Darjan Konomi flet për cështjen e njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Ne paragjykojmë shumë nga imazhi. Edhe sot që do vija këtu, nja shtatëqind orë njerëzit më thonin, "Rruaju se do dalësh në televizor". OK, imazhi ka një rëndësi. Por unë besoj që imazhi në Shqipëri ka më tepër rëndësi sesa duhet. Ne i japim shumë rëndësi goditjes së imazhit. Ne nuk kemi durim që të ulemi dhe ta gjykojmë tjetrin për kapacitetet që ka.

Sot kam takuar një njeri që më bëri përshtypje të forta. Darjan Konomin, një djalë nga Tirana që ka jetuar 20 vjet në Greqi. Darjani është diplomuar për gazetari në Athinë. Djaloshi ka aftësi fizike të kufizuara, por një mendje të mprehtë dhe shumë dije. Ai na tregon sesi në klasë të parë deshën ta postonin në "shkollën speciale" për fëmijët me prapambetje mendore. C'ka ndodh ende dhe sot e kësaj dite në Shqipëri.

Doja gjithashtu të nënvizoja ato që ai thotë në lidhje me paragjykimet që ne kemi ndaj njerëzve që përballen me këto realitete. Dhe të mirëprisja mendimet tuaja.

 

22 Komente

Me ke ardh ne shteg mo Blend, po shkruaj nje artikull pikerisht per ta. Faleminderit !

Bravo zoti Blendi, nje prurje kunder paragjykimeve, duket qe ke reflektuar keto dite. Shqiptaret paragjykojne si forma me elementare e gjykimit, vleresimit. E bejne kur jetojne ne shoqeri, kur perceptojne politiken, kur shohin sport. Ne gjykimin tim sepse jemi pak te rrahur me konceptin e lirise, apo jemi marre shume me luften per liri fizike duke qene totalisht te varur nga rrjeta tribale e perceptimit ideor. Ne keto kushte boshllekun e plotesojme duke i dhene perparesi instiktit e instikti me i thjeshte eshte paragjykimi. Le tja leme kohes.

bravo Darjani..  me pelqeu sidomos  mendimi i tij! i kthjellet, racional!    por nje brovo edhe per ju qe  iu krijoni mundesi  te degjohen keta njerez.. sepse  me te vertet, Darjani kishte diçka per te na thene!

 

p.s  Blendi, kot per kuriozitet: ore ca po shihje ne laptop ti  gjate intervistes?smiley

Blend, pershendetje per hapsiren mediatike kushtuar Darianit.

Paragjykimet ndaj njerezve me aftesi te kufizuara ekzistojne edhe ne shoqerite me te zhvilluara qe kane intusticione shume te forta dhe te stabilizuara qe kane perparesi kujdesin ndaj njerezve te tille.

Ajo qe dallon Shqiperine me vendet e tjera nuk jane paragjykimet (megjithese ne Shqiperi mund te jet paksa me e theksuar, por kjo me teper nga injoranca sesa nga moskujdesja) por nga mungesa totale e dores se shtetit dhe injorances totale qe ky shtet dhe kjo qeveri shume here qellimisht promovon.

Ne Shqiperi ne kemi per kryeminister nje njeri qe eshte me pa-aftesi te theksuara mendore dhe qe rron me ilace shume te forta anti-depresuse. Nje njeri i cili per pasoje se kesaj semundje vrau 4 te pafajshem! Tashme u be dhe nje President i cili vuan nga nje semundje e rende dhe do kujdesje te perditshme. Kto nuk jane sekrete, por jane fakte te dhena publikisht ne media. Por cfare ndodhe ne Shqiperi? Kta njerez "shiten" per te afte, te forte dhe dinake ose ne gjuhen e trashe primitive te rruges "dobica"... Askush dhe asnje nuk perballet me faktin se kta njerez jane me aftesi te kufizuara, askush nuk do ta permend (lere me vete personat qe po flasim) sepse ne Shqiperine tone eshte TURP te thuash qe une jam semure, dhe kam aftesi te kufizuara..Eshte TURP te pranosh limited e tua mendore /fizike si individ.

