Une jetoj me nje te huaj. Ndonjehere nxehem dhe me vjen keq, se kujton se e kam inatin me te. Ne te vertete, me shume se inat, eshte deshperim. Kufijte e gjuhes sone jane kufijte e botes sone, ka thene Vitgenshtajni. Dhe une keta kufij i kam te kufizuar, se nuk mund te shprehem dot lirshem si ne gjuhen e nenes, qofte “te vogel”, qofte “te madhe”. Ndonjehere dua t’i them dicka e s’di si t’ia them, ndonjehere ia them e ajo s’e kupton ose e merr tjeter per tjeter. Me duket sikur kam harruar ndjesite e te qenit me vajza shqiptare, sikur kam harruar si qeshin, si qajne, cfare thone kur nxehen, cfare nuk thone kur nxehen, madje kam harruar a nxehen apo jo. Tani pyetjet jane: E m ora vesh qe Hurbineku qenka i martuar me nje te huaj, po a ka ndonje tjeter te martuar a te lidhur me te huaj? Besoj ka, ndaj si ia beni per te kapercyer keto pengesat gjuhesore, kulturore etj. (perfshire edhe ato ushqimore, do doja per shembull ndonjehere qe ajo te me bente nje byrek sic e ben nena ime).

E di qe dashuria i kapercen te gjitha pengesat, po ndonje ilac tjeter? A mos valle perfundojne me mire lidhjet mes shqiptaresh sesa keto te perzierat, qe sec sjellin nje si perzierje?

547 Komente

sado mire ta mesosh gjuhen e huaj asnjehere ske per te qene 100% vetvetja. flas nga eksperienca. e ndjej veten shume me te lirshem dhe rehat kur flas shqip, me duket sikur jam une, megjithese skam asnje problem ne te folurin frengjisht. ne raport pastaj, ku di un, jam dakort me ty, veshtire te meren vesh kto te huajat, me eshte dashur gjithmone te bej me shume se zakonisht, e ne fund lodhesh. pastaj varet nga njeriu, po ja vlejti ja ben kabull!

Kalon shpejt nje jete eshte..smiley

+1

i dashur argendis, s'ka njeri në botë të të bëjë byrek si ai i nënës tënde, se atë di ta bëjë vetëm nëna jote. por jam e sigurt se ajo goca me të cilën jeton di të bëjë gjëra të tjera që nëna jote nuk di ti bëjë. pse s'përfiton nga kjo? 

 

I/e dashur dr.ama, s'po them ta beje si nena ime, te pakten te beje byrek, qofte edhe si ai i komshijessmiley Ke te drejte, ajo e ka pasion gatimin, jo se ia kam kerkuar une, se mos dale prape si ai burri prapanik shqiptar. Une madje i them Hajde shkojme ne restorant, E ndiej qe gatuan gjera te mira, por prape sme ngjitin sa ushqimet shqiptare. 

argendis, me këtë punën e byrekut desha vetëm të të them se nuk krahasohet njeri me nënën, as me Shqipërinë, se këto janë tonat, me to kemi lindur e rritur. krahasimi është nëna e të gjitha të këqijave. (përtacia është nëna e shpikjeve.) krahasimi të pengon të jetosh i lumtur, se ke gjithmonë një pritshmëri. hape mendjen dhe stomakun dhe shijo gjërat që të sjell jeta përpara. e kuptoj që të merr malli për bukë shtëpie, por kjo është normale. sa më shumë gjëra të tjera të shijosh, sidomos jo byrek, aq më shumë do zbulosh gjëra që të tërheqin po aq shumë sa byreku. dhe këtu vjen dhe pika e çkëputjes prej nënës. smiley

 

A mos valle perfundojne me mire lidhjet mes shqiptaresh sesa keto te perzierat, qe sec sjellin nje si perzierje?

Ç'eshte perfundimi ketu? Fundi? Mbyllja, mbarimi i marredhenies? Apo martesa? Ne fakt perdoret per te dy rastet smiley

Si mundet nje lidhje dashurore te te sjelle nje si "perzierje"?

Si mundet nje lidhje dashurore te te sjelle nje si "perzierje"?

Kisha nxjerrë dhëmbët jashtë, po s'dolën, kështu që po e transkriptoj.

I pari qe ka lene ate: gamorin dhe grun merri nga katuni jot - do e ket kaluar naj drame patjeter. Edhe une mendoj se keshtu duhet te jete, vetem duhen zgjedhur me kujdes, te mire smiley

 

per dashnore mund te mbash edhe te huaj,po per grua vetem shqiptare qe te mos dalin kalamajte as mish as peshksmiley

S'ka lidhje e huaj aq shqiptare

Nese ndien perzierje, te perzihet. Gjeje se ku. Edhe neve ketej na memedheu na perzihet me raste. 

Te qenit e huaj s'do te thote qe sillet ndryshe nga nje shqiptare. S'besoj se ka vajze standarde shqiptare apo vajze standarde te huaj. Ketu ka ca qe sillen si te huajat, ca si te qemotshmet, dhe shumica sillen sic u vjen per mbare e ne varesi te sjelljes se mashkullit apo rrethanave te tjera. Te pakten ne Tirane. 

Problemi fillon ne krahasimin qe i behet femrave(grua, dashnore) me nenen. Do gjesh pak te perbashketa .

+10

Une them ndaje tani, se do cash derrasa me vone...

Ndaje dhe ik duke vrapuar...

Kur ke dyshime dhe vjen ke peshku me i zgjidh, ky muhabet ka mbaruar. Gjerat kane per te vajtur dhe me keq akoma nga c'vene.

Merr nje vajze shqiptare, madje dhe brenda nje besimi fetar, ta kesh per tere jeten. Kur ngaterrohesh me rraca, nacionalietet, e besime te tjera fetare e komplikon punen me teper sec duhet.

Jetes nuk i dihet kurre, por kur ke te njejten origjine, ke vlera dhe morale te perbashketa qe e bejne marrjen e vendimeve me te lehte. Si do ti rrisni femijet, ku doni te jetoni, si silleni me financat personale, si silleni ne nje gjendje stressante...

/nejse s'po e zgjas mo, se mos je tu troll...

kur ke te njejten origjine, ke vlera dhe morale te perbashketa qe e bejne marrjen e vendimeve me te lehte. Si do ti rrisni femijet, ku doni te jetoni, si silleni me financat personale, si silleni ne nje gjendje stressante...

s'është hiç e vërtetë, përndryshe në Shqipëri s'do kishte asnjë divorc. dhe për më tepër s'do të kishte asnjë të rritur beqar...

Sic me tha nje shoku im nje dite, mos je gje shtatzane?

Sidoqofte, urime, ndjesia e perzierjes tregon qe ke stomak, edhe kur nuk je shtatzane. Per nje eksperience me te plote te te qenit njeri, sugjeroj qe perzierjen ta shoqerosh me marrje mendsh. Per stimulim te vjelljes ke gjithmone peshkun smiley.

Ka lezet kur burri i thote gruas shqip "te dua moj qene" ..smiley

Ehe, por tingellon si burre nga Vlora. Apo sic thone ata vete: "na Vllora." smiley

E adhuroj ,me corape te bardha ,me floke te shpupurisur ,me ate tik nervoz qe ka (ferkon mjekrren)e adhuroj kur gerrhet i ngopur(e shplafte).E adhuroj kur ka veshtrim kritik ,vetulla e majte idiote spostohet me lart 1cm e gjys....(normalisht nuk me pelqejne meshkujt me çorape te bardha,me floke jo ne ordine,nevrastenike,nuk duroj zhrmat te ndonje lloj ne krevat)e KJO ESHTE DASHURI.Pastaj me vite trasformohet ne diçka tjeter ,ne afinitet,filozofira,adikte ,kujtime te perbashketa projekte rritje femijesh...qe ketu vjen pastaj ajo qe e quajne mogli e buoi dai paesi tuoi.Nje bashkim shqipo i huaj funksionon vetem nese njeri nga te dy ka inteligjence emotive mbi mesataren.Perndryshe ...behesh frenkentues i rregullt i peshkut e nuk je dakort me limitim komentesh. smiley

haha, je fantastike smiley

Vetem nje fshatar/e Shqiperie mund te kaloje jeten me nje te huaj. Ne te gjitha rastet e tjera, vjen nje dite qe raporti ngec. Problemi ama nuk eshte ngecja ne vetvete, por pasojat, te cilat me siguri ndergjegja i ka marre parasysh me kohe, ne forme parandienje kryesisht. 

 

Dashuria nga ana tjeter, eshte shkaku kryesor i pengesave, pavarsisht origjines se pjestareve te ciftit. Pra, per te pasur nje raport te ekuilibruar, duhet ta bazosh kete te fundit ne dicka tjeter, si psh tek paraja, apo seksi, apo te dyja (ka dhe gjera te tjera, kuptohet). 

 

Nese flasim per shije, s'ka femra ne bote me te shijshme sesa shqiptaret. Jane melhem! smiley

Vetem nje fshatar/e Shqiperie...

Kush eshte fshatar e kush jo? Po provincialet? Keta ç'jane?

E ke te gabuar konceptimin e termit "provincial". Nuk ka provinciale ne Shqiperi, ka vetem qytetare dhe fshatare. Fshatar eshte ai qe nuk jeton ne qytet.

S'kish asnje percaktor pyetja ime, ndaj dhe gabohesh kur shkruan se e paskesha te gabuar percaktimin e termit provincial, per shkak te cilit gabohesh dy here brenda nje komenti.

Po qytetar kush eshte...???? se edhe Cerriku dhe Memaliaj jane qytete.....

Cerrikasit dhe memaliasit une i konsideroj po ashtu qytetare. 

 

Ajk, gabimi yt qendron pikerisht tek interesimi yt per animin e provincialeve shqiptare, pasi te tille nuk ekzistojne. 

hahahaha...... menoje edhe i here.....................

S'eshte mendim qe e perpunova tani, eshte i skalitur qyshkur ne mendjen time. 

Nejse nuk po du me u zi me ty, se te kom shok...por nuk e ke mire......

S'ke arsye jo se s'do. Te debatosh mbase edhe ke, por gjithsesi une do i qendroja stoik percaktimit tim. smiley

Ophiukuss, shiko mos e ngaterron me italishten. Provinca nuk eshte vetem ndarje administrative.  

 

Akoma ti? NUK KA AS PROVINCE E AS PROVINCIALE NE SHQIPERI. Jo sipas konceptimit shqiptar te pakten. Nese e sheh me ndonje filter me nuanca kombetare ndryshe nga shqiptarja, atehere ndryshon ceshtja (ndryshon... por nuk qendron me). Ulu, 4!

 

 

PROVINCË f. sh. 1. Ndarje administrative e tokësore në disa shtete; krahinë. Provincë malore. 2. Krahinë larg kryeqytetit, zakonisht e prapambetur ............... PROVINCIAL mb. 1. Që i përket provincës, i provincës; që është ose bëhet në provincë; që banon e punon në provincë (për vende të tjera). Qytet provincial. Spiral provincial. Familje provinciale. Autoritetet provinciale. 2. mospërf. Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale. 3. gjuh., vjet. Dialektor; krahinor. Gjuhë provinciale. Fjalor provincial. ----------------------------- 

 

C'lidhje ka prania e kesaj fjale ne fjalor, me realitetin shqiptar? Sipas ketij fjalori, te gjithe shqiptaret, pa perjashtim, jane provinciale (nga ana administrative) dhe pothuajse te gjithe nga ajo e zakoneve. 

ça perkufizimi ky province " Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale" hahaha
prandaj nuk perparon ai vend se ka vetem provincial
provinc eshte fjale latine ne baze,por prof doc intelektualet-militant shqiptar i huazojn fjalet dhe u japin kuptimim sipas mendejes se vet jo ashtu siç e ka kuptimin nga orgjinali
psh ke degjuar ti "intelektualet" shqipo kur thon smileyetaje te hollesishme apo llogari kalkulative

Une mesonjetore, ti me ul me 4?!

Me prindin per dore heres tjeter, melhem! 

Me kete rast do njoh dhe familjen dmth smiley Fiks siç sugjeruan ca ketu. smiley

CERRIKU E MEMALIAJ LOOOL
MOS MI SHAJ MEMALIOTET (SIQYTETAR TE FORT) SE KUR KALONIT ATJE NE 97 DRIDHESHIT
HAHAHA

cfare rendesie ka kush eshte fshatar dhe kush qytetar, kur ky tjetri keput absurditete te tipit: duhet te jeshe fshatar qe te ndashe jeten me nje te huaj? car koncepti eshte ky me?????

Nje moment o momentum smiley 

E pranoj qe sipas rradakes tende pohimi im mund te jete absurd, por nga ana tjeter une te siguroj qe eshte nje dukuri e theksuar sociologjike kjo, per te cilen natyrisht, nuk do rri te jap leksione FALAS. Nuk eshte koncept pra, por fakt. Nese s'beson ti, aq me ben, se gjumi njesoj do me zere, topçe dmth. 

dale more mos u dhjaks! fakti qe me "siguron" ti per mua nuk eshte argument per ate pohim qe nuk e di nga mund ta keshe gjetur bazen sociologjike. gjithashtu, nuk eshte fakt se e thua ti! pastaj ndryshe nga ty mua nuk me duket vetja ne kateder qe te jap leksione (falas?! sa qesharak), edhe mbi te gjitha cme duhet mua si fle ti mer?

smiley

Ik loz me pafka!

jo se me nduhet te nxjerr qenin jasht. po i thosha ca the ti dhe e kapi barku. 

E di qe dashuria i kapercen te gjitha pengesat, po ndonje ilac tjeter?

Nje cekuilibrim i kimikateve ne tru qe zgjat ne maksimum per tre vjet, nuk eshte kapercyes i gjithe pengesave.

Gje nje vajze shqiptare.

Nqs e do dhe e ndjen dashurinë e tjetrës për ty , je i hapur dhe sheh hapsirat e tjetrës/tjetrit përzjerja është e sukseshme nqs nuk kupton jetgjatsinë e bashkjetesës dhe vetëm atë si përfundim.(jetgjatsia e bashkjetesës së dashuruar nuk dihet për asnjë çift të dashuruarish)

Që ta ndjesh më shumë mësoi shqipen sa më mirë , merre me vehte në familje tënde që të shohë lidhjen e fortë familjare , të mësojë zakone e gatime nga të nënës (mqns i paske qejf herë tjetër zgjidh një guzhiniere ). lidhu dhe me familjen e saj. mos e ngushto dashurin veç tek seksi por ndaj çdo  gjë me të etj etj ....

Nqs si bën dot këto, me çdo vajzë do të përzihet  shqiptare a jo, sa të mbaroi mjalti i qypit të tërheqjes (dashurisë )fizike a seksuale a një arsye tjetër jasht dashurisë së ndërsjelltë .

Nqs të duket si teori, ilaç tjetër s'ka, veç shtyje sa ta shtysh ndoshta ditë më të mira pas çdo shtyrje vinë. 

O shqiptare, o hic fare!!! 'Nuf said!

kjo sikur eshte: po mbete fare, merr nje shqiptare, apo gabim? smiley

ilaci: gjej nje dashnore shqiptare per te zbutur efektet e perzjerjes qe te shkakton e huaja. 

Rekomandimi me lart nga nje doktor me pervoje ne fushen e ndjenjes..smiley

si po te ecen receta? smiley

Dobet ilacet..smiley

rekomandimi parashikonte ilacet, per cilesine e sallamit s `mbajme pergjegjsi smiley

Sallami shqiptar gjithmone ka qene kampion ne shije.. smiley

Bo,bo ca mburrje!!! Edhe per sallam dolem te paret ne.

Oh c'me shkrijne peshqit! Une kur shoh rrotull, shumica e 'cifteve te mbareshtuara patriote shqiptare puro safi' kane probleme komunikimi. Per te mos folur per ata shumicen qe 'u lidhen' aty nga fillimi i viteve '90 dhe qe tani shumica jane ndare ose do ishin ndare po s'kane c'ti bejne femijeve/gjendjes ekonomike/llafeve te botes/frikes nga e panjohura etj. Gjeni o njerez njeriun qe ju duhet, qe ju respekton e me te cilin/cilen ndiheni rehat dhe qe (shumicen e kohes) ju ben te nxirrni ne pah versionin me te mire te vetes, pak rendesi ka nga c'kombesi vijne. Me shume rendesi ka nga c'familje vijne, c'fare vleresojne te jeta, c'fare eshte per ta nje marrdhenie e suksesshme dhe a eshte kjo njesoj edhe per ty. Si mund te jetosh me nje njeri qe nuk merresh vesh?

Cfare dhe jo c'fare. 

 

Gjithsesi, askush ketu nuk thote qe te paturit partner bashkekombas garanton lumturi apo raport te ekuilibruar. Po themi qe heterogjeniteti eshte pothuajse gjithnje burim problemesh, e jo te tipit "gruas sime amerikane nuk i pelqen sallami shqiptar", por probleme qe prekin psiken e te dyja paleve. 

kam frik se tema tani do rrotullohet rreth sallamit smiley

"Per te mos folur per ata shumicen qe 'u lidhen' aty nga fillimi i viteve '90 dhe qe tani shumica jane ndare ose do ishin ndare po s'kane c'ti bejne femijeve/gjendjes ekonomike/llafeve te botes/frikes nga e panjohura etj."

Citation needed!!!

Eshte per tu habitur se cfare sajojne njerezit per ti mbush mendjen vehtes qe kan bo mire me nejt beqar...

Lal, prejardhja e afert ne nje fare menyre sjell vlera, familje, morale te perbashketa.

Une ta garantoj qe ti s'ke per te gjet kurre vlera te perbashketa e familje per te qene me Quebekos en tabarnac, apo me magrebian qe ke verdall...

Argend, bazamentin e ke me dashurine. Pas ca vitesh kur dashuria fillon e zbehet prape ke shprese. Varet sa je i afte ti largohesh 'shqiptarise' se perbrendshme dhe te perqafosh boten e gjere. Jo se 'shqiptaria' eshte domosdoshmerisht e keqe, po eshte ca kufizuese. Nese ke vite jashte edhe e pranon boten ashtu sic eshte me diversitetin e saj e ke me te thjeshte mardhenien. Nese e sheh boten me syze shqiptare sigurisht qe e ke me te veshtire. Varet sa je i afte te sakrifikosh pak nga vetevetja per hir te dickaje tjeter.

