Të gjithë përdoruesit e rrugës Durrës-Kukës do të paguajnë rreth 5 euro. Kjo është tarifa që synohet të arrihet nga kompania që do të shpallet fituese në fazën e dytë të tenderit, për marrjen me koncension të mirëmbajtjes së rrugës së Kombit.

‘Kriter themelor vlerësimi në fazën e dytë të jetë tarifa. Pra, sa më e ulët, do të jetë tarifa e ofruar për përdorimin e rrugës, aq më i avatanzhuar do të jetë një nga ofertuesit për të fituar. Do të shikojmë se cilat do të jenë ofertat por, besoj se do të jenë në kufirin e 5 euro’,- deklaroi ministri Olldashi.

'Më 27 nëntor, do të bëjmë përurimin e 60 km të rrugës së Kombit, që do të jetë edhe një lidhje shtesë e fuqishme nga Tirana në Prishtinë’, deklaroi ministri kosovar i Transportit, Fehmi Mujota. 

Këto deklarata ministrat e Transporteve, Olldashi dhe Mujota, i bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave, mes dy vendeve. Ndërkaq, në fjalën e tij ministri kosovar i Transporteve i rezervoi një urim edhe presidentit të zgjedhur Bujar Nishani. (BalkanWeb)

25 Komente

dmth i pako paracetamol do shkoje 7 euro ne ato zona? 

Po bli 7 pako kur te vesh qe te shkoje 1 euro pakoja  smiley 

i bi 2.7 evro pakoja smiley  ska si shumica gjithsesi.. smiley 

Une mezi po pres te dal nga puna qe te takoj ndonje shqiptar dhe te kem mundesi te perdor kete fjalen e mrekullueshme "i avantazhuar".  Sa te mencur qe i kemi ministrat!

smiley

smiley

tani qe e menoj, disadvantaged edhe coku e degjojme, por advantaged, that would be a first timer...

Ja edhe nje ide tjeter.  Thua  te dukem e mencme po te shkoj neser ne mbledhje dhe te perdor "advantaged"?

me kusht qe te lesh nje interval heshtje 5 sekondesh para dhe pas fjales, dhe cdo germe ta perkedhelesh mire me aparatin e te folurit, si ta kishe femije me kimet, pra pak a shum: .... ad-van-ta-g-e-d... dhe ne fund te fjalise kontrollon se sa pike u ngrit n'audienc rrespekti me rr te forte, si e shkrujn ca ktu te peshku...

Bej zamet dhe degjoje ministrin me ze e figure.  Tamam keshtu sic e pershkruan ti.  Me perjashtim te shprehjes ne fytyre qe eshte e pamundur te pershkruhet me fjale... priceless.

aq më i avatanzhuar do të jetë një nga ofertuesit

Sa shume pafjalezuese brenda nje gjys fjalie.

Edhe ju me all-Dashin e partise gjetet te merreni? Apo mbaruat pune me delet tek teme tjeter? 

- A e don rrugen e kombit ti Gjin?

- Ti me pyet nese do i verbri sy?

- Okej Gjin. Hudhi ketu 5 fronga te qelbta e mos bej derr-derr!

Ato tek tema tjeter ishin lope.  Edhe ato nuk i kursyem hic.

Tek 5 Euro perfshihet edhe kalimi i tunelit apo eshte ze me vehte? Nese eshte i perfshire edhe tuneli nuk me duket keq.

€5 eshte shume per rrogat e Shqiperise. Ne jug lindje te Londres eshte nje tunel dhe nje ure siper lumit, dhe paguhet vetem £1.50! Kur rrogen mund ta kesh 100 e sa here me shume ne dite.
€5 eshte jasht zakonisht shume per nje rruge ne Shqiperi, por me duket se me kete 5shen ai hap mundesine per nje korrupsion te vazhueshem dhe te pashterrshem ne kurriz te Shqiptareve te thjeshte

E çër lidhje ka kosto e mirembajtjes se nje rruge apo tuneli me rrogen relativisht te ulet te shqipetareve? Nese per mirembajtjen e nje rruge do te duhen xxxxxx leke keto duhen mbuluar nga pagesat e atyre qe pershkojne kete rruge. Nese shteti nderhyn me subvencion, do te thote qe edhe une te kontriboje per mirembajtjen e rruges megjithese nuk e frekuentoj. Eshte njesoj sikur shteti te te subvenciononte ty kur shkon me nje kurve dhe une te kontriboje pa bo gjo vete.