Ne asnje vende edhe me ata primitivet te Afrikes nuk degjon nje kryeminister qe bertet dhe ulurin duke e quajtur kryetarin e opozites debil, budalla, psikopat, me kartel dhe 100 maskarralleqe te tjera. Edhe askush nuk permend sa njerez me aftesi te kufizuara preken nga kto fjale, se cfare shembulli percillet tek njerezit e zakondshem.. perkundrazi ne menyren me bizare te mundshme vrapohet te gjenden "fakte" duke mos njohur asnje skrupull.. E pa imagjinushme kjo ne nje vende te Evropes. Edhe askush nga shoqatat qe marrin fonde dhe bejne shkrime per te ndihmuar kta njerez nuk ngrene zerin, qofte edhe per te mbuluar ate pjese te formularit kur aplikon per kto fonde.

ju pergezoj dhe une Blendi per mundesine qe i keni krijuar Dorianit.

Urime per nismen! Ka nje shprehje qe thote: Ne se do te shohesh nivelin e qytetarise se nje vendi shko e vizito burgjet e atij vendi.Une do te shtoja shko e shiko gjendjen e njerzve me aftesi te kufizuara,ne çdo vend tribal e te prapambetur njerzit me dobsi fizike shkelen me kembe ashtu siç e do rregulli i xhungles qe i rregullon ato shoqeri e vende,ose me e keqja akoma "falen" nen interprentimin e hipokrizise me ane te shprehjes "Gjynah nga zoti",dhe ky gjynah shpesh edhe shtiret si zemergjersi apo emancipim ne menyre miskine e hipokrite.Duke qene i lindur e rritur ne shqiperi,e duke jetuar gjysmen e jetes ne nje vend tjeter arrij te bej dallimin e madh qe ekziston mes nje shoqerie civile e nje tribale per sa i perket ketij debati..per arsye te punes qe bej e cila me lidh perdite me keta njerez ketu ku jam,mendoj se gjendja ne shqiperi i afrohet shume pershkrimit qe bera me lart..Ne jeten time nuk do te kisha menduar kurre se do arrija te qendroja kaq afer njerzve me aftesi te kufizuara(shume me te theksuara shpesh se zotria ne fjale),e te cilet ne jeten time shqiptare shpesh kufizonim mendimin tim ne nje gjynah,faj per kete imazhi qe ekziston se keta njerez nuk jane "normal",imazh qe krijon probleme ne shume njerez edhe ketu ku jam une, por ne nje mase shume here me te vogel se ne shqiperi.Per mua keta njerez jane shume normal..jane normal ne zgjuarsine apo jo te tyre,jane normal se kane te njejtat vese,ndjenja,zhgenjime,qajne e qeshin,te ngrejne nervat e te kenaqin si gjithe te tjeret..nuk jane as te veçante as gjeni,por thjesht njerez.Ndryshon puna kur keto kufizime fizike jane te nje shkalle te larte,ateher ata njerez behen vertet te veçante..Jane te veçante ne shprehjen e ndjenjave te tyre,sinqeriteti i tyre..askush nuk di te ve ne praktik me shume se ata shprehjen e bukur shqipe "Faleminderit me gjithe zemer",per gjera qe shume "normal" as nuk do ti hidhnin syte..dhe askush si ata nuk di te luaj me ironine e te qenurit njeri me aftesi te kufizuara.. e shijojne aq shume jeten e kufizuar qe te mbushin me nje dashuri per Homo-sapiens..qe kurre nuk mendoje se do te kishe brenda teje.

Jo po ne skemi fronte, ceshtje, probleme, mangesi per te dikutuar, mesuar ..e nga qe skemi do ti biem Fan Nolit! 

Emision shume i bukur bravo Blendi! 

 

Hallall Darjanit, suksese. Te frymezon me kurajon e tij.

Hallal dhe Blendit qe i krijoi hapesire, si ne radio dhe ne Peshk qe e qiti ne krye. Ne boten tone te eger shqiptare njerzilleku eshte i paket dhe duhet vleresuar.

