te flase, si nje grua e e ndare prej burri, pasi  qe   te gjitha aletet e kane leshuar...:I  ka mbetur vetem goja, per  te mermeritur.Kete po ben.Kur ka plot detyra shtepie, ze e na tregon qyramidhet....e krisura... ne shtepine e  tjetrit.

duhet te jesh serb te mbeshtetesh qendrimin e sali berishes dhe fatos nanos ne politike.dacic

Tani talluni juve sa te doni, po ky Nano ka peshe ne PS. Dhe po t'i futet seriozisht ketij muhabeti e ben Ramen fertele dhe te flase me vete. Ajo qe duhet theksuar eshte se pavaresisht se po i thote Nano ato qe thote per Ramen jane super te verteta: Rama eshte nje humbes rradhazi, nje kokebosh qe s'ka asnje fitore politike deri sot, nje politikan amator qe as vete se di se ca ben, qe sot mbron dicka dhe neser vete dhe ha ngjalen e Metes.

Pa LSI, me figura brenda PS qe i ka kunder (Blushi, Islami, Brace, Harasani e te tjere qe shtohen) dhe me nje Nano qe krijon nje fraksion tjeter --> s'duket shume mire punet per ne 2013.

Nuk është Rama humbësi, jo. Humbëse është PS-ja deri sa ta mbajë këtë KALË TROJE brenda vetes. Prej se ka ardhë ky në PS, Berisha ka shfaqur "virtuozitetin" e plotë të të bëriy politikë dhe të gjitha punët i ka në vijë. Sa të jetë ky në krye të PS-së kështu do t' vazhdojë puna. Nano ka shumë kusure po pabesinë nuk e ka në gjak.

Dhe po t'i futet seriozisht ketij muhabeti e ben Ramen fertele dhe te flase me vete

 

Pse nuk do?

smiley Aman mer, i shkreti Medin Zhega, ka vdekur dje pas nje lengimi te gjate, pas nje aksidenti absurd ne Kanada (rreshqiti ne banjo dhe perplasi koken). Kurse Nano eshte akoma gjalle! Akoma flet! Pi, han si kafshe, dehet, nis makinen, por asgje nuk i ndodh.

Nuk bi rrufe ne hale plako.

Ke te drejte! Ca me shume, ka te nje stadi akoma me grotesk qe drejtojne edhe qeverine e ketij populli. smiley 

Ore se ku lexova qe presidenti i ri qenka teper i semure dhe u mendoka qe nuk e paska te gjate (zoti i dhente jete). Si mundet ky njeri te pranoje kete post dhe si mundet berisha ta zgjedhe?!

Nese ky nuk arrin te kryeje dot ate detyre atehere president automakisht behet Xhozi, apo jam gabim? Te jete e kalkuluar thua? Cimo??!!!

 

Nishani: E vërteta e operacionit në enët e gjakut  E vërteta e operacionit në enët e gjakut   Prej kohësh flitet për një problem fizik tuajin, por a mund të na e bëni transparent rastin tuaj, nëse do t’ju lejojë të ushtroni detyrën si kryetar i shtetit?Së pari, unë besoj në vlerat e një shoqërie të civilizuar dhe jo të individëve të caktuar. Është e vërtetë që kam pasur një ndërhyrje kirurgjikale tre vjet më parë, për një defekt të enëve të gjakut. Jam operuar në mënyrë profesionale dhe në një nga klinikat më mira evropiane. E vetmja mangësi është që nuk mund të vrapoj.A ju pengon të ushtroni detyrën e presidentit?Unë kam ushtruar punën e ministrit të Brendshëm dhe nuk më ka penguar. Si ministër kam lëvizur në çdo kohë, dhe pa asnjë pengesë, por s’mund të vrapoj.

 

dmth, ket tocin, sala e kapka kollaj me shqelma!

