Pretendenti i fronit mbretëror Leka II Zogu, i njohur edhe si princi Leka, me ndihmën e përfaqësuesit ligjor, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, duke kërkuar kthimin e pronës dy katëshe me sipërfaqe 1300 metër katror, që ndodhet në rrugën “Engatia”.

Sipas kërkesë padisë, Leka II Zogu ka paditur Kryqin e Kuq Shqiptar, duke i kërkuar këtij të fundit t’a njohë si pronar të ndërtesës dhe të truallit me sipërfaqe 1300 m2, dikur “pallati i princeshave” që sot është Biblioteka e Librit të huaj.

“Leka II Zogu ka paditur Agjencinë e Kthimit, Kompensimit të Pronave në Tiranë, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme në Tiranë. Ai kërkon shfuqizimin e aktit administrativ me objekt “Anulimin e vendimit me nr.38 të datës 27 maj 1997 të Komisionit Kthimit të Pronave të Bashkisë së Tiranës.

Sipas padisë, Kryqi i Kuq Shqiptar duhet të njohë pronar paditësin Leka II Zogu për godinën dykatëshe. Kërkohet gjithashtu regjistrimi i kësaj prone në favor të trashëgimtarit të të ndjerëve Ahmet e Leka Zogu I, paditësit Leka II Zogu. Ndërkaq kërkohet të vendoset masa e përkohshme e sigurimit të padisë duke mos u lejuar tjetërsimi i kësaj prone.

Tashmë çështja ndodhet në duart e gjyqtarit Agron Zhukri. Familja mbretërore, me kthimin e saj në Shqipëri deri më tani është përballur me disa procese gjyqësore për kthimin ose njohjen e pronave të mbretit Zog. Vetëm pak ditë më parë, Gjykata urdhëroi kalimin e vilës së mbretit për llogari të bankës, për mos shlyerjen e një kredie (Shekulli).

113 Komente

Nganjehere ppu me ngjan me revisten "Hosteni" te viteve 84-85-86. Kane qene nja dy-tre tipa qe shkruanin aty, qe po te ta benin bene ata, aha ! s'te puthnin me kembet ne toke. Ishte e vetmja reviste humoristike, dhe njekohesisht organi me i fuqishem i PPSH pas "Zerit te Popullit" dhe "Rruga e Partise". Sepse humori i asaj kohe kishte nje permase "ngjeshjeje". Qesh e ngjesh ka hyre ne fondin e arte te Shqiptareve, me mbeshtetjen e fuqishme te hostenisteve.

Monda : nuk ke per te pasur kurre shtet ligjor, e as shtet te se drejtes, e as shtet demokratik e shtet ç'te duash ti, dhe as edukate shteterore, nqs s'do te shenjterohet si me urbi et orbi E DREJTA E PRONES. Them se duhet ta dish qe ne France ka keshtjella qe i zoterojne pasardhesit e feudaleve (ose per gjuhen e komunisteve te ketuhit : pasardhesit e çifligareve dhe bejlereve, shushunjave gjakpirese te satrapit... e gerri-verri), pra Monda, ti duhet ta dish se shtylla e nje shteti eshte e drejta e patjetersueshme e prones private. Nqs prek kete pike, ke hedhur ne ere gjithçka. Cdo lloj sistemi qe e ka cenuar kete te drejte, ka thyer hundet. Por kushedi, mbase komunistet wannabe do ia dalin kesaj radhe.

Mendoj se pronat qe Zogu ka patur si fuksionar apo titull i shtetit shqiptar, pra si minister, mbret, etj, i takojne shtetit shqiptar, ndersa pronat e tij ne Mat, toka, shtepi, qe i ka trasheguar nga babai, gjyshi, i takojne trashegimtarve te familjes se Zogut, siç jane i biri, nipi, etj. 

Pronat qe ti perfiton si fuksionar, zyrtar, president, mbret, kryeminister, etj, i shtetit, humbasin apo nuk te takojne kur ti nuk i gezon me keto fuksione. Ato ngelen prona te shtetit, ne fuksion te shtetit dhe fuksionarve qe kryejne detyren e tyre te percaktuar ne kontrakte, pra ne detyren tende te perkohshme ne kete jete. Nuk mund ta gezoje pronen e shtetit qe ti gezon gjat detyres, biri, nipi, familja jote, kur ti largohesh nga kjo detyre/fuksion. Perndryshe i bie qe nje minister, kryeminister, fuksionar, pas detyres, te kerkoje zyren ku ka punuar, shtepine e pushimeve, pjesen e plazhit ku ka bere plazh, vilen ku ka qendruar,  qe edhe sikur ta kesh hedhur nen emrin tend gjat kohes se fuksionit, nuk quhet, sepse quhet uzurpim, shperdorim i fuksioneve shteterore, nenshtrim i personave mvartes dhe nenshtrim i ligjeve ne interesin tend personal. 

Shume e drejte Pjer.gjithe sarajet,qe nga Çırağan i mrekullueshem dhe deri te sarajet e gjithe princerve,princeshave,vezireve etj jane prone e shtetit turk.pikerisht ate po mendoja nje dite.thua s'jane ngritur trashegimtaret t'i kerkojne? menaxhohen nga bashkia si lokale dhe pyjet rrethues jane mbushur me stola e tavolina per piknik.
me pak fjale cdo gje ne sherbim te popullit.
Te shkretet ne smiley

Pjer,

Si te ta them ne nje menyre te paqte, me mire ne frengjisht, qe te mos na marrin vesh kalimtaret : Mon cher Pierre, je crois que tu t'es trompé de pays. Tu n'aurais pas dû choisir un pays qui est gouverné par un monarque. Ce n'est pas bien pour ta "gouverne". Tu comprends ?

Vlora, pashe zotin, miqesisht, teper miqesisht, mos e perdor me kete "ne sherbim te popullit" se na rreqethe fare, na zgjove kujtime teper mallengjyese.

Keshtu kot, sa per nje pyetje : a i shkon mendja ndonjerit se mbreti eshte dhe ai nje qytetar i vendit ku rri, dhe se ka nje rroge e kulete me te cilen blen ç'te deshiroje, sipas rregullave ? Cili eshte ai i zgjuar ketu qe mendon se pronat e Zogut nuk kane qene te blera nje me nje nga pronaret qe i kane pasur me pare ?