 Une kur shoh rrotull

Qe nuk do te thote se gjithe bota sheh ate qe sheh ti...

 me te cilin/cilen ndiheni rehat

Nje njeri qe ndan me ty te njejten gjuhe, kulture, botekuptim, doke, sjellje e tradita eshte goxha i pershtatshem per tu ndiher rehat me ty se sa nje njeri qe s'i ndan keto. 

Une po them kur shikoj gjithe klasen time te gjimnazit, gjithe klasen time te tetevjecares, gjithe klasen e universitetit, me shume se trecereku jane ndare. Disa jane rimartuar, disa akoma jo disa nuk duan te martohen me fare. Te gjithe puro safi shqipo keta. Njoh cifte te perzier qe shkojne shkelqyeshem nga ana tjeter. Njeriu nuk eshte i ngrire ne allci dhe nuk eshte i damkosur vetem nga kombesia. Po te fillojme me paragjykime dhe shabllone, mentaliteti shqiptar nuk eshte gjithmone me i miri kur vjen puna te marrdheniet ne familje, ja shko hidh nje sy te shoqeria shiptare sot dhe sqarohesh. Ose te keta qe konsiderojne njeriun e duhur vajzen qe ben byrek si mami. Fjala vjen, se nuk kam gje me autorin e postimit, secili duhet te ndjeke rrugen qe i duket me e mira. Nuk di nga ju vjen kjo ide se shqiptaret qenkan bashkeshortet me te mire. Ka mire e ka keq dhe s'ka fare lidhje me kombesine. Me keto patriotizmat e detyrueshme ne dhomen e gjumit duhet patur kujdes.

Me keto patriotizmat e detyrueshme ne dhomen e gjumit duhet patur kujdes. 

ja the, po kujt ja the edhe kjo punë smiley

kendohet himni para se me ja fut gjuumit smiley

ja edhe interpretimi i fundit i 'vdes si nje deshmor'. smiley

ne ciftet e perziera kendohen dy smiley

dy, po vetëm refrenin ama. D

pastaj refrenin smiley

hi smiley

po ka lloj lloj himnesh. por mund te marri ate qe i thote "te dua moj qëne" edhe maron lufta patriotitke ballkanike smiley

O Krist jam dakord me cfare thua, kjo tregon qe shqiptaret jane te barabarte si gjithe popujt e tjere, biles ne e kemi kete civilizim pak te tepruar se kemi vetem 20 vjet demokraci.. shife cfare behet ne bote..smiley

Seksi i kënaqshëm? Gjykata: E drejtë, mbrohet me ligj

Seksi i kënaqshëm? Gjykata: E drejtë, mbrohet me ligjITALI- Nëse seksi nuk është i kënaqshëm, atëherë ai është një element i rëndësishëm që një cift të ndahet! Është ky vendimi më i fundit i Gjykatës s Lartë në Itali.

Gjykata italiane argumenton se mungesa e kuptimit seksual mes partnerëve është “një shkak i drejtë” për të braktisur partnerin dhe për të prishur bashkëjetesën.

Si pasojë e një vendimi të tillë, kush e braktis partnerin, për shkak se nuk po përjeton një raport të qetë dhe të dobishëm jo vetëm sentimental, por edhe trupor nuk rrezikon të gjobitet dhe të fajësohet për kërkesën për ndarje.

Në këtë vijë, një Gjykatë në Itali refuzoi ankesën nga një person që kërkonte anulimin e vendimit të divorcit të tij, i cili e detyronte ti paguante ish- gruas shumën prej 2.500 eruo në muaj për mirëmbajtjen e fëmijëve. Gjykata gjatë seancës deklaroi që gruaja kishte të drejtë të ndërpriste bashkëjetesën me burrin e saj, pasi sipas gjykatës ajo kishte të drejtë me ligj që të kishte një jetë seksuale të kënaqshme dhe të qetë, kërkesë që nëna e re parashtroi në deklaratën e saj për divorc.

Ne boten perendimore divorci eshte nje dukuri e perbashket. Ndahen italianet, francezet, suedezet (rekord, sado qe jane me te civilizuar se kushdo tjeter)... ndahen edhe shqiptaret. Prape nuk po e thith thelbin e temes. Persa i perket atyre cifteve mix, nuk ka asgje te jashtezakonshme. Do te thote thjesht qe deri tani, ekuilibri çiftor nuk eshte prekur nga interesa kombetare smiley 

Gjithsesi femra shqiptare pershtatet me kollaj sesa mashkulli. Kjo pikerisht sepse duke qene shqiptare, mendon se mashkulli shqiptar di vetem te komandoje, urdheroje, pretendoje, kufizoje etj. Pra jane kryesisht goca e gra te cilave u ka vajtur nje here huq me nje shqiptar. Ka dhe shembuj te kundert, psh nje shqiptare, jo e vogel, qe le italianin per nje shqiptar. smiley

Ophi, edhe kjo qe mashkulli shqiptar di vetem te urdheroje e me the te thashe, eshte e vjeteruar. Sidomos per brezat qe e kane jetuar rinine e tyre ne dy realitete, shqiptar dhe tjeter. Sidomos ne rastin e atyre qe banojne jashte, ata/ato jane ndikuar nga bota ku jetojne dhe ne shumicen e rasteve jane hibride te ketyre traditave, zakoneve, etc qe i kane marre ne te dyja vendet a me shume. Keshtu qe ajo qe pershtatet nuk eshte gjithmone 'shqiptaria puro' cfaredo qofte kjo me perkufizim se edhe kete nuk e kam shume te qarte. Po ceshtja per mua eshte shume e thjeshte. Nese te pershtatet dicka dhe ti e di qe pikerisht kjo te pershtatet (mentalitet, tradita familjare, etc) atehere pse frustron veten duke u marre me modele te tjera?

Eh shembuj pastaj ka plot, me thuaj si i do the t'i gjej. Se kam per shembull ketej edhe njeren qe la burrin me 4 femije se u lodh nga familja dhe gjeti nje tjeter riosh e femijet ja la burrit te kujdeset. Shqiptare te gjithe personazhet. Per mua, eshte e rendesishme te gjesh njeriun qe pershtatet, kombesia eshte ajo qe me shqeteson e fundit, dmth nuk me shqeteson fare.

Dakord jam une, por tema flet per veshtiresite qe shfaqen ne kohet e para te nje raporti. Ne kete faze pra, kombesia eshte burim me i madh problemesh sesa forma fizike, apo gjendja ekonomike bie llafi. smiley 

Larg prej meje t'i jap keshilla postuesit te temes, une e gjej ate shume te guximshem qe ju ben pyetje te tilla te panjohurve, sidomos nje grupi te panjohurish si ketu ne peshk qe jetojne te gjithe ne rrethana nga me te ndryshmet. Mund te them vetem se me duket nga larg dhe pa ditur asgje per te, qe ne dilemen e tij ka nje doze mjaft te madhe nostalgjie per Shqiperine e krijuar ne mendje, ku gjithshka i pershtatet nje modeli te caktuar, model qe nuk jam e sigurt qe qendron ne Shqiperine e sotme, biles as ne ate te shkuaren. Une mbaj mend qe kur kam jetuar ne Shqiperi, familjet dhe marrdheniet e shoqerise qe kisha rrotull nuk ishin te gjitha njesoj dhe ne teresine e tyre nuk ishin shume te ndryshme nga marrdheniet qe shikoj rrotull ne shoqerine e ketushme. E vetmja gje ndoshta qe vertet ndryshon eshte se ne Shqiperi kur ka problem cifti, divorci ishte gjithmone shume i rende dhe shume cifte vazhdojne te jetojne bashke edhe pse ja bejne jeten njeri-tjetrit ferr. Te pakten ne te shkuaren ka qene keshtu, dhe kam degjuar mjaft raste edhe kohet e fundit, sidomos kur gruaja nuk ka mundesi ekonomike te jete e pavarur. Ketej kjo ndodh me pak sepse shoqeria paragjykon me pak dhe kushtet ekonomike jane me te mira.

Per mua, eshte e rendesishme te gjesh njeriun qe pershtatet, kombesia eshte ajo qe me shqeteson e fundit, dmth nuk me shqeteson fare.

Si shqiptar/e kush mund te te pershtatet me mire se nje shqiptar/e tjeter?

Nje zuzak sigurisht.

Femija do behej president i Amerikes! smiley

Pajtohem plotsisht. sëmundjet e familjes që janë këndej janë dhe tek ne sot , po ato probleme tê mardhënieve të çiftit me një ndryshim se shumë vajza shqiptare janë më të nështruara dhe i nënshtrohen fatit për shumë arsye (jo ekonomike ) dhe fatkeqsisht këta që flasin për vajza shqiptare (dhe s'bëhet fjalë për cilësitë e tyre të mrekullueshme) këtë nënkuptojnë pa e thënë , nënshtrimin ai është mirkuptimi për ta. që burri del e kthehet në shtëpi ora 10-12 e natës (punë u këputëm) dhe vetëm të shtunë a të diele me gruan bashkë me fëmijën shëtitje a restorant  

fatkeqsisht këta që flasin për vajza shqiptare (dhe s'bëhet fjalë për cilësitë e tyre të mrekullueshme) këtë nënkuptojnë pa e thënë 

Mos pergjitheso kot pa ditur gje e pa e njohur tjetrin.

Jo mer pakap nuk përgjithsoj asnji Ky është mendimi i pjesës më të madhe të djemve shqiptar kandidat për martesë dhe burr pas martese .S'ka lidhje me shumicën e djemve si ti, kandidat për martesë që jetojnë prej vegjlisë a kanë lindur në perëndim. Përkundrazi do ti këshilloja vajzat e në Shqipëri ti "gjuajnë" kta djem se ato janë të idealizuara në sytë e mendjen e tyre veç , nuk duhet ti zhgënjejnë.Dhe mos më thuaj se s'të njoh , të njoh ashtu siç shprehesh dhe aq sa të lexoj.

Po pergjitheson prap, plus edhe po spekullon (s'kam lindur ne perendim).  Dhe kur te thashe po pergjitheson s'e kisha hallin te vetja ime por po flisja ne parim.

përgjithsimi për mua qëndron ti ndaç fute vehten në daç line jasht .

Mund te qendroj per ty, por nuk qendron si i sakte.

Jo vella, per mua nuk vlen permbajtja e asaj qe ke thene me siper. Kur une them homogjenitet, nenkuptoj dhe ate kulturorin, ate qe prek mentalitetin. Nuk po them qe nje femer shqiptare qe punon ne administrate, do ishte e lumtur me nje mashkull shqiptar qe ngroh stolat neper kafene dhe qe nuk do ishte e lumtur me nje gjerman qe gjithashtu punon ne administrate. Ngjashmeria karakteriale dhe e mentalitetit, eshte kusht i domosdoshem dhe i patjetersueshem, pa me te voglin dyshim. smiley

Ophikus ti veç po e vërteton atë që thashë .Pse ku ndryshon mentaliteti sipas teje i shqiptarve të rinj  nga amerikanët apo italianët për dashurinë , familjen dhe jetën në përgjithsi ? Nqs e di ma thuaj.

Hmm... E dija se ishte diçka qe nuk shkonte. Une njoh plot qe jane martu me vajza e gra te huaja. Keshtu, te pare nga larg, duken te lumtur, nga afer nuk e di.

Tashi, une e kuptoj se femra shqiptare iken naten nga dritarja e shkon ben qejf e pastaj kthehet para se te çele drita, pa u tregu e aq me teper, pa u marre leje prinderve. Femra shqiptare, burri i se ciles punon gjith diten, i hype makines me shoqet e ja fut per "shopping". Le makinen te parkuar afer hyrjes se shopping mallit, qe te mund te shikohet lehte pa pase nevoje te futesh ne sheshin e parkimit dhe pastaj, te gjitha ashtu siç jane grup, shperndahen neper makinat e dashnoreve respektive e perfundojne neper pyje apo holiday inns. Dhe nese burrit i shkon mendja se mund ta kete te shoqen kurve, i hipen makines dhe nderkohe telefonon te shoqen e ne muhabet e siper e pyet se ku eshte dhe nese po kenaqet apo jo me shoqet e saja. Nuk ka nevoje as te futet ne sheshin e parkimit sepse makina e parkuar me mjeshtri ne fillim ben mashkullin shqiptar te besoje se grune e ka duke ba shopping dhe mbase e ben dhe te ndihet ne faj sepse i ka ra ne qafe kot dke dyshu, fundja vetem leket e burrit po shpenzon. E kuptoj shume mire se femra shqiptare bredh lart e poshte me spanjoll, zezake, irlandez, italian, arab, duke besuar se rrethi i saj shoqeror dhe familjar nuk do kete lidhje me to, duke e bere shume te veshtire zbulumin. Kjo ndodh ne fillim, se pastaj kur behen me eksperte fillojne dhe me shqiptar dhe kosovare. E ne fund martohen me bura zotni; sot duhet me ja vu mendjen mire nese thote kush se je djale/burre zotni e i mire, se mbase ky asht nji tregues i kurvnise se grus tande.

 

 Yea, t'gjitha kete, dhe jo vetem keto ndodhin. S'ke ç'ti besh! Dhe ne na duken shume me te renda si veprime kur behen nga shqiptaret se sa nga te huajat, sepse te huajat e kane si nen-kulture seksin. Te martohesh me te huaj, nuk eshte zgjidhja; te martohesh me ate qe do, po! smiley 

 

Hajt tesh, gzuar!! Lol

smiley Shume e vertete, por jo te gjitha e bejne ate pune. Ka edhe femra shqiptare shume te mira. Une them cdo gje varet nga edukata familjare qe ato kane marre dhe nga karakteri qe ka secila femer.

Si zotni burrë ke shkrujt . 

Pse Ket e kanë të ndaluar vajzat shqiptare ta bëjnë atë punë.

Për gratë e martuara me makina nëpër markete e për ma tepër në grup se besoj dhe është fyerja më e madhe që kam lexuar ti bëhet grave ndonjëherë e në sy të burrave të tyre.Ti e di më mirë se jeton atje dhe je dhe grua por unë se besoj .  

Nuk e kane te ndaluar, perkundrazi veprojne ashtu sic e mendojne. Po ja qe ka raste sic e tha edhe Hoppa. Na vjen mire apo na vjen keq ne realitet ndodhin. Une si person nuk njof ndonje te tille as ne shoqerine time, por me te degjuar kemi degjuar..Sigurisht nuk na vjen mire se jemi shqiptare dhe nuk duam te degjojme gjera te tilla.. Edhe nje gje tjeter ne Shqiperi thone qe eshte bere me keq se ketu.

Ty te duket fymje, ndersa atyne femnave qe e bajne nji gja te tille nuk u duket ashtu, perkundrazi. Kto qe thashe ma siper jane teper te verteta dhe kto peshqit e amerikes i dijne shume mire. Puna asht me fole te verteten. Ti don qe, une per femnat, me te thane fjale te bukura e me figura letrare etj., per ato kerkoju ndihme poetve, se une nuk di. E di se e verteta te dhemb por duhet me ndej drejt si burre, me e ndi t'verteten deri ne fund edhe me e kaperdi pernjiherit! Perndryshe asht pushka, e ma pas gjyqi, e ma vone burgu, mbase ma vone - edhe plumbi. Me ju bjen njiri ne hall; hall me qit pushke e hall mos me qite. Me qite pushke te quani malok, e i pakulture, e injorant etj., e ne fund te quani dhe te dobet. Mos me qite pushke ju te quani si te pa-zell, i pa-gjak, pa karakter, pa burrni, etj., e ne fund te quani dhe te dobet. 

Si me ja ba? smiley

Edhe une e kam degjuar te njejten gje. Por se mos burrat e tyre mos i lene gje mangut. Eshte si nje lloj kompensimi i cifteve e krize.

Hopa më fal se s'kisha mundësi të qëndroja dje .Unë nuk thashë që janë apo s'janë të vërteta. Ato gra bëjnë si gjithë gratë në botë e atij lloj karakteri apo mentaliteti që i përkasin në të njëjta kushte shoqërore(për të martuarat kjo se për vajzat ato kanë jetën e tyre). Por thënia jote sa do e vërtet të jetë për mua fyen të gjithë burrat dhe gratë shqiptare  në amerikë dhe peshqit me flamur amerikan  ktu. E para ti nuk e ke vulën e së vërtetës veç po qe ndonjë shef i ndonjë shoqate që monitoron kto probleme .Por dhe nqs e ke (vulën a peshoren) jo çdo e vërtetë duhet thënë ballas nuk është e sjellshme dhe s'bën dobi.Pastaj ti fyen prap kur thua se po të thanë zotni burr a zotni djalë tregon shkallën e kurvërisë së gruas sikur kjo shprehja të jet peshore që tregon shkallzimin. të tjerat janë mbush e zbraz e s'kanë peshë. 

Po ja te themi 100 e kusur veta e nga keta 70-80 qekan ndare, edhe pse kjo eshte fryrje per hir te argumentit.  Prap kjo nuk pikturon ndonje tablo te gjithe shoqerise.

Po njeriu s'eshte i ngrire ne allci e vertete.  Ka njerez me identitet te paqendrueshem, ka njerez qe identitetin e tyre origjinal e ndrydhin per nje tjeter identitet, ka qe bejne perzierje etj etj.  Ideja eshte mese e logjikshme, qe per dike qe eshte, ndihet dhe jeton ne nje fare menyre si shqiptar athere bashkeshorti me i mire eshte nje tjeter shqiptar.  Njerzit, kur shikojne per nje bashkeshort kane tendencen te shikojne per dike qe eshte sa me i ngjashem me ta apo jo?

italianet kane nje proverb: moglie e buoi dei paesi tuoi.

E kan italianet por ja qe kudo shkojne marrin burra e gra nga vende te tjera.