Si nuk e ndryshove njehere gjuhen?! smiley

Po nuk di gjuhe tjeter. smiley

Shyqyr qe ministri paska patur mundesine te kurohet ne nje nga klinikat me te mira evropiane.

pse ene presidenti eshte si lista e deputeteve, ku nese njeri iken per lesh apo jep dorreheqjen zevendesohet nga personi i pare ne liste? 

Pastaj une e kam shprehur kohe me pare qe per nje makine te qelbet regulli/ligji e percakton qe ajo ti nenshtrohet nje kontrolli te imet teknik, ndersa per keta burrat e shtetit (sumetepeleket) nuk na paska asnje kontroll per situaten e tyre shendetesore. 

Lavizjen e Nanos e udheheq i madhi Arjan Galdini!!!

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve

Deklaratë për Shtyp:

Fatos Nano i sjell në vëmendje Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik të PS Edi Rama, se Nano ka qenë për 15 vite Kryetar i PS e sot është aktualisht Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS.
Askush nuk mundet ti mohojë, deformojë apo zhbëjë historinë dhe vlerat më të mira ndër vite të PS bashkë me Fatos Nanon. Askush nuk mundet ta nxjerrë Fatos Nanon jashtë PS.

Historia e Fatos Nanos me PS është histori fituese. Kujtojmë këtu se PS nën drejtimin e Nanos e ka mundur Sali Berishën që në zgjedhjet lokale në korrikun e vitit 1992, pak muaj pas fitores zulmëmadhe të Sali Berishës në 22 marsin e pandalshëm për shkak të rrjedhës historike.
PS me Fatos Nanon e kanë mundur Sali Berishën në kushte shumë më të vështira konkurimi sesa këto në të cilat ndodhet apo për të cilat ankohet sot Kryetari i pamerituar dhe humbës i PS Edi Rama.
PS me Fatos Nanon e ka mundur Sali Berishën në të gjitha zgjedhjet e votimet e mundshme parlamentare, lokale apo referendare.
Fatos Nano ka humbur vetëm zgjedhjet e vitit 2005 për shkak të ndarjes së PS por edhe për shkak të pabesisë dhe kurtheve e goditjeve passhpine dhe nënbrinjë të Edi Ramës me lëvizjet e krijuara e mbështetura prej tij të njohura asokohe si MJAFT, më vonë si G99, e sot si ‘grushti i çeliktë rreth Edi Ramës për uzurpimin, keqpërdorimin dhe humbjet e parreshtura të PS’.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë të zgjedhurve lokalë e qendrorë të PS që t'i bashkohen nismës për çlirimin e PS nga ankthi dhe sëmundja e humbësve dhe humbjeve, si edhe për ndërtimin e një bashkëudhëtimi të ri prej dalëzotsash si fitues së bashku me Fatos Nanon.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve nuk synon e as inkurajon konflikte të reja, por me konstruktivitet synon të bëjë fituese PS, që populli i majtë, populli opozitar të kthehet në krye të detyrave qeverisëse për vendin, në mënyrë që të përshpejtojmë se bashku realizimin e reformave të domosdoshme, si edhe arritjen e objektivave për përparimin e merituar të axhendës së integrimit europian.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve ka një projekt të qartë për ti bërë socialistët fitues, për ta mundur Sali Berishën në vitin 2013, dhe për ta integruar Shqipërinë në BE.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve ka një vizion të kthjellët atdhedashurie si edhe partneriteti dinjitoz euroatlantik, nëpërmjet të cilit fitorja e socialistëve, mundja e Sali Berishës në vitin 2013 bëhen të sigurta.
Fatos Nano di ta munde Sali Berishën.
Fatos Nano mundet ta munde Sali Berishën.
Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve së shpejti do të nisë nismën statutuore me anëtaret e PS për të kërkuar largimin e Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik Edi Rama, si edhe për të sjellë në Krye të PS, Kryetarin Historik dhe Fitues Fatos Nano.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë popullit të majtë, popullit opozitar që t'i bashkohen kësaj levizjeje duke rregjistruar emrat e tyre pranë zyrave përkatese të kordinimit që po ngrihen me shpejtësi në çdo qytet e fshat.