C'e dini ju Ahmet Zogun, harbut e surratpalare si Enver Hoxhen qe te nxirrte zgupthi nga shtepia ? C'ju ka bere ajo propagande. Mire e tha njeri nje nate, ju ma dini historine e Shqiperise nga filmat kinostudios Shqiperia e Re. Shiko filma me ballista, mbushu me batuta dhe dil pastaj ne shesh publik per te bere debate te medha. Eh medet. 

Hurbinek, une nuk di frengjisht, ma perkthe ç'ke thone, se nuk e morra vesh. Nese ai i ka blere dhe ka kontrata, nuk thashe (ku jam shprehur) qe nuk duhet ti gezoje i biri, nipi, familja, por nese jane marre/dhene me dekrete shteterore, nuk ka pse ti gezoje i biri, nipi, familja. Per pronat e tij te babes, gjyshit ne Mat, une nuk jam shprehur kundra, lexo mire, por per pronat qe nje fuksionar perfiton gjat detyres, ka dhe duhet te kete, kontrroll, hetim, qofte edhe kur fuksionari i blen. 

Ska gje, Pjer, une s'di te perkthej mire, po e le ashtu ne frengjisht, mbase kalon ndonje zemermire. Por s'eshte ketu çeshtja, pa merak se s'kam share gje.

Pjer, ti duhet ta marresh me mend (ca gjera vertet s'duan vertetim dhe as te ndalemi dy sekonda ne to), se edhe sikur te kete pasur dekret qeveritar, ato prona nuk ishin keshtu mall pa zot. E kishin nje pronar para mbretit. Pra dekreti del (si puna e shpronesimeve sot ne Perendim, per ndertime me dobi publike), dhe pronaret e ligjshem demshperblehen.

Por çeshtja s'eshte ketu, prape. Leka II s'po kerkon pronat e mbretit Zot, por kerkon pronat e Ahmet Zogut, gjyshit te vet. A me kupton ? Ahmet Zogu mund te blinte nje prone si gjithe te tjeret. Tak lekin, tak salepin. Se ishte shtet ne ate kohe, or Pjer, ishte shtet ku e drejta e prones ishte e shenjte. Ku bazat e shtetit ishin ne filozofine perendimore, madje franceze, nqs do me e dite. Vetem Enver Hoxha i ra mire llogarise : la çifligun e baballareve te vet, dhe mori çifligun e gjithe Shqiperise. Harbutçe, mes krimesh e plaçkitjesh. Me e thene shkurt, periudha hoxhiane ishte krisja e historise shqiptare, ishte mishi i huaj, ishte nje traume qe s'kishte ndodhur prej mijera vjetesh, ku toka trashegohej djale pas djali. E ky lloj trashegimi, eshte A-ja e çdo shteti modern perendimor.

Oo Hurbinek, Demshperblimi me leket e shtetit, nuk do te thote se prona qe kthehen ne sherbim te fuksionarit te shtetit (me titullin, Mbret, President, Kryeminister, minister, nenpunes), i tanokje edhe pasardhesve te fuksionarit. Ato mbeten objekte, prona ne sherbim te shtetit. Seç ben fuksionari, privatisht, kjo eshte tjeter muhabet/mesele, ka kontrrolle, hetime, prandaj shteti (si kudo) ka ca organe te pavarura. 

Hurbinek. Po I vete shpalluri mbret ishte hajdut , dhe ne kohen e tije ishte shtet rrumpalle si ky i sotemi. Ky hajdut qe vodhi floririn e shtetit. ky hajdut qe i vodhi shqiperise dhe ja dha serbise  Manastirin. Imagjino ta hidhte ne gjyq tiransi den baba den hajdutin zog... smiley. E ke pyetur veten se si ka mundesi  qe vetem politikanet ose njerez te veshur me pushtet (qe mbajne funksione te rendesishme qeveritare ose jane shume afer familjes biologjike te njeshit) jane te pasur???smiley. Enver Hoxha  Nuk vodhi asnje gje . ai vetem e beri token bashke . Nuk dogji dokumentat. Ne qofte se nuk ju pelqen merrni tokat para rreformes agrare .Edhe sote shtepine e Enverit shteti rrumpall nuk ua jep djemeve te tije. 

Epur si muove.

Shtepia e Enverit ne Tirane ? Apo ate ne Gjirokaster ? Te Gjirokastres, une di qe komunistet e kane bere muze.

Ndersa per ate te Tiranes, Enver krimineli ska paguar asnje kacidhe. Ka shkuar e ka zgjedhur ku i hante syri, dhe tak ! si partizani Meke ne jorganat e atllasta. Keshtu qe djemte e Enver Hoxhes, s'kane kurrfare te drejte per kete shtepi. As vete Nexhmija madje, qe eshte ende gjalle. Nexhmijes i takon muzeu i Gjirokastres, dhe nje pjese e pasurise se babes se vet ne Diber. Le te shkoje ta marre atje. I takon me ligj, se ne fakt me "kanun" jo. Bijat s'kane te drejte pasurie ne token e babes, por marrin ne token e burrit, madje mund te jene edhe mbreteresha, si plaka e Ahmetit qe drejtonte nje krahine te tere.

Per pasurimet e sotme, jam dakort me ty, madje duhet te bashkohemi e te nxjerrim ndonje ne gjyq, por jo te merremi me ate tjetrin qe i ka numeruar napolonat nje me nje, ashtu si gjyshi im qe i ka blere me gjak, dhe shoku juaj Tili pastaj (shoku enver) erdhi dhe ia mori dhe e la ashtu. Oooo, thirrini njeçike mendjes, lerini filmat e kinostudios.

te gjirokastres ai i vrare,Jo Komunistet nuk e kane bere muze sepse nuk ja u kane dhene  familjes se enverit por eshte ne pronsi te shtetit . Une nuk di qe Enveri te kete pasur ndonje shtepi te tijen ne tirane qe femijet e tije po e kerkojne sot dhe po bredhin gjyqeve. sa per tokat ta thashe njehere.Nuk na pelqeu enveri.. shume kollaj.. sejcili te merrte tokat qe kishte para reformes agrare . Ja dhe problemi i tokes u zgjidhsmiley. Por te vete quajturit domokrate vendosen te bejne rreformen e tyre agrare... dhe e kane bere c'do gje lesh arapismiley... 