E çër lidhje ka kosto e mirembajtjes se nje rruge apo tuneli me rrogen relativisht te ulet te shqipetareve?

Prandaj tregu ne Shqiperi ka ikur per ashtu se me kete mendesi ja kercasin cmimeve pa asnje baze. Mirembajtjen do e bejne punonjes shqiptare apo jo? Nje pjese e mire e kostos se mirembajtjes eshte puna (pjesa tjeter materiali dhe e treta fitimi i kompanise) Ata do paguhen me rroga te nivelit Shqiptar apo Evropian?

Perderisa ti nuk gjen lidhjen e rrogave dhe nivelit te takses mbi ate rruge, dhe ben krahasime kurvash me kete muhabet, atehere nuk kam pse te lodhem me shpjegime te tjera ne lidhje me kete teme.

Per te tjeret ketu. A ka te dhena se sa eshte shpenzuar per mirmbatjen e rruges Kukes-Tirane per nje vit? Se mirembatje eshte, se leket e ndertimit jane dhene. Dmth populli e ka blere njehere ate rruge!

Po maunet serbe do e paguajne taksen mo???? hehehehehe 

...ë tenderit, për marrjen me koncension të mirëmbajtjes së rrugës së Kombit.

Eshte tarife koncesionare (per rrugen) apo tarife per mirembajteje rruge? 

Te dyja jane vjedhje qe i behet taksapaguesit. Nje projekti kaq te mire ia bene mutin mu ne te dhe iu doli fiasko. Tani detyrojne taksapagusien te paguaje prape.

Nese eshte tarife per mirembajtje, pse denigrohen shoferet e kesaj rruge? Pse nuk paguhet tarife per mirembajteje fjalavjen per autostraden Tirane-Dures?

po ta kishte bere privati, do te ishte e justifikuar

por ta ndertosh shtepine me parate e tua, dhe kur te mbaroje te paguash qira, kjo eshte vjedhje

megjithate, mire ua ben atyre andej

Nje pyetje kisha une: kush duhet te paguaje per mirembajtjen e rruges dhe te tunelit ai/ajo qe perdore kete lehtesi apo edhe une qe nuk leviz dot nga shtepia e jo më të udhëtojë ne ate rruge?

Po ai qe do kaloje mor Kozi cpune ke ti, apo ku i dihet thuaj smiley

Brad po pyet njehere lart mor burr, maunet serbe qe deri tani jan car duke bere para me ate rruge (ne fakt te vetmit qe deri tani kan bere para nga ajo rruge jan serbet dhe sllavet, po ata do paguajne takse mo? Apo vetem shqiptaret, varda turizmi patriotik......

Lind pyetja, po ata qe e perdorin kete rruge jo te gjithe km por nje pjese, psh, Milot-Mirdite, apo Mirdite-Kukes, sa do paguajne. Ku do vendosen postblloqet dhe kabinat e pageses, ne kufi vetem, apo dhe ne qytetet (kuptohet aty ku kalon autostrada) . Ka shum paqartesira ky propozim i ministrit te Transportit. 

dhe natyrshem lind pyatja tjeter Pjero:  pse  ka paqartesira ky propozim i ministrit???

ose ta  thjeshtezojme  akoma me shume pyetjen:  çfare duhet  te  lexonte ministri  qe te kishte ide me te qarta??smiley

Po c'eshte kjo 5 Euro!! Dmth return eshte 10.Po ata qe kalojne me gomar njesoj tarifa? Te pakten ta diferencojne. Nuk ka ndonje problem nese rruges i vihet nje tarife kalimi, se ai muhabet u muar vesh qe ne krye te heres.Problemi qendron te aplikosh tarifa katastrofale ne standarte shqiptare. Shpresoj ta mendojne me thelle kete pune.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).