Ndersa ne e kena;nusen dhe mushken zgjidhe nga veni yt, se u'a din huqet smiley

Argendis, dukesh qe je djale i urte qe martohesh me te huaja se e paske ngrene autoreklamen metaforike te Hurbit kallup! smiley

Nejse, nje eksperience e kundert. Vjen nje miku im nga gazetar amerikan Teksasi dhe martohet me nje shqiptare. E pyes pse dhe me pergjigjet.

- S'ka si vajzat shqiptare. Nxefeni me njeri tjetrin, ti ia fut me shpulle, ajo te thyen pjaten ne koke, terhiqeni te dyja palet, beni seks, muhabeti harrohet. Me amerikanet sa pa arrit te nxefesh, te merr ne telefon avokati i gruas e te thote te qetesohesh se nuk te del mire muhabeti.

halle halle dynjaja dmth.

Vajzat shqiptare gjithmone duan qe ti ngjajne nenes se tyre dhe gjysheve... Si tregonte gjyshja ime.. ne na rrihte burri, benim edhe seks pas drurit edhe ne gojen kycur.. Keto te sotmet e hapin gojen na si corape pa rrahur..smiley

Pas shiut del dielli, keshtu qe kur bashkohen kembet prishet si me magji edhe zenka bashkeshortore.. Apo nuk te shijon me shume kur pak me pare ke bere debat..smiley

Mesoje me sha shqip dhe do shpetosh. Ne momentin qe ti shan ne shqip, e kupto qe je nxef dhe te hap krahun direkt. Plus edhe fjale me perkedheli ne shqip, qe kur ti thone e mban mend se ne cfare momenti ja ke shpjeguar ndryshimin. Psh. ndryshimin Te dua dhe Te dashuroj.

Per te tjerat mos i jep shume rendesi, sepse ndryshimi i gjuhes nuk eshte problemi. Ne komunikojme me shume me trup se me fjale. Karakteret jane me e rendesishmja qe duhet te pershtaten dhe dhenia e hapesires. Nuk eshte e thene se flet te njejten gjuhe dhe je kuptuar 100 %.

 

Argendis, te te jap nje keshille plaku; Jeta nuk shtyhet me te zena, se pastaj vijne ofendimet, kacafytjet, merirat, ftohet gjithshka, prandaj secili ne pune te vet, rri nja 1 muj vete, mblidh forcat, mendjen, dhe thuaj nenes te te gjej nje shqiptare, ose shko vete e gjej nje goce te urte, merre, celebrohu dhe kalo jeten. Mos harro, ka te beje dhe mosha e jetes, jo me diference te madhe moshe. Je psh, 30 vjeç, merre 30-25 vjeç minimumi. 

I pari fare, është stadi i për-vëlimit. Nuk do tia dish për pengesat, diferencat, problemet. 

pastaj vjen stadi i për-zjerjes. i përshkruar si më lart. 

Pas kësaj... pasi je përvëluar dhe përzjerë, ose haje (me një gotë verë nga mbrapa), ose shko në stadin final. 

Stadi final është i për-mjerjes. 

Nje problem te vockel kam personalisht: eshte habi sesi mamit s'i kerkohet te diskutoje per metaforen, kurse gruas/te fejuares/se dashures i kerkohet byreku i mamit. Meqe ra llafi, une shqiptarke jam, por byrekun vetem me peta te gatshme di ta bej. Por them se edhe sikur te dija te tehollja, do ta harroja me vullnet smiley.

Rendesi ka qe e ben byrekun.

E ke harruar, pakapo, u thomi  lakrore, kur mes peteve  futen ...gabzherrat

Ca kam harruar? Lakrorin? Ncuk s'e kam harruar.  Lakror me mish ne qender eshte specialitet i aneve tona.

Ashtu de!Laheshin dhe duart  me ate rast,  te ngreni....duke i lepire gishtat

Kohet e fundit ama me ka vajtur mendja per qollopit.

hahahha pakapo do te ta vjedh kete shprehjen (finin ka mundesi edhe ta persekutoj lehtesisht me te, fini je e paralajmeruar).

S'me kish kercenuar njeri me byrek gjermesot. Me kepuce po smiley...

E dini çfarë kuptohet (ose të paktën çfarë kuptoj unë) nga gjithë këto debate?

Që shqiptarët duan të arratisen sa më larg nga...vetvetja. Trajtimi i muhabetit "meshkujt shqiptarë kështu, femrat shqiptare ashtu", tregojnë vetëm fobinë ndaj të ngjashmëve të tyre. Kjo vihet re shumë tek pjesa e diasporës, por edhe "autoktonët" njësoj mendojnë.

Sigurisht janë edhe "konservatorët" (këta nuk i kuptoj mirë, ose edhe këta e kanë nga frika ose vërtet nuk e kuptojnë që "tradita" nuk ka më fuqi të mbajë në këmbë shoqërinë shqiptare).

Dhe nuk është debati vetëm tek martesa, por edhe tek komunikimi. Shprehja "muhabet shqiptarësh" për të gjithë sot nënkupton "muhabet pa bereqet". 

Tani mbase edhe ia fus kot, por mua kjo më duket krizë vlerash (dmth "tradita" nuk na pëlqen më, por nuk jemi as të qartë çfarë na pëlqen). Dhe të them të drejtën, shumë pak njerëz bëjnë përjashtim. Shumica janë "nihilistët" (po përdor term arbitrar) dhe një pjesë e vogël "tradicionalistë" që nuk e kuptojnë që me këmbënguljen e tyre i llahtarisin edhe më shumë grupin e parë.

 

"Tani mbase edhe ia fus kot"

Jo jo nuk llafos kot... por po flet tamam Shqiptarce smiley

me te huaj/huaje martohemi per ta mbajtur nje lidhje te qendrueshme me sa me pak perkushtim. diferencat e çiftit bejne qe shume gjera te kalojne pa u thyer per gjithnje (siç e tregoi rastin PF). 

ne nje çift, burri duhet te jete ne pozite me te larte nga gruaja, ndryshe lidhja nuk shkon gjate. 

prandaj ka me shume shqiptare te martuar me te huaj, sesa shqiptarë te martuar me te huaja.

Derisa ta keni zgjidhur kete pune, mua m'i ngriti nervat FJALORI I SHKELQIER i gjuhes shqipe, qe e solli alidemsi.

_________

PROVINCË f. sh. 1. Ndarje administrative e tokësore në disa shtete; krahinë. Provincë malore. 2. Krahinë larg kryeqytetit, zakonisht e prapambetur ............... PROVINCIAL mb. 1. Që i përket provincës, i provincës; që është ose bëhet në provincë; që banon e punon në provincë (për vende të tjera). Qytet provincial. Spiral provincial. Familje provinciale. Autoritetet provinciale. 2. mospërf. Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale. 3. gjuh., vjet. Dialektor; krahinor. Gjuhë provinciale. Fjalor provincial. -----------------------------

_________

Argendis,

Me nusen merrem vesh edhe ne gjuhe honolulusçe, por veç me debila s'bej dot as dy minuta. Kush ka qene ai gjuhetar i mençur qe m'i jep kete shpjegim "provinces" ? Fjalore te tille, duhen djegur ne turren e druve, ne autodafe te organizuara. Te mbushur me genjeshtra, me plehra. Dhe pastaj grindemi e caperlohemi. Po domosdo, perderisa flasim gjepura gjithe diten.

Ne kalofte ai gjuhetari i ndritur kendej, do t'i thosha keshtu :

Tunxh bir. Provinca eshte kjo (hapi veshet e magarit tani) :

Provinca eshte GJITHCKA perveç kryeqytetit. Province eshte New Yorku o rrote ! Eshte Lioni, eshte Mynihu, eshte Milano, eshte Durresi, eshte Liverpuli, eshte Selaniku, eshte Stambolli, eshte Shanghai, etj.

Nje vend ka : 1) kryeqytetin dhe 2) provincat. Gjithçka qe ishte jashte Romes, ishte province.

Te jesh provincial, nuk eshte te jesh mendjengushte o koqe kandari. Por eshte thjesht te mos banosh ne kryeqytet, te jesh larg qendres se pushtetit. Po ç'nxehem dhe une, gjuhetari i ndritur do kete ndonje dy dhoma e kuzhine 60 meter katrorshe ne Tirane dhe thote me vete po iu fus rruspen ketyre provincialeve.

Argendis, per zotin, i ke ca kolege qe siç thone ne katundin tim, "ujku qofte per ta". Shpresa ime eshte qe djem si ti te kthehen e t'i vene pak punet per vije, se me kesi fjaloresh, ne jemi duke shkaterruar çdo lloj kuptimi e jetese e leximi e ç'te duash ti. 

fjalori eshte perkthim i ketyre ketej, kot e kritikon.

Jo bre daja Kurro se te kishin perkthyer fjalorin freng, sot do te ishim duke menduar e llafosur per se mbari, me idera e mendime qe te te mpijne ballin. Por kane rene kesilloj shpjegimesh dhe Shqiptaret rrine me sepata ne dore. Se nje dite, mbaje mend vertet, shiko kur te gjejme ne fjalor : fshatar = njeri qe banon ne fshat, dhe qe eshte tokmak, qe s'di te ece ne viza te bardha, qe shkon per dru me gomar, qe s'di te postoje nje leter, etj etj. Cfare s'pritet nga ky lloj gjuhetaresh. Ja ca kokeqoshe i ke dhe ketu ne forum, nga keta 60 meter katrorshit e Tirones, qe ia kepusin nje "ik mer katunar".

Nejse, se s'ishte tema per kete, ishte per nuset e huaja, e ketu, s'di nga t'ia nis, se po ia nisa, me duhet te shkruaj nje roman, e pastaj t'i gjej botues, e pastaj lexues, me mire s'po hyj fare ne keto livadhe.

Hurbinek, te vleresoj si njeri te qete e te kulturuar, po me sa duket mllefi qe paske per gjuhen letrare ta erresoka gjykimin e te beka, me ndje qe po ta them, te pasjellshem. Dhe kete nuk e them thjesht se e njoh fort mire ate gjuhetar per te cilin t’i hedh balte, i cili pervecse eshte vertet zotni burre, eshte edhe nje leksikolog e leksikograf i zoti, vetem nje gjuhetar tjeter njoh une qe e njeh po aq mire leksikun e shqipes sa ai. E them edhe se gabon per punen e provinces. Mos i thuaj ndonje shqiptari tjeter per ndonje njujorkez qe ai eshte “provincial nga Nju-Jorku, se banon ne provincen e Nju-Jorkut”, se do te behesh qesharak. Fjalet qe huazohen nga gjuhe te tjera bejne jeten e tyre ne gjuhen qe i merr, pesojne ndryshime, modifikime kuptimore. Ne ne Shqiperi madje nuk kemi pasur ndonje ndarje administrative province. Pyet tiransit, a e quajne nje durrsak provincial, ose nje nga Shkodra a Korca qe jane qytete kulture. Disa do ta benin, disa jo, dhe ajo “zakonisht” te perkufizimi pikerisht kete tregon. Provincial perdoret me shume si nje fjale e miresjellshme per “fshatar” me ngjyrimin negativ qe ka kjo fjale. Prandaj do gjesh shume qytetare korcare, durrsake, shkodrane, madje edhe vajza nga fshati te thone per ndonje shoqen e tyre “Ajo vishet si provinciale” . 

Është e drejtë mendoj që provinciali t’i referohet vetëm banorit të provincës, në kuptimin strikt administrativ (ashtu sic sugjeron Hurbinek). Por, përdorimi i kësaj fjale për të treguar thjesht dikë që i shmanget rrezes së kryeqytetit, është ende e pamjaftueshme. Përvec të tjerave, ndarjet administrativo-territoriale, nuk pasqyrojnë vetëm kufij që natyralisht ndajnë zonat/krahinat. Pra, nuk nënkuptojnë vecse një ulje/ngritje të relievit gjeografik (një mal, një lumë, etj), por dhe një ulje/ngritje të relievit shoqëror, ekonomik, etj. Pra, një individ që jeton në provincë mund t’i shmanget rrezes gjeografike, por kurrsesi rrezes shoqërore të bashkësisë. Në këtë kuptim, mendoj, që jo pak faj në perceptimin tonë për provincialin luan dhe letërsia (e sidomos ajo franceze). Një ndër figurat më emblematike të letërsisë është ‘mjeku i provincës’. Çfarë personazhi brilant është mjeku i provincës! Gustave Flaubert na ka falur epitomën e provincialit, duke ngritur në panteonin e figurave të mirënjohura të letërsisë, mjekun e provincës, alias bashkëshortin e Madame Bovari. Nëse do ta bëjmë epiqendër të diskutimeve ‘mjekun e provincës’, ose provincialin par excellence, sa e sa përfundime do të nxirrnim. A nuk është letërsia pra (me në krye atë franceze) një pjesë e arsyes se përse gjykojmë në këtë mënyrë për provincialin?   

Alidems, patrioti im, mos e lej veten te impressionohesh me rroma per tomat e peshkut qe nuk dine asgje sagllam. shiko c'thone ata qe merren me kete pune. Dhe do e gjesh tamam te tere domethenien - bota esht cik me e madhe se Frrënca. Psh, ndiq kete link:

http://www.merriam-webster.com/dictionar...

ose kete:

http://encyclopedia.thefreedictionary.co...

do shikosh se c'game kuptimore ka fjala province dhe rrenja latine e saj.

 

Muhabeti ishte per kete:

 

3.having or showing the manners, viewpoints, etc., considered characteristic of unsophisticated inhabitants of a province;  rustic; narrow or illiberal; parochial: a provincial point of view. 7.a person who lacks urban sophistication or broad-mindedness. 3. having attitudes and opinions supposedly common to people living in the provinces; rustic or unsophisticated; limited 5. a person lacking the sophistications of city life; rustic or narrow-minded individual 

2. being narrow-minded or unsophisticated

 

P.s. jane maree nga 3-4fjalore te ndryshem, duke perjashtu merrian-webster.

Kombesia nuk jep garanci per ndjenja te fuqishme "deri sa vdekja te na ndaje",po per te rritur kalamajte ne paqe te pasurit e te njejtit backgrond ndoshta ndikon.Edhe pse une ndonje vlonjat qe me ka pasur qejf e kam pare gjithmone si 'o vella'smiley.

 Vlora, po fiton nje simpati te veçante timen, prej rrjedhjes natyrshem  te fjaleve, qe percjellin mendimin.Pergezime !

Faleminderit grava.te te them te njejten kam frike se na akuzon zoto per rreth vicioz,keshtu qe kuptoje vetesmiley

Po permende Zoto, a Zota, je e mbrojtur nga.... mbi  fuqi.Yti ...mishin dhe ta  ha, po ....  

E pse u dashkan garancira absolute te tipit deri sa vdekja te na ndaje?

Sepse eshte e vetmja siguri  absolute....

Provincial = njeri qe nxefet kollaj

ca ste lexojne syte ke peshku

tobestafkurllah...

 

Nuk na the cfare i huaji eshte,kinez gjermon,italion ,froncez etj..etj...po te na e kishe dhene kete info mund te te ndihmonim me specifikisht,po te ishte gjermone mund te te kishim dhene ndonje mendje,ca je ti njehere burre apo grua.

Brado, nese e ke pyetjen per postuesin,   po si burre duket ,( megjithese cdo gje ben vaki.smiley), nga keto qe thote te pakten...

''Ndonjehere dua t’i them dicka e s’di si t’ia them, ndonjehere ia them e ajo s’e kupton ose e merr tjeter per tjeter. Me duket sikur kam harruar ndjesite e te qenit me vajza shqiptare

po pra po gruaja atehere cfare kombi eshte,e rendesishme kjo smiley

E zeme se eshte gjermanke. c'do sygjeroje?

Sa me shume patate.

patatja eshte eufemizem per buke dhe gjelle, apo noi gjo tjeter?

Mos te miqesohet me burra grek... se ja thajne kuletensmiley

Kryesorja eshte te jesh i gatshem, mnjf ta lejosh veten te jesh komplet lakuriq para dikujt. Pa mposht kete frike s'ke gje ne vije. Ne plan te dyte pastaj jane a) terheqja fizike dhe b) VLERAT e perbashketa. Kultura dhe gjuha vetem sa te lejojne te ndihesh me lirshem me dike dhe ta lejosh veten me dal "lakuriq" me lehte ndoshta.

Na thuaj c'soj e ke qe ta japim pergjigjen tamam, me aziatike veshtire...

Varja byrekut, e ben dhe vete, po meqi i ke harruar shijen, kap nje dashnore shqiptare paralelisht, mbaj me vete laps e leter e mbaj shenim pas avazit o Abedin; cila te shijon me mire dhe cila te shijon me mire (who tastes better to you, and who tastes you better). Nqs pas 3 muajve je akoma i pavendosur, behu musliman ose mormon.

Po sikur te doje byrek (edhe kos) nga trupi i nje vajze shqiptare ai (body food)?

C'eshte per te thene mbi kete teme e  ka thene Kristida me siper. Argendisi une di vetem te them qe mos e idealizo pasjen e nje femre shqiptare para nje te huaje, perderisa nuk ka idealizuar zemra jote s'ka pse te idealizoj mendja.  Fundja kap nje dashnore shqiptare dhe provoje mor plak.....

ps. me detyrim je martuar plako?

Une kam totalisht problemin e kundert,gjithsesi jo dhe aq shqetesues sa ky i yti,po sikur te praktikoje e te mesoje me mire gjuhen e huaj eh? smiley

Nuk ka te beje mesimi i nje gjuhe, fare. Duhet te kesh parasysh faktin qe shqiptari MENDON ne shqip (kam nje aforizme timen qe thote: Fjalet jane tingujt e mendimeve). Pra per aq kohe sa mendojme ne nje gjuhe te caktuar, e kemi te pamundur te shprehemi po aq qarte ne nje gjuhe tjeter, pavarsisht njohurise se kesaj te fundit. Une italishten e thaj psh, por e verej qe s'jam aq efikas dhe i fuqishem ne komunikimin ne italisht, sa c'jam ne shqip. 

Sa kohe u bere ne Itali?