Plaka e Ahmet efendiut drejtonte nje krahine te tere smiley.Ja la i biri me tapi .. dhe kishte muskuj serb per ta mbrojtur.... e thashe edhe njehere para se te veteshpallej mbret ishte jo i pasur. dhe pa pritur allahu i madherishem zgjodhi te zgjedhurin e tije mbi shqiperi smiley po c'na flet per Zog a derezi .

Te me ndjesh o galile i ndritur, po s'iu jap pergjigje mesazheve qe kane me shume se nje ikone. Jo per gje por pastaj kam pershtypjen se po flas me ndonje te çakerdisur nga trute : njeriu ose qesh, ose qan, ose mendohet, por s'mund t'i beje te treja per 10 sekonda. Me kupton ? Ceshtje ekuilibri. Dil me nje rezolute, a do i japesh mesazhit nje ton gazmor, a idhnor, a melankolik, a dashuror, edhe pastaj te dime si te pozicionohemi. Gjithe te mirat.

Te paskan mbaruar nervat fare a derezi. Po e paske problemin personal dhe nuk po lexon me se c'shkruajme. Dhe fillon dhe ekzagjeron. Une ne komentin tim shoh vetem 2 gjendje emocionale.1-qesh 2-mendim. Ti mashtron kur shton :melankonik. dashuror.idhnor. Pra or lum miku ti e paske problemin personal.... don't worry by happysmiley

e thashe edhe njehere para se te veteshpallej mbret ishte jo i pasur.

Te me falni qe po ju futem ne bisede, po mund te me thuash nga dole me kete perfundim? Se une e dija qe ishte bej (bicim bajraktari) i Matit e kishte prona plot andej, madje disa ja u dha/shiti Italjaneve kur ata i dhane te hollat qe i duheshin per te paguar administraten e ushtrine.

Plus qe, sic e tha dhe petlla me siper, ishte nip ne Toptan, qe ishin kishin shume prona/toka ne Shqiperine e Mesme.

Gjemb po mundohesh te korigjosh historine si mbas kinostudios Shqiperia e Re?

Sipas Shporta me Karavidhe - do thosh dikush tjeter smiley

Nuk kam aq njohuri une te korigjoj historine.

E di ti se c'do te thote i pasur???  jo me i pasur se te tjeret .. por i pasur . A mund te me thuash ku e ka shtepine ku ka lindur Ky Pasaniku nga Mati...

Ne Mat.

Jo nuk e di cfare do te thote i pasur - m'a shpjego pak te lutem.

Kur t'i hidheni nipit te Zogut, pse nuk i hidheni edhe atyre mashtruesve (p.sh. ata qe pretendojne toka tek Stadiumi e tek Bulevardi ne Tirane) qe, edhe pse Zogu/Italia i ka paguar per tokat qe u jane blere, kane zhdukur ato tapi dhe kane nxjerre tapit e para blerjes e pretendojne (madje kane marre) tokat qe s'u takojne me atyre por shtetit?

Po ne po flasim per zogun ketu  apo jo.

100% dakort per sa i perket mashtruesve . por mendoj qe edhe zogu ka abuzuar me postin e tije per perfitime personale

ose vertetoi abuzimet e tij ose lejoi te pakten le bénéfice du doute (le principe de la présomption d'innocence) e njohur kjo nga shumica e ligjvenesve te botes. 

O Kurro, ai ka qene MBRET, para 80 vjetesh per me teper. Do te thote qe nga pozicioni qe ka patur, mund te fshinte shume mire cdo beme te veten, te pakten administrative. smiley

qe je kundra mbretit e morra vesh, tani po te pyes pse kete problem nuk e shef me syrin PRAKTIK ?

kush me mire nga pronari i saj mund ta ruaje nje prone, ne nje ekonomi tregu ? a e ke pare si ka perfunduar Hotel Dajti ? nje nga me te bukurit ne ballkan. sikur ai pallat ti jepej atyre qe e kane ndertuar, do ti hiqte shtetit dhe taksa paguesve nje barre te madhe financuese, po ashtu do ta ruante nje pasuri te tille, sot kombetare, pa harxhuar nje lek per te.

a ka me mire ?

Nuk mund t'i kthehen pronat familjes se nje tradhetari te kombit, te nje hajduti te kombit, te nje shitesi te kombit dhe te truallit te kombit. As sot, as kurre! Te vazhdoje te qije ate Elian se boll e ka. 

 

Pronat jane problemi i vetem i Shqiperise, sipas meje. Po he, i ka zgjidhur njeri gjate kohes qe jemi ne demokarcice? 

lab me gjys opinge ke ngelur. 

çi duhesh italise ti ?

Me lumte torollozi smiley

Me duhet Italia mua, edhe ca muaj. 

 

PS: s'mu pergjigje qe s'mu pergjigje...

smiley

Gjemb !

Thjesht dhe me te urte po te bej nje Pyetje te paren dhe me pas edhe mund te vazhdojme ne se e kupton Pyetjen dhe desheron te pergjigjesh.Vetem te lutem Jo me Dacibao  ose si maje kodre  ...bini burra , komunistet Iken ...si Logjika e Hurit !Nje kuarakuak qe as ja vlen t'ja lexosh se cfare di ai per Shqiperine e HIPOTEKUAR !

Ne cfare zyre Regjistrimi te Poronave i ka pas te Regjistruara pronat familja Zogu ?

Per te te lehtesuar gjithnje ne se Pranon , Aktet e para te Regjistrimit te Pronave ne SHQIPERI kane filluar pasi HAPEN Italianet Zyrat , dhe Shqiptaret mesuan se per te pasur Prone duhet te PAGUASH dhe te Kesh Fatura ne Banke ! Bankat ishin ITALIANE Po ta perjashtoj kete shprehjene Yrja Hipive Zogu/....Italia i ka paguar per tokat qe u jane blere... dhe ne se ke pak njohuri fare PAK mos vazhdo nga keto brockulla sepse me Kushtetuten e A.Zogut ..... Prona eshte e MBRETIT !

Flm si paradhenie!