Darjani thote qe ne Shqiptaret i kushtojme shume rendesi paraqitjes se jashtme (si arsye per mardheniet tona me njerzit me afesi te kufizuara fizike apo mendore), besoj ketu do qe te tregohet xhentil me ne njerzit 'e tjere'. Ne fakt kudo ne bote njerzit i japin rendesi paraqitjes se jashtme, sidomos dekadat e fundit, ashtu si dhe kudo ne bote njerzit me aftesi te kufizuara paragjykohen pak a shume.

Por, ajo qe ben diferencen eshte respekti i njerzve per njeri-tjetrin dhe kultura e pergjithshme qe misherohet tek njerzit dhe shteti. Tek ne niveli i kafsherise eshte goxha me i larte ne krahasim me vendet perendimore, si tek ne si popull si tek pushtetet lokale dhe vendore dhe politika e politikanet qe ne zgjedhim (apo 'zgjedhim') per te na qeverisur.

Megjithate, kudo ne bote keto gjera kane ecur dhe ecin gradualisht, perfshi mentaliteti i njerzve etj. Ne kete pike, aktivitete si ky i Darjanit dhe i grupeve per te cilat ai foli, por dhe padyshim aktiviteti i mediave qe mundesojne njohjen e njerzve me kete pjese te shoqerise, jane te rendesishme.

P.S. Blendo, dhe mua me bere kurioz me ate cucen qe dukej tek laptopi yt nga minuta 10:30. E kam fjalen qe nuk dukej qarte nese kishte recipeta apo jo ne foto. smiley

Urime qe e sollet kete zoterine ne radio. Nuk e di grupin e degjuesve tuaj por mendoj qe gjithkush ka me shume nevoje te degjoje njerez te tille sesa Leke Plepet.

Njeri i bukur. Gjithe kjo dashuri dhe energji per te jetuar. I uroj shendet e fat.

Kur mendoj per te metat tona si shqipo, e para gje ne liste eshte humori banal me difektet fizike te tjetrit. Eshte nje gje qe vihet re lehte edhe neper programe tv-sh. E tepert te thuash sa e veshtire eshte jeta e nje njeriu me aftesi te kufizuara ne nje ambjent te tille.

Kam nje njeri te dashur qe eshte me aftesi te kufizuara. Eshte vajze e re, jeton ketu prej 10 vjetesh, as flet, as ecen, dhe nuk kontrollon dot asnje levizje gjymtyresh. Ka mbaruar kolegjin pas shkolles se mesme, pret te filloje pune. Ka nje kompjuter te dizenjuar posacerisht per te, asistence fizike dhe financiare, dhene prej shtetit. Shkruan poezi shume te mire. Edhe tek ajo e njejta gje vihet re, dashuria per jeten, nje energji e cuditshme per te dale, per te gezuar, shetitur, per te bere gjera normale si gjithe njerezia, edhe pse jeta per te eshte shumefish me e veshtire se e moshatareve te saj qe shpesh veshin fytyra te trishtuara pa ditur cdo te thote trishtim. 

Nje shtet qe nuk ndihmon keta njerez, ne fakt ua le barren e madhe familjareve, te cilet shkaterrohen plotesisht, disa here duke u bere kriminele. Respekti dhe kujdesi financiar dhe social qe nje shoqeri tregon per kategorine e njerezve te paafte eshte ne te vertete respekt per veten, profilaksi per nje shoqeri me te shendetshme ne te ardhmen. Sidomos menderisht.

Nuk kam kohe ta shoh tani, por ceshtja e mbrojtjes te atyre qe nuk mbrojne dot vetvehten eshte nje ceshtje e madhe...

Kultura e nje kombi duket ke menyra se si i trajton keta njerez, dhe ne Shqiperi nuk e kemi pasur kete lloj kulture... Me kujtohen ndodhi nga femijeria kur keta njerez i merrnin me gure, e ju thoshin 1000 te zeza, vetem se zoti i kish bere "speciale"...