Me mire pyet 'sa kohe u bere qe ben aforizma' smiley

Ofiku ta kam pa te keq vllajo po kjo tema me gajasi fare, ndoshta dicka me shume se ajo e Vlores.

Aforizmat s'kane moshe de, gjithsesi i fresket eshte, mund te jete 2 vjeç.

 

Me behet qejfi qe po kenaqesh ne PPU.

Me kete butesi pergjigjeje e ke nderuar Vloren smiley

Une perfaqesoj vetem personin tim. Gjithsesi nese sherbej si etalon i dickaje, ne kuptimin pozitiv, me behet qejfi.

Gjysmen e jetes ketu, 14 vjet. Te siguroj qe e njoh shkelqyeshem italishten, ne disa dialekte madje. Por prape, s'nuk smiley

Por ti shkon shpesh ne Shqiperi, plus me hamendje po them qe andej shoqerohesh me shqiptare goxha.

Gjithesesi jam dakort me ate qe shqiptari mendon ne shqip, por une shpesh here e kap veten duke menduar dhe me kollaj me vjen fjala ne anglisht se sa ne shqip.  E kjo duke llogaritur qe une lexoj, degjoj e shikoj goxha material ne shqip.

Pjesa derrmuese e atyre me te cilet kam te bej gjate dites, jane italiane. Kjo edhe per faktin qe jetoj ne nje vend te vockel fare, nje fshat piktoresk ne zemer te Toskanes smiley Natyrisht eshte e kote qe te te them qe kur ka ndodhur te kem pohuar qe jam shqiptar (gjithmone smiley ) jane habitur.

 

Ajo kapja qe i ben ti vetes, jam i bindur qe vlen vetem per terminologji specifike, jo per fjalorin e perditshem, qe eshte dhe ai me i rendesishmi per ne. 

Haha e drejte,ne rastin e postuesit origjinal ska te bej fare se sa mir e meson gjuhen.

Po seriozisht ajo qe doja te thoja esh qe me shume me vine mendimet ne gjuhe te huaj (anglisht) sesa ne shqip,se di po mendoj qe ne ate gjuhe eshte me e lehte te shprehesh,biles dhe gjera qe ne shqip do ishin shume te komplikuara,puna eshte qe mund ta perkthej ne Shqip dhe kuptimi rri i njejte po njerzit e marrin me kuptim tjeter per tjeter (ata qe nuk njohin anglishten psh).

 

1-ora,duhet t'ja thoje mate,fundja perzierje ishte. smiley

Edhe mua me shkoi mendja aty, por nuk desha te behesha rude!

ps. Loo ty me duket se te njoh smiley

argendis
po çlidhje ka nese eshte apo jo shqiptare?nese ty te mer malli per shqiperi hipja avionit per disa or je ne mes te saj.atje do ta shikosh se si jan katandisur femra shqiptare si kan 'evoluar 'ne keto 15 vitet e fundit.karakteri i femres (bashkshortes ne kete rast) eshte me irendesishmi nga te gjitha virtytet e saj ,un te flas per experiencen time me gjermane,
po te pelqen ajo goca "e huaj" mos hezito martohu dhe shijoje jeten.
bota nuk jetohet vetem shqip.

Faleminderit per pergjigjet dhe te bej nja dy sqarime, se u be puna sallam e byrek ketu. Shqiptari tek te ngrenet e ka mendjen, pavaresisht se cfare te ngrene. Nuk i postova keto pyetje se jam dhe aq i deshperuar, thjesht muhabet po bejme. Kete ndjesine e perzierjes nuk e kam dhe aq ne stomak sesa ne tru, si pune peshtjellimi. Ndonjehere per shembull, i them gjera qe mendoj se do ta benin te leshonte ndonje pasthirrme habie, tmerri a ku e di une, por ajo rri si dru, ndersa ndonjehere, kur me thote ajo ndonje gje me entuziazem, jam une qe rri si dru, se nuk e kuptoj c’ka per entuziazem. Dhe sa per byrekun, burri i shkrete shqiptar, qe i pelqen ky gatim i s’emes te cilin e ka ngrene qe kur ka qene femije, s’mund te kete deshira te fshehta e te pafajshme gastronomike, te tilla si “Ah, sikur te me bente ndonjehere byrek”, se i behen akuza feministe te tipit: “Ja burri shqiptar, e trajton gruan si guzhiniere”, ose “Mendon si gruan e duhur te jetes ate qe di te beje byrek”. Apo edhe analiza psikanalitike “Kerkon te gjeje mamane te gruaja”. Pse te mos i biem shkurt: Thjesht me ka marre malli per byrek.

Ne kine je ti mer?

Po muzhina kinezce eshte me tradita mijera vjecare. Une e nderrojsha kuzhinen e plakes me kuzhine kineze kur te duash... smiley

Une nuk e nderroj, mor daje, edhe sikur te kishte tradite qe nga koha e dinosaurve. Pastaj edhe byreku mijeravjecar eshte besoj, kush di ndonje gje per historikun e byrekutsmiley

Po shih se thelle-thelle nga Kina do e kete origjinen dhe byreku,sepse teknologjia e perpunimit te brumit sikur andej buron.Po e ke kaq te thelle plagen per byrekun,bej nje xhiro nga pjesa e ujgureve te Kines.Ata kane nje guzhine disi me te ngjashme me pellgun e lindjes.po sic thashe me poshte s'eshte ky halli kryesor.

Restorant ujgur kam dhe ketu une, dhe aty falem shpesh, po byrek s'bejne ata, shume shume shishqebapsmiley

Jo Dora jo, perpunimi i grurit/miellit/brumit e ka origjinen ne jug te detit te zi ku tani ndodhet veriu i Turqise, me duket se filloi aty para nja 12000 vjetesh.

Ne teme tani. O Argjent po a e ke vene re se nuk te kupton ajo kur ben ti ndonje gjest ose gallate qe ne shqip do ishte per te qeshur?

Ndoshta.Diku me ishte fiksuar qe kishte ardhur nga andej.Madje mu duk llogjike me zbritjen e mongoleve ne zonen e Turqise.

 

Tema eshte vetem per meshkujt e martuar me te huaja, apo edhe per shqiptarkat e martuara me "jabanxhij pri jashte shtetit"? smiley

Tema eshte per shqipatare e shqiptarka, Teuta, prandaj po ke ndonje duf per te nxjerre me jabanxhiun, meshoja.

Teuta mer? Jo vetëm që është përzje, po ka bërë dhe punë prej vërteti (se shumica e peshqve sallatë grijnë). Një bukurosh të vogël kokëbardhë, me emrin Oli. My best friend. 

 

Tani qe ecen, mami dhe babi jane bere "nje", duke fugu sa andej-ketej. Ta fala ke se dime te pershendesim dhe te puthim me dore...i mori m'qafe aziatiket ketej. smiley

ahahaha uh sa të kuptoj, se të zitë e ullirit kanë heq të mitë kur isha ashtu. smiley

megjithëse unë u vonova të "ngrihesha në këmbë". ama gojën e kisha brisk. Vinte një plak ke gjyshja, kur më mbante ajo, e thoshte: akoma në këmbë ky djalë? Unë nuk ecja, po përgjigjen xhuvap. ahahahaha i përgjigjesha edhe unë "akoma në këmbë ky djalë". 

Kur më erdhën këmbët pastaj, doja të hidhesha në liqen, si ariu Kolargol. smiley

puçe çik për muve. 

 

Arushi Kolargol!

E puca. smiley

smiley S'kam duf, jo. Une vetem llafe te mira kam. smiley 

Ndasite  e kombesise, mentalitetit dhe gjuhes s'kane ndikuar tek ne, madje babi im dhe im shoq kane histori qe te shkrijne gazit me "komunikimin".

Ne piqemi shume ne karakter dhe nga gjerat qe kerkojme nga jeta ne cift, edhe grindjet vijne nga episode, teka e hatermbetje te jetes se perditeshme. 

Po te permendja diferenca "mentaliteti", atij psh i duket cudi qe kur jam ne TR, une shkoj perdite te shtepia e mamit. smiley

Nejse, pse mos shkoni mire ju grate, po t'ju hahet ndonje gje e gatuani vete, po ne burrat e zamonit qe presim me goje hapur cfare do na shtroje gruja per drekesmiley  Te te rroja vajza. 

E kam djale. smiley Meqe e paske merak kuzhinen tone, nje mikesha ime e huaj, beri nje kurs gatimi ne TR, pasi u martua me nje shqiptar. Hidhja nje here idene, se ndoshta ta ben qejfin. smiley

Djalin, sorry, e lexova ate bukurosh te oranje si bukuroshesmiley  S'dua ta mundoj kete te shkreten, le te gatuaje cfare te kete qejf vete. Me mire po mesoj vete te gatuaj e po hap ndonje restorant shqiptar ne Kine, nje rruge e dy pune.

Jam e sigurt qe do restoranti do kishte sukses. Fasule, byrek, tave dheu, etj ne menu? Do lepijne gishtat kinezet, po do jesh pergjegjes per shendoshje. smiley nusja s'ka per t'u lodhur shume me byrekun, sidomos ate me spinaq. Byrek me peta te gatshme bej dhe une, pete s'ma thek fare te hap. smiley Ketu s'kam pare as pete te gatshme, keshtu qe, kam rene rehat.

Per nder e kam mendu, po pastaj lexova qe biznesi i restoranteve eshte nder me te veshtiret, dhe parate qe shpenzon, edhe po te eci mire, i nxjerr pas nja tre vjetesh, dhe thashe: Me mire nje veze sot se nje pule mot. Thone qe kinezet nuk shendoshen, se nje e dy ngrihen per dolli, po une vete jam bo barkderr, se kjo imja nje dy gatuan embelsira. I kam thene: Po u bera me diabet, prej teje e kam. 

argendis une besoj se gjithcka varet nga komunikimi dhe kompromisi ne cift. Diferenca kulturore ka efektet e saj por keto shuhen me kalimin e kohes.

Me nusen ketu komunikoj kryesisht ne aglisht (e cila eshte nje gjuhe e dyte per te dy ne)..Se kur filloj dhe flas suedisht ajo do filloje dhe korigjoje "gabimet ne theks".. smiley .Barriera kulturore..hmm ekzsiton kudo, edhe mdis dy suedezeve,danezeve,francezeve te zonave apo klasave te ndryshme, ...Sa per gatimet shqiptare ..Te them te drejten nuk me vete me mendja..Ato me pelqejne vetem kur vizitoj Shqiperine(atje jua ndjej lezetin)..

Fillimi si gjithmone shte i veshtire dhe per mua ishte nje ndryshim i madh kulturor (duke krahasuar ketu me Britanine, ku jtova per shume vite).Ketu ka shume me teper avantazhe socjal-kulturore dhe jane me pak paragjykues.

Nje cift i cili komunikon ne gjuhen "meme" mos kujto se ka ndonje lloj avantazhi me ne te "perzjeret"....Komunikimi nuk eshte gjuha por kuptimi i njeri-tjetrit. Plus kesaj "ne te perzjeret" kemi ca avantazhe ne lidhje me gjuhen(kryesisht meshkujt)... smiley Bejme sikur nuk e kuptuam, kryesisht llomotitjet, dhe vate kjo pune sic thoshte dhe Jovan Bregu smiley .

Ne fund si perbledhje dua te them eshte ndjenja midis njeri tjetrit ajo qe i thyen te gjitha barrierat.

 

Ti qeke per te qare hallin me shume se argendis o byrazer.  Me nusen tende komunikon jo ne gjuhen tende ame, as ne gjuhen e saj ame (gjuhen e vendit qe banon) por ne nje gjuhe te trete! Plus gruaja kur perdor gjuhen e saj te korigjoka gabimet e theksit! smiley

Si mund te kuptoheni ju me njeri tjetrin kur perdorni nje gjuhe te trete per te komunikuar?

E sqarova me lart...Per te dy ne eshte gjuhe e dyte anglishtja...(Gjuhen ame me nusen e huaj duke jetuar jashte vendit?...smiley ).

Nuk kam pasur ndonjehere problem komunikmin se qe te dy e zoterojme shume mire anglishten . E ndjem me kollaj komunikimn ne anglisht(keshtu kemi komunikuar qe ne fillim) megjithese suedishten e perdor gjithandej. Eshte tjeter komunikim ai qe sjell problemet...

PS:Ne vendet skandinave 98% e popullsise flasin anglishten rjedhshem...

A e ke nusen suedeze se s'po te kuptoj? 

Po

E pra, le ta zotroni sa te doni anglishten ju (Ajo mbase me shume se ty, se gjuhe gjermanike hesapi), prap ngelet katastrofe qe ju duhet nje gjuhe e trete per tu marre vesh.

Realisht njeriu mund te zotroje shume gjuhe, por mund te di nje, maksimumi dy.

Une flas rrjedhshem 3 gjuhe por anglishten "e theksoj" e flas dhe shkruaj persosur(nusja ka raste me pyet per ndonje fjale te ngaterruar...kjo ndodh ralle)....Studimet dhe vitet e jetes ne vend anglishfoles bene punen e tyre. Per mua eshte thjesht me e kollajshem te shprehem me nusen ne anglisht, ndersa nusja ne anen tjeter perpiqet te mos e harroje si gjuhe. Megjithate komunikimi ne anglisht eshte bere thjeshte pjese e rutines se jetes.

Une do te thoja qe barrierat kulturore jane ato qe sjellin problemet serioze ne nje lidhje dhe jo ato te gjuhes...Megjithate ky shte mendim personal

Ah ok, qekam ngaterruar.  E fliske ti anglishten me mire se ajo.  Problemi ngelet i njejte.

Meqe permende barriera kulturore, athere te them qe gjuha eshte kulture.

Per ju shqiptaret qe jeni martuar apo bashkjetoni me te huajat, plaku po ju jep ca keshilla qe te jeni te forte nga elektromotorri. 

1) Perdorni vaj misri gjithmon per gjelle e te skuqme. 

2) Vaj ulliri per çdo sallate, minimumi 4-5-6-7 luge, e shoqeruar me djath te bardhe. 

3) 1 got qumesht me mjalt çdo mengjez, mund ti shtosh pak kafe. 

4) 1-2 fruta ne dite dhe perdorni zarzavate gjithmone. 

5) Kos çdo dite ca luge ose 3 here ne jave te pakten, nga darka ose dhe mbasdite. 

6) Gjellen shoqeroheni me 1 got vere, sikunder sallaten me 1 got raki. Birre 2-3 gota. 

7) Shmangni stresin, se edhe sikur leng kokosi te pini, qe ndihmon mjaft ne fuqine e elektromotorrit, ky i fundit nuk ndizet kur ke stres smiley

8) Lexoni Vizone te qarta!smiley

Belul, ajo duhet te jete #1. Por tamam-tamam, nuk ka nevoje as te thuhet sepse eshte dicka natyrale qe duhet bere perdite, teksa ben ato shtate sekrete qe z. Pjer pati miresine te na tregoje.

elektromotorri?

metafore kjo, Belul?

po keshtu duket, megjithse Pjeri e ka ate dreq tabjat te keq qe flet me disa kuptime...

por po me intrigon dicka tani... pse keto keshilla vetm per shqiptarët  qe jane martuar apo bashkjetojne me te huaja..?!   pse jo edhe per shqiptaret qe jane martuar me shqiptare??!!  apo elktromotorri i ketyre eshte OK,  dmth Pjeri e merr te mireqenene kete...  
pastaj, pse asnje keshille per shqiptaret qe jane martuar apo bashkjetojne me burra te huaj, do thosh tropizma.smiley??  po keto, lopa i ka pjelle  qe si begenis fare Pjeri??!! 

si thua ti?

Pjero, 

Edhe tre dhe ti gdhendim ne rrasa..

Profetin nuk e degjon kush ne vendin e tij - ka pas thon njoni.

+1

O Pjer, 

Meqe jemi brenda temes, byrekun, me vaj misri apo vaj ulliri? 

smiley Pjero, mos vdeksh kurre! Po ne qe e kemi sistem bjelle-manivel ca duhet te bojme ne rast rreziku?

Njera dore lan tjetren, te dyja... shtyjne kerrin smiley

bjelle-manivele, zot cfare fjale e harruar!

As une nuk di nga me ardhi ky togfjalesh i bekuar. Me vjen ta kap vehten prej faqesh nga kenaqesia. smiley

hahahhahahaha kurse kjo eshte e padegjuar fare hahaha more cfare paske ngrene per dreke keshtu, shkruaje dhe dergoja pjerit per shqyrtim.

smiley
Pse keto me lektromotorr per te huajat,apo ta djegin me shpejt.
Na kenaqe smiley

Po dale moj e uruar se do ta kete pasur nje qellim Pjeri. Si ekonomist qe eshte mendoj une, ka marre ne konsiderate koston e asaj listes me lart. Per ciftet safi shqiptar do beje nje me te lire, me bime qe gjenden falas ne natyre, me arra te qeruara tani qe jane shtuar arroret ne memedhe, ja keshtu gjerash te perballueshme. smiley

E mban mend Zeqo Pilafin? Kur i jepte keshilla Asaj i jepte nje vargan keshillash. Kur i erdhi radha Atij i tha "Ti ha fasule dhe ik". smiley 

yyyyyyyyyyp Xhixhi...smiley

Fasulet kane shum kalori, dhe shum njerez marrin spec djegs, gje qe ben te ngacmohet elektromotorri i mbrapme smiley prandaj eshte e keshillueshme te hahen me turshi, qe te shkoje kaloria tek elektromorri para smiley

''Fasulet kane shum kalori, dhe shum njerez marrin spec djegs, gje qe ben te ngacmohet elektromotorri i mbrapme smiley

emo/kavir.....  ''ja ku po ua them:  mesuesi eshte edhe i kesaj,  edhe i asaj...smiley

Pjero, ti je ekonomist apo xhenerik mor vella? E them se metaforat zakonisht merren nga profesioni. Psh une prisja qe ti te thoje:

Fasulet me turshi rrisin Kurben e Kerkeses, por qe te rritet Kurba e Ofertes duhet me pas llogari bankare te shendetshme. Keshtu kur Rritet Kerkesa dhe Rritet edhe Oferta: GJALLEROHET TREGU, pra RRITEN SHKEMBIMET.