Mire e tha njeri nje nate, ju ma dini historine e Shqiperise nga filmat kinostudios Shqiperia e Re. Shiko filma me ballista, mbushu me batuta dhe dil pastaj ne shesh publik per te bere debate te medha. Eh medet.

smiley

Xhaxha, ta pacim borxh.

monda bravo per postimin sa kisha ne mend me e sjell une. smiley

e gjithe prona eshte e gjyshit te vet. me toke e me ndertesa. megjithe sarajet monumet kulture ku sot nuk e zbraz qendra per studimet e larta ushtarake qe prodhoi bukeret edhe tunelet. edhe kisha katolike eshte bere ne token e toptanve. kur do hiqet siguresa e revole komuniste nga shpirti i shqiptarit mer amon se plasem. po ky shtet edhe deri sa te kete shtet ky vend jo vetem qe u ngrit mbi themelet qe beri ahmet zogu, po i ka borxh me mijera njerezve qe u ka rremby shtepine e banimit edhe ia ka shkatrru deri sa ia ka bo zhele. tashti i jep kredi shoqates se pronareve ne shtepite e ishpronareve me 30 vjet pa perqindje, edhe i thote pronarit na tashti shtepine ta ktheva, haje edhe piji longun derisa te vije nje ndertues edhe ta ndash pronen me kryetarin e bashkise qe iku, qe eshte apo qe do te vije.

petlle, he pra kur do hiqet siguresa.  Se kam dhe une psh ca prona ne fshat.  Jo me pallate princeshash.  Po e vdekme qe familja ime i ka pasur me pare se c'i kishte Zoglliu i Matit pronat ne Tirane.  

Zoglliu a zog-gomari a cer te dush ti. 

edhe une ate po pres monda, po aha me sa duken bathet edhe sivjet s'ka groshe smiley edhe po deshe te trashegosh, duhet t'i japesh te drejte lekes se ia kane lene toptanasit, e ka me emer rruge me vendim te para 1990, ajo pjesa aty te kalaja e tiranes... si i thone dardha nuk bie dot nen molle. smiley

po i mori ky do t'i marrim te gjithe. une di te them se per here te pare shteti shqiptar u be me mua e me dha te drejte. para tre ditesh mora nje leter e cila urdheronte qiraxhinjte qe une kisha ne shtepi te lironin banesen sepse u ishte akorduar kredia me 0% per 30 vjet. edhe kredia ishte oho, jo keq. tani po mua e tua qe n i mori shteti pronat edhe na i dhjeu edhe na dhjeu dhe ne me pronat ne nuk kemi nevoje per nje kredi ashtu ? megjithate, une e kam zbrazur pronen time me lufte fizike, dy here desh me vrane me kobure, por isha ne state of mind te atille sa nuk me hynte as plumbi ne koke, aq gur e kisha ate, koken.

Po,ne sherbim te popullit.
Ne sherbim te popullit.
Ne sherbim te popullit.
Nuk me duken fjale turpi keto.kur vij ne tirane duhet te ulem dhe te paguaj leke,e te pi patjeter dicka,Edhe kur s'me pihet qe te lozin kalamajte.nuk ka park lodrash ose ambiente te tjera publike per prinder dhe femije.vetem kafe dhe restorante private,qe i sherbejne popullit ne kembim te pageses.
Pastaj nqs thua qe ne jemi rrace m... Dhe nuk e meritojme,ajo eshte tjeter gje.
ps.atyre

Vlora, me keqardhje po me duket se ke rene si nga shiu ne bresher : nga Shqiperia e kuqe me popullin ne kembe e partine ne balle, tek Turqia e kuqe me popullin e madh turk yrysh-yrysh. Ketej nga keto vendet e Perendimit, e kemi çkulur fjalen popull. Ska me popull ketej. Ne kemi qytetare. Popullin e kemi nxjerre ne pension. Kemi nje qeveri ne sherbim te qytetareve, nje vend ku votojne qytetaret, etj etj. Popullin, keta qytetaret e Frances ua kane kaluar vendeve te Lindjes, e ke parasysh ti, ta thashe me çike humor, yrysh-yrysh.

Popull ka vetem ne regjime diktatoriale, madje ne keta te fundit populli kalon ne "mase", kthehet ne bllok (masat punonjese, masa sovjetike, etj), ka ne vendet arabe gjysme-diktatoriale dhe gjysme-mesjetare, ka ne Kine, ka ne Bolivi, etj etj.

vlora, monda dhe pjer: eshte e premte smiley

Em fundjave te kendshmesmiley
une po dal nga lidhja,natensmiley

sa doja me te pershendet me george harrison (the last performance).

cheers!

Cheerssmiley

per ne eshte e premte. per vloren eshte "e xhuma" smiley.

Shi me xhyma ketej. 

smiley
Po me bejne kembet vzzzzz.gjif diten ne kembe,thashe te clodhem pak.puna mbare juvesmiley
Gezuar te xhumanesmiley
Monda po nonje llaf per vloren ma thuaj.

sikur zogu i pare i mor ca arka te medhoja me flori, nuk u ngopen me pasurine qe e moren me vete? 

ka qen rroga vjetore e vitit 1939, pra. paradhonie. kshu esht versioni me i funit.

smiley Leka ishte nje vjec kur iu aratis i jati, dhe deri sa vdiq nuk punoi kurre , e cfare them une, ku punon mbreti! 

a la noi leter me brime prapa? do kish lezet te kishe noi te 39 ne kornize...

la nji fortune cookie. te hapet ne vitin 2039. fut ne nje time capsule, si ajo para Weston Pavillion tek rruga 81.

 

Hajde hajde... BALLI i mendimit progresiv... kush nuk do t'i jepen prunat përcit, asht kamunist or tije... asht kamunist.

gjene mirë. Kjo është një preview që bëjnë këta, kur të legalizohen. Se deri tani kanë ec me të xanme. 

 

We the People 

of the United States, in Order to form a more perfect Union, establish Justice, insure domestic Tranquility, provide for the common defence, promote the general Welfare, and secure the Blessings of Liberty to ourselves and our Posterity, do ordain and establish this Constitution for the United States of America.

po mer po... kushtetuta thote ky

Ne kena kanunin e Lek Dukagjinit qe ja fut kushtets amerikane me 200 vjet...

/ne shtepin teme zbatohet kanuni

//burri duhet ti bleje rroba gruas

///gruaja duhet ti arnoje rrobat e burit...

////Tashi si ti mbush mendjen grus te zbatoje kanunin...

smiley

emigrant

ky teksti s,mban era populli hiç.populli mme duket se ishte ne piknik,kur ata burra (qe nuk i ben me nena) shkruajten kete tekstin.

