Komisioni Europian publikoi raportin e tretë vjetor mbi emigracionin dhe azilin.

Cecilia Malmström, Komisionere për punët e brendshme në BE theksoi:Në 2011, BE priti pothuajse 10 % të emigrantëve të botës. Kjo shumë është rreth 20 milionë njerëz, ose 4% e popullsisë së BE-së.

Shqipëria në këtë raport përmendet vetëm një herë, duke u renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT, transmeton Top Channel.

Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin  Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë), thuhet në raportin e KE-së.

Për azilin, ne duhet të vazhdojmë të përmbushim detyrën tonë për ti dhënë strehë atyre që kërkojnë mbrojtje dhe të kompletojmë sistemin e përbashkët europian për azilin gjatë 2012-s, siç kanë rënë dakord vendet anëtare, u shpreh Malmstrom.

Është e qartë se një nga dobësitë e sotme të Shengenit është se vlerësimi  është rishikuar tepër dhe për pasojë ne nuk kemi qenë në gjendje për të vepruar në kohë ndaj dobësive të mundshme në menaxhimin e kufirit të një vendi, shtoi Malmstrom.

Raporti vjetor për emigracionin dhe azilin në BE gjatë 2011 shoqërohet dhe me sondazhet e bëra nga Eurobarometër, ku rezulton se 53% e qytetarëve europianë mendojnë se emigracioni  pasuron vendet e BE-së në mënyrë ekonomike e kulturore.

INFOARKIV

31 Komente

Ne jemi te paret per nivelin me te larte te emigrimit ne EU:1/4, ndersa turqit jane 2.4/80.  Pastaj qe Europa pasurohet me emigrantet kjo dihet, nje lloj skllaverie moderne.

Prandaj na shan e na paragjykon gjithe bota.

jo e gjithe bota!

Per fryme popullsie, ne zeme vendin e pare ne Europe per emigracionin, rreth 20-25% e popullates e larguar. 

Problemi qendron se si do emigroje 75-80% tjeter Pjer?

Me duket se me % na e merr lituania, dhe per me numer - na e kalojne Romania, Polonia, Lituania. Sa per informacion, ne Angli jane rreth 500000 Italian, 500k Francez, dhe/ rreth 250k Gjerman, nja 5 milion Indian/Pakistanez, Shqiptare rreth 100-120k hajt deri ne 200k.

je sh i sakte me te dhenat, s epo lexoja nje raport para ca ditesh te EU. edhe per ate punen e azil kerkuesve shqiperia nuk figuronte fare te ajo lista e piste e evropit. Po nganjehere mediat shqiptare nxitojne te futin shqiprine edhe te statistikat e keqija pa qene. 

Emigracioni eshte si moda, dikur ishin ato-pastaj ne...pas nesh te tjere and so-on...

Per popullsi qe kemi Shqiperia ka humbe shume, nga ana, tjeter Konventa e te Drejtave te Njeriut [flas e 1954 OKB-se, jo Europianes, artikulli 12/ pika2] cdo njeri eshte i lire te leje cdo vend, perfshire te tijin. Si Shtet kemi humbur shumbe potencial njerezor, sigurisht, por individualisht askush nuk mund ti thote dikujt pse po iken apo mos ik.

Të jetë punë mode thua?! i bie të jemi popull që e ndjek modën më fort se kushdo tjetër. Edhe pak dhe s'kemi për ta ndjek modën më. S'do të kemi mundësi. 

Po sa italiani, gjermani, nordiku, anglezi, irlandezi e dreqi e i biri ja mesyne Amerikes (asaj veriore e jugore) more daje? Sa franceze jetojne ne Angli e sa angleze ne Spanje, sa polake kane mbushur rruget e Londres e keshtu me rradhe? Emigrimi eshte i perbotshem. Cka ketu per tu cuditur me shqiptaret?

Rreth 1.2 million polake Jane ne Angli, dhe sa te tjere polak ne Gjermani, Swedi, Norvegji, Spanje, France, Amerike, Kanada etj. Dhe rreth 7-850000 lituanez jetojne ne Angli. Ke rumun me shumice ne Greqi, Spanje, Angli etj.

Shqiptare ne emigracion ka pa frike mbi nje milion. Gati nje milion jan vetem ne Greqi.

Studimi nuk permend ata qe kan nenshtetesine apo ata qe jan ilegalisht, por vetem emigrantet me status. Polaket, lituanezet italianet etj nuk perfshihen sepse jan qytetare te BE-se. Perfshihen vetem emigrantet ne BE.