Kurse ti me ben muhabete kaishash e manivelesh...

Mua mami ma dha burrin xhenerik, 

mua mami ma dha burrin xhenerik,

ma dha burrin xhenerik, poshte makines si zhapik

jo mami nuk e dua xhenerik. 

 

smiley

... konsumimi i ne mase  i fasuleve, ben te mundur çlirimin te bollshem te CO2.. te cilin pastaj  nepermjet bonove dhe letrave me vlere e aksionon ne  bursa. new york  dhe evropes perendimore... fitim i papare..smiley

Tani e kuptova tamam ate "edhe i asaj...edhe i kesaj...". Dmth edhe xhenerik lokal edhe ekonomist global. smiley (se per pak te keqkuptova mor i paudhe).

 

U ndjeva e perbuzur.pse ne s'diqkemi gje hiç?
Nuk e prisnja nga Pjeri.
Edhe pse ka te drejte.kur hap byrek e bakllava je gjys i paralizuar ca motorrismiley
Prandaj,shqiptare te te gjitha vendeve,perendimezohuni!

Moj, se na corodite tani. Pjeri u drejtohet me keshilla Ata-ve, jo Ato-ve. Kush i hap byreqet ne shtepine tuaj? smiley

per ne te varfrat ka vetem çikrrik motra, 3 ore te ngrehet,me te dale djerst çurg dhe mandej ulet plluq n'pus preihere smiley

kurse per jashtmet ka ilektromatorr , hidrocentral , hidrocentral

Po ti nuk e bojshe dot me prove mi? Me shkuesi ta kon ngec? smiley

normal qe me shkusi

s'boja dot ashtu gjona turpi smiley

M'raft pika. Po tashi qe je çturpnu dhe qe je bo e modhe, pse s'gje i tjeter? Apo thuj tuj djersit, man veten n'forme? smiley

po une s'thashe se skam gjet gjo mre

po hik tutje se je ftujak, smerr vesh

mo u ngatrro me grate

M'rrufsh sqetllat! 

Une mendoj qe kete listen, shqiptaret e martuar apo qe bashkejetojne me te huajat, duhet ta shtypin, mbeshtjellin me "plastmas" e t'a ruajne ne kulete. Ose keta modernit, ta ruajne ne celulare e t'a lexojne perdite.

Une propozoj ti gdhendim ne gur dhe ti quajme: Shtate urdheresat...Amen! smiley

Argendis,

Nuk leviz asnje fjale qe kam thene. Gjuhetaret tane vuajne nga shfazimi ne kohe. Mendojne se jane ende ne Parisin e salloneve te 1890-es. Plus asaj, jane kopjues te keqinj. Shkojne dhe ngacmojne plehrat e botes, ku jane e ku s'jane. Ne parim, s'jam kunder kopjes, me kusht qe te gjendet modeli i mire. Keta tanet, n'daç ne ekonomi, e n'daç ne politike, n'daç ne gazetari dhe gjuhesi, shkojne dhe marrin gjithmone plehrat e Europes. Shikoni kitschin qe ka mberthyer vendin gjithandej, ne çdo fushe, dhe do te ishte per t'u habitur qe gjuhesia t'i shpetonte kesaj. Meqe ra fjala tek patatja, ketu kemi jashtezakonisht shume kokepatate.

Ne fjalorin shqip, ka nje shprehje : koprac si çifuti. E kopjuar kjo ne nje fjalor freng (dyshoj). Por ajo qe s'dine keta kopjues ordinere, eshte se fjalori freng eshte denuar te terheqe te gjitha kopjet nga qarkullimi dhe ta fshije shprehjen "radin comme un juif". Dhe kjo qe nga 1994 !!!

Nderkohe qe shqiptaret vazhdojne te infektohen me kete shprehje, me provincialin koketrashe, me katunarin e flliqte, me tironcin e qute dhe t'bute, e me kesi pallavrahanesh. Ja ke emigrantin ti, qe kur gdhihet çdo mengjes, rri e falenderon zotin, o zot sa i modh qe je ti qi m'bone tironc. Me kupton, argendis ? Problemi eshte se ne jemi ne llum, notojme mes plehrash idesh dhe mendimesh, mes nje banaliteti qe frenon çdo lloj perpjekje per te dale nga gjendja e "ndritur".

Nuk kam problem me pasjellshmerine time, pa nerv, s'behet asgje. Por ai gjuhetar qe infekton shqipfolesit keshtu... OK, e more vesh vete. 

Hunbinek ' mëso mor djalë gjuhën shqipe, gramatikën sidomos , por dhe leksikun,dhe mos merr përsipër gjëra që as i kupton e as i di .nuk bëhesh gjuhtar duke lexuar fjalorë a diksionerë. Mos mbush e zbaz kot se veç budallalëkun tënd shton. Hë më thuaj cilën degë të gjuhësisë ke studiuar që i jep të drejtën vetes të fyesh e shash  gjuhtarë profesionistë.  Shprehja "koprac si çifuti"a thjesht çifut përdoret gjërsisht në shqip që prej shumë kohësh e para se të kishim ndonjë kontakt me Francën tënde etalon purri.

Po përgjigjem se më vjen keq që e shpërdoron veten , mëso djalë ke nevojë të studiosh jo të kritikosh kot më kot .Mëso , gjuha shqipe është mjaft e thellë e nuk njihet aq lehtë sa mendon ti veç me gjuhën e nënës dhe atë pa e ndëgjuar prej disa vjetësh larg. Thellohu djalë dhe mos rrih ujë në havan kot se s'ka më lehtë se të kritikosh dhe për një të "paditur" që kujton se di kjo është gjëja e vetme që di të bëjë duke menduar se sa i zoti që është.

Hurbinek, ia dole ta kthesh edhe kete teme qe eshte per dertet tona qe jemi martuar me te huaj ne muhabete per gjuhe e fjalor. Por ne vend qe te tregohesh kavalier francez e te kerkosh falje qe the fjale te renda pa vend per nje njeri e profesionist te nderuar, e thellon edhe me gabimin dhe gafat. Sic ta tha dhe Prizreni, koprrac si cifuti e kane thene edhe stergjysherit tane, s'kane pasur nevoje ta merrnin nga ndonje fjalor francez. Nje stereotip i tille per hebrenjte ka qene i perhapur ne mbare Evropen. Po keshtu si e ke nisur dikur ke per te gjetur gabime, se ti je njeri i punes dhe e di qe kush ha buke ben edhe therrime, por meqe mbase s'je marre ndonjehere me hartim fjalori, po te them si e nis nje autor europianolindor nje doracak per leksikografine: Nese e urren dike, mos e deno me vdekje, po vere te beje nje fjalor. Gabime gjen edhe ne fjaloret e Oksfordit qe behen me metodat me moderne, le me keta tanet qe jane bere me copa letrash. Po te them edhe nje here meqe te vleresoj si njeri punetor: vlereso edhe ti punen a atyre njerezve qe kane punuar per fjaloret e mos u merr me cikerrima.

Argendis,

Jam vertet largpames, syshqiponje pak a shume. Po te jete e vertete qe stereotipet perçmuese dhe fyese duhet te kalojne ne fjalor, me vjen keq por Shqiptaret do te gjendeshin ne fjaloret kryesore europiane, te cilesuar keshtu :

SHQIPTAR, emer (etj etj) 1. Banor i Shqiperise. 2. vjedhes, mafioz, hakmarres, pimp.

Ose ne fjalorin italian : Shqiptar = peco di merda. Ose ne ate grek : Shqiptar : i mire per ne hell. Etj etj.

Keto gjera jane te papranueshme. Ne daç ne parim, e ne daç ne praktike.

Une nuk di kush e ka punuar fjalorin, duhet te kete qene shume vete, por ai qe ka propozuar kete punen e "provincialit" dhe "çifutit koprac", ai eshte idiot.

Neser, kur te hap fjalorin une, do te gjej :

Ceçen = 1. banor i Ceçenise, ne Kaukaz. 2. malok shqiptar qe ka rene nga malet ne Bathore.

Me kupton ku te çon ky kendveshtrim qe e kane pjesa derrmuese e Shqiptareve, me gjuhetare e pa gjuhetare brenda ?

Avash, avash...

He pra, avash... ja sa te vijne partizanet e grykes se mezhgoranit, me "kushtrimin e lirise" ne goje. Ja njeri erdhi, Loli. Tani pritet Coli, s'qenka dhe aq larg. Dhe kapen dore per dore, Loli me Colin, dhe e shtyjne diten me gallatat e Xan Gallates, ohoho sa qejf, he pra mo, hudhu, ina apo s'ina tironca m'nju jork.

Po e di si eshte puna Ajku ? Eshte nje fshesaxhie, duhet ta njohesh dhe ti, qe s'le pleh pa fshire rrugeve. Dhe ky eshte ngushellimi i vetem per ata qe e kane ne gjak pastertine. Pershendetje. 

Çfarë halli ke ti me grykën e Mezhgoranit njëherë? T'i trazon njeri gërxhet e Kuksit ty? 

Ajku ka rrezik e shifte përditë grykën e Mezhgoranit, përtej Çajupit. Ti me të dëgjume e ke. 

Hurbo, se ti je nga ata qe nuk ke bythe te kthesh pergjigje te drejtperdrejte, edhe largohesh pak ne distance edhe fillon e shan, keshtuqe duhet me te gjymu qe te te rrafesh. Me mu te pakten.

Kur ke ardhe heren e pare ketu dhe fillove ti shash te gjithe nje e nga nje qe te dukeshe si interesant, te tregova ate barsaleten me kaubojsin ne lokal qe i tha ai plaku  "Rrafshoje thepin". Dhe te doli llafi im, apo jo?

Tani qe po vje per xhiron e dyte si Autobuzi i Unazes m'vaftit, po ta them prap: Rrafshoje thepin se e zeza e bythes tende eshte.

 

Ceçen = 1. banor i Ceçenise, ne Kaukaz. 2. malok shqiptar qe ka rene nga malet ne Bathore.

 Hahaha, ketu e paske pas hallin Hurbo. Po mire me, te verteten thote. Cecen i kane pas qujt. Aresyeja pastaj se pse u mbeti ky emer ha kandar.  Pastaj edhe ti qe e me vehten per kukso-freng, heren e fundit qe ke shkruajtur ketu tek PPU tregoje se isha ne Bathore duke mbajtur rradhen tek zyra e Frontit ku po pajiseshit me hunj demokratike per te rrahur ato qe kishin ngritur cadrat socialiste ne bulevard per te rrethuar kullen e liderrit tend. Meqe ra llafi si mbaroi ajo ndeshja mes Huneve dhe Palafiteve? 2 me 1?  Sa per Emon pastaj, ke shume te drejte. Tre here ne dite e falendero Zotin qe e ka bo tironc dhe shqiptar megjithese ka 20 vjet qejeton ne mes te Manhatanit vllai. Gjo e mire kjo. Tregon qe nuk i vjen turp nga vetja robit. Kurse ti qe bo sikur te ka lind plaka me faqen 246 te Diksionerit Francez pse nxefesh kur te thone malok, duke qene se dhe malok je qe je?  P.S. Keshille e fundit. Hap nje teme dhe dhitu ne te nga fillimi ne fund e mos dhit lart e poshte si lopet laramane te kooperatives. Dhe mos u bjere ne qafe anetareve te nderuar te ketij blogu, per aresyen e thjeshte qe nuk ta varin. Terqeta Mono. T'fala Sals.

"anetareve te nderuar te ketij blogu"
per komitetin e partis
firma
kur shperndahen medaljet "antar nderi"hero peshku"
hahahha

Well, e di qe qeni nuk i dallon ngjyrat, por sidoqofte...sidoqofte...

Mir.ngjyrat jo por lepujt po.

Nejse ktu per ngjyrat po flisnin. Zagar leprash zotrote?

well,hau do aj ekspljen that,,,,
Jam gjahetar,4 breza tashme.(çifte automatike e bler ne 1974 ne usa) .i njohe mir zagaret dhe lepujt e ferrave

e ke mendu najher qe cfare nderon nje tjeter nuk eshte cka nderon ti dhe e anasjellta? pse duhet me pas problem me ket gje?

emi
vura re ngjyra diskriminuese(mbase do qe me mir antaret e ketij blogu te nderuar smiley)
e siç thot populli yn: lepuri i madh fshihet ne ferren e vogel
skam asnje problem me asnjerin ketu

Altino, me fal qe po nderhyj, po fundja gjithe ky debat mund te zgjidhej sic i propozoi nxenesi zyshes se letersise "Ti ke shoqnin tate, une kom timen". Ketu secili ka robte me te cilet i hahet muhabeti, ka rob me te cilet nuk do me u shkemby. Kur dikush hyn ne krahun te kundert te rruges normal qe perplaset me disa makina rresht se njerez jemi edhe ndonjehere s'mbajne frenat. 

Nejse, se nuk dua te bej Lirim Zallen tani. Thjesht muhabet.

Hyn psikologjia e turmes ketu, plus qe shume bohen cuba neper internete (domosdo se s'kane shance ne jeten e perditshme), dikush shan ne person, dikush tjeter ne rrethe/krahina/gjys Shqiperie, etj. Dikush nuk fyen se nuk i duron fyerjet, dikush fyen edhe rende bile se nuk i ben pershtypje pse e fyejne. Dikush discriminon se ka kunj me ndonje, dhe ndonje tjeter discriminon se eshte idiot.

lepuri i madh fshihet ne ferren e vogel, ama mos harro edhe qe s'mund te jete kurre me i madh se ferra.

pa akrobacira, diskriminimi eshte mu ne baze te ketij muhabeti, nuk shihet se cfare thuhet, por kush e thote. nisur nga paragjykime. ky hurbineku psh, pa asnje diskutim eshte plot me to. per mua po e po. pra s'ke pse habitesh fare nga diskriminimi i dy anshem. Po, ne e dallojme tjetrin sic edhe dallohemi nga tjetri. Dhe kjo s'ka aq te keq ne vetvete. E keqja eshte kur nga mosperputhja ideore kalohet ne urrejtje personale. Gje qe ndodh perdite, zhvillohet perdite. Une e pranoj tashme ate gje si nje e dhene e pare. Dhe nuk se jam i imunizuar nga urrejtja konsistente e tjetrit. Me te njejten monedhe kthehet pastaj gjeja, vetiu, edhe kur nuk do, ti ADN-ne tone e di mire se nje nga ne je dhe ti.

Altino, 

Duhet te jesh shume afer gjethes se fikut per te mos pa ate qe nuk fshihet dot prapa.

As ju te tjeret nuk beni mire qe i versuleni Altinit. "Sherrin" e ka me PF? Shume bukur, lerini vetem.

nuk eshte ashtu. mua psh me beri me flete nderi prej komitetit te partise. pa pas idene fare fare se per ke po flitet. pa ditur gje. ne ka nje gje qe te pakten PF-se nuk mund t'i thuhet eshte pikerisht ajo: komiteti i partise. eshte shume maniere e pandershme kjo. ka nje dore ketu qe kane marre monopolin e te perdorurit te fjales komunist ne vend te miremengjesit. Keta natyrisht qe jan rob te ceket dhe qe nuk e vlen te merresh, por puna eshte se jane jo pak, dhe e perserisin kete gje mengjes dreke darke, me shpresen qe sa me shume perseritet, aq me e vertete behet gjeja.

Emo, mua me duket se ai u shpreh me shaka, se jo per gje, po i futi dhe nje goxha te qeshur. Tani mes dikujt qe ben shaka, qofte dhe me te futur, e dikujt qe ia kthen me "ti je qen", une s'do zgjidhja asnje smiley

kjo e qeshura te peshku eshte shnderruar ne mjet idiotesh.

emigrant
un nuk njof asnje ketu per rrjedhoj nuk kap pse te urrej njeri,ato fleta nderi ,e partit nuk kan lidhje fare as me ty as me njeri ne bot.thjesht nga fjala "antar i nderuar" erdhi spontanisht.te vetmen gje qe nuk pelqqej eshte se nga perplasje mendimesh/idesh ketu kalojn ne perplasje pothuajse fizike(vetem qe jemi virtual).jo nga jugu jo nga veriu,jo evgjit jo komunsit jo salist etc.e per çfar i sherbejn shoqeris ton ne keto?po un nuk besoj se (ne te gjith) mund te nxjerrim ndonje gje te hajrit (te denojm padrejtisit e komunizmit apo korrupsioni aktual apo krizen botrore)duke komentuar anonimçe .siç than ketu dava per mustaqet e çelos
gjithsesi e shof qe po shkaktoj incident dipllomatik nderkombetar,prandja terhiqem,duke terhequr dhe komentet per ofendime eventuale qe mund te kem krijuar.
p,s por nuk e kuptoj pse vinin neper forume "peshqit" e na ftonin : ejani tek peshku

Mos e prish terezine o burr.  Keta qe jane pickuar rende nga shakaja jote shume e gjetur me komitetin e partise, kane ofenduar e vazhdojne te ofendojne antare te tjere ne menyren me te felliqur te mundshme e fjalet me banale.  Ketej nga amerika thone: Don't dish it, if you can't take it.  Me pak fjale mos hidh gure po s'je i pergatitur te hash ndonje kokes.

I pak

sindroma armiku i kllases

lol

Sulur? Nuk po i sulet njeri. Pse pergjigjen 2-3 veta paralelisht, nuk eshte patjeter sulm frontal. Mua m'u duk icik "per mustaqet e Celos" prandaj edhe fola. Nqs e kam patur gabim them "me fal" dhe aq.

Ophi mi frend, 

ju misanderstend.

Mbase dhe keqkuptoj. Mbase dhe e qeshura eshte kthyer ne mjet idiotesh. Nuk kam qene shume aktiv keto kohe e nuk kam vene re ferkime qe e kapercejne shakane apo inatin momental. Por gjithsesi ngelem i mendimit qe shpreha me lart smiley (buzeqeshje kjo, jo e qeshur).

e kam fjalen qe nga e qeshura ne peshk nuk mund te marresh me vesh gje. Ka shume e shume komente qe perbehen nga nje e qeshur, kur pikerisht e qeshura nuk duhet... kur gjeja ka nje thelb qe kerkon fjale... s'di si ta them, nejse ti e kupton c'dua te them.