Ceshtje veprimi kolektiv - populli nuk organizohet dot te sqaroje ceshtjen e thesarit, por individi e hap fare kollaj ceshtjen e pronave te veta. Po edhe qeverise nuk ia ha qeni shkopin, e lan gojen me nje statuje.

trop, thesari i "vjedh" prej zogut, masnej per gjermaneve edhe ne fund prej anglezeve eshte kthyer ne shqiperi nje e nje ne 1994. qeveria nuk ka shkop per te rraf njerezit jo t'ia haje qeni smiley

Pse s'thua na e paska ngrene Meksi smiley. Qeveria, kjo shperdoruese ekzemplare e parave te taksave (e vura tek nje teme foton e postes shqiptare ku i behej thirrje patriotike popullit te blinte bono thesari), pronat s'i leshon kollaj, po thoja, por ka filluar me shperblime shpirterore.

jo i ka ngrene 1998 kur u vodh thesari thuaj smiley te gjitha qeverite kete pune kane prandaj jane hajdute te ligjeruar, por kjo ku eshte kinemaja milenium edhe ku e di une nje disko vere i takon ketij te fundmit te zogeve edhe toptaneve ne ate prone. kjo s'ka me kuptim. nese shteti nuk do t'ia ktheje ti jape paret, si ne te gjithve xhanem. po nuk ka pare te na jape pronen. kaq.

ps. po pse trop ti thua qe shteti nuk eshte bere me ca njerez qe nuk duan te na japin pronat se i duan per vete qe me 1945? apo si smiley

diskutohej nga familja e sime meje si iu kishte bere shume ullinj e fiq rrush e kumbulla nje sterxhaxha qejfli (ja ngela dhe une pa martuar smiley) dhe per nje cast u ndjeva mire, opo me i lumte thashe me vete, me mire ai se derrat.

mos me ngacmo tek anarkizmi se i rri larg me veshtiresi dhe me autosugjestion te larte me baza empirike smiley

e me mir ne se ata tha, ha lope ha  smiley

smiley

 

i sa i poshter, sterxhaxhait tim i thua lope ti smiley, lere po me nxore edhe nga familje spekullatore, pas meje xhorxh sorosi.

spekulimi eshte baza e edukimit te ardhem akademik trop smiley pse si behen gjerat keshtu me bilete per ne moske edhe ndalon rrugen n' leningrad smiley niset i riu si veriu per t'shkru vjersha vjen specialist siluresh me shkolle partie dhe me bomben e komunizmes ne rrasht t'kaptines ....

jo jo ka perenduar koha e nako spiruve, edhe kur i dekoron presidenti smiley

(apo maleshova i pershtatet tipizimit me mire?)

4 dit ne leningrad pa ia marre vesh njeri. ben sikur humbet trenin. ka tren neser, i thote me buzeqeshje nadjezhda, sportelistja. mund te flini ne hotelin e stacionit qe eshte enkas per te tilla raste. fatkeqesisht ka vetem 4 yje. Minibari eshte free. aty per aty, ne cepin lindor te kokes, shqiptarit i lind nje ide. I thote... po sikur te ndodhe qe te semurem une ca dite... si i behet. nadjezhda buzeqesh gjithe mirekuptim. raporti vajza : djem eshte ende 3.5:1 sepse lufta... do te niseni diten qe do sheroheni, i thote me peshperime dhe nje e kuqe all i ngjitet nga gusha vendosmerisht drejt mollzave. shqiptari rri 4 dite ne leningrad. fisnikerohet 3 here me shume. nadjezha i jep ate qe quhet human touch. ne ermitazh ai i ben zhurmen e eres ne vesh... nadja peshperit me akcent shqip, qe e ben rusen ti vije alivani... 4 dite here 12 dollaro, 48 dollaro diete fluturuan per here te pare pa golfe dhe verefe hallosh, por shqiptari e pelqen mekatin socialist: ai shijon si mjalte terfilesh te bardhe irlandez...

 

eshte e çuditesheme sesi shqiptaret,respektonin nje ish-punonjes (sekretar  mbreterore ne belgjike)te mbretit,por jo mbretin

shqiptaret nuk respektojne asnje, perveç atij qe i var nga nje ne dite si leprat. te dinin ne te respektonim do ishim bere njerez me kohe e do kishim lene VEPRA. 

pas mijera vjetesh jemi akoma injorante. ngaqe nuk e njohim respektin.

une them ta kompesojne me shen-naumin .te gjithe do te jene te kenaqur

Thuhet qe kur u dha Shen Naumi i banuar me Maqedonas, Shqiperia mori pjese te tjera nga Prespa. Sigurisht keto nuk thuhen ne librat e historise te 1945-1990-es.

Ujit të turbullt mos i bjer - ka pas thënë ai i pari. Di gjë pse Jugosllavia e kërkonte me aq ngulm Shën Naumin? Se sikur të ishte arsye "popullsie" më mirë do i interesonte të ishte brenda kufijve shqiptarë që më pas të pretendonte që "Jugosllavisë i ishin mohuar tokat e veta" dhe te merrte edhe një copë tjetër...apo jo? Si thua ti?

E megjithatë Jugosllavia këmbënguli bëri rrëngën për atë copë Shën Naum gjersa e mori. Ke ndonjë ide pse ti? Apo do më rekomandosh edhe mua ndonjë film me partizanë?

Ama e njihke historine ti gjembo.

Problemi i Shen Naumit lidhet me nje shprehje te atyre qe percaktuan kufijte: Nga ..... deri ne Shen Naum.

Jugosllavi kembengulte qe shprehja 'deri ne', e linte jashte Shen Naumin, shqiptaret qe e perfshinte.

Kjo shprehje ne praktiken e gjuhes diplomatike i jepte te drejte Shqiperise, ne fakt çeshtja shkoi ne Gjykaten Nderkombetare, e cila i dha te drejte Shqiperise me 1923.

Jugosllavi kembengulte, Anglo-Frengjit qe ishin garantet e traktaveve nuk kishin deshire ta detyronin te terhiqej se ishte aleat i tyre dhe çeshtja u zvarrit, gjasme te zgjidhej mes paleve.

Zgjidhja u gjet nga Zogu, qe e ndau 'drejtesisht', tokat qe perfshiheshin tek Nga ..... (zona e dibres) i takonin Shqiperise, ndersa Shen Naumi Jugosllavise.

Kjo u shit si kembim territorial, kur ne fakt Gjykata Nderkombetare na i kish njohur te gjitha.