Shpresoj qe Shqiperia te kulturohet ne kete drejtim...

Ah, jam shume i prek'! 

Sa bukur, dhe sa thjeshte! 

Cfar' njeriu i qytetnum! 

Rrofshi per kete videon Peshku! 

 

Bravo Dariani! Ti ndoshta je me fatlum se shume njerez te tjere qe e konsiderojne veten si "normal" sepse e ke ruajtur shpirtin te paster dhe me plot drite.

Bravo edhe Haki Dokut qe do perfaqesoje flamurin kuq e zi (edhe pse prej vitesh jeton ne Milano) ne Lojrat Paraolimpike te Londres 2012 dhe ne Maratonen e New York-ut. Do te doja te kisha te pakten 1/10-en e kembenguljes se ketij njeriu.

Mos harroni te beni tifo per te, te gjithe ju qe jetoni ne keto qytete.

Ideja e integrimit te tyre eshte e mire, por nga ana tjeter keto bamirsite Vodafonse qe behen ndaj tyre kur vete shteti nuk mendon se si ti integroje ata me duken nje vere ne uje  dhe nuk jane zgjeidhje ndaj kesaj kategorie. Ke plot invalide te tjere qe nuk mund te gjejne forcen e ketij dhe qe vuajne.

Ke "invalide" plot 1 milion ne shqiperi qe jane te papune

Me beri pershtypje shume te mire ky shqiptar qe e fliste shqipen rrjedhshem, paster, pasur dhe logjikshem pas 20 vjeteve emigrim. Me entuziazmoi fakti qe jepen para per grupe teatrore te reja dhe qe njerezit me aftesi fizike te kufizuara kane gjetur nje mundesi te tille per te lulezuar veten dhe emancipuar shoqerine (po me shkohet ne teater keq fare). Nje interviste qe me mbushi me jete dhe me dha madje edhe shprese.

Interesante . 

" .... Ne nuk kemi durim që të ulemi dhe ta gjykojmë tjetrin për kapacitetet që ka..." 

Shprehja e vitit . 

Bravo Darianit qe ka kete personalitet te forte dhe dinjitet! Faleminderit qe e keni sjelle ketu, dhe uroj qe mesazhet e tij te vjen aty ku duhet.

Ky njeri paska dinjitet te pafund dhe aftesi te pakufizuara.Ndersa shteti dhe shoqeria jone jane te kufizuar.Dhe kjo duket akoma me qarte kur e ve perballe  me Darianin.

Sinqerisht,kisha shume kohe pa u prekur kaq thelle.Pa u trishtuar kaq shume.Por njekohesisht ky njeri ma shtoi besimin tek mundesite e pamata qe kane shqiptaret dhe rraca njerezore ne pergjithesi.

Blend,faleminderit qe e solle ketu dhe te lumte qe ju gjendesh afer Darianit dhe nismave te tilla. 

Shume me mire se burri me mustaqe, qe dhe ne qofte I mire lokal ngelet, ky cun osht universal. Te ben humble e krenar. Hallall. Inspirues e me shifet me kenaqesi.

Te lumte Darian per intelektin, qartesine dhe thellesine e mendimit dhe te mesazheve qe percjell !

Po ashtu, pergezimet me te mira per SHQIPEN e pastert dhe te kulluar. Aq me teper qe je rritur dhe formuar ne Greqi!

Te uroj gjithe te mirat ne jete, vella, ty dhe te gjithe personave me shqetesime te ngjashme.

Pse me duket ze i njohur ky Darjani ?

 

Paragjykimet fatkeqesisht ekzistojne dhe brenda vete komuniteteve te ndryshme.Me kujtohet  nje rast te fiksi ,ku drejtori i intitutit te te verbereve ,qe ishte dhe vete i ketij komuniteti ,ofendonte mesuesen e ketij institucioni pikerisht per faktin e te qenit e verber dhe si e tille ajo duhej t'i bindej drejtorit ,se ndryshe e flakte ne rruge po ta kundershtonte.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).