Altin, po kthehem dhe njehere meqe e shef qe qeke rob qe ha pyke smiley Ai rob me te cilin bera llafe shau pa asnje aresye dike ketu ne PPU per te cilin une kam respekt. Mu duk me vend ti dilja ne mbrojtje. As medalje, as fleta nderi. Thjesht njerezillek dhe qytetari. Kjo eshte ajo qe e ka mbajt Peshkun. Deri tani te pakten...

A kisha une ndonje gabim ne kete mes. PO. Qe i kthej pergjigjeve ca loqeve si puna e Hurbit, qe qe te terheqin vemendjen mbi vete jane gati edhe ti peshtyjne njerezit ne rruge qe ti detyrojne te kthejne koken. (Kuptohet virtualisht kjo, se drejtpersedrejti mund ta beje vetem ne roman) Nejse, keto rob jane ne gjendje qe ta nxjerrin jashte me te keqen qe ka njeriu brenda, dhe gabimi im ishte qe u mora me te, kur trajtimi me i mire qe mund te besh ketyre njerezve eshte ti lesh ta vlijne te qete vrerin qe kane perbrenda. Le qe dhe c'kisha per t'ia thene ia thashe. Tani paste vehten me qafe. 

Ti thjesht sic e tha Kaviri, me duket se u fute kundravajtje dhe qe duke u perfshi ne aksident. smiley Sorry man.

pf
kot,pa dashur te bej avokatin apo gjyqtarin,ku e gjen ti te drejten te ofendosh nje shqiptar: je malok (çeçen),a mos vall ti je ambasadori i shqiptarve jo-malok?a eshte e pranueshme kjo,sot ne 2012 e sidomos per njerz qe gjoja nuk vuajn nga sindroma e inferioritetit?
siç thash un nuk i njof njerzit ketu e nuk i lexoj te gjitha komentet,

Jo, nuk eshte.

P.S. Eh c'mu desh mu ky muhabet.smiley

Mire, me co nje CV dhe sa here te kem per ndonje qe do partner per muhabet leprash do te te rekomandoj.

Naten e mire.

sigurisht do ta çoj cv time,se je i denj per kryetar kuvendi zagaresh e lepujsh

smiley

Hurbinek, po te shohesh fjalorin e fundit te shqipes, ajo thenia me cifut e koprrac eshte hequr, meqe e kishe merak. Po une nuk e di cfare fjaloresh sheh ti, se nuk te dalin aty shume fjale qe jane dhe te dalin shume fjale qe jane. Nejse, Tupja po perpiqet te fuse fjalet e pista ne fjalor, ti perpiqesh te heqesh ato shprehje qe jane, se s'ke cfare i ben, jane fakte te gjuhes. Shiko shume fjalore te anglishtes sa here e vene shenimin "very rude" tek ato fjalet a shprehjet fyese e te renda, po ama i perfshijne ne fjalor. 

Per vete bashkjetoj me nje gjermane por me nje ndryshim shume te vogel nga disa ketu :

Ajo erdhi dhe u vendos ne qytetin ku jetoj une.

Ti gjymosh gruse nga mbrapa tregon shume qarte nje zhvillim jo te mjaftueshem social per tu integruar ne boten ku jeton, paaftesi apo mangesi te shumta per ti dale zot problemeve ne jeten e perditshme.

Apo dicka me teper qe sic e thote dhe Freudi: Mama komplex smiley

Nga pervoja personale mund te them se grate perendimore nuk ndryshojne shume nga njera tjetra por  shume djem nuk e dine ne fillim se cduan pra piqen pak si vone.

 

gjon ,ne te njejten anije dhe un
kur i them fike driten tani ,jo jo do te "fik" tyja me thota lol

Sa mire per ty Gjon...qenke krejt i ndergjegjesuar se qenke i pjekur...e ne keto kohera konfuze nuk eshte pak.Pse e frenkuenton ppu?

Sa e vret mendjen edhe ti...nejse,gjera qe ndodhin,pastaj jo per gje..nuk di ti sa vjet ke atje ku je,por une tani me, te huaj quaj edhe shqiptaret...duke lexuar komentin tend ,ideale mendoj do te ishte nje vajze shqiptare,por e rritur ne vendin ku jeton..jo se kjo eshte garanci,ku ka garanci me keto grifshat sot smiley,mos e vrit mendjen,a te do kjo vajza ty?a shqetsohet kur vonohesh per te kthyer ne shtepi?nje çaj te ngrohte ta ben kur je semure?..keto duhen,boll edhe kaq..te tjerat jane gjera qe ndodhin...me mire do behet.

ne keto pune nuk ka ideale.njoh njerez qe jane ndare nga gra shqiptare edhe pse jane dashur, per mosmarreveshje ne lidhje me tipin e familjes dhe jetojne per bukuri me te huaja.

vetem nje gje ka,me tendin ka me shume gjasa te jeni rritur me te njejtat shtepi (dy divane nje bufe),me te njejtat karamele zana,me te njejtet grupe estrade per vit te ri,me te njejtat aksione pastrimi te dielave,me te njejten menu mamash shqiptare...dhe ndoshta marredhenia njerezore ka me shans te shkoje der ne kocke,der ne palce biles.Qofte ne gezime,qofte ne hidherime.

ndersa me te huajin do kete gjithmone nje hendek gjuhe-kulture-formim-polifonismiley etj etj qe nuk do te te leje t'i depertosh gjer ne fund lidhjes.diçka me pH asnjanes dmth.lidhje pa surpriza, me rregulla dhe caqe te vendosura qe ne fillim.

te pakten une keshtu kam pare verdallesmiley

 

 

 

Po ti moj, ta ka ngene grava ta ngacmosh ne kete moshe? smiley

Pa shaka vertet..mbase kjo diference me te huajin ,kjo perpjekje qe vazhdon gjithe jeten te solidifikosh nje lidhje te tille mendoj e ben jeten me interesante,rritesh me shume si njeri,kupton me shume nga marredheniet me njerezit.Me du divane e nje bufe nje merzi ...................o zot

Hajt se nuk eshte se keta jan rritur te gjithe me luge foriri, si popullsi edhe keta pak a shume si ne me dy divane e nje bufe jan rritur..... Ne qytetet tona perjashto fundvitet 80-te deri ne 97 jeta nuk ka qene shume dryshe na vendet e zhvilluara. Po i dhe shume rendesi diferecave nuk eshte mire, duhet te perpiqesh qe diferencat ti kuptosh por jo ti besh barierre.

sado të jesh rritur me dy divane një bufe, ai tjetri është gjithmonë i ndryshëm prej teje. ai ka mani të tjera, ka gjëra të tjera që e shqetësojnë, ka gjëra të tjera që e tërheqin më shumë a më pak. sa më shumë e njeh tjetrin, aq më shumë ia sheh ndryshimet me veten. se ngado që të vijë, ai tjetri është tjetërsoj... por kur është i kombësie, feje, gjuhe tjetër, ia lëmë fajin këtyre ndryshimeve dhe mendojmë se po ti kishim këto kategori të njejta, çdo gjë do të shkonte vaj. në fakt është thjeshtë një gënjeshtër që na pengon të ecim përpara dhe të ndërtojmë me atë që kemi zgjedhur fillimisht. është thjeshtë një justifikim për paaftësinë tonë të çastit për ta përmirësuar lidhjen. një si tip alibie për të qëndruar në atë pështjellimin e çastit. 

për mua (dhe shumë të tjerë), çelësi në një marrdhënie është komunikimi. të thuash ç'ke për të thënë, se ku i dihet, tjetri nuk e di që më parë se ç'deshe të thuash ti. dhe të dëgjosh se ç'ka për të thënë tjetri, se ndoshta ai s'do të thotë fare atë që mendon ti se ai do të thotë. se ndjeshmëria është gjë e mirë (empati etj.) , por nganjëherë ne jemi pre e psikozave tona (e vemë veten në vendin e tjetrit në mënyrë të ndërgjegjshme).

tani, që të komunikosh, duhet të dish gjuhën deri diku dhe të mos flesh në dafina, por të sigurohesh se tjetri të kuptoi.

kaq kisha unë. 

 

Vallahi sot me kollaj e bind nje kineze te te beje byrek se nje shqiptare smiley

fiks smiley

smiley pse kineze ato janë më të urtat nga të gjitha (dhe nga ato me perçe)

ate po thosha ne paragrafin e pare.vajza shqiptare te lodhura me realitetin e nenave te tyre 'lepe peqe'(qe eshte normale deri diku)

edhe pse nuk e permendim meshkujt shqiptare jane zbutur goxha veç.me fryme bashkepunimi sikur kane.jane bere te vetedijshem qe gruaja nuk eshte gomar.

Epo vajzat jane lodhur me realitetin e nenave te tyre, po djemte mesa duket jo. U paska pelqyer qe nenat lodheshin hem ne pune hem ne shtepi. Kocke e forte me demek dhe duan klonin tani ta kene me vete kudo!

Na moj na, se s'jemi te tere njesoj smiley

Eeee e di smiley, po me habisin keto pretendimet nostalgjike.

Duke qene se te gjithe ne jemi "rezultat i se kaluares", e mire a e keqe qofte kjo e fundit, nuk mund ta fshijme ne teresi. Tema nuk parashtron veshtiresite e nje shqiptari alla shqiptarçe, qe e ka problem qe partnerja aktuale "ishte e çpuar", por prek nivele me te eperme te psikologjise dhe mentalitetit te njeriut. Te qenurit "zonje shtepie" me duket dicka e vyer dhe me vlere. Kurrsesi s'do doja te kisha nje raport serioz apo afatgjate me nje femer qe di veç te skuqe veze, me pertese per me teper. Liria individuale perftohet gradualisht, njesoj si ekuilibri nderveprimror ne nje çift. Pra argendis mund edhe ti "mesoje" partneres se vet ca gjera qe do donte qe ajo ti kishte, te kete edhe ca durim, pa u ndrydhur, se s'eshte se po heq keq (ne aspekte te tjera). smiley

 

Persa i perket meshkujve shqiptare, them se te lindurit ne dhjete vjecarin 1975-1985 jane me te emancipuarit, ne vlere absolute. Do te thote qe tek keta mund te gjesh ate te mirin fare, ose ate te keqin fare. Ata pas nesh nuk i marr hiç parasysh se jane prodhim demokracie, qe asociojne mireqenien dhe interesin me vlerat humane. Shoket e mi jane ata qe me jepnin nje cope tulle per te bere "makinen imagjinare", apo qe u jepja nje kaç buke me vaj e me sheqer. smiley

Pse qeka prentendim nostalgjik qe gruaja si krijesa biologjikisht ushqyese dhe rritese, te ushqeje familjen e saj duke gatuar?

Ou, pse te gatoke byrek qeka nenshtrim dhe te berit gomar e gruas ndaj burrit he? 

Per te gjithe ata qe dine italisht: duhet te shihni patjeter nje film kryeveper, qe titullohet "La ragazza con la pistola", me Monica Vitti dhe drejtuar nga Mario Monicelli. 

me duket se e kam pare.e kam pasur shume qejf Moniken,telendare e lezeçmesmiley

kam qe ne gjimnaz pa bere terapi ditore filmash italianesmiley

ps.filmat e vjeter italiane jane shume te sinqerte,i dua shume.pastaj se ç'i gjeti..

E pranoj falenderimin tend smiley

shume i komplikuar je keto kohesmiley

t'u befte dita njemije jeto!

Kush eshte Jetua moj? 

Petro Markosmiley

edhe ate e dua shume meqe ra fjala.

Te keqen nana mos u marto se martesa eshte si nje qyp qe ka mrena vetem 2 gisht mjalte ene pjesa tjeter asht i gjithi m...

Po jo moj nane se asht çun i kulturum. Ka maru 2 universitete tjetri. Po eshte formu edhe ne I. Po eshte njeri me vlera. Vdes per laknurin qe i baj une!

Mire goca nanes. Ti e di. Qofte per hajer ishallah!

Pas disa vjetesh: 

Alo nane! E di ku me ka ardh qumshti nanes?...mu n'maje t'hunes.. Mu m'rane kerbishtat duke hollu laknurin sot, ai m'tha "Jam ne diete" 

shkopin e byrekut turinjve po

byrekun jo vallai  smiley

po s'e deshe veten nuk te do njeri.

 

se kapa kte smiley

desha te thesha s'duhet ti rrish tjetrit me shume temena(tm nenat tona) sikur te ka bere vezen e kuqe.

ndarje punesh ne familje dmth.po e pe veten gomar,si gomar trajtohesh.po e llastove veten,te llastojne dhe te tjeret.

a m'kape?smiley 

aaa normal mi normal

po dhe une ate isha duke thene pranej smiley

e pyeten dibranken:te ndihmon burri mi?

po,tha,une laj enet,burri mçinsmiley

 

Na e shpjego dhe ne te tjereve qe s'kuptojme dibrançe smiley

ça do te kuptosh...epo nje pune duhet ta beje edhe burri.Po pse me kete ç,me duket se eshte me universale apo me gjuhen standarte me q" hahahaha

Moj...vlora,  he, lanete! Ç,jane ato  palo muhabate  ...dibrançe 

Grava eshte lipsu apo lypsu?smiley

...Lypsu  !

Mcin ne dibrance eshte fshin(shtepine) more nijetkeqinjsmiley

Po po, ehe ehe... si ai shqiptari qe ndjeu nje ere te cuditshme nga kuzhina e familjes kosovare ku ishte mik, u cua, shkoi tek furra dhe kur pa c'kishte brenda, i tha zonjes se shtepise:

"Ua, mish piqke?"

"Jo bre" - ia ktheu ajo - "Mish lope".

He, sadezare! E morem, e morem vesh ku na e perhodhe llafin.Jallah! Per ku e keshe... palonijetin

jo okllai aman se e kam artizanal smiley

Por thyerja e pjates me gjithe laknur eshte nje shenje proteste shume efikase smiley

ha mi se t'bi un i tjeter nga markata namazgjase smiley

le qe kta jane derra fare , thyhet okllai para se te thyhen hundet e tyre smiley

U shtua edhe nje interpretim i ri feminist, pasi nxoren qe vajza ime ideale eshte ajo qe e bo byrekun si nena ime, pasi nje tjeter tha: Di me bo byrek, po nga inati per kete deshiren tende, po u martove me mua, harroje qe do te te bej byrek, tani doli qe une paskam ndier nje gezim te fshehte tu pa nonen time tu iu lodh kurrizi tu bo byrek, e du qe edhe gruaja ime te vuj si nona ime. Dhe e gjitha kjo pse: vetem sepse kur e shoh ndonjehere duke gatu per qejf te vet, se e thashe qe e ka pasion, them me vete: Sa me ka marre malli per byrekun qe bon nona, sikur te dinte te bente dhe gruja ime. Po gjithe keto fjale i them vetmevete, pa i thon gjo asaj. Forca feminizmi shqiptar, jeni bo mo katolike se murgeshat (se s'them dot se papa)  

Jo po fol po deshe...kercet peci kokes,e fluturon pjata surratit...rri se je mire..ç'te duhet smiley..te keqen e Jovan bregut qe fliste per vajza te vetme qe nuk zene gje me dore..e ka rrezik te vendosin ate Sandrin ti laj ato..çorapet..çorapet!! Na trembet ..na late pa martuar smiley !!

Argjendis...je tu i ra qylit...je tu ba seanca psikanalitike gratis....pa le edhe po ankohesmiley

Sa e zhvilluar eshte femra e nje shteti aq i zhvilluar eshte dhe ai shtet smiley

Ne fakt holle holle se ke keq...ne (varzate ppu te perjashtme)ishim aq te zhvilluara sa s'kishim asnje shanc te ishim te pasqyruara ne realitetin Alb-banano turko....e prandej krisem e ikem.....smiley

Mire e bote ...

ne shqiptaret themi nenat bejne burra kurse gjermont thojne se grate bejne burra

duke u nis nga zhwillimi momentan po kapem me fjalen gjermone

ndoshta kane shqiptaret te drejte ku i dihet 

eshte shume e veshtire te ndash ndikim e nenes apo te gruas tek nje burre

sepse jo cdo maskulin futet ne fazen e "burrit" thote Freud'i

...dhe nje here mire e bote e shumices i ka dale per hajer ai muhabet smiley

 

argumenti i (mos)njohjes se gjuhes nga njera pale te nje cift i "nakatosur".smiley, mund te perdoret edhe si kunderagument. dmth, pikerisht mosnjohja deri ne detaj e gjuhes se vendit nga eshte partneri(ja) ben qe parandaloj eventualisht nje irritim apo nje grindje e momentit... seps gjuha ketu mund te perdoret kollaj si justifikimsmiley. nuk doja te thoja kete..., apo se thashe me ate kuptim etj. dhe zakonisht merr mirekuptimin e partnerit(es).smiley

ja dhe Beluli qe e çon ujin te mulliri i vet,gjithsesismiley

.smiley
Beluli eshte njeri praktik... sdi une terci e verci...smiley

i iku zoni pra, grus huj. se e kom thon i her s'ka shum. sa gjynof, i them te shoqit. me pa kshu, si peshku karremin qe rri shum lirshem n'grep. ku paskom qen, ishte ideja ne fun fare, pas komunikimit intensiv me sy. s'e paskom dit! paska pereni... etj etj. ne perdellim fetar u myll puna.

argendis, 

lexoni te dy "meshkujt vijne nga marsi,femrat vijne nga aferdita" dhe axhustoni diferencat individuale.Nga sa ke parashtruar, nuk besoj se behet fjale per pengesat gjuhesore sesa per diferencat kulturore.Meqe jeton ne ate vend, te bie ty barra te zhytesh me teper ne kulturen e e atij vendi.

"do doja per shembull ndonjehere qe ajo te me bente nje byrek sic e ben nena ime"

Po mire, ti pse nuk e ben vete ate byrekun? S'te ka shkuar ndonjehere ne mendje? Se ku qenka e thene qe gatimin u dashka ta beje gruaja, per me teper byrek, per me teper e huaj, e per me teper si nena jote!!! Pyete nje here nenen, se ben vaki ka dashur te beje tjeter gje ne jete te vet perveçse byreqe per burrin dhe kalamajte.