Pse-ne e dine te gjithe, Zogu u be i dyti pushtues vendas i shtetit te Pavarur shqiptar, i pari ishte Esat Pasha me 1915, me trupa serbe.

du dhe un pronat e gjyshit

kerkoi me Ruzhe,peshqit sti japin,ndoshta ligji posmiley

pooo, si jo mer, ligji t'jep trapin ...

Ligji s'o ftujak, duhet t'jesh e knoqme ti smiley

Duhet te ishte i ndaluar me kushtetute rikthimi ne Shqiperi i pasardhesve te drejtperdrejte te Ahmet Zogut. E mos te dale njeri me "po femijet e Enverit or tie" sepse ata s'kane pretendime per fron apo pushtet. I biri i Zogut qe ia mbathi, jo vetem qe u rikthye, por doli dhe me patllake n'dore n'mes te Tiranes. Rrace muti!

http://youtu.be/7W52FnBh1B8

lagur qerpiku na loti

drit e diell te derdh moti

s'te kisha pare qemoti

c'pate a te falte zoti,

degjova nje klithme korbi

zemra nga vendi me doli

qielli nxiu edhe foli

vala te bukren ma mori

Mar Armiro!

Ndoshta s'do me besosh, por shumicen e kengeve polifonike labe, nuk i degjoj dot. smiley

Ma thuaj gegnisht mesazhin tend, nese s'perton smiley

a te djeg rakia dhe/ose qepa? (pytja shum serioze)

 ska pi raki ai mesa shoh, prandaj nuk e kupton polifoniken  apo labchensmiley

ishalla s'ma ka marre per ters. E kisha shume personale gjene. Eshte nje cudi evoluimi i shijeve dhe pelqesave. Psh, koha kur fillon dhe do babane, me nje lloj dashurie aq te ndryshme nga ajo e memes, koha kur e treks rakine etj. Secili e ka te ndryshme kete evoluim, me perjashtim te atyre qe jane "bij vendi", ata e marrin percellimen e marese dhe dellinjes bashke me ajrin. Vete psh kam pasur nje problem me cdo lloj pije (perjashto birren) qe prej nje dehje-helmimi madheshtor te vjeter. Shuuume ngadale erdhi ne vend gjeja. Edhe per keto kenget. Jane perqendrim i larte shume kto. Kto isot ne dhoma te mbyllura duhet te kene efekte te pashpjegueshme ne hipofize smiley

ne ikje e siper ja dhe kte:

http://muzika.albasoul.com/play.php?cach...

Ktu preken asimptota, s'ke ca ben hic fare. Falem.

fjala ime ishte ndoshta miku nuk i kane rene rasti te degjoj life kengen labe, apo te jugut se ai tha `nuk i degjoj dot`, mirpo rakia i bashkon njerzit, keshtu thuhet, dhe leberit, kur beheshin bashke ja mersnin kenges tym, mua jo se rashe e vdiqa per labcen, por me pelqen ta degjoj, nuk ja them, por iso mbaj, me pelqen se kenget polifonike i kane te gjitha brenda, por po ste ra rene  rasti te pish raki, sigurish nuk i degjon, prandaj e hodha llafin per mikun, ,,te rri shtrember dhe te flasim drejte disa kenge te veriut me pelqejn,  nuk genjej! ..nuk them "nuk i degjoj dot" ma vret veshin kjo fjal! 

Babale, thashe qe SHUMICEN e kengeve labe nuk i degjoj dot. Jam lab, me gjysme opinge siç me tha dikush me lart, por prape s'me ngjit. Polifonia me duket si nje femer jashtezanonisht e zonja ne punet shtepijake (gatim, pastrim, hekurosje, higjene etj) por njekohesisht, jashtezakonisht e shpifur, me nishane neper fytyre e floket te djegura nga vajguri. Pra nuk e pelqej, por as zet nuk e kam. Ia ndiej lezetin shume rralle ("Janines c'i pane syte", ndonje kenge te Nazifit, dhe ca te tjera te vjetra). Nuk besoj se eshte ceshtje moshe, gjithesesi. smiley

Me djeg rakia, qepa jo, hudhra as, speci djeges pakez. Te paren e kam qejf, pi cdo mengjes sapo zgjohem smiley

Pra?

smiley

po ikja... shiko ishte nje korrelim (vetjak) ajo. se dolem nga tema fare. As une nuk i kam dashur labet nje here. si shume e shume te tjere. do prishet koha, qe llafi. ka qene nje emision me kerkesa nga muzika popullore. mbyllej radioja direkt. me vone, filloi procesi i zgjerimit te games se pelqeses. s'kishte vec stonsa dhe led zeppelin. filluan te metabolizoheshin me shume gjera. Shkonim ne fshatra te tiranes (priske, raki e dobet) dhe shikonim qe tjeter muhabeti atje... ama gjithnji me "llafe per rahmet". Njohja e nje realiteti shoqerohet me renie kufijsh sidomos te mospelqeses - kjo e fundit me shpesh eshte mosafrim se sa tjeter.

A ka gje me madheshtore se kenga e ures se qabese kur e kendon Demir Zyko? Une them jo per vete, ne domen te vet gjithnje. Arrihen shtrydhje te pamendueshme te energjise qe ka fjala dhe tingulli. Por i do dhe kto te tjerat gjeja, nje cuarje e sintonise ne valen e caktuar, ne dialektin e caktuar, sofren e caktuar etj. Ne end-effect nuk eshte tjeter gje, vec zgjerim shpyrti.

kan ber ndonje filem,per mbretin gjat kamunizmit?

S'eshte vetem princi ne kte pozite jo, ka plot te tjere si ai...

 Pastaj c'paskit qene dhe ju, inglezet kan majt mretneshen elisabete 60 vjet rrjesht qyl fare, ndersa ju s'doni qe naltmadhsia e tij te mari tokat e gjyshit vet. 

Princi eshte i shkathet qerratai.pasi ashtusi cupen e yllkes do te  marre edhe pronat.Per te mengjerit e te djathtet :ku eshte barazia e para ligjit?Pse princit ti kthehen pronat kur ka zera se ahmet zogu mori dhe thesarin me vete dmth qe na detyrohet ai ne dhe ne jo atij?

Kesaj i thone te japesh gishtin e te marrin shpatullen..pffff.

komunistet jane ne dite te keqe sot. Kane ngaterruar sistem. Dikur te shpronesonin ne emer te popullit po sot shteti bazohet mbi dokumenta jo mbi opinione politike e nese Leka Zogu ka dokumenta ligjore qe e bejne ate pronar, s'pyet kush c'mendojne komunistet per mbreterine shqiptare qe ngriti nga pluhuri shtetin shqiptar. E ngriti jo thjesht si institucione e godina, po si ide, si organizim politik i nje kombi qe deri ate dite vetem si komb nuk mendonte por secili pjesetar i ketij kombi ishte i zene me fshatin e qymezin e pulave te veta.