Proçesi i rregjistrimit të mbështetësve e vullnetarëve të kësaj Lëvizjeje ka filluar, e shumë shpejt do t'ju bëjmë të njohur emrat e të gjithë kordinatorëve kudo në çdo cep të Shqipërisë si edhe detajet e kontakteve ku mund të drejtoheni.
Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve është një projekt pëbashkues i socialistëve, popullit të majtë, popullit opozitar, e si i tillë është një projekt fitues.
Ne jemi dalëzotsa dhe motoja jonë është: Unë jam, Unë mundem. Ne jemi, Ne mundemi.
Bashkë e bëjmë Shqipërinë fituese. Bashkë e bëjmë Shqipërinë Europiane.

Arian Galdini
Kordinatori i Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve.

Cel: 0684060131

Ky deliranti qenka dalezotsi fatos nanos? kane nderruar rolet, deliranti eshte don kishoti kurse tosi sanco pancua i tij.

Hajd, urime LNFS-se...

Mos harro VFLP smiley

Nano ndosha no, smiley  po qe ka ardhe stina t'cohen rosat prej Tirone, ka ardhe!! 

T'a bojne pushimin ku t'dune! 

Kur edhe Ed Paloka, llampa me me pak vat ke PD-ja, thote qe e preferon PS-ne me Ed Ramen ne krye, s'ka ngel njeri pa e kuptu si rrotullohet rrota! 

Hajt babe! smiley

 

Dojshe llaf per rahmet ti Emo?

 

Palokryetar! smiley

Tos Nano per Ed Ramen. 

Edhe kryetar, edhe paloburre, edhe i cike palle! smiley

T'kishte qene Tosi shkrimtar, do kishte nxjerr tregime t'shkrutra t'mrekullushme. Se per novela e romane s'do kishte durim ky. 

Palokryetar! 

 

 

nano kur ngiste Porche neper rruget e shqiperise(kur ishte vet kryemin),i thoshte shoferit te tij :ça qeverrie e poshter nuk rregullojn as rruget 

smiley

Na percau ai Edi Rama,na percau,e ndau PD ne 4 pjese tani .

Nano padyshim eshte  moralizuesi i pamoralshem/ imoral!

Kam idene se Nano do te vdes si puna e Fushes.

“Ky palokryetar ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009-s, grevën e urisë të dhjetëra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të.”

Te pacim o ati yne, duhet te jete urimi i socialisteve per Nanon. Ky keq apo mire u deshmua si rivali me i forte i PD-se dhe Berishes ndersa Rama eshte dizaster.

Ky palokryetar ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit...

                zoti ja shtofte inatin  smiley

Une them keshtu:

Rama le te filloje trani ne Shtator denoncimin e qeverise per et gjithe aferat e mudnshme paralesliht me shpalosjen e programit te PS-se; te shterngoje "rradhet"dhe le te futen ne zgjedhje per te fituar. Nese ka aleate qe duan te afrohne mire, nes ejo ne te theodhoritu vafshin d

Te garantoje mire votat kete here, e ti mbushe mendjen shqiptareve se PS-ja eshte ndryshe dhe do e qeverise me mire vednin. Une besoj se eshte keshtu, nese njerezit prape zgjedhin te shesin votat per 2 lek,  le ta gezoje ky popull ne fund te fundit , Rama te ike ne pune te vet, ne te tjeret per lesh me Berisha-nano-Meten. 

Nuk ka rruge tjeter , vetem votat e njerezve te bindur qe kjo qeveri duhet te kepuse qafen, gjithe keto endrra me aleanca fluide, Rama nuk eshte i zoti per kete pune, fundja une prandaj do e votoj. 

 ti mbushe mendjen shqiptareve se PS-ja eshte ndryshe dhe do e qeverise me mire vednin

 

Po shqiptareve nuk ja u mbush dot mendjen kur ke te drejten me vete jo me tua mbushesh mendjen pa patur asgje.