Numrimi i ilegaleve eshte me hamendje, ku rreth 800000 te tille thuhet se jetojne ne Londer. Ne BE apo jo, polaket jane refugjate sic jane dhe Shqiptaret!
Nuk Jane me teper se 450k Shqiptaret ne Greqi. Dhe kush i numroi Shqiptaret atje, dhe qysh/kur. Keto statistika leshi qe te huajt (zakonisht keto behen dhe perhapen nga ata qe na urrejne) dhe disa Shqiptare i fryjne, jane vetem ne dem te Shqiperise dhe Shqiptareve ne lidhje me hyrjen e Shqiperise ne BE ose edhe afrimim e Shqiperise ne te.

A e mban mend se statistikat qe vinin nga Polonia para 2004s para se te hynte polonia ne EU, te gjitha pollet thoshin se maksimumi 6000 Polak do vinin ne Angli edhe pse me qindra mijera kishin hyre me viza (viza per sy e faqe se kush dorezonte pashaporten, merrte vize 100%), dhe krejt te Evropes lindore nuk do i mbushnin 10 000! Bone krahasimin tani me metoden e dhe numrin e tyre tani, dhe statistikat pa lidhje per Shqiperine tani dhe pasojat ne te ardhmen

Polaket rrefugjat si dhe shqiptaret jan, por jan ne BE dhe brenda BE nuk jan rrefugjat nuk kan status rrefugjati. Studimi eshte per emigrante qe nuk jan qytetare te BE-s.

Refugjat ekonomik, emigrant ekonomik ...veze nglelet pavaresisht nga ngjyra e vezes apo pules

Me fal qe po nderhyj, por polaket nuk jane refugjate por emigrante...Emigrant, sic mund te quhet nje banor nga qytezat peliferike qe jeton dhe punon ne Tirane..Eshte ndryshim thelbesor..refugjat quhesh kur largohesh nga lufta,fatekeqesi,etj dhe jo arsye ekonomike.

Sikur jane me shume se 1 milion e di une apo u lodhen duke i numeruar dhe e lane tek nje milionci.

1milion shqiptare ne BE....aty tek 200-300mije duhet te jene ne SHBA...Fusim ketu edhe shqiptaret me shtetesi te huaj dhe vemi rreth 1.5 milione , domethene gjysma vendit te mrekullise ekonomike jetojne jashte kesaj mrekullie..

Shkruhet M'brekUDhi dhe jo mrekulli. Per tu shqiptu, si te dush.

Ose mirakellsmiley

po kosovaret futen tek keto statistika? Shto dhe ta shifrat tona shperthejne. Gjithsesi avantazhi yne kryesor eshte se integrohemi me mire se te tjeret, shkrihemi ne mase por pa harruar identitetin tone. Ne kto kohe krize ku nacionalizmat po rishfaqen kudo, eshte nje plus goxha i madh.

lol, apo nuk ke identitet ti! Je tamom si sali kari!

te zhvillohet industria, por pa lene pas dore bujqesine.

po kosovaret futen tek keto statistika? Shto dhe ta shifrat tona shperthejne. Gjithsesi avantazhi yne kryesor eshte se integrohemi me mire se te tjeret, shkrihemi ne mase por pa harruar identitetin tone. Ne kto kohe krize ku nacionalizmat po rishfaqen kudo, eshte nje plus goxha i madh....

Lefteri ...Cfare ke pire moj xhan ? Mos ke qene ne Himalaje dhe te kane mbete andej ? Cfare thua moj  marrte Saliu nga ditet e tua smiley Cfare ke shkruar moj se je edhe me Lice...yyyyyy ne fund. Je mir kshtu ? Si ndihesh ?  Po kto ta shifrat cfare i ke moj ?  smiley

Mjere Bradlandi thuaj ....

Po ti e di qe ne mendjen nga qeveria e kemi dhe me afer se TY dhe nje me uniforme kamuflazhi .... s'kemi tjeter ! Edhe ketu babasqapin do Imitoni ne ndertimin e frazave ..... qe nuk ka zot nene ta marre vesh cfare thote smiley

Te nderuar biznesmene dhe Biznesgra ...   Ty te eshte drejtuar moj  smileysmileysmiley

 

Te nderuar biznesmene dhe Biznesgra ...   Ty te eshte drejtuar moj  smileysmileysmiley

Udheheqesi i Dashur eshte mjeshter i fjales publike.Kur vajti njehere per fushate ne fshatin e Farkes iu drejtua fshatareve e fshatarkave:

Te nderue farkare e farkare...

fshatarkat e gjora ulen kokat te skuqura nga turpi.