Lidhe njoni ket mer!

Ku lidhet ai mor, elektron i lire tjetri...

+1..me ne fund ishaalla kemi shtet te ligjeve ,te akteve serioze ,qe respekton njeriu e gjithe ai ç'ka

Car ish pronash do ky morr vlla, ti jepet ajo prone qe pretendon ky eshte njesoj si te njihet monarkia ne Shqiperi. Budalllallek i jashtezakonshem. Le qe cfar s'ben vaki ne ate Shqiperi, mund te dale edhe ndonje koqe gjykatesi me kurs gjashtemujor qe te nxjerre te jashteligjshme republiken e Shqiperise. topestrofullah smiley

ti po e ben si njoni qe kur i tha zoti çfare kerkon te te jap, i thote atij, une s'du asgje mo lla, po atij tjetrit t'ja heqesh te gjitha çi dhe me pare. 

salen se doni se malok, mbretin jo se vjellajdut, po ça doni ju mo lla ? bunkerat e komunizmit ? ne dhe gabelet jemi popujt e vetem qe s'i kemi lene vendit dy gure siper njeri-tjetrit sa per foto turistash. te gjithe te huajt qe vizitojne tiranen na e ven ne dukje kete mangesi, e as nje shqiptar se prish qejfin. 

asgje per asnjeri, ka si formule te vetme ky popull pa vlere.

Ham - Hujmsat ne Linje . U erdhi ne shteg edhe nje Zagarllek tjeter .Pa ditur asnje LIGJ , pa Pare asnje Dokument ....dhe mbi te gjitha pa DITUR se cfare eshte SHQIPERIA dhe mbi te gjitha FARE pa kuptuar se perse Flitet nga n/kryetari partise ( zedhenes eshte F.G ) ...u rrershtuan si gjithnje me komuniste e balliste smiley

Te pakten ta filloni si Kurreshtar me pyetje , jo si ky Debili i PPU-se qe se kush e ka poftisur nje zot e di ...qe i di te gjitha cfare thone Turistet e Huaj pa le me cfare thone Shqiptaret .

asgje per asnjeri, ka si formule te vetme ky popull pa vlere.

Me kaq sa kuptohet shqipja jote e TRASHE , qe besoj e ke gjuhe te DYTE , cfare MUTIN do qe shkruan ne shqip dhe nderhyn ne biseda me pjestare te ketij POPULLI pa vlere .. LLpaqen ordiner !

Njehere na erdhe si Terrorist tani si Perjashtues i Popullit , cfare je dhe nga je ti xhanem ? Ne mos qofsh ndonje pijanec i piste ,  qe as e ke haberin se cfare shkruan kur Pi . Dhe kjo.... edhe mund te kapercehet !

Idris, lere se eshte i vogel akoma, dhe nuk i peshon ato qe flet. Sic thashe edhe me lart ti rikthehet zogut nje prone e akorduar nen titullin e mbretit, i bie te anullohet statusi i republikes. Dhe me kaq mbaron si muhabet.

asnje prone e aristokrateve nuk eshte shtetezuar ne france, qe eshte republike mesa dihet. shteti ketu te takson per pronen, sa me te madhe ta kesh aq me te madhe ta vendos taksen dhe keshtu dhe i zgjidh paqesisht konfliktet shoqerore midis klasave sociale, te pasurve dhe te varferve. paret qe ja u merr nepermjet tasksave te pasurve ja u shperndan te varferve. 

rruga e veprimit dhe e shtetit shqiptar duhet te jete vetem kjo.

Po me ke je duke folur o Kurro ? Me ata qe s'kane lene fjale te Shabanit e Kananit pa e mesuar permendsh ? Apo monologun e partizanit Meke qe disa ketu, kur e recitojne, t'i ngrejne leshrat perpjete nga emocioni dhe mallengjimi ?

Nje pjese e mire e qarqeve trunore qe ndizen ketu, jane te djegur, çdo dy fjale bejne "faux contact", e di ti, tzzhzhzhz... kur nxjerr xixa teli. Se ne ate fare feje i ka lene libri i historise dhe materializmit dialektik. Ti tani shkon dhe i ngaterron me historine e Frances... qe ka nja dhjete histori vendesh perendimore te mbledhura bashke (all in one). Mos u lodh. Leri ne batutat e tyre, ja tani vjen grupi, Loli eshte paraqitur, pritet Coli, pastaj vijne shefat me badigardet, eshte nje ceremonial i tere, o mik. Rit, kult.

Pi ndonje gote vere aty, ndonje rosé te mire si per dite te shtune, edhe kalo matane.

Kush foli gje per aristokrat? Pronaret e tokave tu kthehet toka ne cdo centim, nuk  jam i sigurte ama per nipin e nje tradhetari qe ja mbathi kur Shqiperia u pushtua pasi edhe ne pushtet erdhi me cizmen serbe. Po edhe ai le ti marre, po nuk ka bythe ku te rri ky muhabet kur dashka edhe ato prona qe zogu i ka fituar nen titullin e mbretit. Qe nuk i ka blere dhe nuk i ka pasur trashegimni. Te kam thene edhe me pare mendohu edhe thellohu njecik sepse jam i bindur qe je djale me bagazh, nuk je BUDALLA si ky budallai tjeter.

Monda, i ndoqe "peshqit" ledh më ledh e temë më temë dhe u derdhe ne vesh shafranë tënde. Shafraja jote zuri vend, dhe i dehu peshqit o Monda, bijë e Zenunit dhe mbesë e Haxhi Bektashit.

Unë them që kjo temë është sjellë këtu qëllimisht nga Monda, që dihet që është dorë e vjetër e Sigurimit për të mbjellë xanxë mes "peshqve". Prandaj si zgjidhje unë propozoj: 

Për inat të Mondës, për inat të komunistave, dhe për qejfin tuaj...t'i japim jo pronat, por Fronin Naltmadhnisë së Tij Leka II Pas Erës Sonë (se Leka i Madh ishte Leka VI para erës sonë).