Nano heret e ka fillu kete pune , eshte vape jane pushimet , nuk ja var kush tani , mire andej nga shtatori .... smiley

ceno ti i beke llogarite me Tiranen, po Nano po nxori gje ne drite kete here (dyshoj po nuk i dihet) i ka punet me fshatin. Dhe neper province nuk ka ferragosto e as Sharm al Sheikh. Pastaj ai po mbledh ushtrine qe vete te shkoje me pushime ne gusht. Se pa gjeneral te shlodhur sben fajde as Armada spanjolle.

Po nuk do vije shpalle ''Duam Baben''  smileysmiley qe t'ia filloje nga fshati . Ai partine do.

Ai te merret me partine si te kape partine ( dyshoj edhe une po nuk i dihet ) . vetem nqs do dale me dicka te re atehere te filloje me fshatin smiley

Nano duhet te tregoje Integritet dhe Personalitet te LARTE ne kete KOHE .Te Reflektoje. U vetofrua si Kandidat i mundshem . Realizoi nje metodologji te veten per te parashtruar Idete dhe Rrolin e tij ne kete Post .Nuk u pranua . Mire apo KEQ procedurtat e vetofrimit u ndoqen rregullisht . Askush nuk e refuzoi . Paten dhe qe e perkaren .Nuk ka perse te leshoje rrufe si Lamash . Le te Reflektoje .Jeta e tij sidomos Politike nuk i mbaroi dhe nuk duhet te vazhdoje me tej si alabak Politik .. Keto menyra te bejne te mendosh se ai ka per ta mbyllur jeten si "Ty Xhaviti " sic ja kam parashikuar dikur .

Le te Reflektoje dhe te Reflektoje TAMAM .Pazaret e ndyra qe beri ne Kurriz te PS , duke ricikluar Berishen , le ti paguaje ! Pazaret e ndyra qe beri ne Kurriz te PD per marrveshje nen rrogoz me Berishen le ti paguaje . Ato jane forcat Politike Kryesore ne Shqiperi dhe nuk ka pse fantashkencet qurrashe te shohin rikrijime te tjera nen sugjestione Henore

Mir e the Idriz, "e perkaren"...

Këta të PS-së duhet të kenë parasysh atë që u tha Babai i PS-së njëherë vakti: I mirë apo i keq, babai mbetet baba.

 

nje permbledhje famoze per kete pleh......

 

LNFS- Lëvizja Narciziste e Fantit Spathi

Arjan Vasjari

Ju kujtohet grimasa sarkastike e zotit Nano në vitin 2004 me akronimin LSI? “Lëvizja e skraparllinjve të inatosur”- kumbonte. Zgjodhi që ta përqeshte hemorragjinë politike më serioze që socialistët kishin njohur deri në atë moment. Megjithë kaustikën e gjetjes, përqeshja e ish-kryetarit të socialistëve mbartte diçka të vërtetë brenda saj. Bërthama e të larguarve, përveçse nga Skrapari, nuk arrinin dot të fshihnin marazmën shpirtërore sa herë kur flisnin për ish-partinë dhe ish-kryetarin. Ishin sistematikisht me nerva ata burra. Fatos Nanos, virtuoz siç është në raste të tilla, kjo gjë nuk mund t’i shpëtonte dhe e shfrytëzoi për t’i bërë karikaturën kundërshtarëve të tij të rinj.