 

Keto shifrat s'me duken shume bindese ne menyren si i ka permbledhur gazetari.Duhet te shofim definicionin per kategorite qe te marrin vesh per cfare lloj emigracioni e kane fjalen dhe si e kane matur.

kta duhet te japin te dyja anet e monedhes.....rendesi ka emigracioni neto, jo thjesht nr i atyre qe ikin.

Dora as Lefteria nuk te bind !!!!!!!!!! Ajo nuk e ka kundershtuar qe jane KAQ e me shume te Ikur , te DEBUAR nga Shqiperia dhe me gjasa pa asnje shprese qe te Rikthehen ne ate vend ku sundojne Anormalet . Ato emigrime e refugjatet jane klasifikime te Akademikeve. Biles left me ....yyyyyyy ne fund , ka studime me te FeLLta per kete po nuk do me e besu .Po mos u merzitni .Studimi Amerikan parashikonte qe ne vitin 2020 do kishte nje rritje prej 100 mije Njerzish ne pritje per tu rritur e per te IKUR smiley

Nuk e di pse e shikoni si nje aspekt negativ emigracionin. Edhe nqs do te ishim ne vend te pare ne numer kjo nuk ka asgje negative. Emigracioni eshte nje pasuri e cmueshme nqs dihet te perdoret.

Duke pare arsyet pse njerezit shkuan refugjat ose emigruan mund te them se vendi vetem te mira ka patur dhe ka nga kjo.

1) Varferia (Emigracioni beri te mundur qe ajo te zbutet si per personat e larguar ashtu edhe per ata ne Shqiperi. Remitancat jane shume here me te larta se sa ndihma ekonomike e dhene ne forme grantesh apo programesh)  

2) Niveli i keq i shkollimit. (Ky nivel sa vjen e po behet edhe me i mire dhe kjo eshte edhe fale emigracionit. Pjesa me e madhe e profesoreve qofte te universiteteve shteterore ose private kane studiuar jashte dhe kane dhene kontributin e tyre per ngritjen e nivelit te shkollimit)

3) Menyra e te menduarit dhe te veshurit. (Ketu spo them gje se ketu une shikoj influencen me te madhe. Dje lexova nje artikull nga nje gazetar austriak per dy vellezer qe ishin kthyer nga Greqia ku pershkruej gjithashtu menyra e te menduarit. Duke qene nga fshatrat e Elbasanit dhe duke i krahasuar me ata qe nuk jane larguar ndryshimi ishte gjigand)

Kjo pune ka edhe efekte negative. Brain Drain eshte me e keqja. Por eshte detyra e politikes ne Shqiperi qe te krijoj kushtet dhe jo te punesoje njerez vetem neper administrata.  Megjithese une gjithmone mendoj qe gjithcka qe eshte aritur ne Shqiperi eshte si pasoj e emigracionit dhe iniciatives se lire dhe aspak e politikes. Sikur Shqiperia te mos kishte qeveri si dikur ne belgjike per disa vjet, nga ana ekonomike nuk do kishte impakt fare.

Per mua emigracioni sjell me shume te mira se te keqija. Eshte detyra e shtetit shqiptar qe te mos i humbe ata per gjithmone. Keshtu qe nuk kemi pse te turperohemi. Me shume duhet te turperohemi per cilesine e tij. Pra sa impakt negativ ka krijuar per Shqiperine dhe vete emigrantet ne shtetet perkatese sjellja negative e nje pjese te mire e refugjateve dhe emigranteve.

  

Raporte shume dubioze keto...

Kam dyshimet e mia mbi saktesine e raportit lidhur me numrin e emigranteve shqiptare ne EU dhe do isha shume kurioz te njihesha me detajin. 

Vetem ne Itali, numri i emigranteve shqiptare eshte mbi 500 mije, sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Puneve te Brendshme Italjane.

Nuk i njoh me saktesi numrat e Greqise, por me aq sa kam dijeni ne kete vend numri i emigranteve shqiptare eshte me i larte se ne cdo vend tjeter, perfshi edhe Italine. 

Keshtu, duke marre sebashku Italine (500 mije+), Greqine (700-800 mije+), vendet e tjera te BE-se (100 mije+) shifra na del me prane 1.5 milionshit.

Shtuar ketij edhe emigracionin ne Ameriken e Veriut (USA&Canada), Australine, dhe pjesen tjeter te rruzullit shifra shkon diku 1.7 - 2 mln emigrante.

Kjo do te thote se nga 1/3 deri ne 1/2 e totalit te popullesise shqiptare te Shqiperise jeton sot jashte vendit.

Dhe nuk kemi folur ende per prirjen e parashikuar ne te ardhmen e afert... .

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).