Monda meriton plumbin ballit por ka shpëtuar se ne nuk jemi komunista që të bëjmë atentate për çështje politike. Ne vrasim vetëm për çështje droge dhe "kë shef shtremët ti mër". Prandaj Monda le të llapë sa të dojë, po ishalla na hyn ndonjëherë në punë pazaresh se do ia gjejmë vendin.

Kavir... ''gjylja e madhe plasi!  po  ju  çprisni?  ikniii...., ikni dhe  ju pas te madhit... qyqja le te kendoj ne kete shtepi....ikniiii....

S'ka gjë të keqen halla, sot në darkë ia terezisim prapë.

ne mbremje doje te thoje.... 3-0 per Hollanden.. ''dale pa do te me shohin (danezet) se kuhs jam une..

 

p. s  sapo  i vura nja 2 flamuj  orange makines.. do shkoj  te blej ca gjera  te nje qender tregetare qe eshte ne Gjermani...    ''pse  ve   flamur portokalli  kur  kalon  ne  gjermani?... -per respekt..smiley  

Danimarkës do i themi: Shtatë plumba si në Sarajevë! (Është nga Shvejku kjo Belul).

p.s. Po ia kanë bërë benë edhe  gjermanit. Dhe po ta bënë benë këta të malit, të puth halla në ballë.

Po ç'i keni keto komentet me batuta filmash more te mjere.... apo te vije polic Hurbi dhe tju zere prej zhelesh......

Nuk eshte hera e pare qe keta bejne nje gabim te tille. Une propozoj qe t'u ndalohet pjesmarrja ne temat e tjera qe qarkori do na ngarkoje. smiley

T´ia jap shtatshen Gjergjit? smiley

hmm, vras mendjen se sa prona i kane kthyer familjes mbreterore te Savojave Italianet, qe fundja ka qene ne fron me jetegjate se sa familja mbreterore e zogollit.. 

Si s'ka turp ky qe kerkon pronat e tij?!

@petllauje

kjo puna e qeraxhive ne shpite e vjetra qe i futi Partia eshte drame. Peshqesh nga Partia. Drame per pronaret qe nuk dijne si ti nxjerrin. Drame per qeraxhite, te cilet ndryshe nga 90% e shqiptareve, nuk privatizuan apartamentet ku banonin. Me dhune eshte e veshtire. Duhet munduar me te bute, me leke, shtoji ndonje leke per ti blere apartament ndokund. Kam degjuar lloj lloj zgjidhjesh tjera per keto raste. Diku jane konfliktuar keq, diku ish pronari ja ka shitur dikujt tjeter qe e ka zgjidhur me qeraxhine muhabetin, diku ka patur raste kur pronari i ka vene flaken gjithe godines (perfshi shpine e vet).

Nje shok imi ka nje problem pak a shume te tille. Njerave prej familjeve, jane ca komunista te felliqur (sidomos gruaja e familjes apapapapa), qe mire se kane privatizuar shpine ne pallatin dykatesh ndertuar ne pronen e tyre, por donin ti merrnin edhe nje magazine aty afer. Nuk moren gje, por i vlon inati. Nejse xhanem, sikur i ka mallkuar zoti. I shoqi me iskemi celebrale, gjysem robi, ndersa te birin e ka me kriza nervore.

ca thu mer njeri i mire? ti bjene pronaret e ligjeshem prape shtepite qe u vodhi shteti??!!!!! po une nuk kam privatizuar asgje nga shteti. po keshtu pjesa me e madhe e fisit tim. apo ne jemi rast specifik! po ato qo ishin ne interrnim ca privatizuan qeset e serave apo bishtat e lopates? shokut i thuaj: me pushke ta moren, me pushke mere, ndryshe veji zjarrin ose piji lengun hipotekes. kjo hunder eshte lufte. gjykaten pronaret e kane kunder qe me 45 deri me sot. te drejten e marrin gjithmone ata qe duan ate token e tyre. nuk i ka mallku Zoti, se Zoti nuk mallkon, Zoti vetem bekon. smiley

me lufte, prona eshte si vesi del vetem me shpirtin.

ps, se mos harroj, te shkoje te ministria e kol olldashit tani edhe te shikoje se mos i kane dale kredia atyre komunistave. i nxjerr kol olldashi per bythe ne rruge. edhe hallall per ket.

Te gjithe ketyre ish komunistave qe sot s'ju numerohen shtepite e bizneset qe kane,dua me gjithe shpirt t'ju çohet  nga varri Enveri i tyre gojeembel,t'ja u marri ate qe kane perfituar nga "djersa dhe puna e ndershme" e ti shofim a do harrine ta kuptojne dramen e te vuajturve te harruar,sepse ne harrojme, dhe kujtojme se historia jone fillon ne 21 janar(me dhembin ato viktima,dhe te gjithe te tjeret),le te kthehemi pra atje ku e lame,ku e filluam gabimin.....

 

monda

nja dy llafe per ate zedhensin: eshte lind ne bruxel,vjen nga familje intelktuale, e pasur dhe patriotesh,nder te tjera ka disa diploma dhe gjuhe te huaja,po permend mba nga univ i bruxleit,familjar te tij jan profesora te nderuar ne univ,drejtora financiar ne bashkin e bruxelit etc

ka nje bote qe e ndan me ata fshataret e pangopur me biografi te paster qe i çonte partia ne tiron,ndersa me keta militantet e kristalte te sotem nuk e di se çfar mase ti ve ndarjes

klm

Oh well .... neve nuk na vjen mire kur njerezit me pushtet ose me status si ne kete rast status mbreteror (edhe pse ky status nuk eshte i sanksionuar sot) perfititojne nga pozita ose statusi! Perpara se te kerkojme qe ata te trajtohen njelloj nga ligji duhet te pranojme qe edhe ata kane te drejten te kerkojne te drejtat e tyre ne baze te ligjit. Nqse ata e bejne HAPPY  ligjin le ti marrin pronat e tyre ashtu sic duhet ti marrin te gjithe shqiptaret ne te njejten pozite.

nejse ... ah ligji apo Maliqi .... oh well again!!!!

Ligjin njerzit e bejne, nuk eshte dicka amorfe apo hyjnore..

Ne vende te tjera (Italia psh) ka ish familje mbreterore qe nuk u eshte kthyer asnje lloj prone (mo po as nje gram), dhe keta nuk jane me budallenj se ne apo se nuk respektojne ligjin, por se ligjin e bejne vete njerzit, shumica jo mbreterore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).