Një vit më vonë, për shkak të një bilanci tejet negativ në qeverisjen e vendit, por edhe për shkak të votave të paparashikuara të “Lëvizjes së skraparllinjve të inatosur”, Fatos Nano humbi zgjedhjet. Dhe iku. Iku larg, aq sa thuajse u harrua. Shfaqej tek-tuk, ose për ndonjë shërbesë politike, ose, ndoshta, për ndonjë shkëmbim në natyrë për shkak të shërbesës. Por, rregullisht, asgjë prej këtyre shërbesave nuk kishte të bënte me partinë e tij. Tashmë ai ishte qytetari Fatos Nano, kështu që as nuk i detyrohej dhe as nuk i detyroheshin. Kjo histori vazhdoi deri para pak muajsh kur, krejt papritur, u shfaq si fanti spathi nga Londra më 11 prill 2012, duke deklaruar se “unë dhe oferta ime për president jemi aty”. Si një narciz, superb dhe mospërfillës, as nuk e zinte në gojë partinë e tij “të zemrës” në atë intervistë. Nuk bëri me dije, as atëherë, as kurrë se ku do t’i gjente 20 firmat që i duheshin për të kandiduar dhe aq më pak votat për t’u bërë president. A thua se “fanti spathi” ishte i paracaktuari që shqiptarët prisnin veç të shfaqej! Gjërat rrodhën më pas ashtu si rrodhën dhe Fatos Nano nuk u bë President.

Mirëpo kësaj radhe ka vendosur të mos ikë. Pardje, përmes një manifesti tipik leninist, na vërtetoi se ç’gabim historik do të kishim bërë sikur ta kishim futur në zyrën më të lartë të Republikës. Kërcëllinte dhëmbët se do të përmbyste Edi Ramën për të marrë në dorë “partinë e zemrës”. Me një zhargon lumpeni masakronte kryetarin që populli socialist e ka votuar vetë, në liri të plotë. “I lig, i pamoral, arlekin, i pafytyrë, i shitur, i keqpërdorur, batakçi” janë vetëm garnitura e një agresioni vandal të turpshëm mbi institucionin kryesor të partisë së tij “të zemrës”, kryetarin e saj. Ky, që i përmendte orë e çast Edi Ramës “lejimin e garës” për presidentin, nuk i përmendte, së paku për koherencë formale në tabulatin leninist të pardjeshëm, konceptin garë. Nuk i shpallte garë për ta mundur në një ballafaqim të ardhshëm. Jo! I përmendte vetëm përmbysjen, çrrënjosjen, dëbimin kryetarit legjitim të socialistëve. Me kolerën e urrejtjes dhe mosarsyes e akuzonte për disfatat elektorale, për Gërdecin, për 21 Janarin. Por, kujdes! Jo se e bëjnë të vuajë disfatat elektorale të Edi Ramës, 26 të vrarët e Gërdecit, apo 4 viktimat e 21 Janarit. Jo, kurrsesi jo! A e keni dëgjuar ndonjëherë që të ketë folur rreth këtyre? Ka pasur 7 vjet kohë në dispozicion për të folur rreth mëkateve të socialistëve dhe ka shtatë vjet që i ka harruar ata. Dhe nuk do të fliste kurrë sikur sot ta kishim zgjedhur si kryetar të shtetit. Disfatat e Ramës nuk do të ekzistonin, 26 të vrarët e Gërdecit jo, katër viktimat e 21 Janarit kurrsesi. Sepse, qoftë disfatat, qoftë Gërdeci, qoftë 21 Janari, në të vërtetë, nuk janë dhimbja e tij për socialistët, por dhimbja e tij për presidencën.