+ 1

 ku qenka e thene qe gatimin u dashka ta beje gruaja

E ka vendos vete, eshte tip vetvendoses smiley

Gruaja duhet te kontribuoje me shume drejt puneve shtepiake sepse i jepet natyrshem. Sa per gatimin etj, nuk eshte e thene, mire eshte te gatuaj kush ka kohe dhe deshire,nqs asnjerit nuk i behet per te gatuar do sygjeroja te mos grinden, por te shkojne ne restorant, ose ne kebaberi sipas kushteve.

"sepse i jepet natyrshem"

Kujdes me kete "natyren", se ike larg shume me duket. Ku i dihet ç'thote e ç'nuk thote natyra per punet e shtepise (te cilat, me qe ra fjala, ashtu si dhe "shtepia", nuk jane aspak te natyrshme).

Une nuk jam si ndonje budalla me siper qe ja fut kot. Te jap shembull kur te duash qe ta kyc gojen me 100 dryn. Kur te duash!

Jo mo, per mua s'ka nevoje. Jepja aergendisit po ashtu, qe t'ia mbylli gojen asaj te vetes ne rast nevoje urgjente.

Muhabeti eshte se na del sekreti a derbardh.... po hajtse po e them nje sekret te vockel.

-Zemra futi njecik ato rrobat per te lare sot se une jam ne pune

- pa problem

Nje ti mbledh bashkarisht te gjitha ngjyrat, nje te fut edhe qylyme te vegjel qe rrine afer deres ose ne korridor bashke me rrobat shumengjyreshe, nje ti lare me 30 grade dhe heren tjeter...

- Zemra leri rrobat se i bej une kur kthehem nga puna...

- Jo moj nuk i le se ti do jesh e lodhur, lere se i bej une

Nje te perseritur skenarin me siper fije per pe.

Dhe a kesh te garantuar qe per gjith jeten nuk te le me gruaja afer lavatrices.

Bukur!smiley

Shume e vertete. Jam dakort. Vetem se eshte strategji, jo natyre.

Po eshte natyre a derbardhe se nuk ja bej me qellim une, mua 50 here te me vesh para lavatrices me pistolete tek koka ashtu i laj rrobat..smiley

edhe une ashtu jam. pertacia çfare s'ben. eshte ne natyren time, por kesaj natyre i thone tabiat, ose karakter.

Nejse, kot ta zgjasim. Bisedoje nje here me britaniket qe te rrethojne, te shohim si e mendojne dhe ata/ato.

Po leri britaniket o njeri se keta si kalojne 15 vjec nuk e dine me jan burra apo gra...smiley

Duhet a kuptosh qe zbutja eshte ne varesi te llojit, se zbute nje mace nuk dmth qe do zbusesh nje luan.smiley   ka tabiate e karakter te ngulitur keq luani. Te lindura, te natyrshme.

 

O Albin Kurti, ajo e ka per zemer gatimin, jo une. Ja te te bej une nja dy pyetje: Pse i mbaj une gjithe cantat si gamori kur shkojme te bejme pazar, pse e le ate te hyje perpara kur shkojme diku, pse e kam futur pothuajse gjithmone doren ne xhep qe kur jemi njohur? Per cfare jane femrat, vetem per krevat. Po degjuan mendjen e ca kokrrave si puna juaj, edhe per ate pune s’do jene me, do ta quajne shenje te dominimit mashkullor a ku di une c’budallallek tjeter.

E shikon qe ja ke fut vetes? Ti mban çantat, ti mban deren, ti fut doren ne xhep, ajo s'te ben as byrek! Mos u habit atehere qe me kete metoden tende te beje vaki te perfundosh qe dhe ta mbash me dore. Nqs mendon se gjerat ne çift behen me pagese ("une fus doren ne xhep, ti bej byrek dhe hap shalet") ateher eshte pune tjeter. Ti mos degjo mendjen time, mbaj tenden, por puna eshte se ti po ankohesh e jo une.

P.S. Sa per "Albin Kurtin" e leme per here tjeter.

E mora vesh, po te jesh femer ti qenke nga ato qe i mban vete cantat (kushedi si do te te jene bere muskujt) dhe e ve burrin te beje byrek. Po shalet kush i hap, ai apo ti?

Te na hiqni edhe te gatuarit ...ç'me mbeti mua....te tjerat i ben rumunia...po kam shume frike se gjithe te tjerat.................

po marokeni kot rri gjithe diten e .....? smiley

Te pakten thuaj polaku...iiiii marokeni i zi....smiley

po se mos rumunet jane te bardhe, gabel jane dhe ata. sy per sy, dhembe per dhembe, ngjyre per ngjyre. smiley

edhe m'a t'zi se ju shkodanet ??? smiley

 

 

eh..., ju jeni per ke ai 6%, po thuaj s'ka lista...

Ju peshqit e vjetër jeni shumë të kqinj... sinqerisht. 

Jepini një periudhë "of grace" tjetrit, mos e prisni me këmbët e para. 

shoqeria e mbyllur rrit zakonisht njerez te mbyllur, mua perfshire.

pranej dhe ne, dhe pse jemi nje grusht robsh, na duket vetja teper te vecante (ne kuptim jo domosdoshmerisht pozitiv) per tu shkrire si rob me pjesen tjeter te botes.  A thu se kemi bisht apo nai vule qe na dallon. Dro dhe e kemi xhanem. Mua me duket vetja me e mira botes.

Por njeriu ka nevoje per te ngjashmen, ashtu sic ka nevoje per te ndryshmen.

Problemi eshte qe ne, mua perfshire, e lidhim shume me perkatesine kombetare kete ngjashmerine dhe diferencat. Kur ne thelb nuk jane tamam ashtu.

Une preferoj qe shqiptaret te hapen, jemi ende tmerresisht te mbyllur ne guasken tone. Te hapen dhe te shkrihen si njerez te barabarte me pjesen tjeter te botes. Te shkrihen ashtu sic jane, pa asnje kompleks apo ndjenje inferioriteti, apo ndjenje idiote te pajustifikuar superioriteti. Besoj se brezi i ri i femijeve te shkolluar andeja po e ben me se mire, duke ndertuar dhe familje te mrekullueshme.

Mejgitahte une per veten time snuk smiley  Po su shava e su rrafa para e mas buke, nuk shtyhet hic poshte smiley

Shtyje lart Ruzhde...nuk o' keq a di hahahaha

ju ma t'vjetrit jeni t'zerrikshem per zotin smiley

Me afer trurit ashtu ë smiley

deri ne tru jo....kete se kam mendu....noj horror kjo hahaha

O kanibale! smiley

Mir para buke te rref se s'i ke gatuar, po mbas buke pse te rref moj xhan?

Per tretje babale smiley

Nuk e besoj per tretje se nuk jan aq largpames burrat shqiptar, pa pyete njehere se mos ja mbush gjellen me kripe ajo. I njeh keto ti mor????????? 

Qenka bakshish ore, bakshish. smiley

u knaqet fare ee

e shifni sa ju ekzalton dajaku ee

ncqqqq

Ora, e di pse e rreh burri Ruzhdijen? Ja se ta them une:

E merr ne telefon ai dhe e pyet: "Zëmbra, ca po ben?"

"Po merrem me Peshkun" - ia kthen Ruzhoja.

Vjen i vafri dhe e gjen tavolinen bosh dhe Ruzhon ne kompjuter, duke u marre me "peshkun". Vër kopani pastaj, kuptohet vetvetiu perse ndodh smiley

Varet edhe car peshku eshte xhanem...smiley

saragua, per shembull

Ku pyet me nga kopani ajo, eshte rregjur me kopan, ajo e do me topuzsmiley

Epo nuk e paska burrin shqiptar pra, do jete i huaj si Bajlozi smiley

Fol Ruzhe, nga e ke veqilin?

paradhonie smiley

"Po su shava e su rrafa para e mas buke, nuk shtyhet hic poshte..."

Ruzhdije!!! Cfare emri smiley

late nam , merruni mer me presidentin paksa smiley

Argendis je icik si shume konfuz.Shih icik me thelle s'e s'duket si nostalgji byreku e gjuhe ky muhabet.Ose te pakten kshu duket.Te vafte mbare!smiley

Argendis ka shume te drejte qe ndihet i dyzuar ne kete mes. Te gjithe ju qe jeni martuar a jetoni me e huaj, ta mbani me shendet. Ajo eshte rruga e sigurte drejt 'self-alienation'. Ose e thene shqip: 'te te dali vetja qefit'!

ka shqiptare qe e qajne byrekun apo te huaja qe e qajne kekun ... por pasi ha byrekun apo kekun ... ta nxjerrin nga hundet!!! Ka shqiptare apo te huaja qe nuk dine se nga bie byreku apo keku por kafene apo cajin(tea) e qajne ama! smiley

varet nga "what you are looking for" ... po ashtu eshte pune fati kjo pune ... morali i historise eshte ... hapni syte se nuk i dihet cfare te ze deren. smiley

Ose rri beqar/e fare dhe "live the life as it comes"!! .. 100% safe bet! #-o

" u ndame, tha.... -po pse! ...si pse..,po ajo nuk njinte Danten...,Shekspirin.smiley

krahasuar me kete, argumenti i msditjes se byrekut me duket shume bindes....madje dinjitoz.smiley

"Me kane thene se grate e efendikonjve pjellin ne jatrua..." smiley

skenar idiot, pash zotin. i gjithi. qe njoni te mos dije danten, shekspirin eshte me teper bekim. imagjino t'ia rrefesh nga e para, ta molloisesh dite pas dite... na ishte nje teater qe quhej globus... dhe nje fare xhon, xhon, banor i stratfordit mbi avon... dhe nje meri meri, meri arden... kupton ti... steamy windows...

"Zemer, e ke lexuar Shekspirin ti?"

"Patjeter zogu, vetem se nuk mbaj mend kush e ka shkruar." 

smiley

nji gru ka rast me u bo sheherezade...

.

Hej si puna e chav-it qe shkon me dashnoren posh ne biblioteke.... dhe pyet aty 

-Skjuzmi dir, du ju hev dhat buk kalld 'dhe orenxhis end pixhis'?

eshte e kot, tashme, ne kohen e globalizimit, cdo gje eshte perzjer...

qe kur perzjen ujin e selites me uj boville...

nakatosën thuaj smiley

smiley

une e maj mend se si ka qen i selites solo. llafi me vone qe qe bllokut psh, nuk ia kishin perzi. cezma perjashta, ne ane te rruges, ku graria mbushnin gjyma e katruve... nuk mbyllej kurre ajo cezem. e imagjino ca cilesie? futi ksaj dhe zemerkaut e baces per masdite...

Nje cezem e tille ka qene mrena klubit Dinamo, deri nga mesi i viteve 90. Pataj e hengri Dragoi i Dragobise. Doli me vone nje cun lagje qe thoshte se do na shpetonte nga Dragoi po ti conim nga nje virgjereshe ne jave. E lame dhe ate muhabet. Ku ti gjejshim virgjereshat ne? Ne per veten tone shkoshim me gra t'martume!

Ishte krize per virgjersha. Nje xhaje me tha qe ai ashtu e mbante mend qe nga koha e depressionit te madh.

Epo ç'të bëjmë tani, çuni i Kristaqit doli më i mirë se ty. get fcking over it.

 

Oranje, rrofsh per llafin e mire, po se kuptova c'lidhje kishte kjo. Dhe sidomos. Pse nxefesh? smiley

nuk jam nxefur, jo. dhe nuk do e cyt më tej muhabetin. po mendimin nuk e ndërroj. 

po sikur,,,,

po fol moj shano

nje barsalet,

Nje burre  beri nje shaka te rende me gruan, kishte lidh me fasho `ate`mikun, e tij smiley gruaja sa e pa u merzit shume, u bo ster dhe e pikellume, lajmeroi vellezrit e vet, te vinin urgjentisht  t` mernin plackat e shtepise. E kishte vendos te ndahej! 

Erdhen vellezrit dhe filluan punen per ngarkimin e plackave. Kur plackat ishin ngarkuar te gjitha, burri me gruan u futen ne dhome.  Vellezrit po prisnin jasht, dhe ishin gati per te marre motren!

Motra del jasht dhe me lot gezimi- i thote  vllezereve ;

-O vllezer, ma boni hallall- merni plackat dhe kthejini mbrapsht!

-Pse - zgurdulluan syte vellezrit ?

-M` ka thone nje llaf burri qi,  ma ka kput shpirtin!  smiley

Si u vendos?

Ka gjasa qe do e mbaje dhe ca smiley

Ju kthy menja, grus, burri i kishte heq fashon plages, smileyqysh prej at dite gruaja ishte shume e kenoq, por edhe burri e kish kuptu se pa mjetet e punes nuk ka as nji lloj produkti tjeter! smiley

Sdi a te ka ra ne vesh, po kteja I kane dhene nje ngjyre shume te forte enterpreneuriale dukurise; I thone "taking care of business" smiley

 pa `care` ska biznes do edhe men por edhe fuqi bizinesi po si pate te dyja,smiley ska rezultat, o e qarte kjo! .smiley 

Do mesoj te bej vete byrek, e vetevendosa

Limonti e jetes na mbeshtjell si lepushkat veshet bosh te misrave hamullor...
Pass the sugar, hon...

"i fut nje tralala ti" nga honi ne hon megjithate figura nuk eshte e keqe dhe as e pavertete por te lashtat valle cfare i mbeshtjell.

shif se ta kapa edhe ndikimin anglofon te veshi smiley

Cke me mua smiley jam ne makine, se sot ishte dita e pastrimiit. Nje ore e gjysem duhet te rrish brenda. Kam dhe cerek ore. Si I tha ai znjshes morrison: ki per muve pak meshire...

Cudirat psikadelike sot s'paskan te sosur, nje ore e gjys mbyll ne makine!! Se me kujtove ate filmin tjeter me ate skenen legjendare te makines ne enderr. Cerekorsh te mbare (me bereqet smiley). Ej sinqerisht figura me beri pershtypje prandaj cicerova. Por mund te kete ndikuar edhe fakti qe vdes per misra (mu kujtua nje nate se si im ate, njeri shume parimor, vodhi 2-3 misra per mua rruges se kthimit nga Plazhi i Kingave drejt shtepise tek Burimi).

Reklame petesh:
His choice has a name: Fillos.

Propozoj nje shkembim ne natyre: nje byrek me nje kuti melhemesh orientale per gjume. Faleminderit paraprakisht.

ndrrimin bojeni ne pakistan se aty i bie mesi smiley

Paska plasur feminizmi banal ketej.  Kerkesa per byrek eshte dhune misogjiniste ndaj femres.  Kesaj kerkese femra duhet ti pergjigjet me thyerje te pecit ne koken e mashkullit.

Jo, me mire me perdorimin e organit te mashkullit nene- dhe byrekdashes si pec. Keshtu edhe byrekun e ben, edhe...

Tani femrat i kane fantazite seksuale shume te zhvilluara...

ndersa disa nga meshkujt (ata "te vertetet" kutptohet) kane po ato fantazi te mjera gastronomike...

Kjo qe teper e sforcuar.  Duhet ta kishe lene me ate komentin me organet gjenitale...

Dje komentova perciptazi dhe pa lexuar gje, por sot qe lexova te gjtha komentet i ngelem prap komentit te djeshem smiley

Pse te mos i biem shkurt: Thjesht me ka marre malli per byrek.

smiley

Ne fakt ne shume komente e pata kete ndjesine, nje tufe nga ne te emancipuarit qe i vine perqark ketij hapesit primitiv byreknostalgjikas te temes, si fshataret Manes (Luftar Pajes)  qe i jepnin doren ne shenje ngushellimi e i thonin "ke faj o Cane".

Dhe sikur ky tipi qe hapi temen ta deshte gruan patjeter byrekberese, apo gatonjese, apo shqiptare me cica te medha qe ben byrek dhe gatuan shume po s'e ka emrin Mamica, ku e gjetem ne te tjeret te drejten dhe kredencialitetin per ta paragjykuar po e po, po dhe destinuar si te deshtuar (per nje mardhenie afatgjate) kete preference te tij? Ku bazohemi? Plus qe tingellon kontradiktore kur i thua tjetrit "gjej ate qe do, mos shiko kombesirat dhe byreqet" dhe ne te njejten fjali i thua "mos duaj ate qe do tani se do gjec belane, gjej dicka tjeter per te deshiruar".

Iluzioni i te perbashketave qe derivohen nga kombesia/kultura ishte interesant si ceshtje diskutimi, po midis betejave te peshkzakonshme per provincialet vs tironcave te emancipuar nga afrimiteti me shatrivanin dhe diskutimeve sallamtallaviste, nuk u ckoqit shume dhe kjo linje diskutimi.

Ose fundja ne aspektin utilitar, ne si jemi akoma beqare presim te degjojme me shume diskutime nga ciftet e perziera te peshkut, si dhe diskutimeve nga etalonizimi i mardhenieve me kombesi te ndryshme me termin "perzierje". Nese s'del gje, te pakten na jepni receta perzjerjesh per gatime.

P.S. Cane jo Mane, e korigjova Belul. Po per mardheniet e perziera kishe ndonje diskutim ti, e nese jo, ndonje batute filmash shqiptare?

P.P.S. Byrekpangrenes, do kesh kurajon ti thuash qinezes qi hape nje diskutim te tille dhe nese s'i thua, do te te vrase ndergjegjia? lol

ok.smiley

 

ost sioct:Comment">

CNargendis - 5 Qershor 2012 - 15:21

...Ja te te bej une nja dy pyetje: Pse i mbaj une gjithe cantat si gamori kur shkojme te bejme pazar, pse e le ate te hyje perpara kur shkojme diku, pse e kam futur pothuajse gjithmone doren ne xhep qe kur jemi njohur? Per cfare jane femrat, vetem per krevat. Po degjuan mendjen e ca kokrrave si puna juaj, edhe per ate pune s’do jene me, do ta quajne shenje te dominimit mashkullor a ku di une c’budallallek tjeter.

