Trillimet letraro-artistike (fiction) duket se na ndikojne me shume per te na ndryshuar bindjet dhe kendveshtrimet tona sesa materialet jo-letrare.

Nje nga arsyet e ketij ndikimi eshte se kur perballemi me nje trillim ne jemi te relaksuar dhe nuk mbajme te aktivizuar ‘mburojen’ kritike dhe intelektuale ashtu si kur lexojme nje ese apo kur shikojme nje dokumentar. Nje tjeter arsye eshte se materialet letraro-artistike duket se jane me efektive per te na prekur dhe manipuluar ndjenjat, dhe per pasoje na ndikojne me lehtesisht.

Pra as qe behet me fjale te diskutojme akoma nese trillimet na ndikojne apo jo ne jeten tone reale. Nje sere studimesh psikologjike dhe letrare te koheve te fundit e konfirmojne kete ndikim. Ne kete pike, ata grupe njerezisht qe shpesh ankohen per ndikimin e filmave dhe shfaqjeve televizive ne mentalitetin e njerzve per ceshtje te ndryshme (sidomos ato sociale dhe dasore, si fjala vjen racizmi apo qendrimi ndaj homoseksualeve) duket se kane te drejte.

Por, si na ndikojne materialet letraro-artistike, per mire apo per keq? Duket se me se shumti ndikimet e tyre jane pozitive; na bejne qe te kuptojme me mire te tjeret dhe na promovojne nje ndjenje te theksuar moraliteti e cila shkon pertej bindjeve tona fetare dhe politike. Ndikimet jane me se shumti pozitive edhe kur trillet na bejne te besojme gabimisht se bota eshte me e mire sesa c’eshte ne realitet. Nje tjeter ndikim pozitiv eshte fakti qe materialet letraro-artistike, edhe kur s’jane cilesore, na mbajne te bashkuar rreth ceshtjeve dhe vlerave tona te perbashketa.

Per me shume lexo artikullin e plote te Jonathan Gottschall tek Boston Globe.

ilustrimi nga Tim Walker

12 Komente

ndikimet jane mjaft ushqyese do thosha, packa se mund te jene negative apo pozitive.

Robert Pen Warren, shkrimtar amerikan:

"Poetry is a small myth that reflects the big myth, which is our life."

Shume prurje interesante, qe kalon si tagjia para dhise peshku pa uje. gjynah! merremi me gomarlleqe ala Vëra e Lenit, dhe nuk ia vershellejme temave vertet interesante. Ja nje pyetje e shkelqyer:

Why are humans storytelling animals at all? Why are we — as a species — so hopelessly addicted to narratives about the fake struggles of pretend people? Evolution is a ruthlessly utilitarian process. How has the seeming luxury of fiction — the apparent waste in time and creative energy — not been eliminated by the evolutionary process?

Dmth:

Pse njerezit jane, tek e fundit, kashe rrefimtare? Pse ne - si lloj biologjik - jemi kaq pa shprese te varur nga rrefimet mbi kuturisjet e paverteta te njerzve te pavertete? Evolucioni eshte nje proces  i pameshirshem "dobie" (utilitar). Si shpjegohet qe luksi ne dukje i fiksionit - ky harxhim ne dukje i kohes dhe energjise krijuese - nuk eshte skartuar nga procesi evolucinar?

Shume interesante. Me pelqeu shume fare. Njerzit jane pre e trillimeve te tyre apo te tjereve. S'jam dakort vetem me dashamiresin pa dorashka ndaj fiction, pasi ne baze te dozes edhe ky mund te ndikoj negativisht ne shendetin mendor. Sic e ka permend dhe vet xhanem. Flm Xhib.

Ajo puna e utilitarizmit eshte llaftarisht e mprehte. I ngjan asaj pyetjes se Leibnitz-it why something rather than nothing does exist. Qe na sjell te pse-ja pas utilitares dhe pas "ligjeve" te termodinamikes, "ligje" qe shkaterrojne cdo "pse " te shendetshme ne fakt, dhe si te tilla, per mua, forma me e djallezuar e fese dhe idealizmit! Pa fjale qe feja me termodinamiken "na" e ka marre kalane nga brenda. Por gjithesesi, te vijme te pyetja konkrete: pse evolucioni nuk coi drejt nje gjindjeje njerezore me "effektive", pa "lakrat" e fiksionit? Thene ndryshe: pse nje njerezim me naracion artistik eshte siperan (ndaj dhe "u perzgjodh") ndaj nje njerezimi hipotetik pa ate: pa tragjedite, poezine, prozen, mitin?

Sqaroj qe pyetjet i kisha vetem "food for thought" me veten, jo per ndonje diskutim kompetent peshkor qe do i nxirrte fundin ceshtjes, per te cilin ne te thajme piten ketu historikisht.

Ne fakt na preve luspat me kete te funditsmiley Disa pergjigje gjendet tek gjeneza e procesit te krijimit.Ndersa mbivendosja e "njerzimit narrativ" eshte subjekt kendveshtrimesh-

Ti e ke permend shume bukur me lart,plus lidhur me transformimin se sa zhdukjen e gjese. Sdq mendoj se utilitarizmi mund te gjalloje si pasoje e nderveprimit njerzor (socializimit). 

Sqaroj qe s'kam/kisha as me te voglin qellim ti pergjigjem pyetjeve qe i drejton vetessmiley Thjeshte mendoj se pyetjet jane diku te trecereku i punes ndaj pergjigjevesmiley

p.s.po me vika keq qe s'e vazhdoj dot seriozisht dhe sinqerisht kete bisede. well...that's lifesmiley

me ka zene tmerri me komentet rroma per toma qe nuk thone asgje. ndaj e thashe. por ke te drejte: nuk ka gje me te bukur se biseda njerezore. por te jete bisede ama!

pyetja me e ftilluar do ishte "pse nje njerezim me i komplikuar"? dhe lidhur me kete, pse "vetorganizimi" i vetishem, sic ndozot shpjegohet psh me vetorganizimin kohonenian qe shpie vetishem dhe me detyrim tek me e komplikuara?

Perse enderrojme?-ja nje pite qe pret te kafshohet.

Vallahi endrra eshte motorri i evolucionit njerzor!

Mund te jete karburanti se motori eshte gje tjeter.

e mbajta shenim kete.

You see things and you say why but I dream things that never were and I say why not- George Bernard Shaw

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).