Pas kësaj humbjeje, ndryshe nga 2005, “fanti spathi” ka vendosur të rrijë. Fantazitë e shfrenuara për suksesin presidencial i mbaruan, por jo fantazitë. Është në përjetime të thella narciziste. E ka absorbuar plotësisht ndjesia se kjo shoqëri i detyrohet, socialistët edhe më shumë. Madje, për këta të fundit beson se është i pazëvendësueshëm. Është ndërmjetësi i vetëm mes “atij” lart në qiell dhe pushtetit. Socialistët mund ta fitojnë atë vetëm me ndërmjetësin në krye. Pretendon devocionin e përjetshëm të socialistëve, sepse ai është më i miri, i vetmi, gati hyjnori. Mirëpo, për të gjitha këto e “pengon” Edi Rama. Ndihet viktimë e tij. Dhe për resureksionin final, pra për përmbysjen e Ramës, i duhet një strukturë. Ngaqë “Lëvizja e socialistëve për fitoren e Nanos” nuk u ngjiz dot, atëherë psikodrama merr emrin  “Lëvizja Nano për fitoren e socialistëve”. LNFS! Mirëpo askush nuk e beson, sot e gjithë ditën, se psikodrama narcize e Fatos Nanos ka lidhje me ndonjë drame të socialistëve. Socialistët sot nuk kanë asnjë dramë. Çfarë patën e kanë zgjidhur vetë, pa pasur nevojën e zotit Nano. Në kohën që ata kishin nevojë, zoti Nano nuk ishte. Mungonte pa arsye që prej shtatë vjetësh. Kur u shfaq si fanti spathi më 11 prill të 2012-ës, nuk u shfaq për ndonjë hall të tyrin, por për hallin e tij. Dhe, ngaqë halli  ngelet vetëm i tij dhe i askujt tjetër, është shumë më e sinqertë që akronimi i sotëm LNFS të lexohet si “Lëvizja narciziste e fantit spathi”.

Si nuk ju nda kjo racë megallomanësh Shqipërisë? I trashur dhe dhjamosur nga proteinat e lyrat yndyrore të bollshme që shtrohen në tryezën e tij për ditë; me tru të trashur nga masa alkoli permanente që mëlçia e tij nuk arrin me sasinë e acideve prodhuese, t'i tresë; me qeskat e syve të fryra, shprehje të pushtetit të veseve dhe i pakursyer në përdorimin e neologjizmave, deri në inflacion në shprehjet e tij (tregues i mos zotërimit të shqipes), nuk të ngelet përpos se ta urresh.

Të urrej Fatos Nano, protagonisti i riciklimit të Sali Berishës në politikë, pas ngjarjeve të 1997-tës; të urrej si shkatarin kryesor për ardhjen e Sali Berishës në pushtet; të urrej sepse re në kurthin e sharlatanve karieristë Meta-Prifti dhe si kryetar partie jo vetëm nuk bëre asnjë përçapje për të ruajtur partinë të pa përçarë, por, për më tepër, e nxite atë; të urrej sepse e degjenerove aspiratën udhëheqëse të të majtës, për një barazi sociale e drejtësi shoqërore në një kauzë klanesh që ende të ndjek pas.  Përçmim për ty e për gjithë mender "intelektualët dalëzotësa".

Me kujtohet njeher Sokol Olldashi n'parlamet,t'u citu i kange italiane,pat than per Nanon:

une nano e una carogna di sicuro

perche ha il cuore vicino al buco dell culo

hahaha o Pjeter kjo eshte e madhe. Kjo eshte e Fabrizio De André. http://www.youtube.com/watch?v=7zHHoKM1JeQ

Po perveç asaj pjeses qe citove ti, ka edhe nje tjeter, ku thote smiley

Cosa vuol dire avere
un metro e mezzo di statura, (nano)
.......
o la curiosità
di una ragazza irriverente
che si avvicina solo
per un suo dubbio impertinente:

vuole scoprir se è vero
quanto si dice intorno ai nani,
che siano i più forniti
della virtù meno apparente
,
fra tutte le virtù
la più indecente.

smiley

Kur tallnin nje shokun tone pak te shkurter, i pergjigjej ai "ehe e di c'thojne per robt e shkurter, jane L i kthyer permbys"

smiley

Kryetari i Bashkise se Elbasanit i ka shkruar nje leter Edi Rames ku i thote qe nuk e njeh me per Kryetarin e Partise Socialiste,po Vangjushi ? akoma se kishte mbaruar letren se shkruari.

Puna eshte me e thjeshte se kaq.
Nano nuk duhet te riciklohet,por edhe Rama duhet te ike!
Me kete rast iken dhe Berisha duke i hapur krahun Bashes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).