 

Ore, e ke ne nivel te pare apo te dyte kete qe shkruan ??? Nese e ke ne te pare, qenke rende, po rende fare fare !! smiley

woouh !

 

Qenka bere keq puna per i cik byrek.  Byreku delikatese kulinare, byreku mbret kulinar.    

kudo qe te shkosh, bota vertitet rrotull byrekut.sa bote e vogel me thonj mikroborgjez smiley

Varet se cfare shikon secili tek byreku. Nese pas qindra komenteve nuk u sqarua dicka tjeter, te pakten u be e qarte qi byreku eshte si testi rorschach per ne shqipot. Pyetja "Cfare pikpamje ke ne lidhje me byrekun?" fare mire mund te dale ne krye te tabeles se pyetjeve/temave qe percakton fatin e nje mardhenie, sikur dhe vetem per ngacmimet qe jep dhe morine e informacioneve qe derivohen dhe pozicioneve qi krisalizohen.

Ose sic do thoshte Rama per kete teme: "Rendesi nuk ka njeriu me te cilin do lidhesh jeten, por procesi nepermjet te cilit arrihet tek byreku, pike se pari duke percaktuar modalitetet konsensuale byrektare".

Apo sic do thoshte Beluli nderkohe qe mendohet per ndonje batute apo analogji tjeter filmshqiptare, "Ha nje thele byreky te prishur shqiptar dhe bredh gjithe jeten midis shalesh te huaja ne kerkim te byrekut si ciftutet ne shkreterire, o admiral".

Kushtoi rendesi procesit xhib, sepse nje proces i shpejte komprementon edhe rezultatin.duhen kenaqur te dyja palet permes nje procesi konsesual.pa proces presidentin hidhja maces smiley

Peci bosht, dhe bota verdalle. 

Shenim vetes: Mos hiq dore nga berja e byrekut.

Gatimi i byrekut eshte nje weapon in the struggle of life (pershtatur nga  Marksi). 

Iluzioni i te perbashketave qe derivohen nga kombesia/kultura ishte interesant si ceshtje diskutimi

Nuk eshte iluzion or xhib, por realitet tejpertej.  Po te ishte iluzion kjo athere jane edhe iluzione te perbashketat e shtresave te ndryshme shoqerore, dhe pastaj s'ka nevoje ti grupojme njerzit fare.

Pakapo, te perbashketat qe derivojne nga kombesia dhe kultura jane evidente, jane kombesia dhe kultura, e keshtu qe e kisha fjalen gjetke, jo ketu.

Ajo cka i referohem une mer shkash nga disa komente me lart te dr.ama dhe disa te tjereve qe shpesh ne mendojme se ceshtja thelbesore e mardhenies ezaurohen nga kombesia, qe pra te perbashketat (things in common) dhe sa shanse do i japin ato ciftit qe te zhvilloje te tjera gjera bashke per sa kohe, keto pra ne shpesh mendojme se ezaurohen me kombesine dhe kulturen e perbashket qe rrjedh nga ajo, nderkohe qe suksesi apo deshtimi i nje mardhenie perfundimisht (ultimately) varet nga te perbashketat qe kane individet  pertej kombesise (dmth jo se kombesia s'ka rol po ka vetem sa i perket atyre dy individeve), ne kuptimin qe mardhenie apo seks apo sherr apo femije apo qef apo muhabet etj ne kete rast p.sh. nuk ben Shqiperia me Kinen po argjendasi me nje person tjeter qe eshte kineze.

Nga ana tjeter njerzit vuajne (dhe idealizojne shpesh) mungesen e asaj qe s'e kane (prane); keshtu p.sh. nqs argjendasi do qe ne Shqperi, apo ne ndonje mardhenie me ndonje shqiptare, ka pak shanse qe byreku apo 'shqiptaria' e partneres te ishte ndonje objekt bisede tip 'make or break' per mardhenien e tyre.

Xhib, perbashkesia qe te sjell kombesisa e njejte eshte themeli me i shendoshe qe mund te hedhesh per suksesin e nje mardhenie.  Sigurisht qe te perbashketat nuk ezaurohen me kombesine e njejte, por shperfillja e kesaj permase indentitare si e parendesishme eshte shume kokeboshe.

U fol dhe u komentua shume per byrekun, si perfundim per cfare lloj byreku i ka shkuar mendja postuesit te temes? Se po ta bejme nje tepsi dhe po ta nisim me poste..smiley.

Grua nuk te nisim dot, ate zgjidhe vete he te keqen..smiley

Me byrek pa byrek gruan duaje per gjera te tjera dhe mos e shif vetem si guzhinjere.. Ne kemi gjithe jeten qe gatuajme byrek dhe prape burrat tane qejfin e kane te hane ne byrektore se ne shtepi..smiley

Bejme keto lloj byreqesh.. smiley

Byrek me gjize dhe me veze

byrek me kos dhe me ve

byrek me spinaq

byrek me qepe dhe domate

byrek me qepe dhe me mish

byrek me fasule ose petanik

byrek me pete te pjekura ose yshmer me qumesht dhe me gjalp te fresket..

byrek me djath dhe me copa salcice

byrek me oriz

byrek me pure patatesh

 

Sigurisht me mish, sa me shume mish... dhe jo shume qepe, vetem pak per shije

Ca burri shqiptar ha byrek me oriz? Kjo duket si shpikje kineze... do ket ngel nga koha e metalurgjis... smiley

Ke provuar ndonjehere byrek me presh dhe oriz?

a bene te futemi dhe ne tek delivery list?smileyte lumshin duart ishaaallahsmiley

 smiley

Byrek me lakra te egra i pjekur ne saç: KAMPION!

saçi i papare per te pjekur byrek dhe......, çyrek.smiley

Me kujtove nje fjale vlonjate qe kisha mbi 10 vjet pa e thene e pa e kujtuar: çyryk smiley

paske kohe pa i thy vezet nonjonit.. smiley ose pa ti thy vezet nonjona...

qekur çyryk qenka fjale vlonjate kshu ?

Nuk e kam hasur ne qytete te tjera, ndaj thashe ashtu. 

shtomë dhe mua smiley

Del robi gjys i hutum nga mbledhja vec te perballet me nje menu byreku qe ska as shancin me te vogel te shijoj per momentin.  smiley 

harroje mer by..by..rekun

futi i Pi..pi....cë aty smiley

Jo vallaj pi..pi..pica ja fus kur te du.  Sot po i fus i porosi per byrek! 

sa afer paskem qene smiley

Nga sa lexova lart, ai kerkoka me kategori te shtate, me 7 peta dmth smiley 

Byrek, byrek o usta Murat/ Ma e mire e oma se e bija/O usta Murat...

une me shume se problem byreku e shof problem okllaie si po i thone...Kur okllaia (ajo prej verteti)fillon e ka problemini atehere na vjen nder mend byreku i mamase qe e bente me okllai...zanati ma don qe te mos i shkujdesem ketyre sinjaleve te padukshme ,ketyre lapsus froidiani...okllaia miq that is the question smiley

Coje okllaine ne zdrukthtar Zana.

Merre pecin, merre pecin dore per dore.

Sa lezet, sa lezet paska shije.

Si byreku, si byreku ne tepsie.

___

O Fiqo, dhe tre dite!

''kesaj i thone: kujto qenin e bej gati shkopin...  -jooo, ne nga anet tona themi: kujto mikun e bej gati  (saçin)  petanikun..smiley

Mos me thuaj qe e ke marre edhe kete me vete nga Shqiperia. smiley Me duket do ia fitosh "aforfe" garen BP-se; s'ka shans, cfaredo t'i dergoje gjyshja. smiley

jo, kete e mora nga guglli..smiley   

ska asnje shanc BP-ja.. le qe une kryesoj,  se ai ska prezantuar akoma ndonje gje,  por jam  i qete. kam nja dy surpriza , si puna e asaj asos nen menge, qe  do ta kapitulloj fare pa kushte  BP-ne.smiley

Nga fitorja ne fitorje kalofsh! smiley Ndonje nga keto surprizat, mos eshte qebab qe pjek kafene? smiley Ajo aroma e kafes se pjekur qe mbushte dhomen eshte nga ato gjerat qe i kam si te skalitura me dalte ne tru. smiley 

kane qene dy aroma qe me kane ngel ne mendje  e si kam hasur me kerkund:  aroma e kafese  gjate pjekjes....  dhe aroma  e sardheles se skuqur.smiley  po sardhele e fresket  e Vlores, nga deti tënë.smiley,  jo keshtu radhiko..

Kurse mua efektin e eres se kafese kur sapo e kisha bluar, dhe e hapje mullirin qe ta hidhje ne kuti, nuk ma ka zevendesuar asnje lloj droge deri me sot.

Vallahi aroma me e patjetersueshme per mua, eshte ajo qe mbante tymi i Saurerit ose IFAs... 

Po ti bej nje xhiro Patos-Ballsh se e nxjerr mallin menjehere. 

S'me ka rene rruga asnjehere andejmi, por nese ma garanton qe ka nga ajo aroma qe them une, ia bej hallall nje 10000she benzine deri atje smiley

"Po ky qenka miell more....!!"

Vetem per te ngrene e keni mendjen... ku i kishit syte more horra? smiley

Vetem per te ngrene e keni mendjen...

 I komandon stomaku,  thuaj !   smiley

Merluc, na nje per ty:  ''koran,  sa  me shume koran....smiley

"Boze meli! Hajde boze meli..."

smiley

"Dashuria e burrit per gruan kalon nga stomaku" argendit i kalon vetem nepermjet byrekut..hajde petaxhi hajde...Ja po te pershendes me kengen..

Byrek, byrek o usta Murat.. smiley

http://www.youtube.com/watch?v=J4YEzbG-aJc

dashuria kalon nga stomaku burrit dhe byreku grus smiley

Makari ashtu.. smiley

Eh makari.

S'po i gjen dot derman?

Po vetem per keq iu vete mendja mo te uruar. smiley Po kjo eshte shprehje dhe ne fjalor?

Une s'e di a eshte ne fjalor, por mbaj mend qe ne Shqiperi, ne disa zona, perdoret "makar" (pa i). Sigurisht e ardhur nga "magari" - m'a do mendja qe s'me shkon per keq po vec lexoj cfare shkruhet smiley

Ne fakt, magari ka ardh nga makari, po te mendosh qe etrusket kane qene para romakeve. Pastaj ka ardh magjari, dhe mas magjarit ka ardhe hungarezi.

PF)  ne Vlore gjyshet dhe gjysherit tane perdorin fjalen: makanaj.

Lirka, pershendetje. Gjera me interes, ato qe thua. Dhe qe duhen ftilluar nje dite, por jo ketu. Do te na bjere rruga dhe patjeter qe do te shkembejme ca mendime, te dy. A bientôt.

Hurb pershendetje.. kontrollova siper meje se mos ishte Lirka po nuk e gjeta.. ndoshta ke ngatarruar byrekun me kekun.. une jam kekja. Te fala Lirkes.. smiley

sa byreqe gatuke ti.perse nuk hap nje byrektore per lagjen? smiley

Do me hash me sy... smiley. Kush rri dhe u gjen miden lagjes..smiley

Ndoshta e kam ngaterruar, Ketlina, por eshte pa kurrfare qederi. Me nje fjale, as mos e vrit mendjen fare. Po e pashe, patjeter qe do ia percjell te falat. 

Jo ndoshta por desha te bindja qe je ngaterruar..smiley  Nuk vritet mendja per gjera kaq te thjeshta.. Flm.

e ke lart (shume lart) Lirken atje ku flitet per fjalorin smiley

psh: kur faqja behet me kilometra dhe kerkon te gjesh diçka, shtyp Alt (PC) ose Cmd (Mac) + F (butonin) dhe vendos fjalen qe kerkon tek kutia qe te hapet, dhe navigatori tend te shfaq te gjitha fjalet qe mund te gjej te njellojta (po te mos jete e vetme).

o, paska plas antifeminizmi. epo dylekesh nuk e doni, trelekesh nuk e kuptoni, eshte hall i madh te besh byrek per ju more vellezer (edhe ndonje moter).

Kam nje ide: ka qene nje tradite qe fshihnin lekun ne byrek smiley

gjembo, nga anet tona e fshihnin lekun ne kulaçin e vitit te ri...

Kulac, byrek... ja, brume. smiley

Belulit thuaji: "Me rrove te rrova, brisku i familjes eshte" se vetem keshtu te kupton Beluli. 

Merre me shtruar se nuk ka byrek qe nuk shitet. 

smiley me pelqen hapja jote, sado e vogel.

kjo puna e feminizmit eshte si puna e byrekut, e do si ta ka pas bere mamaja. prandaj ca njerez s'hane kurre byrek smiley

Qysh, e me se e mat hapjen ti? smiley 

Nuk jemi aq negativ ndaj feminizmes, qe tamam tamam eshte si puna e kripes. Ene qy tju tregojme icik gud feith ne ket drejtim, zakonish nuku leme byrek pa ngrene. 

Trop kapedania, ti duhet te jeshe e para ne front kunder feminizmit te te tipit, ta thyej pecin ne koke po me kerkove byrek sepse ajo eshte kerkese nenshtruese.

smiley nuk jam kunder, sepse nje femer qe sot te thyen pecin neser te hap muzeun e byrekut, pagezimi eshte gjithmone traumatik. halli eshte si t'ua pakesojme dhimbjet vellezerve.

me kujtove stilin e edukimit te vajzave. gjyshja thoshte po s'e mesove si do ta besh tek vjehrra (dmth mos me turpero), babai po s'dite kush te merr ty (dmth mos me ngel ne dere). gjera shume te thjeshta, i kujtoj me mall dhe buzeqeshje madje.

Pra jo byrekberje nga ana e gruas thua ti?

Aspak, u shtofshin byrekbereset ishalla dhe me ftofshin dhe per dreke se vdes per byrek. Une vete bej shume rralle, greku tek cepi i ben me te mire.

Duhet te hame njehere byrekun e finisit.

"Trop kapedania..."? Pse ky tropizma femer i bie te jete? Just wondering smiley

o merluc me shkrive, ky tropizma femer smiley

Po he pra, s'me the: a je femer a ca dreqin je? Ma daj muhabetin smiley......... lol smiley

Te krijojme Asociacionin e Shqiptareve qe kane Jetuar/Jetojne/Duan te Jetojne me Kineze (ASHJJDJK)? smiley

po merr nje greke...ato bejne byrek si ai i nenes tende. ose merr nje turke, ajo ben bakllava si gjyshja jote....

ose,...ik er virdhu, cer muhabeti ky

Meqe e permendi Tropi regjizorin tek nje teme tjeter, pershendes peshqit me perzjerje me kete pjese (nga min. e katert). (fillimi tek 6/9)

Eva dhe Adami jetonin te lumtur ne kopshtin e Edenit, gjersa shejtani i foli ne vesh Eves se tek pema e dijes gjendej byreku i ndaluar. Eva ia dha Adamit ta provonte byrekun e ndaluar dhe keshtu Zoti u zemerua...dhe keshtu lindi njerezimi.

hajde perzierje hajde ,u be tema lesh arapi
ps argendis lexoj te gjitha komente e perketheja asja te huajse qe te çperzjeheni smiley

Si thoshte Qamil Buxheli:

-Sa vjec je ti gjysh?

-Gjashtedhjete e pese.

-Me 65 peta e duam byrekun. 

Po ky byreku i kapi 460 peta. U be mullar.

O peshq, merreni shtruar se i jeni futur kesaj teme si turku ... E para, kush tha qe gruan e kam kineze. Jemi njohur ketu, po s'eshte kineze, megjithese eshte aziatike. Boshtin e bisedes e zhvendoset fare. Jane problemet e komunikimit e te te jetuarit me nje te huaj, qe ne rastin e ne shqiptareve shtohet edhe te jetuarit ne vend te huaj, se shumica e shqiptareve te martuat me te huaj nuk jetojne ne Shqiperi. Sa per gruan time, e dua keshtu sic eshte, s'kam nder mend ta zevendesoj as me shqiptare e as me kanadeze. E do t'ia ha me kenaqesi embelsirat qe ben, sado te shendoshem, pa i kerkuar ndonjehere te beje byrek, megjithese eshte ne kerkim te recetave te reja dhe ble cdo jave nga nje reviste gatimi. Po i doli edhe byreku nje dite nder ato receta, qyli imsmiley  Po gjithe  kjo mesele me coi nder mend te bej te bej nje ese me titull: "Byreku si metafore maskilizmi ne mendesine e femrave shqiptare qe dun me u heq si femra daneze."   E vetmja e perzier qe ndjeva, jo ne tru, po ne stomak, ishte nga keto Ema Goldman-et shqiptare. Jo per gje, po me prishen jeten seksuale, mbreme s'bera dot dashni me grun, se me dilte perpara imazhi i nenes me petes ne dore ... duke u rraskapitur per te kenaqur fantazite e mia gastronomike. Mirushkruajtshim ne tema te tjera.  

Po edhe ti mos e merr personale mer daj, se i dore muhabet bone edhe keta..... gjithkush nxorri veten mme llafet e veta..... e sa per ate titullin me metaforat...kujdes.... se u dogje i here nga qulli......loool

Ku e sheh personalen, ti me daj, thjesht thashe doli muhabeti nga boshti. Kush ishte qulli qe me dogji te metafora, ti apo shoku yt qe per metaforen kishte lexu vetem nje perkufizim fjalori?

emo po me sikletos se une jam gajas pa mase ne kete teme.

m'vje keq. nuk doja.

gjith muhabeti byrekut ishte ti hapej oreksi postuesit, ky s`paska bere seks mreme.dhe fajin e ka rusoi.

Qenka dhe kjo nje nga Emat. Dhashte Zoti ke vetem trunin e saj e jo edhe nurin.

smiley

Eshte mashkull Spiroja mo.

Aha, pardon, qenka feminist

o argendo...ca te mirash ka kjo goca aziatike (jo kineze) qe nuk i kane gocat shqiptare? A shpjegohesh dot?

Asgje mor, vella ose moter, nuk ka, pse duhet te kete?

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).